LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zjarri i dytë brenda pak ditësh në komplekset "Kika" në Tiranë/ Evakuohen banorët e pallatit 8-katësh, flakët shkrumbojnë 3 automjete, lëndohen disa persona

• Garazhi i një pallati 8-katësh është përfshirë nga një zjarr masiv pasditen e sotme te "Komuna e Parisit" në kryeqytet. • Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe zjarrfikësit. • Këta të fundit kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve nga ballkonet e apartamenteve të pallatit. • Bëhet me dije se të gjitha katet janë përfshirë nga tymi, ndërsa flakët janë vënë nën kontroll me ndihmën e 2 mjeteve zjarrfikëse dhe 10 efektivëve zjarrfikës. Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, flakët kanë djegur 3 automjete të parkuara, ndërsa situata aktualisht nuk paraqet rrezik për njerëzit. • Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit është një shkëndijë elektrike. • Zjarri që përfshiu garazhin nëntokë të Kompleksit Kika ka shkaktuar katër të lënduar. • Një nënë dhe dy djemtë e saj kanë pësuar djegie dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. • Gjithashtu edhe një e moshuar ka pësuar lëndime pasi u rrëzua në shkallë gjatë evakuimit dhe po merr trajtim mjekësor. • Pak ditë më parë në kompleksin "Kika 2" një apartament në katin e katërt u përfshi nga zjarri. • Nga flakët, të cilat u shkaktuan nga një defekt elektrik, u dogjën zyrat e një banke të nivelit të dytë në katin e 5-të dhe një restorant në katin e 6-të.

6 artikuj për këtë temë.

1 JAVE ME PARE

VIDEO/ Efektivi thyen xhamin e dritares për të hyrë në banesë, zjarrfikësi me fëmijë në dorë! Dalin pamje të tjera nga evakuimi i banorëve në pallatin te "Komuna e Parisit"

Zjarri i dytë brenda pak ditësh në komplekset "Kika"
pamje nga evakuimet

TIRANË- Janë publikuar pamje të tjera nga evakuimi i banorëve të pallatit 8-katësh, garazhi i të cilit u përfshi nga flakët.  Siç shihet në pamjet e mëposhtme, efektivët e policisë kanë thyer xhamat e dritareve të banesave në katin e dytë për të nxjerrë banorët. Zjarrfikësit gjthashtu kanë bërë të mundur evakuimin e personave që ishin në katet e fundit të pallatit ku ra zjarri. 

 

Pavarësisht evakuimit të tyre, disa persona kanë mbetur të lënduar. Një nënë dhe dy djemtë e saj kanë pësuar djegie dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu edhe një e moshuar ka pësuar lëndime pasi u rrëzua në shkallë gjatë evakuimit dhe po merr trajtim mjekësor. Dyshohet se flakët nisën nga një shkëndijë elektrike. Si pasojë e flakëve janë shkruambuar edhe tre automjete të parkuara në garazh. Aktualisht situata ështënë nën kontroll, ndërsa ka ende prezencë tymi. 

Zjarri i pasdites së sotme ra në kompleksin Kika te "Komuna e Parisit" në kryeqytet, ndërsa pak ditë më parë në kompleksin "Kika 2" një apartament në katin e katërt u përfshi nga zjarri. Nga flakët, të cilat u shkaktuan nga një defekt elektrik, u dogjën zyrat e një banke të nivelit të dytë në katin e 5-të dhe një restorant në katin e 6-të.

1 JAVE ME PARE

Zjarri në pallatin 8-katësh te "Komuna e Parisit", dalin PAMJET e makinave të shkrumbuara në garazhd

Zjarri i dytë brenda pak ditësh në komplekset "Kika"
makina edjegur

TIRANË- Mjetet në foto u shkrumbuan në garazhin e pallatit në kompleksin “Kika 1” në kryeqytet i cilu u përfshi nga flakët mbasditen e sotme. Policia dhe zjarrfikësit ndërhyjnë menjëherë për shuarjen e flakëve dhe për evakuimin e banorëve. 

Gjithashtu nga zjarri mbetën të lënduar katër persona, nëna me dy fëmijët dhe një e moshuar.  Nëna dhe dy djemtë e saj kanë pësuar djegie dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu e moshuara ka pësuar lëndime pasi u rrëzua në shkallë gjatë evakuimit dhe po merr trajtim mjekësor.

 

1 JAVE ME PARE

Zjarri te Komuna e Parisit lë pas disa të lënduar, nëna dhe dy fëmijët pësojnë djegie, e moshuara bie nga shkallët

Zjarri i dytë brenda pak ditësh në komplekset "Kika"
fotot ilustruese

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me zjarrin në pallatin 8-katësh në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Bëhet e ditur se zjarri që përfshiu garazhin nëntokë të Kompleksit Kika ka shkaktuar katër të lënduar. 

Një nënë dhe dy djemtë e saj kanë pësuar djegie dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu edhe një e moshuar ka pësuar lëndime pasi u rrëzua në shkallë gjatë evakuimit dhe po merr trajtim mjekësor.

Zjarri, që dogji tre automjete në garazhin e kompleksit, u vu nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë të dy mjeteve zjarrfikëse dhe dhjetë efektivëve zjarrfikës. Pavarësisht kontrollit të situatës, ka ende prezencë tymi në zonë. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

1 JAVE ME PARE

Vihet nën kontroll zjarri në pallatin 8-katësh në Tiranë, digjen 3 automjete të parkuara, ja çfarë dyshohet se nisi flakët

Zjarri i dytë brenda pak ditësh në komplekset "Kika"
vendngjarja

TIRANË- Zjarrfikëset kanë vënë nën kontroll zjarrin e rënë në garazhin e një pallati 8-katësh te Komuna e Parisit në kryeqytet. 

Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, flakët kanë djegur 3 automjete të parkuara, ndërsa banorët janë evakuuar dhe situata aktualisht nuk paraqet rrezik për njerëzit.

Bëhet me dije se ka ende prezencë tymi dhe paraprakisht dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, zjarri në katin nëntokë të Kompleksit Kika në Komunën e Parisit është vënë nën kontroll nga 2 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë zjarrfikës.

Janë djegur 3 automjete të parkuara, banorët janë evakuuar dhe situata nuk paraqet rrezik për njerëzit. Ka ende prezencë tymi dhe paraprakisht dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike.

Strukturat e MZSH dhe Policia e Shtetit po vijojnë veprimet në vendngjarje për të garantuar sigurinë dhe hetimin e plotë të rrethanave.

1 JAVE ME PARE

FOTO/ Zjarri në garazhin e pallatit te "Komuna e Parisit", momenti kur policia evakuon banorët

Zjarri i dytë brenda pak ditësh në komplekset "Kika"
foto e pallatit

TIRANË- Garazhi i një pallati 8 katësh, te "Komuna e Parisit" në kryeqytet, është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme. Sipas informacioneve paraprake policore, në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të cilët po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve. Ndërkohë janë publikuar edhe pamje të momentit të evakuimit të abnorëve. 

Zjarri i dytë brenda pak ditësh në komplekset "Kika"Zjarri i dytë brenda pak ditësh në komplekset "Kika"Zjarri i dytë brenda pak ditësh në komplekset "Kika"

Bëhet me dije se tymi ka përfshirë të gjitha katet e pallatit, ndërsa dyshohet se shkak për nisjen e zjarrit është bërë një gjenerator.  Nga ana tjetër shërbimet zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve. 

1 JAVE ME PARE

Bie zjarr në garazhin e një pallati 8-katësh te "Komuna e Parisit" në kryeqytet, evakuohen banorët

Zjarri i dytë brenda pak ditësh në komplekset "Kika"
vendngjarja

TIRANË- Garazhi i një pallati 8 katësh te "Komuna e Parisit" është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme. Sipas informacioneve paraprake policore, në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të cilët po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve.

Nga ana tjetër shërbimet zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve. Grupi hetimor po punon për percaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.01.2025, rreth orës 18:00, tek Komuna e Parisit, tek Kika 1, ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati 8-katësh.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të cilët po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për percaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

zjarr te komuna e parait

Sondazh

Poll

Berisha: Një dëshmi si e Ahmetajt do kishte rrëzuar çdo regjim në 3 ditë

Berisha: Një dëshmi si e Ahmetajt do kishte rrëzuar çdo regjim në 3 ditë

Berisha: Të bëjmë gjithçka për regjistrimin e diasporës që të votojnë për të shkulur këtë të keqe

Berisha: Një kryeministër që pi një shishe vere 33 mijë euro duhet nxjerrë me lecka

Berisha: Rama është bir shpirtëror i Sorosit, bashkë me Lindën zbatuan doktrinën e tij çnjerëzore

Berisha: Ftoj çdo parti që ndihet opozitare të na bashkohet në këtë front kundër së keqes

Rama: Shqipëria është zgjedhur të organizojë Kongresin Botëror të Ligjit 2027

Rama batuta me bankierët: Ky është një rast i artë që të pretendoni një biletë për në parajsë

Rama: Patëm zhvillim artistik në 95-96, që prodhoi katastrofën e 1997

Rama: Paketa e Maleve do të sjellë kërkesë të rritur për agroturizmin!

Rama: Kemi vendosur një objektiv! Në Shqipërinë 2030 eksportet bujqësore të arrijnë 1 miliard euro

Rama: Është krijuar një industri këtu në këtë Somalinë tonë që sjell 4.5 mld të ardhura

Rama u përgjigjet komentuesve për çmimet e larta: Ajo që ne bëjmë është të rrisim fuqinë blerëse

Do të largohet nga pushteti? Rama: S’kam ndërmend ta lë këtë punë

Protestat kundër Veliajt/ Rama vijon ironitë me opozitën: Janë bërë si hudhër te Bashkia e Tiranës!

Rruga e Arbrit/ Rama-komentuesve: Mos më kërkoni datë, ai tunel më ka bërë supersticioz

"Për ata që thonë nuk ka bukë, shkoni pyesni!" Rama-komentuesve: Biznesi i vogël ka 0 taksë

Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Rama: Sajesë që mori rrugën nga kua, kua-të e kënetës!

Ideja për krijimin e shtetit Bektashi, Rama: Do të themelohet aty tek ai territori i vetëm që ka

"Unë e mas pulsin e shqiptarëve çdo muaj"/ Ramës nuk i del e keqja me opozitën

Zgjedhjet parlamentare/Rama thirrje Diasporës: Regjistrohuni për të votuar, procesi është i thjeshtë

"Është ëmbëlsira e të gjithëve"/ Rama thumbon Lulzim Bashën: Ku je o Lul se sa herë të kujtoj ty

"Turizmi, industri që prodhon 4.5 mld të ardhura"/ Rama flet me shifra: Shqiptarët që 'nuk kanë bukë

Samiti "Pact of free cities" në Tiranë, Rama: Kjo aleancë është e dosmosdoshme

A do tërhiqet nëse ia kërkojnë ambasadorët e SHBA?/ Berisha: Këto eksperimente janë bërë

Si mund ta mbrojë PD votën e diasporës?Berisha:Po i ndjekim të gjitha përpjekjet e tyre për të blerë

Berisha i përgjigjet Ramës: Do t’i rrisim pensionet nonstop kur të jemi në pushtet!

"Negociata me PL vazhdojnë"/ Berisha: Fitorja e PD vjen nga vota e shqiptarëve!

Berisha: I thashë Donald Lu se paratë e amerikanëve po përdoreshin kundër PD-së

Vota e diasporës/ Berisha i prerë: Nuk lejojmë asnjë ndryshim nëse nuk pranohet amendamenti ynë

Protesta e 8 shkurtit/ Berisha: Kjo do jetë protesta e fitores! Opozita nuk ndalet më

Berisha: Kanë sjellë me urgjencë ligjin për Delina Ficon tani që sekretari Rubio pezulloi fondet

Berisha: Kur të plotësohet administrata e re, do nis lobimin për heqjen e non-gratës!

"Rama do të mbyllë Tik Tok-un se nuk duron kritikat!" Berisha: Media vizive marrin lista me emra

Berisha: Falënderoj kancelarin e ardhshëm për ftesën, mbështetja e CDU është nxitje për fitoren e PD

Berisha: Me PD-në në pushtet nuk do ketë emigrantë që të përdorin territorin e Shqipërisë

Udhëtimi në Berlin/ Berisha: Në Gjermani presin me padurim fitoren e PD-së

Çfarë humbëm nga të rinjtë e PS? Gjimazistja nga Bilishti që nervozoi Ramën: Nuk na mbani dot në

Krim brenda familjes në Tiranë, babai godet me thikë djalin, 37-vjeçari humb jetën në spital

Akuzat e Arben Ahmetajt/ Rama: Ata do tu thonë se unë dhe ne jemi çetë hajdutësh

Rama: Do përfitojnë nga linja e re e financimit prej 250 milionë eurosh nga Banka e Shqipërisë

"Bretkosa mediatike"/ Rama sulmon mediat: Transmetojnë kanalet e kënetave

Rama: Vota juaj për PS-në përkthehet në një ulëse me emrin Albania në tryezën e BE

Ramës nuk i del e keqja me Opozitën: Ka në krye një buf kënete

Rama sulmon Opozitën: Parti e vjetër që të vetmen gjë demokratike ka llagapin e saj

"Do e ngjisim Shqipërinë në majën më të lartë"/ Rama: 100 ditë nga fitorja jonë e radhës

Meta: Nuk më përjashtojnë dot nga politika, do të zgjidhem deputet si ndër më të votuarit

"Diaspora të regjistrohet sa më parë!" Meta: Mundësi historike për të ndëshkuar atë që i largoi

"Po largon çdo gjyqtar me integritet në GJK!" Meta: Rama ka kapur për fyti SPAK-un dhe drejtësinë

"Jam marrë peng nga Rama-Dumani!"/ Meta flet nga burgu: Kemi 5 prioritete kyçe

Bylykbashi-Peleshit: 150 mijë shqiptarëve po u mohohet e drejta e votës