LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Shqipërinë e bën vetëm PS'/ Rama në Durrës: Njerëz me detyra të larta në parti na kanë turpëruar

•Kryeministri Edi Rama u tregua kritik gjatë turit të falenderimeve në Durrës. •Kritikën nuk e kurseu ndaj vetes apo dhe ndaj të tjerëve duke u shprehur se kanë bërë gabime dhe gjëra për të cilat ai nuk është krenar. •Kryeministri theksoi se persona në pozicione të larta detyre kanë turpëruar besimin që iu është dhënë. •Rama u shpreh se niveli i ekonomisë do të pësojë ndryshime.

3 artikuj për këtë temë.

3 DITE ME PARE

Rama ‘shuplakë’ të fortë opozitës: Jetojnë në botë paralele, të ikin për pambuk që të lulëzojë pluralizmi

'Shqipërinë e bën vetëm PS'/ Rama në
Rama nga takimi ne Durres

DURRËS- Në vijim të takimeve falenderuese, kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Durrës, ku u fokusua tek humbja e opozitës në zgjedhjet e 14 Majit. Kreu i qeverisë tha se ata jetojnë në një botë paralele. Sipas Ramës, kjo opozitë “duhet të ikë për pambuk që të lulëzojë pluralizmi në Shqipëri”. Madje ai shtoi më tej se nuk shikon asnjë rrezik për demokracinë e fjalën e lirë. Me ironi Rama tha se demokracia shqiptare nuk humb asgjë kur humb opozita.

“As kanë për ta kuptuar ata, të tjerët se çfarë ndodh këtu në këtë vend sepse jetojnë në një botë paralele. Nuk e kuptojnë dot se si mund të ndodhë që Kamza t’u kthejë kurrizin në atë farë feje. Nuk e kuptojnë. Dhe nuk është e vështirë për ta kuptuar. Mjafton të shkosh në Kamëz dhe të shkosh me një hartë ku janë shkollat, kopshtet dhe çerdhet dhe të kesh tre fotografi me vete nga kopshtet, nga çerdhet dhe nga shkollat që ishin atje përpara se ne të drejtonim Kamzën. Mjafton të bësh këtë udhëtim dhe kupton pse më 14 Maj kamzalinjtë të majtë dhe të djathtë, 60% votuan si prindër të atyre fëmijëve që shkojnë nëpër ato shkolla, nëpër ato kopshte dhe nuk votuan si tifozë për t’i lënë fëmijët të humbin nëpër ato gropa rrugës për shkollë. Kush kupton këtë pastaj mund të kuptojë dhe Shkodrën, dhe Tropojën etj.

Me thënë të drejtën unë nuk mërzitem që ata nuk e kuptojnë. Më mirë të mos e kuptojnë se unë nuk hyj tek ata që thonë po na vdes pluralizmi se po ikin ata për pambuk. Unë them që ata duhet të ikin për pambuk që pluralizmi të lulëzojë në Shqipëri. Nuk shoh asnjë rrezik për demokracinë, për pluralizmin, për fjalën e lirë e ku di unë ça janë këto. Kur shoh ata që dalin, sidomos këta të natës. Se janë ata të ditës dhe ata të natës. E keni parasysh. Janë dy palë. Janë të ditës bam e bum e bam e bam dhe janë pastaj ata të natës hau-uiu. Kur shoh ata që dalin më kujtohet ajo fjala që për lirinë e fjalës ankohet më shumë ai që nuk di ça të bëjë me të. Kështu që duhet me i parë ndonjëherë që demokracia shqiptare nuk humb asgjë kur humbin ata. Detyra jonë kjo është, sa herë të na dalin përpara t’i bëjmë atë që i bëjmë. Edhe ne të vazhdojmë vetëm përpara dhe pastaj ata fap dalin ne vazhdojmë përpara”, u shpreh Rama.

3 DITE ME PARE

Rama: Duhet investim në transformimin e Kadastrës, është banka e pronave të shqiptarëve

'Shqipërinë e bën vetëm PS'/ Rama në
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Durrës, aty ku zhvilloi turin e falenderimeve. Rama bëri edhe një bilanc të punëve që janë bërë e të atyre që duhet të bëhen. 

Ai tha se është bërë një punë mjaft e mirë me energjinë në vend dhe e njëjta gjë duhet të bëhet sipas tij edhe me Kadastrën.

“Njerzilliku është gjëja që na duhet, vlen për ët gjitha institucionet që përfaqësojnë shtetin. Nuk dua të hy në detaje por duhet ta pranojmë që nëse me energjinë kemi bërë një transformim epokal, nga një vend ku gjysma vidhnin e gjysma tjetër paguante edhe për atë gjysmën e ku ishte një qamet i madh. Në zyra të klientit që ishin në bodrume të marra me qira. Nuk mund të themi që kemi bërë po atë revolucion me kadastrën. OSHE-ja nuk është një ndërmarrje për t’u mjelë, nuk është një vend për të çuar në punë veterinerë e agronomë. Merita kryesore është e mbështetjes që i dha PS-ja atij transformimi. Tek kadastra ne duhet të bëjmë një transformim përfundimtar, është bërë punë tek kadastra po nuk është e pranueshme më, është bankë e nuk shkohet për ët punuar aty ku është drejtoria e kredive me diplome veterineri. Nuk ndodh kjo. Është banka e pronave të shqiptarëve. Ajo është banka e pronave e askujt tjetër. E gjithë ajo punë që është bërë për hartat nuk mund ta lemë të pambaruar. Këtë vend po nuk e bëri PS-ja nuk e bën askush tjetër nuk ka mundësi edhe sikur të dojë, ata të tjerët edhe po të duan nuk kanë mundësi nuk dinë s’kanë haber fare për 1001 arsye është vetëm kjo parti që mund ta bëjë, vetëm në këtë periudhë kohë mund të bëjmë kthesën përfundimtare. Durrësi është i rëndësishëm jo për Durrësin por për ekonominë e Shqipërisë.”- tha Rama.

3 DITE ME PARE

'Kemi bërë gabime, s'jam krenar'/ Rama në Durrës: Udhëheqës të PS me detyra të larta turpëruan besimin dhe flamurin tonë

'Shqipërinë e bën vetëm PS'/ Rama në
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama i ka vënë 'gishtin' udhëheqësve të Partisë Socialiste, duke i fajësuar për disa gabime që janë bërë në të shkuarën. Teksa ishte i pranishëm ditën e sotme në Durrës, në turin e tij të falenderimeve pas zgjedhjeve të 14 Majit, Rama pranoi se jo çdo gjë ka shkuar mirë me qeverisjen e tij. 

Ai tha se ka pasur njerëz që kanë pasur në dorë drejtimin e agjencive të rëndësishme, kanë marrë gjithçka në PS dhe në fund kanë sjellë vetëm kosto për partinë.

"Kemi bërë gabime. Kemi bërë edhe gjërat për të cilat unë nuk jam krenar dhe do të dëshiroja shumë që të mos i kishim bërë. Nuk flas për ju që jeni këtu, as për Anin, as për Entonin. Flas për udhëheqësa të Partisë Socialiste. Flas për njerëz që kanë marrë gjithçka nga PS, por i kanë dhënë kosto në të gjithë këto vite. Flas për njerëz që kanë marrë detyra të larta, drejtimin e agjencive të rëndësishme dhe kanë turpëruar besimin dhe mbështetjen, flamurin tonë, familjen tonë.

Në fund të ditës përgjegjësia është individuale por një familje, edhe familja e vogël, edhe familja e një kompanie apo skuadre sporti, edhe familja e një partie nuk mban përgjegjësi për atë që bën një individ që del nga shinat por për mënyrën si reagon në raport me problemin. Që do të thotë merr masa dhe vetëdijësohet që ajo gjë nuk do të përsëritet dhe të tjerët duhet të nxjerrin mësim. Ne kemi shumë mësime për të nxjerrë që të mund ta meritojmë këtë besim dhe këtë mbështetje”, u shpreh Rama.

edi rama

Sondazh

Poll

A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës faktet, ish-kreu i PD: Do e marrësh vesh

A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës faktet, ish-kreu i PD: Do e marrësh vesh

"O besprem"/ Lulzim Basha përballet me KRITIKUN, ish-kreu i PD e fton: Hajde se unë nuk shaj...

A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës faktet, ish-kreu i PD: Do e marrësh vesh

I shpallur në kërkim për tentativë për vrasje lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

“E dashuroj, e dua shumë”/ E reja nga Korça ia shpreh NDJENJAT Edi Ramës në mes të turmës

Analiza e zgjedhjeve, Berisha: Faza tjetër do ketë seriozitetin më të madh, mblidhni çdo fakt

Berisha:U bë përpjekje antikushtetuese nga mafia shtetërore shqiptare e ndërkombëtare për të shuar..

Vokshi kallëzim penal në SPAK për kryebashkiakun e Kuçovës dhe Salillarin

Turistët ndalojnë Ramën në Gjirokastër

Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, senati: Këtu diçka po lëviz, ka një tendencë, por…

Habib Rexha del para gjykatës së Durrësit!

Lezhë, gjenden 3 mijë fidanë kanabis të mbjellë në kubikë, në fshatin Ungrej, ende nuk dihen autorët

Sherr mes të dehurve në Vlorë, njëri goditet me shishe në kokë

PLAGOSET me armë zjarri 24-vjeçari në Kuçovë/ Në kërkim 4 autorët

Aksident në Tiranë, “Audi” përplaset me taksinë

Elbasan/ Do të vriste një të dënuar për drogë me të cilin kishte bërë sherr, në kërkim 23-vjeçari!

Pastori Akil Pano fiton gjyqin kundër komunitetit LGBT për nismën ‘Prindin 1 dhe Prindin 2’

Lexon denoncimin, Berisha: Dan Hutra, vrasësi i grave ka mbledhur vota për Rakip Sulin.

Shkodër, sekuestrohet parcela me 1437 rrënjë kanabis, 2 në pranga dhe 2 në kërkim

Shpërthim tritoli në një fasoneri në zonën e Freskut, dëme të shumta materiale

Përmbytet Lezha për 5 minuta

'Acarohet' Felaj, gafa e drejtueses së Kuvendit: Vari lesht

Rikthimi i Bashës në krye të PD, Berisha: Vegël në duar të Ramës

Rama "falenderon" opozitën: Rezultati i zgjedhjeve është edhe vepra juaj Rama kundër maxhorancës….

Rama-Dash Sulës: Vdeksha unë për ty o jetimi im

Bardhi i drejtohet Ramës: Pushtetin ta dhanë Doshi e Dako të shpallur non grata, ti je llumi…

Sula: Çfarë kemi bërë të na rritet rroga? Turp më të madh ska

Tabaku: Punon shqiptari dhe pasurohet oligarku

Dibër/ Mbytet tragjikisht një 13 vjeçar në liqenin e fshatit Shumbat, banorët: Pamë çorapen dhe….

Lëvizja Bashkë i pret rrugen Ahmetajt ne protesten para Kuvendit

Rritja e pagave të deputetëve e ministrave,Qorri:Rroga e tyre 39 herë më e madhe se e pensionistit

Zgjedhjet vendore, Rama takim me Glover

'Zoti kryetar'/Basha i ndërhyn të riut: Të lutem, unë s'jam më kryetar, mu drejtoni Basha ose Lulzim

Përfundon mbledhja e PD-së/ Do e pranojë drejtimin e partisë? Tabaku: Të mos përsëriten gabimet...

Dështimi në 14 maj, deputeti Sula: E pafalshme! Po nuk u bashkuam jemi të marrë fund

PD pa kryetar, Xhaferaj dhe Korreshi me një mendim: Nuk duhet të kandidojë as Berisha dhe as Basha

Basha rikthehet në PD? Alibeaj: Çdo kush ka të drejtë të kandidojë

Berisha: Rama bleu votat, per te 'Fajin e ka Saliu'

Marrëveshja me Britaninë për të burgosurit, Manja jep detaje: Është 2-vjeçare, por mund të rinovohet

Momenti ku Habib Rexha është larguar me vrap pasi ekzekutoi me armë zjarri Arjan Gosën.

Korreshi: Ore a ju marrin këta të dysheqeve? Se iu hap barku atyre per ne.

Berisha: PD nuk do e mbronte votën me armë apo dhunë! Kjo ishte detyra jonë kryesore

Humbja më e thellë në histori ndaj Veliajt/ Këlliçi: Duhet të bashkohemi të gjithë faktorët

Braçe kritika për ligjin e qeverisë për rritjen e pagave. Shqetësuese paga titullarit dhe punonjësit

Deputetët replikojnë për pagat /Spaho: Mos u tallni me njerëzit, në Albcontrol trajtohen me xhakuzi

Rritja e pagave, Shehaj: Rrisim pagat për popullin, jo për vete. Turp. S'duhet të përjashtohemi

PËRGJAKET VENDI I SHENJTË! Dhunohet rojet e Kishës së Laçit, u përplasën me shitësit ambulantë

Kallzimet për 14 Majin, Flamur Noka thirret në SPAK

Rama falenderon dibranët me dajre

Rritja e pagave, Rama: Miratohet këtë të enjte. Në rrogën e Majit, merrni dhe shtesën e Prillit