LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seanca plenare/ Berisha pas 11 muajsh në Kuvend: Unë erdha, ju e dini vetë! Shalsi-opozitës: Më vjen keq që duartrokisni për rikthimin e tij

• Në seancën e sotme plenare është diskutuar nen për nen buxheti i vitit 2025. • Në seancën e sotme, pas 11 muajsh ishte i pranishëm edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. • Kryedemokrati ka prezantuar amendamentet e PD-së për projektbuxhetin, ndërsa komentoi edhe rikthimin e tij në parlament. • Berisha vuri në dukje se vendimi për largimin e tij nga parlamenti ishte një akt i paprecedentë, i motivuar nga frika e qeverisë ndaj fjalës së tij. • Ai e cilësoi këtë veprim si një grusht shteti kundër opozitës dhe akuzoi Ramën për lidhje me agjenda të huaja antidemokratike. • Lideri i opozitës u shpreh se rikthimi i tij në parlament është mesazh i qartë i fitores së opozitës. • Deputeti socialist, Eduart Shalsi u shpreh se koha e Berishës ka përfunduar dhe se ai është duke mbajtur peng popullin opozitar. • Deklaratës së tij iu përgjigj deputeti demokrat, Flamur Noka, ku duke ironizuar tha se Berisha nuk i përgjigjet sepse Shalsi është i vetmi që ka mbjellur flokët tre herë dhe nuk i kanë mbirë.• Kuvendi ka miratuar në tërësi buxhetin për vitin 2025 me 75 vota pro të mazhorancës dhe 24 kundër të opozitës. • Pas miratimit në tërësi, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka njoftuar mbylljen e kësaj seance.

11 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Lirimi i Berishës nga masa "arrest shtëpie", Hoti në Kuvend: Mazhoranca duhet t’i kërkojë ndjesë të madhe liderit të opozitë

Seanca plenare/ Berisha pas 11 muajsh në Kuvend: Unë erdha, ju e
Elda Hoti

TIRANA- Deputetja e PD-së, Elda Hoti ka mbajtur fjalën sot në foltoren e Kuvendit nga ku iu drejtua mazhorancës duke i thënë se duhet t'i kërkojë ndjesë të madhe liderit të opozitës, Sali Berishës pas lirimit nga masa e sigurisë. Hoti tha se mazhoranca duhet  t’i kërkojë falje çdo shqiptari, që, sipas saj, guxuan dhe shkelën Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për të goditur kundërshtarin politik. Ajo shtoi se masa ndaj Berishës nuk ishte vetëm një sulm ndaj një individi, por një goditje ndaj çdo qytetari që kërkon drejtësi.

Pjesë nga fjala e Hotit:

Zonja kryetare, mendoj që sot ju, si mazhorancë, duhet t’i kërkoni ndjesë të madhe liderit të opozitës, Sali Berishës. Duhet t’i kërkoni falje çdo shqiptari, që guxuat dhe shkelët Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për të goditur kundërshtarin tuaj politik. Sepse arrestimi i Sali Berishës nuk ishte vetëm një sulm ndaj një individi, por një goditje ndaj çdo qytetari që kërkon drejtësi.

Bëtë çdo tentativë që ai të mos ushtronte detyrën e tij si deputet. U munduat me çdo mjet ta asgjësoni politikisht, por harruat se ai është Sali Berisha dhe tani u rikthye për t’ju mundur të gjithëve ju bashkë. Rikthimi i Sali Berishës në Kuvend është një mesazh i fuqishëm për mbrojtjen e Kushtetutës dhe shtetit ligjor, që duhet respektuar dhe mbrojtur me çdo çmim.

Ndaj, zonja kryetare, Sali Berisha ju dha një leksion se si mbrohet Kushtetuta dhe shpresoj të mësoni nga Sali Berisha dhe të ngriheni në lartësinë e duhur, që të mos vazhdoni ta shkelni më Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë pikërisht nga ky Kuvend.

1 MUAJ ME PARE

"Lërini fjalët dhe sloganet!" Vasili prezanton 5 amendamente: Buxheti për Shëndetësinë, transfuzion për sektorin në krizë

Seanca plenare/ Berisha pas 11 muajsh në Kuvend: Unë erdha, ju e
Petrit Vasili

TIRANA- Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili prezantoi sot në Kuvend katër amendamente për shëndetësinë dhe bujqësinë. Vasili tha se njeh gjuhën e shifrave, duke shtuar se popullsia e Shqipërisë prej gati 2.4 milionë banorë është sa një rajon i Italisë. Ai foli edhe për një tjetër amendament të propozuar për barnat e rimbursueshme, një aspekt që ka shumë problematika sipas tij, sepse shumë mjekime nuk përfshihen për shkak të mungesës së parave.

“Buxheti vjetor i shëndetësisë në Emilia Romagna në Itali është 9.7 miliardë euro. Ne kemi propozuar një amendament që lidhet me sëmundjet onkologjike. 20 milionë euro në vit nuk janë asgjë, janë vetëm një transfuzion për një sektor në krizë. Shtohen gjashtë mijë pacientë të rinj me sëmundje kanceroze në vit, mesatarja është tre mijë euro për pacient vetëm nga kjo shtesë. Janë edhe mijëra të sëmurë të tjerë dhe shtesa e propozuar nga ne ka qenë më e arsyeshmja që mund të mendohet vetëm për të përballuar kurimin bazik dhe kapjen në kohë të sëmundjes

Një amendament tjetër është për bujqësinë, braktisja e fshatit, lënia e tokave djerrë dhe çmimet e pamundura me të cilët ata të konkurrojnë në treg, produktet që hidhen në kanale, kjo vjen se nuk mbështetet financiarisht. Lërini fjalët dhe sloganet, pa përmendur blegtorinë ku shifrat janë të frikshme. Rritje e mbështetjes së subvencioneve për bujqësinë, këtë kemi kërkuar ne”, tha Vasili.

1 MUAJ ME PARE

"Jep dorëheqjen!" Debate në Kuvend/ Zhupa me pankartë, Manastirliu: Ju latë në harresë mësuesit

Seanca plenare/ Berisha pas 11 muajsh në Kuvend: Unë erdha, ju e
Ogerta Manastirliu

TIRANA- Kanë vijuar debatet në Kuvend ditën e sotme edhe gjatë kohës që po diskutohej amendamenti i deputetit të PD-së Edmond Spaho për të rritur me 1% buxhetin prë arsimin. Deputetët e opozitës kërkuan dorëheqjen e ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu. Në një moment Zhupa vendosi një fletë në foltore ku shkruhej "jep dorëheqjen".

Kryetarja e Kuvendit ndërhyri për të kërkuar që të hiqet. Ndërkohë ministrja Manastirliu akuzoi PD-në se kur la pushtetin kishte lënë arsimin në shkretëtirë ndryshe nga mbështetja që kanë dhënë socialistët.

“Kishit lënë arsimit në shkretëtirë. Buxheti ishte në pikën më të zezë të tij ku nuk paguheshin pagat jo më të mendohej për rritjen e pagave. Ju latë në harresë mësuesit. 82 mld lekë parashikohet buxheti për arsimin për 2025, ¾% e GDP. Shpenzimet për arsimin zënë 10.8%. Arsimi vijon të mbetet absolut për qeverisjen e PS-së e këtë e ndjejnë dhe qytetarët shqiptarë. Me shkolla të rindërtuara, paga. Rritëm 18.8 % rritëm buxhetin e arsimit nga viti 2024", tha Manastirliu.

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Ramadan Likaj kërkon me ngulm fjalën nga foltorja, Spiropalin e kap e qeshura: Doni fjalën prej malësori

Seanca plenare/ Berisha pas 11 muajsh në Kuvend: Unë erdha, ju e
Likaj-Spiropali

TIRANË- Një stuatë komike ka ndodhur në seancën e sotme plenare në Kuvend. Teksa po diskutoheshin amendamentet e deputetit Petrit Vasili për buxhetin e vitit 2025, deputeti Ramadan Likaj ka kërkuar fjalën. 

Spiropali në këtë moment nuk e ka mbajtur dot të qeshurën, ndërkohë që i ka kërkuar Likajt që të ulët në vendin e vetë. Por kjo gjë është refuzuar nga deputeti duke kërkuar me ngulm që të flasë nga foltorja e Kuvendit. 

1 MUAJ ME PARE

Rrëzohen amendamentet e PD-së për shëndetësinë/ Koçiu: Cilësia e barnave është e certifikuar

Seanca plenare/ Berisha pas 11 muajsh në Kuvend: Unë erdha, ju e
Koçiu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu gjatë fjalës së saj në Kuvend kërkoi para votimit të buxhetit të rrëzohej amendamentet për shëndetësinë. Koçiu gjatë fjalës së saj gjithashtu i quajti të pavërteta akuzat e opozitës për mungesë të cilësisë së medikamenteve. Ajo theksoi se nuk duhet të spekulohet për cilësinë e ilaçeve.

Koçi shtoi se numri  i barnave të rimbursueshme jo vetëm që nuk është ulur, por është rritur. Ajo tha se sa i përket cilësisë së barnave ka një kontroll zinxhir që e garanton. Sipas saj cilësia e  barnave është e certifikuar, e verifikuar.

"Numri i barnave të rimbursueshme jo vetëm që nuk është ulur, por është rritur. Sa i përket cilësisë së barnave ka një kontroll zinxhir që e garanton. Faktorët që ndikojnë për të populluar listën e barnave me alternativa të reja ndikojnë një sërë faktorësh. Ka një procedurë. Në 2024, ne miratuam listën e re që u pasurua me 50 numrin e barnave të reja. Cilësia e barnave është e certifikuar, e verifikuar. Kushdo qytetar që i dëgjon i vjen turp që dëgjojnë këtë histori. Mos spekuloni me cilësinë e ilaçeve. Lista e barnave të rimbursueshme pasurohet sa herë që miratohet. Prandaj propozoj që amendamenti të rrëzohet," tha ajo.

Në amendamentin e PD kërkohej “të çelet një fond i posaçëm për blerjen e një pajisje PET Skaner dhe dy pajisje akseleratore në QSUT, Tiranë. Fondi i posaçëm parashikon të përfshijë edhe shpenzimet për mirëmbajtjen e për qellim funksionimin e pandërprerë të pajisjeve. Ky fond detajohet dhe përdoret me vendim të Këshillit te Ministrave”.

Po ashtu propozohej rritja e fondeve të ilaçeve të Spitalit Onkologjik, me jo më pak se 15 milionë euro shtesë. Në një tjetër amendament PD kërkonte rritjen me 50% të fondeve për barnat e rimbursueshme me 60 milionë euro shtesë.

 

 

 

1 MUAJ ME PARE

"Koha e Berishës ka mbaruar"/ Noka i përgjigjet Shalsit: I ke mbjellë tre herë flokët, por s'të mbijnë se e ke asfalt kokën

Seanca plenare/ Berisha pas 11 muajsh në Kuvend: Unë erdha, ju e
noka, shalsi

TIRANË- Pas kryetarit të PD-së, Sali Berishës, në foltoren e Kuvendit ka mbajtur fjalën deputeti socialist, Eduart Shalsi. Ky i fundit u shpreh se koha e Berishës ka përfunduar dhe se ai është duke mbajtur peng popullin opozitar.

"Berisha i kishte të gjitha mundësit që të tërhiqej nga jeta politike dhe ti hapte rrugën dikujt prej jush. Unë e di se ca mendon për Berishën pjesa më e madhe prej jush. Berishja është një rudiment politikë dhe ky rikthim është konfirmim i dështimit të tij politikë. E humbe shansin Sali dhe e kuptojë dhe marazin dhe pikëllimin çdo të thotë në moshën tënde që të ballafaqohesh me disa të vërteta që as i kishe menduar. Jeni të zgjuar për të kuptuar se koha e Saliut ka perënduar njëherë e mirë. Saliu la një mal me borxhe ndaj shtresave në nevojë. Më vjen keq që duartrokisni për rikthimin e tij, por lidershipi ka disa kualitete dhe një nga ato është që do kurajë dhe ato që mendon ti përputhësh me ato që bënë dhe ato që thua. Vazhdon mban peng një grup parlamentar dhe një popull opozitar, s’je më përfaqësues i tyre. Mbetesh tashmë një rudiment politikë", tha Shalsi. 

Deklaratës së tij iu përgjigj deputeti demokrat, Flamur Noka, ku duke ironizuar tha se Berisha nuk i përgjigjet sepse Shalsi është i vetmi që ka mbjellur flokët tre herë dhe nuk i kanë mbirë. Noka po ashtu prezantoi edhe një amendament për projektbuxhetin 2025.

"I kërkova doktorit të bënte replikë, nuk bëhet replikë me atë tha se është i vetmi që i ka mbjellë flokët dhe e ka asfalt kokën, prandaj nuk i mbijnë as flokët, nuk ka mend ky njeri. Asfalt kokën. Je i vetmi që tre herë i ke mbjellë flokët dhe nuk të mbijnë se e ke kokën rrafsh. Në vlerësimin tonë si PD, minimumi jetik megjithëse i përcaktuar si terminologji në legjislacionin tonë është i padefinuar. Jemi i vetmi vend që nuk e përcaktojmë minimumin jetik. Ju aq shumë i doni të varfrit, sa i shtoni ata. Minimumi jetik, normë ligjore. Vjen si aplikim në çdo vend të botës i një metodologjie. Diskriminon shtresat e varfra që ‘sulltan Surreli’ thotë se do i ketë në konsideratë. Sipas bankës botërore, kufiri minimal i varfërisë është 6.7 dollarë. Shqipëria e ka 0.6 dollarë. A e kuptoni çfarë diskriminimi i bëhet kësaj shtrese?", tha Noka. 

1 MUAJ ME PARE

"E shoh çehren që ju ka rënë"/ Berisha i drejtohet maxhorancës: Unë erdha, ju e dini vetë

Seanca plenare/ Berisha pas 11 muajsh në Kuvend: Unë erdha, ju e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është rikthyer në Kuvendin e Shqipërisë pas një viti mungesë. Gjatë fjalës së tij, Berisha vuri në dukje se vendimi për largimin e tij nga parlamenti ishte një akt i paprecedentë, i motivuar nga frika e qeverisë ndaj fjalës së tij.

Ai e cilësoi këtë veprim si një grusht shteti kundër opozitës dhe akuzoi Ramën për lidhje me agjenda të huaja antidemokratike. Berisha u shpreh se rikthimi i tij në parlament është mesazh i qartë i fitores së opozitës.

"Po mbaheni me shpirt ndër dhëmbë. Unë erdha, ju e dini vetë... E shoh çehren që u ka rënë, por ia bëtë vetes dhe ju qofshi. Të nderuar deputetë, të dashur qytetarë. 11 muaj më parë, me datën 21 dhjetor të vuitit të kaluar, Edi Rama mendoi se realizoi ëndrrën e tij që të mos shihte më në këtë sallë Sali berishën, ëndrrën e tij atërore të një Shqipërie pa opozitë. Në një vendim që zgjati gjithsej 8 minuta, me pasion dhe histeri të madhe, gjysma prej jush atë ditë tentuan të varrosin demokracinë, pluralizmin në Shqipëri. Votuat duke më mohuar të drejtën e fjalës, sepse fjala ime tmerronte narkodiktatorin dhe shumë prej jush.

Votuat duke mbushur parlamentin me mbi 50 gardistë. Votuat pa më dhënë fjalën, me mendimin se kjo do ishte dita e fundit e Sali Berishës në parlamentin e Shqipërisë. Rikujtuat në këtë mënyrë se ishte dhjetor. Në dhjetor të vitit 1946, Enver Hoxha vendosi të eliminojë opozitën e Shqipërisë. Edi Rama, për të nderuar kujtimin e tij, zgjodhi pikërisht dhjetorin për të larguar Sali Berishën nga parlamenti, për të arrestuar Sali Berishën pa asnjë provë, pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, pa asnjë dosje. Mirëpo i bëtë llogaritë të gabuara sepse nuk ishte viti 1946. Është e vërtetë se ju për fatkeqësinë e kombit amerikan, kishit mbështetjen e atyre që ishin larguar nga parimet e mëdha të lirisë të atij kombit dhe ndiqnin axhendën e Xhorxh Sorosit, kësaj monstre të njerëzimit, këtij armiku të egër të kombit amerikan, pastaj edhe miqve të tyre kudo.

Pra, ju me 21 dhjetor votuat për të kompletuar grushtin e shtetit ndaj opozitës shqiptare. Mirëpo, sot ja ku jam. Unë vij këtu me mesazhin e fitores. Vij këtu fitimtar, vij këtu për të udhëhequr opozitën drejt fitores. Edi Rama nxin aty si Edi Metamorfoza, nxin si banor i bodrumeve më të zeza të mafies shqiptare. Nxin si hajduti më i madh në historinë e kombit shqiptar. Nxin si armiku më i egër i qenies shqiptare në kohëra. Nxin sepse në 12 vite u angazhua me të gjitha mjetet për të dhunuar, për të kontrolluar vullnetin politik të shqiptarëve njëlloj si etërit e tij U angazhua me çdo mjet për të vjedhur fondet dhe pasuritë publike të shqiptarëve, për t’u bërë miliarder me pronat e shqiptarëve.

U angazhua në mënyrën më makabër kundër Kosovës, kundër interesit kombëtar të shqiptarëve në Kosovë, në zbatim të politikës së serbomadhnisë. U angazhua duke përdorur armiq persekutorët e presidentit Donald Trump, si McGonigal, kundër Sali Berishës dhe opozitës shqiptare. U angazhua duke shpenzuar miliona lobime e mashtrime në të katër anët e botës kundër një opozite, e cila ishte në kod, në Kushtetutë dhe në çdo vend të lirë, pushteti moral i vendit dhe pa të cilën demokracia nuk mund të ekzistojë," tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Berisha kërkon një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Sami Repishtit, deputetët e Kuvendit nderojnë figurën e profesorit

Seanca plenare/ Berisha pas 11 muajsh në Kuvend: Unë erdha, ju e
kuvendi

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij pas 11 muajsh në foltoren e Kuvendit ka kërkuar të mbahet një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të profesor Sami Repishti.

Berisha tha se profesori ishte ndër më të shquarit shqiptar në diasporë, ndërsa shtoi se fjala dhe penda e tij nuk reshti kurrë së mbrojturi çështjet kombëtare dhe interesit kombëtar.

"Këto ditë është ndarë nga jeta një kolos i mendimit intelektual shqiptar, një avokat i pamposhtur i çështjes kombëtare, një luftëtar i paepur kundër diktaturës komuniste, një martir i gjallë që përjetoi në vitet e para të diktaturës barbaritë dhe torturat më çnjerëzore, profesor Sami Repishti. Profesor Sami Repishti ishte ndër më të shquarit shqiptarë në diasporën dhe emigracionin tonë. Fjala dhe penda e tij nuk rreshti kurrë së mbrojturi çështjen kombëtare dhe interesin kombëtar. Ai, një antikomunist i vendosur, i dëshmoi me shkrimet e tij mbarë botës, fytyrën e vërtetë të regjimit të Hitlerit shqiptar të pasluftës, Enver Hoxhës. Por, dha një kontribut dhe fjala e tij u dëgjua në të gjitha instancat e shtetit amerikan për të drejtat e shqiptarëve të pushtuar në Kosovë. Për të gjitha këto, unë ftoj parlamentin ta nderojmë këtë burrë të shquar të kombit shqiptar me një minutë heshtje.", u shpreh Berisha.

1 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Berisha rikthehet në Kuvend, ulet krah Flamur Nokës

Seanca plenare/ Berisha pas 11 muajsh në Kuvend: Unë erdha, ju e
pamje nga kuvendi

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas 11 muajsh në arrest shtëpiak, është i pranishëm në Kuvend për seancën e plenare. 

Berisha shihet i ulur krah deputetit demokrat Flamur Noka, ndërsa nën tjetër të tij është kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. 

Ndërkohë në seancën e sotme pritet të ketë diskutimet të gjata, pasi do të miratohet nen për nen buxheti prej 8.2 miliardë dollarësh për vitin 2025. Ky buxhet është konsideruar nga opozita si buxheti i vjedhjeve.

1 MUAJ ME PARE

Pas 11 muajsh rikthehet në seancë plenare/ Kreu i PD-së para hyrjes në Kuvend: Berisha futet, Metamorfoza del

Seanca plenare/ Berisha pas 11 muajsh në Kuvend: Unë erdha, ju e
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha rikthehet ditën e sotme pas 11 muajsh në seancat plenare në parlament. Berisha, i shoqëruar nga deputeti Flamur Noka, u ndal për mediat para hyrjes në Kuvend. Shkurtimisht ai u shpreh: "Berisha futet, Metamorfoza del."

Ndërkohë në seancën e sotme pritet të ketë diskutimet të gjata, pasi do të miratohet nen për nen buxheti prej 8.2 miliardë dollarësh për vitin 2025. Ky buxhet është konsideruar nga opozita si buxheti i vjedhjeve.

1 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Sot Kuvend, Sula me pankartë në duar: Çmimet e produkteve të shportës u rritën me 79% në krahasim me 3 vite më parë

Seanca plenare/ Berisha pas 11 muajsh në Kuvend: Unë erdha, ju e
dashnor sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula para nisjes së seancës është paraqitur me një pankartë në duar. Në pankartë listohen disa produkte të shportës, ku po ashtu shkruhet se çmimet e tyre janë rritur me 79% në krahasim me 3 vite më parë. 

Ndërkohë në seancën e sotme pritet të ketë diskutimet të gjata, pasi do të miratohet nen për nen buxheti prej 8.2 miliardë dollarësh për vitin 2025. Ky buxhet është konsideruar nga opozita si buxheti i vjedhjeve.

seance plenare 2 dhjetor 2024

Sondazh

Poll

Bardhi: Kuvendi gjatë 12 viteve ka dështuar të reflektojë rekomandimet e OSBE/ODIHR

Bardhi: Kuvendi gjatë 12 viteve ka dështuar të reflektojë rekomandimet e OSBE/ODIHR

Spiropali: Vota e diasporës një nga arritjet më të shënuara të legjislaturës!

Presidenti letër në Kuvend, Bardhi: Pse nuk e sollët kësaj here apo meqë nuk kishte protestë opozita

Berisha: Kontrabanda e naftës bëhet vetëm me pjesëmarrjen e qeverisë, tani vjen vetëm me anije

Berisha: Nuk kanë motive politike! Familjarët i shohin padrejtësitë që u bëhen

Berisha: Të votojnë të gjithë emigrantët pavarësisht kur i skadon dokumenti i lëshuar në Shqipëri

Vota e diasporës/ Berisha: Çdo dokument biometrik i shteteve ku ata ndodhen, duhet të konsiderohet

Berisha:Transparenca dhe parashtrimi i programit te shqiptarët,dy shtyllat kryesore tëPDnë parlament

Berisha: Taulant Balla dhe Lulzim Basha janë një binom i pandarë si tymi dhe bloza

Berisha prezanton programin për shëndetësinë: Do ndjekim modelin gjerman dhe do dyfishojmë buxhetin

"Fitorja e Trump"/ Berisha: Do të kërkoj rishikimin për vendimin që përbën një grusht shteti

Berisha: Qeveria jonë do garantojë çdo ilaç dhe pajisje për të sëmurët neoplazikë

Berisha: Shëndetësia është rikthyer në vitin 1960

"Qeveria amerikane kërkoi të hetohet organizatori!" Berisha: Rama pengoi hetimet e 21 janarit

Vrasja e Martin Canit/ Berisha: Hetimet u fshehën! Shoku thotë me futi thikën një person tjetër...

Berisha: Zaho Koka është dosja që ka ardhur këtu për Olsi Ramën dhe klanin Rama

Zbardhi pjesë nga dosja Toyota Yaris, Berisha: Do publikoj edhe kodin e Taulant Ballës

Berisha zbardh pjesë nga dosja Toyota Yaris: Taulant Balla dhe Astrit Vladi i kishin paratë bashkë

"E majta në 76 vende u ndëshkua!" Berisha para SPAK: Koha e Soros-it mori goditje fatale

Berisha pas daljes nga SPAK:I kishin dhënë urdhër OPGJ që në procesverbal të mos shënohet vërejtje

Berisha në SPAK/ Qytetarët mblidhen në protestë para Prokurorisë së Posaçme

Primaret/ Berisha: Ka një statut dhe unë do ta zbatoj, shumë shpejt do të hapet gara

Vendimi i Kushtetueses/ Berisha: Shpikën një çështje që nuk ekziston, janë repart i PS-së

Regjistrimi i diasporës/ Berisha: PS nuk pranon dokumentet biometrike të BE-së, kjo është absurde

Berisha: Dëmshpërblim të plotë për ish-të përndjekurit brenda mandatit të parë qeverisës

Ulja e çmimit të naftës/ Berisha: Zgjidhja vjen duke prerë me gërshërë kontrabandën

Berisha: Pollet janë mashtrim i madh! PD në muajt e fundit ka rritjen më të madhe

Berisha: Turizmi i Ramës është piramidë mashtrimi!

Berisha: Bonus për dy fëmijët e parë, për të tretë shteti do të paguajë shpenzimet deri në 23-vjeç

Berisha: Do bëjmë gjithçka që pasuritë e vjedhura gjatë qeverisjes Rama, tu rikthehet shqiptarëve!

Partitë e reja/ Berisha: Problem kryesor nuk është opozita, është teza e Edi Ramës

"Do të dyfishojmë buxhetin për arsimin",Berisha:Transformimi i sistemit aktual, është objektiv i yni

Berisha: Qëndrimi ynë është asnjë kullë dhe zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe narkoeurove

Minimumi jetik 200 euro/Berisha: Disponojmë të gjitha fondet, mundësitë dhe vullnetin për ta zbatuar

Investimi në ishullin e Sazanit/ Berisha: Rama po e përdor për të blerë influenca politike

Regjistrimi i diasporës/ Berisha: Po bëjmë gjithçka që procesi të jetë transparent!

Berisha: PD ka një zotim solemn, kompensimin financiar ose fizik të çdo prone

Berisha: Për votën e diasporës kemi bërë ç’është e mundur që të jetë e sigurtë!"

Berisha: Po paraqesim një program shumë të suksesshëm, pala tjetër është në një betejë mes tyre

Rishfaqet Gledis Nano në Policinë e Shtetit pas shkarkimit

Berisha sfidon Ramën: Hajde të dalim në shesh të burrave dhe t’i themi njëri-tjetrit gjërat!

Berisha: Ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar!

34 vjetori i themelimit të PD/ Berisha nga Lezha: Donin të na linin si Kuba në brigjet e Adriatikut

"Çfarë nuk kanë fantazuar për shtëpinë time", Rama: Paraja nuk ka qenë tundim për mua!

Dosja Xibraka/ Rama paralajmëron masa ligjore: Do padis Gazment Bardhin për kallëzim të rremë

"Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove", Rama: Nuk kam kryer kurrë një krim!

"Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore", Rama: S'kisha si të mos akuzohesha për këtë

Dosja Xibraka/ Rama pas vendimit: Drejtësia foli me prova! Do dënoj Bardhin për kallëzim të rremë

"Fidel, të lus të ruash faturat se kështu si ka ardhur koha",Veliaj ankohet për SPAK në sy të Ramës

Me dhuratë me vete/ Sali Berisha në burgun e Fierit, viziton ish-deputetin demokrat Ervin Salianji