LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

DITA e 7-të e tensioneve! Protestë e qetë në veri, SHBA thirrje Kurtit:Tërhiq policinë, nis punën për Asociacionin

• Dita e 6 e protestave në veri të Kosovës. • Qytetarët serbë prej mëngjesit të sotëm janë mbledhur para selive komunale, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç, ku ushtarët e KFOR dhe forcat speciale të Policisë së Kosovës kanë krijuar një perimetër sigurie përmes gardhëve me gjemba. •Si pasojë e tensioneve, Turqia ka nisur trupat e saj në Kosovë për të përforcuar KFOR-in. • Situata aktualisht paraqitet e qetë dhe nuk raportohet për incidente. • Kërkesa e serbëve ngelet e njejtë, dorëheqja e kryekomunarëve të rinj shqiptar dhe forcave të Policisë. • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është dakord për zgjedhje të parakohshme në veri të vendit por së pari, ka thënë ai, duhet që bandat e mbështetura nga Beogradi të kthehen në Serbi ose të arrestohen në Kosovë. •Ndërkohë i dërguari i SHBA Gabriel Escobar i bëri përsëri një tjetër thirrje Kurtit për të tërhequr policinë dhe të fillojë menjëherë zbatimin e Asocacionit.

13 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

"Nuk u tremb nga kërcënimet", Kurti falenderon për qendresën, kryetarin e Leposaviçit

DITA e 7-të e tensioneve! Protestë e qetë në veri, SHBA
Albin Kurti dhe Lulzim Hetemi

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin, për qëndresën e tij në krye të detyrës në këto ditë të vështira në veri të Kosovës. Kurti vuri në dukje faktin se Lulzim Hetemi, vëllai i dëshmorës së UÇK, Fatmie Hetemi, nuk po trembet nga kërcënimet e shumta që po i bëhen nga strukturat kriminale të nxitura nga Beograd.

“Kryetari i komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që të dalë prej zyrës së tij. Ashtu s’i thonë: Disa e marrin me të mirë, disa jo me të mirë e disa të dyja këto, njërën pas tjetrës. Lulzim Hetemi është vëllai i dëshmores Fatime Hetemi, që ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998. E falënderoj kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj,"- shkruan Kurti.

3 MUAJ ME PARE

Jamie Shea një mesazh për Kosovën: Puno me BE-në dhe SHBA! Mos e humb besimin

DITA e 7-të e tensioneve! Protestë e qetë në veri, SHBA
Jamie Shea

KOSOVË- Jamie Shea ,ish-zëdhënës i NATO-s gjatë luftës në Kosovë teksa ka komentuar situatën në veri të Kosovës, u shpreh se Beogradi duhet të heqë dorë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës. Shea në një intervistë për Euronews Albania tha se prania e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën është e papranueshme.

“Kam qenë mjaft i qartë për dërgimin e forcave ushtarake serbe në kufi për një çështje që nuk i përket Serbisë, por është një çështje e brendshme e Kosovës. Ka një mbireagim, është e papranueshme dërgimi i këtyre trupave. Ato duhet të rikthehen në vendin e tyre. Beogradi duhet të heqë dorë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës. Veriu është një çështje e brendshme e Kosovës. Mesazhi im është që: Kosovë, puno bashkë me BE dhe SHBA! Pavarësisht zemërimit, mos humbisni besimin e miqve më të ngushtë”, tha ai.

3 MUAJ ME PARE

Turqia dërgon trupat e saj në Kosovë për të përforcuar KFOR-in

DITA e 7-të e tensioneve! Protestë e qetë në veri, SHBA

KOSOVË- Ministria turke e Mbrojtjes ka konfirmuar të dielën, nisjen e një numri të ushtarëve turq në Kosovë, si përforcim për misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR. 

Përmes disa pamjeve të publikuara në Twitter, autoritetet turke kanë thënë se pas ngjarjeve të fundit në Kosovë, batalioni i Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë prej 500 ushtarë, është nisur drejt Kosovës.

3 MUAJ ME PARE

Komandanti i KFOR-it reagon ashpër ndaj Kurtit: Nuk është NATO çadër ku strehohesh pas veprimeve të njëanshme

DITA e 7-të e tensioneve! Protestë e qetë në veri, SHBA

KOSOVË- Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka kritikuar gjerësisht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për “veprime të njëanshme” dhe “hapa të mbrapsht prej dy viteve”.

“Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR-i) nuk mundet dhe nuk duhet të konsiderohet si një çadër ku duhet të strehohesh pas veprimeve të njëanshme që shqetësojnë balancet e pasigurta”, tha ai në një intervistë për gazetën italiane “Corriere”.

Pjësë nga intervista:

Komandant, për çfarë e keni fjalën?

“Para së gjithash, vendimi i kryeministrit kosovar Albin Kurti për të vendosur kryetarë komunash me përkatësi etnike shqiptare të pa njohur nga shumica serbe, pa marrë parasysh këshillat e kundërta të gjithë bashkësisë ndërkombëtare. Veprimi i dytë i njëanshëm i qeverisë së Prishtinës ishte përdorimi i forcës pa u konsultuar me ne, duke e bërë kështu të nevojshme ndërhyrjen tonë për të shmangur një tragjedi”.

A nuk ishte kjo një zgjedhje legjitime nga ana e qeverisë së një vendi që vepron në territorin e vet?

“Ju lutem, le të mos pretendojmë se kjo është një situatë normale. Këto janë vendime të marra pa koordinim paraprak me ne dhe me palët e përfshira. Nuk është hera e parë që ndodh. Kjo është një qasje që sigurisht nuk nxit besimin e ndërsjellë. Ne gjithmonë duhet të vlerësojmë pasojat e dëmshme që kanë këto lloj veprimesh. Kur më fliste, kryeministri Kurti ishte gjithmonë dakord me këtë qasje”.

Pse nuk e ndoqi këtë herë?

"Pyet atë."
Ne e bëme atë. Ai përgjigjet se Kosova është shtet sovran dhe nuk mund të dorëzohet para shantazheve të dhunuesve. Si ushtarë, ne jemi të shqetësuar për sigurinë, stabilitetin dhe lirinë e lëvizjes së dy grupeve etnike. Unë nuk i gjykoj vendimet politike, por kam për detyrë të shqetësohem për pasojat e tyre, të cilat në një kontekst kaq delikat mund të çojnë lehtësisht në përshkallëzim, siç e kemi parë".

Çfarë do të ishte Kosova e Veriut pa misionin e NATO-s?

“Një tjetër vatër lufte. Situata me të cilën po përballemi është rezultat i një sërë krizash të grumbulluara me kalimin e kohës. Le ta quajmë një destabilitet të kontrolluar, i cili megjithatë po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm në terren, për shkak të brishtësisë së marrëdhënieve mes dy grupeve etnike dhe kushdo që i përfaqëson ato. Çdo balancë e arritur me përpjekje të mëdha, krizë pas krize, po bëhet gjithnjë e më e pasigurt”.

A janë përgjegjësitë vetëm në njërën anë?

"Absolutisht jo. Të dyja palët nuk janë në gjendje të përfitojnë nga objektivat e arritura ndër vite, me përpjekje të mëdha nga diplomacia ndërkombëtare. Në momentin që ka një marrëveshje, ajo duhet të zbatohet. Por pa asnjë dialog, mbetet një letër e vdekur. Në bazë të gjithçkaje ka vetëm mosbesim të ndërsjellë. Pacta sunt servanda. Kjo do të mjaftonte. Por ata nuk mund ta bëjnë këtë”.

A është faji i nacionalizmave të ndërsjellë?

“Ky mjedis është i ngopur me retorikë absolutisht joproduktive dhe të rrezikshme, krejtësisht jofunksionale ndaj objektivave të paqes që bashkësia ndërkombëtare dëshiron të arrijë në Kosovë”.

Pra, a mungon vullneti politik?

“Në njëzet vitet e fundit janë arritur rezultate të rëndësishme. Edhe në kushtet e bashkëjetesës paqësore. Por duke filluar nga viti 2021, vetëm një hap prapa, si karkalecat. Për shkak të polarizimit ekstrem të disa fakteve, të shfrytëzuara nga të gjitha palët e përfshira në emër të politikave ekstremiste, të cilat kanë cenuar stabilitetin mes dy grupeve etnike”.

Sa i lartë është rreziku i përkeqësimit të mëtejshëm të situatës?

“Ndërhyrja jonë krijoi një efekt afatshkurtër. Përmes veprimeve diplomatike, Serbia dhe Kosova kanë filluar sërish të bisedojnë me njëra-tjetrën. Shpresojmë që kjo periudhë kohore të përdoret për të nisur negociatat reale. Sikur të mos ishte bërë deri më tani”.

3 MUAJ ME PARE

Tensionet në veri/ / Escobar kërkoi zbatim të Asociacionit, reagon VV-ja

DITA e 7-të e tensioneve! Protestë e qetë në veri, SHBA
Gramos Agusholli

KOSOVË- Deputeti i VV’së, Gramos Agusholli ka komentuar kërkesën urgjente që Emisari Special i SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar, dha për kryeministrin Kurti, për të zbatuar menjëherë Asociacionin. Agusholli thotë se do të ketë Asociacion, por jo me kompetenca ekzekutive.

“Ashtu siç ka thënë kryeministri Kurti, që asociacion do të ketë, por jo me kompetenca ekzekutive. Qeveria e Kosovës është zotuar që do ta respektojë marrëveshjen e Ohrit, por ajo duhet te respektohet si tërësi, jo në mënyrë të pjesshme”, -tha Agusholli.

Në anën tjetër, Agusholli foli edhe për situatën në veri dhe kërkesën e ndërkombëtarëve për tërheqjen e njësive speciale nga veriu. Ai tha se kryeministri Kurti u tregua fleksibil duke thënë se do të mbahen zgjedhjet e reja.

“Në anën tjetër, kryeministri është treguar fleksibil dhe ka thënë se do mbahen zgjedhjet e reja në komunat veriore, ku qytetarët përmes votës së lirë do t’i zgjedhin kryetarët e rinj. Është gabim nëse dikush mendon që duhet bërë kompromis me bandat dhe kriminelët në veri, të cilët janë të dirigjuar dhe ushqehen nga Serbia”,- tha ai për GazetaBlic.

Kujtojmë se, emisari Special i SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar, i ka bërë thirrje Kurtit që të tërheq forcat e Policisë Speciale nga veriu bashkë me kryetarët.

3 MUAJ ME PARE

Qetësohet situata në veri të Kosovës, pak protestues në komuna

DITA e 7-të e tensioneve! Protestë e qetë në veri, SHBA
veriu i kosoves

KOSOVË- Për të shtatën ditë me radhë, po vazhdojnë protestat në tri komunat e veriut në Kosovë. Ndryshe nga ditët e para sot janë parë pak protestues në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviç.

Pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë pranë dhe brenda ndërtesave komunale, shkruan KosovaPress.

Në Zveçan, një grup i vogël protestuesish qëndruan gjatë tërë natës afër objektit komunal.

3 MUAJ ME PARE

Sveçla: Tensionet në veri të organizuar nga Serbia, inspiruar nga Rusia

DITA e 7-të e tensioneve! Protestë e qetë në veri, SHBA
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se trazirat në veri të Kosovës janë organizuar nga Serbia, e frymëzuar nga Rusia.

“Simboli ‘Z’, fanella me simbole të Wagnerit, kryqi me 4S janë dëshmi e origjinës së sulmeve nga kriminelët. Të organizuar nga Serbia, inspiruar nga Rusia. Idhulli i tyre është Millosheviçi e model Putini. Përpjekjet për të destabilizuar shtetin tonë nuk do të kalojnë. Serbia e Rusia nuk kalojnë”,- ka shkruar ai në një postim në Twitter.

3 MUAJ ME PARE

Kurti për BBC: Kryetarët e komunave janë në zyrat e tyre, s’kanë pse largohen!

DITA e 7-të e tensioneve! Protestë e qetë në veri, SHBA
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtik ka dhënë një intervistë për BCC, ku ka folur për tensionet në veri të Kosovës. Kurti thotë se kryetarët e komunave janë në godinat dhe zyrat e tyre dhe nuk do të largohen nga aty.

“Në këto tri komuna ne kemi tri objekte komunale dhe nëse jo kryetarët, kush duhet të jetë aty. Dhe nëse këto komuna nuk janë për kryetarët, për kënd janë? Kryetarët janë në zyrat e tyre, kështu duhet të jetë dhe të qëndrojë. Ata janë struktura ilegale të ndikuara nga Beogradi që duan ta destabilizojnë vendin tonë. Ne duam republikë demokratike, dhe në këto objektet ne mund ta zbusim numrin e policisë, por së pari bandat që kanë sulmuar gazetarët, policinë dhe KFOR-it duhet të shkojnë në Serbi ose në burg”, tha Kurti.

I pyetur rreth mundësisë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme, Kurti u shpreh se është i gatshëm të dëgjojë propozimet për zgjedhje të parakohshme, por pasi të vendoset sundimi i ligjit në vend.

3 MUAJ ME PARE

Tensionet në Veri të Kosovës/ Sheiku i Emirateve telefonon Kurtin, DETAJE nga biseda

DITA e 7-të e tensioneve! Protestë e qetë në veri, SHBA
Abdullah bin Zayed dhe Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed. Në foksusin e bisedës kanë qenë tensionet në veri.

Kurti me anë të postimi në Twitter ka treguar detaje nga biseda, ku thekson zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes Themelore deri në zgjedhjet e ardhshme.

'Pata një telefonatë me MPJ Sheikh Abdullah bin Zayed. Faleminderit për mbështetjen e Emiratave të Bashkuara Arabe gjatë gjithë viteve. Theksova se hapi i parë drejt deskalimit është përfundimi i menjëhershëm i dhunës ndaj institucioneve të sigurisë dhe zbatimi i menjëhershëm i Marrëveshjes Themelore deri në zgjedhjet e ardhshme”, -ka shkruar Kurti në Twitter.

3 MUAJ ME PARE

Escobar: Kurti të tërheqë policinë, të nisë punën për Asociacionin

DITA e 7-të e tensioneve! Protestë e qetë në veri, SHBA
Escobar

KOSOVË- I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka dhënë një intervistë për BBC. Escobar ka thënë se Kurti duhet të tërheqë policinë nga objektet komunale dhe të fillojë punën për themelimin e Asociacionit.

'Kurti duhet të tërheqë policinë nga objektet komunale, dhe urgjentisht, urgjentisht të fillojë punën për punën e Asociacionit. Ky përshkallëzim ka qenë pjesërisht rezultat i mosgatishmërisë së palës kosovare që ta dëgjojë komunitetin ndërkombëtar. Ajo i ka provokuar tensionet, në mënyrë të panevojshme, duke insistuar në shfrytëzimin e objekteve komunale. Ekzistojnë ndërtesa tjera prej të cilave mund të bëhet puna, dhe nëse asgjë tjetër, pandemia e koronavirusit na ka mësuar që mund të punojmë edhe nga lokacione alternative. 

Escobar ka thënë se përpjekjet e faktorit ndërkombëtar për t’u koordinuar me Qeverinë e Kosovës, kanë hasur në rezistencë.

“Nuk ka pasur nevojë që të shkohet në ato ndërtesa. Ato nuk e kanë ndonjë vlerë reale. Ato janë kryesisht të thata tani. Kurti na ka siguruar që ata kryetarë do të ushtrojnë vetëm autoritetet administrativ, për të kryer shërbime bazike komunale”,-tha Escobar.

Escobar ka përsëritur se duhet të thyhet cikli i dhunës dhe se të dyja palët, si Kosova, ashtu edhe Serbia, kanë përgjegjësi për të vepruar në atë drejtim. Kujtojmë se Escobar, bashkë me të dërguarin europian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, do ta vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, më 5 dhe 6 qershor.

3 MUAJ ME PARE

Tensionet në veri, Policia: Serbët sulmuan një gazetare dhe një makinë patrulle

DITA e 7-të e tensioneve! Protestë e qetë në veri, SHBA
Polica e Kosoves

KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e shtunë në veri është sulmuar një gazetare si dhe është sulmuar një makinë e Policisë. Policia bën të ditur se rastet kanë ndodhur në Leposaviq dhe Zveçan. Ndërsa, rasti në Zveçan ka ndodhur rreth orës 15:00.

“Soqanicë, Leposaviq 03.06.2023 – 02:40. Është raportuar se një veturë e policisë është sulmuar me mjete të forta deri sa ka qenë në lëvizje. Nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar deri më tani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke hetuar nga njësitet kompetente. Ankuesja femër kosovare gazetare ka informuar se gjatë përcjelljes së protestës është sulmuar fizikisht nga persona të pa njohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve. 

3 MUAJ ME PARE

Analiza e DW: Kush përfiton nga trazirat në Kosovë?

DITA e 7-të e tensioneve! Protestë e qetë në veri, SHBA
KFOR

KOSOVË- Një helikopter i KFOR-it qarkullon mbi veriun e Kosovës. Trupat e NATO-s janë përforcuar në veri pas trazirave të hënën e kaluar me 700 ushtarë shtesë. Me gardhe me gjemba dhe bllokime rrugësh, forcat e KFOR-it gati i kanë izoluar hermetikisht disa godina të komunave veriore.

Dhuna shpërtheu pas përpjekjes për të filluar detyrën tre kryetarë shqiptarë të komunave të banuara me shumicë serbe, të zgjedhur me një numër shumë të vogël votash pas bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët. Një nga këta kryetarë bashkish është Izmir Zeqiri. Pas së hënës ai nuk është kthyer më në komunë. "Megjithëse kam kompetenca që m'i jep kushtetuta, nuk duam të kthehem në një faktor që prodhon dhunë, përkundrazi - qëllimi ynë është paqja, zhvillimi dhe krijimi i një hapësire në të cilën çdo qytetar është krenar."

SHBA nuk janë entuziastë" me Kosovën

Por parimisht 58 vjeçari e quan të drejtë që qeveria e Prishtinës kishte këmbëngulur që ai të fillonte punën si kryetar komune. Përgjegjësinë për këtë gjendje, Izmir Zeqiri e shkon vetëm tek Serbia. "Problemet me të cilat ne konfrontohemi tani nuk janë të reja, dhe unë besoj, se këto probleme janë ushqyer nga propaganda serbe, unë jam i sigurtë, që ato janë vërejtur edhe nga miqtë tanë ndërkombëtarë."

Por aleatët një pjesë të përgjegjësisë për shpërthimin e dhunës ia vunë edhe Prishtinës, pasi SHBA dhe BE kishin kërkuar më parë nga Prishtina të mos e bënte me detyrim futjen e kryetarëve të komunave në zyrat e tyre. Si reagim, SHBA e përjashtoi Kosovën nga një stërvitje ushtarake. Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier në Prishtinë u shpreh se "do të thoja, se Shtetet e Bashkuara aktualisht nuk janë shumë entuziastë, kur bëhet fjalë të angazhohen për interesa të tjera të Kosovës, si për shembull puna me vendet e tjera që nuk kanë njohur Kosovën apo mbështetja aktive e zhvillimit europian dhe euroatlantik të Kosovës."

Kush përfiton?

Për studiuesin e Europës Juglindore, Florian Bieber nga Universiteti i Gracit nga i gjithë ky shkallëzim më shumë përfiton presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. "Serbia del mirë nga kjo, dhe është pozitive për Rusinë. Rusisë i pëlqejnë trazirat në Ballkan." Jo sepse Rusisë, kjo i sjell diçka, por është një manovër për tërheqjen e vëmendjes. Rusisë i ndihmon ta paraqesë të dobët perëndimin dhe i mban marrëdhëniet me Serbinë. "Në të njëjtën kohë Vuçiqi nuk i ka prishur marrëdhëniet me perëndimin dhe kështu ai i ka mbajtur të gjitha dyert të hapura, ashtu siç e bën këtë prej një dekade."

Sipas Bieber adresimet e drejtpërdrejta të fajit nuk janë të peshuara mirë. Dhuna nuk erdhi në fund të fundit nga autoritetet kosovare të sigurisë. "Duhet kërkuar me kujdes se kush është përgjegjës për këtë dhunë. Ka arsye të forta për të besuar, se përgjegjësia qëndron tek Beogradi."

BE para rrënojave të politikës së saj

Si Prishtina edhe Beogradi nuk marrin as edhe një pjesë të vogël të përgjegjësisë. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën. BE përpiqet tani të pastrojë rrënojat para të cilave ndodhet: Jo shumë kohë larg BE ndërmjetësoi në bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës. Ajo arriti të lëvizë të dyja palët në deklarata verbale që të normalizojnë marrëdhëniet. Dhuna e re që shpërtheu është një hap mbrapa për një proces, fuqia lëvizëse e të cilit nuk është e sigurtë. "Gati mund të thuash, se e vetmja gjë pozitive në këto zhvillime është që BE-së dhe SHBA-së iu demonstrua para syve, se përpjekjet e deritanishme të tyre nuk kanë aspak sukses", thotë eksperti Florian Bieber.

Një hap pozitiv

Të paktën kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron këtë javë ia dolën të ulin në një tavolinë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në samitin e Komunitetit Politik Europian në Moldavi. Shenjat për afrim nuk u dhanë në fund të këtij takimi, por pati kërkesa të reja të palës europiane, për kthim në ujditë e mëparshme. Sipas Scholz një propozim i gatshëm është në tryezë që tani. Ai kërkoi që "të mos lejohet të shtyhet larg kjo mundësi, pse konkretisht tani në këtë situatë mungon guximi për të kryer me përgjegjësi veprimet e duhura."

Konkretisht Kosova duhet të fillojë me realizimin e premtimit për Asociacionin e Komunave Serbe dhe duhet të mbajë zgjedhje të reja në veri. Qeveria e Prishtinës ka shprehur gatishmëri për zgjedhje të reja, megjithëse gjithçka varet, nëse to do të marrin pjesë serbët. Edhe këtë e kërkuan Macron dhe Scholz në Moldavi.


Serbisë i pëlqen statusquoja

Eksperti për Europën Juglindore, Florian Bieber thotë se duhet një ristartim i negociatave. Për një kthim në premtimet e mëparshme as Serbia dhe as Kosova nuk kanë stimuj të mëdhenj. Për presidentin serb këto probleme janë një manovër e dëshiruar për largimin e vëmendjes nga problemet e brendshme. Kryeministri Kurti nuk do të shkojë shumë larg në lëshimet për komunat serbe. "E me këtë kemi një situatë, ku në të vërtetë të dyja palët nuk janë të gatshme për kompromis", thotë Bieber.

Serbia vetë mund të jetojë shumë mirë me gjendjen e status-quo-së, Kosova jo edhe aq. "Këtu nevojitet presion masiv dhe stimuj masiv për të arritur progres të vërtetë." Asnjë zgjidhje e shpejtë në horizont për një konflikt që zgjat me dekada.

Marrë nga DW

3 MUAJ ME PARE

Tensionet në veri, Lajçak dhe Escobar vizitë në Kosovë e Serbi nesër dhe pasnesër

DITA e 7-të e tensioneve! Protestë e qetë në veri, SHBA
Escobar dhe Lajcak

Emisari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak dhe ai i SHBA-së, Gabriel Escobar të hënën dhe të martën do të qëndrojnë në Kosovë dhe Serbi. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, i cili tha se Escobar dhe Lajçak këtë vizitë do e zhvillojnë për depërshkallëzimin e tensioneve në Veri.

“Mund të konfirmoj se përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak do të shkojë në Prishtinë dhe Beograd të hënën dhe të martën, së bashku me të dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, për të ndjekur thirrjet e nivelit më të lartë të BE-së për de-përshkallëzimin e tensioneve në veriun e Kosovës”, ka thënë ai për KP.

Ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve

“Rama ik” thirrje ne Rogozhine

Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

VIDEO/ Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

Newsroom 8 | MJEKU: EDHE UNË BËRA THIRRJE TË FIKEJ TV

Newsroom 8 | FJONA ÇELA: MEDIAT OPOZITARE U DISKRIMINUAN