LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shkak i konfliktit u bë një postim në rrjetet sociale? Adoleshentët sërish me mjete prerëse në shkollë! 17-vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin në Fier

• Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Cakran në Fier nga ku mësohet se një 17-vjeçar ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin e tij nga e njëjta shkollë. • Bëhet me dije se i plagosuri u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjeksore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. • Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën. • Sipas raportimeve paraprake autori ka dëshmuar se shkak për sherrin është bërë një debat mes të rinjve për një postim në rrjetin social Snapchat mbrëmjen e djeshme dhe ata janë konfliktuar sapo kanë hyrë në oborrin e shkollës. • Sipas raportimeve paraprake autori ka dëshmuar se shkak për sherrin është bërë një debat mes të rinjve për një postim në rrjetin social Snapchat mbrëmjen e djeshme dhe ata janë konfliktuar sapo kanë hyrë në oborrin e shkollës. • Lidhur me sherrin mes dy 17-vjeçarëve në një gjimnaz të Fierit, ku njëri prej tyre mbeti i plagosur, ka reaguar edhe prokurorja e rastit, Oliana Gjergjefi. • Kjo e fundit ka deklaruar për mediat se janë marrë dëshmitë e dy mësueseve që ishin të pranishme gjatë momentit të konfliktit.• Ajo shtoi se është kryer edhe kqyrja e vendit të ngjarjes.

4 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Sherri me thika në gjimanzin në Fier/ Banorët: Nuk është hera e parë, nxënësit kanë rrahur edhe mësuesit

Shkak i konfliktit u bë një postim në rrjetet sociale?
Banori

FIERI- Disa prej banorëve në zonën e Cakranit të Fierit kanë reaguar për mediat pas sherrit të mëngjesit të sotëm në gjimnazin e zonës, ku një 17-vjeçar plagosi me thikë një bashkëmoshatar. Një banor tregoi se ngjarja është shumë shqetësuese dhe se situata është tepër e rrezikshme. Një tjetër tregoi se kjo nuk është hera e parë që në zonë ndodhin konflikte të tilla. Ai tregoi se ka pasur raste edhe më ekstreme kur grupe nxënësish kanë dhunuar mësues të shkollës.

“Kjo na shqetëson shumë. Unë dëgjova sikur kishte ardhur policia dhe kishte thirrur prindërit dhe s’ka ndodhur gjë. Kjo e vë situatën shumë në rrezik. Këtu nuk ka pasur raste të tilla më parë”, tha një banor.

“Nuk është hera e parë që ndodhin të tilla raste, por nuk janë bërë publike. Kanë rrahur edhe mësuesit, janë bërë bashkë 3 ose 4 çuna dhe kanë rrahur mësuesin. Unë e kam shtëpinë këtu afër shkollës dhe informohen për ato që ndodhin”, tha një banor tjetër.

1 MUAJ ME PARE

Plagosja me thikë në shkollën në Fier/ Prokurorja: Dy mësuese të pranishme gjatë konfliktit

Shkak i konfliktit u bë një postim në rrjetet sociale?
Oliana Gjergjefi

FIERI- Lidhur me sherrin mes dy 17-vjeçarëve në një gjimnaz të Fierit, ku njëri prej tyre mbeti i plagosur, ka reaguar edhe prokurorja e rastit, Oliana Gjergjefi. Kjo e fundit ka deklaruar për mediat se janë marrë dëshmitë e dy mësueseve që ishin të pranishme gjatë momentit të konfliktit. Ajo shtoi se është kryer edhe kqyrja e vendit të ngjarjes.

“Kam pyetur dëshmitarët okularë, dy mësuese të cilat kanë qenë të pranishme gjatë konfliktit. Ngjarja është e rëndë dhe garantojmë një hetim të plotë e të gjithanshëm,” tha prokurorja.

1 MUAJ ME PARE

Sherri në Fier/ Shkak i konfliktit u bë një postim në Snapchat, 17-vjeçari shkoi në shkollë me thikë

Shkak i konfliktit u bë një postim në rrjetet sociale?
Foto ilustruese

FIERI- Një ngjarje e rëndë në Fier, ku dy adoleshentë janë përfshirë në një sherr. Nga kjo ngjarje mësohet se njëri prej tyre ka përfunduar në spital pasi është goditur me thikë, ndërsa tjetri është arrestuar.

Sipas raportimeve paraprake autori ka dëshmuar se shkak për sherrin është bërë një debat mes të rinjve për një postim në rrjetin social Snapchat mbrëmjen e djeshme dhe ata janë konfliktuar sapo kanë hyrë në oborrin e shkollës.

1 MUAJ ME PARE

Adoleshentët sërish me mjete prerëse në shkollë! Sherr mes nxënësve, 17-vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin në Fier

Shkak i konfliktit u bë një postim në rrjetet sociale?
Foto ilustruese

FIER- Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Cakran në Fier nga ku mësohet se një 17-vjeçar ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin e tij nga e njëjta shkollë. Bëhet me dije se i plagosuri u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjeksore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën.

Njoftimi:

Rreth orës 08:30, në fshatin Cakran, Fier, në ambjentet e shkollës së mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle).

Shtetasi Y. Xh., u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat për veprime të mëtejshme shtetasin B. D, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

 

Ngjarja e rëndë në Fier vjen pas tragjedisë së disa javëve më parë të ndodhur në Tiranë ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani. Ai u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare 'Fan Noli'.

Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës.

Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçe i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë.

Rasti i sotëm në Fier nuk është i vetmi që vjen pas humbje së Martinit. Ditët e fundit janë raportuar sherre mes të rinjsh në shkolla dhe pranë tyre, qoftë edhe duke poseduar mjete prese në disa zona të vendit si në Tiranë e Peshkopi.

sherri ne gjimnazin ne cakran

Sondazh

Poll

Rishfaqet Gledis Nano në Policinë e Shtetit pas shkarkimit

Rishfaqet Gledis Nano në Policinë e Shtetit pas shkarkimit

Berisha sfidon Ramën: Hajde të dalim në shesh të burrave dhe t’i themi njëri-tjetrit gjërat!

Berisha: Ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar!

34 vjetori i themelimit të PD/ Berisha nga Lezha: Donin të na linin si Kuba në brigjet e Adriatikut

"Çfarë nuk kanë fantazuar për shtëpinë time", Rama: Paraja nuk ka qenë tundim për mua!

Dosja Xibraka/ Rama paralajmëron masa ligjore: Do padis Gazment Bardhin për kallëzim të rremë

"Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove", Rama: Nuk kam kryer kurrë një krim!

"Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore", Rama: S'kisha si të mos akuzohesha për këtë

Dosja Xibraka/ Rama pas vendimit: Drejtësia foli me prova! Do dënoj Bardhin për kallëzim të rremë

"Fidel, të lus të ruash faturat se kështu si ka ardhur koha",Veliaj ankohet për SPAK në sy të Ramës

Me dhuratë me vete/ Sali Berisha në burgun e Fierit, viziton ish-deputetin demokrat Ervin Salianji

Lëvizja e makinave me grafik, Balluku: Athina e aplikon prej 35 vitesh, ka reduktuar lëvizjen me 50%

Fashë oraresh për automjetet e tonazhit të rëndë/ Balluku: Ka qenë në fuqi

Ulja e çmimit të energjisë/ Balluku: Vjen për shkak të performancës së sektorit energjetik

Ulet çmimi i energjisë elektrike/ Balluku: Ky është një vendim i cili hap një epokë të re

Ulja e çmimit të energjisë/ Rama: Rritje e ekonomisë, së shpejti do shkojmë në Abu Dabi

Rama: Shqipëria e para në rajon për energjinë diellore

Ulet çmimi i energjisë elektrike/ Rama: Arritje gjatë këtyre 35 viteve, e mirëmenduar dhe konsultuar

Berisha: Kemi një atmosferë jashtëzakonisht optimiste nga shqiptarët jashtë vendit

"Pandeli Majko është kriminel i madh elektoral"/ Berisha: U përgjua me vendim gjykate

Berisha: Ky është programi i emergjencës i PD, vendosje minimumi jetik, rritje pensionesh

Berisha: Rama e pranoi se ka përdorur SkyEcc, por tha të tjerë e kanë përdorur më shumë

Berisha: Shteti do marrë përsipër pagesën për fëmijën e tretë nga lindja deri 23-vjeç

Berisha: Karta e konsumatorit do rimbursojë TVSH-në e ushqimeve dhe produkteve bazë

Berisha premton: Do përgjysmojnë taksat për naftën!

Berisha: Çmimet stratosferike të naftës vijnë edhe për shkak të kontrabandës qeveritare

"Për 1 litër naftë paguajnë 1.1 euro taksa!" Berisha: Shqiptarëve po u bëhet plaçkitja më e madhe

"Tre prokurorë të SPAK në dosjen Toyota Yaris"/ Berisha: Taulant Balla garantoi arrestimin

"Kjo masë sigurie do të më shtojë votat!" Berisha: E kam fituar 100 përqind kauzën time

Berisha nxjerr përgjimet: Taulant Balla bëri arrestime me listë

Berisha: Gjeta aty Veliajn, po rrihej me kolegët sepse ju thërrisni Ajolën!

Berisha pas daljes nga SPAK: Kreu i Prokurorisë së Posaçme fle mbi dosje krimi

Berisha del nga SPAK: Iu kërkua gjykatësit kukull që të më rikthejnë në "arrest shtëpie"

Berisha mbërrin në SPAK, Kreu i PD-së hipën në makinë dhe përshëndet me dy gishta protestuesit

Gazetari i publikoi foton me Çapjan, Rama për bisedat e Sky ECC: Ka të tjerë "ku e ku" me atë person

"Po linçohet një udhëheqës i PS",Rama për hetimin e Veliajt: Nuk mund të marr qëndrime për një çorbë

Kush e ka hartuar listën e kandidatëve të deputetëve të PS në Durrës? Rama anashkalon përgjigjet

Gjykatat sekuestruan bazën detare të Limionit, Rama kapet mat duke komentuar vendimet e drejtësisë

"Ata merren me seksin e ëngjëjve" Rama për partitë e Opozitës: Lufta për vendin e dytë duket e fortë

Rama: Asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëj komente për Veliajn

Hetimi i SPAK për Veliajn/ Rama: Po i cënohet jeta familjare nga gjyqi publik

"Drejtësia jo në duart e pushtetit politik”, Rama: Reformën e propozuam që kur ishim në opozitë

Rama: Këtë vit ka pasur dy “spektakle”, rasti në Pogradec dhe ai i 14-vjeçarit

Untitled 15

"Beteja për qeverinë teknike vazhdon," Berisha: Mosbindja civile nuk ndalet deri ditën e zgjedhjeve!

Berisha: Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO

Rama: Po punojmë për të arritur marrëveshje binjakëzimi me spitalin SHIBA të Izraelit

Berisha: Unë jam këtu për të qëndruar kundër narkodiktaturës me gjithë potencialin tim

“TikTok do mbyllet”, Rama: Do na duhen 6-8 javë

Berisha: Thirrja ime është për SHBA, të marrin çdo masë për rikthimin e Erion Veliajt në Shqipëri