Sport

Liverpool-it nuk i del pija e festës, City e shkatërron në “Etihad”

"Qytetarët" e kanë humbur titullin, por arrijnë një farë "hakmarrjeje" ndaj ekipit të kuq
Featured image of article: Liverpool-it nuk i del pija e festës, City e shkatërron në “Etihad”

Manchester City ka shkatërruar 4-0 kundër Liverpool-it në javën e 32-të të kampionatit.

Një rezultat që nuk do të ndryshojë asgjë për sa i takon renditjes, me Të Kuqtë që e kanë siguruar matematikisht titullin, por që tregon se diferenca pre 20 pikësh me dy skuadrave në klasifikim nuk është reale.

Ka qenë gjithçka e lehtë për lojtarët e Pep Guardiola, ndërsa ata të Jurgen Klopp duket se kanë qenë akoma të dehur nga gëzimi për triumfin në Premier League pas 30 vitesh.

Sfida e luajtur në Etihad është hapur dhe mbyllur në pjesën e parë, me Qytetarët që kanë shkuar në dhomat e zhveshjes me një avantazh 3-0 pas golave të De Bruyne (25′, pen), Sterling (35′) dhe Foden (45′).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo ka qenë hera e parë që Liverpool e ka mbyllur në disavantazh 3-0 pjesën e par ëtë një ndeshjeje të Premier League që nga maji i 2015-ës, kur janë mundur 6-1 nga Stoke.

“Pokeri” i vendasve është kompletuar nga autogoli i Oxlade-Chamberlain në minutën e 66-të. Mahrez ka shënuar edhe golin e 5-të në minutën e 95-të, por që është anuluar nga VAR për një prekje të topit me dorë.

Skuadra e Klopp nuk humbte një ndeshje me 4 gola diferencë në Premier League që nga shtatori i 2017-ës, kur është mundur 5-0 pikërisht nga Manchester City në Etihad Stadium.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment