LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

U burgos 2 muaj para zgjedhjeve! Berisha: Hutra mblidhte vota për Rakip Sulin. Do të ketë edhe protesta për "Vendoret"

• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar sot, duke iu referuar ‘qytetarit dixhital’, se vrasësi i grave Dan Hutra ka mbledhur vota për Rakip Sulin. • Madje dhe se në nder të tij do i vihej emri Dan Hutra një rruge në Kamëz. • Por në fakt Dan Hutra është prangosur për vrasje, 2 muaj para se të niste fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit. • Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha përsëriti pretendimin e tij se zgjedhjet ishin të manipuluara. •Berisha përsëriti se zgjedhjet janë vjedhur dhe se ishte koalicioni “Bashkë Fitojmë” që sipas tij shpëtoi opozitarizmin në vend, duke shtuar se me ta u bashkuan 500 mijë idealistë, të cilët nuk u shitën, nuk shitën të drejtën e votimit, nuk u trembën, nuk u frikësuan, por u qëndruan besnikë idealeve të tyre. • I pyetur nëse do të garonte sërish për kreun e PD-së, Berisha tha se "e djathta" është e qartë për qëndrimin e saj dhe gjithë të tjerat janë "lojrat" e kryeministrit Edi Rama. • Numri një i Partisë Demokratike ka folur edhe për Fredi Belerin që fitoi bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 majit, duke i dalë në mbrojtje. • Nga selia blu i tha Belerit nga burgu që të ishte krenar për orgjinën e tij greke. 

4 artikuj për këtë temë.

3 DITE ME PARE

Berisha: Do ketë edhe protesta të qëndrueshme, por përparësi në këtë periudhë ka mbrojtja e votës

U burgos 2 muaj para zgjedhjeve! Berisha: Hutra mblidhte vota për Rakip
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se në vend do ketë edhe protesta të vazhdueshme, por përparësi në këtë periudhë do ketë mbrojtja e votës. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u shpreh se PD-ja do të analizojë të gjitha mangësitë e saj, por theksoi se kanë bindjen e plotë se me Ramën nuk ka zgjedhje të lira.

"Ajo që nuk është bërë është protesta e qëndrueshme. Për këtë mund të më kritikojnë shqiptarët, por ajo do bëhet. Sigurisht PD do të analizojë me hollësi dhe përgjegjësi të plotë të gjitha mangësitë e saj, por PD do të qëndrojë krahas saj në misionin e vet për rikthimin e votës së lirë shqiptarëve me bindjen më të thellë se me Edi Ramën, votim të lirë nuk ka në Shqipëri. Tani ne jemi në një proces, e kam deklaruar para 2 muajsh. Mbrojtja e votës është një proces. Kemi objektiva të njohura, por na dalin edhe objektiva të panjohura. Kërkon analizë, durim, kërkon ekspertizë. Nuk po flas akoma për pjesën dixhitale, se janë tre bashki. Por kërkon durim kjo! Dua të informoj se kërkon kohën e tij raporti sepse janë disa procedura që duhen bërë, por që kanë një volum të jashtëzakonshëm pune. Ne do i bëjmë ato, ne do jemi të vërtetë përpara shqiptarëve. Kryesia e PD e miratoi plotësisht qëndrimin që fillimisht do të bëhet mbrojtja e votës. Analiza do bëhet pa asnjë diskutim. Në çdo aspekt dhe në përputhje të plotë me statutin. Por do bëhet në kohën që i volitet më shumë partisë dhe shoqërisë. Përparësi në këtë periudhë ka mbrojtja e votës," tha Berisha.

3 DITE ME PARE

Berisha: Zarfi është ikona, simboli zi i blerjes së këtyre zgjedhjeve

U burgos 2 muaj para zgjedhjeve! Berisha: Hutra mblidhte vota për Rakip
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se zarfi ishte simboli i blerjes së zgjedhjeve. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u shpreh se në këto zgjedhje është tentuar që ti merret jeta kreut të PD-së në Vaun e Dejës por gjithashtu shtoi se persona të caktuar kanë kërcënuar me armë në kokë eksponentë të PD-së.

"Në raport me votën, të garantoj se dhunimi i votës ka qenë disa kate më i madh në këto zgjedhje se kurrë më parë. Në vitin 2001 është shumë e vërtetë që policia ka pasur ndërhyrje më brutale, në vitin 2023, policia ka pasur ndërhyrje, por më të maskuara. I kemi shfaqur ne ato, se policia vepron haptas dhe fshehur. Por nëse deri sot, kur tjetrit kërkohet t’i merret jeta me tritol, kryetarit të PD, dhe asnjë njeri nuk është i penalizuar, kur eksponentit të PD i dalin me revole për ta vrarë me të birin dhe Edi Rama mohon një gjë të tillë, kur tjetrit i thuhen nofkat apo u çahet koka dhe policia nuk merr asnjë masë ndaj tyre. Kur të tjerët goditen në krye të detyrës në Laç, nga vëllai i ish-deputetit socialist, dhe policia e lë të lirë, kur qendra e votimit mbushet me kriminelë dhe policia nuk ndërhyn, këto janë besoj krime të policisë. Por duhet të jem realist, nuk janë krime kryesore. Këto zgjedhje si kurrë më parë dërgua zarfi. Zarfi është ikona, simboli zi i blerjes së këtyre zgjedhjeve. Një qeveri nuk ka asnjë vështirësi për të blerë zgjedhjet, duke mos përdorur paratë e pista, por paratë e buxhetit të shtetit. 683 mijë pensionistë morën bonusin zarf, nuk ka ndodhur kurrë dhe nuk mund të ndodhë kurrë. Këto zgjedhje janë shumë më keq se në vitin 2001. Janë rritur rrogat në mes të fushatës elektorale. Prandaj nuk duhet të krahasojmë të pakrahasueshmen. Të tjerat janë duke ardhur. Këto janë aspekte. Por këto aspekte i bëjnë këto zgjedhje të pashembullta," tha Berisha.

3 DITE ME PARE

Berisha: Farsa e 14 majit 2023 kishte fenomene të papara ndonjëherë në historinë 32-vjeçare të zgjedhjeve

U burgos 2 muaj para zgjedhjeve! Berisha: Hutra mblidhte vota për Rakip

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se farsa elektorale e 14 Majit kishte specifika të papara në histori. Gjatë një delarate për mediat, Berisha u shpreh se këto zgjedhje u shoqëruar me një sërë shkeljesh të shumta, duke nisur nga rritja e pagës, nga dhënia e shpërblimit por edhe ndryshimi i qendrës së votimit të 1.3 milionë zgjedhësve. 

"Ankesat paszgjedhore janë një rutinë e zakonshme, por zgjedhjet, por farsa e 14 majit 2023, kishte specifika dhe fenomene të papara ndonjëherë në historinë 32-vjeçare të zgjedhjeve në Shqipëri. Kështu, për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, Kodi Zgjedhor, shpallen publikisht dhe zyrtarisht që në fillim të fushatës nga edi Rama, kinezëri partiake, çka do të thotë që nuk ekzistojnë për të. Prandaj Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor u zëvendësuan në qindra e mijëra raste me vullnetin e tyre për të fituar me çdo kusht dhe çdo çmim. Në prag të fushatës elektorale, ftohen në banket shefat e 61 komisiariateve për të treguar që Policia e Shtetit do të ishte në krahun e tij. Edi Rama dhe vartësit e tij caktuan kryetarin e koalicionit opozitar dhe për asnjë arsye nuk pranuan kryetarin e këtij koalicioni, vetëm e vetëm të dëmtonin sa më shumë këtë koalicion pasi kishin frikë dhe tmerr nga Sali Berisha dhe emri i tij. Edi Rama për herë të parë në histori dërgoi zarfin me 50 mijë lekë për 680 mijë pensionistë. Edi Rama rriti rrogat e dhjetëra mijëra pensionistëve në mes të fushatës elektorale. Është hera e parë që arrestohet në prag të votimit kandidati i një bashkie. Është hera e parë që 1.3 milionë zgjedhësve u ndryshohet qendra e votimit pa asnjë paralajmërim. Është hera e parë që komisionet zgjedhore ishin 6 me 1 ose 7 me 0 për qeverinë. Si kurrë më parë, administrata u shndërrua në një polici elektorale. Ata terrorizuan dhjetëra mijëra qytetarë dhe biznese në mbarë vendin," tha Berisha.

3 DITE ME PARE

'Një rrugë në Kamëz do kishte emrin e tij'/ Berisha publikon denoncimin e qytetarit dixhital: Vrasësi i grave Dan Hutra mblodhi vota për Rakip Sulin

U burgos 2 muaj para zgjedhjeve! Berisha: Hutra mblidhte vota për Rakip
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli, duke thënë se ka përdorur vrasësin Dan Hutra për të blerë vota. Gjatë deklaratës së sotme për media, Berisha u shpreh se një denoncim i një qytetari dixhital, thekson se Hutra kishte marrë dhuratë një apartament nga Suli. Po ashtu ka deklaruar se atij do i vendosej dhe emri në një rrugë të Kamzës.

"Këto ishin specifika të papara përveçse dy-tre në raste të caktuara, në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Unë, në vazhdën e denoncimit të farsës të tmerrshme elektorale të 14 Majit, do ju sjell një rast këtu. Do ju sjell mesazhin e një qytetari nga Kamza: Zoti Berisha, do ju vë në dijeni të një fakti kriminal të masakrës elektorale në Kamëz. Vrasësi famëkeq i grave, Dan Hutra, ishte punësuar në ujësjellësin e Kamzës në këmbim të mbledhjes së votave për Rrakip Sulin. Vrasësi i grave, natën vidhte banesa, kurse ditën vidhte vota dhe kërcënonte me jetë demokratët që të mos dilnin në votime. Pas masakrës ndaj grave, Rakip Suli ka zhdukur dosjen e Dan Hutrës. Ka dëshmi dhe fakte se Dan Hutra drejtonte një nga bandat kryesore të mbledhjes së votave për Rakip Sulin.

Në Këshillin Bashkiak të Kamzës, ka pasur propozim për t’i vendosur emrin e Dan Hutrës një rruge në Kamëz. Propozimi është zhdukur me shpejtësi nga banda e Bashkisë së Kamzës. Rakip Suli i kishte dhuruar Dan Hutrës në pallatet që po ndërton Arben Maloku, që ka bërë një masakër me votat e Zall Herrit. Dan Hutra figuronte patronazhist i PS-së, kreu i një grupi kokaine në Holandë. Kishte nisur të pastronte paratë në ndërtim. Sot kontrollon trafikun e drogës dhe votave nga burgu. I vetëm i burgosur që shpenzon deri në 5 milionë lekë në muaj. Praktikisht Dan Hutra është drejtori i burgut të Rilindjes. Ju informoj se në takime të tjera, do ketë fakte të tjera, thellësisht tronditëse, që dëshmojnë manipulim në shkallë të paimagjinueshme të procesit zgjedhor," tha Berisha.

 

sali berisha sali berisha 26 maj 2023

Sondazh

Poll

A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës faktet, ish-kreu i PD: Do e marrësh vesh

A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës faktet, ish-kreu i PD: Do e marrësh vesh

"O besprem"/ Lulzim Basha përballet me KRITIKUN, ish-kreu i PD e fton: Hajde se unë nuk shaj...

A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës faktet, ish-kreu i PD: Do e marrësh vesh

I shpallur në kërkim për tentativë për vrasje lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

“E dashuroj, e dua shumë”/ E reja nga Korça ia shpreh NDJENJAT Edi Ramës në mes të turmës

Analiza e zgjedhjeve, Berisha: Faza tjetër do ketë seriozitetin më të madh, mblidhni çdo fakt

Berisha:U bë përpjekje antikushtetuese nga mafia shtetërore shqiptare e ndërkombëtare për të shuar..

Vokshi kallëzim penal në SPAK për kryebashkiakun e Kuçovës dhe Salillarin

Turistët ndalojnë Ramën në Gjirokastër

Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, senati: Këtu diçka po lëviz, ka një tendencë, por…

Habib Rexha del para gjykatës së Durrësit!

Lezhë, gjenden 3 mijë fidanë kanabis të mbjellë në kubikë, në fshatin Ungrej, ende nuk dihen autorët

Sherr mes të dehurve në Vlorë, njëri goditet me shishe në kokë

PLAGOSET me armë zjarri 24-vjeçari në Kuçovë/ Në kërkim 4 autorët

Aksident në Tiranë, “Audi” përplaset me taksinë

Elbasan/ Do të vriste një të dënuar për drogë me të cilin kishte bërë sherr, në kërkim 23-vjeçari!

Pastori Akil Pano fiton gjyqin kundër komunitetit LGBT për nismën ‘Prindin 1 dhe Prindin 2’

Lexon denoncimin, Berisha: Dan Hutra, vrasësi i grave ka mbledhur vota për Rakip Sulin.

Shkodër, sekuestrohet parcela me 1437 rrënjë kanabis, 2 në pranga dhe 2 në kërkim

Shpërthim tritoli në një fasoneri në zonën e Freskut, dëme të shumta materiale

Përmbytet Lezha për 5 minuta

'Acarohet' Felaj, gafa e drejtueses së Kuvendit: Vari lesht

Rikthimi i Bashës në krye të PD, Berisha: Vegël në duar të Ramës

Rama "falenderon" opozitën: Rezultati i zgjedhjeve është edhe vepra juaj Rama kundër maxhorancës….

Rama-Dash Sulës: Vdeksha unë për ty o jetimi im

Bardhi i drejtohet Ramës: Pushtetin ta dhanë Doshi e Dako të shpallur non grata, ti je llumi…

Sula: Çfarë kemi bërë të na rritet rroga? Turp më të madh ska

Tabaku: Punon shqiptari dhe pasurohet oligarku

Dibër/ Mbytet tragjikisht një 13 vjeçar në liqenin e fshatit Shumbat, banorët: Pamë çorapen dhe….

Lëvizja Bashkë i pret rrugen Ahmetajt ne protesten para Kuvendit

Rritja e pagave të deputetëve e ministrave,Qorri:Rroga e tyre 39 herë më e madhe se e pensionistit

Zgjedhjet vendore, Rama takim me Glover

'Zoti kryetar'/Basha i ndërhyn të riut: Të lutem, unë s'jam më kryetar, mu drejtoni Basha ose Lulzim

Përfundon mbledhja e PD-së/ Do e pranojë drejtimin e partisë? Tabaku: Të mos përsëriten gabimet...

Dështimi në 14 maj, deputeti Sula: E pafalshme! Po nuk u bashkuam jemi të marrë fund

PD pa kryetar, Xhaferaj dhe Korreshi me një mendim: Nuk duhet të kandidojë as Berisha dhe as Basha

Basha rikthehet në PD? Alibeaj: Çdo kush ka të drejtë të kandidojë

Berisha: Rama bleu votat, per te 'Fajin e ka Saliu'

Marrëveshja me Britaninë për të burgosurit, Manja jep detaje: Është 2-vjeçare, por mund të rinovohet

Momenti ku Habib Rexha është larguar me vrap pasi ekzekutoi me armë zjarri Arjan Gosën.

Korreshi: Ore a ju marrin këta të dysheqeve? Se iu hap barku atyre per ne.

Berisha: PD nuk do e mbronte votën me armë apo dhunë! Kjo ishte detyra jonë kryesore

Humbja më e thellë në histori ndaj Veliajt/ Këlliçi: Duhet të bashkohemi të gjithë faktorët

Braçe kritika për ligjin e qeverisë për rritjen e pagave. Shqetësuese paga titullarit dhe punonjësit

Deputetët replikojnë për pagat /Spaho: Mos u tallni me njerëzit, në Albcontrol trajtohen me xhakuzi

Rritja e pagave, Shehaj: Rrisim pagat për popullin, jo për vete. Turp. S'duhet të përjashtohemi

PËRGJAKET VENDI I SHENJTË! Dhunohet rojet e Kishës së Laçit, u përplasën me shitësit ambulantë

Kallzimet për 14 Majin, Flamur Noka thirret në SPAK

Rama falenderon dibranët me dajre

Rritja e pagave, Rama: Miratohet këtë të enjte. Në rrogën e Majit, merrni dhe shtesën e Prillit