Përplasjet në Veri, Kurti: Në demokraci s'ka vend për dhunë fashiste. Reagime edhe nga Tirana: Serbia mos të provokojë!
Takimi me zyrtarin e BE-së/ Osmani: Bandat kriminale të mbështetura nga Vuçiçi kanë qëllim destabilizimin...
Takimi me zyrtarin e BE-së/ Osmani: Bandat kriminale të mbështetura nga Vuçiçi kanë qëllim destabilizimin...
foto ilustruese Përplasen dy makina në aksin Gjirokastër-Jorgucat, plagosen tre persona 30 Maj, 10:55 P&e...
Nuredin Dumani del nga burgu, shoqërohet drejt GJKKO-së, sot do dëshmojë sot për 4 vrasjet në Durrës 30 Maj,...
Tensionet në veri/ Reagon Franca: Dënojmë dhunën! Kjo është një çështje e sigurisë europiane...
• KQZ ka zbardhur ditën e sotme emrat e kandidatëve të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike e kryesuar nga deputeti Enkelejd Alibeaj dhe koalicioni 'Bashkë Fitojmë'. • Personat e zgjedhur, do të garojnë si anëtarë të Këshillave bashkiakë në disa nga qarqeve të vendit, nën siglat e partie që përfaqësojnë. •Kandidatët janë të fushave të ndryshme, që nga biznesmenë, mësues, ekonomistë, studentë, pensionistë por ka edhe nga ata që rezultojnë të papunë. • Me dorëzimin, pritet që KQZ të nisë të verifikojë informacionin e depozituar nga partitë dhe më pas do të bëjë shqyrtimin e formularëve të dekriminalizimit për çdo subjekt dhe të gjithë emrat.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- KQZ ka bërë publike listën e kandidatëve për këshilltarë bashkie të Partisë Socialiste. Listat që janë bërë publike sot janë për Bashkinë Tepelenë, Roskovec, Pustec, Delvinë, Divjakë.
Kështu në Tepelenë, kryeson punonjësi i IKMT-së, Dino Selimi. Më pas në listë vjen Matilda Çela, Besnik Maça, Marsela Balili e të tjerë emra.
Në Roskovec, kryeson farmacisti Afrim Plaka. Në Pustec kryeson elektriçisti Naum Damo, ndërsa në Delvinë, punonësja e një banke. Në Divjakë, kryeson mësuesja Ana Nako.
TIRANË- Janë zbardhur emrat e kandidatëve të Partisë Socialiste që do të garojnë si anëtarë të Këshillave bashkiakë në disa nga qarqeve të vendit, nën siglën e kësaj partie.
Më poshtë renditen emrat e kandidatëve të këshillave bashkiakë në Vaun e Dejës, Dimal, dhe Selenicë në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Në listën e Vaut të Dejës kryeson mekaniku, Mark Bisha. Pas tij në listë janë: Paola Pleshaj, Afrim Kapidanaj, Franga Kola, Kastriot Shkjau, Leonora Prenga, Neki Kapllanaj, Majlina Ndreca, Frano Ndoja, Paskualina Preci, Behar Kallami, Sanije Salaj, Gjelosh Guri, Rita Lazri, Kol Prenga, Diana Veroshaj, Viktor Bujari, Loshe Geraj, Bujar Puka, Bukurije Kaziu, Jak Cara, Artiola Ndoci, Angjelin Ndrekaj, Esmeralda Shele, Gani Zagani, Sidorela Zhuri, Flavio Kroni, Majlinda Ndou, Anton Ndreca, Blerta Gurra, David Marku dhe Nikoleta Deda.
Në listën e Dimalit kryeson punonjësi i DRRSH, Hysen Hoxha. Më pas në listë janë emrat e: Adelina Vangjelit, Avdulla Salillari, Bajame Mielli, Petref Sula, Razie Baho, Julian Kora, Anila Shahini, Saljon Hoxha, Gerta Kumaraku, Lorenc Plaku, Valbona Mata, Reiz Shehu, Teuta Goga, Arjan Gjata, Haxhire Hoxha, Donald Vrapi, Olgerta Dokaj, Vezir Vrapi, Kristiana Kumaraku, Ledion Bejleri dhe Sebastjan Begaj.
Listën e Selenicës e kryeson një punonjës i OSHEE-së, Elvis Hysaj. Më pas emrat e tjerë në listë janë: Eglantina Caushaj, Nimet Dapaj, Silvana Islamaj, Hektor Gjoka, Aleksandra Arshiaj, Lelo Taraj, Enerjeta Mahilaj, Endri Jahaj, Mene Osmenaj, Blerim Merkaj, Tatjana Bufaj, Xhezim Sinanaj, Xhelisa Hoxhaj, Nandi Ballaj, Gentjana Arshi, Julgen Mataj, Mimoza Jaupaj, Eridjan Osmenaj, Marjeta Kociaj, Ermier Latifaj, Ana Hamataj.
TIRANË- Ditën e sotme, KQZ ka bërë publike listën e kandidatëve për këshilltarë bashkie të Partisë Demokratike, të udhëhequr nga deputeti Enkelejd Alibeajt. Listat që janë bërë publike sot janë për: Vaun e Dejës, Delvinës, Selenicës, Divjakës dhe Dimalit.
Kështu; në listën e Dimalit kryeson pensionistja Bukuroshë Goga, e ndjekur nga pas nga Gramoz Hazizolli (Administrator likujdes), e pas tij vjen studentja Bleona Bani. Në listë mbizotërojnë fermerë, të papunë dhe pensionistë.
Në listën e Divjakës, kryeson fermeri Sokol Kaloshi. Pas tij vjen mësuesja Antuela Gjini, e më pas mekaniku Lili Biti. Në listë mbizotërojnë më së shumti fermerë, menaxherë, kamarier dhe ekonomistë.
Në listën e Selenicës kryeson përgjegjësi i HEC-it, Bujar Veshaj. Ky i fundit, ndiqet nga pas nga mësuesja Valentina Veshaj dhe më pas vjen Xhevahir Halilaj. Në listë mbizotërojnë: mësues, të papunë dhe të vetëpunësuar.
Në listën e Vaut të Dejës, kryeson Gjon Marku, i ndjekur nga pas nga biznesmenia Meliha Zyberi. Në listë mbizotërojnë më së shumti biznesmenë dhe ekonomistë.
Listën e Delvinës e kryeson Hari Imeri, i ndjekur nga pas nga Ira Kodra, Laert Iljazi, e të tjerë me radhë./Dosja.al
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë publike ditën e sotme listat e kandidatëve për këshilltarë bashkie të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Vaun e Dejës, Selenicë, Divjakë, Delvinë dhe Dimal.
Listën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për këshilltarët bashkiakë në Vaun e Dejës e kryeson Marin Dodaj, i cili është ekonomist. Po ashtu në listë ka dhe emra të tjerë që janë biznesmen, mësues apo dhe pensionistë.
Në Selenicë, kryeson Kasem Cenaj, me profesion jurist. Më pas në listë ka edhe ekonomistë, mësues apo biznesmen.
Në Divjakë kryeson Astrit Dervishi, i cili është i vetëpunësuar. Më pas, në listën e Delvinës, kryeson arsimtarja Anila Kondi. Ndërsa në Dimal, kryeson Bujar Dhembo, i punësuar në një institucion financiar.
Listat janë dorëzuar të gjitha në minutat e fundit para përfundimit të afatit, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se listat janë negociuar me aleatët dhe në tërësi janë rënë dakort./Dosja.al