LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"U zbulua nga fotogarafia...!" 14-vjeçari me pistoletë e fishekë në Vlorë! Babai: E kanë gjetur, kanë bërë video në TikTok dhe e kanë fshehur! Nxënësi: Lëvizte me biçak, ka shtyrë edhe gjyshin tim

• Drejtoria e Policisë së Vlorës ka zhvilluar një konferencë për shtyp duke dhënë detaje lidhur me operacionin kundër trafikimit të të rriturve nga vendet e huaja që përdoreshin për shpërndarjen e drogës. • Ndër të tjera Drejtori i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, gjatë fjalës së tij tregoi për rastin e një 14-vjeçari për të cilin tha se nëpërmjet një fotografie të gjetur në celularin e tij dhe pas një pune profesionale me psikolog, prind dhe punonjës social, iu gjet e fshehur në një motomjet pranë një banese një armë zjarri pistoletë me rreth 130 copë fishekë luftarakë. • Drejtori tha se vijon puna intensive për të identifikuar personin që ia ka dhënë armën këtij 14-vjeçari, i cili u arrestua për armëmbajtje pa leje. • Bardhosh Tozaj, babai i 14 vjeçarit me inicialet V. T., që iu gjet një pistolet dhe fishekë ka komentuar sot për mediat shoqërimin e djalit. • Ai tha se djali i tij, së bashku me shokët e kanë gjetur armën në një objekt të pabanuar. • Sipas tij, adoleshentët kanë krijuar një video me armën për ta shpërndarë në platformën TikTok dhe më pas e kanë fshehur. • Babai i 14-vjeçarit tha se se kur ka parë videon, ka kontaktuar me drejtuesit e shkollës 9-vjeçare dhe me punonjësit e policisë. 

3 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

14-vjeçari u kap me pistoletë e fishekë në Vlorë, flet një nxënës: Lëvizte me biçak, kishim frikë nga ai! Ka shtyrë edhe gjyshin tim

"U zbulua nga fotogarafia...!" 14-vjeçari me pistoletë e
Foto ilustruese

TIRANË- Drejtori i Policisë së Vlorës, Elidon Çela ditën e sotme në konferencë për shtyp ka raportuar për rastin e një 14-vjeçari për të cilin tha se nëpërmjet një fotografie të gjetur në celularin iu gjet e fshehur në një motomjet pranë një banese një armë zjarri pistoletë me rreth 130 copë fishekë luftarakë. Drejtori tha se vijon puna intensive për të identifikuar personin që ia ka dhënë armën këtij 14-vjeçari, i cili u arrestua për armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë një nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Rilindja” në Vlorë ka treguar se 14-vjeçari që u kap me pistoletë, i ngacmonte vazhdimisht shokët.  Sipas nxënësit, 14-vjeçari konfliktohej me bashkëmoshatarët e lëvizte me thikë në ambientet e shkollës.

“Valentino ishte djalë i keq. Ai ka shtyrë edhe gjyshin tim. Gjyshi shkoi ta ndante, se ai po zihej me vëllanë tim. E rrëzoi në tokë dhe iku me vrap. Edhe në shkollë zihet me shokët, ai lëvizte me biçak, kishim frikë nga ai”, thotë ai.

1 MUAJ ME PARE

14-vjeçarit me pistoletë dhe fishekë në Vlorë, babai i tij: E kanë gjetur, kanë bërë video në TikTok dhe e kanë fshehur

 

"U zbulua nga fotogarafia...!" 14-vjeçari me pistoletë e
Babai i 14-vjeçarit

VLORA- Bardhosh Tozaj, babai i 14 vjeçarit me inicialet V. T., që iu gjet një pistolet dhe fishekë ka komentuar sot për mediat shoqërimin e djalit. Ai tha se djali i tij, së bashku me shokët e kanë gjetur armën në një objekt të pabanuar. Sipas tij, adoleshentët kanë krijuar një video me armën për ta shpërndarë në platformën TikTok dhe më pas e kanë fshehur. Babai i 14-vjeçarit tha se se kur ka parë videon, ka kontaktuar me drejtuesit e shkollës 9-vjeçare dhe me punonjësit e policisë.

“Marr shkas nga një video që ishte shpërndarë mbrëmë në rrjetet sociale, sikur djali im ka qarkulluar në shkollën 9-vjeçare ‘Rilindja’ me një pistoletë, ky është një lajm i rremë. Informacionin policisë ia kam dhënë unë, marr shkas nga një video e djalit tim me shokët në mal me pistoletë. Kishte një problem tjetër në shkollë, ku qarkullon një lojë, ku hedhin një shok dhe e presin dhe videot i nxjerrin në TikTok. Është lojë e rrezikshme dhe për këtë arsye, unë isha në një mbledhje me drejtoreshën, mësuesen kujdestare dhe një psikologe.

U thashë që kam parë një video, por nuk isha i sigurt nëse pistoleta ishte e vërtetë apo lodër. Ne u takuam me punonjësit e policisë në shkollë, ata panë videon me djalin dhe kuptuan se nuk ishte pistoletë lodër. Pistoletën e kanë gjetur në një objekt të pabanuar. E kanë marrë, kanë shkuar në mal, kanë bërë video në TikTok dhe më pas e kanë fshehur. Kishin gjetur edhe tre karikatorë. Djali nuk ka pasur probleme më parë, vetëm zënka në shkollë, se 14 vjeç", tha ai.

Drejtori i Policisë së Vlorës, Elidon Çela tregoi sot në konferencë për shtyp për rastin e një 14-vjeçari për të cilin tha se nëpërmjet një fotografie të gjetur në celularin e tij dhe pas një pune profesionale me psikolog, prind dhe punonjës social, iu gjet e fshehur në një motomjet pranë një banese një armë zjarri pistoletë me rreth 130 copë fishekë luftarakë. Drejtori tha se vijon puna intensive për të identifikuar personin që ia ka dhënë armën këtij 14-vjeçari, i cili u arrestua për armëmbajtje pa leje.

1 MUAJ ME PARE

"U zbulua nga fotogarafia...!" 14-vjeçari me pistoletë e fishekë në Vlorë, ende i paidentifikuar personi që i dha armën të miturit

"U zbulua nga fotogarafia...!" 14-vjeçari me pistoletë e
Foto nga Konferenca

VLORA- Drejtoria e Policisë së Vlorës ka zhvilluar një konferencë për shtyp duke dhënë detaje lidhur me operacionin kundër trafikimit të të rriturve nga vendet e huaja që përdoreshin për shpërndarjen e drogës. Ndër të tjera Drejtori i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, gjatë fjalës së tij tregoi për rastin e një 14-vjeçari për të cilin tha se nëpërmjet një fotografie të gjetur në celularin e tij dhe pas një pune profesionale me psikolog, prind dhe punonjës social, iu gjet e fshehur në një motomjet pranë një banese një armë zjarri pistoletë me rreth 130 copë fishekë luftarakë. Drejtori tha se vijon puna intensive për të identifikuar personin që ia ka dhënë armën këtij 14-vjeçari, i cili u arrestua për armëmbajtje pa leje.

Pjesë nga deklarata:

Dua tju bëj me dije, gjatë dy javëve të fundit, dhjetëra prindër dhe pjestarë të stafeve pedagogjike të qarkut Vlorë kanë kontaktuar Policinë, duke ndarë shqetësime dhe informacione mbi aktivitetet dhe sigurinë e fëmijëve të tyre, kryesisht të moshave 12 deri në 18 vjeç. Këto informacione kanë qenë të vlefshme dhe kanë ndihmuar në orientimin e veprimeve tona parandaluese.

Një shembull konkret është rasti i një 14-vjeçari, ku, falë informacionit të siguruar dhe punës profesionale nga Policia e Vlorës, ditën e djeshme është bërë e mundur që, nëpërmjet një fotografie të gjetur në celularin e tij dhe pas një pune profesionale me psikolog, prind dhe punonjës social, të gjendej e fshehur në një motomjet pranë një banese një armë zjarri pistoletë me rreth 130 copë fishekë luftarakë, të cilat I kishte fshehur ky 14-vjeçar. Nga ana jonë vijon puna intensive për të identifikuar personin që ia ka dhënë armën këtij 14-vjeçari, i cili u arrestua për armëmbajtje pa leje.

Përfitoj nga rasti që t’i falënderoj të gjithë prindërit dhe stafet pedagogjike që kanë ndarë shqetësimet dhe informacionet e tyre me Policinë. Kontributi i tyre është një shembull i rëndësishëm i bashkëpunimit për rritjen e sigurisë së fëmijëve në rrugë dhe shkollë. Ftoj të gjithë qytetarët që të vazhdojnë këtë bashkëpunim, duke denoncuar rastet e paligjshmërisë, me garancinë e anonimatit të plotë dhe një reagim të menjëhershëm e profesional nga strukturat e Policisë së Qarkut Vlorë.

Këto veprime parandaluese dhe operacionale të njëpasnjëshme janë dëshmi e përkushtimit e strukturave të Policisë Vlorë, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët dhe mbështetjen maksimale nga Prokuroria e Vlorës, për të goditur aktivitetet kriminale me qëllim rritjen akoma më shumë të parametrave të sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve.

i mituri me arme ne vlore

Sondazh

Poll

Rishfaqet Gledis Nano në Policinë e Shtetit pas shkarkimit

Rishfaqet Gledis Nano në Policinë e Shtetit pas shkarkimit

Berisha sfidon Ramën: Hajde të dalim në shesh të burrave dhe t’i themi njëri-tjetrit gjërat!

Berisha: Ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar!

34 vjetori i themelimit të PD/ Berisha nga Lezha: Donin të na linin si Kuba në brigjet e Adriatikut

"Çfarë nuk kanë fantazuar për shtëpinë time", Rama: Paraja nuk ka qenë tundim për mua!

Dosja Xibraka/ Rama paralajmëron masa ligjore: Do padis Gazment Bardhin për kallëzim të rremë

"Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove", Rama: Nuk kam kryer kurrë një krim!

"Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore", Rama: S'kisha si të mos akuzohesha për këtë

Dosja Xibraka/ Rama pas vendimit: Drejtësia foli me prova! Do dënoj Bardhin për kallëzim të rremë

"Fidel, të lus të ruash faturat se kështu si ka ardhur koha",Veliaj ankohet për SPAK në sy të Ramës

Me dhuratë me vete/ Sali Berisha në burgun e Fierit, viziton ish-deputetin demokrat Ervin Salianji

Lëvizja e makinave me grafik, Balluku: Athina e aplikon prej 35 vitesh, ka reduktuar lëvizjen me 50%

Fashë oraresh për automjetet e tonazhit të rëndë/ Balluku: Ka qenë në fuqi

Ulja e çmimit të energjisë/ Balluku: Vjen për shkak të performancës së sektorit energjetik

Ulet çmimi i energjisë elektrike/ Balluku: Ky është një vendim i cili hap një epokë të re

Ulja e çmimit të energjisë/ Rama: Rritje e ekonomisë, së shpejti do shkojmë në Abu Dabi

Rama: Shqipëria e para në rajon për energjinë diellore

Ulet çmimi i energjisë elektrike/ Rama: Arritje gjatë këtyre 35 viteve, e mirëmenduar dhe konsultuar

Berisha: Kemi një atmosferë jashtëzakonisht optimiste nga shqiptarët jashtë vendit

"Pandeli Majko është kriminel i madh elektoral"/ Berisha: U përgjua me vendim gjykate

Berisha: Ky është programi i emergjencës i PD, vendosje minimumi jetik, rritje pensionesh

Berisha: Rama e pranoi se ka përdorur SkyEcc, por tha të tjerë e kanë përdorur më shumë

Berisha: Shteti do marrë përsipër pagesën për fëmijën e tretë nga lindja deri 23-vjeç

Berisha: Karta e konsumatorit do rimbursojë TVSH-në e ushqimeve dhe produkteve bazë

Berisha premton: Do përgjysmojnë taksat për naftën!

Berisha: Çmimet stratosferike të naftës vijnë edhe për shkak të kontrabandës qeveritare

"Për 1 litër naftë paguajnë 1.1 euro taksa!" Berisha: Shqiptarëve po u bëhet plaçkitja më e madhe

"Tre prokurorë të SPAK në dosjen Toyota Yaris"/ Berisha: Taulant Balla garantoi arrestimin

"Kjo masë sigurie do të më shtojë votat!" Berisha: E kam fituar 100 përqind kauzën time

Berisha nxjerr përgjimet: Taulant Balla bëri arrestime me listë

Berisha: Gjeta aty Veliajn, po rrihej me kolegët sepse ju thërrisni Ajolën!

Berisha pas daljes nga SPAK: Kreu i Prokurorisë së Posaçme fle mbi dosje krimi

Berisha del nga SPAK: Iu kërkua gjykatësit kukull që të më rikthejnë në "arrest shtëpie"

Berisha mbërrin në SPAK, Kreu i PD-së hipën në makinë dhe përshëndet me dy gishta protestuesit

Gazetari i publikoi foton me Çapjan, Rama për bisedat e Sky ECC: Ka të tjerë "ku e ku" me atë person

"Po linçohet një udhëheqës i PS",Rama për hetimin e Veliajt: Nuk mund të marr qëndrime për një çorbë

Kush e ka hartuar listën e kandidatëve të deputetëve të PS në Durrës? Rama anashkalon përgjigjet

Gjykatat sekuestruan bazën detare të Limionit, Rama kapet mat duke komentuar vendimet e drejtësisë

"Ata merren me seksin e ëngjëjve" Rama për partitë e Opozitës: Lufta për vendin e dytë duket e fortë

Rama: Asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëj komente për Veliajn

Hetimi i SPAK për Veliajn/ Rama: Po i cënohet jeta familjare nga gjyqi publik

"Drejtësia jo në duart e pushtetit politik”, Rama: Reformën e propozuam që kur ishim në opozitë

Rama: Këtë vit ka pasur dy “spektakle”, rasti në Pogradec dhe ai i 14-vjeçarit

Untitled 15

"Beteja për qeverinë teknike vazhdon," Berisha: Mosbindja civile nuk ndalet deri ditën e zgjedhjeve!

Berisha: Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO

Rama: Po punojmë për të arritur marrëveshje binjakëzimi me spitalin SHIBA të Izraelit

Berisha: Unë jam këtu për të qëndruar kundër narkodiktaturës me gjithë potencialin tim

“TikTok do mbyllet”, Rama: Do na duhen 6-8 javë

Berisha: Thirrja ime është për SHBA, të marrin çdo masë për rikthimin e Erion Veliajt në Shqipëri