AXHENDA/ Kurti në Tiranë, shoqërohet nga kabineti qeveritar, takime me Begajn, Nikollën dhe Ramën
Kurti sot në Tiranë, takohet me Ramën, marrëveshja në Ohër në qendër të bisedimeve 26 Mars, 0...
Kurti sot në Tiranë, takohet me Ramën, marrëveshja në Ohër në qendër të bisedimeve 26 Mars, 0...
Si janë ndarë vendet në këshillat bashkiakë? Berisha: PL merr 240 vende, PBDNJ-a 20, ndërsa PDK, 6 vende 25 Mars,...
Tym e flamuj të bardhë para Qeverisë, kshu ka përfunduar protesta e PSD-së 25 Mars, 14:59 "Kurti si p...
FOTO- Rama largohet nga Asambleja e PS në Vlorë, ulet në kafe me Idrizin dhe Sinën 25 Mars, 10:37 Rama shf...
• "Tym i Bardhë" ka dalë nga vila e Josip Titos në Ohër, ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. • Pas 12 orëve negociata, Joseph Borrell doli në një deklaratë për media ku u shpreh se sot bisedimet u ndalën në hapa praktikë dhe më në fund mes dy vendeve pati bisedime konkrete dhe dy palët u pajtuan për aneksin e propozimit evropian. • Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha është arritur “një lloj marrëveshjeje”. Por detaje premtoi se do i japë nesër. Ai theksoi se është i kënaqur me marrëveshjen por megjithatë, ende nuk ka firmosur asgjë. • Ajo që ra në sy gjatë negociatave të sotme, për rreth 10 orë u diskutua vetëm mes Albin Kurtit, Borrel, Vuçiç dhe Miroslav Lajçak, por në një moment u kërkua me urgjencë prania e Gabriel Escobar. • Por s'dihet roli i tij në negociatat e sotme. • Në fokus të diskutimeve të sotme ishte propozimi europian që Kosova dhe Serbia e kanë pranuar këtë propozim më 27 shkurt. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.
29 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë komentin e tij lidhur me marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Rama ka uruar fillimisht të gjithë pjesëmarrësit në negociata.
Por shton se shpreson që marrëveshja të jetë nënshkruar të mos ketë "kleçka" apo të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik.
"Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit. Dhe le t'i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e nënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian,"-shkruan Rama.
OHËR- Pas takimit 12 orësh tripalësh në Ohër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbajtur një fjalim për mediat, ku më shumë ka folur serbisht sesa shqip. Para mikrofonëve të gazetarëve, Kurti tha se pala serbe po i ikën nënshkrimit të marrëveshjes, dhe e njëjta po ndodh edhe me aneksin e zbatimit.
“Pala serbe po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes tash edhe me aneks. I takon BE që ta gjej mekanizimin që ta bëj statusin e kësaj marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme. Sa për aneksin e zbatimit, ai do të publikohet në ëeb faqen e BE. Aty do ta lexoni e do ta kuptoni se çka ka e çka nuk ka”.
Kurti tha se Kosova ka qenë e gatshme ta nënshkruaj edhe marrëveshjen më 27 shkurt, edhe aneksin e zbatimit sot më 18 mars në Ohër.
“Pajtimi publik është arritur, por pala tjetër po i ikë nënshkrimit, i cili do ta bënte marrëveshjen dhe statusin e saj ligjërisht të obligueshme, ndërkombëtarisht të obligueshme. Ne kemi qenë të gatshëm që më 27 shkurt, ne ishim të gaytshëm edhe sonte. Marrëveshja bazë është njohje e ndërsjelltë de fakto. Kjo është njohje defacto mes Kosovës dhe Serbisë. Sot mund të themi që e kemi edhe aneksin e zbatimit përcjelles, por i ikën nënshkrimit të marrëveshjes bazë, e i ikën edhe nënshkrimit të aneksit të zbatimit”.
OHËR- Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka cilësuar të vështirë marrëveshjen që ka arritur Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në Ohër.
Escobar në një konferencë për media pas takimit ka thënë se ka përgëzuar palët.
"Dua ti përgëzoj palët për arritjen e marrëveshjes. E vlerësoj punën qe është bere nga te dyja palët. SHBA-të janë ta gatshme qe të ndihmojnë në zbatimin e marrëveshjeve. SHBA-ja do të bëjë gjithçka që mundet që ta mbështesë politikisht e ekonomikisht që të arrihet paqja në rajon,”- u shpreh ai.
Sipas tij, tani kjo marrëveshje i hap rrugë integrimit euroatlantik për të dyja shtetet dhe rajonit epokë të re paqeje.
BRUKSEL- Takimi në Ohër mes Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç është mbyllur pas 12 orësh. Edhe pse nuk duhet të ishte pjesë e takimit, Gabriel Escobar u kërkuar që të merrte pjesë me urgjencë.
E pas takimit është parë nën shoqërinë e Ali Ahmetit dhe Bujar Osmanit.
Video tregon edhe momentin se si Escobar del nga sallat e takimeve. Por nuk është shumë e qartë se çfarë po komentojnë me njëri-tjetrin.
OHËR- Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i BE, Peter Stano përmes një postimi në rrjetet sociale. Ndërkohë, pritet deklarata zyrtare e përfaqësuesit të BE, Joseph Borrell.
OHËR- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski vizitoi gazetarët në qendrën e shtypit, të cilët po e përcjellin raundin e sotëm të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në nivelin më të lartë. Foton nga takimi e ka ndarë gazetari Xhemajl Rexha.
Macedonian PM, Kovachevski is hanging out with journalists, waiting just like everyone else if #Kosovo and #Serbia will reach any agreement tonight. pic.twitter.com/11RmAEg6OJ
— Xhemajl Rexha (@xhemajl_rexha) March 18, 2023
"Kryeministri i Maqedonisë, Kovaçevski po shoqërohet me gazetarë, duke pritur si gjithë të tjerët nëse Kosova dhe Serbia do të arrijnë ndonjë marrëveshje sonte,"-shkruan Rexha.
Takimi ka mbi 10 orë që ka nisur, por ende vazhdon...
MAQEDONI E VERIUT- Prej më shumë se 10 orësh vazhdon takimi në Ohër, mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Teksa sot në Ohër pritet një marrëveshje, një koment nuk ka lënë pa e dhënë edhe gazetari i BBC, Guy De Launey.
Në një status në “Twitter”, ai ka komentuar takimin e sotëm mes që mbahet në Ohër dhe shkruan: Unë po vë bast se takimi i sotëm i shumë trumbetuar mes liderëve të Serbisë dhe Kosovës nuk do të rezultojë në një marrëveshje. I dërguari i BE-së Lajçak duket optimist, i dërguari i SHBA Escobar më pak. Ju çfarë mendoni?
Ndërkohë takimi vazhdon, ende nuk dihet ende se çfarë është diskutuar pasi asnjëra nga palët nuk është deklaruar zyrtarisht për mediat, megjithatë, më herët u konfirmua se do të diskutohej rreth planit të zbatimit të propozimit evropian, të cilin liderët u dakordërsuan parimisht në takimin e 27 shkurtit në Bruksel. Marrëveshja përfundimtare që synon të arrihet është normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.
MAQEDONI E VERIUT- Kanë kalur 10 orë që nga momenti i parë kur janë ulur për dialog liderët e dy vendeve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Tani që bisedimet kanë hyrë në orën e tyre të 10, në vilën "Biljana" ka hyrë dhe një personazht tjetër veç Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak.
Në vilën “Biljana” ku ndodhen ka mbërritur edhe Gabriel Escobar, i cili gjatë paradites ka folur me Vuçiçin dhe Kurtin.
MAQEDONI E VERIUT- Takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është mbajtur në një nga vilat sekrete të ish-presidentit të Jugosllavisë, Josip Broz Titos, në Ohër. Vila Biljana është një kompleks vilash shtetërore në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ky kompleks i vilave përfshin vilën e presidentit të Maqedonisë së Veriut, vilën e kryeministrit dhe vilën e ministrisë së Brendshëm dhe të administratës publike.
Në periudhën e komunizmit ky kompleks ishte në pronësi të Josip Broz Titos, por tani është në pronësi të qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Godina, në periudhën e verës vilat shfrytëzohen për pushimet e pushtetarëve maqedonas.
Vila Biljana në Ohër, ku sot, është duke u mbajtur provesi dialogues mes Kosovës dhe Serbisë, është e vendosur në një shkëmb, ku shihet pamja e bukur e Liqenit të Ohrit. Kjo ishte një nga rezidencat zyrtare verore të Josip Broz Titos.
Ndërmjetësuesit evropianë, Mirsolav Lajçak dhe Josep Borell mbajtën sot një takim fillimisht me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Më pas, ata takuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, takime këto që zgjatën të dyja rreth nga një orë. Më pas përfaqësuesit e lartë të BE-së kanë zhvilluar takimin e përbashkët me dy liderët. Nuk dihet ende se çfarë është diskutuar pasi asnjëra nga palët nuk është deklaruar zyrtarisht për media, megjithatë, më herët u konfirmua se do të diskutohej rreth planit të zbatimit të propozimit evropian, të cilin liderët u dakordërsuan parimisht në takimin e 27 shkurtit në Bruksel. Marrëveshja përfundimtare që synon të arrihet është normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po vazhdojnë takimin në Ohër pas një pauze të shkurtër. Më herët u raportua se takimi përfundoi, pak minuta para orës 17:00, por bëhej fjalë vetë për një pauzë të shkurtër.
Ndërmjetësuesit evropianë, Mirsolav Lajçak dhe Josep Borell mbajtën sot një takim fillimisht me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Më pas, ata takuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, takime këto që zgjatën të dyja rreth nga një orë. Më pas përfaqësuesit e lartë të BE-së kanë zhvilluar takimin e përbashkët me dy liderët. Nuk dihet ende se çfarë është diskutuar pasi asnjëra nga palët nuk është deklaruar zyrtarisht për media, megjithatë, më herët u konfirmua se do të diskutohej rreth planit të zbatimit të propozimit evropian, të cilin liderët u dakordërsuan parimisht në takimin e 27 shkurtit në Bruksel. Marrëveshja përfundimtare që synon të arrihet është normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.
KOSOVË- Kryediplomati evropian, Josep Borrell pritet të zbulojë rezultatet e takimit mes kreut të qeverisë së Kosovës dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Lajmin e ka bërë të ditur Bashkimi Europian në faqen zyrtare, ku thekson se do të mbahet edhe një konferencë për mediat nga Borrell. Raportohet se takimi Kurti -Vuçiç ka përfunduar ndërsa njoftohet po ashtu se ata kanë bërë vetëm një pauzë për të vazhduar më tej takimin.
Takimi i 18 marsit në Ohër është vazhdim i takimit të 27 shkurtit në Ohër, ku dy palët u dakorduan për propozimin europian. Ndërsa sot kanë folur rreth planit të zbatimit.
KOSOVË- Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç me ndërmjetësit për këtë çështje, Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell. Takimi i tyre ka zgjatur rreth 1 orë ndërsa në total bashkë me takimet dypalëshe, pra Kurti me zyrtarët e BE-së dhe Vuçiç me zyrtarët e BE-së, shkojnë 6 orë bisedime.
Ndërkohë po pritet konferenca për media e Josep Borell për të mësuar se çfarë ka ndodhur në takim dhe nëse palët janë marrë vesh për ndonjë gjë.
MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç kanë nisur takimin mes e përbashkët mes tyre në Ohër. Por sigurisht nën ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të deleguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ashtu siç duket edhe nga fotoja e mëposhtme.
Ndryshe nga arredimi i herëve të tjera, në tavolinë kësaj here ka trëndafila të bardhë dhe të kuq. E gjithashtu mungojnë biskotat dhe kanaçat me "Coca-Cola", duke i lënë që të mjaftohen vetëm me ujë. Një tjetër detaj që bie në sy është se nga të gjithë ata që pozojnë për foton, vetëm Kurti i buzëqesh kameras.
Takimi trepalësh ishte vendosur të fillonte në orën 13:30, por ka nisur me afro dy orë vonesë. Pas takimit trepalësh Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, do të japë një deklaratë për media, ashtu siç është bërë traditë tashmë në të gjithë dialoget.
KOSOVË- Në Ohër të Maqedonisë së Veriut pritet të mbahet sot takimi trepalësh mes Kurtit-Borrell e Lajçak dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Paraprakisht, zyrtarët e BE-së janë takuar veçmas me Vuçiçin e Kurtin, kurse takimi i përbashkët pritet të mbahet në orët e pasditës.
Megjithatë, ajo që vërehet nga videot e publikuara nga Komisioni Evropian, mes tjerash janë edhe simbolet që qëndrojnë prapa Borrellit e Vuçiçit si dhe prapa Kurtit e Borrellit. Siç shihet edhe në GALERINË e fotove më poshtë, mbrapa tyre, qëndrojnë vetëm dy flamuj të Bashkimit Evropian dhe nuk ka asnjë simol shtetëror as të Serbisë dhe as të Kosovës. Sakaq, theksojmë se në këtë takim pritet të diskutohet për Aneksin e Zbatimit të propozimit evropian të marrëveshjes Kosovë-Serbi, për të cilin edhe do të bëhen përpjekje që të arrihet një pajtim në mes të dy vendeve.
KOSOVË- Në faqen zyrtare të Komisionit Evropian janë publikuar edhe pamjet nga fillimi i takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell dhe emisarin sllovak Miroslav Lajcak. Në këto pamje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shihet që ka me vete një numër të konsiderueshëm të dokumenteve me vete, sikurse edhe dy zyrtarët e lartë të BE-së.
Në këtë takim do të diskutohet për Aneksin e Implementimit, për të cilin edhe do të bëhen përpjekje që të arrihet një pajtim në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pa u arritur pajtim për Aneksin s’mund të ketë një dokument përfundimtar dhe rrjedhimisht s’mund të ketë as marrëveshje. Ndërkohë emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një intervistë për REL sot ka thënë se s’janë të fokusuar te nënshkrimi por tek finalizimi i marrëveshjes.
KOSOVË- Krahas takimit të djeshëm në Prishtinë, sot në Ohër, në prag të takimit të radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Siç njofton Zyra për Media e Kryeministrit, në takim është biseduar për takimin e sotëm, rëndësinë dhe atë çfarë pritet të ndodh sot nga ky raund i dytë i bisedimeve për dialog mes palëve.
"Kryeministri Kurti e falënderoi z. Escobar për mbështetjen vazhdueshme të tij dhe të ShBA-së në procesin e dialogut", shkruan në komunikatën zyrtare.
Në takimin e sotëm do të diksutohet aneksi i zbatimit të Propozimit evropian për normalizimin e raporteve, propozim për të cilin Kurti dhe Vuçiç u dakordësuan parimisht në takimin e 27 shkurtit në Bruksel. Disa ditë para këtij takimi në Ohër, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak ishin për vizitë në Kosovë dhe Serbi. Të dy emisarët kanë shfaqur shpresën se takimi i 18 marsit në Ohër do të jetë konstruktiv, ndërkaq e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm për dy vendet dhe rajonin në përgjithësi.
KOSOVË- Ka përfunduar takimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me zyrtarët e BE-së Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell. Ndërkohë raportohet se sapo ka nisur takimi i këtyre të fundit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Pas këtyre takimeve do të zhvillohet takimi i përbashkët mes Kurtit, Vuçiçit me ndërmjetësuesit evropianë të dialogut Kosovë-Serbi, Josep Borell dhe emisarin Miroslav Lajçak.
Në takimin e sotëm do të diksutohet aneksi i zbatimit të Propozimit evropian për normalizimin e raporteve, propozim për të cilin Kurti dhe Vuçiç u dakordësuan parimisht në takimin e 27 shkurtit në Bruksel. Disa ditë para këtij takimi në Ohër, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak ishin për vizitë në Kosovë dhe Serbi. Të dy emisarët kanë shfaqur shpresën se takimi i 18 marsit në Ohër do të jetë konstruktiv, ndërkaq e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm për dy vendet dhe rajonin në përgjithësi.
KOSOVË- Ambasadori italian në Prishtinë, Antonello de Riu deklaron se plani i Bashkimit Evropian për dialogun është një hap i rëndësishëm drejt njohjes de-jure të Kosovës nga Serbia. Ai kërkon nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, që në takimin e sotëm në Ohër të shfrytëzojnë momentumin e krijuar dhe të arrijnë një marrëveshjen bashkë me aneksin për zbatimin e tij. Sipas tij përfitimet nga kjo marrëveshje janë të mëdha, veçmas në aspektin ekonomik.
Në një intervistë për median kosovare KosovaPress, ai thotë se plani i BE-së për dialogun është marrëveshja më e mirë që mund të kishte në këtë fazë mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes saj, sipas tij, ndodh edhe njohja de-facto e Kosovës, mirëpo thotë se Kosova sapo të mund të aplikojë për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare, sovraniteti i vendit do të njihet globalisht dhe njohja de-jure do të mbet vetëm hap formal.
“Kjo është marrëveshja më e mirë që mund të kishim në këtë fazë. Megjithatë tashmë është një njohje de-facto e sovranitetit ndërkombëtar të këtij vendi tashmë globalisht, e jo vetëm nga miqtë… Është vetëm një hap i parë shumë i rëndësishëm drejt njohjes de-jure, që do të ndodhë në një moment të ardhshëm”, thotë ai.
Megjithatë, ai thekson se institucionet në Kosovë duhet të kenë angazhim politik për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do të diskutojnë për planin e Bashkimit Evropian për dialogun dhe zbatimin e tij.
KOSOVË- Presidenti i Serbisë ka takuar në Ohër shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borell dhe të dërguarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak. Takimi dypalësh po mbahet në vilën “Biljana”, ndërsa më pas Borell dhe Lajçak do të takohen edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Pas orës 12:15 pritet takimi trepalësh i Kurtit, Vuçiçit dhe përfaqësuesve evropianë.
Në takimin e sotëm do të diksutohet aneksi i zbatimit të Propozimit evropian për normalizimin e raporteve, propozim për të cilin Kurti dhe Vuçiç u dakordësuan parimisht në takimin e 27 shkurtit në Bruksel. Disa ditë para këtij takimi në Ohër, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak ishin për vizitë në Kosovë dhe Serbi. Të dy emisarët kanë shfaqur shpresën se takimi i 18 marsit në Ohër do të jetë konstruktiv, ndërkaq e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm për dy vendet dhe rajonin në përgjithësi.
TIRANË- I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, po qëndron në Ohër prej nga foli të shtunën për Radion Evropa e Lirë.
Escobar do të marrë pjesë në takimet e Ohrit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në cilësinë e vëzhguesit.
Ndërmjetësues të takimit Kurti-Vuçiq janë shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Radio Evropa e Lirë: Zoti Escobar, teksa flasim, liderët e Kosovës dhe Serbisë janë duke zhvilluar një takim në kuadër të dialogut, këtu në Ohër. Ditëve të fundit ju kemi dëgjuar duke folur për shpresat që keni për këtë takim. Por, cilat janë pritjet tuaja realiste për ditën e sotme?
Gabriel Escobar: Pritja jonë më e madhe sot është për finalizimin e aneksit të zbatimit të Marrëveshjes për normalizim [të marrëdhënieve]. Kjo Marrëveshje për normalizim krijon marrëdhënie paqësore, miqësore dhe të parashikueshme mes Serbisë dhe Kosovës. Por, po ashtu, ua hap dyert të dyja vendeve për të ecur më shpejt drejt strukturave euro-atlantike.
Prandaj, nga perspektiva jonë, kjo është vërtet historike. Kjo është, vërtet, një mundësi për t’i lënë shumë mbrapa ngjarjet e viteve ’90, jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por për rajonin në tërësi.
Radio Evropa e Lirë: A jeni takuar sot me të dy liderët?
Gabriel Escobar: Jo sot, por i kam takuar këtë javë. Jam takuar së fundi me kryeministrin [e Kosovës, Albin] Kurti dhe shpresoj të takohem me presidentin [e Serbisë, Aleksandar Vuçiç më vonë gjatë ditës.
Radio Evropa e Lirë: Zoti Escobar, ka pasur shumë presion që marrëveshja të arrihet në muajin mars. Pse është aq i rëndësishëm ky afat kohor?
Gabriel Escobar: Janë disa arsye. E para, ne duhet ta pranojmë që jemi duke funksionuar nën hijen e një prej rreziqeve më të mëdha për sigurinë e kontinentit evropian që prej Luftës së Dytë Botërore.
Prandaj, në mënyrë që Evropa të jetë e gatshme të përballet me sfidat e sigurisë, duhet t’i zgjidhë të gjitha sfidat e sigurisë që ekzistojnë brenda kontinentit evropian. Dhe, kjo është ndër të fundit.
Neve na duhet ta konsolidojmë, jo vetëm paqen, por ta konsolidojmë edhe projektin e zgjerimit të Bashkimit Evropian për gjithë kontinentin evropian. Kjo e hap derën për atë gjë. Prandaj, tani është mundësia më e mirë që e kemi për ta arritur atë gjë, përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet disa vendeve që ende nuk kanë bërë përparim të mjaftueshëm drejt integrimeve euro-atlantike.
Radio Evropa e Lirë: Para këtij takimi, kemi parë skepticizëm nga të dyja anët – veçanërisht nga pala serbe. A është zbutur qëndrimi i tyre këto ditë?
Gabriel Escobar: Një gjë që duhet ta them për Serbinë është që presidenti Vuçiq e ka nisur një bisedë të vërtetë kombëtare lidhur me atë se si do të dukej një marrëdhënie mes Kosovës dhe Serbinë në të ardhmen. Dhe, duhet të them që të dyja palët janë duke e marrë seriozisht këtë përgjegjësi.
Kështu që, unë shpresoj se do të arrijmë një aneks të finalizuar për një marrëveshje për normalizim sot.
Radio Evropa e Lirë: A prisni të ketë nënshkrim të dokumentit sot, veçanërisht nga Serbia?
Gabriel Escobar: Shikoni, ne nuk jemi të fokusuar në nënshkrim, por po fokusohemi në finalizim. Kjo do të thotë të kemi një pajtim që të dyja vendet të përgatiten për diskutime reale dhe një pajtim real në marrëdhënien e tyre. Kështu që, kjo është më e rëndësishme: finalizimi i aneksit.
Radio Evropa e Lirë: Le të flasim për vetë propozimin. Është përshkruar si shumë i dobishëm për të dyja vendet, veçanërisht për Kosovën. Por, nuk e përfshin njohjen reciproke. A mendoni se ky propozim mund dhe do të çojë në njohje reciproke?
Gabriel Escobar: Sigurisht që e hapë një derë për këtë dhe shikoni, qëndrimi im – siç e kam deklaruar vazhdimisht, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi – është se të gjitha vendet e rajonit duhet ta njohin njëra-tjetrën dhe të kenë marrëdhënie paqësore me njëra-tjetrën. Ky rajon është një rajon me premtime të jashtëzakonshme.
E, megjithatë, jashtë rajonit, njerëzit besojnë se Ballkani Perëndimor është një zonë konflikti dhe tensioni etnik. Në realitet, kjo do t'i jepte fund një prej mosmarrëveshjeve të fundit të mbetura në rajon dhe do të lejonte që i gjithë rajoni të zinte vendin e tij në Evropë, si një pjesë e rritjes më të shpejtë të Evropës.
Radio Evropa e Lirë: Atëherë, ju do të thoshit se njohja reciproke është qëllimi përfundimtar?
Gabriel Escobar: Është për ne.
Radio Evropa e Lirë: Duhet të ndodhë patjetër?
Gabriel Escobar: Mirë, mendoj se duhet të ndodhë. Mendoj se duhet të ndodhë për të gjitha vendet e rajonit. Kështu që, unë mendoj se nuk ka asnjë mënyrë, asnjë rrugë për në Evropë pa e njohur njëra-tjetrën të gjitha vendet e rajonit - që ta njohin njëra-tjetrën - dhe pa punuar mirë së bashku me njëra-tjetrën.
Radio Evropa e Lirë: Dhe, çfarë ndodh nëse Serbia refuzon të arrijë deri aty?
Gabriel Escobar: Epo, shikoni, ajo që po i kërkojmë Serbisë është ta normalizojë marrëdhënien e vet me Kosovën. Ata janë të përgatitur për ta bërë këtë.
Radio Evropa e Lirë: Në një intervistë të mëparshme, ju keni thënë se nuk mund ta imagjinoni pse dikush nuk do të pajtohej me këtë marrëveshje. Nëse është kështu, çfarë do të ndodhë nëse palët dështojnë në arritjen e një marrëveshjeje sot ose këto ditë? A do të ketë pasoja?
Gabriel Escobar: Shikoni, pasojat.. fillimisht është se ne nuk ecim përpara në integrimin tuaj atlantik. Pra, për Kosovën, një nga pasojat është se Bashkimi Evropian pret që ajo të tregojë vullnetin e mirë për të qenë në gjendje të ketë një marrëdhënie paqësore me fqinjin e saj më të madh, përpara se të vendosë nëse ajo është e përgatitur për ta marrë kandidaturën në Bashkimin Evropian. Pra, kjo është një pasojë mjaft e madhe. Por, përtej kësaj, ka pasoja në mospasjen marrëdhënie paqësore me fqinjët tuaj.
Pra, kjo nuk është një pasojë që ne do ta imponojmë, ky është vetëm një fakt i natyrshëm që Kosovës i duhet një marrëdhënie pozitive, miqësore dhe paqësore me Serbinë.
Radio Evropa e Lirë: E, për Serbinë?
Gabriel Escobar: E njëjta gjë për Serbinë. Dua të them se Serbia ka obligime ligjërisht të detyrueshme ndaj Bashkimit Evropian për Kosovën, për krijimin e kushteve paqësore në rajon sipas kërkesave të Kapitullit 35, kështu që kjo do t'i ndihmonte asaj të lëvizë në atë drejtim.
Marrë nga REL
KOSOVË- Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian do të zhvillojnë sot takim në Ohër, qytetin e Maqedonisë së Veriut. I pranishëm do të jetë edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. Po ashtu, në rezidencën në Ohër ku është planifikuar të mbahet takimi janë parë duke biseduar kryetari i BDI-së Ali Ahmeti si dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
Bislimi është fotografuar duke biseduar edhe me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak para nisjes zyrtare të takimeve.
Sot në ora 10:00 në Ohër të Maqedonisë së Veriut pritet të nisin takimet. Temë diskutimi do të jetë aneksi i zbatimit të Propozimit evropian për normalizimin e raporteve, propozim për të cilin Kurti dhe Vuçiç u dakordësuan parimisht në takimin e 27 shkurtit në Bruksel. Disa ditë para këtij takimi në Ohër, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak ishin për vizitë në Kosovë dhe Serbi. Të dy emisarët kanë shfaqur shpresën se takimi i 18 marsit në Ohër do të jetë konstruktiv, ndërkaq e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm për dy vendet dhe rajonin në përgjithësi.
SHBA- Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë sot se pret konstruktivitet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nga takimi në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Stoltenberg në një postim në Twitter shkruan se ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit.
Postimi i Plotë:
Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE në Ohër janë të rëndësishme dhe pres që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri Albin Kurti të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të bëjnë përparim. Ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit. NATO, KFOR vazhdon të punojë për një Kosovë stabile dhe paqësore.
The #EU-facilitated talks in Ohrid are important and I expect @predsednikrs & @albinkurti to engage constructively & make progress. This is key for lasting stability & the region’s European & Euro-Atlantic future. @NATO_KFOR continues to work for a stable & peaceful Kosovo.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) March 18, 2023
KOSOVË- Kryeministrti i Kosovës, Albin Kurti pak para nisjes së takimit me zyrtarët e BE-së në Ohër ka deklaruar se do të ketë diskutime për Aneksin e Implementimit pra për planin e zbatimit meqë ende s’ka një tekst përfundimtar. Kurti ka sqaruar se përderisa s’ka ende një tekst përfundimtar, s’mund të ketë përfundim të bisedimeve dhe marrëveshje.
“Do të kemi bisedime për planin e zbatimit sepse nuk ka tekst të përfunduar. Përderisa nuk ka tekst të përfunduar, nuk mund të ketë përfundim të bisedimeve, e përderisa nuk ka përfundim të bisedimeve nuk mund të ketë marrëveshje. Unë jam këtu për dialog parimor, të hapur, serioz që duhet të rezultojë në marrëveshje, e marrëveshja nënkupton tekst përfundimtar dhe të dakorduar. Nuk kam ardhur për bisedime për bisedime, por për bisedime për marrëveshje”, ka thënë Kurti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut, do të mbajnë takimin e radhës në kuadër të dialogut. Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Në njoftim thuhet se dialogu do të fillojë nga ora 10, me ardhjen e pjesëmarrësve individualë. Ndërkaq në orën 10:30, zyrtarët e BE-së fillimisht do të zhvillojnë takime të veçanta dypalëshe me liderët, e më pas do të ketë takim trepalësh.
MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se është optimist për takimin që do të zhvillohet sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ai gjithashtu u shpreh se sot në takimin trilateral do të bëjë më të mirën për Kosovën.
“Nga këtu do të shkoj për takim me presidentin Pendarovckin dhe pastaj kemi takimet bilaterale me ndërmjetësit evropian, përkatësisht me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borell dhe emisarin e tij për Ballkan dhe dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak që i paraprinë takimit trilateral. Liqeni i Ohrit është liqen tektonik, mirëpo është vend i qetë dhe i bukur siç po e shihni dhe ju vet që jeni këtu. Jam optimist, i vëmendshëm dhe do të bëjmë më të mirën për Republikën e Kosovës, kushtetutshmërinë, sovranitetin, integritetin territorial, interesin publik dhe të popullit për të gjithë qytetarët pa dallim sepse unë jam kryeministër i Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut, do të mbajnë takimin e radhës në kuadër të dialogut. Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Në njoftim thuhet se dialogu do të fillojë nga ora 10, me ardhjen e pjesëmarrësve individualë. Ndërkaq në orën 10:30, zyrtarët e BE-së fillimisht do të zhvillojnë takime të veçanta dypalëshe me liderët, e më pas do të ketë takim trepalësh.
KOSOVË- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë sot se me vullnet politik, guxim e pragmatizëm sot mund të ketë një rezultat pozitiv nga bisedimet në Ohër. Abbott në një postim në Twitter shkruan se me Mbretëria e Bashkuar mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Një rezultat pozitiv nga bisedimet e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi mund të ndodhë me vullnet politik, guxim dhe pragmatizëm nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Do të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe komunitetet. Mbretëria e Bashkuar mbështet Bashkimin Evropian dhe është i gatshëm të ndihmojë në zbatimin”, shkruan Abbott.
OHËR- Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, janë nisur drejt vilës shtetërore “Bilana” në Ohër, ku sot do të mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Takimet pritet të nisin nga ora 10:00. Fillimisht do të mbahen takime veç e veç të ndërmjetësuesve me Kurtin e Vuçiç, e pastaj do të pësojë takimi i përbashkët. Borrell deklaroi dje se ka pranuar komentet e palëve në lidhje me aneksin e zbatimit të propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.
KOSOVË- Zyra e Bashkimit Evropian ditë më parë ka bërë publike agjendën e takimeve të 18 marsit që do të mbahen në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Takimet në Ohër do të fillojnë nga ora 10:00.
Në njoftimin e zyrës së Bashkimit Evropian bëhet e ditur se takimi do të zhvillohet në rezidencat shtetërore. Duke filluar nga ora 10:00, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Atje do të jetë i pranishëm Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell bashkë me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak. I pranishëm do të jetë edhe i dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Pas takimeve bilaterale, koha kur do të mbahet takimi i përbashkët nuk dihet ende.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të takohen fillimisht veç e veç me ndërmjetësuesit e bisedimeve: shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
REL shkruan se pas këtyre bisedimeve do të pasojë takimi i përbashkët. Borrell tha një ditë më herët se ka pranuar komentet e palëve në lidhje me aneksin e zbatimit të propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.
“Shpresoj se Kosova dhe Serbia do të mund të bien dakord për rezultatin përfundimtar të këtyre bisedimeve”, tha Borrell më 17 mars, pas një takimi që zhvilloi me presidentin e Maqedonisë së Veriut në Shkup.