LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“Të gjithë ata që kanë pasaporta dhe ID të skaduara janë votues më 11 maj!" Rama-komentuesve për turizmin: Ju që ‘nuk keni bukë të hani’ shpenzoni 950 mln euro për pushime

• Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka zgjedhur t'i përgjigjet live në rrjetet sociale komentuesve teksa ndodhej në zyrën e tij. • Rama foli lidhur me turizmin duke thënë se është krijuar një industri që sjell 4.5 mld të ardhura nga ata që vijnë këtu nga jashtë.• Ai shtoi se është në lëvizje e tërë ekonomike duke nisur nga shërbimet dhe deri te vizitorët. • Rama shprehet se në Shqipëri pesha e turizmit për vitin 2024 vlerësohet 26% e prodhimit të përgjithshëm vjetor. • Rama thotë se turizmi është një industri që prodhon mesatarisht 4.5 miliardë të ardhura në vend. • Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish thirrje shqiptarëve në Diasporë, që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025. • Rama u kujtoi adresën zyrtare të KQZ-së, ku mund të regjistrohen. • Rama gjithashtu u shpreh se me vendimin e datës së djeshme të gjithë emigrantët që kanë pasaporta dhe karta identiteti të skaduar mund të regjistrohen. • Kryeministri theksoi se pavarësisht afatit që mund t’i ketë kaluar dokumenteve të tyre të identifikimit janë votues më 11 maj nëse duan të regjistrohen. • Kryeministri Edi Rama foli live sot në rrjetet sociale edhe për çështjen e palestinezëve të Gazës për të cilët disa ditë më parë u tha se një kontigjent prej tyre do të strehohej në Shqipëri. • Rama mohoi sërish një gjë të tillë duke e konsideruar rastin si një sajesë. • Ai shtoi se jemi në atë kohë kur e përditshmja jonë, ku gënjeshtra bën xhiron e botës. • Ndër të tjera Rama foli dhe për investimet, biznesin e vogël, çmimet si edhe tek infrastruktura hekurudhave.• Lidhur me biznesin e vogël, Rama tha se ka zero taksë, dhe se qeveria e ka aleatin më të madh në këtë proces. • Rama tha sot live në rrjetet sociale se nuk ka ndërmend të largohet nga pushteti. • Rama shtoi se posti që mban për të është një punë. • Ai theksoi se nuk do të largohet për sa kohë ata që ia kanë dhënë detyrën do t'i kërkojnë ta vazhdojë. • Kryeministri gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjete sociale në rubrikën "Sy m'sy", nuk i kurseu thumbat kundrejt opozitës. • Rama u shpreh se e njeh shumë mirë Shqipërinë, ja di të gjitha kthesat e rrugëve, ndërsa shton se ja di gjithashtu edhe të gjitha boshllëqet qe ka. • Kreu i qeverisë ironizoi edhe opozitën, duke thënë “nuk jam si shumë të tjerë që nxjerrin bukën duke sharë dhe ofenduar”.• Kryeministri u është përgjigjur komentuesve që ankohen për çmimet e larta, duke thënë se ata që vijnë në vendin tonë thonë të kundërtën. • Rama gjithashtu tha se çmimet i vendos sektori privat, jo qeveria dhe se detyra e kabinetit është të rrisë fuqinë blerëse duke rritur pagat, pensionet dhe bonuset për pensionistët.• Kryeministri gjithashtu tha se nuk është në të gjitha kategoritë dhe për të gjitha shtresat, por ama është rritja hap pas hapi që bëjnë.• Rama ka folur live në rrjetet sociale edhe për idenë e krijimit të shtetit Bektashi teksa i përgjigjej komentuesve.• Rama tha se krijimi i shtetit Bektashi nuk do të sjell asnjë përçarje apo shpopullim. • Sipas tij, krijimi i këtij entiteti do të jetë brenda territorit ku operon sot kryegjyshata bektashiane dhe do të funksionojë në respekt të kushtetutës së vendit.

13 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"Na nxori picirin gjeologjia e tunelit të Murrizit!" Rruga e Arbrit/ Rama-komentuesve: Mos më kërkoni datë, ai tunel më ka bërë supersticioz

“Të gjithë ata që kanë pasaporta dhe ID të
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama foli sot live në rrjetet sociale ku iu përgjigj komentuesve. Ndër të tjera Rama u pyet se kur do përfundonte rruga e Arbrit. Ai tha se nuk do të jap një datë, pasi kanë dalë problematika lidhur me gjeologjinë e tunelit të Murrizit. 

"Rruga e Arbrit ka mbetur vetëm tek tuneli i Murrizit. Ai tunel më ka bërë supersticioz me atë gjeologji. Si surpriza që bëjnë dibranët kur ulesh në sofër me ta dhe hedhin dhe presin fjalën. Ambicia është që pranvera ti sjelli dibranët nga rruga e përfunduar. Mos më kërkoni datë. Na nxori picirin gjeologjia e tunelit të Murrizit", tha Rama.

1 MUAJ ME PARE

Ideja për krijimin e shtetit Bektashi, Rama: Do të themelohet aty tek ai territori i vetëm që ka brenda! I ka apo s’i ka 150 veta

“Të gjithë ata që kanë pasaporta dhe ID të
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka folur live në rrjetet sociale edhe për idenë e krijimit të shtetit Bektashi teksa i përgjigjej komentuesve. Rama tha se krijimi i shtetit Bektashi nuk do të sjell asnjë përçarje apo shpopullim. Sipas tij, krijimi i këtij entiteti do të jetë brenda territorit ku operon sot kryegjyshata bektashiane dhe do të funksionojë në respekt të kushtetutës së vendit.

“O të marrsha të keqen. Po ku do krijohet ky shteti bektashi? Aty tek ai territori i vetëm që ka brenda, i ka apo s’i ka 150 veta, dyshoj shumë që i ka. Nuk kanë ngelur 1.5 milionë banorë. Janë 2.4 milionë banorë, u bë regjistrimi i popullsisë", tha Rama.

1 MUAJ ME PARE

"I vendos sektori privat, jo qeveria"/ Rama u përgjigjet komentuesve për çmimet e larta: Ajo që ne bëjmë është të rrisim fuqinë blerëse

“Të gjithë ata që kanë pasaporta dhe ID të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy m’sy’, u është përgjigjur komentuesve që ankohen për çmimet e larta, duke thënë se ata që vijnë në vendin tonë thonë të kundërtën. Rama gjithashtu tha se çmimet i vendos sektori privat, jo qeveria dhe se detyra e kabinetit është të rrisë fuqinë blerëse duke rritur pagat, pensionet dhe bonuset për pensionistët. Kryeministri gjithashtu tha se nuk është në të gjitha kategoritë dhe për të gjitha shtresat, por ama është rritja hap pas hapi që bëjnë. 

“Si shpjegohet që gjithë ata që vijnë këtu thonë Shqipëria është më mirë. Sepse ne nuk mund të bëjmë krahasim. Mund të jenë disa artikujt në supermarketet më të shtrenjta. Në përgjithësi, as nuk bëhet fjalë fare. Ne do ta shohim me fuqinë tonë blerëse. Natyrisht, ajo që qeveria bën është të rrisë pagat, të rrisë mundësinë për rritjen e pagave në sektorin privat, të rrisë në mënyrë graduale dhe të japë bonueset për pensionistët.  Çmimet i vendos sektori privat, jo shteti. Ajo që ne bëjmë është të rrisin fuqinë blerëse. Nuk është në të gjitha kategoritë, nuk është për të gjitha shtresat, por ama është rritja hap pas hapi që bëjmë”, tha Rama.

Një tjetër komentues thotë: “40 mijë apartamente bosh thonë specialistët?”

Rama u përgjigj duke thënë se nuk merren socialistët me ta, sepse atyre u intereson të dyndin shqiptarët me gjysmë të vërteta, sesa tu japë mendimin e socialistëve. 

"Cilët specialistë, të portaleve apo kanaleve? Nuk merren socialistët me ta, sepse atyre u intereson të dyndin shqiptarët me gjysmë të vërteta, sesa t’u japë mendimin e socialistëve. Mendimi i socialistëve është i veshtirë për të lexuar, nuk është spektakël," tha Rama.

1 MUAJ ME PARE

Do të largohet nga pushteti? Rama: S’kam ndërmend ta lë këtë punë për sa kohë ata që ma kanë dhënë do më kërkojnë ta vazhdoj

“Të gjithë ata që kanë pasaporta dhe ID të
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot live në rrjetet sociale se nuk ka ndërmend të largohet nga pushteti. Rama shtoi se posti që mban për të është një punë. Ai theksoi se nuk do të largohet për sa kohë ata që ia kanë dhënë detyrën do t'i kërkojnë ta vazhdojë.

"Ti thua a ke ndërmend të lësh pushtetin? Për mua kjo pyetje tingëllon ndryshe. A ke ndërmend ta lësh punën, këtë punë? Jo nuk ka ndërmend ta lë këtë për momentin, për sa kohë ata ma që kanë dhënë do më kërkojnë ta vazhdoj.

Nëse do më thonë “faleminderit ose ik se deri këtu ishte” atëherë do ta lë këtë punë. Sepse kemi kuptim të ndryshëm, pushteti dhe puna janë të ndryshme në tingëllim. Pushteti më duhet për këtë punë. Nuk e bëj këtë punë për pushtetin", tha Rama.

1 MUAJ ME PARE

Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Rama: Sajesë që mori rrugën nga kua, kua-të e kënetës!

“Të gjithë ata që kanë pasaporta dhe ID të
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama foli live sot në rrjetet sociale edhe për çështjen e palestinezëve të Gazës për të cilët disa ditë më parë u tha se një kontigjent prej tyre do të strehohej në Shqipëri. Rama mohoi sërish një gjë të tillë duke e konsideruar rastin si një sajesë. Ai shtoi se jemi në atë kohë kur e përditshmja jonë, ku gënjeshtra bën xhiron e botës.

Pjesë nga biseda live:

Komentuesi: Votoni Ramën dhe do të prisni 100 mijë palestinezë?

Rama: Po pse, për çfarë arsye? Apo se kështu ka ardhur një zë kua…kua nga këneta. Jo! Është sajesë që mori rrugën, se jemi në atë kohë kur e përditshmja jonë, ku gënjeshtra bën xhiron e botës. E vërteta është pak e mërzitshme. Prirja për të besuar lezetet e gënjeshtrës është më e madhe. Rrej, rrej, rrej dhe bëj qejf.

Komentuesi: Mbete duke sharë, me komunikim banal bëhesh i neveritshëm.

Rama: Po kënetë, nuk po i them askujt hajdut, drogaxhi. Po përcaktoj një fakt, siç ma kanë mësuar mësuesit e gjuhës shqipe, imzot Fan Noli, Faik Konica, Atë Gjergj Fishta. Nga ata e kam mësuar shqipen. Të sugjeroj të lexosh Fishtën, duke qenë prift nuk ja kursen dajakun e gjuhës shqipe ata që duan dajak. Por pa shkuar te akuzat, duke qelbur ajrin e përbashkët dhe duke ja nxirë shqiptarëve, kriminela, kriminela, hajduta. Kjo është këneta.

1 MUAJ ME PARE

"Për ata që thonë nuk ka bukë, shkoni pyesni!" Rama-komentuesve: Biznesi i vogël ka 0 taksë, është aleati ynë më i madh

“Të gjithë ata që kanë pasaporta dhe ID të
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të disa komentueseve live në rrjetet sociale teksa foli për një sërë çështjesh. Ndër të tjera Rama foli dhe për investimet, biznesin e vogël, çmimet si edhe tek infrastruktura hekurudhave. Lidhur me biznesin e vogël, Rama tha se ka zero taksë, dhe se qeveria e ka aleatin më të madh në këtë proces.

“Janë lidhur 300 mijë kontrata të reja, investimet e reja kanë qenë të vazhdueshme, janë shumë investime që shtrihen në 29 bashki. Puna vazhdon. Krahasimet i bëjmë për të kuptuar si jemi, nëse nuk dimë si ishim...

Biznesi i vogël ka zero taksë. E kemi aleatin më të madh në këtë proces. Për ata që thonë nuk ka bukë, shkoni pyesni çdo biznes të vogël se si e hap derën e dyqanit, i uritur apo i ngrënë”, tha Rama.

1 MUAJ ME PARE

Protestat kundër Veliajt/ Rama vijon ironitë me opozitën: Janë bërë si hudhër te Bashkia e Tiranës! Bëjnë kuak-kuak-kuak...

“Të gjithë ata që kanë pasaporta dhe ID të
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama foli live sot në rrjetet sociale edhe për protestat e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Veliaj pas skandaleve që përfshinë Bashkinë.

Rama e ka cilësuar opozitën si një hudhër, që sipas tij shkon te Bashkia dhe e mbron nga syri i keq. Rama shprehet më tej se opozita aktuale sipas tij nuk është një opozitë e mirëfilltë.

Rama: Del një grusht njerëzish, zë rrugën dhe të tjerët duhet të presin që ata të shpërndahen. Jua thash janë bërë si hudhër atje te Bashkia e Tiranës, dhe bëjnë punën e hudhrës që tmos marin msysh. Njerëz që merren me muret, u bien mureve u bien tavolinave. Opozitë është kjo! S'ka lidhje me opozitën, s'ka lidhje me idete, me programet. Është kuak, kuak, kuak.

1 MUAJ ME PARE

"Është ëmbëlsira e të gjithëve"/ Rama thumbon Lulzim Bashën: Ku je o Lul se sa herë të kujtoj ty kam një nostalgji...

“Të gjithë ata që kanë pasaporta dhe ID të
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rubrikën "Sy m'sy", ka thumbuar ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha duke shprehur se është “ëmbëlsira e të gjithëve”.

"Do ju bësh një tortë në Tiranë shqiptarëve si Basha?", - e pyet një komentues, ndërsa Rama shprehet se e vetmja ëmbëlsirë në partitë politike është BashaKryeministri shton më tej me ironi se Lulzim Basha nga të gjitha gjërat që ka thënë vetëm një tortë ka arritur të bëjë.

Rama: Nuk e di çfarë ke dashur të thuash, por me thënë te drejtën një ëmbëlsirë kemi pas dhe se di si t'ja bëjmë që ta kemi prap. Lul Bashën kemi pas embëlsirë ne. Edhe tortën jo rastësisht e bëri Lul Basha, dhe me thënë te drejtën nga të gjitha ato që ka thënë vetëm një tortë ka bërë. O Lul ku je mor se sa herë të kujtoj ty kam një nostalgji, kam një përvëlim, nuk e di...

1 MUAJ ME PARE

"Unë e mas pulsin e shqiptarëve çdo muaj"/ Ramës nuk i del e keqja me opozitën: Nuk jam si ata që nxjerrin bukën e gojës duke sharë dhe akuzuar!

“Të gjithë ata që kanë pasaporta dhe ID të
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjete sociale në rubrikën "Sy m'sy", nuk i kurseu thumbat kundrejt opozitës.

Rama u shpreh se e njeh shumë mirë Shqipërinë, ja di të gjitha kthesat e rrugëve, ndërsa shton se ja di gjithashtu edhe të gjitha boshllëqet qe ka. Kreu i qeverisë ironizoi edhe opozitën, duke thënë “nuk jam si shumë të tjerë që nxjerrin bukën duke sharë dhe ofenduar”.

Rama: Unë i bashkuar jam përditë me ata që ma thonë realitetin. Për arsye të detyrës jam shumë krenar që e kam bredhur Shqipërinë me kilometra, më shumë nga të gjthë kryeministrat. Ja njoh të gjitha kthesat e rrugëve Shqipërisë. Nuk mund ti takoj të gjithë shqiptarët por e ka arritur këtë shkenca sociale dhe politike ka anketa për ti pyetur të gjithë shqiptarët, për ta pyetur popullin se çfarë mendon, unë e mas pulsin e shqiptarëve çdo muaj dhe u rri në kokë punëve. Nuk jam si shumë të tjerë që nuk bëjnë punë të tjera, por dinë të nxjerrin bukën duke sharë, akuzuar dhe ofenduar. Ja njoh të gjithë boshllëqet Shqipërisë, dhe prandaj jam këtu.

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet parlamentare/ Rama thirrje Diasporës: Regjistrohuni për të votuar, procesi është i thjeshtë! Të gjithë ata që kanë pasaporta dhe ID të skaduara janë votues më 11 Maj

“Të gjithë ata që kanë pasaporta dhe ID të

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy m’sy’, u ka bërë sërish thirrje shqiptarëve në Diasporë, që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025. Rama u kujtoi adresën zyrtare të KQZ-së, ku mund të regjistrohen.

Për shqiptarët e Greqisë. Mundësia është për t’u regjistruar është deri më 4 mars. Regjistrimi është i thjeshtë”, tha ai, duke komunikuar me ndjekësit  në rubrikës “Sy m’Sy”.

Rama gjithashtu u shpreh se me vendimin e datës së djeshme të gjithë emigrantët që kanë pasaporta dhe karta identiteti të skaduar mund të regjistrohen. Kryeministri theksoi se pavarësisht afatit që mund t’i ketë kaluar dokumenteve të tyre të identifikimit janë votues më 11 Maj nëse duan të regjistrohen.

Qeveria dje ka vendosur që të gjithë ata që kanë pasaporta dhe ID që u ka kaluar afati do të mund të votojnë, pra mjafton ta kenë pasaportën dhe ID, pavarësisht afatit që mund të kenë kaluar janë votues më 11 Maj nëse duan të regjistrohen”, tha Rama.

1 MUAJ ME PARE

"Më thonë i marr për vete të gjitha që ju marrsha të keqen!" Rama-komentuesve për turizmin: Është krijuar një industri këtu në këtë Somalinë tonë që sjell 4.5 mld të ardhura

“Të gjithë ata që kanë pasaporta dhe ID të
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka zgjedhur t'i përgjigjet live në rrjetet sociale komentuesve teksa ndodhej në zyrën e tij. Rama foli lidhur me turizmin duke thënë se është krijuar një industri që sjell 4.5 mld të ardhura nga ata që vijnë këtu nga jashtë. Ai shtoi se është në lëvizje e tërë ekonomike duke nisur nga shërbimet dhe deri te vizitorët.

"Është krijuar një industri këtu në këtë Somalinë tonë që sjell 4.5 mld të ardhura nga ata që vijnë këtu nga jashtë. Thënë të gjitha këto, ku shkojnë këto tani se thonë i merr për vete. Po patjetër patjetër i marr për vete, të gjitha i marr për vete që ju marrsha të keqen të gjithëve!

Është në lëvizje e tërë ekonomike, janë tërë ata që prodhojnë ushqim, janë ata që prodhojnë gjithëfarëlloj gjerash dhe janë ata që prodhojnë të gjitha shërbimet për ata 12 mln njerëz që kalojnë këtu që nuk janë normalisht të gjithë turistë që rrinë ktu etj., etj., por janë masivisht turistë që rrinë këtu", tha Rama ndër të tjera.

1 MUAJ ME PARE

"Turizmi, industri që prodhon 4.5 mld të ardhura"/ Rama flet me shifra: Shqiptarët që 'nuk kanë bukë të hanë' shpenzojnë 980 milion dollarë për pushime

“Të gjithë ata që kanë pasaporta dhe ID të

TIRANË - Kryeministri Edi Rama, zhvilloi edhe këtë të enjte, një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjete sociale ku u ndal edhe te Turizmi në vend. Rama shprehet se në Shqipëri pesha e turizmit për vitin 2024 vlerësohet 26% e prodhimit të përgjithshëm vjetor. Rama thotë se turizmi është një industri që prodhon mesatarisht 4.5 miliardë të ardhura në vend.

Rama u ndal edhe tek turistët vendas, pra shqiptarët që bëjnë pushime në shqipëri ku nuk i kurseu ironitë. Rama u shpreh se në vendin tonë ku thuhet se vdes për bukë, shpenzimet e shqiptarëve arrijnë në 980 milion dollarë ose 950 milion euro.

Rama: Ka pasur shumë pyetje për turizmin dhe këtu kam raportin për Shqipërinë nga Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimet. Në shqipëri pesha e turizmit për vitin 2024 vlerësohet 26% e prodhimit të përgjithshëm vjetoe. Punësimi që gjeneron sektori i turizmit është 21.8% dhe më tutje vazhdon raporti, në Shqipëri rritja vlerësohet 7.7% kundrejt vitit të mëparshëm dhe 47.5% kundrejt vitit 2019 para pandemisë. Punësimi në sektorin e turizmit është rritur me 14.1% krahasuar me vitin para pandemisë. Shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri në vitin 2024 vlerësohen 4.8 miliardë dollarë ose rreth 4.5 miliardë euro të ardhura nga ata që vijnë këtu. Rritja 54.7% pra një rritje e jashtëzakonshme krahasuar me vitin para pandemisë. Shpenzimet e turistëve vendas pra të shqiptarëve, të shqiptarëve që bëjnë pushime në Shqipëri këtu ku vdiset për bukë arrijnë 980 milion dollarë ose 950 milion euro i harxhojnë shqiptarët që sipas disave këtu nuk kanë bukë të hanë.

edi rama

Sondazh

Poll

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Mbyllja e TikTok/ I riu nga protesta: Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo një artist

“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi?

"Mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-s!" Romina:E kam nisur duke aspiruar për t'u bërë violiniste

"Je bërë edhe meme!" Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova

Rama: Kush e do pasaportën e BE-së të na japë mandatin

Thirrja e Berishës: Asnjë votë për patericat e Ramës

Berisha: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma

Largimi i Dashnor Sulës/ "Midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun", Berisha: Bëri gabim

"Do ndërtojmë unazën periferike të Shqipërisë"/ Berisha: Do i rikthehemi infrastrukturës rurale

Berisha: Aksi Milot-Lezhë-Shkodër do jetë përparësi e të gjitha përparësive

Berisha: 12 miliardë euro janë dhënë nga Rama për infrastrukturën

Rama bie brenda me fjalët e veta: Nuk do ndodhte pa perspektivën e BE

Marta Kos nxjerr bllof Ramën: Të gjithë reformat do të vijojnë dhe pas zgjedhjeve

Marta Kos: Shqipëria ka ecur shumë mirë, BE do të japë 1 mld euro për reformat

"Marta ne duam lekët tona"/Rama: Ambicia jonë është që të marrim pasaportën e BE brenda kësaj dekade

Konferenca me Marta Kos/ Rama: Për ne s'ka alternativë tjetër, bashkimi në BE është e vetmja

Rama batuta me komisioneren evropiane: Donim të prisnim me diell, por dhe shiu është bereqet

"Pashë sa të shpejtë jeni kur bëri gol Bajrami", Kos i dhuron Ramës fanellën "Team Europa"

Gjiknuri: Kryeministri guxon dhe eksperimenton, mund të jetë e suksesshme

Rama: Ça të mire i doni Vlorës ju që shkoni me Leskon e ‘qirje’ Dulen

Futja e Alban Zenelit në listën e PS/ Rama: Ai e do PD-në, nuk do bufin dhe tribunën VIP të kënetës!

Rama: Neomalsorja është një shembull i listës tonë

Rama: U ndërtua me kujdes, listat e mbyllura i kemi shfrytëzuar për të hapur partinë

"I madhi Dash Sula u la në det të hapur si Gjuzi", Rama për listën e mbyllur të PD në Tiranë

"Ku ma pe mua këtë shishe 37 mijë euro?", Rama i përgjigjet komentuesit: Si ma provon ti

Rama: Sa të jem unë këtu, Rruga e Arbrit dhe tuneli i Murrizit nuk do të jenë me pagesë

Listat e PD, Rama: Jam mërzitur sot se Kujtim Gjuzin e lanë në det të hapur

"Tuneli i Murrizit e plasi syrin e keq", Rama: Më në fund hapet nesër, gjeologjia e tij ishte tmerr

Berisha: Risia më e madhe, bashkëpunimi i PD-së me kryemagjistarin e fitores, Chris LaCivita

Berisha: Koalicioni për "Shqipërinë Madhështore" paraqitet para shqiptarëve me listën më dinjitoze

Listat e kandidatëve për deputetë/ Berisha: Procesi më transparent që është zhvilluar në PD!

Mund të më këtë çuar mesazh, por…/Berisha: Sula është njeri i respektuar, nuk u përjashtua nga lista

Mund të më këtë çuar mesazh, por…/Berisha: Sula është njeri i respektuar, nuk u përjashtua nga lista

Rama: Në 11 maj t'i prezantojmë opozitës një Noc Rrok madhështor

Rama ironizon koalicionin e opozitës:Kujtim Gjuzi është më simpatiku, përveç mustaqeve nuk ka tjetër

Rama takim me asambletë socialiste të Kavajës dhe Vorës: Nëse Shqipëria nuk voton PS në 11 maj

"Lëreni bufin me gjithë kënetë në fatin e vet", Rama: Në 11 maj fokusohuni te flamuri europian

Hetimet e SPAK ndaj zyrtarëve socialistë, Rama: Partia në pushtet nuk jep llogari

"Në 12 vite 30 herë kam shkuar në restorant", Rama: Mund të rri pa ngrënë edhe dy ditë!

Rama: Në listën e mbyllur të PS do ketë njerëz që hyjnë për herë të parë në Parlament

"PD fitore në 11 maj", Rama replikon me komentuesin: Mos harroni që BE nuk i sheh fare me sy ca tipa

"Prandaj duroj lloj lloj kukumjaçkash dhe insektesh,Rama:Programi i PS është vetëm anëtarësimi në BE

Rama: Për herë të parë, në 11 maj vota ka peshë gjeopolitike

PE do të hapë zyrën e BP në Tiranë, Rama: Vlerësim i jashtëzakonshëm

Sot seanca në Apelin e GJKKO, Veliaj lë paraburgimin në Durrës, niset drejt kryeqytetit

Sherr mes nxënësve të shkollës "Sami Frashëri" në kryeqytet, të miturit godasin njëri-tjetrin