LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Shkoi në Kongres me fjalim prej të droguari"/ Berisha: Nga SKAPI tek vjedhjet, Rama mëkatari numër një

• Sali Berisha Kryetari i Partisë Demokratike ka dalë pasditen e sotme në një konferencë për mediat, pak minuta pasi mbaroi fjalën Kryeministri Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste. • Berisha u ndal duke komentuar fjalën e Ramës, ku sipas tij fjalimi ishte sikur ta kishte shkruar një i droguar. • Kryedemokrati tha se Rama e mblodhi Ditën e Rinisë Kongresin, por sipas tij nuk tha asnjë fjalë për rininë. • Ai tha se Rama u përpoq të fshinte refuzimin e anëtarësimit duke thënë se e ka fajin Greqia, ndërkohë arsyeja e vërtetë sipas Berishës, është qeveria e korruptuar. • Në fjalën e tij kryedemokrati komentoi fjalën e Ramës mbi drejtësinë, e cila sipas tij nënkuptonte se "SKAPI" është i tij. • Berisha ironizoi deklaratat e Ramës se Shqipëria është në majën e historisë, duke thënë se në 10 vite nga Shqipëria janë larguar pothuajse gjysma e popullësisë. • Për Berishën Kongresi ishte një tablo mashtrimi, ku Rama është mëktari më i madh sipas tij.

5 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

"Shqipëria në majën e historisë"/ Berisha për fjalimin e Ramës: 35 përqind e popullatës në 10 vite qeverisje nga Rama iku nga vendi

"Shkoi në Kongres me fjalim prej të droguari"/ Berisha: Nga
Sali Berisha

TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike ka bërë komente në lidhje me fjalën e Kryeminstrit Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste. Ai tha se lavdërimi që Rama i jep punës së tij është një mashtrim. Shqipëria nuk është në majën e historisë, sipas Berishës si Rama shprehet, por është një vend që në këto 10 vite vetëm janë larguar shqiptarët.

Berisha:Shqipëria tha është në majën e historisë. Duhet të jesh armik i egër i Shqipërisë të shprehesh në këtë mënyrë. Shqipëria për herë të parë në historinë e saj ka më shumë vdekje se lindje. Shqipëria për herë të parë në të gjitha kohërat ka humbur 35 përqind të popullatës së saj në 10 vite të qeverisjes së Edi Ramës.
Shqipëria pas shekujsh e shekujsh varfërie reale në rrethana nga më të ndryshmet, arriti në vitin 2013 të ngjitet në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta dhe të kenë rrogat më të larta në rajon. U vidhis e fundit dhe tani thotë Shqipëria në majat e historisë. Këtë mund ta thotë vetëm Pashiçi ose Çubrilloviçi. Këtë mund ta thotë vetëm ata që e duan Shqipërinë një vend që shpërbëhet, një vend që rrokulliset dhe shkretohet nga banorët e saj. Do bëhemi eksportues energjie. Nastradini kishte një dhunti, gënjeshtrat i kishte të sheqerosura me humor, kurse gënjeshtrat e tij u kushtojnë shqiptarëve shumë. 

Sot, falë një politike të ndjekur, para ardhjes së tij në pushtet, 48 përqind të nevojave të energjisë mbulohen nga sektori privat. Pra, sot Shqipëria ka prodhuar në tre vitet e fundit çdo vit 2 terravat energji më shumë nga sa prodhon. Për shqiptarët, ky është një fat. Shqiptarët duhet të kishin pasur një ulje të padiskutueshme të çmimit të energjisë. Po kush e përfitoi këtë prodhim? E përfitoi Rama dhe Belinda, të cilët bëjnë vjedhjen më të madhe me atë që për shqiptarët në energji është një mrekulli, kaskada e Drinit është një mrekulli rregullatore për sistemin energjetik. Këta ia heqin këtë veti sepse shesin energji në verë dhe mbushin xhepat duke importuar me çmime të larta. Nuk ka komb tjetër që penalizohet nga energjia siç penalizohen shqiptarët. 10 vite, janë ndërtuar gjithsej 35 megavat me prodhime diellore, në një kohë kur Shqipëria një nga vendet me më shumë ditë me diell në rajon. Nuk është ndërtuar asnjë fermë energjie prej erës, ndonëse kemi platformat më të mira të energjisë prej erës nga veriu në jug.

Pra, gjithçka është për t’u vjedhur. Shqipëria është një nga vendet më të ndëshkuara nga gjykata e arbitrazhit. Pas gjithë këtyre dënimeve që mund të arrijnë në 500 milionë euro, qëndron vetëm Edi Rama. Shteti shqiptar, thotë është modernizuar. Shteti shqiptar sot, si kurrë ndonjëherë, është plot kriminelë, trafikantë, falsifikatorë dhe hajdutë. E vërteta është edhe më keq se kaq.

Ministër rendi bëhet zyrtari më i lidhur publikisht me krimin e organizuar në Shqipëri. Taulant Balla që ka shoqëruar 54 herë Edmond Begon në ngarkesa droge jashtë shteti, duke e ndihmuar me pasaportën e tij diplomatike për të kaluar ngarkesën.
Njeriu që është akuzuar në sallën e gjyqit se ka gusht në vrasjen e avokatit Ravik Gurra, se ai mësoi se ky ishte i implikuar në vrasje nga regjistrimet. Njeriu që ka kilometra regjistrime në SPAK se është marrë me tenderat për të fituar bandat. Njeriu që banda e Bajrëve e kishte zëdhënës të vetin për ligjin e lojërave të fatit. Njeriu që Rrajat e futën në komisariat për të nxjerrë djalin e tyre kur keqtrajtoi në mënyrë shtazarake një vajze. Ky është sot ministër rendi. Flitet për modernizim, vjedhje skandaloze me rrugët. Shqipëria është vendi që ndërton rrugë me çmime 10-15 herë më të larta se vendet e tjera. Kroacia ndërtoi autostradë me 1.7 milion euro kilometri, ndërkohë Rruga e Arbrit na ka shkuar gjer tani 11 milion euro kilometri. 4 kilometër në Korçë-Kolonjë shkon në 20 milionë euro, kur maksimumi bëhej me 1 milion euro.
Këto, rroftë mashtrimi, trillimi dhe nuk ekzistojnë!

2 MUAJ ME PARE

"Familja ime tha janë Linda, Zaho dhe unë"/ Berisha: Rama hoqi thjeshtrën nga familja

"Shkoi në Kongres me fjalim prej të droguari"/ Berisha: Nga
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha pasditen e sotme gjatë një konference për mediat komentoi Kongresin e Partisë Socialiste. Berisha u ndal dhe në deklaratën e Ramës në media disa ditë më parë, ku sipas tij, Rama e hoqi thjeshtrën nga familja. Berisha tha se ai e pranoi publikisht abuzimin e familjares së tij, duke bërë atë mohim.

Berisha: Situata e grushtit të shtetit po përkeqëson me shpejtësi stabilitetin e vendit.
Nuk lejon komisione hetimore. Këtu para jush unë kam paraqitur në disa seanca gjyqësore publike, vjedhjet e tij të tmerrshme publike, kur një kryeministër firmos 4 vendime për të vjedhur tokën e gjimnazit. Kam paraqitur këtu tenderat e fituar nga thjeshtra. Cila ishte përgjigjia? E përjashtoi nga familja thjeshtrën, familja ime përbëhet nga Linda, Zaho, Gregu dhe unë. Po ta përjashtosh si të duash, po ajo është pjesë e familjes tënde njëlloj si Gregu dhe Zaho. Ka ligje shteti. Neni 24 i konfliktit të interesit, stipulon se familja e ngushtë janë bashkëshorti dhe bashkëshortja, prindërit dhe fëmijët e tyre. Nuk ka asnjë avantazh nëse është fëmijë i nënës apo i babait. Nëse bashkëjetojnë apo janë të martuar, ata janë fëmijë të familjes.

Do përgjigjet rëndë për këtë mohim, e garantoj, nuk e kalon dot kështu se para dy ditësh u tha medieve se kjo është familja ime. Imagjinoni se gjer ku arrin ky prind.
Po fakti që ne e kemi ngritur me dhjetëra herë abuzime e thjeshtrës, tani ajo del që nuk ka bërë deklarimet, prandaj thotë se nuk ka lidhje me mua. Po ky është vetëm njëri aspekt i vjedhjeve të tij familjare, të tjerat janë në proces dhe do i nxjerrim të gjitha.

Pra, ishte vërtet i jashtëzakonshëm kongresi i partisë. Ishte rikthim total i saj në partinë e krimit, nga e cila ka lindur. Ishte rikthim në të njëjtën sallë, ku ajo ndërroi emrin. Ishte totalisht rikthim në monizmin e saj absolut. Fliste përçart, Enver Hoxha fliste për lugë floriri, ky fliste për inteligjencë floriri apo argjendi, duke besuar se në këtë mënyrë mashtron shqiptarët. Duke besuar se në këtë mënyrë do thonë, rroftë kryetari im. Si i tha ai, jap jetën për ty.

Gjithë halli është këtu, por e garantoj se nuk ka njeri që jep jetën për të, por do ia mbathi nga mosbindja civile dhe e pret një fat që e meriton, ai dhe të gjithë ata që e mbështesin ata. Ata dhe të gjithë ata që si mercenarë i kthejnë politikave të tij.
Këto ishin disa vlerësime të fjalimit të tij tërkuzë. E thashë edhe njëherë, sikur fliste një njeri që ka kaluar të gjithë natën në spitalet e rehabilitimit apo të kurimit.

2 MUAJ ME PARE

"Foli si nën efektin e drogës"/ Berisha për Ramën në Kongres: Tha SKAPI është i imi

"Shkoi në Kongres me fjalim prej të droguari"/ Berisha: Nga
Sali Berisha

TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike u ndal pasditen e sotme në konferencën për shtyp te fjalimi i Kryeminstrit Edi Rama në kongres.

Ai tha se Rama mburri drejtësinë për të nënkuptuar se është e ka ne kontroll. Nga ana tjetër Berisha përsërit akuzat ndaj SPAK.

Berisha:Foli si ai që kalon natën nën efektin e kokainës në një nga spitalet e Tiranës dhe mban një fjalim për reformën në drejtësi. Por ka ky njeri sensin dhe thotë që jemi shembull... Po si mund të jesh shembull ti kur janë 120 mijë dosje, kur shqiptarët zyrtarisht kanë humbur përfundimisht të drejtën e procesit ligjor. Nuk po them se procesi ligjor kërkon kohën e caktuar që duhet të jepet. Kur për të pasur një proces ligjor në kohë, duhet të paguajnë qimet e kokës, duhet të paguajnë një ryshfet 3 deri në 5 herë më shumë se përpara. Vetëm për të afruar datën, jo për vendimin. Janë vetëm në Gjykatën e Apelit, si pasojë e veprimeve të tij, 60 mijë dosje. Nga 75 gjykatës që duhet të ketë Apeli, ka gjithsej 17 gjykatës. Dhe Europa duhet të na marrë shembull, thotë ky. Çfarë u tha në këtë fjalim për shëndetësinë? Shqipëria u rendit në 3-4 vendet me vdekshmërinë më të lartë në botë nga Kovidi, sikur nuk kanë vdekur shqiptarët. Shqipëria u shndërrua në një spital dhe këta vodhën mbi gjysmë miliard euro me tenderat për Kovidin.

Asnjë fjalë, nuk ka ndodhur kjo. Rezultatet më dramatike të arsimit, ajo që ka ndodhur me PISA-n është zhvillimi më dramatik për arsimin tonë, një degradim i tmerrshëm, një rikthim para vitit 2009, me rezultate shumë më negative se viti 2009, që është viti kur ne filluam vlerësimin në PISA. Një degradim si në asnjë vend tjetër në botë. Kjo nuk ekziston, ky përpiqet t’i mbulojë këto me inteligjencën artificiale. Sot nuk e kishte me satelitë, e kishte me inteligjencë artificiale. Ky ishte Kuvendi: Ju kam mashtruar dhe do ju mashtroj. Një përqendrim total të SKAP-it! Atëherë më thoni pse i kërkoni llogari Sali Berishës që pse flisni për SKAP-in politik? Më thoni ju mua, a kam të drejtë unë? Po ai injoroi fëmijët, injoroi nxënësit, të sëmurët, biznesin dhe u mor gjerësisht vetëm me SKAP-in në mënyrën më paradoksale. Sepse e di që mëkatari numër 1 në Shqipëri është ai vetë dhe do me çdo kusht të dominojë dhe kontrollojë këtë organ.

Unë nuk kisha dëgjuar kurrë, nuk ka sulltan, satrap, diktator tjetër që mund t’i kushtojë një institucioni të drejtësisë, se drejtësia tjetër nuk bën fare përveç SKAP-it, ky ishte fjalimi lavdi SKAP-it, që është ushtari im në betejën politike. Kurse prokuroria, gjykatat, etj, ato ishin mesjetë, ishin shekulli i kaluar. A mund të flasë njeriu në këtë mënyrë? Mund të flasë natyrisht, se ai aty e ka mizën. E di që të gjitha megaaferat e mëdha korruptive kanë një emër dhe ky emër është Edi Rama. Ai e di që po kryen një vjedhje monstruoze në Durrës me 1.4 milionë metër katrorë publike për të ndërtuar parajsën e tij Dubai me paratë e drogës dhe me Bitcoin. Si mund t’i mbash qytetarët në një ligjëratë tërkuzë kushtuar SKAP-it të partisë dhe gjykatëses që fshihet prapa krimit, Gjoka, vetëm sa nuk thoshte lavdi Gjokës. Për çfarë merite? Se fshihet prapa krimit të saj. Sepse fsheh në mënyrë kriminale faktin që ajo më 28 shkurt të vitit 1996 është shkarkuar nga detyra me firmë të Sali Berishës. E fsheh! Dhe ky thotë, lavdi Gjokës, jo Pëllumbit, po kësaj.

2 MUAJ ME PARE

Berisha: Rama ka marrë JO për integrimin nga korrupsioni, tani bën me faj Greqinë

"Shkoi në Kongres me fjalim prej të droguari"/ Berisha: Nga
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka komentuar ditën e sotme fjalimin e Kryeminstrit Edi Rama në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste. Berisha tha se Rama gënjeu për integrimin dhe u përpoq që të justifikojë refuzimin e anëtarësimit për shkak të Greqisë.

Sipas Berishës integrimi i Shqipërisë ka vetëm një arsye që nuk hapet, lidhja e qeverisë me krimin.

BerishaEkziston vetëm Greqia. Mirëpo që nuk u kthye të përdorte termat e etërve të tij monarko-fashistë, por më pas duke qenë i pasigurt se nuk është vetëm Greqia, por se standardet evropiane, demokratike i kërkojnë të gjitha vendet e lira dhe demokratike të Europës për t’u zbatuar, i kthehej pas aleatëve angloamerikanë, i kthehej boshtit evropian. Se ku e kishte mendjen te boshti, mendja e tij e sëmurë e di.

E vërteta është se proces integrimi me Edi Ramën, nuk ka. E gjithë ajo që dëgjuan shqiptarët ishte një parapërgatitje për një JO për hapjen e negociatave, pikërisht për shkak të vendosjes së një diktature të re, diktaturë të bazuar në bandën, krimin dhe drogën.

Ajo që ndodh me Belerin është dhunimi më flagrant i të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë. Dhunim për interesa mafioze, kanë folur për Olta Xhaçkën, jo mo jo, nuk është vetëm Olta Xhaçka, janë Olsi Rama, Edi Rama dhe klanet e tyre që janë vërsulur me tërbim ndaj pronave në Himarë dhe në të gjithë bregun. Ai nuk foli se kriteret demokratike janë kritere themelore në procesin e integrimit, sepse vetë Komisioni Europian, zyra direkt e përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme, denoncoi publikisht bllokimin e komisioneve hetimore parlamentare, çka do të thotë grusht shteti brenda shtetit. Marrje e pushtetit të parlamentit. Do të thotë refuzim kategorik i kontrollit mbi të për afera të tmerrshme vjedhjeje.

Me këtë fjalim ai po përgatit izolimin e plotë të Shqipërisë.Se ne qenkemi në rregull, por se Europa nuk është në rregull. Se Europës njëherë i del një problem diku, një herë një problem tjetër.

Çfarë problemi i del Europës kur ne shkelmojmë Kushtetutën tonë? Çfarë problemi i del Europës kur ky firmos 17 vendime në 24 orë për të vjedhur me djegësin e Tiranës deri në 1 miliard? Çfarë problemi ka Europa, kur ky vrapon me një gërshërë të thyer për të promovuar vjedhjen me rritjen 83 herë të çmimeve? Cili është problemi i Europës në këtë rast?

Çfarë problemi ka Europa kur rriten me 25 herë tenderimet sekrete nga zyra e tij? Kanë bërë një ligj, të vjedhin fshehtas. Si qenka problem i Greqisë ky apo problem hipotetik i Europës? Ne rrezikojmë me datën 12 dhjetor të marrim një karton të kuq. Dhe pse? Vetëm e vetëm për shkak të qëndrimeve mafioze të Edi Ramës, i cili interesat e pasurimit të tij, interesat e pasurimit të klaneve të tij, i vendos mbi interesat e të gjithë shqiptarëve.

2 MUAJ ME PARE

"I premtoi penisionistëve asistent dixhital"/ Berisha pas Kongresit të PS: Nuk është ky halli i tyre

"Shkoi në Kongres me fjalim prej të droguari"/ Berisha: Nga
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha Kryetari i Partisë Demokratike, pasditen e sotme u ndal në komente ndaj fjalimit të Kryeministrit Edi Rama. Ai tha se Rama nuk foli asnjë fjalë për qytetarët, të rinjtë, gratë dhe pensionistët.

Berisha ironizoi planin e Kryeministrit se do t'i sigurojë pensionistëve një asistent dixhital, duke thënë se kjo nuk është nevoja e tyre. 

BerishaSapo përfundoi fjalën tërkuzë, të denjë për maturën e Venezuelës, Edi Rama, i cili u foli shqiptarëve nga satelitët Albania 1, Albania 2, me zotimin solemn se do t’u vjedhim më shumë, do t’u mashtrojmë më shumë dhe do përzëmë më shumë nga ky vend. Fëmijët, të rinjtë, shqiptarët, nxënësit, rinia që priste nga ky Kuvend, nga ky Kongres i Partisë së Krimit, të dëgjonte një fjalë, konstatoi se ata nuk ekzistonin në fjalorin e liderit global të 1 prillit, që mbajti një fjalim sikur kishte kaluar tërë natën nën efektin e drogave të forta.

Sikur ishte ngjitur diku dhe nuk ekzistonin qytetarët, nuk ekzistonin të rinjtë, nuk ekzistonin bizneset, nuk ekzistonin gratë shqiptarë, nënat, motrat. Sikur problemi numër 1 i pensionistëve ishte shërbëtori i rremë dixhital që do u ofronte Edi Rama. A ka njeri me fakultete mendore normale që mund të ketë kurajo të dalë përpara qytetarëve shqiptarë me një fjalim të tillë.

sali berisha

Sondazh

Poll

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve