LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Delete Rama"/ Opozita protestë para Kryeministrisë! Qindra qytetarë mblidhen në Tiranë me pankarta në duar! Berisha: Qeverinë e ka tmerruar programi ynë!

• Opozita ka zhvilluar protestë pasditen e sotme para Kryeministrisë, e cila nisi në 17:00 dhe u mbyll në 18:45. • Qindra qytetarë u mblodhën në Tiranë me pankarta në duar për të shprehur revoltën e tyre. •Mbi 1200 forca policore dolën në terren për mbarëvajtjen e protestës, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe forcat RENEA. •Në protestë mbajtën fjalën zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, Kreu i Partisë Agrare Agron Duka, Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta (nga burgu), dhe Kreu i PD-së, Sali Berisha. •Garo tha se në shesh sot është zëri i gjithë shqiptarëve të ndershëm, të cilët nuk pranojnë më vjedhjen, korrupsionin dhe tradhëtinë ndaj kombit. •Duka u shpreh se qeveria ka kryer një sërë abuzimesh me ligjin, ndërsa shton se sipas tij për të mbuluar abuzimet arma më e fortë e qeverisë është propaganda. •Mediu tha se nuk janë në protestë për pushtetin, por për shtetin e shqiptarëve. •Meta akuzoi Ramën se ka dështuar të realizojë premtimet, duke përmendur mungesën e një sistemi shëndetësor falas dhe dështimin e projektit të naftës në Shpirag. •Meta denoncoi dhe bonusin e pensioneve nga qeveria në prag të zgjedhjeve, si një formë mashtrimi për të moshuarit që tu marrin votën. •Berisha deklaroi se opozita ka treguar se është e pamposhtur dhe se mbron kauzën e drejtë. • Berisha përmedi edhe arrestimin e ish-deputetit Ervin Salianji për të cilin tha se u burgos vetëm se u përball me "klanin mafioz Rama-Xhafaj". •Berisha u shpreh se Ahmetaj si dëshmitar okular u tha shqiptarëve se kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij funksionojnë si organizatë kriminale. •Gjatë kohës që Berisha po mbante fjalën, protestuesit hodhën tymuese dhe molotov drejt Kryeministrisë, ku si pasojë u lënduan tre efektivë. •Pas fjalës së Berishës protesta e opozitës u mbyll. • Kreu i PD-së u nis menjëherë drejt Italisë, ku pritet të mbajë nesër një takim me emigrantët shqiptarë atje.

18 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Mbyllet protesta e opozitës, Berisha niset drejt Italisë, takohet nesër me emigrantët shqiptarë

"Delete Rama"/ Opozita protestë para Kryeministrisë! Qindra
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha menjëherë pas mbylljes së protestës së mbajtur para Kryeministrisë, është nisur drejt aeroportit të Rinasit. Lideri demokrat do të udhëtojë drejt Italisë, ku pritet të zhvillojë një takim me emigrantët shqiptarë në Romë ditën e nesërme.

Takimi është njoftuar nga vetë Berisha pak ditë më parë. Takimi do të mbahet ditën e nesërme në orën 13:00, në "Ergife Palace Hotel", në Romë.

1 MUAJ ME PARE

Protesta/ Berisha shpalos programin: Pas 11 majit, çdo pensionist do marrë të paktën 200 euro. Rroga mesatare do jetë 1200 euro

"Delete Rama"/ Opozita protestë para Kryeministrisë! Qindra
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën e mbajtur te Kryeministria, shpalosi edhe programin e qeverisjes së PD.

Nga podiumi i protestës, Berisha u shpreh para protestuesve se nëse PD vjen në pushtet çdo pensionist do të marrë të paktën 200 euro. Sipas Berishës rroga mesatare do të jetë 1200 euro. Berisha shprehet se PD do u kthejë pensionistëve TVSH-në e të gjitha blerjeve ushqimore që bëjnë në një vit. 

Berisha shton më tej se tarifat e sipërfaqeve të sipërmarrjeve të bizneseve do pjesëtohen me tre. Ai shprhet se biznesi i vogël do paguajë gjysmën e asaj që paguan sot për sigurimet shoqërore.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miqtë e mi, ky nuk është një miting elektoral, por përsëri ne duhet të ndjehemi krenarë me programin tonë.
Edi Ramën e ka tmerruar programi ynë.
Edi Ramën e ka shfazuar programin ynë sepse ne me programin tonë kemi shembur piramidën e tij të mashtrimit.
Me programin tonë kemi faktuar vjedhjet e tmerrshme që u ka bërë shqiptarëve.
Edi Rama, i pashpirt, i la pensionistët shqiptarë në gjendjen më të mjerë që mund të jenë pensionistët në botë.
Shumë prej tyre, me pensionin që marrin nuk blejnë dot as ilaçet e një jave. Dhe ka tre muaj që kalon nga një skenë në tjetër për t’i mashtruar ata. Sjell dëshmitarë të rremë me pashpirtësi.
Ja ku jemi këtu dhe i themi çdo pensionisti se kurrë pas 11 majit, asnjë prej jush nuk do ketë më pak se 200 euro në muaj.
Jo vetëm kaq, por çdo njeri prej jush do ketë kartën e konsumatorit për t’u kthyer TVSH-në, e cila është e barabartë me tre pensione.
Mbaji për vete bonuset e mashtrimit elektoral Edi Rama. Ne do u kthejmë pensionistëve TVSH-në e të gjitha blerjeve ushqimore që bëjnë në një vit.
Jo vetëm kaq, çmime krejt të tjera do kenë për qiratë në ndërtesat sociale, do kenë për ujë, drita.
Dhe i garantoj ata se kjo përpjekje nuk do ndalet gjer sa të marrin pensionet më të mëdha në rajon.
Programi ynë e ka tmerruar, e ka verbuar sepse ai program po nxjerr në dritën e diellit të gjitha mashtrimet e tij monstruoze.
Ne u premtojmë të gjithë punëtorëve me rrogë të ulët, se në Shqipëri pas 11 majit, brenda 3 muajsh, nuk do ketë rrogë nën 500 euro. Dhe se ky do jetë pragu me të cilin do ecim drejt rrogës minimale më të lartë më rajon.
Brenda vitit, rroga mesatare do jetë 1200 euro.
Miqtë e mi, ne jemi parti e taksave të ulëta. Ne besojmë se paratë në xhepat e qytetarëve janë më të vlefshme për shoqërinë dhe qytetarin se në arkat e shtetit.
Prandaj dhe biznesi i vogël, shikoni çfarë bën mashtruesi. Ua ka dhjetëfishuar taksat lokale. I garantoj bizneset e vogla se pas 11 majit, së pari do përgjysmohen, së dyti do ecet me shpejtësi drejt një të pestës së tyre.
Energjia, që sot ato e paguajnë 18 deri 24 lekë, do jetë 3.2 herë më e ulët. Do jetë 7 lekë.
Tarifat e sipërfaqeve të sipërmarrjeve të bizneseve do pjesëtohen me tre. Do ulen tre herë.
Taksa e sheshtë 10 përqind për bizneset e tjera është zotimi ynë.
Biznesi i vogël do paguajë gjysmën e asaj që paguan sot për sigurimet shoqërore.

1 MUAJ ME PARE

Fjalime, pankarta dhe molotov, mbyllet pas rreth dy orësh protesta e sotme e opozitës

"Delete Rama"/ Opozita protestë para Kryeministrisë! Qindra
Protesta

TIRANA- Protesta e sotme e opozitës në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" është mbyllur pas rreth dy orësh. Kjo protestë ndryshe nga të tjerat, u përqëndrua vetën në një pikë të kryeqytetit duke kaluar nga veprimet te fjalimet.

Protesa u hap me fjalën e zëdhënëses së PD-së Florjana Garo teka vijuan pas saj me fjalën e kreut të Partisë Republikane Fatmir Mediu, fjalën e kryetarit të Partisë Agrare Agron Duka, me një audio-regjistrim të Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe duke u mbyllur me fjalën e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha.

Gjatë protestës nuk munguan dhe incidentet teksa disa protestues hodhën kapsolle dhe molotv në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Nga hedhja e këtyre lëndëve u raportua dhe për efektivë policie të lënduar. Gjithashtu pas protestë, u lajmërua se kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha do të nisej drejt Italisë për një takim me emigrantët.

1 MUAJ ME PARE

"U vendosa në arrest me urdhër të Ramës"/ Berisha: Krimin, prokurorinë e gjykatat i kemi kundër në zgjedhje

"Delete Rama"/ Opozita protestë para Kryeministrisë! Qindra
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se në zgjedhjet e 11 majit, gjykatat, prokurorinë dhe krimin i kanë kundër. Duke folur në protestën e Opozitës, Berisha theksoi se ai u burgos në shtëpi me urdhër të Ramës. Ndërkohë që shtoi se janë bërë shumë përpjekje për të asgjësuar opozitën, demokratët mbetën të patrembur dhe do të luftojnë të triumfojnë më 11 maj.

“Miqtë e mi, krimi dhe bota e tij janë kundër nesh, prokuroria politike dhe gjykata e narkoshtetit janë kundër nesh, por ne qëndrojmë të sigurt në fitoren tonë. Ne arritëm të bëjmë pluhur dhe të shembim ëndrrën e pasardhësit të xhelatit komunist, i cili firmosi varjen e Havzi Nelës në litar, Edi Ramës, por dhe monstrës së njerëzimit Xhorxh Soros që tentuan të shkatërrojnë opozitën. Gjithçka u bë që Shqipëria të mbetej pa opozitë, dhe kryetari i Partisë Demokratike u vendos në arrest shtëpie me urdhër të Edi Ramës. Me urdhër të Edi Ramës, ish-presidenti u përball me dhunë në mes të rrugës, duke menduar ky kriminel se do të tmerronte opozitën. Deputeti ynë Ervin Salianji, martiri i fjalës së lirë, u burgos sepse u përball me klanin më të rrezikshëm të Shqipërisë, Ballkanit dhe Evropës, klanin Rama-Xhafa. Menduan se do të na trembnin, por ja ku jemi, 200 metra më tutje, kemi udhëheqësin tonë të përjetshëm, Skënderbeun. Kush mund të trembë popullin opozitar, popullin e lirisë? Jo, ata që mendojnë se mund të na trembin do të mjerohen,” tha Berisha. 

1 MUAJ ME PARE

“Pas zgjedhjeve do ta paketojmë te McGonigal!" Berisha në protestë: Ramën e ka tmerruar programi ynë

"Delete Rama"/ Opozita protestë para Kryeministrisë! Qindra
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në protestën e opozitës se se pas zgjedhjeve, kryeministrin Edi Rama, do ta paketonin për te McGonigal për të kryer dënimin. Berisha tha se programi i Partisë Demokratike e ka tmerruar Ramën. Ai shtoi se do t'i kthejnë pensionistëve TVSH-në e të gjitha blerjeve që bëjnë në një vit.

Pas zgjedhjeve do ta paketojmë te McGonigal, të bëjë dënimin pastaj të kthehet. Miqtë e mi, ku nuk është një miting elektoral. Por ne duhet të ndihemi krenar me programin tonë. Edi Ramën e ka tmerruar programi ynë. E ka shfazuar programi ynë. Ne në programin tonë kemi shembur piramidën e tij të mashtrimeve, kemi faktuar vjedhjet që i janë bërë shqiptarëve. Rama i pashpirtë, i la pensionistët në gjendjen më të mjerë. Ne do t'i kthejmë pensionistëve TVSH-në e të gjitha blerjeve që bëjnë në një vit”, tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Protesta te Kryeministria, momenti kur qytetarët hedhin kapsolle dhe tymuese, lëndohen tre efektivë policie

"Delete Rama"/ Opozita protestë para Kryeministrisë! Qindra
Momenti

TIRANË- Kapsolle dhe tymuese janë hedhur gjatë protestës që po mbahet këtë pasdite te Kryeministria. Në momentin që kreu i PD-së, Sali Berisha po ngjitej në podium për të mbajtur fjalën e tij, protestesit hedhin kapsolle dhe tymuese drejt godinës së Kryeministrisë, në shenjë revolte.

 

Siç mund të shihet dhe në pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, kapsollet hidhen shumë pranë me kordonin e Policisë. Mësohet se si pasojë e shpërthimit të kapsolleve dhe tymit kanë mbetur të lënduar tre efektive policie. Një prej efektivëve është lënduar në dorë, tjetri një sy dhe një tjetër në fytyrë. Protesta e thirrur nga opozita ka nisur në orën 17:00 dhe u mbyll në 18:45.

 
1 MUAJ ME PARE

"Në Gjermani mezi po presin fitoren e PD për të ndërtuar marrëdhënie të fuqishme!" Berisha në protestë: Menduan se do na trembnin, por gabuan rëndë

"Delete Rama"/ Opozita protestë para Kryeministrisë! Qindra
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në protestën e opozitës se ka kuptuar nga takimet e tij në Gjermani, miqtë e Shqipërisë mezi po presin fitoren e PD për të ndërtuar marrëdhënie të fuqishme me dy shtetet. Berisha tha se kundërshtarët menduan se opozita do të trembej, por gabuan. Ai shton se me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe me mbështetjen e Soros ish-deputeti Ervin Salianji u burgos.

"Gjithçka bënë që Shqipëria të mbetej pa opozitë. Kryetari i PD u vendos në arrest shtëpie me urdhër të Edi Ramës. Me urdhër të Edi Ramës dhe mbështetjes së Soros deputeti ynë i ri martir i gjallë i fjalës së lirë, u burgos sepse u përball me klanin mafioz më të rrezikshëm të Ballkanit, klanin Rama Xhafa.

Menduan se do na trembnin por gabuan rëndë. Të harrojë kush se mund të trembet populli opozitar, jo mor jo, përkundrazi do mjerohen ata që do mendojnë se mund të ta trembin ne. Pak ditë më parë isha në Berlin, atje shtrëngova duart me kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, takova miq të hershëm, takova miq të rinj, ata mezi po presin fitoren e PD për të ndërtuar marrëdhënie të fuqishme me dy shtetet", tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

"Dosja McGonigal, arkivoli i hapur i Ramës", Berisha: Ahmetaj u tha shqiptarëve se kryeministri dhe qeveria e tij funksionojnë si organizatë kriminale

"Delete Rama"/ Opozita protestë para Kryeministrisë! Qindra
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në protestën e sotme ka komentuar intervistën e ish-zëvendësministrit Arben Ahmetaj. Berisha tha se Ahmetaj si dëshmitar okular u tha shqiptarëve se kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij funksionojnë si organizatë kriminale. 

Kryedemokrati u shpreh se ky është shkaku që opozita ndodhet sot në shesh, sipas tij për "t’u thënë shqiptarëve dhe mbarë botës se nuk pajtohen me këtë hajdut". Berisha e cilësoi çështjen McGonigal edhe si dosjen që do i sjellë burgun dhe fundin kryeministrit Rama. 

"Të dashur miq, ne përballemi përsëri me censurën. Censurën, vellon e zezë që Edi Rama në traditën e etërve të tij, ka vendosur në Shqipëri. Por ja ku jemi, asgjë në botë nuk na pengon dot ne të mbrojmë të vërtetat që besojmë. Tre rezoluta ndërkombëtare u censuruan totalisht nga mediat e qeverisë. U censurua krejtësisht intervista e Arben Ahmetajt, i cili në fakt i bëri autopsinë regjimit të krimit nga viti 2015 gjer sot.

Arben Ahmetaj, si dëshmitar me dokumenta, si dëshmitar fizik, okular, u tha shqiptarëve se Edi Rama dhe qeveria e tij funksionojnë si organizatë kriminale. Se Edi Rama detyroi Erion Veliajn të firmosë djegësin e Tiranës dhe së bashku me të kanë vjedhur 130 milionë euro. Se Edi Rama me Lubi Ballukun në një udhëtim në Ankara, para syve të tij, rritën çmimin e tunelit 50 milionë euro për t’i marrë në xhep. Se Edi Rama ka shndërruar AKSHI-n në kopshtin e vjedhjeve të tij ku me familjarët e vet ka marrë dhjetëra milionë dhe ka grisur dy urdhra arresti për baxhanakun dhe drejtoreshën e AKSHI-t. Arben Ahmetaj faktoi se Edi Rama i ka duart e tij të zeza në aferën e Porto Romanos dhe se është udhëheqësi i të gjitha bandave në Shqipëri. Lubi Balluku, Lubi Loti, administron për llogari të Edi Ramës 12 miliardë euro dhe dëmet e saj shkojnë më shumë se dëmet e tërmetit.

Pra, miq, të gjitha këto janë shkaku pse jemi ne sot këtu. Për t’u thënë shqiptarëve dhe mbarë botës se ne nuk pajtohemi kurrë me këtë hajdut që historia e Shqipërisë nuk ka njohur kurrë të tillë. Miqtë e mi, dosja McGonigal është arkivoli i hapur i Edi Ramës. Çdo natë, në dy muajt e fundit, ai në ëndërr i del ishulli Riker. Atje do përfundojë, tek McGonigali. Iu garantoj ju se pas zgjedhjeve do e paketoj, të bëjë dënimin më pas të kthehet.", tha Berisha. 

1 MUAJ ME PARE

"Pse Dumani nuk heton Veliajn?"/ Meta nga burgu: Në prag të çdo zgjedhjeje Rama premton mashtrime të reja

"Delete Rama"/ Opozita protestë para Kryeministrisë! Qindra

Protesta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur nga burgu në protestën e Opozitës. Gjatë fjalës së tij, Meta e ka cilësuar kryeministrin Rama një “kusar” që, sipas tij, ka sjellë diskriminim për pensionistët dhe i ka ofruar vetëm “bonusin e mjerimit”.

Meta ngriti pyetjen pse pensionet në Kosovë, me një buxhet më të vogël se Shqipëria, janë dy herë më të larta, duke sugjeruar se shkak është menaxhimi i keq i financave të shtetit nga ana e Ramës. Gjithashtu Meta ka akuzuar Ramën se ka abuzuar me fondet publike, duke i kanalizuar ato në projekte të dyshimta si inceneratorët që, nuk ekzistojnë.

"Apo kështu e ka ky, në prag të çdo zgjedhje premton mashtrime të reja, pa dhënë llogari për mashtrimet e vjetra? Ku është shëndetësia falas? Ku është nafta e Shpiragut që do begatonte jo Shqipërinë, por edhe Ballkanin. Po premtimi i tij që do udhetonte në "economy class" si qytetarët e thjeshtë ku përfundoi? E tha Ahmetaj vet, me bilance në dorë, të minus 20 milionë euro të Air Albania, që për të mbuluar shpenzimet e këtij anullon fluturimet dhe i le mijëra shqiptarë të flenë natën në stolat e aeroportit të Stambollit dhe aeroporteve të tjera. Po kështu nuk ka shtresë më të diskriminuar në këto 12 vite se sa pensionistët, ku Edi Rama si kurrë më parë shkeli edhe ligjet në fuqi dhe u është borxh deri në fyt çdo pensionisti në zonat urbane  dhe në zonat rurale për mos indeksimin sipas ligjit të pensioneve të tyre.

Ky kujton se duke u ofruar bonusin e mjerimit  në prag të zgjedhjeve do t'i mashtrojë për t'i varfëruar më mizorisht në katër vitet që vijnë. Opozita thotë ky mashtron se s’mund të përmbyset skema e pensioneve. Po përse Kosova që e ka buxhetin shumë më të vogël se ne i ka pensionet dyfish më të larta apo Mali i Zi tre herë më të larta. Kjo ndodh se ky kusar i bën rrugët disa herë më të shtrenjta, jo se në këto vende, por edhe se në vendet e BE-së dhe këtë na e tha vetë Ahmetaj, numri dy i Qeverisë. Kjo ndodh se ky i ble respiratorët disa herë më shtrenjtë se vlera e tyre reale dhe këtë përsëri Ahmetaj na e tha. Kjo ndodh se ky AKSH-in e ka kthyer në kopsht familjarbnë funksion të kompanive  me normën e fitimit më të larta në botë.

Kjo ndodh se ky përzë investitorët e huaj, si në Portin e Durrësit dhe Becchetin e shumë të tjerë  dhe shqiptarët duhet të paguajnë qindra milion euro në arbitrazhet ndërkombëtare , ndaj nuk ka lekë për pensionet. Kjo ndodh se ky firmos vet për të shpallur firma fituese,  të cilat lindin ligjërisht vetëm pasi ky i shpall në mënyrë të paligjshme fituese. Kjo ndodh sepse ky i çon lekët te inceneratorët që nuk ekzistojnë apo që nuk punojnë. Ku do i gjejnë lekët, pyet ai, që pi një shishe verë 33 mijë euro?

Ato 3.2 miliardë euro që ti i vjedh çdo vit shqiptarëve  me organizatën tënde kriminale pa i futur fare në Buxhetin e Shtetit, të cilat shkojnë 13 miliard euro me një mandat 4-vjeçar, mjaftojnë për të tejkaluar të gjitha premtimet e opozitës. Se ti mbledh vetëm 28% të të ardhurave në raport me PBB, kur Mali i Zi, Bosnja, Serbia mbledhin 42%. E pra, kjo diferencë 14% është 3.2 miliardë euro që ti i vjedh vetëm në një vit shqiptarëve, përveç vjedhjeve që bën me tenderat dhe PPP-të e tua. Prandaj edhe Ministër të Brëndshëm ke caktuar një të shkarkuar për korrupsion, siç na e dëshmoi Ahmetaj vet , që s’ka asnjë lidhje me Partinë Socialiste. Flet për ekonominë ky, që e ka lënë Shqipërinë të fundit për prodhim dhe eksporte. Vetëm 8% të Produktit të Brendshëm Bruto eksporton Shqipëria sot, 5 herë më pak se mesatarja e rajonit dhe 7 herë më pak se Maqedonia e Veriut fqinje që eksporton  57% të PBB.

Ndërsa se si funksionon SPAK-u dhe "Drejtësia e Re", na e sqaroi aq mirë Arben Ahmetaj, i cili edhe ka votuar vet për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm me 69 vota në mënyrë antikushtetuese  e po kështu për çdo ligj e vendim antikushtetues e të njëanshëm të Edi Ramës, që e shndërroi Reformën në Ramaformë. Pra Ahmetaj na dëshmoi se u largua nga vendi, sepse po arrestohej për t'u bërë "kokë turku" për aferën e inceneratorëve, të cilën me shkresa zyrtare ai e ka kundërshtuar që të mos financohej nga Buxheti i Shtetit.

Ahmetaj na dëshmoi për herë të parë se përse Altin Dumani nuk e heton Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për firmën e paligjshme për inceneratorin fantazëm në 2017. Sepse e paska urdhëruar e detyruar vet Rama për këtë akt të paligjshëm dhe çdo hetim do tregonte se koka e vërtetë e kësaj mega-afere është vet Edi Rama. Ndërsa emisioni  “Plug” te Syri TV, na tregoi para pak ditësh se përse "Afërmendshi" nuk i heton këto shkresa të Ramës dhe Veliajt për inceneratorët dhe jo vetëm, sepse "Afërmendshi" me dy shtëpi, vilë, një dyqan e paska kaluar vettingun për 24 orë. Sepse "Afërmendshi" i "Drejtësisë së Re", qenka promovuar me shpejtësi rrufeje, në mënyrë të paligjshme nga i vetmi Prokuror i Përgjithshëm i shkarkuar me vota konsensuale të socialistëve e demokratëve e po kështu i shkarkuar edhe me firmen e një Presidenti  me integritet si Mejdani, i zgjedhur nga socialistët. "Drejtësia e Re" është mashtrimi dhe korrupsioni më i madh që ka ndodhur. Koha e gjykimit u shumëfishua, transparenca u zëvendësua me dhomat e mbyllura.

Për të ndjekur një çështje, tani duhet të paguash. Po kështu harta e re gjyqësore e  bëri drejtësinë edhe më të paarritshme edhe më të largët edhe më të pamundur edhe më të shtrenjtë për qytetarët. Ndaj asnjë vend  tjetër se pranon këtë eksperiment të turpshëm. Pse hesht Dumani për çështjen McGonigal që e ka kyçur në sirtar? Ky që më mban mua të izoluar për lobimet e LSI- së në SHBA. Si shpjegohet që ka 2 vite që nuk e thërret  njëherë Edi Ramën ta pyesi për McGonigalin edhe pse emri i tij del dhjetëra herë në procesin e McGonigalit dhe këtë e di e gjithë bota. Si shpjegohet që një ish-zyrtar i LSI-së, i cili ka firmosur për lobimet  e ka qenë përgjegjës për financat, hyn te Dumani si opozitar e del nga Dumani si rilindas, e bën fushatë për Edi Ramën, ndërsa unë mbahem në burg për firmat e tij.

Se ky është SPAK-u, inkuinzitor për opozitarët e pashantazhueshëm dhe patriotë, pengmarrës për ata që kanë  gëlltitur një lugë çorbë të prishur, të cilët i konverton në shërbërtorë të “Rilindjes” dhe garant i pandëshkueshmërisë së Ramës dhe pamundësimit të rotacionit politik. Ndaj 11 Maji është dita historike e skadencës së Narkoregjimit dhe Narkodrejtësisë. 11 Maji do të jetë dita e triumfit të sovranit, të patriotëve dhe liridashësve. 11 Maji do të jetë dita e përmbysjes së këtij modeli  të Narkoekonomisë në shërbim të një pakice mizore  dhe të pastrimit të parave të tyre dhe ndërtimit të një modeli ekonomik që mbështetet në prodhimin vendas dhe zhvillimin e bujqësisë, të industrive, inovacionit dhe nxitjen e eksporteve që rrit produktivitetin dhe garanton paga dinjitoze për të rinjtë tanë. Gjej rastin t'i ftoj të gjithë vëllezërit tanë emigrantë kudo ndodhen, që të nxitojnë që të regjistrohen, që të mos humbasin këtë mundësi historike për të kontribuar për rivendosjen e vendit të tyre në shinat e Kushtetutës, për rikthimin e lirisë, të demokracisë dhe të llogaridhënies dhe në këtë menyrë i hapet rruga dhe riintegrimit të tyre në Atdheun e tyre. Edhe njëherë suksese protestës tuaj dhe mirënjohje për patriotizmit tuaj dhe për gjithçka që ju bëni për triumfin e demokracisë në vendin tonë," tha Meta.

1 MUAJ ME PARE

Tubimi te Kryeministria, protestuesit hedhin kapsolle e tymuese, lëndohet një efektiv policie

"Delete Rama"/ Opozita protestë para Kryeministrisë! Qindra

TIRANË - Një incident është regjistruar në protestën e opozitës që po mbahet këtë pasdite te kryeministria. Teksa kreu i PD-së, Sali Berisha po ngjitej në podium për të mbajtur fjalën e tij një nga protestuesit ka hedhur tymuese dhe kapsolle. 

 

Si pasojë e shpërthimit të kapsolles mësohet se ka mbetur i lënduar një efektiv policie, i cili ndodhej në kordonin e policisë para Kryeministrisë. Raportohet se efektivi ka pësuar dëmtime të lehta.

Protesta e opozitës ka nisur në orën 17:00 dhe pritet të mbyllet në orën 20:00. Protesta ka mbledhur qytetarë nga disa qytete të ndryshme të vendit. Në protestë janë të pranishëm edhe figura të tjera politike, ndërsa është përcjellë edhe një mesazh i Kreut të PL-së, Ilir Meta i cili foli nga burgu.

1 MUAJ ME PARE

"Ne kthyem në hi ëndrrën e Ramës dhe Soros për një Shqipëri pa opozitë", Berisha: Salianji u arrestua me klanin mafioz Rama-Xhafaj

"Delete Rama"/ Opozita protestë para Kryeministrisë! Qindra
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha po mban fjalën e tij në protestën para kryeministrisë. Berisha tha se Partia Demokratike arriti të shembë atë që e quajti "ëndrra" e kryeministrit Edi Rama dhe Xhorxh Soros për të pasur një Shqipëri pa opozitë.

Ai shtoi më tej se me urdhër të kryeministrit u vendos në arrest shtëpie lideri i opozitës dhe u zvarrit ish-presidenti i vendit. Berisha nuk la pa përmendur arrestimin e ish-deputetit Ervin Salianji për të cilin tha se u burgos se u përball me "klanin mafioz Rama-Xhafaj"

"Asgjë nuk marrim si dhuratë. Gjithçka e meritojmë në betejën tonë. Krimi dhe bota e tij është kundra nesh. Ne qëndrojmë të pamposhtur. Ne arritëm të kthejmë në hi, ne shembim ëndrrën e pasardhësit të xhelatit komunist, Edi Ramës dhe mostres së njerëzimit Xhorxh Soros, të Shqipërisë pa opozitë. U bë gjithçka që Shqipëria të mbetej pa opozitë. Kreu i PD u vendos në arrest shtëpie me urdhër të Edi Ramës. Me urdhër të Edi Ramës, ish-presidenti i vendit u zvarrit, u godit në mes të rrugës dhe u filmua, duke menduar ky kriminel se do tmerronte opozitën. Me urdhër të Edi Ramës, me mbështetjen e monstrës së njerëzimit Xhorxh Soros, deputeti ynë i ri, Ervin Salianji, martir i gjallë i fjalës së lirë, u burgos sepse u përball dhëmb për dhëmb me klanin mafioz më të rrezikshëm të Shqipërisë, Ballkanit, Europës, klanin Rama-Xhafaj. Menduan se do të na trembnin. Por gabuan rëndë.", tha Berisha ndër të tjera.

1 MUAJ ME PARE

"Një vit më parë kam folur në protestë si i burgosur politik", Berisha: Në pak kohë, ne kemi bërë shumë! Jemi të pamposhtur

"Delete Rama"/ Opozita protestë para Kryeministrisë! Qindra
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ngjitur në podium për të mbajtur fjalën e tij para protestuesve të mbledhur në sheshin para kryeministrisë. Ai e nisi fjalën e tij duke sjellë në vëmendje protestën e organizuar një vit më parë në të njëjtin vend, ku asokohe ishte në arrest shtëpie. 

Berisha u shpreh se në protestën e 20 shkurtit të 2024 PD hodhi themelet e çdo fitoreje që ka arritur dhe do të arrijë. Ai tha se opozita ka treguar se është e pamposhtur dhe se mbron kauzën e drejtë. 

Berisha: E nis fjalën time me një përulje para jush, me falenderim dhe përgezimet e mia për të gjitha demokratët dhe opozitarët. Në pak kohë, ne kemi bërë shumë. Në shkurtin e kaluar ishim këtu në shesh në protestën e 20 shkurtit. Lideri i opozitës ishte arrestuar në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën. Fjalën time e mbajta si i burgosur politik. Në atë protestë hodhëm themelet e çdo fitoreje që do kemi. Dëshmuan se ata që menduan se do na mposhtnin, dështuan. Ne jemi të pamposhtur se u bashkuam. S mbrojmë kauzë të drejtë, interesin kombëtar, lirinë, familjen dhe kombin. 

1 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ "Delete Rama", pamje nga protesta e opozitës, mijëra qytetarë në sheshin para kryeministrisë

"Delete Rama"/ Opozita protestë para Kryeministrisë! Qindra
protesta

TIRANË- Mijëra qytetarë dhe mbështetës të opozitës kanë mbushur pasditen e sotme sheshin para kryeministrisë.

Qytetarët mbajnë në duar pankarta me shkrime dhe mesazhe të ndryshme kundër qeverisë. Ndër to shihen edhe pankarta me imazhet e presidentit amerikan, Donald Trump.   

Në protestën e sotme po mabhen fjalime të protestuesve dhe politikanëve të opozitës. Një audio-mesazh i presidentit të PL-së, Ilir Metës nga burgu po ashtu u transmetua në protestë.  Partia Demokratike prezantoi gjithashtu disa nga pikat e programit të saj. 

 

1 MUAJ ME PARE

Flet në protestë/ Meta nga burgu: Ahmetaj tregoi aferat e Ramës, bujqësinë e ka futur në humnerë

"Delete Rama"/ Opozita protestë para Kryeministrisë! Qindra
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur nga burgu në protestën e Opozitës. Gjatë fjalës së tij, Meta ka deklaruar se mafja në Shqipëri, ka shtetin e saj që është qeveria Rama. Meta në nisje të fjalës së tij falënderoi të gjithë të pranishmit në protestë, duke përmendur këtu kreun e PD-së Sali Berisha dhe ish-deputetin Ervin Salianji. 

Meta fjalimin e tij e ka mbajtur në disa pika kryesore ku theksoi se Rama pas 12 vitesh në pushtet, u kujtua të flasë për bujqësinë. Meta e akuzoi Ramën se ka dështuar të realizojë premtimet, duke përmendur mungesën e një sistemi shëndetësor falas dhe dështimin e projektit të naftës në Shpirag.

"Përshëndetje për ju misionarë të lirisë që protestoni kundër narkoregjimit të vetëm në Evropë.  Përshëndetje për profesor Sali Berishën, qëndrestarin e paparë, përshëndetje për Ervin Salianjit  zemërluanin opozitar dhe të gjithë të burgosurit politik të narkoregjimit që është në grahmat e fundit. Çdo shtet ka mafien e tij, por në Shqipëri mafia ka shtetin e saj. Kjo dëshmohet edhe nga Arben Ahmetaj, krahu i djathtë i Ramës për 10 vjet. Jam i bindur se shumë çështje dhe denoncime ju do t’i bëni vetë aty, por do të ndalesha tek dy çështje që më kanë bërë përshtypje të veçantë. Edi Rama u kujtua pas 12 vitesh në pushtet që të hedhi sytë nga bujqësia dhe të krijojë një Bankë Zhvillimi. Apo ky kujton se me këtë shashkë do t’u hedhë shoshë 35% të shqiptarëve që merren me bujqësi?”, u shpreh Meta.

Meta në flaimin e tij denoncoi dhe bonusin e pensioneve nga qeveria në prag të zgjedhjeve, si një formë mashtrimi për të moshuarit që tu marrin votën.

Po kush është shtresa më e diskriminuar gjatë këtyre 12 viteve në pushtet? Pensionistët. Ky kujton se duke u ofruar bonusin e mjerimit do t’i mashtrojë për t’i varfëruar më keq në 4 vitet që vijnë. Opozita thotë se ky mashtron, sepse mund të përmbyset skema e pensioneve. Po pse Kosova, që ka buxhetin shumë më të vogël, ka pensionet dyfish më të larta, po Mali i Zi, që ka tre herë më të larta? Kjo ndodh sepse ky kusar bën lekët disa herë më të shtrenjta. Këtë na e tha Ahmetaj”, tha Meta.

1 MUAJ ME PARE

"Dhurojnë toka të bregdet për të bërë resorte e shtëpi luksi"/ Duka nga protesta: Kjo qeveri mbulon abuzimet me propagandë!

"Delete Rama"/ Opozita protestë para Kryeministrisë! Qindra
Agron Duka

TIRANË - Kryetari i Partisë Agrare Agron Duka ka marrë fjalën në tubimin që po mbahet këtë pasdite te kryeministria. 

Nga podiumi i protestës Duka ka deklaruar se qytetarët shqiptarë kanë shumë arsye përse duhet të dalin të protestojnë. Duka ngre akuza se qeveria aktuale dhuron toka në bregdet për të bërë resorte dhe shtëpi luksi. Ai shprehet më tej se sipas tij qeveria ka kryer një sërë abuzimesh me ligjin, ndërsa shton se sipas tij për të mbuluar abuzimet arma më e fortë e tyre është propaganda.

Duka: Duhet kohë e gjatë të rendisni arsyet se përse duhet të protestoni në këtë vend. Unë dua të referoj dy prej tyre. Kjo mazhorancë poltike ka dalë tërësisht nga binarët e ligjit. Ata dhurojnë toka të bregdet për të bërë resorte, vila e shtëpi luksi duke përdorur dhe paratë publike. Ata ja vëjnë çmimin kilomentrit të rrugës sa të duan. Ata ja marrin tokën fshatarit ja shembin shtëpinë ku kalon projketi publik duke i kompesuar me një çmim qesharak. Ligji për këta nk është asnjë pengesë. Ligji është bërë si një kostum që qepet sipas masës së atij që e porosit. Për të mbuluar abuzimet arma më e fortë e tyre është propaganda. 

1 MUAJ ME PARE

"Sot qeveria tallet me pensione qesharake!" Mediu në protestën e opozitës: Ne nuk jemi këtu për pushtet

"Delete Rama"/ Opozita protestë para Kryeministrisë! Qindra
Fatmir Mediu

TIRANA- Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka marrë fjalën në podiumin e protestës së opozitës. Mediu the se nuk janë aty për pushtetin, por për shtetin e shqiptarëve. Ai shtoi se janë aty për ata që sakrifikuan në emër të lirisë. Sipas tij, qeveria tallet me pensione qesharake.

"Ju sjell përshëndetjet më të mira nga miqtë nga SHBA në Kongres dhe Senat, ata që në kanë mbështetur në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Miq që duan një Shqipëri të drejtë me zgjedhje të lira. Ne nuk jemi për pushtetin, por për shtetin e shqiptarëve. Jemi për ata që sakrifikuan në emër të lirisë. Sot qeveria tallet me pensione qesharake.

Jemi këtu në emër të intelektualëve që janë larguar nga qeveria. Jemi këtu ne emër të së ardhmes, e cila nuk mund të ndërtohet pa lirinë për të folur. Jemi këtu ne emër të asaj që kemi ndërtuar dhe po shkatërrohet. Ne në këtë godinë pritëm presidentin Bush. Në krah të kryeministrisë Berisha deklaroi, Shqipëria në NATO dhe pavarësinë e Kosovës", tha Mediu.

1 MUAJ ME PARE

Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë, Garo: Jemi këtu për t’i dalë zot Shqipërisë, për të treguar se ka ardhur koha e ndryshimit të madh

"Delete Rama"/ Opozita protestë para Kryeministrisë! Qindra
Floriana Garo

TIRANA- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka hapur protestën kombëtarë të opozitës që mbahet në Bulevardin dëshmorët e Kombit duke mbajtur fjalën hapëse. Garo tha se në shesh sot është zëri i gjithë shqiptarëve të ndershëm, të cilët nuk pranojnë më vjedhjen, korrupsionin dhe tradhëtinë ndaj kombit. Ajo shtoi se janë aty për t'i dalë zot Shqipërisë dhe për të treguar se ka ardhur koha e ndryshimit të madh.

“Kemi përshkruar një rrugë të gjatë e të mundimshme për të mbërritur deri këtu, por ja ku jemi, siç premtuam, më të fortë, më të bashkaur e më të hapur. Jemi këtu për t’i dalë zot Shqipërisë. Për të treguar se ka ardhur koha e ndryshimit të madh që të gjithë e presim, ka ardhur koha e fitorës”, tha Garo.

1 MUAJ ME PARE

Berisha lë selinë blu, i bashkohet qytetarëve në protestën para kryeministrisë

"Delete Rama"/ Opozita protestë para Kryeministrisë! Qindra
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lënë selinë blu për t'ju bashkuar qytetarëve në protestën para kryeministrisë. 

Berisha shoqërohet nga deputetët si Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Luçiano Boçi, Elda Hoti dhe qytetarët në rrugën nga selia te kryeministria.

Në protestën e sotme do të ketë fjalime të qytetarëve dhe politikanëve të opozitës. Një audio-mesazh i presidentit të PL-së, Ilir Metës nga burgu po ashtu do të transmetohet në protestë. 

Partia Demokratike do të prezantojë gjithashtu disa nga pikat e programit të saj. 

Sondazh

Poll

Pamje nga protesta në Velipojë,policia largon me dhunë banorët,shoqëron në komisariat disa prej tyre

Pamje nga protesta në Velipojë,policia largon me dhunë banorët,shoqëron në komisariat disa prej tyre

"Ne bëmë reformën në drejtësi!" Rama: Shpata e ndëshkimit, ishte në këtë zyrë!

"Kujdes me VPN falas, janë shumë e rrezikshme!" Rama: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar

Babai i Elsejd Hyses kerkesë Ramës: Duhet një mol ne liqenin e Shkodrës

Edi Rama

“S’ke pasur ku ta kapësh atë shoqen, gjete vendin këtu”, Rama batuta me të riun në Lezhë

“S’ke pasur ku ta kapësh atë shoqen, gjete vendin këtu”, Rama batuta me të riun në Lezhë

Plani ‘ambicioz’ i Ramës: Në fund të vitit 2007 mbyllim negociatat me BE-në

Rama në Lezhë me kandidatët e PS-së, batuta me Manjën: Thonë të tjerët se mos di ndonjë gjë Ulsiu

Konflikti në Kamëz,dy shoferë zihen me sende të forta

Janë paterica të Ramës",Berisha:Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që futën familjarët në lista

"Do vendosim arsimtarin në piedestal!", Berisha: Rrogat e mësuesve do shkojnë drejt dyfishimit

Berisha: Tokat e bregut i grabiti mafia, ne do ia nxjerrim nga kthetrat dhe do ua kthejmë banorëve

Berisha tregon politikanët që e kanë frymëzuar: Trump kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm

Berisha fton emigrantët për të votuar:Kush ka probleme, të drejtohet tek faqja e PD "Diaspora Voton"

Berisha: Mbështetje financiare për investime, strehim dhe garanci për punësimin e tyre

Berisha: Interesi më madhor kombëtar i PD është integrimi i Shqipërisë në BE bazuar në reforma

Berisha: Do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj

Berisha: Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria që nuk do njohë varfëri ekstreme

Berisha: Duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave të ditës të rinisë shqiptare!

Rama: Brezi i ri duhet të kuptojë se politika nuk është e keqja

Rama: Nuk është mirë të shohësh njerëz që i njeh prej kohësh të vihen në hetim

Rama: Që nga dalja prej diktaturës, për herë të parë shohim mundësi reale për tu bashkuar me BE

Rama

Mbyllja e TikTok/ Rama: Prindërit më shihnin si mundësi që t’i shpëtoja fëmijët nga ajo mortje!

"Gjeli detit ngeli pa parti!" Rama:Ndërtoi Dash Sula forcë politike në Peqin,shkuan ia prishën natën

Rama vijon komentet për drejtësinë: Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik

Rama për procesin e integrimit: Patronazhistët e PS nuk janë asgjë para atyre të BE-së

"Fusin baballarët dhe tezet në lista"/Rama vijon ironitë:Në11Maj populli do i jap një mesazh kënetës

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Tani është mundësia për të bërë histori! Na është hapur dritarja e BE-së

Ramës nuk i del e keqja me opozitën: PS është shanci i fundit për të dalë nga këneta!

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Mandati më i fortë për PS-në! Qielli do të jetë kufiri i fitores!

Liria individuale e shqiptarëve është e kërcënuar/Rama:Anëtarësimi në BE proces jetik për Shqipërinë

"Rama çoi Pojen te qelia e Veliajt"/ Berisha: Kamerat do të tregojnë shumë gjëra...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Redaktori është Rama, natën i ndërsen kundër Skapit, ditën i mbron

"Kishe pyt ku është Luli"/Rama ironizon Bashën:Na thave sytë o zotni! Jam tremb se ti do fitosh prap

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Berisha publikon përgjimet e ministrit Balla: Ja si i bën pazare Suel Çela me dosjet e SPAK-ut

Listat e PS-së/ Rama: Kemi një skuadër që përfshin të gjitha moshat!

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Mbyllja e TikTok/ I riu nga protesta: Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo një artist

“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi?

"Mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-s!" Romina:E kam nisur duke aspiruar për t'u bërë violiniste

"Je bërë edhe meme!" Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova

Rama: Kush e do pasaportën e BE-së të na japë mandatin

Thirrja e Berishës: Asnjë votë për patericat e Ramës

Berisha: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma