Izraeli dhe Hamasi arrijnë marrëveshjen e armëpushimit për t’i dhënë fund luftës në Gaza/ Trump: Pengjet do të lirohen së shpejti
Arrihet marrëveshja për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit 15 Janar, 18:28 Izraeli dhe Hamasi arrijnë mar...
Arrihet marrëveshja për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit 15 Janar, 18:28 Izraeli dhe Hamasi arrijnë mar...
Vdekja e 81-vjeçarit në Zall-Bastar, fëmijët e Xhemal Metës: Nuk kishte konflikte! Nuk ishim në dijeni për ...
26 vite nga masakra/ William Walker kryen homazhe në Reçak: Jam i mahnitur nga numri i njerëzve që vijnë këtu &c...
"Krenare për nismën", Meloni për marrëveshjen e energjisë me Shqipërinë: Çelësi për të ...
• 33-vjeçari Branko Shkoza u gjet i vdekur nga policia pak ditë më parë në një kanal në Spitallë të Durrësit. • Mbrëmjet e djeshme, policia ka arrestuar autorin 35-vjeçar, Mjalind Habibi. • Ngjarja ka ndodhur 8 ditë më parë, ndërsa autori ka fshehur krimin dhe viktima rezultonte i zhdukur që prej 2 dhjetorit. • Sipas dëshmisë së autorin, ngjarja ka ndodhur pasi viktima e kishte ofenduar. • Ai ka deklaruar se e ka shtyrë në kanal dhe më pas është larguar, teksa shprehet i penduar për ngjarjen. • Ndërkohë, prindërit e viktimës kanë deklaruar se e njihnin autorit. • Ata thonë se të dy ata ishin shokë prej kohësh. • Babai i viktimës ka rrëfyer se, ndërsa kërkonte të birin, autori nuk kishin reaguar. • Ai madje kishte shkuar edhe në varrimin e Branko Shkozës, bashkë me vëllain e tij. • Ndërkohë, ai ka kërkuar nga policia të qëndrojë afër sepse familjarët e autorit kalojnë pranë banesës së tyre. • Vëllai i viktimës ka deklaruar se ka dyshuar te Habibi. • Ai i bën me faj familjen e autorit, pasi kanë qenë në dijeni të krimit dhe e kanë fshehur.
3 artikuj për këtë temë.
DURRËS- Policia e Durrësit zbardhi vrasjen e Branko Shkozës, teksa autori Majlind Habibi ra në pranga mbrëmjen e djeshme. Ndërkohë sot, familjarët e viktimës kanë deklaruar të habitur nga ngjarja, pasi ata njihen me autorin prej kohësh.
Vëllai i viktimës ka thënë se në lidhje me krimin janë të përfshirë të gjithë si familje, pasi kanë qenë në dijeni të krimit dhe e kanë fshehur. Ai madje shton se ka dyshuar vetëm te Habibi, teksa ka kërkuar të hapën kamerat dhe të arrestohen të gjithë si familje.
“Vëllai im nuk ka pasur konflikt me asnjë, nuk e di se si ka ndodhur. Unë e di se janë të përfshirë të gjithë këta si familja, e kanë ditur krimin dhe nuk na kanë treguar. Katër ditë nuk e kemi gjetur vëllanë. Unë kam dyshuar vetëm tek ky lloj robi. Unë besoj se janë të përfshirë të gjithë këta si familje, të hapen kamerat dhe të zbulohen autorët. Autori e ka pranuar krimin. Vëllai vet, nëna dhe të gjithë si familje e kanë ditur. Këta duhet të arrestohen të gjithë për fshehjen e kufomës. Unë këtë kërkoj nga shteti, vetëm zbardhjen e ngjarjes”, tha vëllai i viktimës.
DURRËS- Trupi i Branko Shkozës në një kanal në Durrës u gjet vetëm pak ditë më parë, ndërsa autori u arrestua mbrëmjen e djeshme. Autori, Majlind Habibi nuk është një emër i panjohur për familjen e viktimës. Prindërit e Branko Shkozës kanë folur për mediat teksa kanë deklaruar se të dy ata, viktima dhe autori kishin pasur një marrëdhënie të mirë bashkë.
Nëna e viktimës tha se ata kanë 4 vite që hanë dhe pinë bashkë. Ndërsa i ati rrëfen se autori madje, ka shkuar edhe në varrimin e Shkozës. Babai i viktimës ka rrëfyer komunikimin që kishte pasur me autorin e vrasjes. Ai deklaroi se kishte 4 ditë që kërkonte djalin, ndërsa e kishin gjetur vetëm 11 metra larg shtëpisë. Por, babi i viktimës ngre dyshime në lidhje me rastin pasi thotë de djali i tij dinte të notonte dhe nuk mund të ishtë mbytur në një kanal me 1 metër ujë.
Ndërkohë, ai ka kërkuar nga policia të qëndrojë afër sepse familjarët e autorit kalojnë pranë banesës së tyre.
“E pyeta autorin, ‘ka humb djali’, më pa shtrembër dhe iku, kisha katër ditë që kërkoja çunin, i kam rënë telefonit disa herë ndërkohë që zija i binte po nuk e hapte. Kemi kërkuar me efektivët ditë e natë ndërkohë që e kemi gjetur 11 metra larg shtëpisë. Ai deklaroi se e ka hedhur nga ura, po aty nuk ka më shumë se një metër ujë dhe nuk mund të mbytet. Pinte pak çuni, por nuk ka mundësi t’i jepte fund jetës, sepse distanca nga ura dhe vendi ku u gjet është shumë larg. Ai ka qenë duke pirë me disa persona para ngjarjes, por ata kanë deklaruar se nuk dinë gjë.
Kam frikë se çunat janë të nervozuar nga situata, kërkoj që policia të na qëndrojë afër sepse familjarët e autorit kalojnë para banesës sonë. E kam takuar autorin dhe e kam pyetur, se ata rrinin bashkë prej katër vitesh dhe më ka thënë është trembur, është larguar. Ndërkohë që kërkoja djalin ata bënin sikur nuk dinin asgjë, ndërkohë që ata e dinin. Një nga çunat e lagjes i kishte thënë shokut të babait të viktimës ‘kam katër ditë që nuk ha bukë dhe dua të tregoj të vërtetën se kush e vrau’”, ka deklaruar babai i viktimës.
DURRËS- Pesoni në foto është 35-vjeçari Mjalind Habibi i cili dyshohet se vrau shokun e tij në Spitallë të Durrësit, pasi sipas tij, i ngacmonte gruan. Ditën e djeshme u raportua se pas kontrolleve intensive është gjetur trupi i pajetë i 33-vjeçarit Branko Shkoza.
Po ashtu ditën e djeshme është vënë në pranga 35-vjeçari Mjalind Habibi. Ndërkohë viktima rezultonte i zhdukur që me datë 2 dhjetor ndërsa familjarët kishin denoncuar rastin dy ditë më vonë me datë 4 dhjetor. Autori e ka fshehur krimin ndërsa 8 ditë pas ngjarjes është vënë në pranga. Policia më tej bën me dije se një ditë pas denoncimit nga familjarët është gjetur trupi i pajetë i të riut.
Majlind Habibi ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur pasi Branko Shkoza i kishte ngacmuar gruan dhe e kishte ofenduar. Ai ka thënë se e kishte shtyrë në kanal dhe më pas ishte larguar nga aty. Habibi ka thënë mëtej se pasi ka marrë vesh se shoku i tij nuk kishte shkuar në shpi, ka shkuar sërish në vendin e ngjarjes dhe ka parë trupin e spostuar nga aty ku kishte rënë. Ai ka deklaruar se ishte penduar për krimin e kryer.
“Shkak për sherrin u bë fakti se më kishte ngacmuar gruan. Unë nuk doja ta vrisja. Po në një moment e shtyva. Nuk kisha për qëllim që ta vrisja. I kërkova të mos më ngacmonte bashkëshorten. Ai mu përgjigj shumë keq, më ofendoi. Me tha “shiko bëj ndonjë punë tjetër se i zgjidh vetë hallet gruaja jote”. Në këtë moment mu errësuan sytë dhe nuk mendova gjatë. E shtyva dhe ai përfundoi në kanal. Unë më pas u largova në shtëpi dhe e lash aty.
Nuk mendova se kishte vdekur, thash me vete se do ngrihet prap se në ujë ra. Ditën e dytë mësova se nuk kishte shkuar në shtëpi. Shkova sërish ditën e dytë te vendi ku u përleshëm dhe pash që trupi i tij ishte spostuar disa metra nga vendi. Nuk kisha guxim të tregoja se çfarë kishte ndodhur. Më kapi paniku.
Kur e gjetën trupin e tij dhe e mori policia dhe ambulanca thash nuk kanë për ta kuptuar, por do mendojnë se ka rënë vetë se edhe pinte alkool. Jam penduar shumë, por nuk i kisha asnjë borxh. Më kishte rënë në qafë”, raportohet se ka deklaruar autori para hetuesve.