"Çmimi i naftës do ulet me 40%"/ Berisha sfidon përsëri Ramën: Hajde përballemi në debat
Berisha i drejtohet Ramës: 11 maji po vjen dhe do marrësh përgjigjen që meriton 26 Prill, 20:50 "Rama hyri...
Berisha i drejtohet Ramës: 11 maji po vjen dhe do marrësh përgjigjen që meriton 26 Prill, 20:50 "Rama hyri...
Gratë në politikë/ Ministrja kroate në takimin e PD-së: Ne jemi parti të djathta, luftojmë për familjen,...
FOTO/ Dalin pamjet nga takimi 15-minutësh mes Trump dhe Zelenskyt në Bazilikën e Shën Pjetrit 26 Prill, 12:21 ...
Lamtumira e fundit për Papa Françeskun! Ati i Shenjtë përcillet sot për në banesën e fundit, mbi 200,000 nj...
• Ditën e sotme në Tiranë është mbajtur takimi i Komitetit të Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste. • I pranishëm në takim ishte edhe kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste të Shqipërisë. • Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal tek rëndësia e procesit të integrimit europian, ku tha se që nga prej daljes nga diktatura, Shqipëria ka për herë të parë shansin real për të hyrë në BE. • Teksa një pjesë e zyrtarë dhe ish-zyrtarëve socialistë ndodhen nën hetim apo në burg, Rama u shpreh se nga pikëpamja njerëzore nuk është mirë të shohësh njerëz që i njeh prej kohësh të dalin para drejtësisë. • Por shtoi gjithashtu se shpata e ndëshkimit ka kaluar nga pushteti ekzekutiv te drejtësia. • Kryesocialisti tha se duhet bërë investim te shkollat politike që të ndihmojmë brezin e ri të kuptojë se politika nuk është e keqja. • Rama është ndalur edhe tek mediat sociale. • Ai tha se ato janë kthyer në një instrument që kanë shkatërruar shumë gjëra, ndër to edhe idenë e politikës.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në takimin e Komitetit të Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste tha se duhet bërë investim te shkollat politike që të ndihmojmë brezin e ri të kuptojë se politika nuk është e keqja.
Rama është ndalur edhe tek mediat sociale. Ai tha se ato janë kthyer në një instrument që kanë shkatërruar shumë gjëra, ndër to edhe idenë e politikës.
“Të gjithë duhet të investojmë në shkolla politike, të ndihmojmë brezin e ri të kuptojë që politika nuk është e keqja, por është një instrument që njerëzim nuk mund të përballojë ta humbë, në të kundërt do të shkojmë drejt një jete mjaft të egër. Nuk ka asnjë vendim politik për të financuar edukimin politik për të ndihmuar të rinjtë që duan të merren me politikë të kuptojnë se çfarë është. Pa politikë njerëzit nuk mund të bëjnë asgjë, përveçse të vrasin e luftojnë njëri-tjetrin.
Ajo çfarë po ndodh me median sociale është një shkatërrim i shumë gjërave, shkatërrimi i idesë së politikës. Jetojmë në një kohë kur kemi parë që antipolitika nuk mund të bëjë shumë, që ato që formohen nga urrejtja dhe nga tërbimi, cinizmi, por kanë pasur mundësi si parti që të vijnë në pushtet, kanë bërë gjëra të këqija. Është pikëpyetje e madhe se kush do ta ndryshojë këtë gjë sa i takon edukimit të brezit të ri me idenë e politikës dhe pastaj mund të zgjedhin të djathtën, të majtën apo PS fituese.”
TIRANË- Sot në Tiranë është mbajtur takimi i Komitetit të Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste. Gjatë fjalës së tij në takim, kryeministri Edi Rama u shpreh se nga pikëpamja njerëzore nuk është mirë të shohësh njerëz që i njeh prej kohësh të dalin para drejtësisë. Por shtoi gjithashtu se shpata e ndëshkimit ka kaluar nga pushteti ekzekutiv te drejtësia. Rama tha se në të gjitha fushat është bërë shumë punë por shtoi se ka akoma vend për tu përmirësuar.
Rama: Po luftojmë kundër të gjitha shanseve kur vjen fjala për barazinë para ligjit. Është e dhimbshme që për herë të parë në historinë tonë të shtetit që në 1912, kur shpallëm pavarësinë, shohim njerëz të fuqishëm të lidhur me shtetin politik, qeveri a në opozitë, që japin llogari para prokurorëve të pavarur. Nuk mund t’jua fsheh që në pikëpamjen njerëzore nuk është gjëja më e mirë të shohësh njerëz që i njeh për një kohë të gjatë që çohen përpara drejtësisë për t’u përgjigjur për gjëra të ndryshme. Dhe duke qenë se janë të pafajshëm derisa të provohen fajtorë, këto janë procese që kërkojnë kohën e tyre. Ajo që është e re në Shqipëri, dhe mjaft revolucionare, është që kemi pastruar procesin e drejtësisë përmes një procesi verifikimi dhe kemi dorëzuar shpatën e ndëshkimit nga pushteti ekzekutiv te pushteti gjyqësor. Kjo po ndihmon shumë. Edhe fakti që ne po rritemi në mënyrë të qëndrueshme. Kemi bërë shumë punë në të gjitha fushat. Kemi një numër të lartë turistësh. Ne gjithsesi duhet të ecim përpara. Janë arritje që duhen marrë si arsyeje që të punojmë akoma edhe më shumë. Të përmirësohemi gjithmonë. Kjo është ajo që po përpiqemi të bëjmë.
TIRANË- Ditën e sotme në Tirannë është mbajtur takimi i Komitetit të Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste. I pranishëm në këtë takim, ishte edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij Rama u ndal tek rëndësia e procesit të integrimit europian.
Kryeministri tha se Shqipëria ka shansin më të mirë për të hyrë në BE që nga dalja prej diktaturës. Rama më tej theksoi se të gjitha vendet e BP duan të bashkohen me Bashkimin Europian.
Edi Rama: Tirana është mjaft e gjallë, dhe është një qytet që ndryshon dita ditës. Jemi në fund të mandatit të tretë qeverisës dhe presim me padurim një fushatë tërheqëse zgjedhore për të marrë mandatin e katërt. Dhe për përmbushur misionin, të çojmë Shqipërinë në BE. Jemi bekuar që kemi lindur në zemër të Evropës, por gjithashtu ishim të mallkuar se ishim të shkëputur nga Europa për një kohë kaq të gjatë. Qëkur dolëm nga diktatura komuniste, kjo është hera e parë që shohim mundësi reale për tu bashkuar me BE. Yjet tani janë radhitur si duhet. Të gjitha vendet e BP duan të bashkohen me Bashkimin Europian. Kemi punuar fort, teksa prisnim që negociatat të ecnin përpara. Ajo çfarë shoh tani është që mund të jemi në BE.