Edi Rama
LEZHË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me gratë socialiste në Lezhë tha se vetëm Partia Socialiste mund t’i mbyllë negociatat për anëtarësim në BE në vitin 2027. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se 11 maji është mundësi zgjedhjeje për shqiptarët, nëse do jenë me PS në BE, apo me kënetën. Sipas tij nëse nuk është PS dhe nëse nuk është vetë në detyrë, Shqipëria nuk shkon me asnjë tjetër në BE.
“Ne kemi shumë rrugë për të bërë, por ka shumë rëndësi që gratë shqiptare të kuptojnë sesa themelore është që më 11 maj populli shqiptat t’i kapërcejë kufijtë që ndajnë njerëzit në zgjedhje. 11 maji është takimi i dytë me historinë i shqiptarëve. Takimi i parë ka qenë 1991-1992, ku shqiptarët, në mënyrë dërrmuese, votuan PD. Në mars, nëz gjedhjet e përgjithshme, populli kuptoi që ai ishte momenti.
Ky ishte 22 marsi. Sot, 11 maj është momenti, vendi ku populli të marrë një vendim, për t’i vazhduar pa mdalur, pa ndërprerë negociatat për anëtarësim, apo për të ngatërruar mes nesh, popullit shqiptar dhe BE, kënetën dhe moçalet, që janë një mundësi zgjedhjeje në 11 maj. Këtë duhet të ndajnë njerëzit. Nëse nuk është PS dhe nëse nuk jam unë në detyrë, Shqipëria nuk shkon me asnjë tjetër në BE, për një kohë më të gjatë nga sa mendojmë ne sot”, theksoi ai.