LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Socialistët mbyllin AK për tu mbledhur sërish në Durrës në 16 Mars/ Rama kritikon Veliajn për Tiranën, komenton dhe Amhetajn: Të ndajmë broçkullat nga thelbi

• Pas 5 orësh diskutime ka përfunduar Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e mbajtur me dyer të mbyllura në një ambient në periferi të Tiranës. • Mësohet se në fokusi të diskutimeve ka qenë riorganizimi i partisë dhe diskutimet për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. • Në përfundim të mbledhjes, kryesocialisti Edi Rama i ka njoftuar të tijët se Asambleja e PS-së do të rimblidhet sërish më 16 mars, por këtë herë në qytetin e Durrësit. • Rama e ka nisur me kritika mbledhjen e Asamblesë ndaj drejtuesit politik të Tiranës Erion Veliaj, ku i është drejtuar që mos të raportojë si "OJF" por më konkret. • Rama i ka kërkuar drejtuesit politik të qarkut Veliaj dhe deputetit Etjen Xhafa të përcaktojë emrat e anëtarëve të PS-së dhe drejtuesit socialistë që nuk kanë plotësuar objektivat në terren. • Nga ana tjetër Rama ka kritikuar deputeten Olta Xhaçka, e cila sipas tij nuk është përfshirë në aktivitetin politik, duke i kujtuar se postimin e fundit në Facebook e ka bërë përpara shumë kohësh. • Në mbledhjen e sotme kanë raportuar mbi performancën drejtuesit e qarqeve në Tiranë, Berat, Shkodër, Lezhë dhe Fier, ku janë evidentuar problematika dhe janë lënë detyrat. • Pas përfundimit të Asamblesë Kombëtare Rama ka folur për mediat. Kryesocialisti është pyetur nga gazetarët për deklaratat e Ahmetajt, ku Rama u duk sikur ka dhënë një përgjigje indirekte. • Rama tha se duhen ndarë broçkullat nga thelbi dhe se nuk do të komentojë asnjë rast që i përket drejtësisë.

10 artikuj për këtë temë.

1 JAVE ME PARE

Rama përgjigjet për Ahmetajn: Duhet të ndajmë broçkullat nga thelbi, ne nuk komentojnë për ata që kanë probleme me drejtësinë

Socialistët mbyllin AK për tu mbledhur sërish në Durrës
Foto ilustruese

TIRANË-Kryeministri Edi Rama është përgjigjur për herë të parë për mediat, pas përfundimit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste për deklaratat e ish-zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj. Rama ka thënë indirekt se duhen ndarë broçkullat, sipas tij nga thelbi.

Nga ana tjetër Rama ka mbajtur një qëndrim të ngjashëm me disa nga eksponentët e akuzuar nga drejtësia përpara Ahmetaj, duke thënë se "Partia Socialiste nuk ka punë me ata që kanë probleme me drejtësinë."

Rama: Ne zhvillojmë anketime të rregullta me qytetarët për shqetësimet dhe në fokus grupe shohim se çfarë problemi kanë. Qytetarët janë shumë më të qartë se sa ne dhe se ju po e po. Qytetarët shqiptarë merren gjithmonë dhe sa herë më jepet mundësia, janë shumë me nuhatje. Ata dinë të ndajnë brockullat nga thelbi. Partia Socialiste, unë dhe të gjithë ne, nuk ka asnjë koment për drejtësinë. Ka disa nga ata që kanë probleme me drejtësinë që kanë një fenomen që ata mendojnë se kanë forca të errta. 

Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, cila u drejtua nga kreu i saj, Edi Rama. Arseyja e mbledhjes lidhet me raportimin për përmbushjen e detyrave që iu është lënë në Kongresin e 8 Dhjetorit për të shtuar radhët e çdo organizate socialiste. Rreth 400 anëtarët e asamblesë, vetë Rama, ministrat e deputetët u mblodhën në orën 10:30 në një restorant në periferi të Tiranës.

1 JAVE ME PARE

"A keni kritikuar Tiranën në mbledhje"/ Rama përgjigjet: Ka qenë një mbledhje me ballafaqime

Socialistët mbyllin AK për tu mbledhur sërish në Durrës
Foto ilustruese

TIRANË-Edi Rama, Kryeminstri i Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste ka folur pas mbylljes së Asamblesë Kombëtare për mediat. Rama është pyetur menjëherë nga gazetarët për lajmin se brenda mbledhjes, ai kishte shprehur kritika për Tiranën dhe Kavajën. Rama ka pranuar se ka pasur diskutime dhe ballafaqime në mbledhje. 

Rama: "Ne kemi bërë një mbledhje të gjatë me diskutime të shumta, me shumë anëtarë. Ka qenë pune, ka ballafaqime me fakte dhe me opinione të mbledhura në një proces shumë kapilar që kemi nisur, ka shqetësime që vijnë nga organizata të ndryshme të partisë nga zgjedhës që e kanë votuar ose PS.

Të gjitha janë diskutuar por nëse mund të flasim për kritika, do të thosha se ka pasur një qasje vetë kritike nga të gjithë së bashku, duke filluar nga unë. Jam bashkë me sekretarin e përgjithshëm për të informuar se jemi të kënaqur nga kjo mbledhje sepse kanë dalë shumë gjëra për të marrë parasysh.

Kemi miratuar edhe planin e veprimit për periudhën 15 shkurt-15 mars, kur fillojmë zgjedhjet në të gjithë organizatën tonë politike. Me 16 mars do të rimbledhim asamblenë kombëtare në Durrës, për të parë ecurinë e procesit gjatë këtij muaji.

Do të rihyjmë në proces për zgjedhjet…dhe nga 15 prilli do të përgatitemi për procesin me një anëtar një votë. Kështu që jemi sipas parashikimeve dhe në funksion të objektivit që në zgjedhjet e ardhshme të marrim fitoren më shembullore të të gjithë këtyre proceseve zgjedhore.

Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, cila u drejtua nga kreu i saj, Edi Rama. Arseyja e mbledhjes lidhet me raportimin për përmbushjen e detyrave që iu është lënë në Kongresin e 8 Dhjetorit për të shtuar radhët e çdo organizate socialiste. Rreth 400 anëtarët e asamblesë, vetë Rama, ministrat e deputetët u mblodhën në orën 10:30 në një restorant në periferi të Tiranës.

1 JAVE ME PARE

Përfundon mbledhja e Asamblesë Kombëtare, zgjedhjet parlamentare i vetmi fokus

Socialistët mbyllin AK për tu mbledhur sërish në Durrës
Foto ilustruese

TIRANË-Pas 5 orësh diskutime ka përfunduar Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e mbajtur me dyer të mbyllura, e mbajtur këtë të diel në një lokal në periferi të Tiranës.

Mësohet se në fokusi të diskutimeve ka qenë riorganizimi i partisë dhe diskutimet për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Në përfundim të mbledhjes, kryesocialisti Edi Rama i ka njoftuar të tijët se Asambleja e PS-së do të rimblidhet sërish më 16 mars, por këtë herë në qytetin e Durrësit.

Në mbledhjen e sotme kanë raportuar mbi performancën drejtuesit e qarqeve në Tiranë, Berat, Shkodër, Lezhë dhe Fier, ku janë evidentuar problematika dhe janë lënë detyrat.

1 JAVE ME PARE

Asambleja Kombëtare e PS-së do të mblidhet sërish në 16 Mars në Durrës

Socialistët mbyllin AK për tu mbledhur sërish në Durrës
Foto ilustruese

TIRANË- Asambleja Kombëtare e PS-së do të mblidhet në 16 Mars në Durrës. Pas përfundmit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtarë të PS-së e cila u zghvillua ditën e sotme Rama doli para gazetarëve ku konfirmoi datën për rimbledhjen e cila do të zhvillohet më 16 mars. Më tej Rama shtoi se kjo mbledhje do të zhvillohet për të parë ecurinë e procesit gjatë këtij muaji.

“Kemi miratuar edhe planin e veprimit për periudhën 15 shkurt-15 mars, kur fillojmë zgjedhjet në të gjithë organizatën tonë politike. Me 16 mars do të rimbledhim asamblenë kombëtare në Durrës, për të parë ecurinë e procesit gjatë këtij muaji. Do të rihyjmë në proces për zgjedhjet…dhe nga 15 prilli do të përgatitemi për procesin me një anëtar një votë. Kështu që jemi sipas parashikimeve dhe në funksion të objektivit që në zgjedhjet e ardhshme të marrim fitoren më shembullore të të gjithë këtyre proceseve zgjedhore," tha Rama.

Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, cila u drejtua nga kreu i saj, Edi Rama. Arseyja e mbledhjes lidhet me raportimin për përmbushjen e detyrave që iu është lënë në Kongresin e 8 Dhjetorit për të shtuar radhët e çdo organizate socialiste. Rreth 400 anëtarët e asamblesë, vetë Rama, ministrat e deputetët u mblodhën në orën 10:30 në një restorant në periferi të Tiranës.

1 JAVE ME PARE

"Mos më raporto si OJF"/ Rama kritikon Veliajn në Asamblenë e PS-së gjatë raportimit për Tiranën: Bëje konkret raportimin

Socialistët mbyllin AK për tu mbledhur sërish në Durrës
Foto ilustruese

TIRANË-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe njëkohësisht Kryeministri ka vijuar me kritika në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare për raportimet e mbajtura nga derejtuesit politik të qarqeve.

Sipas burimeve paraprake në media, mësohet se Rama ka kritikuar Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj gjatë fjalës së tij.

Çfarë mi ke këto fjalimi sin ë OJF ?”-mësohet t’i ketë thënë Rama, Veliajt.

Rreth 400 anëtarët e Asamblesë, përfshi kryeministrin Rama, ministrat dhe deputetët do të jenë pjesë e takimit të sotëm me dyer të mbyllura të Asamblesë së PS. Në një njoftim gjatë ditës së djeshme, anëtarëve iu komunikua se pjesëmarrja në këtë mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat do të konsiderohen të pajustifikuara.

1 JAVE ME PARE

Rama kritikon Xhaçkën: Sa ike nga posti i ministres, nuk ishe më ekzistente në rrjetet sociale

 

Socialistët mbyllin AK për tu mbledhur sërish në Durrës
Edi Rama dhe Olta Xhaçka

 

TIRANA- Kryeministri Edi Rama dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, e ka nisur me kritika të forta mbledhjen e Asamblesë së partisë. Mësohet se Rama ka kritikuar qëndrimin e ish-ministres, Olta Xhaçka që sipas tij nuk ka qene ekzistente në rrjetet sociale pasi u larguar nga posti i ministres.

Olta Xhaçka u shkarkua nga posti i ministres së Jashtme më 4 shtator të vitit të kaluar, në një kohë kur ndodhën disa ndryshime në kabinetin qevritar.

 

1 JAVE ME PARE

"Askush të mos mendojë..."/ Rama "mbyt" në kritika Kavajën dhe anëtarëve të asamblesë i kërkon llogari: Nuk jeni aktiv në rrjete sociale

Socialistët mbyllin AK për tu mbledhur sërish në Durrës
Foto ilustruese

TIRANË- Asambleja e Partisë Socialiste nisi punimet me dyer të mbyllura në orën 11:00. Fokusi i mbledhjes është raportimi i detyrave të lëna në Kongresin e Partisë Socialiste më 8 dhjetor. 

Raportohet se kryeministri Edi Rama ka kritikuar strukturat e Kavajës, veçanërisht kreun e tyre, i cili nuk ka një paraqitje të mirë në zgjedhjet e kaluara.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri ka kërkuar që kush nuk ka bërë detyrat që i takon të largohet. Nga ana tjetër Rama ka vendosur theksin tek fakti sipas tij, se askush nuk duhet ta shikojë rritjen e Partisë Socialiste përmes punësimeve. 

Rama ka kërkur gjithashtu nga anëtarët e asamblesë që të jenë aktiv në rrjetet sociale. 

1 JAVE ME PARE

Rama përpara Asamblesë/ E pyesin për Ahmetaj, Kryeministri shmanget: Jemi në një proces të hapjes të partisë

Socialistët mbyllin AK për tu mbledhur sërish në Durrës
Foto ilustruese

TIRANË-Kryemistri Edi Rama dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste ka mbërritur në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS. Rama është ndalur për një komunikim nga gazetarët, të cilët nisën ta pyesin për një reagim mbi intervistën e ish-zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj. Rama iu shmang pyetjes duke thënë se "ky është një proces i rëndësishëm riorganizimit".

Është një mbledhje pune, raportimesh dhe diskutimesh në lidhje me hapat e tjerë në funksion për të riorganizuar Partinë Socialiste."-tha fillimisht Rama. 

Gjatë momentit kur u pyet për ish-zëvendës Kryeministrin Arben Ahmetaj, Rama tha: 

"Partia Socialiste është në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe jemi të vetëdijshëm për hapjen e Partisë për të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë. Nuk kemi sot asnjë plan për të bërë ndryshime. Jemi sot këtu për të bërë një analizë”.

Rreth 400 anëtarët e Asamblesë, përfshi kryeministrin Rama, ministrat dhe deputetët do të jenë pjesë e takimit të sotëm me dyer të mbyllura të Asamblesë së PS. Në një njoftim gjatë ditës së djeshme, anëtarëve iu komunikua se pjesëmarrja në këtë mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat do të konsiderohen të pajustifikuara.

1 JAVE ME PARE

Gati për të nisur mbledhja e Asamblesë Kombëtare/ Ruçi vjen i vetëm, Gjiknuri dhe Ditmir Bushati mbërrin së bashku (FOTOLAJM)

Socialistët mbyllin AK për tu mbledhur sërish në Durrës
Foto ilustruese

TIRANË- Kanë ardhur pamjet e para nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste e cila pritet të nisë pas pak minutash. Në nisje të asamblesë janë parë disa nga figurat kryesore që kanë mbërritur në mbledhje.

Në sy ka rënë ish-Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi i cili është parë të vijë i vetëm. Më pas ajo që ka rënë në sy është se ish-Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjinknuri është parë të vijë i shoqëruar me Ditmir Bushatin. 

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste është thirrur për të kryer analizën në funksion të procesit të riorganizimit. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkuar që mbledhja të jetë me dyer të mbyllura./ Dosja.Al

 

1 JAVE ME PARE

Socialistët mbyllin AK për tu mbledhur sërish në Durrës në 16 Mars/ Rama kritikon Veliajn për Tiranën, komenton dhe Amhetajn: Të ndajmë broçkullat nga thelbi

 

asambleja e partisë socialiste 11 shkurt 2024

Sondazh

Poll

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren