LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Siguria"/ Kërkohet seancë për Iranin, debate për Martinajn, Dubain e ‘çunat e Londrës’

• Komisioni i Sigurisë kombëtare miratoi sot projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit”. • Debate të forta pati mes maxhorançës e deputetëve të Opozitës në lidhje me emigrantët shqiptarë që kthehen nga Londra për të investuar në Shqipëri, zhdukjen e Ervis Martinajt e ekstradimin e mundshëm të kriminelëve shqiptarë që strehohen në Duabi. • Flamur Noka kërkoi llogari për Martinajn, por nuk mori përgjigje. Zv.ministrja Romina Kuko tha se nuk ishte në tagërin e saj të fliste për këto ççështje e se aty kishte shkuar vetëm për ratifikimin e marrëveshjes. Por, Noka këmbëngulte duke thënë se duhen dhënë shpjegime për të zhdukurin. Ai madje kërkoi dhe prezencën e ish-drejtorit Gledis Nano për të zbardhur bisedën me efektivin e arrestuar Jeton Lami, por kërkesa ju refuzua. • Nga ana tjetër, Salianji kërkoi të veprohet ndaj emigrantëve të vijnë të investojnë në Shqipëri. Ai tha se ka djem që qarkullojnë me ‘Maserati’ e investojnë, por askush s’u kërkon llogari për burimin e parave. Sipas Salianjit, duhet arritur një marrëveshje për ekstradimin e kriminelëve në Dubai, që hapin shampanjat për krimet e kryera në Tiranë. Por, Kuko sërish u shmang duke thënë se për këtë ççështje duhet pyetur Ministri i Drejtësisë. • Si përfundim u arrit të firmosej kërkesa për thirrjen e kreut të AKSHI-t Mirlinda Kërççanaj, kreun e SHISH, Oljan Kanushi dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Poliçisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

“Me ‘Maserati’”, Salianji kërkon ndëshkim të ‘çunave të Londrës’, zv.ministri: Jo të gjithë janë kriminelë. Boshnjaku: Emigracioni i paligjshëm do goditet

"Siguria"/ Kërkohet seancë për Iranin, debate për
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka kërkuar që të vveprohet ligjërisht ndaj personave që kanë akumuluar oara nga përfshirja në aktivitete kriminale dhe vijnë të investojnë në Shqipëri. I pranishëm në Komisionin e Sigurisë, Salianji u shpreh se zëvendësministri i Brendshëm Andi Mahila duhet të tregojë nëse e pengon gjë qeverinë shqiptare të veprojë ligjërisht ndaj personave që janë të skeduar e investojnë në Shqipëri apo hyjnë me makina luksoze në vendin tonë. Mahila tha se shifrat e Eurostat tregojnë ulje të numrit të shqiptarëve që emigrojnë në mënyrë të paligjshme. Ndërsa drejtori i kufirit tha në lidhje me videot në Tik Tok të rrjeteve kriminale shqiptare të trafikut të qenieve njerëzore se ka shumë persona shqiptarë me precedent penalë që nuk u lejohet futja në MB.

Pjesë nga replikat:

Drejtori i kufirit Saimir Boshnjaku: Janë shumë video të tjera që nuk jepen lidhur me persona që janë dënuar e depërtuar, nuk u lejohet hyrja për një kohë të caktuar për të hyrë në MB. Është detyrim i autoriteteve britanike për ta parandaluar e goditur në bashkëpunim me gjithë agjencitë ligjzbatuese me të cilat bashkëpunojnë.

Ervin Salianji: Është përmendur që modelet që vijnë nga Mbreteria e Bashkuar të të rinjve që pasi përfshihen në aktivitete kriminale atje vijnë këtu me pasuri marramendëse, makina “Maserati” apo makina të tjera luksoze, përderisa qeveria e policia e shteti ka info. E pengon gjë qeverinë që ti godasë dhe të veprojë ligjërisht ndaj personave që janë të skeduar si persona që për shkak të aktivitetit të tyre kriminal kanë akumuluar pasuri apo është stigmatizim nga qeveria për njerëzit që kanë para e mund të punojnë në mënyrë të ndershme në vende të BE apo në MB? A ka kapur apo nxjerrë para përgjegjësië penale polciia jinstria qeveria ndonjë nga këta tik toksat që janë shqitparë që i nxdjerni në publik velrën me sa kalohet nga 17 ijë euero në 3 mijë euro nga gomone në jaht me cdo lloj forme të kalimit? ka shq ndonjë info për këta i ka dhënë ndonjë ifnop MB? e nëse po mund të dimë se sa janë? Ka informacion për të shkuar më tej që përmes këtij aktiviteti kriminal mund të cojë te krerët e grupeve të strukturuara të krimit të organizuar të cilët i përdorin këtë kontigjent për ti përshirë pastaj në veprimtari kriminale, duke i lënë për tu kujdesur për shtëpitë e barit apo aktivitete të tjera të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar?

Andi Mahila: Ka një numër 24 mijë e 4 shtetas shqiptare që gjatë 2021 janë të raportuar e vërtetuar që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në MB. Për janar-qershor 2022 ky numër 12.747, që përbën një ulje 2% në krahasim me të njëjtën periudhë në 2019, kjo ulje nuk është se ka ndonjë. Emigracioni i paligjshëm është dinamik, jemi në një diskutim, se emigracioni i paligjshëm buron nga lëvizja, lëvizja është një zgjedhje, lëvizja e lirë e shtetasve është e garantuar. Pra të lëvizë diksuh është e ligjshme e shteti duhet ta garantojë. Përmes kësaj lëvizje që pastaj në kuptimin teorik kalon në emigracion të ligjshëm edhe kjo është zgjedhje e kujtdo. I paligjshmi është një zgjidhje që është i gabuar e këtë po diskutojmë. Jo të gjithë ata që lëvizin janë kriminelë. Duhet punuar që në burim apo më gjerë. Ndaj përvec akteve që po diaskutojmë kemi një projekt tjetër me Britaninë e Madhe i cili parashikon bashkëpunim strukturash qëndrore e vendore në Shqipëri në zona të evidentuara nga ne si zona që ofrojnë burime më të shumta njerëzore për këtë emigracion të paligjshëm në Britaninë e Madhe.

Drejtori i kufirit Saimir Boshnjaku: Dy gazeta britanike ka pasur një interpretim lidhur me mjetet me të cilat shtetasit shqiptarë vijnë nga MB që janë të rregullt me dokumente apo investojnë pasuri të luajtshme apo të paluajtshme. Duke parë që në një kohë të shkurtër persona në mënyrë të rregullt apo të parregullt, investojnë në pasuri të luajtshme apo të paluajtshme kjo përbën një faktor tërheqës apo shtytës për të tjerët për të kërkuar për të shkuar në MB. Një nga intervistat që kam dhënë për Skai Neës, më thanë e shikoni cfarë po ndodh? -Po i thashë e shikojmë, po marrim masa ta parandalojmë e ta godasim. Dhe ky memorandum këtë nënkupton, që ne të japim ndihmesë njëri tjetrit në lidhje me parandalimin apo goditjen e elementëve që bëjnë vepra penale apo ndihmojnë këtë migracion të parregullt në këtë vend.

Andi Mahila: Flasim për rritje të emigracionit të paligjshëm, ju garantoj që trendi i emigracionit të paligjshëm në BE nga 2012 në 2022 është në një ulje shumë evidente, nuk janë statistika që flasin për rritje të emigracionit të paligjshëm. Se shtetasi nga Shqipëria del i ligjshëm, del në mënyrë të ligjshme bëhet i paligjshëm në shtetin ku kalon, thyen qëndrim e në shtetin ku ai bllokohet, kapet e kthehet. Me statistikat e Eurostat, trendi është në ulje.

1 VITE ME PARE

PD kërkon dëgjesë me tre drejtues përfshirë Rrumbullakun: I presim javën tjetër. Qefalija: Po s’u vë dot afat ti

"Siguria"/ Kërkohet seancë për Iranin, debate për
Ervin Salianji në Komision

TIRANË- Komisioni i Sigurisë ka arritur të firmosë një shkresë për thirrjen e drejtorit të AKSHI-t, drejtorit të SHISH e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për të folur në lidhje me sulmet nga Irani. Kushti është që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të informacionit të klasifikuar dhe që çdo anëtar të ketë ceritifikatë sigurie.

Pjesë nga replikat:

Nasip Naço: Bëjeni me shkrim, si e kërkoni, unë përgatita këtë draft për të thirrur drejtuesit këtyre institucioneve, një sekond ju lutem. Zoti Salianji, edhe nëse bën kërkesë për të hirrurr kryeministrin Edi Rama, unë do të lexoj rregulloren. Po të mos jemi seriozë, unë e shty, vijmë nesër, ditë e hënë

Xhemal Qefalija: Ka një memorie parlamentare, s’është thirrur ndonjëherë kryeministri, thirreni në interpelancë kryeministrin. Dhe s’jam dakort me ju që jut ë vendosni data e kushte. E vendosin ata në varësi të axhendave.

Ferdinand Xhaferraj: Ne nuk e kemi problem datën.

Flamur Noka: Të përfshihen të dyja, hakërimi i E-Albania dhe sistemi TIMS.

Nasip Naço: Është dhe drejtori i ASHI-t, dhe i policisë dhe vetë drejtorin e SHISH.

Flamur Noka: Caktoni datën deri në fund të javës tjetër

Xhemal Qefalija: Nuk i jep dot afat ti more, ti je thjesht deputet

Flamur Noka: O Xhemal na duhet tani ky informacion jo pas tre muajsh

Xhemal Qefalija: Por jo pra, nuk i jep dot urdhër ti, caktoke afate në thirrjen e kryeministrit. Unë nuk marr pjesë nëse anëtarët nuk kanë certifikatë sigurie

Ervin Salianji: I kemi, bëjeni me dyer të mbyllura dhe realizohet

Nasip Naço: Do e firmosni tani këtë se…? Nuk i vë datë more zotëri, unë e firmosa. Kush e firmos që të bëhen 8 firma. Thuajini Salianjit të vijë se s’ka të drejtë të bëjë pyetje pastaj. Kush s’e ka certifikatën as te stafi këtu, të mos afrohet as në derë.

1 VITE ME PARE

VD-SHERR në Komision/ PD kërkon përballje me Nanon: Trego ç’bisedove me Lamin për Martinajn. Naço: S’e lejon sekreti hetimor

"Siguria"/ Kërkohet seancë për Iranin, debate për
Gledis Nano dhe Komisioni i Sigurisë

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Sigurisë, Ferdinand Xhaferi, Flamur Noka dhe Ervin Salianji kanë kërkuar që ish-Drejtori i Policisë Gledis Nano, të dëshmojë për bisedën që ai ka bërë me oficerin Jeton Lami, efektiv i Operacionales që shoqëronte të shumëkërkuarin Ervis Martinajt deri në momentin që ky i fundit humbi gjurmët. Të pranishëm në Komisionin e Sigurisë, ata thanë se Nano duhet të flasë pasi ka hapur ‘Kutinë e Pandorës’ për lidhjet e krimit me politikën. Por, kryetari i Komisionit, Nasip Naço thotë se Komisioni nuk ka të drejtë të thërrasë në Komision një ish-drejtues të Policisë së Shtetit, por ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, mund ta kërkojnë.

Pjesë nga replikat: 

Nasip Naço: Pika 3 e rendit të ditës është thirrje për prezencën e Ministrit të Brendshëm dhe ish-Drejtuesit të Policisë së Shtetit, ju bëj me dije se Komisioni nuk e ka tagërin ta kryejë një thirrje kundrejt një ish-drejtori. Në rastin e zotit Nano nuk mund ta therrasim, por duke iu referuar nenit 87, edhe punonjësit e liruar nga detyra, mbajnë përgjegjësi për ruajtjen e informacionit. Ka detyrim të sigurojë mbrojtjen e të dhënave. Ky detyrim zbatohet edhe nga punonjësi i liruar apo jo. Zoti Nano nuk punon më. Po lexoj ligjin, nuk bëj asnjë koment. Për pjesën e Ministrit të Brendshëm, kam bërë kerkesën…

(Flet Opozita)

Nasip Naço: Ajo është pika e 4

Flamur Noka: Zoti kryetar

Nasip Naço: S’kam mbaruar

Flamur Noka: Mirë më fal

Nasip Naço: Flisni zoti Noka

Flamur Noka: Ju na lexuat detyrimin që ka oficeri i Policisë për të ruajtur sekretin e punës profesionale, këtë gjë kur Nano të vijë, lexojani që ta ketë parasysh. Por për sa kohë ne kemi të drejtë ta thërrasim, ai të vijë dhe më pas e vendos vetë, do të flasë apo jo. Ne i mbledhim firmat, por në rast se ju doni të ndaloni raportimin e një titullari të Policisë së Shtetit, kjo nuk kalon me kaq. Këtë censurë nuk e bën dot as Edi Rama dhe askush, e kuptoj që ka urdhër politik për të zhvilluar këtë seancë. Duam ta dëgjojmë sepse ka hapur kutinë e pandorës për lidhjet e politikës me krimin.

Nasip Naço: Unë u mundova të jem korrekt me rregulloren e Kuvendit, ja e lexoj prapë nëse e kam lexuar gabim.

Ferdinand Xhaferraj: Opozita hyn në tagerin e të qenurit ekspert dhe grup interesi, kështu që të thirret. Është bërë ky debat edhe më herët.

Nasip Naço: Ju lutem, kam njoftuar Ministrin e Brendshëm, pika për Nano bie në kundërshti. Për aq sa e njoh unë ligjin, nuk gjeni hapësirë për ta thirrur Nanon në këtë komision. Zoti Xhaferri, edhe po të orientoj. Rregullorja nuk e parashikon. Në seancë për konferencë kryetarësh mblidheni e shtrojeni. Firmën time s’e keni.

Ferdinand Xhaferraj: Nuk të jepet e drejta e interpretimit ty, ti ke detyrimin ta njoftosh në momentin që firmos 2/3 e anëtarëve.

Nasip Naço: Do u drejtohem dhe të tjerëve, ja të shohim, Ministri i Brendshëm është njoftuar, kam shkresën.

Ervin Salianji: Tani që të jemi të qartë, ne nuk kemi lidhje e kontakt me të, e kërkojmë për shkak të qëndrimit publik që ka pasur. Ne nuk po e thërrasim në kafe, as në rrugë, bëjeni që të jetë me dyer të mbyllura, pse keni frikë ju? Lërja të drejtën atij në dorë morë, ti dërgoja shkresën dhe thuaja, ai mund të thotë edhe nuk vij fare.

1 VITE ME PARE

VD-Salianji: Ekstradoni kriminelët nga Dubai, këtu kërcet pushka, atje hapet shmapanja. Kuko: I takon MD

"Siguria"/ Kërkohet seancë për Iranin, debate për
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe zëvendësministrja Romina Kuko

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka kërkuar ekstradimin e kriminelëve shqiptarë që siç tha ai jetojnë të lirë në Dubai. I pranishëm në Komisionin e Sigurisë, Ervin Salianji kërkoi që qeveria shqiptare të përshpejtojë dhe të arrijë në një situatë për të zgjidhur cështjen e esktradimit të kriminelëve që jetojnë, madje drejtojnë edhe grupet nga Dubai. Ai tha se gjithçka komandohet nga Dubai, ndërkohë që në Shqipëri kërcet pushka dhe ndodhin krimet. Por, zëvendsministrja Romina Kuko nuk dinte ta thoshte. Ajo u shpreh se kjo duke patur një marrëveshje kuadër, rregullohet bashkëpunimi policer, por çështjen e ekstradimeve tha se e ka në dorë Ministri i Drejtësisë.

Pjesë nga replikat:

Ervin Salianji: Kjo është një marrëveshje që është kërkuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe jo nga Shqipëria. Ndërkohë ministria e Brendshme dhe qeveria ka shqetësim për grupet kriminale apo për drejtues të grupeve kriminale që jetojnë të lirë në Dubai apo në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mediat kanë ngritur shqetësim, por ato janë edhe të dokumentuara pasi janë përballur me proces gjyqësor atje. Duke qenë se kjo marrëveshje kalon për shkëmbim informacioni, deri sot nuk është shkëmbyer informacion me Emiratet e Bashkuara Arabe? Shqipëria dhe qeveria në kushtet kur Emiratet e Bashkuara Arabë për shqetësimin e tyre kërkojnë një marrëveshje, pse nuk kërkon që të përshpejtohet apo të arrijë në një situatë për të zgjidhur problematiken e vet për të sjellë kriminelët që jetojnë të lirë atje, duke përfshire elementë të tjerë që kanë të bëjnë me ekstradimin në  mënyrë të shpejtë, por vetëm më shkëmbimin e informacionit? Është bërë në media po ashtu, mediave i referohemi sepse ju nuk keni statistika të plota. Pushka kërcet në Shqipëri, shampanja hapet në Dubai. Krerët e grupeve kriminale që janë në kërkim nga policia e shtetit dhe nuk kapen dot flitet që janë aty, disa janë liruar me vendim gjykate. Ka mundësi Shqipëria që ti sjellë këta? Apo qeveria shqiptare është e interesuar që për shkak të bashkëpunimit politike që ka me ta të kenë një parajsë ku të jetojnë të paprekur nga ligji dhe institucioni i shtetit. Ne do ta votojmë, por cili është qëllimi fundor i kësaj marrëveshje për Shqipërinë? E zgjidh problemin e ekstradimit kjo marrëveshje të këtyre personave me rekorde kriminale që jetojnë dhe zhvillojnë pasuritë e tyre dhe drejtojnë grupet kriminale nga Emiratet e Bashkuara Arabe?

Romina Kuko: Duke patur një marrëveshje kuadër kjo rregullon edhe bashkëpunimin policor në mënyrë që shkëmbimi i informacionit të jetë sistematik, i vazhdueshëm. Kjo është arsye pse kjo marrëveshje është e rëndësishme. Lidhur me qëllimin konkret dhe nëse zgjidh çështjen e ekstradimeve unë nuk jam në gjendje ta them, sepse i takon ministrisë së Drejtësisë.

1 VITE ME PARE

VD-“Ekstradoni kriminelët nga Dubai”, Noka shtron kërkesën. Naço: Na jep informacione nëse ke. Deputeti i PD: Kam frikë

"Siguria"/ Kërkohet seancë për Iranin, debate për
Nasip Naço dhe Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është shprehur i shqetësuar për fatin e të shumëkërkuarti Ervis Martinaj, i cili ka humbur gjurmët që prej 9 gushtit. I pranishëm në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, Noka ka kërkuar që policia të dalë me një version në lidhje me fatin e Martinajt. Ai ka kërkuar që ëeveria duhet të negociojë dhe të arrijë marrëveshjen për ekstradimin me Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi sipas tij në atë vend strehohen të shumëkërkuar. Kundërpërgjigjia i erdhi nga kryetari i Komisionit Nasip Naço, i cili tha se për informacion mund të telefononte institucionet përkatëse. Noka e mori sërish fjalën dhe tha se ka frikë të informojë institucionet, pasi gjithçka dekonspirohet, referuar deklaratës së ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Pjesë nga replikat:

Flamur Noka: Qeveria të negociojë dhe të sjellë marrëveshjen për ekstradimin me Emiratet e Bashkuara Arabe. Është urgjente. Me telefon apo mjete të tjera komandohet gjithë struktura e krimit të organizuar nga atje. Zoti kryetar, keni qenë ministër ju, kam qenë dhe unë, në çdo seancë, anëtar i një kabineti është i detyruar të jetë i informuar për çështjen që diskutohet, i bëra një përgjigje që nuk kërkon shifra.  Është zhdukur një qytetar i këtij vendi e vetëm dëgjohen versione nga qytetarët e portalet e nga shteti e policia nuk jepet asnjë version. A është zhdukur a është gjallë a ka ikur a mos është dhe ai këtu, pra të ndodhë një situatë e tillë nën këtë vend e shterti ngre duart përpjetë. Të vriten njerëzit si lepujt e askush nuk zbulon e parandalon e askush nuk di se cfarë po ndodh e kush i bën kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Nëse qytetarët janë të alarmuar për gjendjen e rendit e sigurisë zonjës zëvendësministre nuk ia ndjen, thotë unë kam ardhur për marrëveshjen. Po mirë faleminderit

Nasip Naço: Në nenin 3 në shërbimin e informacionit, ju apo dikush tjetër, nëse keni informacion për kriminelë, të shumëkërkuar, telefononi, ndihmojeni shtetin dhe jepni informacione.

Flamur Nako: E dini si është problem apo jo, meqë e hapët këtë çështjen e telefonit. E dini ju që qytetarët sot nuk guxojnë të bëjnë një telefonatë në polici, se pa e mbyllur telefonin u shkojnë në shtëpi.

Nasip Naço: Po bëje telefonatën zotëri

Flamur Nako: Dhe unë kam frikë t’ju bëj telefon se mos dekonspirohet.

1 VITE ME PARE

VD-“Është zhdukur një njeri”/ Noka kërkon llogari për Martinajn, Kuko: Jam këtu për tjetër gjë, Deputeti i PD: Po thërrasim Kulturën pra

"Siguria"/ Kërkohet seancë për Iranin, debate për
Nasip Naço, Romina Kuko dhe Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka ngritur shqetësimin në Komisionin e Sigurisë Kombëtare për situatën e rendit dhe sigurisë në vend. I pranishëm në Komision përballë zëvendësministres Romina Kuko, Noka ka akuzuar policinë dhe Ministrinë e Brendshme për fshehje të autorëve të krimit. Duke përmendur të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani, Noka tha se vetëm ai ka zbuluar ngjarje dhe autorë. Ai kërkoi të dinte edhe nëse ka ndodnjë informacion tjetër në lidhje me fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, i cili është zhdukur pa gjurmë prej 9 gushtit. Por, zëvendësministrja Romina Kuko tha se aty ishte vetëm për ratifikimin e marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara. Më pas, Noka ironizoi dhe tha se nëse kjo çështje diskutohet me ministrinë e Kulturës, atëherë PD-ja duhet vënë në dijeni.

Pjesë nga replikat:

Flamur Noka: Situata kriminale e kohëve të fundit në Shqipëri dikton në gjykimin tonë që nga ana e qeverisë të tregohej një pergjegjshmëri më e madhe. Këtu sot duhet të ishte vetë ministri, jo zëvendësministrja që thotë do ju çoj informacion me shkrim se nuk jam e informuar. Zonjë, prej kaq kohësh, Shqipëria është bërë sheshbetejë e bandave, i vetmi zbulues është Nuredin Dumani, që ka zbuluar ngjarje e autorë. Ju mjaftoheni me rrokada. Nuk mund të trajtohet në mënyrë kaq banale kjo çështje. Vetë drejtori i Policisë së Shtetit deklaroi se ka dekonspirim, prisni pra, mos u ngutni. Çdo seancë që kemi përpara qeverinë, kemi vetëm një shqetësim, rendin dhe sigurinë në vend. Qeveria duhet të përgjigjet, kush është përgjegjësi për këtë tradhëti? Kaq, dy pyetje të thjeshta kisha.

Romina Kuko: Kur ne të flasim me shifra e statistika të jemi të saktë. Flasim me letra e jo me duar në xhepa, t’jua dërgoj këto statistika të sakta. Lidhur me nëse do duhet të ishte ministri apo jam unë që e mbuloj këtë pjesë më rastis të kem punuar në sektorin e sigurisë për 16 vite dhe kam punuar në OSBE si këshilltare e atij departamenti dhe kur ju keni qenë ministër i Brendshëm. Sa i përket situatës së sigurisë dhe shifrave nuk është diskutim që i takon këtij komisioni, apo këtij momenti për miratimin e marrëveshjes.

Flamur Noka: Mos i takon ministrisë së Kulturës që të flasë për këtë gjë që ta sjellim këtu?

Romina Kuko: Unë jam këtu për për miratimin e marrëveshjes.

Flamur Noka: Po diskutojmë çështje me sensbiltet të lartë për të gjithë shoqërinë shqiptare e më gjerë. Disponibilitetin e qeverisë për të thënë një herë tjetër për çdo cështje ne e dimë zonjë. Zonjë, stiauta është alarmante. Ratifikimi i kësaj marrëveshje askush nuk është kundër madje duhet urgjent pas ratifikimit të marrëveshjes duhet qeveria të sjellë urgjent, të negociojë e sjellë marrëveshjen për ekstradimin zonjë është urgjencë se ky vend me të cilin sot po diskutojmë lidhjen e marrëveshjes është bërë “foleja e grerëzave”, meqë keni qejf të flisni me kode. Është apo s’është kështu, sepse siç e tha Salianji, me telefon apo mjete të tjera komandohet gjithe struktura e krimit të orangizuar nga atje. Problemi është se shqiptarët kanë nevojë të jepet llogari se qeveria juaj pretendon se është përfaqësuese e votës, megjithëse vota është e vjedhur nga ana juaj, por sa kohë pretendon votën duhet të jepet llogari, ne jemi ligjvënës, ne nuk jemi këtu as estradë as teatër operash që të na thuash kjo çështje diskutohet në komisionet e ministrisë së kulturës. Zoti kryetar, keni qenë ministër ju, kam qenë dhe unë, në çdo seancë, anëtar i një kabineti është i detyruar të jetë i informuar për çështjen që diskutohet, i bëra një përgjigje që nuk kërkon shifra.  Është zhdukur një qytetar i këtij vendi e vetëm dëgjohen versione nga qytetarët e portalet e nga shteti e policia nuk jepet asnjë version. A është zhdukur a është gjallë a ka ikur a mos është dhe ai këtu, pra të ndodhë një situatë e tillë nën këtë vend e shterti ngre duart përpjetë. Të vriten njerëzit si lepujt e askush nuk zbulon e parandalon e askush nuk di se cfarë po ndodh e kush i bën kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Nëse qytetarët janë të alarmuar për gjendjen e rendit e sigurisë zonjës zëvendësministre nuk ia ndjen, thotë unë kam ardhur për marrëveshjen.

1 VITE ME PARE

VD-Salianji: Në Shqipëri kërcet pushka, në Dubai hapet shampanjë! Krerët e grupeve kriminale jetojnë të lirë

"Siguria"/ Kërkohet seancë për Iranin, debate për
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji kërkoi qe qeveria shqiptare të përshpejtojë dhe të arrijë në një situatë për të zgjidhur çështjen e esktradimit të kriminelëve që jetojnë, madje drejtojnë edhe grupet nga Dubai.

Duke folur në Komisionin e Sigurisë Salianji u shpreh se ndërkohë që pushka kërcet në Shqipëri shampanja hapet në Dubai duke iu referuar pretendimeve se shumë nga të kërkuarit e drejtësisë shqiptare mund të strehohen në Dubai.

 Ervin Salianji: Kjo është një marrëveshje që është kërkuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe jo nga Shqipëria. Ndërkohë ministria e Brendshme dhe qeveria ka shqetësim për grupet kriminale apo për drejtues të grupeve kriminale që jetojnë të lirë në Dubai apo në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mediat kanë ngritur shqetësim, por ato janë edhe të dokumentuara pasi janë përballur me proces gjyqësor atje. Duke qenë se kjo marrëveshje kalon për shkëmbim informacioni, deri sot nuk është shkëmbyer informacion me Emiratet e Bashkuara Arabe? Shqipëria dhe qeveria në kushtet kur Emiratet e Bashkuara Arabë për shqetësimin e tyre kërkojnë një marrëveshje, pse nuk kërkon që të përshpejtohet apo të arrijë në një situatë për të zgjidhur problematiken e vet për të sjellë kriminelët që jetojnë të lirë atje, duke përfshire elementë të tjerë që kanë të bëjnë me ekstradimin në  mënyrë të shpejtë, por vetëm më shkëmbimin e informacionit? Është bërë në media po ashtu, mediave i referohemi sepse ju nuk keni statistika të plota. Pushka kërcet në Shqipëri, shampanja hapet në Dubai. Krerët e grupeve kriminale që janë në kërkim nga policia e shtetit dhe nuk kapen dot flitet që janë aty, disa janë liruar me vendim gjykate. Ka mundësi Shqipëria që ti sjellë këta? Apo qeveria shqiptare është e interesuar që për shkak të bashkëpunimit politike që ka me ta të kenë një parajsë ku të jetojnë të paprekur nga ligji dhe institucioni i shtetit. Ne do ta votojmë, por cili është qëllimi fundor i kësaj marrëveshje për Shqipërinë? E zgjidh problemin e ekstradimit kjo marrëveshje të këtyre personave me rekorde kriminale që jetojnë dhe zhvillojnë pasuritë e tyre dhe drejtojnë grupet kriminale nga Emiratet e Bashkuara Arabe?

1 VITE ME PARE

VD-Noka kërkon 'llogari' për zhdukjen e Martinajn: A ka informacion Qeveria? Thonë e gjeti hasmi

"Siguria"/ Kërkohet seancë për Iranin, debate për
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka kërkoi të dijë se nëse Qeveria ka informacion për çështjen e Ervis Martinajt. Gjatë komisionit të Sigurisë, Noka tha se si ka mundësi që askush nuk e di a është gjallë ky person apo është vrarë. 

'Eshtë zhdukur një person dhe askush nuk di gjë, a është zhdukur a është këtu. Askush nuk zbulon e parandalon, kjo ndodh vetëm në Shqipëri. A ka informacion apo jo Qeveria? Qarkullojnë lloj lloj thashethemesh, nuk e gjeti shteti por hasmi. '- u shpreh Noka, duke vijuar: Të vriten njerëzit si lepujt e askush nuk zbulon e parandalon e askush nuk di se cfarë po ndodh e kush i bën kjo ndodh vetëm në Shqipëri.

 

Ervis Martinaj, biznesmeni i lojeravë të fatit ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 8 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi. 

ervin salianji komisooni i sigurise 13 shtator 2022

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni