LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e Fatbardh Liçit/ Zbardhet roli i të dashurës së Safet Bajrit në krim! Ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO: Nuk kam lidhje me ngjarjen!

• Eria Ago, e dashura e Safet Bajrit, dyshohet gjithashtu të jetë e implikuar në vrasjen e Fatbardh Liçit, ngjarje e ndodhur në muajin gusht të vitit 2018. •Ago e cila aktualisht ndodhet në burgun e Pogradecit, dyshohet se ka ndihmuar në transportimin e autorëve të ngjarjes. •Në dosje thuhet se pas vrasjes së Licit, Eria Ago ka marrë me makinë nga vendi i ngjarjes Astmer Bilalin dhe e ka sjellë në Tiranë ndërsa Safet Bajri ka qëndruar në Shkodër. • Por vetë Ago i ka mohuar pretendimet e prokurorisë së Posaçme, duke deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ditën kur është vrarë Fatbardh Lici, ajo ka qenë në Tiranë dhe jo në Shkodër. • Ajo ka ankimuar këtë të premte në Apelin e GJKKO masën e sigurisë "arrest në burg" të caktuar ndaj saj. •Avokati i saj ka kundërshtuar masën e sigurisë duke argumentuar se provat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme nuk qëndrojnë, por kjo e fundit nga ana tjetër thotë se antenat telefonike dilnin në Shkodër, ç’ka ka ngritur dyshimet se ajo është e përfshirë në ngjarje. •Avokati i Agos është shprehur se e reja ndodhet e shtruar në spitalin e burgut për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. • Sipas raportimeve e dashura e Bajrit është arrestuar 5 ditë pas partnerit të saj. Arrestimi i saj u krye nga departamenti i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit. •Gjykata e Posaçme la në fuqi dy javë më parë masën e sigurisë "arrest me burg" për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Asmer Bilalin. Treshja akuzohen nga SPAK si organizatorët e vrasjes së Fatbardh Liçit.

2 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Largoi me makinë autorët nga vendngjarja, zbardhet roli i të dashurës së Bajrit në vrasjen e Fatbardh Liçit

Vrasja e Fatbardh Liçit/ Zbardhet roli i të dashurës së
Bajri, Ago

SHKODËR - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Fatbardh Liçit në Shkodër ngjarje e ndodhur në 10 gusht të vitit 2018. Lidhur me ngjarjen i dyshuar kryesor është Safet Bajri ndaj të cilit gjykata ka caktuar arrest me burg, ndërsa dyshohet se e implikuar në ngjarje është edhe e dashura e këtij të fundit Eria Ago. 

Sipas dosjes hetimore të SPAK, dyshohet se Ago ka ndihmuar në transportimin e autorëve të ngjarjes. Në dosje thuhet se pas vrasjes së Licit, Eria Ago ka marrë me makinë nga vendi i ngjarjes Astmer Bilalin dhe e ka sjellë në Tiranë ndërsa Safet Bajri ka qëndruar në Shkodër.

“Vrasja e shtetasit Fatbardh Lici ka ndodhur rreth orës 07:00 dhe biseda zhvillohet 20 minuta pas vrasjes, kohë në të cilën rezulton se mjeti tip ‘Benz’ me targë AA 989 TE, që shfaqet në vendin e ngjarjes, po drejtohej nga shtetësja E.A. Nga kjo telefonatë kuptohet që shtetasi Astmer Bilali është nën shoqërinë e shtetasit Safet Rustemi dhe bisedon me të dashurën e Safetit. Nga kjo telefonatë kuptohet gjithashtu që personat nën hetim janë në shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe se mjeti tjetër përdoret nga E…”, thuhet në dosjen hetimore.

Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Shkodrës e cila më pas i ka kaluar SPAK, zbardhen edhe lëvizjet dhe bisedat që kanë zhvilluar autorët e dyshuar me njëri tjetrin fill pas ngjarjes. Ndërkohë vetë Ago i ka mohuar pretendimet e prokurorisë së Posaçme, duke deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ditën kur është vrarë Fatbardh Lici, ajo ka qenë në Tiranë dhe jo në Shkodër.

“Pasi personat kanë kryer vrasjen, personi nën hetim Safet Rustemi ka qëndruar në Shkodër, ndërsa personi në hetim Astmer Bilali është larguar menjëherë për në Tiranë së bashku me shtetasen E.A. Pasi ka arritur në Tiranë, ai i ka kërkuar rojes së parkimit në zonën e ish-kinemës ‘Partizani’ dhe ka komunikuar me shtetasin Denis Brajoviqin, ku i ka bërë me dije se automjetin ia ka lënë dyshohet tek shtetasi Pëllumb Gjoka. Ai ka komunikuar edhe me personin nën hetim Behar Bajri, të cilit i ka kërkuar që të zbriste dhe t’i linte çelësat. Më pas ai është larguar në drejtim të Vlorës. Këto rrethana rezultojnë të provuara nga komunikimet e shumta telefonike të kryera ndërmjet personave nën hetim, si dhe nga komunikimet e kryera nga personi nën hetim Astmer Bilali me shtetasen E.A., si dhe nga tabulatet telefonike, pamjet filmike dhe vendndodhjet e personave nën hetim,” thuhet në dosjen hetimore.

Arrestimi i Safet Bajrit 

Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025. Bashkë me masën “arrest me burg” GJKKO ka miratuar me kërkesë të SPAK edhe kërkesën për kryerjen e një analize të ADN-së së Safet Bajrit. Sipas raportimeve, ditën që u soll nga Shkodra në policinë e Tiranës e pranishme ka qenë edhe ekspertja që do të merrte kampionet për ADN, por nuk është lejuar në atë moment nga i arrestuari, i cili ka kërkuar të bëhet në një ditë tjetër.

Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme, pas ekzekutimit të masave të arrestit ndaj tyre thuhej se ndaj Safet dhe Behar Bajrit dhe Asmer Bilalit rëndojnë akuzat për "Vrasje me paramendim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Të tre në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë organizuar dhe kryer vrasjen e Fatbardh Licit. SPAK ka bërë me dije se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të zbardhur ekzekutimin e Licit. Në njoftimin e prokurorisë thuhej gjithashtu se motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre. 

1 MUAJ ME PARE

FOTO/ Dyshohet se u përdor nga e dashura e Safet Bajrit, dalin pamjet e automjetit që largoi Bilalin nga vendi ku u ekzekutua Fatbardh Lici! Detaje nga dosja

Vrasja e Fatbardh Liçit/ Zbardhet roli i të dashurës së
eria ago, fatbardh lici, safet bajri

TIRANË- Eria Ago, e dashura e Safet Bajrit, e cila dyshohet se ka ndihmuar autorët e vrasjes së Fatbardh Licit, ka apeluar sot masën e sigurisë "arrest në burg" të caktuar ndaj saj. Ago i ka mohuar pretendimet e prokurorisë së Posaçme, duke deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ditën kur është vrarë Fatbardh Lici, ajo ka qenë në Tiranë dhe jo në Shkodër. 

Ndërkohë, është publikuar fotoja e makinës "Mercedes Benz" që shfaqet në vendin e ngjarjes së vrasjes së Fatbardh Licit në Shkodër, më 10 gusht 2018, në Kiras. Ky automjet dyshohet se drejtohej nga Eria Ago. 

Sipas dosjes hetimore të SPAK, dyshohet se pas vrasjes së Fatbardh Licit në Shkodër, Eria Ago ka marrë me këtë makinë dhe ka sjellë në Tiranë Astmer Bilalin, ndërsa Safet Bajri ka qëndruar në Shkodër.

Vrasja e Fatbardh Liçit/ Zbardhet roli i të dashurës së
Makina që dyshohet se përdorën autorët në vrasjen e Fatbardh Licit

“Vrasja e shtetasit Fatbardh Lici ka ndodhur rreth orës 07:00 dhe biseda zhvillohet 20 minuta pas vrasjes, kohë në të cilën rezulton se mjeti tip ‘Benz’ me targë AA 989 TE, që shfaqet në vendin e ngjarjes, po drejtohej nga shtetësja E.A. Nga kjo telefonatë kuptohet që shtetasi Astmer Bilali është nën shoqërinë e shtetasit Safet Rustemi dhe bisedon me të dashurën e Safetit. Nga kjo telefonatë kuptohet gjithashtu që personat nën hetim janë në shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe se mjeti tjetër përdoret nga E…”, thuhet në dosjen hetimore, sipas euronews.al.

Po ashtu, sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Shkodrës, e cila ka hetuar fillimisht vrasjen dhe më pas SPAK, rezulton se: “Pasi personat kanë kryer vrasjen, personi nën hetim Safet Rustemi ka qëndruar në Shkodër, ndërsa personi në hetim Astmer Bilali është larguar menjëherë për në Tiranë së bashku me shtetasen E.A. Pasi ka arritur në Tiranë, ai i ka kërkuar rojes së parkimit në zonën e ish-kinemës ‘Partizani’ dhe ka komunikuar me shtetasin Denis Brajoviqin, ku i ka bërë me dije se automjetin ia ka lënë dyshohet tek shtetasi Pëllumb Gjoka. Ai ka komunikuar edhe me personin nën hetim Behar Bajri, të cilit i ka kërkuar që të zbriste dhe t’i linte çelësat. Më pas ai është larguar në drejtim të Vlorës.

Këto rrethana rezultojnë të provuara nga komunikimet e shumta telefonike të kryera ndërmjet personave nën hetim, si dhe nga komunikimet e kryera nga personi nën hetim Astmer Bilali me shtetasen E.A., si dhe nga tabulatet telefonike, pamjet filmike dhe vendndodhjet e personave nën hetim".

Avokati i Eria Agos ka kundërshtuar masën e sigurisë duke argumentuar se provat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme nuk qëndrojnë. Ai është shprehur se Ago ndodhet e shtruar në spitalin e burgut për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Sipas raportimeve e dashura e Bajrit është arrestuar 5 ditë pas partnerit të saj, ndërsa ndodhet aktualisht në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit. Arrestimi i saj u krye nga departamenti i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit. Gjykata e Posaçme la në fuqi dy javë më parë masën e sigurisë "arrest me burg" për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Asmer Bilalin. Treshja akuzohen nga SPAK si organizatorët e vrasjes së Fatbardh Liçit. 

Arrestimi i Safet Bajrit 

Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025. Bashkë me masën “arrest me burg” GJKKO ka miratuar me kërkesë të SPAK edhe kërkesën për kryerjen e një analize të ADN-së së Safet Bajrit. Sipas raportimeve, ditën që u soll nga Shkodra në policinë e Tiranës e pranishme ka qenë edhe ekspertja që do të merrte kampionet për ADN, por nuk është lejuar në atë moment nga i arrestuari, i cili ka kërkuar të bëhet në një ditë tjetër.

Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme, pas ekzekutimit të masave të arrestit ndaj tyre thuhej se ndaj Safet dhe Behar Bajrit dhe Asmer Bilalit rëndojnë akuzat për "Vrasje me paramendim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Të tre në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë organizuar dhe kryer vrasjen e Fatbardh Licit. SPAK ka bërë me dije se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të zbardhur ekzekutimin e Licit. Në njoftimin e prokurorisë thuhej gjithashtu se motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre. 

Sondazh

Poll

"Si ka mundësi që besimtarët e kënetës përpinë çdo gënjeshtër!"Rama:Nuk japim para për inceneratorët

"Si ka mundësi që besimtarët e kënetës përpinë çdo gënjeshtër!"Rama:Nuk japim para për inceneratorët

"Becchetti s’ka marrë asnjë kokërr leku/Rama:Është në siklet të madh, zgjodhi kundërshtarin e gabuar

"Janë inatçi ata nuk janë si unë"/ Rama batuta me komentuesit: Mos e kruani me patronazhistët...

Rama: Këta kënetarët e Kosovës kanë të tjera nota melodike kur i përputhen kënetës

"Dumani është prokuror me integritet"/Rama:Këneta u përpoq të hedhë llumin mbi të dhe familjen e tij

Rama: Teoria që "jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg" nuk funksionon

Rama: E kam faqen e bardhë, pavarësisht se përpiqen të ma nxijnë! Qentë le të lehin

Kontrata e lobimit të PD-së në SHBA/ Rama: Pse duheshin 6 mln dollarë për një damkë të padrejtë?

Rama “ndan” të rinjtë: Tani do merremi vesh për Bashkimin Europian

Rama batuta me të riun në Tiranë: Mos i rri asaj mbi qafë se ka ardhur për mua s'ka ardhur për ty

Rama i kthehet të rinjve pasi nuk i kushtuan vëmendje: Mos më bëj si kokë e madhe!

“Boll o boll”! Rama i kthehet kandidatit të PS në Tiranë: O Halit, ti i ke sjellë këta?

"Unë nuk e kam personale"/ Rama i kthehet qytetarit: Në asnjë mënyrë, mos u merr me gratë

I tregoi shqetësimet/ Rama debat me qytetarin: Ti për këtë ke ardhur këtu, por është turp i madh

Ramës nuk i del e keqja me qytetarin, vijon debatin pas takimit: T'i do vish me mua

Rama: Nëse Vlora nuk thyen çdo rekord më 11 maj, do jetë turp i burrave që nuk shkojnë në votime!

Lobimi i PD-së në SHBA, Rama: 6 mln euro janë shumë për të hequr damkën e një personi non grata!

Rama: Me gratë ne mbushim një sallë si kjo! Ata të tjerët me kashtën dhe ko*** e tyre

Rama takim me studentët dhe pedagogët në Vlorë:Projeksioni i Shqipërisë 2030, 15 mijë euro për frymë

Rama: Është status dinjiteti dhe qytetarie europiane që ky popull nuk e ka patur kurrë

Rama në Shkodër: Më vinte t’ju ulesha në gjunjë për t’ju kërkuar besimin

Rama: Sot kur erdha nuk u ndjeva sikur po hyja në Kandahar...

Rama në Shkodër: Gjysma e burrave, të rinjtë dhe shumica e grave mbështesin PS-në

Rama takim me gratë dhe vajzat në Shkodër: Përpiqen tani të më fusin në sherr me të gjithë burrat!

Pamjet e sherrit mes Xhelal MziuT, nipit të tij dhe punonjësit të bashkisë Bulqizë

Berisha: Aty zbulova se e-Albania ishte kthyer në një kurth të tmerrshëm

Rama-bizneset 3

Incidenti në Dibër, Berisha: Ishte provokacion i ulët i Klosit dhe militantëve socialist ndaj Mziut

Rama në Shkodër: Para pak ditësh, arkivi i Marubit u vulos si pasuri botërore

"Deri në 2029 biznesi i vogël ka zero taksë", Rama: Tavani nuk do të ndryshohet

Rama-bizneset 2

Rama për bizneset

Oratoria e kandidates socialiste në Belsh

"Pensionet janë qesharake"/ Berisha nga Saranda: Shqiptarët janë vjedhur si askush tjetër në Europë

Zhupa në Sarandë: Kemi një program nga më të mirët, Rama do ta marrë përgjigjen e merituar në 11 maj

Rama nga Gramshi: Dikur ai ishte i çarmatosur, sot po vendos drejtësi me “shpatën” që i dhamë ne!

Rama nga Gramshi: Duhet të bëjmë përpjekje që sa më shumë njerëz të na bashkohen

Integrimi në BE/ Rama në Belsh: Po zbatojmë profecinë e Skëndërbeut dhe amanetin e rilindasve

Rama e mbyll me batuta me të riun në Belsh: Do Zoti të është futur ndonjë gjë në kokë se pashë...

Rama nga Belshi: 11 maji historike për BE! Nëse nuk kapet 2027 për negociatat

"Unë e shijoj një vajzë se ma ka sjellë gruaja!" Këngëtarja-Ramës: Më vjen keq që nuk keni vajzë

Rama batuta me të rinjtë në Belsh: S’e kishte mendjen se po dëgjonte çfarë po i thoshte zoçka!

Rama takim me të rinjtë në Belsh: Vetëm një tifoz i një partie s’mund t’i shikojë…

Berisha: Edi Rama ngjason me atë hajdutin që vjen dhe të bën për të qeshur

Berisha: 4-vjeçari që vjen në mënyrë absolute do e çojë pronën tek i zoti

Rama takim me bizneset: Me rrëzimin e taksës së sheshtë, kemi kursyer 140 milionë euro çdo vit!

Rama në Elbasan: Fiskalizimit do t’i mbivendoset Inteligjenca Artificiale

Ministrja Ibrahimaj tregon tre pikat ku bazohet paketa "Paqja Fiskale"

Rama i drejtohet Llatjas: Mos i bëj presion me sy, duhet ta kishe bërë atë

"Altin Dumani nuk thërriste dot njeri se nuk e kishte shpatën", Rama: Drejtësinë e armatosëm ne