LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“Transparent Albania”/ Rama: Çdo njeri mund të ndjekë në kohë reale statusin e kërkesës! Një sfidë përgjegjësie për administratën! Gonzato: Qeverisja transparente, gur themeli për të ecur përpara

• Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në prezantimin e platformës “Transparent Albania”. • Gjatë fjalës së tij, Rama e konsideroi një sfidë të vërtetë duke marrë parasysh volumin e informacioneve që duhen përditësuar. • Ai ndër të tjera theksoi se me këtë platformë çdo qytetar mund t'i drejtohet çdo institucioni për informacion dhe do ndjeki vetë në kohë reale statusin e kërkesës që ka bërë. • Nga ana tjetër, Rama tha se kjo do jetë një sfidë përgjegjësie edhe për punonjësit e institucionit. Përmes platformës do të vlerësohet edhe performanca e tyre në shërbimin dhe kryerjen e punës, në kohë dhe me korrektësi. • Rama ndau lajmin se Shqipëria është kandiduar si vend mikpritës për World Law Congress, forum botëror me reputacion të jashtëzakonshëm.• Gjatë prezantimin të platformës online "Transparent Albania", Rama u shpreh se zgjidhja e Shqpërisë si një ndër kandidatët lidhet me imazhin tërësisht të ri të Shqipërisë. • Ai theksoi se shumë shpejt, Shqipëria nuk do jetë thejsht një vend kandidat, por do jetë vendi mikpritës. • Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato ka mbajtur fjalën e tij gjatë aktivitetit për prezantimin e platformës “Transparent Albania”. • Gonzato tha se integriteti është parakushti për besim, themel për institucione dhe shoqëri të shëndetshme. • Ai shtoi se korrupsioni dhe keqpërdorimi i burimeve shtetërore minon besimin te institucionet dhe dëmton reputacione dhe sjell mungesë efikasiteti në sistem duke penguar suksesin në të ardhmen. • Gonzato u shpreh se qeverisja transparente mbetet gur themeli për të ecur përpara. • Ai ka theksuar se BE do të mbetet i angazhuar për të mbështetur përpjekjet anti-korrupsion të Shqipërisë.

4 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"Na ndihmon të arrijmë në horizontin blu!" Rama batuta me përfaqësuesen e Avokatit të Popullit: Je njeriu më i rëndësishëm në këtë sallë

“Transparent Albania”/ Rama: Çdo njeri mund të
Erinda Ballanca dhe Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu edhe batutat në fund të aktivitetit për prezantimin e platformën  “Transparent Albania”. Rama iu drejtua Avokates së Popullit, Erinda Ballancës si njeriu më i rëndësishëm në sallë. Ai shtoi se Ballanca e gjitha e veshur me të kuqe i ndihmon që të arrijnë në horizontin tërësisht blu.

"Faleminderit njeriut më të rëndësishëm në këtë sallë, Avokates së Popullit, e cila është e gjitha e veshur me të kuqe dhe na ndihmon që të arrijmë në horizontin tërësisht blu", tha Rama.

1 MUAJ ME PARE

Platforma “Transparent Albania”/ Gonzato: Qeverisja transparente mbetet gur themeli për të ecur përpara! BE mbetet i përkushtuar për përpjekjet antikorrupsion të Shqipërisë

“Transparent Albania”/ Rama: Çdo njeri mund të
Gonzato

TIRANË- Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato ka mbajtur fjalën e tij gjatë aktivitetit për prezantimin e platformës “Transparent Albania”. Gonzato tha se integriteti është parakushti për besim, themel për institucione dhe shoqëri të shëndetshme. Ai shtoi se korrupsioni dhe keqpërdorimi i burimeve shtetërore minon besimin te institucionet dhe dëmton reputacione dhe sjell mungesë efikasiteti në sistem duke penguar suksesin në të ardhmen.

Gonzato u shpreh se qeverisja transparente mbetet gur themeli për të ecur përpara. Ai ka theksuar se BE do të mbetet i angazhuar për të mbështetur përpjekjet anti-korrupsion të Shqipërisë.


“Do të forcojë nevojën për të përmirësuar ndërgjegjësimin e zyrtarëve publikë për standardet etike. Plane më specifike do të trajtojnë probleme strukturore në sektorë të cënueshëm që janë identifikuar në projekt-strategjinë e korrupsionit, e cila do të miratohet së shpejti.

Në vlerësimin e risqeve të korrupsionit në sektorë të cënueshëm, kjo strategji ka bërë një analizë të ciklit të prokurimit publik duke u zgjeruar në funksionimin e Kadastrës, pra një analizë që trajton disa nga çështjet më urgjente të vendit që duhet të trajtohen për të arritur standardet e integritetit.

Na duhet vullnet i fortë politik, transparencë dhe angazhim publik. Nuk mund të ketë ndryshim mendësie, sidomos për të luftuar korrupsionin në rast se nuk investojmë për t’i edukuar të rinjtë sa më herët dhe që të rrisim ndërgjegjësimin tek të gjithë brezat. Qeverisja transparente mbetet gur themeli për të ecur para me integritetin”, tha ai.

Gonzato konfirmoi përkushtimin e Bashkimit Europian për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, duke theksuar se qeverisja transparente dhe digjitalizimi janë hapa thelbësorë në këtë drejtim.

"Nuk ka ndryshim mendësie nëse nuk investojmë për të edukuar të rinjtë. Qeverisja transparente tematika kryesore. Është baza e duhur për llogaridhënie. Ka hapësirë për të përmirësuar punën në institucionet përkatëse.

Përpjekje të tilla sjellin përmirësime dhe të mira afatgjata dhe zhvillime të qëndrueshme. Ecuria për digjitalizimin do plotësohet me procedura transparente të nivelit të dytë. Do sigurojnë që digjitalizimi të përforcohet në të gjitha nivelet. BE do vazhdojë të mbetet i përkushtuar për përpjekjet antikorrupsion të Shqipërisë. Kjo është rruga për në BE," tha ai.

1 MUAJ ME PARE

"Rezultat i imazhit të ri të vendit!" Rama ndan lajmin: Shqipëria kandidohet për të qenë vendi mikpritës i 'World Law Congress'

“Transparent Albania”/ Rama: Çdo njeri mund të
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndau lajmin se Shqipëria është kandiduar si vend mikpritës për World Law Congress, forum botëror me reputacion të jashtëzakonshëm.

Gjatë prezantimin të platformës online "Transparent Albania", Rama u shpreh se zgjidhja e Shqpërisë si një ndër kandidatët lidhet me imazhin tërësisht të ri të Shqipërisë

Kreu i qeverisë theksoi se shumë shpejt, Shqipëria nuk do jetë thejsht një vend kandidat, por do jetë vendi mikpritës.

“Më lejoni të ndaj një lajm shumë të mirë që kemi marrë, që Shqipëria është kandiduar për të qenë vendi mikëpritës i World Law Congress, forum botëror me reputacion të jashtëzakonshëm. Ku zgjedhja e vendit mikpritës është padiskutim jo thjesht pjesë e nevojë për të pasur një infrastrukturë mikpritje të denjë, por lidhet edhe me çfarë vendim mikpritës përfaqëson. Dhe zgjedhja e Shqipërisë si një ndër kandidatët për të marrë mikpritjen lidhet me imazhin tërësisht të ri të Shqipërisë dhe vlerësimin botërisht konsensual të gjithçkaje që Shqipëria ka bërë këtë dekadë në drejtim të shtetit të së drejtës. Jam shpresëplotë se nuk jemi thjesht vend kandidat, por do të jemi vendi mikpritës i World Law Congress vitin e ardhshëm”, tha Rama.

1 MUAJ ME PARE

“Transparent Albania”/ Rama: Çdo njeri mund të ndjekë në kohë reale statusin e kërkesës! Një sfidë përgjegjësie për administratën

“Transparent Albania”/ Rama: Çdo njeri mund të
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në prezantimin e platformës “Transparent Albania”.

Gjatë fjalës së tij, Rama e konsideroi një sfidë të vërtetë duke marrë parasysh volumin e informacioneve që duhen përditësuar. Kreu i qeverisë, ndër të tjera theksoi se me këtë platformë çdo qytetar mund t'i drejtohet çdo institucioni për informacion dhe do ndjeki vetë në kohë reale statusin e kërkesës që ka bërë.

Nga ana tjetër, Rama tha se kjo do jetë një sfidë përgjegjësie edhe për punonjësit e institucionit. Përmes platformës do të vlerësohet edhe performanca e tyre në shërbimin dhe kryerjen e punës, në kohë dhe me korrektësi. 

“Përditësimi i saj në kohë reale, duke marrë parasysh volumin e informacioneve, që duhet përditësuar, kjo do jetë një sfidë e vërtetë, por me siguri hap pas hapi do t’ia dalim që ta kthejmë përditësimin e çdo informacione në një rutinë. Tjetra, që është një risi, që është shumë e rëndësishëm e është interaktiviteti i saj, që do të thotë se deri sot, një qytetar apo një përfaqësues i medias, i drejtohet një institucioni të caktuar nuk merr përgjigje në kohë, pastaj i drejtohej komisionerit, pastaj komisioneri i drejtohet institucionit. Në 70% të rasteve jepet në sekondë. Behët fjalë për vonesa të lidhura pa asnjë qëllim, por nga nënvlerësimi dhe mungesën e këtij zakoni të administratës që të përgjigjet në kohë reale dhe në afate, ndërkohë 30% tjetër  i mos përgjigjeve është më kompleks. Me platformën, do mund të ndjek vetë në kohë reale statusin e kërkesës, dhe nga ana tjetër, platforma ka një mekanizëm që sinjalizon institucionin se kjo kërkesë është duke shkuar drejt djegies së afateve dhe kështu vendos para përgjegjësisë këdo në atë institucion, që është zyra apo personi, që duhet të përgjigjet, por nga ana  tjetër i jep institucionit dhe lidershipit në institucion pasqyrën e performancën në raport me këtë detyrim parësor dhe elementar të ekzekutivit ndaj qytetarëve. Kjo do të rrit shkallën e përgjegjësisë për tu përgjigjur dhe për të mos u vendosur përballë një pasqyre, që vihet në dyshim aftësia apo motivimi yt për të kryer detyrën, që mund të pasojat me sanksionet përkatëse, sipas ligjit të administratës."

 

edi rama

Sondazh

Poll

Rishfaqet Gledis Nano në Policinë e Shtetit pas shkarkimit

Rishfaqet Gledis Nano në Policinë e Shtetit pas shkarkimit

Berisha sfidon Ramën: Hajde të dalim në shesh të burrave dhe t’i themi njëri-tjetrit gjërat!

Berisha: Ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar!

34 vjetori i themelimit të PD/ Berisha nga Lezha: Donin të na linin si Kuba në brigjet e Adriatikut

"Çfarë nuk kanë fantazuar për shtëpinë time", Rama: Paraja nuk ka qenë tundim për mua!

Dosja Xibraka/ Rama paralajmëron masa ligjore: Do padis Gazment Bardhin për kallëzim të rremë

"Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove", Rama: Nuk kam kryer kurrë një krim!

"Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore", Rama: S'kisha si të mos akuzohesha për këtë

Dosja Xibraka/ Rama pas vendimit: Drejtësia foli me prova! Do dënoj Bardhin për kallëzim të rremë

"Fidel, të lus të ruash faturat se kështu si ka ardhur koha",Veliaj ankohet për SPAK në sy të Ramës

Me dhuratë me vete/ Sali Berisha në burgun e Fierit, viziton ish-deputetin demokrat Ervin Salianji

Lëvizja e makinave me grafik, Balluku: Athina e aplikon prej 35 vitesh, ka reduktuar lëvizjen me 50%

Fashë oraresh për automjetet e tonazhit të rëndë/ Balluku: Ka qenë në fuqi

Ulja e çmimit të energjisë/ Balluku: Vjen për shkak të performancës së sektorit energjetik

Ulet çmimi i energjisë elektrike/ Balluku: Ky është një vendim i cili hap një epokë të re

Ulja e çmimit të energjisë/ Rama: Rritje e ekonomisë, së shpejti do shkojmë në Abu Dabi

Rama: Shqipëria e para në rajon për energjinë diellore

Ulet çmimi i energjisë elektrike/ Rama: Arritje gjatë këtyre 35 viteve, e mirëmenduar dhe konsultuar

Berisha: Kemi një atmosferë jashtëzakonisht optimiste nga shqiptarët jashtë vendit

"Pandeli Majko është kriminel i madh elektoral"/ Berisha: U përgjua me vendim gjykate

Berisha: Ky është programi i emergjencës i PD, vendosje minimumi jetik, rritje pensionesh

Berisha: Rama e pranoi se ka përdorur SkyEcc, por tha të tjerë e kanë përdorur më shumë

Berisha: Shteti do marrë përsipër pagesën për fëmijën e tretë nga lindja deri 23-vjeç

Berisha: Karta e konsumatorit do rimbursojë TVSH-në e ushqimeve dhe produkteve bazë

Berisha premton: Do përgjysmojnë taksat për naftën!

Berisha: Çmimet stratosferike të naftës vijnë edhe për shkak të kontrabandës qeveritare

"Për 1 litër naftë paguajnë 1.1 euro taksa!" Berisha: Shqiptarëve po u bëhet plaçkitja më e madhe

"Tre prokurorë të SPAK në dosjen Toyota Yaris"/ Berisha: Taulant Balla garantoi arrestimin

"Kjo masë sigurie do të më shtojë votat!" Berisha: E kam fituar 100 përqind kauzën time

Berisha nxjerr përgjimet: Taulant Balla bëri arrestime me listë

Berisha: Gjeta aty Veliajn, po rrihej me kolegët sepse ju thërrisni Ajolën!

Berisha pas daljes nga SPAK: Kreu i Prokurorisë së Posaçme fle mbi dosje krimi

Berisha del nga SPAK: Iu kërkua gjykatësit kukull që të më rikthejnë në "arrest shtëpie"

Berisha mbërrin në SPAK, Kreu i PD-së hipën në makinë dhe përshëndet me dy gishta protestuesit

Gazetari i publikoi foton me Çapjan, Rama për bisedat e Sky ECC: Ka të tjerë "ku e ku" me atë person

"Po linçohet një udhëheqës i PS",Rama për hetimin e Veliajt: Nuk mund të marr qëndrime për një çorbë

Kush e ka hartuar listën e kandidatëve të deputetëve të PS në Durrës? Rama anashkalon përgjigjet

Gjykatat sekuestruan bazën detare të Limionit, Rama kapet mat duke komentuar vendimet e drejtësisë

"Ata merren me seksin e ëngjëjve" Rama për partitë e Opozitës: Lufta për vendin e dytë duket e fortë

Rama: Asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëj komente për Veliajn

Hetimi i SPAK për Veliajn/ Rama: Po i cënohet jeta familjare nga gjyqi publik

"Drejtësia jo në duart e pushtetit politik”, Rama: Reformën e propozuam që kur ishim në opozitë

Rama: Këtë vit ka pasur dy “spektakle”, rasti në Pogradec dhe ai i 14-vjeçarit

Untitled 15

"Beteja për qeverinë teknike vazhdon," Berisha: Mosbindja civile nuk ndalet deri ditën e zgjedhjeve!

Berisha: Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO

Rama: Po punojmë për të arritur marrëveshje binjakëzimi me spitalin SHIBA të Izraelit

Berisha: Unë jam këtu për të qëndruar kundër narkodiktaturës me gjithë potencialin tim

“TikTok do mbyllet”, Rama: Do na duhen 6-8 javë

Berisha: Thirrja ime është për SHBA, të marrin çdo masë për rikthimin e Erion Veliajt në Shqipëri