LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e SHBA-ve nga OBSH! Fal 1,500 persona të akuzuar për përfshirje në sulmin ndaj Kapitolit! Mbyll aplikacionin kufitar që lejonte emigrantët të hynin legalisht

• Donald J. Trump u betua dje si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. • Ai është i dyti, që zgjidhet në dy mandate jo të njëpasnjëshme. • Donald Trump, ish-zhvillues pronash dhe personalitet televiziv, është rikthyer në Presidencë duke u zotuar të rivendosë pozitën globale të SHBA-së dhe duke premtuar një “epokë të artë” të re për Amerikën. • Trump, në ditën e parë të tij në detyrë përmes një urdhëri ekzekutiv fali 1,500 persona të dënuar për akuzat që lidhen me sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit, duke përmbushur një premtim të përmendur shpesh gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024. • Gjatë një ceremonie të nënshkrimit të urdhrave ekzekutivë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump tha se ka ulur dënimet për 14 persona të dënuar për veprime të dhunshme gjatë sulmit ndaj Kapitolit. • Shtetet e Bashkuara do të dalin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, njoftoi të hënën Presidenti Donald Trump, duke thënë se agjencia globale e shëndetit kishte keqpërdorur pandeminë COVID-19 dhe kriza të tjera ndërkombëtare shëndetësore. • Trump tha se OBSH kishte dështuar të vepronte në mënyrë të pavarur nga ndikimi i papërshtatshëm politik i shteteve anëtare të OBSH-së dhe kërkoi pagesa të padrejta të rënda nga SHBA që janë në disproporcion me shumat e ofruara nga vende të tjera, më të mëdha, si Kina. • Nga një urdhër që trajton përkufizimin e shtetësisë së të drejtës së lindjes, në një urdhër që shpalli emigracionin e paligjshëm në kufi një emergjencë kombëtare, Trump bëri me shpejtësi lëvizjet në premtimet e tij për të shtrënguar kufirin SHBA-Meksikë. • Presidenti Donald Trump ka firmosur dje urdhrin ekzekutiv për rivlerësimin dhe rishikimin e ndihmës së huaj nga SHBA-ve. • Qëllimi është të parandalohet që paratë e taksapaguesve amerikanë të bien në duart e grupeve që punojnë kundër SHBA-së ose që promovojnë axhendat e 'diversitetit, barazisë, përfshirjes', për shembull. Urdhri ekzekutiv vjen ndër të parët që u nënshkrua nga Trump pasi u betua në detyrë për një mandat të dytë. • Ajo sinjalizon dëshirën e tij për të sjellë shpenzimet e ndihmës së huaj në përputhje me axhendën e tij të politikës Amerika e Parë dhe për ta sinkronizuar atë me punën e Departamentit të Shtetit.

34 artikuj për këtë temë.

3 JAVE ME PARE

Trump: Putini po shkatërron Rusinë duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
donald trump

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se duke mos negociuar një përfundim të luftës së saj me Ukrainën, Presidenti rus Vladimir Putin po “shkatërron Rusinë”.

“(Presidenti ukrainas Volodymyr) Zelenskyy më tha që ai do që të arrijë një marrëveshje”, u tha Presidenti Trump gazetarëve të hënën në Zyrën Ovale, pas inaugurimit të tij si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. “Nuk di nëse Putini e do një gjë të tillë. Ndoshta nuk do, nuk e di. Ai duhet të bëjë një marrëveshje. Mendoj se po shkatërron Rusinë duke mos bërë një marrëveshje”.

“Mendoj se Rusia do të ketë probleme të mëdha”, shtoi Presidenti Trump. “Shikojeni ekonominë, shikojeni inflacionin në Rusi... Unë merresha vesh me të dhe shpresoj që ai do që të bëjë një marrëveshje”.

Presidenti i rizgjedhur i Shteteve të Bashkuara gjithashtu tha se ai dëshiron ta takojë së shpejti Presidentin rus Putin, por se një datë për takimin nuk është përcaktuar ende.

Vetëm disa orë para ceremonisë së inaugurimit të zotit Trump të hënën, zoti Putin i tha Këshillit të Sigurisë së Rusisë përmes një fjalimi të transmetuar në televizion se ai është i hapur për bisedime me administratën e re amerikane rreth luftës në Ukrainë dhe armëve bërthamore.

“Po i shohim deklaratat e Presidentit të sapo zgjedhur të Shteteve të Bashkuara dhe pjesëtarëve të kabinetit të tij lidhur me vullnetin e tyre që të vendosin kontakte të drejtpërdrejta me Rusinë”, tha zoti Putin, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

“Gjithashtu po e dëgjojmë deklaratën e tij për nevojën që të bëjmë çdo gjë që është e mundur për të parandaluar Luftën e Tretë Botërore. Ne natyrisht e mirëpresim këtë qëndrim dhe e përgëzojmë presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për fillimin e mandatit”, shtoi ai./VOA

3 JAVE ME PARE

FOTO/ Nga përshëndetja "naziste" e Elon Musk te puthja e në ajër e Donald Trump për Melaninë, ja cilat ishin momentet më kulminante të ditës së inaugurimit

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
foto nga momentet

SHBA- Inaugurimi i dytë historik i Donald Trump ishte një ngjarje e mbushur me yje, e mbushur me magjepsje dhe emocione, por festimi nuk u zhvillua pa disa gafa dhe momente të sikletshme apo kulminante. Presidenti vetë u përball me një moment sikleti me kapelën elegante të gruas së tij Melania Trump ditën e inaugurimit, ndërsa ai u përpoq t'i jepte një puthje në faqe.

Superylli i Country, Carrie Underwood, u detyrua të këndonte acappella pas një problemi teknik dhe CEO i Meta, Mark Zuckerberg, u kritikua pasi në dukje kishte ngulur sytë dekoltes të Lauren Sanchez. Dhe përpara se të mbaronte dita e madhe e Trump, pronari i X dhe miliarderi i Tesla, Elon Musk u akuzua se kishte dhënë një përshëndetje naziste në një tubim festimi në MAGA.

Gafat dhe momentet me pikante në ditën e inaugurimit të Trump sipas Daily Mail:

Mark Zuckerberg u kap duke parë dekoltenë e Lauren Sanchez 

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e

Mark Zuckerberg nuk ishte në gjendje t'i largonte sytë nga dekolteja e Lauren Sanchez gjatë inaugurimit të dytë të Donald Trump të hënën. Përdoruesit në rrjetet sociale akuzuan CEO-n e Meta-s se i kishte ngulur sytë vazhdimisht gjoksit të 55-vjeçares, teksa ishin ulur në Capitol Rotunda përpara ceremonisë së betimit. Në një video të shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, Zuckerberg mund të shihet duke i hedhur një sy Sanchez, i cili kishte veshur një veshje të guximshme për eventin ku po merrte pjese. 

Gjesti i Elon Musk krahasohet me përshëndetjen naziste 

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e

Elon Musk është kritikuar për një gjest që bëri teksa iu drejtua një turme fansash të MAGA-s gjatë një festimi të inaugurimit të Presidentit Donald Trump. Duke kafshuar buzën e poshtme, miliarderi Tesla "goditi" dorën e djathtë mbi zemrën e tij, pastaj zgjati krahun e djathtë jashtë, me dorën grusht. Pastaj u kthye dhe bëri të njëjtin gjest me dorë turmës pas tij.

Gjestet u komentuen shpejt në internet, duke bërë që kritikët të pretendonin se gjesti ishte një referencë e hapur ndaj Adolf Hitlerit dhe nazistëve.

Donald Trump nuk e vuri dorën mbi Bibël

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e

Presidenti Donald Trump bëri betimin e tij në detyrë të hënën me dorën e djathtë të ngritur, por pa vendosur dorën e majtë mbi dy Biblat që bashkëshortja e tij Melania mbante teksa qëndronte pranë tij. Melania mbante Biblën personale të Presidentit, një dhuratë nga nëna e tij dhe Bibla në të cilën Presidenti i 16-të Abraham Lincoln u betua në 1861. Nuk ka asnjë kërkesë ligjore që një President të vendosë dorën e tij mbi një Bibël kur bën betimin. 

Performanca e Carrie Underwood u prish nga një defekt teknik 

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e

Carrie Underwood u vu në vështirësi nga defekte teknike të hënën përpara se të dilte në skenë për të kënduar America The Beautiful, ndërsa performanca u zhvendos në ambientet e mbyllura në  Kapitolin e SHBA për shkak të temperaturave të ftohta në natyrë.  "Drama" u shpalos kur u njoftua performanca e Underwood, e cila iu bashkua skenës pranë presidentit në largim Joe Biden. Ajo po përgatitej të këndonte përpara se Trump të betohej. Të dy Underwood dhe presidenti Donald Trump u duk se u sikletosë ndërsa melodia nuk nisi të luhej, duke lënë një heshtje shqetësuese mbi turmën dhe një Underwood të hutuar me mikrofonin e saj në dorë.

Puthja e humbur e Melania dhe Donald

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e

Donald Trump dhe gruaja e tij Melania Trump patën një moment dashurie teksa presidenti hyri në ceremoninë e tij të inaugurimit, por puthja e tyre u duk se u ndërpre nga kapela e madhe e Zonjës së Parë ditën e inaugurimit. Ndërsa Trump mbërriti brenda Kapitol Rotunda, ai përshëndeti Zonjën e Parë dhe shkoi t'i jepte një puthje në faqe, por ai u bllokua nga cepet e kapeles - duke bërë që gjesti të shndërrohej në një puthje ajrore.

Trump duke e përshkruar Melanian që pothuajse e mori era që frynte me kapelën që ajo mbante

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e

Presidenti Donald Trump ngacmoi Zonjën e Parë Melania Trump ndërsa ai u mbajti komente ligjvënësve dhe bashkëshorteve të tyre në Qendrën e Vizitorëve të Capitol pas ceremonisë së tij zyrtare të betimit të hënën. Ai tha duke bërë shaka se Melania, e cila ende mbante kapelën e saj të ditës së inaugurimit, nuk po mbante dot bashkë aksesorin elegant dhe erërat me shpejtësi të madhe të së hënës.

Këmbët e Melania Trump dhembin nga takat 800 dollarëshe

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e

Presidenti Donald Trump ekspozoi sikletin e Melanias para botës gjatë fjalimit të tij vetëm pasi u betua si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Ndërsa iu drejtua turmës, Presidenti i ri lavdëroi gruan e tij prej gati 20-vitesh për "të qenuritt e pabesueshme" gjatë gjithë ditës së tij të madhe, pavarësisht faktit se këmbët e saj ishin absolutisht duke vuajtur nga dhimbja për shkak të takave.

Hillary Clinton duke qeshur me Trump duke thënë se ai do të ndryshojë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e

Ish-presidenti Bill Clinton dhe gruaja e tij, ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, dukej se po qeshnin ndërsa Donald Trump mbante fjalimin e tij të inaugurimit. Gjatë fjalimit të tij inaugurues, presidenti u zotua të nënshkruajë rreth 200 urdhra ekzekutivë në një goditje masive në ditën e parë të mandatit të tij të dytë.

Një nga propozimet e tij më interesante është riemërtimi ose rivendosja e titujve të mëparshëm në pikat referuese dhe trupat ujorë në kufi me SHBA-në, duke përfshirë 'Gjirin e Amerikës'.  Vërejtjet e tij nxitën të qeshura te rivalja e tij politike e dikurshme, Hillary Clinton, dhe një buzëqeshje nga bashkëshorti i saj ish-president. Shumë njerëz në mediat sociale pajtohen se ndryshimi i emrit është qesharak dhe thanë se edhe ata qeshën.

Dorëzimi i koka-kolës dietike të Donald Trump

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e

Presidenti Donald Trump u pa duke shijuar pijen e tij të preferuar në drekën e inaugurimit të hënën. Një shërbyes i dorëzoi Presidentit një gotë dhe kanaçe me Coca Diet ndërsa ai u ul në tryezën e kokës, së bashku me gruan e tij Zonjën e Parë Melania Trump.

Anëtari i stafit e derdhi pijen në gotë, ndërsa Trump vazhdoi të bisedonte me të ftuarit e tjerë.  Më pas ai pa kamerieren dhe foli, me gjasë duke e falënderuar për dërgimin. Trump është një adhurues i njohur i Diet Coke dhe gjatë mandatit të tij të parë në Zyrën Ovale kishte një buton në tavolinë që do ta shtypte për të kërkuar një gotë me pijen e tij të preferuar në një tabaka argjendi.

John Fetterman shfaqet në inaugurimin e Trump me pantallona të shkurtra për palestër

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e

Senatori John Fetterman mbërriti në Capitol Hill për inaugurimin e Presidentit  Donald Trump me një veshje shumë të guximshme - duke zgjedhur pantallona të shkurtra pavarësisht motit të ftohtë të ftohtë. Ndërsa të ftuarit e tjerë u duk më bukur për të parë betimin e Presidentit të 47-të të Amerikës, senatori i Pensilvanisë kishte veshur një hoodie me kapuç të zi Carhartt, pantallona të shkurtra palestër gri dhe atlete ON, pavarësisht formalitetit të ngjarjes.

Ngjitëset me personazhe të filmave vizatimorë të vajzës së JD Vance

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e

Vajza dy vjeçare e Zëvendës Presidentit JD Vance, Mirabel, ka rrëmbyer zemrat e Amerikës me shfaqjen e saj të bukur të modës në ditën e inaugurimit. Vogëlushja, e cila ishte në krahët e nënës së saj Usha Vance gjatë betimit të babait të saj, ishte veshur me një xhaketë të kuqe. Megjithatë, rrjetet sociale kanë shpërthyer mbi fashat në gishtat e saj, të cilat mbanin imazhe nga personazhet vizatimorë Scooby-Doo dhe Bluey

"Bros Tech", bosat e teknologjisë janë në qendër për herë të parë në një inaugurim 

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e

Shefi i Amazon, Jeff Bezos (në foto numër tre), CEO i Meta, Mark Zuckerberg (në foto, numri pesë), shefi i Tesla-s, Elon Musk (në foto, numri një) dhe CEO i Google, Sundar Pichai ( foto, numri dy), shefi i Apple, Tim Cook (në foto, numri i tetë) ishin të gjithë të pranishëm brenda Kapitolit të hënën për inaugurimin e Trump. Lauren Sanchez, (foto numri katër), RFK Jr, (foto numri gjashtë), Pete Hegseth, (foto numri shtatë) dhe babai i Melania Trump, Viktor Knavs (foto numri i nëntë) dhe të gjithë përpara dhe në qendër të ceremonisë.

Selfie vëllazërore e Eric dhe Barron Trump 

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e

Djemtë e Donald Trump, Eric Trump dhe Barron Trump pozuan për një selfie brenda ndërtesës së Kapitolit të SHBA, ku u zhvendos ceremonia e inaugurimit për shkak të temperaturave të ftohta në natyrë.

Eric, 41 vjeç, dukej se shkrepi foton me kamerën e tij të telefonit, ndërsa Barron, 18 vjeç, qëndronte pas vëllait të tij të madh.  Vëllai i dytë më i madh Trump më pas postoi selfie-n për 2.8 milionë ndjekësit e tij në Instagram.

Ivanka Trump mahnit në rikrijimin e fustanit ikonik të modës të veshur nga Audrey Hepburn

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e

Ivanka Trump  mahniti në një rikrijim me porosi të një fustani ikonik të modës të vitit 1954 të veshur nga Audrey Hepburn nëballin e inaugurimit të babait të saj, Donald Trump. Vajza e Madhe e Trump, 43 vjeçe, doli në skenë me bashkëshortin e saj, Jared Kushner , 44 vjeç, për të ndarë në një kërcim romantik gjatë Liberty Ball në Uashington, DC, të hënën në mbrëmje.

Barack Obama shkon i vetëm në inaugurim

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e

Ish-presidenti  Barack Obama, mori pjesë  i vetëm në inaugurimin e  Donald Trump, mes thashethemeve se ai dhe ish-Zonja e Parë Michelle Obama mund të divorcohen. Presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara veshi një kostum të zi dhe kravatë me vija, dhe ai buzëqeshi dhe përshëndeti gazetarët kur hyri në Kapitol.

Momenti qesharak Theo Von aksidentalisht bie mbrapa dhe thyen karrigen e tij në inaugurimin e Donald Trump

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e

Theo Von u rrëzua nga karrigia e tij duke marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit Donald Trump në Capitol Rotunda të hënën. Podkasteri dhe komediani i This Past Weekend, 44 vjeç, ishte ulur pranë shokut të famshëm Logan Paul, 29 vjeç, i cili ndau një video të momentit në llogarinë e tij X/ Twitter.

Performanca e çuditshme e Jake Paul dhe Mike Tyson në ballon inauguruese të Trump

Jake Paul dhe Mike Tyson, armiq në ring vetëm disa muaj më parë, ishin ndër ata që ishin qartësisht të gatshëm për të festuar. Në një video të postuar në Instagramin e Paul, Tyson u pa duke u ngjitur mbi shpatullat e ish-rivalit të tij ndërsa shikuesit brohorisnin fjalë inkurajimi.

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e

Nipërit e mbesat e Donald Trump rrëmbejnë vëmendjen në inaugurimin e tij 

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen eRikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e

Donald Trump bëri betimin e detyrës të hënën, duke premtuar se do të sjellë një 'Epokë të Artë' në Shtetet e Bashkuara, teksa u betua si president për herë të dytë. Megjithatë, nipërit e tij, Joseph, dhe Theodore ishin të preferuarit e turmës, pasi u kapën duke dremitur në një shërbim në kishën e Shën Gjonit përpara ceremonisë së betimit. Ivanka Trump, 43 vjeçe, ishte ulur mes djemve të saj, të cilët i ndan me bashkëshortin Jared Kushner, 44 vjeç, por dy djemtë me zor po mbanin sytë hapur gjatë shërbimit.

Të dielën, fëmijët e vegjël të Eric dhe Lara Trump, Luke, shtatë vjeç dhe Carolina, pesë vjeç, u bënë të preferuarit e menjëhershëm të turmës pasi recituan premtimin e besnikërisë në skenë, ndërsa prindërit i mbanin pranë podiumit.

3 JAVE ME PARE

Trump po përgatit një investim prej 500 miliardë dollarësh për inteligjencën artificiale

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
Trump

SHBA- Investimet për ndërtimin e infrastrukturës së inteligjencës artificiale në Shtetet e Bashkuara me një total prej 500 miliardë dollarësh do të shpallen nga Presidenti i SHBA Donald Trump, raportoi të martën CBS News. Sipas të njëjtit raport, OpenAI, SoftBank 9984.T dhe Oracle ORCL.N po planifikojnë një sipërmarrje të përbashkët të quajtur Stargate, nën mbikëqyrjen e lartë të Shtëpisë së Bardhë.

CEO i SoftBank Masayoshi Son, Sam Altman i OpenAI dhe Larry Ellison i Oracle do të vizitojnë Shtëpinë e Bardhë më vonë të martën. Sipas CBS News, drejtuesit e kompanisë planifikojnë të angazhojnë 100 miliardë dollarë fillestarë për të gjithë sipërmarrjen dhe të ndajnë deri në 500 miliardë dollarë për Stargate gjatë katër viteve të ardhshme.

Stargate do të fillojë me një qendër të dhënash në Teksas, thanë burimet, dhe përfundimisht do të zgjerohet në shtete të tjera. Investitorë të tjerë pritet të marrin pjesë në sipërmarrje, por nuk është e qartë se kush.

3 JAVE ME PARE

Trump shkarkon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë: Nuk janë në përputhje me vizionin tonë për të ardhmen e Amerikës!

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
Trump

SHBA- Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nisur intensivisht punën e tij ndërsa ka shkarkuar mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë. Ky veprim i tij ka ardhur pasi Trump thekson se ata nuk përputhen me vizionin e tij për “Ta Bëjmë Amerikën Madhështore Sërish”. Në një mesazh në platformën personale, Truth Social, Trump njoftoi publikisht largimin e disa zyrtarëve të lartë në një lëvizje të paprecedentë.


“Zyra ime e personelit presidencial është në procesin e identifikimit dhe largimit të mbi një mijë të emëruarve presidencialë nga administrata e mëparshme, të cilët nuk janë në përputhje me vizionin tonë për të ardhmen e Amerikës”.

Ai vazhdoi duke përmendur emrat e katër individëve që tashmë janë shkarkuar të cilët janë:

Jose Andres, nga Këshilli i Presidentit për Sportin, Fitnesin dhe Ushqyerjen
Mark Milley, nga Këshilli Këshillimor Kombëtar i Infrastrukturës
Brian Hook, nga Qendra ëilson për Studiuesit
Keisha Lance Bottoms, nga Këshilli i Eksportit të Presidentit

“Ju jeni të pushuar!”, përfundonte postimi i tij, duke paralajmëruar se shumë emra të tjerë do të pasojnë.

Ndër emrat që tërhoqën më shumë vëmendje ishte gjenerali Mark Milley, i cili u pushua pavarësisht mbrojtjes së fundit që i ofroi presidenti i mëparshëm Joe Biden, në momentet e fundit të mandatit presidencial.  Këto ndryshime masive kanë ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë dhe efektivitetin e administratës, ndërkohë që Trump forcon kontrollin e tij mbi strukturat qeveritare në mandatin e tij të dytë. 

3 JAVE ME PARE

Vendosja e taksës 25% për mallrat nga Kanadaja dhe Meksika, Trudeau: Do të përgjigjemi fuqishëm nëse Trump vendos tarifa të padrejta

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
trump, trudeau

KANADA- Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau tha se vendi i tij do të përgjigjet me forcë nëse presidenti i SHBA, Donald Trump vendos tarifat ndaj vendit të tij. Trudeau tha se do vijojë mbështetjen ndaj kanadezëve dhe mbrojtjen e interesave të vendit. 

"Nëse ka tarifa të padrejta, ne do të përgjigjemi me forcë dhe do të jemi atje për të mbështetur kanadezët dhe për të mbrojtur interesat tona," tha Trudeau në një konferencë shtypi në frëngjisht kur iu përgjigj pyetjes së një gazetari.

Trump shprehu në një ceremoni nënshkrimi në Zyrën Ovale të hënën në mbrëmje se administrata e tij do të vendosë një taksë prej 25% për mallrat nga Kanadaja dhe Meksika. Kjo tarifë sipas presidentit mund të vendoset më 1 shkurt.

Trudeau iu drejtua gjithashtu vendimit ekzekutiv të Trump, të nënshkruar të hënën, që i drejton zyrtarët të analizojnë se si marrëveshja tregtare SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA) po ndikon te punëtorët dhe bizneset amerikane dhe nëse Amerika duhet të mbetet në marrëveshjen e tregtisë së lirë.

Veprimi i Trump kërkon që agjencitë të vlerësojnë nëse politika më e rreptë tregtare e SHBA mund të kufizojë me sukses fluksin e fentanilit dhe emigrantëve pa dokumente në Shtetet e Bashkuara.

“Ndërsa më pak se 1% e fentanilit dhe emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në Shtetet e Bashkuara vijnë nga Kanadaja, qeveria jonë ka vepruar tashmë për të adresuar shqetësimet e ngritura nga presidenti për sigurinë kufitare me një plan gjithëpërfshirës kufitar mbi 1 miliard dollarë. Ne tashmë po punojmë në bashkëpunim për t'i mbajtur qytetarët tanë të sigurt në të dy anët e kufirit.", tha Trudeau.

3 JAVE ME PARE

Trump njoftoi largimin e SHBA nga OBSH, flasin ekspertët globalë të shëndetit publik: Do të ketë pasoja katastrofike për të dy palët

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
donald trump

SHBA- “Dëmtuese” dhe “katastrofike”, kështu po e përshkruajnë disa ekspertë globalë të shëndetit publik vendimin për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga OBSH. Ndikimi më i dukshëm, sipas tyre do të jetë në financimin e organizmit shëndetësor global.

Nga 196 shtetet anëtare, SHBA është deri tani financuesi më i madh individual, duke kontribuar pothuajse një të pestën e buxhetit total të OBSH-së. Është e mundur që financimi të zhduket pothuajse brenda natës dhe nuk është aspak e qartë nëse kombet e tjera do të rrisin financimin për të mbushur boshllëkun e lënë nga tërheqja e SHBA-VE.

Kjo mund të ketë një ndikim në aftësinë e OBSH-së për t'iu përgjigjur urgjencave të tilla si një shpërthim Ebola, ose mPox - e lëre më një tjetër pandemi të stilit Covid-19. Ekziston gjithashtu shqetësim në mesin e disa shkencëtarëve se tërheqja nga OBSH mund të lërë SHBA-në të izoluar kur bëhet fjalë për aksesin në programe të tilla si përgatitja ndaj pandemisë dhe sekuenca e shtamit të gripit sezonal, e cila përdoret për të zhvilluar vaksinat vjetore të gripit. Kjo përfundimisht mund të dëmtojë shëndetin e amerikanëve dhe interesin kombëtar të SHBA-së.

Presidenti Donald Trump paralajmëroi largimin e SHBA nga OBSH duke thënë se agjencia globale e shëndetit kishte keqpërdorur pandeminë COVID-19 dhe kriza të tjera ndërkombëtare shëndetësore.  Trump tha se OBSH kishte dështuar të vepronte në mënyrë të pavarur nga ndikimi i papërshtatshëm politik i shteteve anëtare të OBSH-së dhe kërkoi pagesa të padrejta të rënda nga SHBA që janë në disproporcion me shumat e ofruara nga vende të tjera, më të mëdha, si Kina.

“Shëndeti botëror na shkatërroi, të gjithë shkatërrojnë Shtetet e Bashkuara. Nuk do të ndodhë më”, tha Trump në nënshkrimin e një urdhri ekzekutiv për tërheqjen, menjëherë pas inaugurimit të tij për një mandat të dytë.

3 JAVE ME PARE

Në 24 orët e para të zyrtarizimit të Trump si president, çmimi i Bitcoin pëson ulje nga vlerat rekord të aritura

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e

SHBA- Vlera e kriptomonedhës Bitcoin ditën e sotme ka rënë nga nivelet rekord. Tregtarët iu drejtuan presidentit Donald Trump për më shumë sugjerime mbi politikën e kriptove, pasi ai nënshkroi një mori urdhrash ekzekutivë në ditën e tij të parë në detyrë.

Tregjet e kriptove ishin mbledhur të hënën përpara inaugurimit të Trump, për shkak edhe të raporteve se presidenti do të jepte urdhra ekzekutivë pro-kriptove me marrjen e detyrës. Por deri më tani, Trump nuk ka bërë asnjë hap për politikën e kriptove, me urdhrat e tij duke u fokusuar në premtime të tjera të fushatës, ku përfshihet TikTok, tregtia dhe sektori i energjisë.

Bitcoin ra nga nivelet më të larta rekord prej mbi 109,000 dollarë në këtë trend, me pasigurinë mbi planet e Trump për tarifat tregtare që rëndojnë gjithashtu në oreksin e rrezikut. Në orët e fundit, kriptomonedha më e madhe në botë po tregtohet me një rënie prej 4% në 103,600.0 dollarë.

Tregjet e kriptove u tronditën gjithashtu nga lansimi i dy memecoins nga Trump - $TRUMP dhe $MELANIA, të cilat rritën paqëndrueshmërinë në sektor pavarësisht se u prit pozitivisht nga tregtarët. 

3 JAVE ME PARE

Çfarë nënkuptojnë urdhrat ekzekutivë për emigracionin dhe kufirin të Presidentit Trump?

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
donald trump

SHBA- Në ditën e parë të mandatit të tij të dytë, Presidenti Donald Trump njoftoi një sërë veprimesh ekzekutive që trajtojnë çështjen e emigracionit dhe sigurinë kufitare. Presidenti Trump nënshkroi urdhra që sipas zyrtarëve të tij janë “politika të arsyeshme mbi emigracionin”.

Në mesin e urdhrave të Presidentit Trump përfshihet edhe shpallja e gjendjes së emergjencës kombëtare në kufirin jugor të vendit me Meksikën, vendosja e forcave të armatosura atje, ndërtimi i murit, dhënia fund e azilit si dhe të drejtësës që gëzonte çdo individ që lindte brenda territorit amerikan për të marrë automatikisht shtetësinë.

Gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e inaugurimit, Presidenti Trump tha se administrata e kaluar ka dhënë fonde të pakufizuara për mbrojtjen e kufijve të huaj, por nga ana tjetër siç u shpreh ai, ka refuzuar të mbrojë kufijtë dhe popullin amerikan.

"Si komandant i përgjithshëm, unë nuk kam përgjegjësi më të madhe sesa mbrojtjen e vendit tonë nga kërcënimet dhe sulmet. Kjo është pikërisht ajo që do të bëj. Ne do ta bëjmë këtë në një nivel që askush nuk e ka parë më parë kurrë”, tha zoti Trump.

Zyrtarë të administratës Trump dhanë hollësi mbi planet e presidentit për të trajtuar atë që është cilësuar si “krizë e sigurisë kombëtare dhe publike” në kufirin SHBA-Meksikë.

“Presidenti Trump u zgjodh me një mandat të fuqishëm për të zbatuar premtimet që bëri gjatë fushatës, duke përfshirë premtimin e tij për ta bërë të sigurt kufirin jugor dhe për të kryer dëbimin më të madh në histori të emigrantëve që kanë kryer krime”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë që foli në kushte anonimiteti.

Këto janë disa nga planet e administratës së Presidentit Trump mbi emigracionin:

Emergjenca kombëtare në kufi

Presidenti Trump tha se do të dërgojë ushtrinë në kufirin SHBA-Meksikë, duke përfshirë Gardën Kombëtare, për të ndihmuar punonjësit e zbatimit të ligjit të operojnë aktualisht atje.

Zyrtarët theksuan se siguria kufitare është siguri kombëtare dhe se administrata është e përkushtuar për sigurimin e kufirit përmes ushtrisë.

“Me këtë akt sigurohet dislokimi i forca të armatosura në kufi dhe ngritja e pengesave fizike, ndërsa nxiten sekretarët (e Mbrojtjes) dhe (Sigurisë Kombëtare) drejt përfundimit të murit përgjatë kufirit. Ne do ta rikthejmë politikën ‘Qëndroni në Meksikë’”, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.

Aaron Reichlin-Melnick, bashkëpunëtor i Këshillit amerikan të Emigracionit, shkruante në platformën sociale X se pa lejen e Meksikës, premtimi për të rikthyer politikën ‘Qendroni në Meksikë’ është, siç u shpreh ai, ‘fjalë në letër’.

Sipas politikës qëndroni në Meksikë, shpallur gjatë administratës së parë të zotit Trump, një pjesë e azilkërkuesve qëndrojnë në Meksikë në pritje të shqyrtimit të kërkesave të tyre për azil.

Juan Ramon de la Fuente, Sekretari meksikan për Marrëdhëniet me Jashtë tha në një konferencë për shtypin të hënën në mëngjes Meksika nuk është dakord me “rivendosjen e politikës ‘Qëndroni në Meksikë’ .

Të pyetur se sa trupa pritet të vendosen në kufi, zyrtarët e administratës Trump thanë se vendimi përfundimtar do të merret nga sekretari i mbrojtjes.

Administrata e re u dha agjentëve të emigracionit dhe mbrojtjes së kufirit më shumë kompetenca si dhe krijoi një grup federal pune që do të punojnë me agjencitë ligjzbatuese në nivel shtetëror në përpjekjet për dëbimin e emigrantëve.

Një tjetër urdhër ka në qendër emigrantët pa dokumente në të gjithë vendin.

Presidenti republikan premtoi vazhdimisht gjatë fushatës dëbime masive, që synonin deportimin e të paktën 11 milionë individëve pa dokumente.

Ekipi i zotit Trump u dha gazetarëve se administrata do t’u sigurojë agjentëve të emigracionit “autoritetin” e nevojshëm për të zbatuar ligjet ekzistuese.

"Jo të gjithë njerëzit janë të këqinj. Disa prej nesh kërkojnë azil për të ndihmuar të afërmit tanë dhe për të pasur kushte më të mira jetese që nuk i kemi në vendet tona”, thotë Nidia Montenegro, azilkërkuese nga Venezuela e cila ndodhet në Tijuana, me shpresën që një ditë të ribashkohet me djalin e saj që jeton në Nju Jork.

Në fushatën e tij, zoti Trump u zotua të eliminojë praktikat e dëbimit të Presidentit Joe Biden, të cilat synonin individë me të dhëna kriminale dhe ata që konsideroheshin si kërcënim për sigurinë kombëtare, duke zëvendësuar ato me politika të zgjeruara që do të përfshinin të gjithë emigrantët pa dokumente.

Stephen Yale-Loehr, profesore në pension e ligjeve të emigradicionit në Shkollën Juridike Cornell, i tha Zërit të Amerikës përmes e-mailit se përpjekjet dhe bastisjet për dëbime masive mund të marrin vëmendje më të madhe, por dëbimet nuk do të jenë menjeherë të mëdha.

“Nëse ndaj një personi është vendosur një urdhër për dëbim dhe nuk është zbatuar ende, ai mund të dëbohet menjëherë. Por numri i këtyre rasteve është relativisht i vogël. Shumica e të kapurve do të futen në procedura dëbimi në gjykatat e emigracionit. Ato gjykata kanë rreth mbi 3.8 milionë çështje në trajtim. Duke pasur parasysh ngarkesën, duhen vite që një numër i madh njerëzish të mësojnë nëse do të dëbohen apo do të lejohen të qëndrojnë përmes azilit apo ndonjë forme tjetër mbrojtjeje” tha ajo.

Administrata e re njoftoi po ashtu fundin e praktikave të lirimit të emigrantëve në Shtetet e Bashkuara, në pritje të shqyrtimit të kërkesave të tyre për azil, e njohur edhe si praktika “kap dhe liro”.

Presidenti Trump po i jep fund po ashtu programit të tërefugjatëve. Gjatë administratës së tij të parë, ai reduktoi gradualisht numrin vjetor e personave që morën statusin e refugjatit në një nivel rekord prej 15 mijë në vitin 2021.

Aktivistët për mbrojtjen e refugjatëve thanë në atë kohë se ulja e numrit të refugjatëve shënon largimin e Shteteve të Bashkuara nga roli që e ka pasur për shumë kohë në vendosjen globale të refugjatëve në vende të sigurta.

Erol Kekiv, nënkryetar i programeve në agjencinë ‘Church World Services’, tha një një email për gazetarët se grupi i tij po i kërkon Presidentit Trump të rishqyrtojë politikën. 'Church World Service’ është një nga nëntë agjencitë kombëtare të zhvendosjes së refugjatëve, e autorizuar nga qeveria federale për të ndihmuar refugjatët në fillimin e një jete të re.

“Edhe një pauzë e shkurtër në program mund të ketë një ndikim shkatërres mbi të zhvendosurit nga dhuna, persekutimi, familjet e ndara nga oqeanet dhe kontinentet dhe komunitetet tona që përqafojnë frympën e mikpritjes së përjetshme në kombin tonë të madh”, shkroi ai.

Fundi i azilit dhe aplikacionit ‘CBP One’

Një nga urdhrat e Presidentit Trump kërkon dëbimin e menjëhershëm të emigrantëve që kanë kaluar kufirin në mënyrë të pashtëligjshme, pa pasur mundësi të paraqesin kërkesa për azil.

Menjëherë pas inaugurimit të Presidentit Trump, Agjencia e Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare tha në një njoftim në faqen e saj se agjencia nuk do ta përdorë më aplikacionin ‘CBP One’, që kishte lehtësuar hyrjen ligjore të afro 1 milion njerëzve në Shtetet e Bashkuara.

“Kam vëllezërit në Shtetet e Bashkuara. Doja të shkoja atje, sepse vendi im është i rrezikshëm. Mendoj se SHBA është vendi i vetëm që nga ofron siguri. Gjithashtu dua të jem me familjen time dhe t’u sigurojë të ardhme më të mirë fëmijëve të mi”, thotë Denila Alabarado, emigrante nga Hondurasi, të cilës i është anuluar takimi që kishte caktuar në aplikacionin ‘CBP One’.

Aplikacioni u mundësonte emigrantëve që të aplikonin për të ardhur në kufi dhe pastaj të aplikonin për lirim me kusht humanitar ose forma të tjera të shqyrtimit ligjor. Përdorimi i lirimit me kusht nën sistemin ‘CBP One’ ishte pjesë e përpjekjeve të gjera të administratës së ish-Presidentit Biden për të menaxhuar fluksin e emigrantëve dhe për të ofruar rrugë të ligjshme për të hyrë, në vend të kalimit të jashtëligjshëm të kufirit nga individët.

Megjithatë, lirimi me kusht i dhënë përmes aplikacionin ‘CBP One’ nuk garantonte status të përhershëm ligjor, por u mundësonte individëve të qëndronin përkohësisht dhe në disa raste, të aplikonin për leje pune gjatë shqyrtimit të kërkesës së tyre për azil.

Njoftimi nga aplikacioni ‘CBP One’ konfirmon gjithashtu se të gjitha takimet ekzistuese në të janë anuluar.

Shtetësia për të lindurit në tokën amerikane

Presidenti Trump nënshkroi edhe një urdhër që shfuqizon të drejtën që gëzojnë individët e lindur brenda SHBA-ve për marrjen automatikisht të shtetësisë amerikane.

Kjo e drejtë garantohet nga amendamenti 14 i kushtetutës amerikane. Veprimet e administratës së re po përballen me sfida të mëdha ligjore pas këtij veprimi.

Unioni i të Drejtave Civile në Kaliforninë Veriore, një organizatë jofitimprurëse në Shtetet e Bashkuara që angazhohet për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të garantuara me ligjet dhe kushtetutën amerikane, tha në një letër dërguar mediave se “janë gati”.

“Jemi gati ta bëjmë përsëri, që nga dita e parë e administratës së dytë Trumë. Ne do të mbrojmë të drejtat e emigrantëve për një proces të rregullt, përballë dëbimeve masive”, thuhej në email./VOA

3 JAVE ME PARE

Marc Rubio bën betimin si Sekretar i Shtetit amerikan: Falenderoj presidentin Trump për besimin e tij

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
betimi

SHBA- Senatori i Floridës, Marco Rubio, sapo ka bërë betimin si Sekretari i ardhshëm i Shtetit i SHBA-së. Senati e konfirmoi të hënën vonë, duke e bërë atë anëtarin e parë të kabinetit të Trump që merr miratimin e Kongresit. Rubio është tashmë diplomati më i lartë amerikan i vendit, duke mbikëqyrur më shumë se 70,000 punonjës federalë që punojnë për Departamentin e Shtetit të SHBA.

“Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme. Nuk do të ishte e mundur pa bekimet e Zotit. Jam i nderuar dhe i privilegjuar, njohës i përgjegjësisë dhe dua të falënderoj Presidentin Trump për besimin e tij. Ne do të punojmë shumë çdo sekondë të ditës për ta ndihmuar atë të arrijë axhendën që populli amerikan i ka dhënë për të arritur”, tha Rubio gjatë fjalimit të tij pas betimit.

Ai tha gjithashtu se Trump do të vendosë në radhë të parë interesat e Amerikës.

“Për sa i përket detyrave përpara… Presidenti Trump u zgjodh për të mbajtur premtimet dhe ai do t'i mbajë ato premtime. Dhe premtimi i tij kryesor kur bëhet fjalë për politikën e jashtme është se prioriteti i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara do të jenë Shtetet e Bashkuara. Do të jetë më tej interesat kombëtare të këtij vendi”, tha Rubio.

Sekretari i Shtetit theksoi se Trump është i fokusuar në promovimin e paqes dhe ai tregoi dhe tre pyetje që do ta udhëheqin vetë Rubion në detyrën e re.

“Çdo gjë që bëjmë duhet të justifikohet me përgjigjen e njërës prej tre pyetjeve: A na bën më të fortë? A na bën më të sigurt? Dhe a na bën më të begatë? Nëse nuk bën një nga këto tre gjëra, ne nuk do ta bëjmë”, tha Rubio.

3 JAVE ME PARE

Presidenti Trump shpalos vizionin për një Amerikë më të guximshme dhe më të madhe në ditën e parë të mandatit të dytë

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
Trump

SHBA- Presidenti Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë të hënën, duke njoftuar veprime të shumta ekzekutive për çështjet kryesore si emigracioni dhe energjetika. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell Presidenti Trump, në fjalimin e tij të parë si President, premtoi gjithashtu se do të zgjerojë territorin e Shteteve të Bashkuara, siç tha ai, deri në Mars. Në ditën e parë të mandatit të dytë, Presidenti Donald Trump shpalosi vizionin për një Amerikë më të guximshme dhe më të madhe.

“Shtetet e Bashkuara do të bëhen sërish një komb që rrit pasurinë, zgjeron territorin, ndërton qytete, rrit pritshmëritë tona dhe mbart flamurin tonë në horizonte të reja dhe të bukura. Ne do të ndjekim fatin tonë deri në hapësirë, duke dërguar astronautët amerikanë për të vendosur flamurin tonë në planetin Mars”, tha Presidenti Trump.

Më pas ai filloi punën duke nënshkruar një mori urdhrash ekzekutivë. Ai tha se ato përfshijnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në kufirin jugor, gjë që mundëson dërgimin e trupave në kufi dhe shpalljen e energjetikës si urgjencë kombëtare. Kjo mundëson rritjen e shpimeve në tokë për të nxjerrë më shumë naftë. Ai gjithashtu deklaroi se ka vetëm dy gjini, mashkull ose femër, dhe tha se do të urdhëronte që Gjiri i Meksikës të riemërohej si Gjiri i Amerikës.

Historianët thonë se Presidenti Trump përdori fjalimin që tradicionalisht ka qëllim të bashkojë vendin për të portretizuar një të ardhme me të cilën shumë amerikanë mund të mos pajtohen.

“Fjalimi ishte më pak një fjalim inaugurues dhe më shumë një fjalim që mbahet në Kongres për gjendjen në vend. Ai renditi një sërë idesh e projektesh, nga deportimi i emigrantëve, deri te rimarrja e kontrollit mbi Kanalin e Panamasë. Fjalimi ishte një përzierje e zemërimit, gënjeshtrave dhe termave bullizues. Kjo nuk është diçka që kemi dëgjuar më parë nga fjalimet inauguruese”, thotë për Zërin e Amerikës profesor Jeremi Suri nga Universiteti i Teksasit në Austin.

Mijëra mbështetës të Presidentit Trump erdhën në Uashington nga i gjithë vendi duke thënë se politikat e tij kanë rëndësi për ta.

“Ai po rikthen gjykimin e shëndoshë në vend. Shumë njerëz mendojnë se ne jemi shumica e heshtur dhe kjo do të na japë mundësinë të flasim me zë të lartë dhe të mos kemi frikë të themi të vërtetën dhe të flasim me logjikë të shëndoshë”, thotë Melanie Voll, banore Cleveland.

Menjëherë pas inaugurimit, Presidenti Trump foli me një grup më të vogël mbështetësish në Kapitol dhe përsëriti pretendimet se zgjedhjet e vitit 2020 ishin “plotësisht të manipuluara”, një pretendim për të cilin nuk ka prova.

“Mendoj se ky ishte një fjalim më i mirë se sa ai që mbajta më parë, apo jo? Unë mendoj se ky është më i mirë”, tha Presidenti Trump. Disa nga mbështetësit e fuqishëm të Presidentit Trump shprehën gëzimin e tyre.

“Kështu duket një fitore e vërtetë”, tha miliarderi Elon Musk.

Zoti Musk ishte njëri nga miliarderët që morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit. Organizatat që merren me mbrojtjen e konsumatorëve po japin alarmin për disa nga lëvizjet më të heshtura të presidentit të ri, që synojnë të zbusin disa rregullore. Ata thonë se nga këto vendime do të përfitojnë kompanitë e miliarderëve.

“Administrata e ardhshme e Trumpit dëshiron të pezullojë një sërë rregullash dhe të heqë një sërë masash mbrojtëse për publikun, me kërkesë të atyre që janë më të pasurit mes nesh, për shkak të interesave të veçanta të korporatave. Ata përfitojnë kur ne nuk kemi masa mbrojtëse”, thotë Lisa Gilbert, presidente e organizatës joqeveritare ‘Public Citizen’.

Historianët dhe analistët thonë se nuk është e qartë se sa nga veprimet e ditës së parë të Presidentit Trump, të cilat zyrtarët thonë se janë mbi 100, do të funksionojnë kur të sfidohen ligjërisht. Për këtë përgjigje, thonë ata, duhet pritur./VOA

3 JAVE ME PARE

“Do t’i jap fund konfliktit në Ukrainë për 24 orë”/ Trump: Kam ende gjysmë dite kohë! Lufta nuk duhet të kishte filluar kurrë

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
Donald Trump

SHBA- Presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump tha se kishte ende gjysmë dite për të gjetur një zgjidhje diplomatike për konfliktin e Ukrainës. Në mes të ditës së inaugurimit të tij të hënën, gazetarët e pyetën Trumpin nëse do të ishte në gjendje të mbante premtimin që ai bëri vazhdimisht gjatë fushatës. Presidenti amerikan përsëriti gatishmërinë e tij për tu takuar me homologun e tij rus Vladimir Putin me synimin për të gjetur një zgjidhje diplomatike të krizës.

“Epo, është vetëm gjysmë dite. Më ka mbetur edhe një gjysmë dite. Do të shohim. Ne do të përpiqemi ta bëjmë atë sa më shpejt të jetë e mundur. E dini, lufta me Ukrainën dhe Rusinë nuk duhet të kishte filluar kurrë. Unë do të shpresoja se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje,” tha Trump. 

Trump shtoi se ai u bashkua mirë me Putinin”gjatë mandatit të tij të parë. Ndërsa i zgjedhuri i tij për Sekretarin e Shtetit të SHBA, Marco Rubio, tha të hënën se nuk mund të thoshte se kur do të përfundonin armiqësitë midis Moskës dhe Kievit, por tha se secila palë do të duhet të pranonte “diçka” për të zgjidhur konfliktin.

3 JAVE ME PARE

FOTO/ Trump mbyll kufirin me Meksikën, emigrantët shpërthejnë në lot

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
foto ilustruese

SHBA- Emigrantët shpërthejnë në lot pasi Trump mbylli aplikacionin CBP One disa momente pasi u betua si president. Siç shihet edhe në pamje një grua emigrante është me lot në sy pasi presidenti Trump mbylli aplikacionin që e bënte më të lehtë për emigrantët kalimin në SHBA. Ajo kishte shpresuar të kalonte në El Paso nga qyteti fqinj meksikan i Ciudad Juarez kur aplikacioni papritmas u mbyll. 

Gjithashtu në një gjendje dëshpërimi ishte emigranti kuban Yaime Perez, i cili kishte shpresuar të përdorte aplikacionin CBP One për të kaluar në Shtetet e Bashkuara dhe për të kërkuar azil. Çdo takim i pazgjidhur në aplikacion u anulua në mënyrë efektive kur Trump mori detyrën, duke shkaktuar panik tek ata që dëshironin të hynin në SHBA.

CBP One u përdor nga administrata Biden për të ndihmuar në përshpejtimin e hyrjes së emigrantëve në SHBA, dhe u përdor nga rreth një milion njerëz që nga krijimi. Aplikacioni mund të përdoret për të krijuar takime për azilkërkuesit dhe ishte gjithashtu i popullarizuar në mesin e turistëve duke i ndihmuar ata të shpejtojnë rrugën e tyre përmes doganave të aeroportit.

“Në fuqi nga 20 janari 2025, funksionalitetet e CBP One që më parë i lejonin të huajt pa dokumente të dorëzonin informacione paraprake dhe të caktonin takime në tetë portet kufitare jugperëndimore të hyrjes nuk janë më të disponueshme dhe takimet ekzistuese janë anuluar”, thuhet në faqen e internetit të CBP. 

3 JAVE ME PARE

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv që i ndalon dhënien e nënshtetësisë amerikane fëmijëve të emigrantëve pa dokumente

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
Donald Trump

SHBA- Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që kërkon tu ndalojë nënshtetësinë amerikane fëmijëve të emigrantëve pa dokumente të lindur në Shtetet e Bashkuara. Ky urdhër ka si qëllim t’i japë fund një të drejte që Kushtetuta e SHBA e ka garantuar për më shumë se 150 vjet.

Urdhri ekzekutiv, i cili do të zbatohej për çdo foshnjë të lindur pas 19 shkurtit, pritet të kundërshtohet shpejt në gjykatë duke qenë se do të përbënte një shmangie të jashtëzakonshme nga interpretimi historik i Amendamentit të 14-të të Kushtetutës, i cili thotë se “të gjithë personat e lindur” në Shtetet e Bashkuara “janë shtetas të Shteteve të Bashkuara dhe të shtetit ku ata banojnë”.

Trump duket se po kërkon të ndryshojë rregullat në mënyrë që fëmijët e emigrantëve pa dokumenta që jetojnë në SHBA të mos konsiderohen më automatikisht shtetas amerikanë. Pas inaugurimit të tij, ai nënshkroi gjithashtu një shpallje që u jep zyrtarëve autoritetin për të "zmbrapsur, riatdhesuar ose larguar" emigrantët derisa "pushtimi në kufirin jugor ka pushuar". 

3 JAVE ME PARE

Pezullim 90-ditor kudo/ Trump i jep goditjen e madhe ndihmës së SHBA-ve te vendet e huaja: Qëllimi për të mbrojtur interesat e vendit

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
Donald Trump

SHBA- Presidenti Donald Trump ka firmosur dje urdhrin ekzekutiv për rivlerësimin dhe rishikimin e ndihmës së huaj nga SHBA-të. Qëllimi është të parandalohet që paratë e taksapaguesve amerikanë të bien në duart e grupeve që punojnë kundër SHBA-së ose që promovojnë axhendat e 'diversitetit, barazisë, përfshirjes'.

Urdhri ekzekutiv vjen ndër të parët që u nënshkrua nga Trump pasi u betua në detyrë për një mandat të dytë. Ajo sinjalizon dëshirën e tij për të sjellë shpenzimet e ndihmës së huaj në përputhje me axhendën e tij të politikës Amerika e Parë dhe për ta sinkronizuar atë me punën e Departamentit të Shtetit.

Trump lëshoi ​​një direktivë të titulluar "Rivlerësimi dhe riorganizimi i ndihmës së huaj të Shteteve të Bashkuara", duke ndaluar përkohësisht programet e ndihmës së huaj për 90 ditë për të kryer një auditim. Kjo nismë është krijuar për të siguruar që ndihma e SHBA-së të përputhet me interesat kombëtare. Pezullimi zbatohet në mënyrë specifike për "ndihmën për zhvillim", e cila përfshin financimin për zhvillimin ekonomik, social dhe politik në vendet e huaja.

Njoftimi i Plotë:

RIVLERËSIMI DHE RIBASHKIMI I NDIHMËS SË HUAJ TË SHTETEVE TË BASHKUARA

URDHËR EKZEKUTIV

20 janar 2025

Me autoritetin që më është dhënë si President nga Kushtetuta dhe ligjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, urdhërohet:

Seksioni 1. Qëllimi .  Industria e ndihmës së huaj dhe burokracia e Shteteve të Bashkuara nuk janë në linjë me interesat amerikane dhe në shumë raste janë në kundërshtim me vlerat amerikane. Ato shërbejnë për të destabilizuar paqen botërore duke promovuar ide në vendet e huaja që janë drejtpërdrejt të kundërta ndaj marrëdhënieve harmonike dhe të qëndrueshme brenda dhe ndërmjet vendeve.

Sec. 2. Politika .   Është politika e Shteteve të Bashkuara që asnjë ndihmë e huaj e mëtejshme e Shteteve të Bashkuara të mos jepet në një mënyrë që nuk përputhet plotësisht me politikën e jashtme të Presidentit të Shteteve të Bashkuara. 

Sec. 3. (a)  pauzë 90-ditore në ndihmën për zhvillimin e jashtëm të Shteteve të Bashkuara për vlerësimin e efikasitetit programor dhe konsistencës me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.  Të gjithë drejtuesit e departamenteve dhe agjencive me përgjegjësi për programet e ndihmës së huaj për zhvillim të Shteteve të Bashkuara do të ndalojnë menjëherë detyrimet dhe disbursimet e reja të fondeve të ndihmës zhvillimore për vendet e huaja dhe organizatat joqeveritare zbatuese, organizatat ndërkombëtare dhe kontraktorët në pritje të rishikimeve të këtyre programeve për efikasitet dhe konsistencë programore. me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, të kryhet brenda 90 ditëve nga ky urdhër. Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit (OMB) do ta zbatojë këtë pauzë nëpërmjet autoritetit të saj të ndarjes.

(b)   Rishikimet e programeve të ndihmës së huaj të Shteteve të Bashkuara.   Rishikimet e çdo programi të ndihmës së huaj do të urdhërohen nga departamenti përgjegjës dhe drejtuesit e agjencive sipas udhëzimeve të dhëna nga Sekretari i Shtetit, në konsultim me Drejtorin e OMB.

(c)   Përcaktimet. Drejtuesit e departamenteve dhe agjencive përgjegjëse, në konsultim me drejtorin e OMB-së, do të marrin vendime brenda 90 ditëve nga ky urdhër nëse do të vazhdojë, modifikohet ose ndërpritet çdo program i ndihmës së huaj bazuar në rekomandimet e rishikimit, me pëlqimin e Sekretarit të Shtetit.

(d)   Rifillimi i financimit të ndërprerë të ndihmës zhvillimore.  Detyrimet dhe disbursimet e reja të fondeve të huaja të ndihmës për zhvillim mund të rifillojnë për një program përpara përfundimit të periudhës 90-ditore nëse kryhet një rishikim dhe Sekretari i Shtetit ose i emëruari i tij , në konsultim me Drejtorin e OMB , vendosin të vazhdojnë. programi në të njëjtën formë ose të modifikuar. Për më tepër, çdo program dhe detyrim tjetër i ri i ndihmës së huaj duhet të miratohet nga Sekretari i Shtetit ose i emëruari i tij, në konsultim me Drejtorin e OMB-së.

(e)  Heqja dorë. Sekretari i Shtetit mund të heqë dorë nga pauza në seksionin 3(a) për programe specifike.  

Sec. 4. Dispozitat e Përgjithshme. (a) Asgjë në këtë renditje nuk do të interpretohet se dëmton ose ndikon ndryshe:

(i) autoriteti i dhënë me ligj një departamenti ose agjencie ekzekutive, ose drejtuesit të tij; ose

(ii) funksionet e Drejtorit të Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit në lidhje me propozimet buxhetore, administrative ose legjislative.

(b) Ky urdhër do të zbatohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në varësi të disponueshmërisë së ndarjeve buxhetore.

(c) Ky urdhër nuk ka për qëllim dhe nuk krijon ndonjë të drejtë ose përfitim, thelbësor ose procedural, të zbatueshëm me ligj ose me barazi nga ndonjë palë kundër Shteteve të Bashkuara, departamenteve, agjencive ose subjekteve të saj, oficerëve, punonjësve të saj , ose agjentë, ose ndonjë person tjetër.

SHTËPIA E BARDHË, 20 janar 2025

3 JAVE ME PARE

Trump pezullon për 90 ditë ndihmat ndërkombëtare/ Çfarë dihet deri më tani?

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
Donald Trump

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv të hënën, i cili pezullon përkohësisht të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare të SHBA-së për 90 ditë, derisa të shqyrtohen nëse ato janë në përputhje me objektivat e tij politike.

Ende nuk është e qartë se si do të ndikojë ky vendim te programet aktuale të SHBA-së për ndihma, pasi financimi për shumë programe tashmë është miratuar nga Kongresi amerikan dhe duhet të shpenzohet, nëse nuk është shpenzuar ende.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur Ambasadën e SHBA-së dhe Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), nëse ky vendim do të ndikojë në ndonjë mënyrë në ndihmat e parapara për Kosovën, por deri më tani, nuk ka marrë përgjigje.

Në uebfaqen e USAID-it thuhet se, që nga viti 1999, mbi një miliard dollarë janë shpenzuar për zhvillimin e Kosovës.

Në tetor të vitit të kaluar, USAID-i shënoi 25-vjetorin e themelimit në Kosovë, ku ka zhvilluar programe për luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër dezinformimit dhe avokimin e mediave të pavarura, forcimin e shoqërisë civile dhe demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Në gusht të vitit 2024, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e nënshkroi një grant me USAID-in, i cili ofronte ndihmë shtesë për institucionet e Kosovës në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh.

Granti ishte pjesë e marrëveshjes së arritur më parë në vlerë prej rreth 146 milionë dollarësh, që synonte ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët, rritjen e përgjegjësisë së institucioneve dhe menaxhimin më efikas.

Aktualisht, USAID-i në Kosovë është duke financuar një mori aktivitetesh. Ndër to janë:

Ndihmat e tilla kanë vazhduar edhe gjatë periudhës kur SHBA-ja dhe BE-ja kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendime që kryesisht kanë të bëjnë me jetesën e serbëve në katër komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, si heqja nga përdorimi e dinarit serb, shpronësimi në veri të Kosovës për ndërtimin e bazave policore, mbyllja e institucioneve paralele që funksionojnë sipas sistemit serb, etj.

Ndihmësadministratorja në Byronë për Evropë dhe Euroazi në USAID, Erin Elizabeth McKee - pjesë e administratës së ish-presidentit amerikan, Joe Bien - kishte thënë gjatë vizitës së saj në Kosovë vitin e kaluar se fokusi i USAID-it në të ardhmen do të jetë mbështetja e realizimit të reformave në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

"Kjo është një mundësi reale për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që të ecin përpara në anëtarësimin në BE dhe të jenë në gjendje jo vetëm t’i kalojnë reformat, por t'i zbatojnë ato në një mënyrë kuptimplote", kishte thënë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Por, urdhri, ndër shumë të tjerë që Trumpi nënshkroi në ditën e tij të parë pas kthimit në detyrë, tha se “industria dhe burokracia e ndihmës ndërkombëtare nuk janë në përputhje me interesat amerikane dhe në shumë raste janë të kundërta me vlerat amerikane”.

Tutje, aty thuhet se këto ndihma “shërbejnë për të destabilizuar paqen botërore duke promovuar ide në shtetet e huaja që janë drejtpërdrejt të kundërta me marrëdhëniet harmonike dhe stabile brenda dhe midis shteteve”.

Si pasojë, Trump shpalli se “nuk do të shpërndahen më ndihma ndërkombëtare nga Shtetet e Bashkuara në një mënyrë që nuk është plotësisht në përputhje me politikën e jashtme të presidentit të Shteteve të Bashkuara”.

Javën e kaluar, sekretari i ri amerikan i Shtetit, Marco Rubio, iu tha anëtarëve të Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit se “çdo dollar që shpenzojmë, çdo program që financojmë dhe çdo politikë që ndjekim, duhet të justifikohet me përgjigjen ndaj tri pyetjeve të thjeshta”.

“A e bën Amerikën më të sigurt? A e bën Amerikën më të fuqishme? A e bën Amerikën më të pasur?”, tha ai.

Urdhri i nënshkruar nga Trumpi e lë në dorë të Rubios ose përfaqësuesit të tij për të përcaktuar se nëse një ndihmë është në përputhje me politikat apo jo, në konsultim me Zyrën e Menaxhimit dhe Buxhetit.

Departamenti i Shtetit dhe Agjencia Amerikane për Ndihmën Ndërkombëtare janë agjencitë kryesore që mbikëqyrin ndihmën ndërkombëtare.

Trump ka kritikuar prej kohësh ndihmën ndërkombëtare, pavarësisht faktit se ndihma e tillë zakonisht përbën rreth 1 për qind të buxhetit federal, përveç rrethanave të jashtëzakonshme siç janë miliardat e armatimeve të dhëna Ukrainës.

Trump ka qenë kritik ndaj shumës së dërguar në Ukrainë për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes së saj kundër pushtimit të Rusisë.

Llogaritja e fundit zyrtare e ndihmës ndërkombëtare në administratën e Bidenit tregon se 68 miliardë dollarë janë angazhuar për programe jashtë shtetit që shtrihen nga ndihmat për katastrofa deri te shëndeti dhe iniciativa pro demokracisë në 204 shtete dhe rajone.

Disa nga marrësit më të mëdhenj të ndihmës amerikane, Izraeli me 3.3 miliardë dollarë në vit, Egjipti me 1.5 miliard dollarë në vit dhe Jordania me 1.7 miliard në vit besohet se do të shohin ulje dramatike në financim, pasi këto shuma janë të përfshira në pako afatgjata që datojnë nga dekada më parë dhe në disa raste janë të rregulluara nga obligime traktatesh.

Financimi për agjencitë e OKB-së, përfshirë agjencitë për ruajtjen e paqes, të drejtat e njeriut dhe refugjatët, kanë qenë tradicionalisht shënjestra për administratat republikane. Administrata e parë e Trumpit e nisi reduktimin e shpenzimeve për ndihmën ndërkombëtare, duke pezulluar pagesat për disa agjenci të OKB-së, përfshirë Fondin e Popullsisë të OKB-së dhe financimin për Autoritetin Palestinez./REL

3 JAVE ME PARE

Nga CNN, tek BILD ja si po e komenton shtypi ndërkombëtar rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
Donald Trump 

SHBA- Orët e para të Donald Trump si president i ri i Shteteve të Bashkuara monopolizojnë titujt e shtypit ndërkombëtar. Nga CNN dhe BBC, tek Liberation dhe Bild, mediat ndërkombëtare po raportojnë për ndryshimet e shkaktuara nga 78 urdhrat ekzekutivë që ai nënshkroi. Rrjeti amerikan CNN i referohet veprimeve të gjera ekzekutive të ndërmarra nga Donald Trump që në 24 orët e para të mandatit të tij.

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e

Në faqen e saj të parë, ai thekson se banori i ri i Shtëpisë së Bardhë nuk humbi kohë në avancimin e agjendës së tij politike duke nënshkruar dhjetëra urdhra ekzekutivë që mund të riformësojnë ndjeshëm politikën amerikane.

The Guardian

Deklarata e Trump: “Zoti më shpëtoi për ta bërë Amerikën sërish të madhe” titullohet shkrimi kryesor i The Guardian. Artikujt e mëposhtëm raportojnë për orët e para të Donald Trump si president i SHBA, duke përfshirë iniciativat e tij për imigracionin.

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e

BBC
Në një artikull të titulluar: "Trump fal rreth 1600 njerëz që sulmuan Capitol Hill, nënshkruan urdhrat e parë ekzekutiv të presidencës së tij", BBC fokusohet në një nga 78 dokumentet e para të nënshkruara nga presidenti i ri amerikan.

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e

Financial Times

Gazeta financiare “Financial Times” zgjodhi për faqen e saj të parë një foto të presidentit të sapozgjedhur me gruan e tij Melania dhe djalin e tyre dhe titullin “Fillon epoka e artë e Amerikës”.

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e

Le Liberation: Rishkrimi i historisë

Gazeta franceze “Liberation” në faqen e saj të parë i referohet vendimeve të firmosura nga presidenti i 47-të i SHBA-së që në ditën e parë të mandatit të tij.

 

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e

Në artikullin e tij të titulluar "Trump i urdhrave ekzekutivë: furia ekzekutive e orëve të para të presidencës së tij" thuhet se presidenti amerikan "ka filluar të përmbushë disa nga premtimet e tij më radikale dhe më të diskutueshme, duke filluar edhe një herë të rishkruajë historinë. peizazhi, kushtet dhe rregullat”.

BILD: Kjo nënshkrim ndryshon botën

Bild gjerman përmend edhe urdhrat ekzekutivë, në një botim me titull: “Kjo nënshkrim ndryshon botën. Tarifat, klima, imigracioni: çfarë po planifikon presidenti i ri i SHBA-së”.

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e

“Trump nisi dhe shkaktoi një “tërmet” të vërtetë të urdhrave ekzekutivë në ditën e parë të presidencës së tij”, thuhet në artikull.

 

3 JAVE ME PARE

Rikthimi i presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë/ Berisha: Mbështetje e çmuar për shqiptarët! Udhëheqja e tij do ta bëjë botën më të sigurt

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur ditën e sotme inaugurimin e Presidentit të SHBA, Donald Trump. Në një deklaratë për mediat, Berisha ka deklaruar se sipas tij rikthimi i Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, është një mbështetje e çmuar për shqiptarët.

Berisha shprehet se  nën udhëheqjen e presidentit Trump, fuqia e SHBA, do të bëjë këtë vend, por edhe mbarë botën, më të lirë dhe më të sigurt. Sipas Berishës kthimi i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë shënon fundin e përdorimit të parave të taksapaguesve amerikanë dhe fuqisë së tyre kundër opozitave konservatore në botë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Rikthimi i Donald Trump si presidenti i 47 i SHBA është rikthimi me votën e lirë, më i fuqishëm, më i jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit.
Rikthimi i presidentit Donald Trump ishte një mrekulli e vërtetë për kombin e madh amerikan, por edhe për mbarë botën.
Zoti i shpëtoi jetën Donald Trump dhe kombi i tij i madh e zgjodhi president për të shptuar SHBA, lirinë, paqen dhe sigurinë në botë.
Nga sot, nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump, fuqia e pakrahasueshme e SHBA, do të bëjë këtë vend, por edhe mbarë botën, më të lirë dhe më të sigurt.
Rikthimi i presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë është shpëtimi i SHBA, dhe jo vetëm i tyre, nga vërshimi politik, kulturor, social në politikën zyrtare të administratës amerikane i ekstremit të majtë marksist-leninist, dhe përtej marksist-sorosian, që me flamurin e censurës uoke kulture, dhe sulmin ndaj familjes dhe identitetit gjinor njerëzor, përbën një rrezik madhor për qytetërimin perëndimor dhe njerëzimin në tërësi.
Nga sot, me presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, liria e fjalës dhe mendimit janë më të garantuara.
Trashëgimia dhe kultura tradicionale e kombeve, familja dhe identiteti njerëzor janë më të mbrojtura dhe më të sigurta se ndonjëherë më parë.
Kthimi i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë shënon fundin e përdorimit të parave të taksapaguesve amerikanë dhe fuqisë së tyre kundër opozitave konservatore në botë.
Shënon fundin e shndërrimit të fondacioneve të superspekulantit, kryekorrupturit dhe kryecensorit të planetit, Soros, de facto në ambasadën në hijie të SHBA, së bashku me diplomacinë zyrtare mbështetën axhendën e ekstremit të majtë, përfshi këtu shndërrimin e sistemit të drejtësisë në degë të ekzekutivit të qeverive të majta, përdorimin e tij njëlloj si në SHBA për persekutimin, arrestimin dhe burgosjen e kundërshtarëve politikë konservatorë.
Mbështetën politikën e pajtimit me krimin, drogën dhe në rastin konkret ndërtimin në Shqipëri të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.
PD u përball këto vite me përpjekjet korruptive të Edi Ramës dhe Xhorxh Soros kundër saj, me angazhimin direkt të diplomacisë së ndikuar nga Sorosi në persekutimin e udhëheqjes politike të kësaj partie, përpjekjen për shndërrimin e saj në fasadë-opozitë dhe asgjësimin e saj.
Por, me gjithë këto, PD qëndroi dhe është sot e vendosur të bashkpëunojë ngushtë me Partinë Republikane, administratën e presidentit Donald Trump për marrëdhëniet me të ngushta miqësore midis dy vendeve dhe dy kombeve tona.
PD është shumë e inkurajuar nga zotimi i presidentit Donald Trump për të shpallur grupe terroriste të karteleve të drogës. Ky zotim është një mbështetje tejet e çmuar për qytetarët shqiptarë, që përjetojnë narkodiktaturën e Edi Ramës dhe klaneve rajonale e ndërkombëtare të drogës, me të cilat ai ndan pushtetin.
Duke përfunduar, PD si një partnere dhe mike e vërtetë e Partisë Republikane dhe SHBA që nga themelimi i saj, i dërgon sot presidentit të 47 të SHBA, Donald Trump, urimet më të përzemërta për sukseset më të mëdha në udhëheqjen e vendosur e vizionare të SHBA në interesin më të mirë të vendit, udhëheqës të botës së lirë, miqve dhe aleatëve të tij në mbarë botën.

3 JAVE ME PARE

Dita e parë e Trump në Shtëpinë e Bardhë/ Analiza: Lëvizje të guximshme dhe premtime të mëdha

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
Donald Trump

SHBA- Në ditën e tij të parë në detyrë, Presidenti Donald Trump nuk humbi kohë, duke ndërmarrë hapa të rëndësishëm. Nga nënshkrimi i urdhrave ekzekutivë deri te mbajtja e një fjalimi të zjarrtë gjatë inaugurimit, ai hodhi themelet për vizionin e tij të guximshëm për Amerikën.

Qoftë trajtimi i emigracionit, zotimi për të hequr politikat kryesore nga administrata Obama, apo theksimi i qasjes së tij “Amerika e para”, veprimet e Trump në ditën e tij të parë në detyrë, vendosën tonin për atë që premton të jetë një presidencë e diskutueshme dhe shndërruese.

Tregjet ishin të paqëndrueshme. Dollari fillimisht u dobësua pasi fjalimi inaugurues i Trump nuk shpalli në mënyrë eksplicite tarifat, por u rrit pasi ai tha se SHBA mund të vendosë taksa 25 % ndaj Meksikës dhe Kanadasë.

Trump e shtyu ndalimin e TikTok, por tha se ai “me siguri mund” të vendoste tarifa ndaj Kinës, nëse Pekini nuk do të miratonte një marrëveshje për t’i shitur aplikacionin një kompanie amerikane.

Presidenti Trump nënshkroi një sërë urdhrash ekzekutivë, që nisën tërheqjen e SHBA nga marrëveshjet e Parisit për klimën dhe OBSH, urdhëroi vendosjen e trupave në kufirin me Meksikën, fali rreth 1,500 protestues të 6 janarit dhe rifilloi lejimin e terminaleve të eksportit të gazit natyror. Ai gjithashtu anuloi 78 direktiva të epokës Biden.

Ai tha se do të takohej me presidentin rus Vladimir Putin, i cili më herët të hënën tha se Moska ishte e hapur për dialog mbi luftën e saj në Ukrainë.

Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv, që urdhëron Shtetet e Bashkuara të tërhiqen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në një lëvizje që do të shënonte një pengesë të madhe për financimin global të shëndetësisë.

Presidenti i SHBA e quajti urdhrin ekzekutiv “të madh” përpara se ta nënshkruante atë. Organizmi shëndetësor global me bazë në Gjenevë mbështetet shumë te SHBA për financim, me rreth një të pestën e buxhetit të tij vjetor, që vjen nga donacionet e qeverisë amerikane.

Gjithashtu, nënshkroi një urdhër ekzekutiv, që revokon lejet e sigurisë së 51 ish-zyrtarëve të inteligjencës – përfshirë pesë ish-drejtorë të CIA-s – duke i akuzuar ata për përpjekje për të “ndikuar në zgjedhjet amerikane”.

Të gjithë zyrtarët nënshkruan një letër në vitin 2020 duke argumentuar se emailet e gjetura në laptopin e djalit të Joe Biden Hunter ishin pjesë e një fushate dezinformimi ruse. Trump ishte zotuar në gjurmët e fushatës për të kërkuar ndëshkim.

Pentagoni tha se është i përkushtuar për të zbatuar urdhrat e Trump për të hartuar një plan për vendosjen e trupave në kufirin SHBA-Meksikë.

Së bashku me një mori urdhrash të përqendruar te emigracioni, Donald Trump po synon t’i japë fund marrjes së nënshtetësinë automatike për fëmijët e emigrantëve të lindur në SHBA në vend ilegalisht, për të filluar 30 ditë nga sot.

Trump revokoi një urdhër ekzekutiv jodetyrues të nënshkruar nga Biden, që synonte të bënte gjysmën e të gjitha automjeteve të reja të shitura në vitin 2030 elektrike.

Një tjetër urdhër ekzekutiv riklasifikoi mijëra punonjës federalë si të punësuar politikë, duke e bërë shumë më të lehtë shkarkimin e tyre.

Më tej, Trump shpalli një emergjencë kombëtare të energjisë si pjesë e një breshëri veprimesh dhe përpjekjesh pro karburanteve fosile, për të “shpalosur” prodhimin tashmë të lulëzuar të energjisë në SHBA, që përfshinte gjithashtu kthimin e kufizimeve në shpimet për naftë në Alaskë dhe ndalimin e një ndalimi në eksportet e gazit.

Presidenti Trump nënshkroi një urdhër për të hequr “udhëzimet e ideologjisë gjinore” nga komunikimi, politikat dhe format e qeverisë federale. Urdhri e bën politikën zyrtare, me “vetëm dy gjini, mashkull dhe femër”. / Monitor

3 JAVE ME PARE

Trump nënshkruan vendimin për shtyrjen e bllokimit të Tik-Tok në SHBA për 75 ditë

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
Trump Trump

SHBA- Presidenti Donald Trump Trump nënshkroi të hënën pasi mori detyrën një vendim që vonon zbatimin e ndalimit të TikTok në SHBA për 75 ditë. Vendimi i drejtohet Departamentit të Drejtësisë të SHBA, që të mos zbatojë Aktin e Aplikimeve të Kontrolluara nga Kundërshtarët e Huaj, i cili kaloi me mbështetje të gjerë dypartiake në Kongres dhe u nënshkrua në prill nga ish-presidenti Joe Biden.

Ligji kërkon që duke filluar nga 19 janari, TikTok të ndalohet në Shtetet e Bashkuara, përveç nëse i shet një blerësi nga Amerika ose një prej aleatëve të saj, një pjesë të pronësisë. Ligji i jep presidentit diskrecion të gjerë se si të zbatojë ndalimin. Premtimi i Trump në një postim të Truth Social, se ai do të nënshkruante një veprim ekzekutiv të hënën në mënyrë që ligji të mos zbatohet, ​​ishte i mjaftueshëm për TikTok, i cili u mbyll për rreth 14 orë dhe u rikthye të dielën pasdite më 19 janar.

Vendimi thotë se vonesa prej 75 ditësh do të ndihmojë administratën Trump të përpiqet të përcaktojë rrugën e duhur dhe një mënyrë të rregullt që mbron sigurinë kombëtare, duke shmangur një mbyllje të papritur të një platforme komunikimi të përdorur nga miliona amerikanë. Trump u tha gazetarëve të hënën se ai ndryshoi mendje për TikTok sepse duhej ta përdorte atë.

Dhe mbani mend, TikTok ka të bëjë kryesisht me fëmijët, fëmijët e vegjël. Nëse Kina do të marrë informacion për fëmijët e vegjël prej saj, për të qenë i sinqertë, mendoj se ne kemi probleme më të mëdha se kaq. Unë kam të drejtën ta shes ose ta mbyll, dhe ne do ta vendosim atë”, tha Trump në Zyrën Ovale. 

3 JAVE ME PARE

FOTO/ Veshje me mesazh misterioz? Stilisti i Zonjës së Parë të SHBA-ve: Kapela pasqyronte shprehjen e zhytur në mendime të Melania Trump për veten

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
Melania Trump

SHBA- Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump, u kthye në Uashington DC me një stil veshjeje, e cila u komentua dhe u vlerësua maksimalisht gjatë inaugurimit të Donald Trump si President. Melania ishte e veshur me një veshje blu të errët dhe një kapele të madhe në po të njëjtën ngjyrë. Dizajneri amerikan, Adam Lippes, i cili dizenjoi veshjen e Melania Trump, tha se ajo ishte e përbërë nga një pallto prej leshi mëndafshi, një fund dhe një këmishë mëndafshi dhe fildishi.

“Tradita e inaugurimit presidencial mishëron bukurinë e demokracisë amerikane dhe sot patëm nderin të vishim zonjën tonë të parë, zonjën Melania Trump. Veshja e zonjës Trump u krijua nga disa nga mjeshtrit më të mirë të Amerikës dhe unë ndihem shumë krenar që tregoj të tilla punë për botën”, tha Lippes në një deklaratë për shtyp.

Kapelja e saj, e dizajnuar nga Eric Javits, kishte një rëndësi të veçantë për stilistin, i cili tha se ishte shumë i nderuar dhe shumë i prekur nga e gjithë përvoja. Javits shtoi se kapelja pasqyronte shprehjen e zhytur në mendime të Melania Trump për veten.

“Kur po krijoja kapelën në duart e mia, ishte një kapelë e thjeshtë. Ishte minimaliste dhe klasike. Kur e pashë në kokën e saj, ajo me të vërtetë u transformua. Përvoja u bë shumë e fuqishme. Sepse gjithçka funksionoi. Dhe sigurisht, ju e dini që kjo flet për hirin dhe praninë e saj, kështu që ishte shumë, shumë i fortë. Ndikimi vizual është shumë i fortë, dhe sigurisht, ndihem shumë mirënjohës që jam regjistruar për ta krijuar atë për të.

Është një kohë e njëfarë kufizimi dhe është me të vërtetë një pikë kthese drejt vlerave më konservatore, mendoj. Dhe unë mendoj se ajo po mendonte për protokollin dhe dukej shumë elegante dhe shumë e thjeshtë në një farë mënyre … ishte ende një mesazh vizual shumë i fuqishëm”, tha Javits.

 

 

 




 

3 JAVE ME PARE

“Kam një djalë shumë të gjatë, keni dëgjuar ndonjëherë për të?”/ Barron merr gjithë vëmendjen në inaugurimin e Trump (FOTO+VIDEO)

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
Barron Trump,

SHBA- Barron Trump, djali i vogël i presidentit Donald Trump, Barron, mori të gjithë vëmendjen gjatë fjalimit të të atit në Capital One Arena në Uashington DC., kur ky i fundit e prezantoi. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ishte i gjithë buzëqeshur ndërsa turma shpërtheu në disa nga brohoritjet më të forta për Barron Trump kur ai prezantoi djalin e tij gjatë fjalimit. 

Në videon virale, Trump mund të dëgjohet duke i thënë turmës: "Unë kam një djalë shumë të gjatë të quajtur Barron, a ka dëgjuar dikush ndonjëherë për të?"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

Barron u ngrit në këmbë duke përshëndetur turmën me gjestikulacione që ekzaltuan edhe më shumë të pranishmit. Trump e vlerësoi djalin e tij si personi që ka marrë edhe votat e të rinjve, që e afroi më shumë drejt fitores.

Donald Trump u betua si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të hënën (20 janar), duke shënuar kthimin e tij historik në Shtëpinë e Bardhë. Inaugurimi u zhvillua në ambiente të mbyllura në Capitol Rotunda për shkak të një shpërthimi në Arktik që solli temperatura të ftohta të rrezikshme në kryeqytetin e vendit.

 

3 JAVE ME PARE

VIDEO/ Përshëndjetje fashiste në podium? Gjesti i tij shkaktoi polemika, reagon Elon Musk: Është keqinterpetuar, ky sulm ‘të gjithë janë Hitler’ është i tejkaluar

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
Elon Musk

SHBA- Përshëndetja e shumëpërfolur nga Elon Musk ka bërë bujë gjatë festimeve për inaugurimin e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara. Në Capital One Arena të Washington-it, pranë Kapitolit, Musk bëri një përshëndetje që shumë e intepretuan si "përshëndetje fashiste”, duke shkaktuar reagime të forta.

“Zgjedhjet vijnë dhe shkojnë, disa janë të rëndësishme, disa jo, por kjo kishte rëndësi, dhe dua t’ju falënderoj që e bëtë të mundur këtë”, tha Musk.

Pas këtyre fjalëve, Musk vendosi dorën në zemër dhe më pas ngriti krahun me gishtat e shtrirë, një gjest që zakonisht lidhet me Perandorinë Romake, por edhe me regjimin nazist. Turma reagoi me entuziazëm, ndërsa Musk përsëriti gjestin me një pozicion disi më të ulët të krahut dhe tha: “Ju jap zemrën time.”

Në platformën X, shumë përdorues shprehën indinjatën e tyre, duke e lidhur këtë gjest me ideologji ekstremiste.

“A bëri Elon Musk një përshëndetje fashiste gjatë fjalimit?” pyeti Hasan Piker, një komentator politik. Komente të tjera e cilësuan këtë si një “përshëndetje naziste në televizion.”

Gazeta izraelite “Haaretz” e përshkroi gjestin si një përshëndetje fashiste të lidhur me Gjermaninë naziste, duke theksuar rëndësinë e imazhit që kjo përcjell.

"Gjesti im është keqinterpretuar," ka thënë Musk, duke ironizuar kritikët për metodat e tyre.

“Sinqerisht, kanë nevojë për truke më të mira. Ky sulm ‘të gjithë janë Hitler’ është i tejkaluar,” ka shkruar ai në platformën X. Megjithëse postimi origjinal u fshi, polemikat rreth gjestit vazhdojnë të marrin vëmendje, duke nxitur debate mbi qëndrimet publike dhe përgjegjësinë sociale të figurave të fuqishme si Musk.

3 JAVE ME PARE

Trump e shpall sërish Kubën një shtet sponsorizues të terrorizmit

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
foto ilustruese

SHBA- Presidenti i ri amerikan Donald Trump të hënën, në ditën e tij të parë në detyrë, anuloi vendimin e administratës së mëparshme të Joe Biden për të hequr Kubën nga lista e zezë e shteteve që Uashingtoni. Sipas Shtëpisë së Bardhë, republikani nënshkroi një urdhër ekzekutiv për këtë qëllim menjëherë pas inaugurimit të tij.

Presidenti kuban Miguel Díaz-Canel reagoi me zemërim ndaj këtij njoftimi, duke folur përmes X për një akt arrogance dhe përbuzjeje për të vërtetën. Diaz-Canel kujtoi se gjatë mandatit të tij të parë (2017-2021), Trump vendosi një embargo edhe më të rreptë ndaj ishullit të Karaibeve, gjë që shkaktoi mungesë mallrash në Kubë dhe rriti numrin e kubanëve që emigronin në SHBA.

Ai shtoi se vendimi i republikanit nuk e habit atë, duke gjykuar se ai do të thotë të vazhdojë "luftën ekonomike çnjerëzore" kundër vendit të tij.

3 JAVE ME PARE

Nga Andrew Johnson tek Donald Trump kush janë katër presidentët amerikanë që nuk morën pjesë në inaugurimet e pasardhësve të tyre

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
foto ilustruese

SHBA- Paraardhësi i tij Joe Biden mori pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij, Donald Trump, gjë që presidenti i ri amerikan nuk e bëri katër vjet më parë. Në fakt, në vitin 2021 Trump u bë presidenti i parë në largim në 150 vjet, mungesa e të cilit në inaugurimin e presidentit të ardhshëm ishte një deklaratë politike. Kjo e bën atë një nga katër presidentët që kanë bojkotuar inaugurimet e planifikuara të ardhshëm të Shtëpisë së Bardhë.

Kush janë tre të tjerët:

John Adams nuk mori pjesë në inaugurimin e Thomas Jefferson në 1801
John Quincy Adams nuk mori pjesë në inaugurimin e Andrew Jackson 1829
Andrew Johnson nuk mori pjesë në inaugurimin e Ulysses Grant në 1869

 

3 JAVE ME PARE

VIDEO/ "Mund të mos e kisha parë për vite!" Trump gjen në sirtar letrën e Biden: Unë ia lashë atij në tavolinë

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, hyri dje pas betimit në zyrën ovale ku nënshkroi një mori urdhrash ekzekutivë dhe ku dha përgjigje për mediat. Një gazetar e pyeti nëse ish-presidenti Joe Biden i kishte lënë një letër, siç është traditë për presidentët në largim. Trump hapi sirtarin e tavolinës për të kërkuar dhe gjeti një zarf adresuar “47”, duke iu referuar si presidenti i 47-të. Presidenti falenderoi gazetarin që bëri pyetjen duke i thënë se ndoshta mund të mos e shihte letrën me vite.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNN (@cnn)

Biseda në zyrën ovale:

Gazetari: Ju ka lënë Biden ndonjë letër.

Trump: Mund ta ketë lënë… A nuk lihet në tavolinë? Nuk e di. (Hap sirtarin) Oh, falemindërit Petër, mund të kishin kaluar vite pa e parë! Faleminderit.

Gazetari: Mund ta lexosh çfarë shkruan jashtë saj.

Trump: Ndoshta mund ta lexojmë të gjithë së bashku. Ose, ndoshta duhet ta lexoj përpara dhe më pas të marr një vendim. Petër, shumë faleminderit, mund të mos e kisha parë për muaj të tërë.

Gazetari: Shpresoj t’ju ndihmojë në kalimin e stafetës

Trump: Edhe unë i lashë letër, ia lashë në tavolinë.

3 JAVE ME PARE

FOTO+VIDEO/ Balloja pas betimit të Trump, Melania rrëmben vëmendjen me me fustanin e bardhë, JD Vance shoqërohet nga bashkëshortja në vallëzim

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
Melania Trump dhe Donald Trump

SHBA- Zonja e Parë Melania Trump ka rrëmbyer vëmendjen në ballon inauguruese presidenciale, teksa bërë vallëzimi me Presidentin Donald Trump e veshur me një fustan të bardhë elegant. Futsani i Melania ishte pa rripa dhe i theksuar me disa rripa të zinj, duke mishëruar elegancën minimaliste.

Një choker i trashë i zi dhe flokët e saj të stiluara thjesht, ishte komplotuesi i look-ut të Zonjës së Parë. Ndërsa Presidenti kishte veshur një kostum klasik me kostum të zi dhe papion. Ata u shoqëruan nga zv. Presidenti JD Vance dhe bashkëshortja e tij në pistën e vallëzimit dhe gjatë prerjes së tortës.

 

3 JAVE ME PARE

Trump mbyll aplikacionin kufitar që lejonte emigrantët të hynin legalisht në SHBA

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
Donald Trump

SHBA- Presidenti Donald Trump nënshkroi një mori urdhrash ekzekutivë dhe dekretesh që synojnë goditjen e imigracionit. Nga një urdhër që trajton përkufizimin e shtetësisë së të drejtës së lindjes, në një urdhër që shpalli emigracionin e paligjshëm në kufi një emergjencë kombëtare, Trump bëri me shpejtësi lëvizjet në premtimet e tij për të shtrënguar kufirin SHBA-Meksikë.

Por disa nga këto urdhra veçanërisht çdo urdhër që synon të ndryshojë përkufizimin e shtetësisë së të drejtës së lindjes ka të ngjarë të përballet me kundërshtime të mëdha ligjore. Trump ishte zotuar më parë se politikat shkatërruese të Shtëpisë së Bardhë të Bidenit do të zhdukeshin brenda pesë minutash. Donald Trump i ka dhënë fund përdorimit të një aplikacioni kufitar të quajtur CBP One që kishte lejuar emigrantët të hynin legalisht në Shtetet e Bashkuara.

Në fjalimin e tij inaugurues, Trump u zotua se do të ndalohet çdo hyrje e paligjshme dhe se miliona të huaj kriminelë do të deportohen. Ai gjithashtu nënshkroi një urdhër që i shpallte kartelet meksikane të drogës si organizata terroriste. Në një ngjarje të mëparshme në Capital One Arena të Uashingtonit, Trump anuloi zyrtarisht gati 80 veprime ekzekutive të cilat ai i përshkroi si radikale nga administrata Biden.

"Unë nuk kam përgjegjësi më të lartë se të mbroj vendin tonë nga kërcënimet dhe pushtimet," tha Trump në fjalimin e tij inaugurues në Kongresin e SHBA më herët gjatë ditës.

Vendimi i administratës së re për të hequr CBP One u përball menjëherë me një sfidë ligjore nga Unioni Amerikan i Lirive Civile, i cili paraqiti dokumente gjyqësore duke kërkuar një konferencë të menjëhershme të statusit për këtë çështje. Grupet mbrojtëse të imigracionit kanë reaguar gjithashtu me tërbim ndaj urdhrave të Trumpit për imigracionin. Në një deklaratë, Jennie Murray, presidentja dhe CEO e Forumit Kombëtar të Emigracionit, tha se urdhrat janë zhgënjyese, por jo befasuese. 

"Urdhërat e pritshme do të ndajnë familjet dhe do të dobësojnë ekonominë tonë. Ata nuk i mbështesin vlerat amerikane," tha Murray.

Greisa Martinez Rosas, drejtoresha ekzekutive e United We Dream një organizatë kombëtare rinore emigrantësh tha se urdhrat tregojnë se administrata do të kalojë katër vitet e ardhshme në mënyrë aktive duke u përpjekur të shkatërrojë jetën tonë. 

“Premtimet e Trump për të kryer bastisje masive dhe deportime do të kenë pasoja shkatërruese mbi komunitetet në mbarë vendin, duke lënë miliona familje dhe individë në rrëmujë nëse nuk ndërmerren veprime të menjëhershme nga zyrtarët tanë të zgjedhur për të luftuar publikisht”, shtoi ajo.

3 JAVE ME PARE

"Zelenskyy dëshiron të bëjë një marrëveshje"/ Trump: Putini nuk e di nëse dëshiron, por do të shkatërrojë Rusinë nëse nuk arrihet një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
Donald Trump

SHBA- Presidenti i ri amerikan, Donald Trump, pak orë pas inaugurimit të tij dje të hënën, tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, do të shkatërrojë vendin e tij duke refuzuar të nënshkruajë një marrëveshje paqeje me Ukrainën. 

"Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dëshiron të bëjë një marrëveshje. Nuk e di nëse Putini e dëshiron, ndoshta jo. (Por) ai duhet ta bëjë atë. Unë besoj se ai do të shkatërrojë Rusinë duke refuzuar të bëjë një marrëveshje”, u tha presidenti i 47-të i SHBA gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë teksa nënshkroi një sërë urdhrash ekzekutivë.

Në të njëjtën kohë, Trump njoftoi se planifikon të takohet me presidentin rus Vladimir Putin sapo të fillojnë bisedimet, një proces që ai tha se tashmë është duke u zhvilluar. Pasi deklaroi si kandidat se mund t'i jepte fund luftës në Ukrainë brenda 24 orëve nga marrja e detyrës, Trump vuri në dukje se ai ka ende gjysmë dite për të përmbushur këtë qëllim.

"Ne do të përpiqemi ta bëjmë atë sa më shpejt që të jetë e mundur. E dini, lufta me Ukrainën dhe Rusinë nuk duhet të kishte filluar kurrë," u tha ai gazetarëve. 

3 JAVE ME PARE

"Iu nënshtruan sulmeve dhe kërcënimeve të pandërprera!" Trump kritikon vendimin e Biden për të falur anëtarët e familjes

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
Donald Trump

SHBA- Presidenti Trump gjatë një ceremonie të nënshkrimit të urdhrave ekzekutivë në Shtëpinë e Bardhë, kritikoi vendimin e Presidentit Biden për të falur anëtarët e familjes së tij, që nuk janë nën hetime. Presidenti Trump, i cili i bëri komentet disa minuta pas nënshkrimit të një dekreti për të falur rreth 1,500 persona të akuzuar për vepra penale lidhur me sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol, tha se falja anëtarëve të familjes nga Presidenti Biden nënkupton se ata mund kenë qenë fajtorë.

Të hënën, Presidenti Biden fali anëtarë të familjes së tij, që nuk janë nën hetim, duke përfshirë vëllain e tij, James Biden, bashkëshorten e zotit James Biden, Sara Biden; motrën e tij, Valerie Biden Owens; bashkëshortin e zonjës Valerie, John Owens; dhe vëllain e tij, Francis Biden. Vendimi i mbron ata nga mundësia e përballjes me hetime ose akuza në të ardhmen.

“Familja ime u është nënshtruar sulmeve dhe kërcënimeve të pandërprera, të motivuara vetëm nga dëshira për të më goditur mua, lloji më i keq i politikës partiake. Fatkeqësisht, nuk kam asnjë arsye të besojë se këto sulme do të marrin fund”, thuhet në deklaratën e zotit Biden. “Lëshimi i këtyre faljeve nuk duhet të gabohet për pranim të fajësisë dhe nuk duhet të keqinterpretohet si pranim i fajit për ndonjë vepër”.

Presidenti Biden u kritikua për vendimin e tij të muajit të kaluar për faljen e djalit të Hunter Biden, pasi më parë ai kishte thënë se nuk do të bënte një gjë të tillë./ VOA

3 JAVE ME PARE

Vivek Ramaswamy nuk do të jetë pjesë e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
Vivek Ramaswamy

SHBA- Vivek Ramaswamy nuk do të jetë pjesë e Departamenti tëri të Presidentit për Efikasitetin e Qeverisë, tha Shtëpia e Bardhë të hënën. Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë tani do të ketë një drejtues, sipërmarrësin Elon Musk.

Vivek Ramaswamy nuk do të shërbejë më në agjencinë joqeveritare së bashku me sipërmarrësin Elon Musk, konfirmoi të hënën një zëdhënëse e këtij entiteti. Ramaswamy ka sinjalizuar planet për të kandiduar për guvernator të Ohajos.

“Vivek Ramaswamy luajti një rol kritik duke na ndihmuar të krijojmë Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë”, tha zëdhënësja Anna Kelly përmes një deklarate.

“Ai synon të kandidojë për një post publik së shpejti, që do ta detyrojë atë të qëndrojë jashtë Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, bazuar në strukturën që kemi shpallur sot. Ne e falënderojmë atë jashtëzakonisht për kontributin e tij gjatë 2 muajve të fundit dhe presim që ai të luajë një rol jetik për ta bërë Amerikën sërish madhështore”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë.

Zoti Trump ka premtuar ta reformojë Uashingtonin me një qasje agresive, përfshirë krijimin e një Departamenti për Efikasitetin e Qeverisë, ose DOGE, një grup pune joqeveritar i ngarkuar me gjetjen e rrugëve për të shkurtuar radhët e punonjësve dhe programeve federale, si edhe për të minimizuar rregulloret federale.

Në deklaratën që njoftonte krijimin e nismës DOGE, zoti Trump shprehej se ajo "do t'i hapte rrugën administratës së tij për të eliminuar burokracinë qeveritare dhe rregulloret e tepërta, për të shkurtuar shpenzimet e panevojshme dhe për të ristrukturuar agjencitë federale".

Elon Musk ka spekuluar publikisht se ekziston mundësia të identifikohen rreth 2 trilionë dollarë buxhetin federal që mund të shkurtohen. Kjo do të përbënte gati një të tretën e 6.1 trilionë dollarëve që qeveria federale shpenzoi në vitin fiskal 2023 dhe nuk mund të realizohet pa reduktime drastike në shërbimet dhe programet qeveritare./VOA

3 JAVE ME PARE

U rikthye në Shtëpinë e Bardhë, Trump fal 1,500 persona të akuzuar për përfshirje në sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
Donald Trump

SHBA- Presidenti Donald Trump, në ditën e parë të tij në detyrë përmes një urdhëri ekzekutiv fali 1,500 persona të dënuar për akuzat që lidhen me sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit, duke përmbushur një premtim të përmendur shpesh gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024.

Gjatë një ceremonie të nënshkrimit të urdhrave ekzekutivë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump tha se ka ulur dënimet për 14 persona të dënuar për veprime të dhunshme gjatë sulmit ndaj Kapitolit. Udhëheqësit e organizatave të ekstremit të djathtë "Proud Boys" dhe "Oath Keepers" janë ndër ata që po vuajnë dënime me burg për rolin e tyre në veprimet e dhunshme në Kapitol. Më shumë se 600 persona janë akuzuar për sulm ose pengim të policisë gjatë protestës së dhunshme, sipas të dhënave të Departamentit të Drejtësisë.

Presidenti Trump u zotua gjatë fushatës së tij të vitit 2024 të falte shumë prej të akuzuarve, duke argumentuar se ata ishin trajtuar në mënyrë të padrejtë nga sistemi ligjor. Ai më pas nënshkruajti urdhra ekzekutivë mbi çështje të ndryshme, përfshirë emigracionin, kufirin SHBA-Meksikë, qeverinë federale dhe çështje të tjera.

Më herët pas një fjalimi para mbështetësve të tij në sallën e sportit "Capital One Arena" në Uashington, Presidenti Trump anuloi 78 urdhra ekzekutivë të adminstratës së mëparshme. Në mesin e 9 urdhrave ekzekutivë të Presidenti Trump është tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, e cila është kritikuar gjerësisht nga republikanët. Presidenti Trump dhe ligjvënësit republikanë i kanë kritikuar politikat e administratës së Presidentit Biden për ndryshimet klimatike si veprime që dëmtojnë bizneset dhe ekonominë amerikane.

Presidenti Trump gjithashtu nënshkroi një urdhër për pezullimin e përkoshëm të punësimeve të reja në qeverinë federale në përjashtim të ushtrisë dhe një dekret tjetër për të pezulluar përkohësisht miratimin e rregullave të reja federale nga agjencitë qeveritare. Republikanët dhe Presidenti Trump kanë kritikuar rregullat e tepërta të qeverisë federale, duke thënë se ato po ngulfasin bizneset dhe po pengojnë zhvillimin ekonomik të vendit./ VOA

3 JAVE ME PARE

Trump urdhëron daljen e SHBA nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara do të dalin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, njoftoi të hënën Presidenti Donald Trump, duke thënë se agjencia globale e shëndetit kishte keqpërdorur pandeminë COVID-19 dhe kriza të tjera ndërkombëtare shëndetësore. 

Trump tha se OBSH kishte dështuar të vepronte në mënyrë të pavarur nga ndikimi i papërshtatshëm politik i shteteve anëtare të OBSH-së dhe kërkoi pagesa të padrejta të rënda nga SHBA që janë në disproporcion me shumat e ofruara nga vende të tjera, më të mëdha, si Kina.

“Shëndeti botëror na shkatërroi, të gjithë shkatërrojnë Shtetet e Bashkuara. Nuk do të ndodhë më”, tha Trump në nënshkrimin e një urdhri ekzekutiv për tërheqjen, menjëherë pas inaugurimit të tij për një mandat të dytë.

OBSH nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Lëvizja do të thotë që SHBA do të largohet nga agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara në 12 muaj dhe do të ndalojë të gjitha kontributet financiare në punën e saj. Shtetet e Bashkuara janë deri tani mbështetësi më i madh financiar i OBSH-së, duke kontribuar rreth 18% të financimit të saj të përgjithshëm. Buxheti më i fundit dyvjeçar i OBSH-së, për 2024-2025, ishte 6.8 miliardë dollarë.

Largimi i SHBA ka të ngjarë të rrezikojë programet në të gjithë organizatën, sipas disa ekspertëve brenda dhe jashtë OBSH-së, veçanërisht ata që trajtojnë tuerkulozin, vrasësi më i madh i sëmundjeve infektive në botë, si dhe HIV/AIDS dhe urgjenca të tjera shëndetësore.

Urdhri i Trump tha se administrata do të pushonte negociatat për traktatin e pandemisë së OBSH-së ndërsa tërheqja është në progres. Personeli i qeverisë amerikane që punon me OBSH-në do të tërhiqet dhe do të ricaktohet dhe qeveria do të kërkojë partnerë për të marrë përsipër aktivitetet e nevojshme të OBSH-së, sipas urdhrit. Qeveria do të shqyrtojë, shfuqizojë dhe zëvendësojë Strategjinë Globale të Sigurisë Shëndetësore të SHBA-së për vitin 2024 sa më shpejt që të jetë e mundur, thotë urdhri.

Donatorët e ardhshëm më të mëdhenj të OBSH-së janë Fondacioni Bill & Melinda Gates, megjithëse shumica e këtij financimi shkon për çrrënjosjen e poliomielitit dhe grupi global i vaksinave Gavi, i ndjekur nga Komisioni Evropian dhe Banka Botërore. Donatori tjetër më i madh kombëtar është Gjermania, e cila kontribuon me rreth 3% të financimit të OBSH-së.

Tërheqja e Trump nga OBSH nuk është e papritur. Ai ndërmori hapa për të lënë trupin në vitin 2020, gjatë mandatit të tij të parë si president, duke akuzuar OBSH-në se ka ndihmuar përpjekjet e Kinës për të “mashtruar botën” në lidhje me origjinën e COVID.

OBSH-ja e mohon me forcë akuzën dhe thotë se vazhdon të bëjë presion ndaj Pekinit për të ndarë të dhëna për të përcaktuar nëse COVID doli nga kontakti i njeriut me kafshë të infektuara ose për shkak të kërkimit për viruse të ngjashme në një laborator shtëpiak.

Trump pezulloi gjithashtu kontributet e SHBA-së për agjencinë, duke i kushtuar asaj gati 200 milionë dollarë në 2020-2021 kundrejt buxheteve të mëparshme dyvjeçare, pasi ajo luftoi urgjencën më të keqe shëndetësore në botë në një shekull.

Sipas ligjit të SHBA-së, largimi nga OBSH kërkon një periudhë njoftimi një vjeçare dhe pagesën e çdo tarife të papaguar. Përpara se tërheqja e SHBA të përfundonte herën e fundit, Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale të vendit dhe i ndaloi ato në ditën e tij të parë në detyrë më 20 janar 2021.

3 JAVE ME PARE

"Epoka e artë e Amerikës fillon tani", Donald Trump betohet si presidenti i 47-të i SHBA, cilat janë pritshmëritë?

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e

SHBA- Donald J. Trump u betua si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Ai është i dyti, që zgjidhet në dy mandate jo të njëpasnjëshme. Donald Trump, ish-zhvillues pronash dhe personalitet televiziv, është rikthyer në Presidencë duke u zotuar të rivendosë pozitën globale të SHBA-së dhe duke premtuar një “epokë të artë” të re për Amerikën.

“Nga ky moment, rënia e Amerikës ka përfunduar”, tha ai pas betimit.

Në fjalimin e tij pas betimit si president, Trump premtoi të shtrëngojë kufirin jugor të SHBA-së dhe të ristrukturojë sistemin e azilit, të kolonizojë Marsin, të ulë çmimet, të lejojë më shumë prodhim energjie dhe të rivendosë pozitën e SHBA-së në skenën globale.

“Amerika do të respektohet dhe do të admirohet përsëri”, tha Trump, duke premtuar se “ne do të jemi të fortë dhe do të fitojmë si kurrë më parë”.

“Ne jemi amerikanë, e ardhmja është e jona dhe epoka jonë e artë sapo ka filluar”, tha Trump.

Ai kthehet në Shtëpinë e Bardhë, pasi i mbijetoi një atentati, pas nxitjes së një grushti shteti të dështuar – dhe si presidenti i parë i dënuar i SHBA. Trump refuzoi të merrte pjesë në betimin e Joe Biden katër vjet më parë, pasi pretendoi në mënyrë të rreme për javë të tëra se ai kishte humbur vetëm si rezultat i mashtrimit të gjerë të votave në zgjedhjet e vitit 2020. Javët midis fitores së tij të fortë në zgjedhje ndaj zëvendësueses së minutës së fundit të Partisë Demokratike, Kamala Harris, kanë qenë të mbushura me spekulime të ethshme mbi atë që Trumpi do të bëjë më pas.

Kërcënime për tarifa tregtare kundër të gjithëve dhe gjithçkaje – jo vetëm BE-së. Është folur egërsisht për aneksimin e Grenlandës, Kanadasë dhe Panamasë, ose të paktën kanalin e Panamasë. Dhe një refuzim i përpjekjeve globale për të ndaluar ndryshimet klimatike. Trump ka premtuar të nënshkruajë një sërë urdhrash ekzekutivë sapo të marrë detyrën. Asgjë e pazakontë rreth kësaj – por është përmbajtja ajo që do të ketë rëndësi./ Monitor

3 JAVE ME PARE

Marco Rubio konfirmohet nga Senati si Sekretar i Shtetit

Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump urdhëron daljen e
Marco Rubio

SHBA- Senati konfirmoi shpejt ish senatorin Marco Rubio si Sekretar të Shtetit të hënën me një votim unanim, duke i dhënë Presidentit Donald Trump anëtarin e parë të kabinetit të tij të ri në ditën e inaugurimit.

Marco Rubio, ish senator republikan nga Florida, është ndër kandidatët më pak të debatueshëm të Presidentit Trump dhe votimi ishte vendimtar 99-0. I emëruari i Presidentit Trump për drejtor të CIA-s, John Ratcliffe pritet gjithashtu të miratohet me një votim të shpejtë.

Votimet për emërimet e tjera, duke përfshirë ish veteranin e luftës dhe ish drejtuesin e një emisioni lajmesh në Fox News, Pete Hegseth për postin e Sekretarit të Mbrojtjes, pritet të bëhen më vonë gjatë javës.

"Marco Rubio është një njeri shumë inteligjent me njohuri të jashtëzakonshme të politikës së jashtme amerikane", tha Senatori republikan Chuck Grassley në hapje të votimit në Senat.

Shpesh është traditë që Senati të mblidhet menjëherë pas ceremonisë së inaugurimit për të filluar me miratimin e anëtarëve të kabinetit të presidentit të ri, veçanërisht të zyrtarëve të sigurisë kombëtare. Gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, Senati konfirmoi me shpejtësi kandidatët e tij për Sekretar të Mbrojtjes dhe Sekretar të Departamentit të Sigurisë Kombëtare në ditën e tij të parë në detyrë.

I emëruari i ish Presidentit Joe Biden për drejtor të inteligjencës kombëtare u konfirmua në ditën e tij të inaugurimit.

Me kthimin e Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe kontrollin e Kongresit nga Partia e tij Republikane, anëtarët e tij të kabinetit pritet të miratohen pa vështirësi të mëdha, pavarësisht skepticizmit fillestar dhe kundërshtimit nga ligjvënës nga të dyja partitë./VOA

rikthimi i donald trump ne shtepine e bardhe

Sondazh

Poll

"Gjithçka do të harrohet!" Drejtoresha nuk mban dot lotët gjatë fjalës së Ramës

"Gjithçka do të harrohet!" Drejtoresha nuk mban dot lotët gjatë fjalës së Ramës

"Kërkoj rikthimin e padrinos urgjent",deputetët e PD-së te foltorja pasi Berishës i ndërpritet fjala

"Çunat e Londrës i dërguan 500 mijë euro Ulsiut!" Berisha: Rama duhet të japë dorëheqje urgjent!

Berisha-Gjylametit: Mjafton se ishte bashkëshorti yt dhe nuk e thirrën në SPAK

Tentoi t'i gjuante me shishe uji Ballës, Noka përplaset me punonjësit e Gardës

Tensione në Kuvend,Balla mban fjalën,punonjësit e Gardës vendosen para foltores dhe deputetëve të PD

"Ça mielli ke marrë, s'ta paskan dhënë të mirë", Rama: Nuk e dini ju fare çfarë droge marr unë

"KLGJ nuk duhet të bëjë korporatën", Ramës nuk i del e keqja: Mos u shqetësoni se u bë trysni

Rama: Gjithë kjo urgjencë për të burgosur Veliajn dhe jo për 21 janarin!

"As unë, as PS nuk lëviz nga ky pozicion", Rama: Këtu nuk kemi një çështje konkrete korrupsioni

"SPAK nuk është Vatikani", Rama: Kur antikorrupsioni del nga shinat, bëhet më i rrezikshëm

Rama: Jam këtu për historinë, e kam thënë që kur isha me flokë të zeza, s’ka bir k...!

"U njohëm içik si shumë", Rama i sulet Drejtesisë: Prokurori ka të drejtë dhe të çmendet

"Veliaj nuk është i pandehur", Rama: Vetë prokurori ka dyshime të bazuara në prova të pamjaftueshme

Dogjani ngatërron emrat e viktimave me deputetët:Në24janar vritet në Kamëz Lulzim Basha…Lulzim Visha

Braçe në Kuvend: KQZ bllokoi nismën për Bujqësinë, Celibashi i ka lexuar vetëm titullin

Arrestimi i Veliajt/ Të burgosurit te "313" dalin në dritare dhe thërrasin: O Erion, o hajdut!

Nga Çiljeta te Luiza, cilat janë figurat publike që morën pjesë te tubimi në mbështetje të Veliajt

Rama mbi ligjin, paralajmëron SPAK: Mos guxoni të kërkoni telefonin tim

Rama thumbon kreun e ILD: Nuk e di nëse është zgjuar, por mbase zgjohet dhe më dëgjon!

“Lamë brinjët në dispozicion të drejtësisë", Rama: Nuk kam asnjë pishman

Rama urdhëra Altin Dumanit: Heto gjyqtarët kamikazë të PD-së në GJKKO

"I njëjti me çështjen “Toyota Yaris”"/ Rama sulmon gjyqtarin: Ekstremist i djathtë

"400 faqe roman pa prova", Rama: Zv.ministrja e Punës është vendosur me kërkesë të Metës

Rama-Manjës: Si ka mundësi Ulsi nuk ka mjete për të regjistruar marrjen në pyetje?

"Të thuash blerje online 800 mijë euro për bizhu!" Rama: Në atë roman prej 400 faqesh nuk ka prova

Rama në mbledhjen e PS: Nuk ka zgjidhje tjetër për të thënë të vërtetën në një mjedis ku shkelmohet

"Ina Goxhaj është kushërira ime," Bushka: I kam sqaruar të drejtat e saj dhe vetëm kaq!

"Si t’jua shpjegon fëmijëve të mi dhe shokëve të tyre që jam e pafajshme?!" Bushka nën hetim

"Veliajn e njoh që nga fëmijëria",Bushka:Përfshirjen në hetime e kam dëgjuar në deklaratë për shtyp

"Ku jemi këtu që dikush të thotë çfarë të dojë?!" Rama: Minimalisht Bushka duhej thirrur dhe pyetur

Rama në mbledhjen e Grupit të PS-së: Nuk jemi hunj gardhi që të përcjellim lajme!

Rama: Kemi detyrën të kontribuojmë me opinionet tona për pavarësinë e drejtësisë

Veliaj i arrestuar, Bushka nën hetim,Rama: Kjo forcë politike nuk do marrë përsipër të japë pafajësi

Bushka nën hetim/ Rama në mbledhjen e Grupit: E mori vesh përfshirjen në akt-akuzë nga televizori

Sot seanca për masat e sigurisë, Ajola Xoxa mbërrin në GJKKO

“Më vjen keq që lodheni që në mëngjes!" Seanca për masat e sigurisë, Gentian Sula mbërrin në GJKKO

"E donte të ngrirë", Berisha: Rama nuk do donte t’ia linte partinë pas zgjedhjeve Veliajt!

"Ka edhe prokurorë të ndershëm e kurajozë",Berisha:SPAK është organizatë kriminale, flenë mbi krimin

"Te hoteli i Veliajt ka pjesë edhe Olsi",Berisha:Pse nuk u arrestua Erioni për djegësin 130 mln euro

"Shkalloi kur përmendi LaCivita-n", Berisha: Rama është tmerruar se ka hallin e vet, jo të Veliajt

"Berisha u persekutua njëlloj si Trump"/ Kreu i PD: Mesazhet e LaCivita kanë domethënie të madhe

Berisha: Chris LaCivita është kryetar i komitetit kombëtar të Partisë Republikane të Donald Trump

Takimi në Romë, Berisha: Ishte dëshmia më e sigurt e fitores së ardhshme të PD-së

"Drejtësia ishte e kapur", Rama: Dumani e ka pasur në tavolinë 21 janarin edhe kur ishte prokuror

Rama për arrestimin e Veliajt: Trajtohen si kriminelë kryetari i bashkisë dhe e shoqja

"Fuck you", shpërthimi i pazakontë gjatë kohës që ishte drejtpërdrejt, Rama: Kështu e kam unë

Rama: Heshtja jonë për 5 vjet është keqkuptuar edhe nga konsumatorët e reformës në drejtësi

Arrestimi i Veliajt/ "Nuk do t'i mbaj më për vete opinionet e mia", Rama: Heshtja jonë i ka ndihmuar

Drejtuesi i fushatës së Trump do të udhëheqë fushatën e opozitës, Rama: Shpallën fitoren se...