LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Të shtëna me armë zjarri drejt patrullës së policisë në Rinas! Arrestohet Klajdi Buza! Autori me precedent të mëparshëm penal

•Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të enjte në Rinas. •Një i ri i identifikuar si Klajdi Buza ka zbrazuar armën drejt një patrulle policie, teksa kjo e fundit kishte shkuar për kontroll në subjektin e tij privat •Nga të shtënat me armë nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa mësohet se Buza rezulton të jetë një emër i dëgjuar për drejtësinë. •Bëhet me dije se ai është arrestuar edhe në vitin 2022 pasi lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës. •Ndërkohë që në vitin 2015 ai denoncoi vjedhjen e makinës së tij, ndërsa policia në atë kohë njoftoi se mjeti ishte gjetur i braktisur në vendin e quajtur ura e Gjoles në Fushë Krujë. •Buza është neutralizuar nga policia dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma dhe një sasi municioni luftarak.

4 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Klajdi Buza hapi zjarr drejt efektivëve, reagon Policia: 34-vjeçari me precendent kriminal! Qëlloi nga subjekti i tij privat...

Të shtëna me armë zjarri drejt patrullës së
Policia

TIRANË - Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen që u regjistrua këtë të enjte në Rinas, ku një i r8i hapi zjarr drejt patrullës së policisë. 

Policia bën me dije se i riu Klajdi Buza, ka hapur zjarr nga subjekti i tij privat në Rinas, teksa policia kishte shkuar për një kontroll. Policia sqaron se nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar.

Buza është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërsa arma dhe municioni luftarak që i riu mbante në banesë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë:

Qëlloi drejt Punonjësve të Policisë, gjatë një aksioni policor për kapjen e tij, vihet në pranga 34-vjeçari.

34-vjeçari me precendent kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municion luftarak.

Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Tiranë pasi kanë marrë informacion për një shtetas i cili mbante armë zjarri në subjektin e tij kanë organizuar punën me qëllim kapjen dhe vënien përpara përgjegjesisë ligjore.

Gjatë ndalimit të shërbimeve të Policisë në subjektin e tij privat në Rinas, shtetasi i identifikuar me inicialet K. B, ka qëlluar në drejtim të Policisë nga brenda subjektit të tij.

Nga të shtënat nuk ka patur të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe shoqërimin për në ambientet e DVP Tiranë.

Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë bërë arrestimin e shtetasit K. B., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

1 MUAJ ME PARE

Del FOTO/ Ky është 34-vjeçari që qëlloi me armë zjarri drejt patrullës së Policisë në Rinas

Të shtëna me armë zjarri drejt patrullës së
Klajdi Buza

TIRANË - Personi që shikoni në foton e mësipërme është 34-vjeçari Klajdi Buza, i cili hapi zjarr drejt patrullës së policisë mbrëmjen e sotme në Rinas. Mësohet se Buza ka qënë i armatosur në zonën e Rinasit dhe në momentin që policia i është afruar ai ka hapur zjarr ndaj tyre, por fatmirësisht plumat nuk kanë prekur asnjë nga efektivët.

Buza është arrestuar dhe shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale, sakaq mësohet se ai është një person me precedentë penal, pasi rezulton të jetë arrestuar edhe më herë për armbëmbajtje pa leje.

1 MUAJ ME PARE

EMRI/ Qëlloi me armë drejt Policisë, kush është i riu i arrestuar në Rinas

Të shtëna me armë zjarri drejt patrullës së
Foto Ilustruese

TIRANË- I riu që ka sulmuar policinë me armë ditën e sotme në Rinas është vënë në pranga. Mësohet se i riu i arrestuar është Klajdi Buza, person i njohur për autoritetet policore.  

Bëhet me dije se ai është arrestuar edhe në vitin 2022 pasi lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës. Ndërkohë që në vitin 2015 ai denoncoi vjedhjen e makinës së tij, ndërsa policia në atë kohë njoftoi se mjeti ishte gjetur i braktisur në vendin e quajtur ura e Gjoles në Fushë Krujë.

 

 

1 MUAJ ME PARE

Të shtëna me armë në Rinas, dyshohet se qëllohet në drejtim të efektivëve

Të shtëna me armë zjarri drejt patrullës së
Polici

TIRANË- Të shtëna me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rinas. Mësohet se një i ri ka qëlluar drejtë disa efektivëve, të cilët kishin ndërmarrë një operacion për arrestimin e tij. 

Bëhet me dije se nga të shtënat fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar. Ndërkohë që pas të shtënave, efektivët kanë mundur që ta vënë në pranga. 

Sondazh

Poll

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Mbyllja e TikTok/ I riu nga protesta: Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo një artist

“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi?

"Mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-s!" Romina:E kam nisur duke aspiruar për t'u bërë violiniste

"Je bërë edhe meme!" Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova

Rama: Kush e do pasaportën e BE-së të na japë mandatin

Thirrja e Berishës: Asnjë votë për patericat e Ramës

Berisha: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma

Largimi i Dashnor Sulës/ "Midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun", Berisha: Bëri gabim

"Do ndërtojmë unazën periferike të Shqipërisë"/ Berisha: Do i rikthehemi infrastrukturës rurale

Berisha: Aksi Milot-Lezhë-Shkodër do jetë përparësi e të gjitha përparësive

Berisha: 12 miliardë euro janë dhënë nga Rama për infrastrukturën

Rama bie brenda me fjalët e veta: Nuk do ndodhte pa perspektivën e BE

Marta Kos nxjerr bllof Ramën: Të gjithë reformat do të vijojnë dhe pas zgjedhjeve

Marta Kos: Shqipëria ka ecur shumë mirë, BE do të japë 1 mld euro për reformat

"Marta ne duam lekët tona"/Rama: Ambicia jonë është që të marrim pasaportën e BE brenda kësaj dekade

Konferenca me Marta Kos/ Rama: Për ne s'ka alternativë tjetër, bashkimi në BE është e vetmja

Rama batuta me komisioneren evropiane: Donim të prisnim me diell, por dhe shiu është bereqet

"Pashë sa të shpejtë jeni kur bëri gol Bajrami", Kos i dhuron Ramës fanellën "Team Europa"

Gjiknuri: Kryeministri guxon dhe eksperimenton, mund të jetë e suksesshme

Rama: Ça të mire i doni Vlorës ju që shkoni me Leskon e ‘qirje’ Dulen

Futja e Alban Zenelit në listën e PS/ Rama: Ai e do PD-në, nuk do bufin dhe tribunën VIP të kënetës!

Rama: Neomalsorja është një shembull i listës tonë

Rama: U ndërtua me kujdes, listat e mbyllura i kemi shfrytëzuar për të hapur partinë

"I madhi Dash Sula u la në det të hapur si Gjuzi", Rama për listën e mbyllur të PD në Tiranë

"Ku ma pe mua këtë shishe 37 mijë euro?", Rama i përgjigjet komentuesit: Si ma provon ti

Rama: Sa të jem unë këtu, Rruga e Arbrit dhe tuneli i Murrizit nuk do të jenë me pagesë

Listat e PD, Rama: Jam mërzitur sot se Kujtim Gjuzin e lanë në det të hapur

"Tuneli i Murrizit e plasi syrin e keq", Rama: Më në fund hapet nesër, gjeologjia e tij ishte tmerr

Berisha: Risia më e madhe, bashkëpunimi i PD-së me kryemagjistarin e fitores, Chris LaCivita

Berisha: Koalicioni për "Shqipërinë Madhështore" paraqitet para shqiptarëve me listën më dinjitoze

Listat e kandidatëve për deputetë/ Berisha: Procesi më transparent që është zhvilluar në PD!

Mund të më këtë çuar mesazh, por…/Berisha: Sula është njeri i respektuar, nuk u përjashtua nga lista

Mund të më këtë çuar mesazh, por…/Berisha: Sula është njeri i respektuar, nuk u përjashtua nga lista

Rama: Në 11 maj t'i prezantojmë opozitës një Noc Rrok madhështor

Rama ironizon koalicionin e opozitës:Kujtim Gjuzi është më simpatiku, përveç mustaqeve nuk ka tjetër

Rama takim me asambletë socialiste të Kavajës dhe Vorës: Nëse Shqipëria nuk voton PS në 11 maj

"Lëreni bufin me gjithë kënetë në fatin e vet", Rama: Në 11 maj fokusohuni te flamuri europian

Hetimet e SPAK ndaj zyrtarëve socialistë, Rama: Partia në pushtet nuk jep llogari

"Në 12 vite 30 herë kam shkuar në restorant", Rama: Mund të rri pa ngrënë edhe dy ditë!

Rama: Në listën e mbyllur të PS do ketë njerëz që hyjnë për herë të parë në Parlament

"PD fitore në 11 maj", Rama replikon me komentuesin: Mos harroni që BE nuk i sheh fare me sy ca tipa

"Prandaj duroj lloj lloj kukumjaçkash dhe insektesh,Rama:Programi i PS është vetëm anëtarësimi në BE

Rama: Për herë të parë, në 11 maj vota ka peshë gjeopolitike

PE do të hapë zyrën e BP në Tiranë, Rama: Vlerësim i jashtëzakonshëm

Sot seanca në Apelin e GJKKO, Veliaj lë paraburgimin në Durrës, niset drejt kryeqytetit

Sherr mes nxënësve të shkollës "Sami Frashëri" në kryeqytet, të miturit godasin njëri-tjetrin