"Aktiviteti i McGonigal me Ramën lidhet me kompanitë ruse!" Berisha: Bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit u gradua zëvendësdrejtor
Berisha-gazetares: Kërkove provat për Trenin Bullgar, por nuk erdhe kur i paraqita këtu 13 Qershor, 13:09 SHBA ...
Berisha-gazetares: Kërkove provat për Trenin Bullgar, por nuk erdhe kur i paraqita këtu 13 Qershor, 13:09 SHBA ...
Sulmet ajrore izraelite/ Udhëheqësi Suprem i Iranit paralajmëron: Do të ketë ndëshkim të ashpër 13 Qers...
Aksidenti në autostradën Milot-Thumanë, një prej të plagosurve ndërron jetë rrugës për në spit...
VIDEO/ Aeroplani me mbi 200 pasagjerë në bord rrëzohet në Indi 12 Qershor, 11:09 Kaos në Indi/ Avioni...
• Opozita ka zhvilluar sot protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës. • Para godinës u vendosën gardhe metalike, që kanë rrethuar bashkinë. • Protestuesit kanë tërhequr mbrojtëset metalike dhe të betonit si dhe kanë hedhur flakadanë. • Po ashtu protestuesit kanë hedhur bomba molotov drejt godinës së bashkisë. • Gjithashtu ashtu si protestat e tjera ata kanë mbledhur goma të cilat pritet të digjen. • Në këtë protestë të 12 ka marrë pjesë edhe vajza e liderit të PD-së, Argita Malltezi. • Gjatë fjalës së tij sot, aktori Mehdi Malkaj tha se do të jetë protestues deri sa të ketë jetën. • Ai shtoi se ata janë në rrugë të mbarë.• Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e opozitës para Bashkisë. • Këlliçi gjatë fjalës së tij i ka drejtuar një paralajmërim të hapur Policisë së Shtetit nga protesta para Bashkisë së Tiranës.• Ai u shpreh se nëse ata do të prekin qytetarët do të thotë se e kanë personale me PD.• Shefi i organizimit të PD-së, Klevis Balliu, tha sot nga protesta para Bashkisë së Tiranës, se kjo parti është më e fortë se kurrë, më e bashkuar se kurrë.• Ai tha se ka ardhur koha për të vepruar dhe për t'i larguar, ata të cilët flasin kur digjet goma dhe e quajnë dhunë.• Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të opozitës para bashkisë së Tiranës.• Gjatë fjalës së saj Kalaja kërkoi të zbardhet se cila është puna që I ka kryer Nuredin Dumani ministres Olta Xhacka ku e cila në këmbim i mori në punë familjaren e tij.• Kalaja shtoi se Altin Dushmani vazhdon dhe i shërben pushtetit më i rrezikshëm se ai Dumani tjetër. Sipas saj ai krimineli ka thënë se i bëra ca punë Olta Xhaçkës, dhe si shpërblim më mori të afërmen në punë.
12 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Është mbyllur dhe protesta e 12 e opozitës para Bashkisë së Tiranës. Si në tubimet e tjera, dhe protesta e sotme u shoqërua nga fjalimet e organizatorëve, por edhe nga përplasjet e protestuesve me policinë.
Nuk kanë munguar po ashtu as bombat molotov në drejtim të godinës së Bashkisë, por edhe djegia e gomave dhe hedhja e flakadanëve.
Ndërkohë protesta e ardhshme e opozitës para Bashkisë së Tiranës do të mbahet ditën e premte në orën 11:00.
TIRANË- Protesta e sotme para Bashkisë së Tiranës ka nisur me tensione. Protestuesit pasi kanë hedhur bomba molotov drejt godinës së bashkisë kanë ndezuar goma. Më pas policia ka tentuar të shuajë flakët por ky veprim ka irrituar protestuesit. Siç shihet edhe nga pamjet një tym i zi ka "pushtuar" vendin ndërsa portestuesit kanë bërë thirrje që të futen brenda godinës.
Qytetarët gjithashtu kanë hedhur flakadanë drejt policisë ndërsa kjo është protesta e 12 e regjistruar para bashkisë ndërsa ata kërkojnë largimin nga detyra te kryebashkiakut Vleiaj pas arrestimit të drejotrëve të bashkisë në lidhje me dosjen 5D.
TIRANA- Shefi i organizimit të PD-së, Klevis Balliu, tha sot nga protesta para Bashkisë së Tiranës, se kjo parti është më e fortë se kurrë, më e bashkuar se kurrë. Ai tha se ka ardhur koha për të vepruar dhe për t'i larguar, ata të cilët flasin kur digjet goma dhe e quajnë dhunë.
“Nëse jeni në shërbim të shtetit dilni dhe bashkohuni me qytetarët kundër Edi Ramës, Erion Veliajt, nëse jeni në shërbim të partisë, rrini aty ku jeni.
Një herë në dy javë dalin takimet e Edi Ramës me njerëzit e krimit. Këta nuk janë qeveri, janë një bandë hajdutësh.
Koha ka ardhur për të vepruar dhe për t'i larguar, ata të cilët flasin kur digjet goma dhe e quajnë dhunë, por kur shembin shtëpitë e qytetarëve që Erion Veliaj të bëjë dy pallate, çfarë quhet”, tha Balliu.
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka marrë një ditë të sotme në protestën e opozitës para Bashkisë. Këlliçi gjatë fjalëve të tij ka një paralajmërim të hapur të shtetit nga protesta para Bashkisë së Tiranës. Ai u shpreh se nëse ata do të prekin, do të thotë se e kanë personale me PD.
“Guxoni prekni, jeta është shumë e gjatë. Do e keni personale me gjuhën dhe Partinë Demokratike, qoftë ti Met Rrumbullaku qoftë ti Tonin Vocaj, qoftë ai hajduti i bashkisë ”, tha Këlliçi.
Ai u shpreh se beteja do të vijojë deri në fund dhe nuk do të tërhiqen. Ai shtoi se në Bashkinë e Tiranës është një hajdut, një fondacion si Erion Veliaj, i cili do të marrë faturën që i takon.
“Demokratë mos u mërzisni, me luftën tuaj, me qëndresën tuaj, ia dolëm të shembim planin e Edi Ramës që donte të linte vend pa o vendos. Për një të vërtetë të madhe që ju ftojmë të qëndroni, në Bashkinë e Tiranës është një hajdut, një fondacion si Erion Veliaj, i cili do të marrë faturën që i takon ”, tha Këlliçi.
Ai u shpreh kushdo që ka prekur taksat e tyre të Tiranës, që ka grabitur.
TIRANA- Opozita ka nisur protestën e 12 para Bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij sot, aktori Mehdi Malkaj tha se do të jetë protestues deri sa të ketë jetën. Ai shtoi se ata janë në rrugë të mbarë.
“Edhe po mbaroi kjo protestë unë do vete te tjera, kështu jam unë kështu më kanë edukuar mua. Erion Veliaj, hajde dil këtu, nuk të prek njeri me dorë se nuk duan të bëjë njeri duart pis me ty.
Jemi në një rrugë të mbarë, do ecim gjatë, do ecim bashkë, pa këta, pa ata, edhe pa atë këlyshin e kurvës që është në kryeministri”, tha Malkaj.
TIRANË- Ditën e sotme qytetarët janë mbledhur në protestë par abashksië së Tiranës për dosjen 5D. Në këtë protestë të 12 ka marrë pjesë edhe vajza e liderit të PD-së, Argita Malltezi.
Ashtu si protestat e tjera Malltezi ka marrë me vetë një mesazh për lirimin e liderit të PD-së. Ndryshe nga herët e tjera që kishte veshur një bluzë të stampuar me shkrimin "Free Berisha" sot ajo ka vendosur në veshje një ngjitëse me të njëjtin mesazh.
Protesta e sotme para Bashkisë së Tiranës ka nisur me tensione. Protestuesit kanë hedhur bomba molotov drejt godinës së bashkisë. Gjithashtu ashtu si protestat e tjera protestuesit kanë mbledhur goma të cilat pritet të digjen. Ata kanë tentuar të heqin mbrojtëset metalike të vendosur para bashkisë.
TIRANA- Protesta e sotme e opozitës para Bashkisë Tiranë është shoqëruar sërish me tensione mes protestuesve dhe policisë, e cila ka rrethuar godinën. Protestuesit kanë hedhur bomba molotov tek dera e institucionit, ndërsa kanë ndezur flakadanë.
Ata janë përplasur me efektivët teksa kanë tentuar të çajnë kordonin policor. Protestuesit mbajnë në duar flamurin e Partisë Demokratike, pasi gjykata i dha vulën kryetarit të PD-së, Sali Berisha.
TIRANË- Protesta e sotme para Bashkisë së Tiranës ka nisur me tensione. Protestuesit kanë hedhur bomba molotov drejt godinës së bashkisë. Gjithashtu ashtu si protestat e tjera protestuesit kanë mbledhur goma të cilat pritet të digjen. Ata kanë tentuar të heqin mbrojtëset metalike të vendosur para bashkisë.
Qytetarët gjithashtu kanë hedhur flakadanë drejt policisë ndërsa kjo është protesta e 12 e regjistruar para bashkisë ndërsa ata kërkojnë largimin nga detyra te kryebashkiakut Vleiaj pas arrestimit të drejotrëve të bashkisë në lidhje me dosjen 5D.
TIRANA- Ka nisur protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj. Para godinës janë vendosur gardhe metalike, që kanë rrethuar bashkinë.
Protestuesit kanë tërhequr mbrojtëset metalike dhe të betonit si dhe kanë hedhur flakadanë.
Sipas njoftimit të policisë, duke nisur nga ora 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
TIRANA- Ka nisur protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj. Para godinës janë vendosur gardhe metalike, që kanë rrethuar bashkinë.
Po ashtu, sipas njoftimit të policisë, duke nisur nga ora 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
Për këtë arsye sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
TIRANA- Policia është vendosur para Bashkisë së Tiranës teksa pritet të nisë dhe protesta e opozitës. Mësohet se para godinës janë vendosur gardhe metalike, që kanë rrethuar bashkinë.
Po ashtu, sipas njoftimit të policisë, duke nisur nga ora 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Prej disa javësh opozita po proteston para bashkisë së Tiranës, në shenjë revolte pas arrestimeve që u bënë me urdhër të SPAK ndaj disa ish-drejtorëve.
TIRANA- Opozita do të zhvillojë sot protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës dhe në këtë kuadër, policia njofton se ka ndërmarrë një seri masash për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë.
Sipas njoftimit, duke nisur nga ora 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
Për këtë arsye sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Njoftimi:
Tiranë
Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit", ditën e sotme, më datë 14 qershor 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.
Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, sot, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore.
Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t'u distancuar nga çdo akt dhune.