LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Tubimi i mbështetësve të Veliajt para GJKKO/ Berisha: Ka ndodhur vetëm në Kolumbinë e Eskobarit kur pati grusht shteti! Rama e kishte marrë vendimin prej kohësh dhe...

•Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, tha se këto ditë zbarkoi në Shqipëri kryestrategu i rikthimit më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm në histori Chris LaCivita.• Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se Chris LaCivita e bëri të qartë se partneri i SHBA në Shqipëri është PD dhe Sali Berisha. •Berisha tha se LaCivita erdhi në Shqipëri me ekspertizën më të avancuar të kohës për të ndihmuar PD-në dhe opozitën shqiptare në këtë fushatë elektorale. •Po ashtu Kreu i Partisë Demokratike u shpreh se kyrebashkiaku Erion Veliaj dhe Arjola Xoxa kishin kishin tre vila, dhe njërën e shembën për të fituar terren zbavitës. • Lideri i opozitës tha se Erion Veliaj duhej eliminuar dhe këtë vendim Edi Rama e kishte marrë prej kohësh dhe e kishte paralajmëruar arrestimin. • Berisha ka komentuar sot tubimin e mbështetësve të kryebashkiakut Erion Veliaj para GJKKO-së të mërkurën. Berisha tha se kjo ka ndodhur vetëm në Kolumbinë e Eskobarit kur pati grusht shteti. • Ai shtoi se të gjitha këto janë dëshmi e asaj që rrokullisja e asaj që e quan narkoshtet po ndodh njëlloj si në filmin "Narkos". • Ai u shpreh se njohja e shteti me bankë e pasaporta diplomatike do të thotë të krijosh strehën më gjigante të trafikantëve të mbarë botës. • Berisha gjithashtu deklaroi se Lidhur me shtetin Bektashi, kjo është një përpjekje armiqësore për të përçarë besimin mysliman në Shqipëri, si një një thikë pas shpine ndaj këtij besimi. • Më tej ai tha se Shqipëria është dheu i mylimanëve, katolikëve, ortodoksëve, protestantëve dhe Shqipëria përbën modelin më të shkëlqyer të bashkëpunimit dhe tolerancës ndër fetare. • Berisha gjithashtu deklaroi se qytetarët janë dëshmitarë të tre rezolutave ndërkombëtare që ska ndodhur kurrë herë tjetër, me të cilat Edi Rama u damkos si njeriu që bën zgjedhje fasadë. • Berisha tha se Rama paralajmëroi tërmetin dhe flakën që do e djegë atë në zgjedhjet e 11 majit. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se rryshfeti që i paguhet drejtësisë sot është minimumi 3-5 herë më i madh se sa paguhej më parë. • Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se reforma e Xhorxh Sorosit, dhe jo vetëm e tij, u shkatërroi shqiptarëve sistemin e drejtësisë. • Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, tha se pensioni në SHBA, është 67 vjeç, ku shumica dërrmuese e amerikanëve marrin pension në moshën 62 vjeç. • Lideri i opozitës gjithashtu tha se do ta do të rishikoj këtë mosh. 

6 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Berisha premton rishikimin e moshës së pensionit: Ata që e rritën, u ngutën

"Tubimi i mbështetësve të Veliajt para GJKKO/ Berisha: Ka
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, tha se pensioni në SHBA, është 67 vjeç, ku shumica dërrmuese e amerikanëve marrin pension në moshën 62 vjeç. Lideri i opozitës gjithashtu tha se do ta do të rishikoj këtë mosh. 

"Gjatë këtyre kohëve kam lexuar një material interesant, i cili më ka ndikuar, dua të jem i sinqertë me ju.
Në këtë material lexoj se pensioni në SHBA, që është 67 vjeç, shumica dërrmuese e amerikanëve marrin pension në moshën 62 vjeç. Nuk vazhdojnë më tutje. Dhe unë garantoj se do të rishikoj këtë moshë. Këta që e rritën këtë moshë, u ngutën. Unë premtoj rishikimin e saj," tha Berisha. 

1 MUAJ ME PARE

"Do i japim përgjigje urgjente kësaj situate"/ Berisha: Sot ryshfeti që i paguhet drejtësisë është minumimi 3-5 herë më i madh

"Tubimi i mbështetësve të Veliajt para GJKKO/ Berisha: Ka
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se rryshfeti që i paguhet drejtësisë sot është minimumi 3-5 herë më i madh se sa paguhej më parë. Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se reforma e Xhorxh Sorosit, dhe jo vetëm e tij, u shkatërroi shqiptarëve sistemin e drejtësisë. 

"Dosjet e qytetarëve në gjykata, që po rriten nga viti në vit dhe nuk po zvogëlohen, të cilat 3 vite më parë ishin 136 mijë, sot janë 150 mijë, janë problemi ndër më të mëdhenjtë në historinë e shtetit shqiptar. Reforma e Xhorxh Sorosit, dhe jo vetëm e tij, u shkatërroi shqiptarëve sistemin e drejtësisë, nuk them se ishte pa të meta.
Por nuk ishte kurrë ky që është sot. Sot çdo shqiptar pret të paktën 15 vjet për një proces civil ose paguan qimet e kokës ryshfet për të afruar datën e tij. Sot ryshfeti që i paguhet drejtësisë është minimumi 3-5 herë më i madh se sa paguhej më parë.

Kemi deklaruar përparësi absolute është bashkëpunimi ynë dhe përgjigja ndaj këtij problemi në bashkëpunim me Komisionin e Venecias. Nuk është e lehtë, sepse ata që e rrënuan dhe i lanë shqiptarët pa sistem drejtësie, i lanë pa proces të drejtë ligjor, ata nuk duhet të pranojnë këtë realitet. A keni dëgjuar ndonjë prej tyre të qajë hallin se ju prisni, se ju nuk merrni vendime gjykatash? Sikur nuk jeni njerëz, por liliputë. Garantoj shqiptarët se kjo është një përparësi absolute e jona dhe po me institucionet më të mira ndërkombëtare do i japim përgjigjen më të mirë.
Situata është emergjente, do marrë përgjigje emergjente.

Ne po punojmë me ekspertët më të mëdhenj në Europë, po përgatitemi që pas ardhjes në pushtet, pa humbur kohë, të kalohet në veprim. Për sa i përket të përndjekurve, pres me kënaqësi takimin javën e ardhshme me të përndjekurit politikë me të cilët do finalizohet programi. Dhe i garantoj se qeveria, dëmshpërblimin dhe kompensimin e tyre do e ketë një përparësi madhore të programuar dhe brenda këtij mandati do shlyhet çdo detyrim që shoqëria shqiptare ka ndaj tyre," tha Berisha. 

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Ne marrim përsipër një ndryshim të fuqishëm dhe të shpejtë të gjendjes së shqiptarëve

"Tubimi i mbështetësve të Veliajt para GJKKO/ Berisha: Ka
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale deklaroi se PD do të marrë përsipër një ndryshim të fuqishëm dhe të shpejtë të gjendjes së shqiptarëve. Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë, rikthimi i pronës, natyrisht një arsim dhe kujdes shëndetësor cilësor do jenë përparësitë absolute.

"Pa asnjë diskutim që do ketë një pagesë dhe një zgjidhje përfundimtare. I dashur Gjovalin, ju keni dëgjuar zotimin tonë solemn, përmbysjen e shpërndarjes të të ardhurave kombëtare dhe buxhetit të shtetit. Do përmbysen. Çfarë nënkupton kjo? Do shkojnë drejt qytetarit. Do u japim përgjigje të gjitha këtyre problemeve të trashëguara dhe pastaj do ecim... Përparësi absolute këto dhe të dytat vijnë të tjerat. Përgjigja ndaj pensioneve, minimumi jetik, rroga minimale, pagesa e papunësisë, ndihma ekonomike, marrin përgjigje 3 muajt e parë.

Dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë, rikthimi i pronës, natyrisht një arsim dhe kujdes shëndetësor cilësor do jenë përparësitë absolute tonat. Askush të mos mendojë se ora e ndërtimit, ora e zhvillimit do ndalojë. Jo, absolutisht. Përkundrazi. U rikujtoj këtu se ne kemi pasur gjysmën e këtij buxheti që është sot, se ne ua linim bizneseve, kishim taksa të ulëta. Me atë gjysmë ne kemi dyfishuar rroga dhe pensione.

Me atë gjysmë ne kemi ndërtuar dhe rindërtuar 11 mijë kilometra rrugë. Mbyllni për një moment sytë dhe mendoni sa kanë ndërtuar dhe rindërtuar këta. Kanë ndërtuar 20 kilometra rrugë dhe kanë bërë 35 kronika që është ndërtuar Ura e Limuthit dhe ato me paratë e privatit. Ndërtuan Unazën e Madhe përgjysmë dhe së fundmi Lubi Loti e ndau në 13 lote kilometrat e fundit, që nuk ka ndodhur kurrë në histori. Pra, ne marrim përsipër një ndryshim të fuqishëm dhe të shpejtë të gjendjes së shqiptarëve. Të gjendjes ekonomike, biznesit, fermave dhe mbarë Shqipërisë," tha Berisha. 

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Rama paralajmëroi tërmetin dhe flakën që do e djegë atë në zgjedhjet e 11 majit

"Tubimi i mbështetësve të Veliajt para GJKKO/ Berisha: Ka
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, deklaroi se qytetarët janë dëshmitarë të tre rezolutave ndërkombëtare që ska ndodhur kurrë herë tjetër, me të cilat Edi Rama u damkos si njeriu që bën zgjedhje fasadë. Berisha gjithashtu tha se Rama paralajmëroi tërmetin dhe flakën që do e djegë atë në zgjedhjet e 11 majit. 

"Kryeministri paralajmëroi tërmetin dhe flakën që do e djegë atë në zgjedhjet e 11 majit. Ne kemi bërë një mbrojtje. Ju jeni dëshmitarë të tre rezolutave ndërkombëtare që ska ndodhur kurrë herë tjetër, me të cilat Edi Rama u damkos si njeriu që bën zgjedhje fasadë. Çfarë tha zv/presidenti JD Vance në Mynih, ai tha se, arrestoni lider të opozitës, vendosni censurë. Ky është armiku juaj, kjo që bëni.

Pra ishte një thirrje për çdo shqiptar. Në fakt ishte një paralajmërim tepër serioz për Edi Ramën. Sepse të dashur miq, në atë sallë me lider të opozitës të arrestuar ishte vetëm Edi Rama dhe Llukashenko. Por Llukashenko nuk ishte. Të tjerët nuk kishin lider të opozitës. Pra, nuk u vu emri, por indirekt ishte Edi Rama ai që u përmend se arreston lider të opozitës. Kështu, skena që panë shqiptarët e shkallmimit, tregon se ai ka humbur kontrollin, fiqirin. Tregon se ai është i gatshëm për gjithçka. Por të jeni të sigurtë se asgjë nuk e shpëton nga verdikti i shqiptarëve në 11 maj," tha Berisha. 

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Njohja e shtetit me bankë e pasaporta diplomatike do të thotë të krijosh strehën më gjigante të trafikantëve të mbarë botës

"Tubimi i mbështetësve të Veliajt para GJKKO/ Berisha: Ka
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, u shpreh se njohja e shteti me bankë e pasaporta diplomatike do të thotë të krijosh strehën më gjigante të trafikantëve të mbarë botës. Berisha gjithashtu deklaroi se Lidhur me shtetin Bektashi, kjo është një përpjekje armiqësore për të përçarë besimin mysliman në Shqipëri, si një një thikë pas shpine ndaj këtij besimi. Më tej ai tha se Shqipëria është dheu i mylimanëve, katolikëve, ortodoksëve, protestantëve dhe Shqipëria përbën modelin më të shkëlqyer të bashkëpunimit dhe tolerancës ndër fetare.

"Ne kemi marrëdhënie shumë të mira, respektin më të madh për drejtuesit e komuniteteve fetare. Rolin e tyre si udhëheqës shpirtëror të këtij kombi, frymëzues nga gurrat besimeve të shqiptarëve. Dhe ne do të vazhdojmë të kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Besimi ynë tek Zoti, por dhe vlera të tjera hyjnore që ne ndajmë të sanksionuara në librat e shenjtë janë një faktor tjetër i respektit, bashkëpunimit të ndërsjelltë. Familja e cila në besimet fetare është sa hyjnore dhe tokësore. Atdheu. Pra shtyllat kryesore të programi i kemi të pëbashkëta me besimet fetare në Shqipëri.

Lidhur me shtetin Bektashi, kjo është një përpjekje armiqësore për të përçarë besimin mysliman në Shqipëri. Kjo është një thikë pas shpine ndaj besimit mysliman në Shqipëri. Por kjo është sigurisht dhe një goditje indirekte e besimeve të tjera. Bektashinjtë shqiptarë të cilëve unë u shpreh respektin tim më të thellë, kanë patur një rol të veçanë në historinë e këtij kombi dhe vendi. Kurrë përpjekjet e tyre gjigante nuk kanë qenë veç se për një shtet sovran, unik, për një Shqipëri të pavarur dhe unike. Asnjëherë për një shtet islamik, asnjëherë për një shtet sovran në kurriz të sovranitetit të Shqipërisë.Asnjëherë nuk kanë ëndërruar një shtet si Vatikani sepse ata dinë që Shqipëria është një vend plureligjoz.

Shqipëria është dheu i mylimanëve, katolikëve, ortodoksëve, protestantëve dhe Shqipëria përbën modelin më të shkëlqyer të bashkëpunimit dhe tolerancës ndër fetare. Krijimi i një shteti me ekstratorriaralitet në kryegjyshatën e Tiranës dhe 170 teqe siç predikon Edi Rama është një copëzim i tmerrshëm i territorit të Shqipërisë, që nuk mund të ndodhë kurrë. Njohja e sovranitetit të një shteti me bankë dhe pasaporta diplomatike të lëshuara prej tij, etj., etj., do të thotë të krijosh këtu strehën më gjigante të trafikantëve të mbarë botës. Jashtë kontrollit ndërkombëtar financiar. Nuk ka bektashi të ndershëm në Shqipëri që pranon një projekt të tillë anti shqiptar, antifetar, antikombëtar," tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Chris LaCivita e bëri të qartë se partneri i SHBA në Shqipëri është PD dhe Sali Berisha

"Tubimi i mbështetësve të Veliajt para GJKKO/ Berisha: Ka
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, tha se këto ditë zbarkoi në Shqipëri kryestrategu i rikthimit më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm në histori Chris LaCivita. Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se Chris LaCivita e bëri të qartë se partneri i SHBA në Shqipëri është PD dhe Sali Berisha. Berisha gjithashtu tha se LaCivita erdhi në Shqipëri me ekspertizën më të avancuar të kohës për të ndihmuar PD-në dhe opozitën shqiptare në këtë fushatë elektorale.

"Të dashur miq, së pari e nis këtë bashkëbisedim me ju me një ndjesë për vonesën e filimit të tij pasi unë isha me disa miq të huaj dhe më pengoi kjo që të jem i përpiktë me ju. Zhvillimet e kohës që nuk kemi komunikuar kështu direkt bashkë, kanë qenë ndër më të fuqishmet, por kanë qenë edhe përcaktuese në një mënyrë apo një tjetër për zhvillimet në Shqipëri dhe të ardhmen e saj. Së pari, këto ditë zbarkoi në Shqipëri kryestrategu i rikthimit më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm në histori, rikthimit të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ky është Chris LaCivita. Ai erdhi në Shqipëri me ekspertizën më të avancuar të kohës për të ndihmuar PD-në dhe opozitën shqiptare në këtë fushatë elektorale.

Por ai erdhi në Shqipëri me mesazhin e qartë si kristali, si kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan se Edi Rama është kukulla e Xhorxh Sorosit në Shqipëri dhe në botë. Se kukulla e Sorosit nuk mund të jetë një partner për SHBA-në dhe se partneri i SHBA në Shqipëri, i Partisë Republikane, është Partia Demokratike dhe Sali Berisha.
Siç ai u shpreh, njeriu që pësoi persekutime të ngjashme dhe qëndrime të ngjashme me ato që ekstremi i majtë mbajti në SHBA ndaj presidentit Donald Trump. Të dashur miq, duhet të ndalem vetëm në një moment. Deklarata e presidentit Donald Trump se armiku më i rrezikshëm për SHBA është armiku i brendshëm, është deklarata më e rëndësishme e jetës së tij, është një nga deklaratat më të rëndësishme të kohërave dhe historisë.

Kjo sepse SHBA janë vendi me fuqi të pakufishme dhe të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër. Por janë vendi që për shkak të njëlloj pushtimi nga ekstremi i majtë, i quajtur progresist, pësoi rënie dhe fenomene, të cilat herë- herë shkonin në nivelin e botës së tretë. E vërteta, mbrëmë në Mynih zëvendëspresidenti i SHBA, në një fjalim historik në atë konferencë, përsëriti të njëjtën tezë. I tha Europës se rreziku më i madh i juaj nuk është Kina, nuk është Rusia, por rrezikun më të madh e keni të brendshëm. Atë rrezik që arreston liderët e opozitës, siç ka vepruar Edi Rama në Shqipëri për të mbajtur mandatet.

Atë rrezik që anulon zgjedhjet siç ndodhi në Rumani apo në Shqipëri me Fredi Belerin. Atë rrezik që predikon censurën siç ndodhi në Shqipëri pas vizitës së Blinken me krijimin e komisionit të censurës në parlament dhe Ministrinë e Jashtme. Pra, për presidentin Donald Trump, rreziku më i madh i njerëzimit është largimi nga vlerat e lirisë, vlerat që ndajnë njerëzit e lirë. Ndaj dhe PD ka rishqyrtuar dhe po rishqyrton të gjithë programin e saj për desorosifikimin e Shqipërisë, që u shndërrua në kopshtin e lulëzuar të monstrës së njerëzimit, që quhet Xhorxh Soros," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Mbyllja e TikTok/ I riu nga protesta: Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo një artist

“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi?

"Mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-s!" Romina:E kam nisur duke aspiruar për t'u bërë violiniste

"Je bërë edhe meme!" Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova

Rama: Kush e do pasaportën e BE-së të na japë mandatin

Thirrja e Berishës: Asnjë votë për patericat e Ramës

Berisha: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma

Largimi i Dashnor Sulës/ "Midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun", Berisha: Bëri gabim

"Do ndërtojmë unazën periferike të Shqipërisë"/ Berisha: Do i rikthehemi infrastrukturës rurale

Berisha: Aksi Milot-Lezhë-Shkodër do jetë përparësi e të gjitha përparësive

Berisha: 12 miliardë euro janë dhënë nga Rama për infrastrukturën

Rama bie brenda me fjalët e veta: Nuk do ndodhte pa perspektivën e BE

Marta Kos nxjerr bllof Ramën: Të gjithë reformat do të vijojnë dhe pas zgjedhjeve

Marta Kos: Shqipëria ka ecur shumë mirë, BE do të japë 1 mld euro për reformat

"Marta ne duam lekët tona"/Rama: Ambicia jonë është që të marrim pasaportën e BE brenda kësaj dekade

Konferenca me Marta Kos/ Rama: Për ne s'ka alternativë tjetër, bashkimi në BE është e vetmja

Rama batuta me komisioneren evropiane: Donim të prisnim me diell, por dhe shiu është bereqet

"Pashë sa të shpejtë jeni kur bëri gol Bajrami", Kos i dhuron Ramës fanellën "Team Europa"

Gjiknuri: Kryeministri guxon dhe eksperimenton, mund të jetë e suksesshme

Rama: Ça të mire i doni Vlorës ju që shkoni me Leskon e ‘qirje’ Dulen

Futja e Alban Zenelit në listën e PS/ Rama: Ai e do PD-në, nuk do bufin dhe tribunën VIP të kënetës!

Rama: Neomalsorja është një shembull i listës tonë

Rama: U ndërtua me kujdes, listat e mbyllura i kemi shfrytëzuar për të hapur partinë

"I madhi Dash Sula u la në det të hapur si Gjuzi", Rama për listën e mbyllur të PD në Tiranë

"Ku ma pe mua këtë shishe 37 mijë euro?", Rama i përgjigjet komentuesit: Si ma provon ti

Rama: Sa të jem unë këtu, Rruga e Arbrit dhe tuneli i Murrizit nuk do të jenë me pagesë

Listat e PD, Rama: Jam mërzitur sot se Kujtim Gjuzin e lanë në det të hapur

"Tuneli i Murrizit e plasi syrin e keq", Rama: Më në fund hapet nesër, gjeologjia e tij ishte tmerr

Berisha: Risia më e madhe, bashkëpunimi i PD-së me kryemagjistarin e fitores, Chris LaCivita

Berisha: Koalicioni për "Shqipërinë Madhështore" paraqitet para shqiptarëve me listën më dinjitoze

Listat e kandidatëve për deputetë/ Berisha: Procesi më transparent që është zhvilluar në PD!

Mund të më këtë çuar mesazh, por…/Berisha: Sula është njeri i respektuar, nuk u përjashtua nga lista

Mund të më këtë çuar mesazh, por…/Berisha: Sula është njeri i respektuar, nuk u përjashtua nga lista

Rama: Në 11 maj t'i prezantojmë opozitës një Noc Rrok madhështor

Rama ironizon koalicionin e opozitës:Kujtim Gjuzi është më simpatiku, përveç mustaqeve nuk ka tjetër

Rama takim me asambletë socialiste të Kavajës dhe Vorës: Nëse Shqipëria nuk voton PS në 11 maj

"Lëreni bufin me gjithë kënetë në fatin e vet", Rama: Në 11 maj fokusohuni te flamuri europian

Hetimet e SPAK ndaj zyrtarëve socialistë, Rama: Partia në pushtet nuk jep llogari

"Në 12 vite 30 herë kam shkuar në restorant", Rama: Mund të rri pa ngrënë edhe dy ditë!

Rama: Në listën e mbyllur të PS do ketë njerëz që hyjnë për herë të parë në Parlament

"PD fitore në 11 maj", Rama replikon me komentuesin: Mos harroni që BE nuk i sheh fare me sy ca tipa

"Prandaj duroj lloj lloj kukumjaçkash dhe insektesh,Rama:Programi i PS është vetëm anëtarësimi në BE

Rama: Për herë të parë, në 11 maj vota ka peshë gjeopolitike

PE do të hapë zyrën e BP në Tiranë, Rama: Vlerësim i jashtëzakonshëm

Sot seanca në Apelin e GJKKO, Veliaj lë paraburgimin në Durrës, niset drejt kryeqytetit

Sherr mes nxënësve të shkollës "Sami Frashëri" në kryeqytet, të miturit godasin njëri-tjetrin