Moti i keq në Shqipëri/ Bora vështirëson qarkullimin, izolohen 1 mijë banorë në Dibër
Dëmtohet rruga nga moti i keq në fshatin Qafë Murr, 1 mijë banorë të izoluar në Dibër 29 Nëntor, 0...
Dëmtohet rruga nga moti i keq në fshatin Qafë Murr, 1 mijë banorë të izoluar në Dibër 29 Nëntor, 0...
Festa e çlirimit, Rama: Ju uroj një ditë të paqtë 29 Nëntor, 08:22 VIDEO/ Nga Rama te Begaj dh...
Ngjarja në Kamëz/ Reagon policia: Autorët e grabitjes së argjendarisë ishin të armatosur, janë ngritur pika k...
Moti i keq në Shqipëri/ 17 fshatra pa energji elektrike në Dibër dhe Bulqizë 28 Nëntor, 13:08 "...
•Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur për herë të parë pas sulmit në veri të Kosovës, ku u vra një efektiv i policisë së Kosovës dhe u ekzekutuan 3 terroristë serbë. •Vuçiç ka akuzuar Kosovën për mashtrim si dhe ka mohuar që Serbia është përgjegjëse për vrasjen e efektivit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjakut. •Gjatë fjalës së tij, Vuçiç thotë se fajtori i vetëm i gjithë situatës në veri të Kosovës, është Albin Kurti. •Ai e cilësoi këtë ngjarje si një nga ditët më të vështira për Serbinë, ndërsa konfirmoi se tre shtetas serbë janë vrarë gjatë ndërhyrjes së policisë së Kosovës, dy prej të cilëve me snajper. •Një deklaratë e fortë e tij, ishte kur tha se nuk ka për t’u njohur kurrë pavarësia e Kosovës, duke e cilësuar si krijesë që e krijuan ndërkombëtarët duke bombarduar Serbinë nga NATO në vitin 1999. • Po ashtu, ai tha se vetëm me themelimin e komunave serbe në veri të Kosovës do të shuhen konfliktet.
7 artikuj për këtë temë.
SERBI-Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç doli mbrëmjen e sotme në një konferencë për mediat në Beograd për ngjarjet në veri të Kosovës. Ai u vu në siklet dhe u nervozua kur u pyet nga gazetarja Sanja Sovrliç e televizionit N1, se ku i gjetën armët dhe uniformat personat që sulmuan policinë e Kosovës. Vuçiç iu kthye gazetares se po bënte insinuata.
“Këto pyetje pasqyrojnë atë se si duket lufta speciale kundër Serbisë. Në atë pyetje pashë insinuata se Serbia ka ofruar uniforma të ushtrisë apo policisë. Këto nuk janë uniforma të ushtrisë serbe. Uniformat blihen kudo në treg. E patë që nuk kishte mjete dhe armë speciale. Kam muaj që them se në veri po rritet rezistenca dhe rebelimi, ndër të tjera, sepse nuk mund të hyjmë pa lejen e KFOR-it. Unë fola me disa përfaqësues të Listës Serbe. Ata janë të tmerruar, janë me njerëzit e tyre, pa marrë parasysh se kush janë ata… Për sa u përket personave të ngujuar, nuk mendoj se problemi është se kanë qenë të ngujuar aty, por se policia shqiptare qëlloi në ato shtëpi”, – tha Vuçiç.
Për këtë situatë ka reaguar edhe Natasha Kandiç nga Fondi për të Drejtën Humanitare. Në një postim në rrjetet sociale ajo thotë se presidenti i Serbisë duhet të reagojë se kush i ka organizuar barrikaduesit që nga Manastiri i Banjkës sulmuan policinë e Kosovës dhe kush ua siguroi atyre uniformat.
“Le të përgjigjet Presidenti i Serbisë se kush i organizoi barrikadat dhe dhjetëra serbë, ku i morën armët dhe uniformat” – ka shkruar ajo.
Da predsednik Srbije odgovori ko je organizovao barikade i desetine Srba, otkuda im oruzje i uniforme.
— Natasa Kandic (@natasakandic) September 24, 2023
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, komentoi vrasjen e policit në Kosovë dhe tha se sot është një nga ditët më të vështira për vendin e tij.
Vuçiç u kërkoi falje qytetarëve që nuk foli më herët sot, por sipas tij, u desh kohë që të hetohej gjithçka që ndodhi në Kosovë mëngjesin e sotëm, në mënyrë që të informojë qytetarët për të vërtetën dhe në anën tjetër të përgatit terrenin për marrjen e vendimeve të duhura.
“Rreth orës 02:46 një grup serbësh nga Kosova vendosën dy kamionë si barrikada në veri të Kosovës, pastaj erdhi policia e Kosovës dhe tentoi t’i largonte ato barrikada, ka pasur një konflikt me serbët që kishin ngritur barrikada, dhe në atë konflikt u vra një një polic shqiptar dhe një person u plagos”, tha Vuçiç në një konferencë të jashtëzakonshme për media në Beograd.
Gjithçka ishte përgatitur
“Dikush e bëri këtë me qëllim… në një orë e 20 minuta mblodhën 460 forca speciale, gjithçka ishte përgatitur qëllimisht, e gjithë kjo u shkonte vetëm shqiptarëve dhe atyre që i mbështesin”, theksoi presidenti.
Konflikti dhe vdekja e policit ka ndodhur për shkak se KFOR-i nuk ka ndërhyrë
“Kam thënë me muaj se në popullin serb po rritet rezistenca dhe rebelimi, sot ka ndodhur konflikti dhe vdekja e një polici shqiptar sepse nuk ka ndërhyrë KFOR-i, juridiksioni i të cilit është Veriu, por policia shqiptare”, thotë Vuçiç.
Ftojmë komunitetin ndërkombëtar të formojë ZSO-në
“Kemi pasur një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare gjatë gjithë ditës, do të marrim vendime me kujdes, do t’i përgatisim në detaje dhe me ato vendime që do të dalin para popullit tonë në ditët në vijim, i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të formojë Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe serbët të jenë policë në veri, sepse kjo është mënyra e vetme që serbët të mos dëbohen më dhe të mos ketë më konflikte”, tha presidenti në konferencë.
Duke reaguar ndaj mesazheve të sotme të bashkësisë ndërkombëtare, presidenti tha: “Hipokrizia është emri i tyre i mesëm, ky është thelbi, presioni ndaj Serbisë derisa ta njohim Kosovën, por ne kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur, dhe gjithmonë do të flasim. Jemi gjithmonë gati për bisedime”, tha ai Vuçiç.
Tre serbë vdiqën, ndoshta një person i katërt
Vuçiç ka bërë të ditur se në konfliktin në veri të Republikës së Kosovës janë vrarë tre serbë nga Republika e Kosovës, ndërsa dy janë plagosur rëndë dhe se ekziston frika se ka mbetur i vrarë edhe personi i katërt.
Në fjalën e tij drejtuar qytetarëve, ai tha se është mjaft e sigurt se ata kanë vdekur nga të shtënat e snajperëve në distancë të largët, kur nuk ka qenë e nevojshme.
Presidenti tha se brenda një orë serbët janë rrethuar plotësisht dhe se ndaj tyre është kryer një sulm brutal.
Dënoj vrasjen e policit shqiptar, e ka shkaktuar Kurti
Presidenti serb tha se dënon vrasjen e policit shqiptar në afërsi të manastirit të Banjskës në Kosovë dhe se kjo nuk mund të justifikohet me asgjë, por sipas tij është rezultat, vrasja është rezultat i terrorit të kryeministrit Albin Kurti.
Vuçiç tha se nuk dëshiron të justifikojë në asnjë mënyrë vrasjen e një polici shqiptar dhe as nuk mund ta arsyetojë atë.
“Është e dënueshme dhe është diçka që nuk i duhej askujt, më së paku popullit serb, në momentin kur të gjithë e kuptuan se Kurti ishte organizatori kryesor i kaosit në Kosovë. Dhe nuk ka rrugëdalje”, tha Vuçiç.
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, tha se sulmi i së dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë, ndodhi pasi “disa serbë të Kosovës” u rebeluan duke ngritur barrikada dhe duke nxitur më pas reagimin e policisë së Kosovës.
Zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, është vrarë të dielën gjatë këtij sulmi të armatosur. Policia ka thënë se është sulmuar në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku janë plagosur edhe tre zyrtarë policorë.
Duke folur drejtpërdrejt për media në Beograd mbrëmjen e së dielës, ai tha se “tre serbë nga Kosova u vranë – dy nga snajperët – dy u plagosën rëndë dhe ka frikë për vrasjen edhe të personit të katërt”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha më herët gjatë ditës se banorët lokalë serbë “nuk kanë automjete të tilla (të blinduara), dhe asnjë civil tjetër në Republikën e Kosovës. Ai e quajti “formacion profesionist” grupin e personave që kreu sulmin e armatosur.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha më herët se u arrestuan gjashtë persona – dy prej tyre sulmues dhe katër të tjerë që e mbështetën sulmin me radio-lidhje, dhe se aksioni i Policisë për kapjen sulmuesve të tjerë po vazhdon.
“Rreth orës 02:46 të natës së sotme, një grup serbësh nga ‘Kosova dhe Metohia’ vendosi dy kamionë si barrikada në Banjskë – në veri të Kosovës. Më pas shkoi policia e Kosovës dhe tentoi t’i largojë ato barrikada. Kishte një konflikt me serbët që vendosën barrikada dhe në atë konflikt mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe një person tjetër u plagos”, tha Vuçiq.
“Serbët dhe jo njerëzit nga Serbia qendrore, siç gënjyen në mediat e Prishtinës, por nga Kosova u rebeluan, duke mos dashur të vuajnë më terrorin e [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurti”.
Presidenti serb tha se “në asnjë mënyrë, nuk dua ta justifikoj vrasjen e një polici shqiptar dhe as nuk mund ta justifikoj. Është një akt i dënueshëm dhe është diçka që nuk i duhej askujt”.
Sipas tij, i vetmi fajtor për atë që po ndodh në veri, “është Albin Kurti”.
Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe tha se në veri të Kosovës, policët duhet të jenë serbë.
Vuçiq tha se në ditët në vazhdim do të marrë vendime, që do t’ua komunikojë “qytetarëve dhe popullit tonë në Kosovë”, por nuk specifikoi se me çfarë kanë të bëjnë ato vendime.
Ai tha se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën “as formalisht, as joformalisht”, por shtoi se është i gatshëm të bisedojë.
Kurti dhe Vuçiq u takuan më 14 shtator në Bruksel për një nivel të lart bisedimesh në dialogun e ndërmjetuar nga Bashkimi Evropian, por nuk arritën asnjë pajim për normalizimin e marrdhënieve
Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të larta prej majit, kur banorët e komunave me shumicë serbe në veri nuk i kanë pranuar kryetarët e rinj shqiptarë, të dalë prej zgjedhjeve që vetë i kanë bojkotuar.
Situata, me raste, është përshkallëzuar në dhunë.
Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Kosovës që të koordinohet për hapat e mëtejmë dhe të punojë drejt shtensionimit të situatës./ REL
SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç deklaroi se në sulm, kishte qytetarë serb të revoltuar kundër institucioneve të Kosovës, të cilët sipas tij nuk kanë lidhje me Serbinë zyrtare.
Vuçiç është shprehur se themelimi i Asociacionit e kthimi i serbëve si polic në veri të vendit, do të ishte mënyra e vetme për të mos pasur telashe. Ai tha se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dëshiron t’a fusë Serbinë në luftë me NATO-n.
“Kurti nuk do ta themeloj Asociacionin e Komunave Serbe, gjatë tërë kohës provokon. Më vjen keq që disa nga serbët ranë në këtë provokim. I vetmi fajtor është Albin Kurti. Ai dëshiron të na fus në luftë me NATO-n. Këtë e bën gjatë gjithë kohës.
Ne vendimet do t’i marrim me kujdes, në mënyrë të detajuar. Do t’i punojmë me themel, dhe me to do të dalim para qytetarëve tanë në Kosovë, në ditët që do të vijnë. E thërras komunitetin ndërkombëtar, që Asociacioni të formohet, që në veri të Kosovës, policët të jenë nga komuniteti serb, kjo është mënyra e vetme për të mos patur më telashe. E thërrasim popullin tonë, për qetësi dhe i lusim të besojnë në shtetin e tyre.” – ka thënë Vuçiç.
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic ka folur në një konferencë për mediat për tensionet dhe ngjarjet e fundit në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë një efektiv kosovar dhe një tjetër u plagos.
Vuçiç tha se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën e pavarur. Ai tha se do të ulet për të biseduar por njohja e Kosovës të harrohet.
“Nuk do ta njohim Kosovën e pavarur. Mund të na vrisni të gjithëve, të thoni çka të doni. Kurrë Serbia nuk do ta njohë Kosovën e pavarur. Një krijesë që e keni krijuar duke bombarduar Serbinë. E keni bombarduar me gënjeshtrat e shumëllojshme. Për të biseduar do të bisedojmë, por njohja e Kosovës të harrohet”.
Vuçiç ka reaguar ashpër ndaj ndërkombëtarëve duke i cilësuar si njerëz me dy fytyra.
“Dyfytyrësia është emri i tyre i mesëm. Gjatë gjithë kësaj kohe kanë kërkuar të fajësojnë Serbinë për të njohur Kosovën. Kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur'
Ka qenë kjo deklarata e presidentit serb Vuçic në këto çaste, në daljen e tij publike pas ngjarjeve në veri të Kosovës.
Lidhur me tensionet e fundit në veri, Vuçiç ka akuzuar Kosovën për mashtrim si dhe ka mohuar që Serbia është përgjegjëse për vrasjen e efektivit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjakut. Gjatë fjalës së tij, Vuçiç tha se fajtori i vetëm i gjithë situatës në veri të Kosovës, është Albin Kurti. Ai e cilësoi këtë ngjarje si një nga ditët më të vështira për Serbinë, ndërsa konfirmoi se tre shtetas serbë janë vrarë gjatë ndërhyrjes së policisë së Kosovës, dy prej të cilëve me snajper.
SERBI- Presidenti serb, Aleksander Vuçiç deklaroi para popullit se do të “zbulojë të gjitha gënjeshtrat dhe shakatë” e kryeministrit të Kosovës, Alibin Kurtit. Në nisje të fjalës së tij, Vuçiç tha se dita e sotme ishte më e vështira për popullin që nga viti 2004.
“Sot është një nga ditët më të vështira për popullin tonë që nga viti 2004 dhe 2008. Edhe pse kemi folur shumë herë për këtë, edhe pse kam paralajmëruar në Bruksel dhe Nju Jork se mund të kishte ardhur deri këtu, pak njerëz e dëgjuan”, shtoi Vuçiç.
Më tej, ai shtoi se ndaj dy serbëve është gjuajtur me snajper, ndërsa tha se dyshon për një viktimë të katërt.
“Ndaj tyre është kryer një sulm brutal dhe ne në fillim menduam se pse nuk e bëri KFOR-i, do të kishte më pak viktima. Sipas informacioneve tona që disponojmë, janë tre serbë, të konfirmuar nga Kosova dhe Metohia, mbetën të vrarë.Dy prej tyre ishin me siguri nga gjuajtja me snajper, kur nuk ishte e nevojshme të likuidoheshin, dy u plagosën rëndë dhe ekziston frika se ka mbetur i vrarë edhe një person i katërt. Ne ndoqëm se çfarë po bënte policia shqiptare.
Ne kemi një regjistrim zanor se si policët e tyre qeshin dhe thonë 'lërini të vdesin”, tha Vuçiç.
/Dosja.al
SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka folur për sulmin që ndodhi sot në Kosovë. Përmes një deklarate për mediat, Vuçiç e cilëson këtë ngjarje si një nga ditët më të vështira për Serbinë.
"Një nga ditët më të vështira për Serbinë që nga viti 2004. I kërkoj falje qytetarëve të Serbisë që nuk kam mundur t'u drejtohem më herët. Që nga viti 1999, ne nuk kemi pasur kontroll mbi Kosovën dhe na është dashur shumë kohë për të hetuar vetë se çfarë ka ndodhur në Kosovë. Çfarë ndodhi sot në mëngjes gjatë gjithë mëngjesit dhe pasdites. Le t'u tregojmë njerëzve se çfarë ndodhi.
Do të flasim vetëm për atë që ka ndodhur, pastaj do të vlerësojmë gjithçka. Në emër të Republikës së Serbisë, por edhe të flas për të gjitha çështjet tjera. Rreth orës 02:46 të natës së sotme, një grup serbësh nga Kosova vendosën dy kamionë si barrikada në Banjskë, në veri të Kosovës. Pastaj vjen policia e Kosovës, duke tentuar t'i heqë ato barrikada, ka një konflikt me serbët që i kanë ngritur barrikadat dhe në atë konflikt ka mbetur i vrarë një polic. Në orën 08:57 janë mbyllur vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak, të shtënat dhe përleshjet vazhdojnë ende. në orën 10:15 shqiptarët njoftojnë se katër qytete serbe janë zona të operacioneve terroriste.
Ata kanë përdorur policinë kundër serbëve gjithsej 62 herë. 56 sulme me motive etike ndaj serbëve. A do të tentojnë natyrshëm të bëjnë diçka për veten dhe familjet e tyre vetëm ata që ndiqen nga policia për të shmangur arrestimin nga policia e Kurtit. Në asnjë mënyrë nuk dua ta fal vrasjen e një polici shqiptar dhe as nuk mund ta justifikoj. Është absolutisht e dënueshme dhe është diçka që nuk i duhet askujt, Kurti është organizatori kryesor i kaosit në Kosovë dhe nuk ka rrugëdalje.
Edhe pse folëm shumë herë për këtë, edhe pse çdo ditë paralajmëroja si në Bruksel ashtu edhe në Nju Jork se e gjithë kjo mund të ndodhte, pak njerëz vendosën të dëgjojnë. Serbët dhe jo njerëzit nga Serbia qendrore, siç gënjyen në mediat e Prishtinës, po vuajnë terrorin e Kurtit.
Ndaj tyre është kryer një sulm brutal dhe ne në fillim menduam pse KFOR-i nuk e bëri këtë, do të kishte më pak viktima. Sipas informacioneve që disponojmë, thuhet se tre serbë kanë vdekur në Kosovë dhe Metohi. Dy sigurisht nga zjarri snajper, kur nuk ishte e nevojshme që të likuidoheshin. Dy mbetën të plagosur rëndë dhe frika se ka mbetur i vrarë edhe personi i katërt. Ne ndoqëm, përgjuam se çfarë po bënte policia shqiptare, do t'ju tregojmë provat, ndoshta edhe gjatë konferencës, presim vetëm përkthimin."