LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

VKM/ Qeveria shfuqizon Bordin e Karburanteve, eksportuesit s'paguajnë tatim mbi fitimin, ndryshon zv/ministri

•Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Endrit Molla është liruar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave këtë të mërkurë. •Këshilli i Ministrave vendosi të emërojë në postin e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Ami Kozelin. •Po ashtu, ministrja Delina Ibrahimaj deklaroi se Qeveria shqiptare miratoi vendimin për shfuqizimin e Bordit të Karburanteve. •Vendimi për shfuqizimin e Bordit erdhi pasi në muajt e fundit është vërejtur një stabilizim i çmimeve në tregjet ndërkombëtare. •Akti normativ për ngritjen e Bordit të Karburanteve, i cili do të kontrollonte dhe monitoronte transparencën e çmimeve në tregun e hidrokarbureve u miratua me fillimin e krizës së çmimeve të karburanteve në tregjet ndërkombëtare. • Ibrahimaj deklaroi se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua vendimi, i cili parashikon shtyrjen e afatit të pagesës së kësteve të tatimfitimit për bizneset, të cilat eksportojnë mbi 70 % të mallrave të tyre deri në marsin e vitit 2024, kur bizneset mbyllin bilancet e tyre. •Po ashtu, Ibrahimaj bëri të ditur që një tjetër masë që është marrë në ndihmë të këtij sektori është edhe shkurtimi i afatit të rimbursimit të TVSH-së, i cili në ligj përcaktonte një afat 30-ditor për kategorinë e bizneseve eksportuese.

3 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Ndryshime në Qeveri! Emërohet zv/ministri i ri te Infrastruktura dhe Energjia, zëvendëson Mollën

VKM/ Qeveria shfuqizon Bordin e Karburanteve, eksportuesit s'paguajnë
Kryeministria

TIRANË- Ndryshime në Qeveri. Endrit Molla është shkarkuar ditën e sotme nga posti i zv/ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave.

Në vend të Mollës është emëruar Ami Kozeli. Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, vendimet e datës së sotme janë firmosur nga zv/kryeministrja Belinda Balluku e cila drejton edhe MiE.

VENDIMI: 

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 7 Qershor 2023:
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Ami Kozeli emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

V E N D I M 

PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Endrit Molla, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

3 MUAJ ME PARE

Rënia e euros, Ibrahimaj: Deri në mars të vitit të ardhshëm, eksportuesit nuk do paguajnë tatim mbi fitimin

VKM/ Qeveria shfuqizon Bordin e Karburanteve, eksportuesit s'paguajnë
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka deklaruar se janë marrë masa në ndihmë eksportuesve të cilët kanë pësuar humbje të mëdha nga zhvlerësimi i euros përballë lekut. Pas mbledhjes së kryesisë, Ibrahimaj ka deklaruar se deri në mars të vitit të ardhshëm, eksportuesit nuk do të paguajnë tatim mbi fitimin. Po ashtu shtoi se këtë tatim do e paguajnë vetëm nëse dalin me fitim pasi të përfundojnë bilancin.

“Gjatë muajit të kaluar kemi pasur disa takime me shoqetën e eksportuesve ku janë diskutuar ndërhyrjet potenciale që mund të zbatohen për t’u ardhur në ndihmë. Ajo që ka ndodhur është që ato biznese që punojnë me kontrata porositëse, tani gjenden në situatëqn ku shpenzimet i kanë në lekë dhe të ardhurat në euro. Një nga masat që do merret është shtyrja e agfatit të kësteve të tatimit mbi fitimin deri në mars të vitit të ardhshëm kur bizneset mbyllin bilancet. Subjektet që janë eksportues dhe ekportojnë mbi 70% të nuk do parapaguajnë këstet e tatim fitimit deri në mars kur do të bëjnë bilancin. Kjo vjen si mbështetje për mungesën e likuiditetit që bizneset kanë në treg pas forimit të lekut. Masat e tjera, rimbursimi i TVSH, detyrim ligjor që për kategorinë e eksportuesve të jepet një afati 3 ditor” tha Ibrahimaj.

 

3 MUAJ ME PARE

Vendim i Këshillit të Ministrave: Shfuqizohet bordi i transparencës për çmimin e karburanteve

VKM/ Qeveria shfuqizon Bordin e Karburanteve, eksportuesit s'paguajnë
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve është shfuqëzuar ditën e sotme. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka deklaruar se vendimi për ngritjen e këtij bordi u mor për shkak të situatës së veçantë në këtë treg. Por sipas Ibrahimajt, situata e veçantë e tregut ka përfunduar.

“Me fillimin e krizës së çmimeve qeveria shqiptare ngriti një bord të transparencës për kontrollin e çmimeve të hidrokarbureve. Që prej asaj kohe çmimet kanë pasur luhatje të mëdha. Ne përcaktuam nëpërmjet një akti normativ disa marzhe fitime që nuk mund të ndryshonin me qëllim limitimin sa më shumë të ishte e mundur të spekulimeve me çmimet e hidrokarbureve. Gjatë tremujorit të parë kemi ndjekur zhvillimet e tregut dhe themi që tregjet janë stabilizuar në çmimet që ishin përpara krizës në 2021. Bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e la në fuqi, ne vendosëm, për shfuqizimin e bordit të hidrokarbureve dhe situatës së veçantë në këtë treg", tha Ibrahimaj.

Bordi i Transparencës u ngrit në 12 mars të këtij viti me qëllimin për të shmangur abuzimet nga ana e kompanive që tregtojnë karburante. Teksa opozita e ka sulmuar si Bord klientelist, mazhoranca e ka cilësuar si mekanizmin e vetëm për të mbajtur në kontroll çmimet.

vkm 7 qershor 2023

Sondazh

Poll

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve

“Rama ik” thirrje ne Rogozhine

Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

VIDEO/ Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

Newsroom 8 | MJEKU: EDHE UNË BËRA THIRRJE TË FIKEJ TV

Newsroom 8 | FJONA ÇELA: MEDIAT OPOZITARE U DISKRIMINUAN