"Çmimi i naftës do ulet me 40%"/ Berisha sfidon përsëri Ramën: Hajde përballemi në debat
Berisha i drejtohet Ramës: 11 maji po vjen dhe do marrësh përgjigjen që meriton 26 Prill, 20:50 "Rama hyri...
Berisha i drejtohet Ramës: 11 maji po vjen dhe do marrësh përgjigjen që meriton 26 Prill, 20:50 "Rama hyri...
Gratë në politikë/ Ministrja kroate në takimin e PD-së: Ne jemi parti të djathta, luftojmë për familjen,...
FOTO/ Dalin pamjet nga takimi 15-minutësh mes Trump dhe Zelenskyt në Bazilikën e Shën Pjetrit 26 Prill, 12:21 ...
Lamtumira e fundit për Papa Françeskun! Ati i Shenjtë përcillet sot për në banesën e fundit, mbi 200,000 nj...
• Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu u paraqit para gjykatës penale për tu njohur zyrtarisht me akuzat dhe vendimin pas arrestimit të tij si pjesë e një hetimi në vazhdim për veprat e dyshuara për korrupsion dhe terrorizëm. •Në përfundim të deklaratave të palës mbrojtësae gjykata la në burg kryebahskiakun e Stambollit, edhe pse ky i fundit mohoi të kishte lidhje me akuzat. •Imamoglu i ka cilësuar akuzat si të orientuara politikisht, ndërsa është shprehur se po i bëjnë një punë të pistë që t'i nënshtrohet policisë. •Gjithashtu edhe CHP, partia kryesore opozitare e drejtuar nga Imamoglu, denoncoi duke thënë se ishte ngritur një grusht shteti politik pas arrestimit të tij. • Ndërkohë avokatët e Imamoglu, janë shprehur në media se do të apelojnë kundër vendimit të gjykatës. •Vendimi për të dërguar në burg Imamoglu, i cili konsiderohet kundërshtari më i fortë i Presidentit Recep Tayyip Erdogan mori kritika të shumta edhe nga liderët evropianë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht. •Lidhur me arrestimin dhe dënimin me burg të Imamoglu janë zhvilluar edhe protesta masive në Turqi, të cilat kundërshtojnë vendimin dhe akuzojnë se kjo ishte një goditje politike nga Erdogan.
11 artikuj për këtë temë.
TURQI- Ministria e Brendshme turke njoftoi sot, të dielën se kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu është shkarkuar nga detyra pas arrestimit të tij zyrtar nga një gjykatë me akuza për korrupsion.
Këshilli i qytetit të Stambollit, në të cilin partia më e madhe opozitare, Partia Popullore Republikane (CHP), ka shumicën, pritet të zgjedhë një person për të vepruar si kryetar bashkie në ditët në vijim, pas shkarkimit të Imamoglu. Dy kryebashkiakë të tjerë në rajon janë hequr gjithashtu, tha ministria.
TURQI- Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu u bëri thirrje sot turqve të marrin pjesë masivisht në demonstratat në të gjithë vendin kundër paraburgimit të tij në pritje të gjykimit për akuzat për korrupsion. Në një postim në platformën X, Imamoglu deklaroi se procesi ligjor në lidhje me paraburgimin e tij ishte një ekzekutim i plotë jashtëgjyqësor që përbënte tradhti ndaj Turqisë.
Sevgili vatandaşlarım,
— Ekrem İmamoğlu (@ekrem_imamoglu) March 23, 2025
Türkiye bugün büyük bir ihanete uyandı.
Yürütülen yargı süreci bir adli işlem değildir. Tam bir yargısız infazdır.
Milletimizi sorumluluk duygusu içinde hak mücadelesine davet ediyorum. Bu hak mücadelesi milletimizin ve evlatlarımızın geleceği…
TURQI - Kryetari i Bashkisë së Stambollit dhe kundërshtari i presidentit Rexhep Tayip Erdogan, Ekrem Imamoglu, është lënë në paraburgim me dyshimin për korrupsion.
Sipas njoftimeve të agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu, bazuar në kërkesën e prokurorisë së Stambollit, gjykata vendosi që 53-vjeçari të qëndrojë në paraburgim deri sa të nisë procesi gjyqësor. Përveç korrupsionit politikani i opozitës akuzohet edhe për vepra "terroriste”.
Politikani i CHP-së Imamoglu i ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur ato si "fajësime dhe shpifje të paimagjinueshme".
Marrje e gjatë në pyetje ditën e shtunë
Mëngjesin e së shtunës Ekrem Imamoglu u mor në pyetje nga policia për pesë orë nën akuzën për "mbështetje të një organizate terroriste". Akuza lidhet me lidhjet e pretenduara të politikanit të CHP-së me Partinë e ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
Gjatë marrjes në pyetje nga policia politikani i opozitës tha se "akuzat e pamoralshme dhe të pabaza" kishin për qëllim cenimin "e reputacionit" dhe "të besueshmërisë" së tij. Procesi kundër tij jo vetëm që ka dëmtuar reputacionin ndërkombëtar të Turqisë, por edhe ndjenjën e drejtësisë dhe të besimit të opinionit publik turk tek ekonomia, shtoi 53-vjeçari.
Pas marrjes në pyetje nga policia kryetari i bashkisë u dërgua të shtunën në mbrëmje në gjykatën e Stambollit për t'u marrë në pyetje nga prokurorët, tha një zëdhënës i bashkisë. Marrja në pyetje lidhej me akuzat për mbështetje të një organizate terroriste dhe për korrupsion.
Përpjekje për të eliminuar një kundërshtar politik
Kritikët e shohin arrestimin e Imamoglut si një përpjekje të qeverisë për të eliminuar njc kundërshtar politik të presidentit Erdogan dhe i konsiderojnë akuzat si të sajuara. Imamoglu planifikon të kandidojë në zgjedhjet presidenciale turke të vitit 2028. Partia e tij, Partia Socialdemokrate CHP, do ta shpallë atë si kandidat këtë të dielë.
Megjithatë Ekrem Imamoglu mund të jetë kandidat zyrtar për president vetëm nëse Komisioni Zgjedhor Turk YSK, i cili konsiderohet si pro-qeveritar, e konfirmon kandidaturën e tij. Por nëse hetimet për terrorizëm nuk janë ndërprerë deri në momentin e shqyrtimit të kandidaturës së tij nga komisioni, atehere kjo kandidaturë nuk ka gjasa të pranohet.
Përveç akuzave kandidatura e Ekrem Imamoglut rrezikohet edhe prej një veprimi tjetër: të martën atij iu revokua diploma e universitetit. Ky vendimi nuk është ende i formës së prerë. Diploma universitare është parakusht për të kandiduar për president në Turqi.
Protestat në shumë qytete turke
Protestat kundër arrestimit të Imamoglu vazhdojnë. Megjithë praninë masive të policisë, mijëra vetë dolën në rrugët e Stambollit të shtunën për të katërtën mbrëmje me radhë. Policia përdori plumba gome, granata trullosëse, apo gaz lotsjellës në përleshjet gjatë protestave, njofton agjencia e lajmeve AFP.
Protestat masive pati edhe në kryeqytetin turk, Ankara, dhe në qytetin perëndimor të Izmirit. Në Ankara policia përdori pompa uji për të zmbrapsur demonstruesit. Në Izmir, qyteti i tretë më i madh i Turqisë, policia bllokoi një marshim proteste të studentëve drejt zyrave lokale të AKP-së.
Sipas qeverisë turke gjatë protestave u arrestuan sërish qindra vetë. Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, tha se u arrestuan 323 vetë. "Asnjë përpjekje për të rrezikuar rendin publik nuk do të tolerohet”, tha ministri./DW
TURQI- Qëllimi kryesor i Rexhep Tajip Erdogan mund të jetë arritur, pasi kundërshtari i tij i vetëm politik që mund ta kërcënojë atë, Ekrem Imamoglu, është në burg në pritje të gjykimit të tij për korrupsion, por asgjë nuk është vendosur ende. Jo vetëm sepse kryebashkiaku i Stambollit do të përdorë çdo mjet të mundshëm për të rrëzuar vendimin e gjykatës, por kryesisht sepse mbetet për t'u parë nëse rreziku i presidentit turk do të rezultojë mbrapsht.
Pavarësisht ndalimeve nga autoritetet, mijëra turq kanë dalë në rrugë çdo ditë që nga e mërkura kur autoritetet arrestuan Imamoglun, duke protestuar për persekutimin ndaj tij. Vendimi i gjykatës për të ndaluar Imamoglun deri në gjyqin e tij është e sigurt se do të shkaktojë një shpërthim të ri protestash.
Shtrirja e pjesëmarrjes dhe kohëzgjatja e saj do të tregojnë nëse vendimi i presidentit turk për të shkuar pas Kryetarit të Bashkisë së Stambollit para daljes së tij si kandidat i Partisë Popullore Republikane (CHP) ia vlente apo do të çonte në një përmbysje të papritur sociale që ai nuk e kishte llogaritur.
Vlen të theksohet se në kuadër të përpjekjeve për të parandaluar incidente të mundshme, guvernatori i Stambollit zgjati ndalimin e tubimeve deri të mërkurën në mbrëmje dhe njoftoi kufizime për hyrjen në qytet për personat që konsiderohen të mundshëm të marrin pjesë në tubime, pa specifikuar megjithatë saktësisht se si do të zbatohen masat.
Që nga e mërkura, vala e protestave të shkaktuara nga arrestimi i Imamoglu është përhapur në të gjithë Turqinë. Demonstratat u zhvilluan në të paktën 55 nga 81 provincat e Turqisë, ose mbi një të tretën e vendit. Protestat çuan në qindra arrestime në të paktën nëntë qytete, sipas autoriteteve.
Pse nuk u akuzua për terrorizëm?
Vendimi i gjykatës për të ndjekur penalisht vetëm për korrupsion mund të fshehë edhe një qëllim tjetër. Askush nuk mund të përjashtojë në të ardhmen që akuzat për terrorizëm që tani janë hedhur poshtë do të zbardhen në të ardhmen nëse gjykohet se i shërbejnë dobisë së momentit.
Një gjë është e sigurt që asnjëra palë nuk do të heqë dorë nga beteja. Avokatët e kryebashkiakut të Stambollit tashmë po përgatisin një apel.
TURQI - Një gjykatë zyrtarisht e ka arrestuar kryetarin e Stambollit dhe rivalin kyç të presidentit Recep Tayyip Erdogan më 23 mars dhe e ka urdhëruar atë të dërgohet në burg deri në përfundimin e gjykimit lidhur me akuzat për korrupsion.
Kryetari i Stambollit, Ekrem Imamoglu, ishte ndaluar pas një bastisjeje në shtëpinë e tij më herët gjatë javës, duke nxitur valën më të madhe të protestave në Turqi për më shumë se një dekadë. Arrestimi i tij po ashtu ka thelluar shqetësimet lidhur me demokracinë dhe sundimin e ligjit në Turqi.
Burgosja e tij gjerësisht shihet si lëvizje politike për të larguar një kundërshtar kyç nga gara e ardhshme presidenciale, që aktualisht është caktuar që të mbahet më 2028.
Zyrtarët qeveritarë kanë mohuar akuzat se veprimet ligjore ndaj figurave opozitare janë të motivuara politikisht dhe kanë insistuar se gjykatat e Turqisë veprojnë në mënyrë të pavarur.
Arrestimi zyrtar vjen pasi partia e tij opozitare, Partia Popullore Republikane (CHP), nisi të mbajë zgjedhjet e brendshme për të zgjedhur kandidatin për president, me qëllim që të mbështesë Imamoglun për këtë post, pavarësisht arrestimit të tij.
Kjo parti ka vendosur në mbarë vendin kuti simbolike të votimit – duke i quajtur “kuti të solidaritetit” – dhe duke lejuar qytetarët, që nuk janë anëtarë të partisë, që të shprehin mbështetjen e tyre për kryetarin e Stambollit.
Arrestimi i kryetarit shënon një përshkallëzim të shtypjes së Qeverisë ndaj figurave opozitare dhe zërave kritikë.
Para arrestimit të tij, Imamoglu veçse përballej me disa raste penale që mund të rezultonin me dënim me burgim dhe me një ndalesë politike. Ai ishte në proces të apelimit të një dënimi të shqiptuar më 2022 për fyerjen e anëtarëve të Këshillit Suprem Zgjedhor të Turqisë.
Më herët gjatë javës, një universitet anuloi diplomën e tij, duke thënë se kishte pasur parregullsi gjatë transferimit të Imamoglut nga një universitet privat në Qipro rreth 30 vjet më parë. Ky vendim në mënyrë efektive ia ndalon atij që të garojë për president, pasi ky post kërkon që kandidatët të kenë diploma universitare. Imamoglu është zotuar se do ta sfidojë vendimin.
Imamoglu ishte zgjedhur kryetar i qytetit më të madh në Turqi në mars të vitit 2019, duke i dhënë një goditje të rëndë Erdoganit dhe partisë së tij e cila kishte udhëhequr me Stambollin për një çerek shekulli. Partia e Erdoganit kishte tentuar që të anulonte rezultatin e zgjedhjeve lokale, duke pretenduar se kishte pasur parregullsi.
Pas kësaj, zgjedhjet u përsëritën dhe Imamoglu fitoi sërish./REL
TURQI- Haris Doukas edhe njëherë me deklaratën e tij dhe me një postim në rrjetet sociale i ka dërguar një mesazh mbështetje kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu. Kryebashkiaku i Athinës shprehet se ai dhe homologët e tjerë europianë kanë nënshkruar një deklaratë përkatëse, por edhe se ai vetë i ka dërguar një letër Partisë së Socialistëve Europianë, në mënyrë që të ketë një rezolutë mbështetjeje.
“Ekrem, nuk je vetëm”, tha ai fillimisht.
Doukas më pas thekson: Ne e kemi për detyrë të mos heshtim. Në letrën time drejtuar Byrosë së Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) të Komitetit Evropian të Rajoneve, kërkoj që të lëshohet një rezolutë përkatëse e mbështetjes nga Plenari i Komitetit Evropian të Rajoneve. Gjithashtu, së bashku me kryetaren e Parisit, Anne Hidalgo dhe 12 kryetarë të tjerë, ne nënshkruam një deklaratë ku u bënim thirrje autoriteteve turke:
-Lirimi i menjëhershëm i kryetarit të bashkisë së Stambollit dhe i të zgjedhurve të tjerë të opozitës që janë arrestuar për arsye politike.
-Ndaloni të gjitha ndjekjet ligjore, si dhe presionet politike dhe sulmet ndaj pushtetit vendor.
-Respektoni liritë demokratike dhe të drejtat e njeriut në Turqi.
Si edhe Athina mbështet nisma të ngjashme të rrjeteve B40 dhe Eurocities. Kryebashkiakët në të gjithë Evropën po bashkojnë forcat.
TURQI- Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu, u la sot në paraburgim për korrupsion me një vendim nga gjykata. Avokatët e Imamoglu, një ndër të cilët është njëkohësisht edhe kundërshtar kryesor i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, janë shprehur në media se do të apelojnë kundër vendimit të gjykatës.
"Dhe sigurisht që ne do të apelojmë urdhrin e burgut," tha një avokat i kryebashkiakut.
Imamoglu u la në paraburgim për rastin e korrupsionit. Në lidhje me akuzën e veçantë për terrorizëm, gjykata nuk vendosi për paraburgimin e tij, por e vendosi Imamoglun nën masa kufizuese, siç raportohet nga mediat vendase, që ka të ngjarë të thotë se ai nuk do të zëvendësohet nga një zyrtar i emëruar nga qeveria.
Pak kohë më vonë, partia kryesore opozitare në Turqi do të apelojë vendimin e marrë sot nga një gjykatë për të vendosur në paraburgim kryebashkiakun e Stambollit përpara një gjyqi për akuzat e korrupsionit, siç deklaroi kreu i partisë, duke shtuar se rasti është një komplot dhe është i motivuar politikisht.
Duke folur me gazetarët në gjykatën e Stambollit, kreu i Partisë Popullore Republikane (CHP) Ozgur Ozel tha gjithashtu se këshilli i qytetit të Stambollit tani do të zgjedhë një person që do të shërbejë si kryebashkiak në detyrë ndërsa pret një vendim për Imamoglu.
TURQI- Ekrem Imamoglu po shkon drejt burgut pas vendimit të gjykatës të dielën, ndërsa partia e tij deklaron se lufta vazhdon. Sipas Sabah, kryebashkiaku i Stambollit u arrestua si pjesë e një hetimi për korrupsion. Mbetet ende në pritje për t'u sqaruar nëse ai do të ndiqet penalisht edhe për akuzat e terrorizmit.
Siç vë në dukje Sabah, fakti që Imamoglu nuk u arrestua me akuza për terrorizëm do të thotë se një zëvendësues nuk do të emërohet në Bashkinë Metropolitane të Stambollit. Imamoglu është kundërshtari kryesor i presidentit Recep Tayyip Erdogan. Prokurorët turq kishin treguar qëllimet e tyre në orët e para të së dielës kur i kërkuan një gjykate turke të urdhëronte paraburgimin e tij, ndërsa mijëra turq vazhdojnë të protestojnë kundër paraburgimit të tij.
Në përpjekje për të parandaluar incidentet e mundshme, guvernatori i Stambollit zgjati ndalimin e tubimeve deri të mërkurën në mbrëmje dhe njoftoi kufizime për hyrjen në qytet për njerëzit që konsiderohen të mundshëm të marrin pjesë në tubime, pa specifikuar megjithatë saktësisht se si do të zbatohen masat.
Që nga e mërkura, vala e protestave të shkaktuara nga arrestimi i Imamoglu është përhapur në të gjithë Turqinë. Demonstratat u zhvilluan në të paktën 55 nga 81 provincat e Turqisë, ose më shumë se një e treta e vendit, sipas një raporti të AFP-së dje. Protestat çuan në qindra arrestime në të paktën nëntë qytete, sipas autoriteteve.
Reagimi i parë nga partia e Imamoglut
I menjëhershëm ka qenë reagimi i partisë së Imamoglut. Në një postim shumë të shkurtër, Partia Popullore Republikane thotë: Asnjë dekurajim! Vazhdoni të luftoni!
"Na vjen turp për drejtësinë," tha kryebashkiaku i Ankarasë Mansur Yavas.
Nënkryetari i Partisë Popullore Republikane, Burhanettin Bulut, në një postim në X, deklaroi: Kryetari i Unionit të Komunave të Turqisë dhe kryetari i Bashkisë Metropolitane të Stambollit, Ekrem Imamoglu dhe kolegët e tij u arrestuan ilegalisht në një rast imagjinar, një komplot gjyqësor i politizuar. Ata që ngritën sot këtë komplot politik me ambiciet e tyre politike dhe nënshkruan këtë vendim të turpshëm, nesër do të mbajnë përgjegjësi përpara një gjyqësori të pavarur dhe do të kujtohen me turp në historinë e demokracisë sonë. Ky vendim, që uzurpon vullnetin e popullit, përbën një goditje për demokracinë, është i pavlefshëm në ndërgjegjen e popullit. Përpjekjet tuaja të kota nuk do të sjellin rezultate. Do të humbisni!
Türkiye Belediyeler Birliği Başkanı ve İstanbul Büyükşehir Belediye Başkanımız Ekrem İmamoğlu ile çalışma arkadaşları, kurgulanmış bir davayla, siyasalaştırılmış yargı kumpasıyla, hukuksuzca tutuklanmıştır. Siyasi ihtiraslarıyla bugün bu siyasi kumpası kuranlar bu utanç verici… pic.twitter.com/rNLDm4Pson
— Burhanettin Bulut (@eczburhan) March 23, 2025
Fraksioni i Imamoglu e përshkroi arrestimin të mërkurën në mëngjes dhe aktakuzën ndaj Imamoglu si grusht shteti.
Votimi në CHP vazhdon si zakonisht
Ndërkohë, anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Popullore Republikane të opozitës turke po mbërrijnë në qendrat e votimit në një proces zgjedhor paraprak për të vërtetuar kandidaturën e kryebashkiakut të arrestuar të Stambollit Ekrem Imamoglu në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, siç ishte planifikuar.
CHP u bëri thirrje qytetarëve që nuk janë anëtarë partie që të votojnë për të forcuar rezistencën pas arrestimit të Imamoglu, i cili akuzohet, ndër të tjera, për korrupsion dhe mbështetje të një organizate terroriste. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vend janë planifikuar për në vitin 2028.
TURQI- Ekrem Imamoglu, një kundërshtar kryesor i presidentit Rexhep Tajip Erdogan, u mbajt në paraburgim pas një kërkese nga prokuroria drejtuar gjyqësorit turk. Imamoglu u la në paraburgim për rastin e korrupsionit. Në lidhje me akuzën e veçantë për terrorizëm, gjykata nuk vendosi për paraburgimin e tij, por e vendosi Imamoglun nën masa kufizuese, që ka të ngjarë të thotë se ai nuk do të zëvendësohet nga një zyrtar i emëruar nga qeveria.
Deri në mbajtjen e gjyqit të tij, kryebashkiaku i Stambollit do të qëndrojë në burg. Imamoglu, i cili pritej të kandidonte si kandidat në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Turqi, mohon akuzat dhe i përshkruan ato si të pamendueshme, inekzistente, imorale dhe shpifëse. CHP, partia kryesore opozitare së cilës i përket Imamoglu, denoncoi një grusht shteti politik pas arrestimit të tij.
Pas paraburgimit, ai shkroi në Twitter: “Frika nuk ka dobi! Kështu do të mposhteni! Kështu do të mposhteni. Ju do të mposhteni nga drejtësia jonë, guximi ynë, modestia jonë, fytyra jonë e qeshur! Kombi im i dashur. Asnjëherë mos u trishto, mos u zhgënje kurrë, mos e humb kurrë shpresën. Do ta çrrënjosim dorë për dore këtë goditje, këtë njollë të zezë mbi demokracinë tonë. Është afër dita kur njerëzit që menaxhojnë këtë proces do të mbajnë përgjegjësi para Krijuesit Fuqiplotë, si në këtë botë ashtu edhe në ahiret. U bëj thirrje 86 milionë qytetarëve të mi të dalin në kutitë e votimit dhe të shpallin luftën e tyre për demokraci dhe drejtësi në mbarë botën. Unë qëndroj në këmbë, nuk do të përkulem kurrë. Gjithçka do të jetë e mrekullueshme”.
Son Dakika... Karar açıklandı: Ekrem İmamoğlu tutuklandı! pic.twitter.com/dXMLa6Hn7D
— Cumhuriyet (@cumhuriyetgzt) March 23, 2025
TURQI- Ekrem İmamoğlu kishte përmendur në mënyrë profetike përndjekjen dhe paraburgimin e tij në një fjalim në Trabzon më 15 mars. Ai tha se donin ta nxirrnin nga loja duke bërë gjithçka që të munden duke akuzuar se po i bëjnë një punë të pistë që t'i nënshtrohet policisë.
“Do ta akuzojnë Ekrem Imamoglun...”, ka thënë ndër të tjera ai.
“Do të më nxjerrin nga loja. Ata do të bëjnë gjithçka që munden. Ata po bëjnë një punë të pistë, gjoja do të më bëjnë të nënshtrohem në duart e policisë. Në fakt, ata duan ta bëjnë këtë para 23 marsit nëse është e mundur. Problemi i tyre është karrigia”, shtoi İmamoğlu.
TURQI - Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem İmamoğlu u paraqit para gjykatës penale për tu njohur zyrtarisht me akuzat dhe vendimin pas arrestimit të tij si pjesë e një hetimi në vazhdim për veprat e dyshuara për korrupsion dhe terrorizëm.
Mediat turke shkruajnë se gjykata urdhëroi mbajtjen në paraburgimin të Imamoglu, i njohur edhe si rivali i Erdogan. Ky vendim pritet të shkaktojë protesta edhe më të mëdha se ato që janë zhvilluar në shumë qytete të mëdha të Turqisë për katër ditët e fundit.
Kryebashkiaku i Ankarasë, i cili gjithashtu i përket Partisë Popullore Republikane (CHP) si Imamoglu, e quajti vendimin një “turp” për sistemin gjyqësor të vendit.
Vendimi për të dërguar në burg Imamoglu, i cili konsiderohet kundërshtari më i fortë i Presidentit Recep Tayyip Erdogan u mor pavarësisht akuzave nga Partia Popullore Republikane (CHP) dhe liderët evropianë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.
Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem İmamoğlu u arrestua nga gjykata penale e Stambollit të dielën si pjesë e një hetimi për korrupsion në Bashkinë e Stambollit.
Në hetim, 18 persona të tjerë, përfshirë kryetarin e İBB Media Inc. Murat Ongun, u arrestuan gjithashtu, ndërsa nëntë të dyshuar u liruan.
Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit akuzoi İmamoğlu dhe disa zyrtarë komunalë për krime, duke përfshirë "formimin dhe udhëheqjen e një organizate kriminale", "ryshfet", "mashtrim ofertash" dhe "marrje të paligjshme të të dhënave personale". Për më tepër, İmamoğlu, së bashku me tre zyrtarë të tjerë të lartë, akuzohen për "ndihmë për një organizatë terroriste" në lidhje me lidhjet e dyshuara me PKK/KCK.
Prokurorët pretendojnë se İmamoğlu dhe disa zyrtarë të lartë komunalë mbajtën kontakte "të vazhdueshme dhe të gjera" me Azad Barış, që dyshohet se ishte një anëtar i lartë i degës politike të PKK/KCK-së. Hetuesit kanë cituar dëshmitë e punonjësve të bashkisë, të dhënat financiare dhe raportet e inteligjencës për të mbështetur pretendimet se anëtarët e grupit terrorist kishin depërtuar në qeverinë komunale.
Aktakuza më tej pretendon se İmamoğlu luajti një rol vendimtar në emërimin e individëve në këshillin e qytetit që ishin të lidhur me këto aktivitete, duke argumentuar se kryetari i bashkisë ishte plotësisht në dijeni të përkatësive të tyre.
Hetimi i korrupsionit kundër İmamoğlu fillon në dëshmitë e dëshmitarëve në një çështje të mëparshme të hapur më 8 gusht 2024. Hetimi, i cili filloi zyrtarisht më 18 tetor 2024, ka shqyrtuar të dhënat financiare, kontrollet tatimore dhe kontratat e prokurimit, duke çuar në akuza se İmamoğlu përdori autoritetin e tij për të manipuluar fondet publike.
Sipas raportit të prokurorit, İmamoğlu dyshohet se vendosi bashkëpunëtorë të afërt nga mandati i tij i mëparshëm si kryetar bashkie i Beylikdüzü në poste të larta në departamente të ndryshme komunale. Raporti pretendon se këta individë janë përfshirë në procese mashtruese të prokurimit, manipulime të ofertave dhe skema ryshfeti.
Autoritetet gjithashtu pretendojnë se filialet e komunës, duke përfshirë Medya A.Ş. dhe Kültür A.Ş., u përdorën për të derdhur fonde të paligjshme dhe për të siguruar kontrata për individë në këmbim të ryshfetit. Prokuroria ka pohuar se İmamoğlu ka përfituar personalisht nga këto aktivitete përmes partneriteteve të pazbuluara biznesi.
Rasti ka tërhequr vëmendjen e gjerë, me analistët ligjorë që paralajmërojnë për pasoja të rëndësishme politike. İmamoğlu, një figurë e shquar e opozitës dhe kandidat i mundshëm presidencial, ka mohuar të gjitha akuzat, duke e quajtur hetimin "një sulm të motivuar politikisht" që synon të minojë lidershipin e tij.
İmamoğlu dhe të pandehurit e tij, duke përfshirë Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të Stambollit, Mahir Polat, kryetarin e Bashkisë së Shişli, Resul Emrah Şahan dhe drejtorin e Institutit të Reformës, Mehmet Ali Çalişkan, janë dërguar në gjykatë për një vendim mbi ndalimin e tyre.