Protesta e thirrur nga Partia e Lirisë, forcat e policisë rrethojnë Prokurorinë e Posaçme
FOTO/ Protesta e PL para Prokurorisë së Posaçme, forcat e policisë rrethojnë SPAK 6 Dhjetor, 11:47 ...
FOTO/ Protesta e PL para Prokurorisë së Posaçme, forcat e policisë rrethojnë SPAK 6 Dhjetor, 11:47 ...
Mesazh për SPAK apo për Ramën? Veliaj nga Hamburgu poston videon e tigrit pas kontrolleve të BKH në banesën e tij ...
Pasi tërmeti me magnitudë 7 goditi brigjet e Kalifornisë, autoritetet anulojnë paralajmërimet për cunami: Nuk ka d...
Detaje nga vrasja makabër në familjen shqiptare, 39-vjeçari e goditi me çekiç bashkëshorten pasi mori nj&eum...
• Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi, prej 9 orësh pritet të dëshmojë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. • Në nisje të komisionit, kryetarja Albana Vokshi ka lexuar përgjigjen që policia i ka sjell për tre shtetasit italianë që nuk janë paraqitur për të dhënë dëshminë e tyre. • Sipas përgjigjes, të tre italianët ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë. • Në nisje të kësaj mbledhjeje, deputeti demokrat Edmond Spaho përsëriti në hetimorin e Sterilizimit edhe një herë kërkesën e opozitës për dëshminë e Edi Ramës në Komision. • Sipas Spahos, pa dëshminë e Ramës nuk duhet të mbyllet dëshmia në këtë komision. • Zv. kryetari i Komisionit hetimor të Shëndetësisë, Plarent Ndreca, tha në mbledhjen e sotme se opozita nuk është aty për të hetuar, por për axhendën e vet politike. • Ndreca tha se anëtarë opozitar aty e kanë të paragjykuar Komisionin në fjalë. • Ai shtoi se akuzat politike dhe baza partiake nuk kanë vend në parlament. Kryetarja e Komisionit të Sterilizimit dhe Check Up-it Albana Vokshi është përplasur me deputetin socialist Alban Xhelili në lidhje me fotot e mjeteve mjekësore me ndryshk, të publikuara nga Vokshi. • Xhelili në komisionin e Sterilizimit ka deklaruar se fotot nuk janë nga materniteti Koço Glozheni. • Ndërkohë që Vokshi ka sfiduar Xhelilin duke i kërkuar që të shkojnë dhe t'i verifikojnë bashkë. • Kryetarja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Albana Vokshi tha në mbledhjen e sotme se mandati i Komisionit nuk do të përfundojë pa u marrë në pyetje kryeministri Edi Rama, biznesmenja Vilma Nushi dhe biznesmenët e tjerë. • Vokshi shtoi se maxhoranca po bën shfaqje me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj pasi “po hidhet si limon i shtrydhur”, sipas saj, për të kaluar koha dhe për të mos i dhënë mundësi Komisionit të marrë dëshminë e Ramës dhe Vilma Nushit. • Deputeti i mazhorancës Petro Koçi në fjalën e tij u shpreh se kryetarja e këtij komisioni Vokshi është e gatshme të 'sakrifikohet' për kreun e partisë Sali Berishën. • Vokshi iu kthye duke thënë se socialistët e kanë frikë Berishën dhe nuk lënë rast pa e përmendur.• Ajo shtoi se sakrifikohet për të drejtat e pacientëve. • Anëtarja e mazhorancës në Komisionin hetimor të Shëndetësisë, Edona Bilali tha në mbledhjen e sotme se nuk marrin porosi nga Surreli siç akuzon opozita. • Ajo ironizoi duke thënë se socialistët nuk shkojnë si demokratët poshtë ballkonit "si Romeo-Zhulietës". • Gjithashtu ajo kërkoi që të pranohet që ish-ministri i Shënetësisë Ilir Beqaj të dëshmojë me prezantim të vizualizuar në ekran, por kjo kërkesë sërish u kundërshtua nga Kryetarja Albana Vokshi. • Afati i Komisionit përfundon nesër, ndërsa Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e opozitës për zgjatjen pa afat të hetimeve të Komisionit.
17 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ka nisur sërish mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi tha se mazhoranca kishte tentuar të fusë fshehtas në komision dëshmitarin.
Teksa po komentonte refuzimin e kërkesës për zgjatjen e afateve të komisionit, Vokshi u shpreh se komisioni nuk mund të mbyllet kur nuk ka dëshmuar ende ish-ministri, Ilir Beqaj. Sipas saj, kyç për komisionin është dëshmia e Edi Ramës, Vilma Nushit dhe të aksionarëve dhe pronarëve që marrin para nga taksat e shqiptarëve.
"Është bërë një tjetër tentativë nga ana e deputetëve të mazhroancës për të rrëmbyer këtë komision. Në mungesë të opozitës tentuan të fusnin fshehur dëshmitarin. Kjo nuk iu lejua, sepse ligji dhe rregullorja nuk e lejon. I them kolegëve të mazhorancës që të jenë të qetë.
Nuk e di si do mbyllet ky komision, kur akoma nuk ka dëshmuar Ilir Beqaj. Kemi edhe disa shtetas të tjerë, italianë dhe shqiptarë që janë kërkuar të dëshmojnë. Unë nuk kam një zgjidhje. Unë dua ti kërkoj deputetëve të mazhorancës që në përfundim të kësaj dite të diskutojmë për zgjatjen e afatit derisa të ezaurohet lista. Nëse nuk ezaurohet lista ne shkelim ligjin Kyc për komisioin është dëshmia e Edi Ramës, Vilma Nushit dhe të aksionarëve dhe pronarëve që marrin para nga taksat e shqiptarëve.", tha ajo.
TIRANË- Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e opozitës për zgjatjen e hetimeve të Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi. Sipas raportimeve, kërkesa për zgjatjen e afateve nuk u pranua nga përfaqësuesit e mazhorances në konferencën e kryetarëve.
Në kërkesen e opozites thuhet se nëse Komisioni nuk e zgjat veprimtarinë e tij, nuk ka asnjë afat kohor për të shkruar raportin i cili fillon hartimin pas pyetjes së të gjithë dëshmitarëve që në rastin më të mirë kërkon 10-14 ditë, si dhe paraqitja e raportit për miratim në Komision.
Ndërkohë prej dy ditësh pritet të japë dëshminë e tij ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Anëtarët e opozitës kanë këmbëngulur që të thirren si dëshmitarë kryeministri Edi Rama dhe Vilma Nushi.
TIRANA- Edhe oas rinisjes kanë vijuar debatet me tone të ashpra në Komisionin hetimor për Shëndetësinë. Deputetja Ilda Dhori nxori një foto të kryeministrit Edi Rama me biznesmenen Vilma Nushin, duke kërkuar që të dy të paraqiten për të dëshmuar.
Më pas debati vijoi me kryetaren Albana Vokshi dhe zv. kryetarin Plarent Ndreca për marrjen e fjalës teksa ky i fundit u ngrit nga vendi. Agravimi i toneve bëri që Vokshi të jepte 5 minuta pushim në mbledhje.
Pjesë nga debati në Komision:
Ndreca: Unë kam vetëm fjalën! Edhe fjalën ma hiqni.
Vokshi: Një foto është, shih ça ju bëri! E kupton.
Dhori: Na duhen këta ne që shqiptarët të marrin vesh! Ju keni marrë peng Shqipërinë.
Ndreca: Ju të vrisni! Ja kaq pushtet keni, ju të vrisni. Fikja mikrofonin.
Dhori: Jam duke folur.
Ndreca: Jo nuk po flet, po flisja unë.
Vokshi: Një foto e nxori jashtë kontrollit. Po të ishin shumë foto.
Ndreca: Për shkak se keni një instrument në dorë, bëni vrasje.
Vokshi: Vrasje në masë po bëni ju tek Onkologjiku. Qetësohu! Nuk e monopolizon ti. Qetësohu! E di që ke marrë mesazhe nga Edi Rama.
TIRANA- Komisioni hetimor për Shëndetësinë ka rinisur sërish pas një pushimi gati 1 orë e gjysmë pushim. Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi tha se gjatë pushimit ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj zhvilloi takime personale me deputetë të mazhorancës dhe futi në Kuvend materiale të forta. Ajo shtroi pyetjen se si mundet që garda të mos kontrollojë Beqajn, ndërsa ajo vetë dhe deputetet e opozitës i janë nënshtruar kontrolleve.
Pjesë nga fjala e Vokshit në Komision:
Gjatë kohës së pushimit unë erdha për të marrë disa gjëra në këtë sallë dhe këtu ishte bërë një sallë pritje të ish-ministrit, shtetasit Ilir Beqaj, i cili ndodhej në mënyrë të pa autorizuar në këtë sallë, avokati bënte ato me mjete..ashtu në mënyrë të pa autorizuar gjendej këtu brenda. 10 njerëz të ulur me polici, me gardën dhe jo vetëm ishin po ashtu të ulur brenda kësaj salle, stafi i sekretariatit të komisionit po këtu në këtë sallë. E kishin bërë për këdo që është ndjerë i keqardhur për prangat e Ilir Beqaj. Ju siguroj që ka pasur takime personale me të gjithë deputetët e mazhorancës dhe ka qenë i lirshëm të hyjë të dali madje përgatiti dhe ekspozita dhe foto.
Jo vetëm kaq por një ngjarje tjetër e rëndë për të cilën kam njoftuar kryetarin e kuvendit, kam njoftuar ministrin e drejtësisë, drejtorin e përgjithshëm, të gardës dhe ministrin e brendshëm sepse shtetasi Beqaj kur ka hyrë është lejuar që të fusi në ambientet e kuvendit materiale të forta të cilat ne si deputete nuk na lejohet që të fusim. Unë jam ndaluar nga garda dhe nuk jam lejuar dhe të gjitha zonjat deputete, nuk jam lejuar që të futem pa u bërë kontroll fizik pa u hapur çanta, pa u kontrolluar që të mbahen mjete të forta. Si mund të lejohet diça që nuk i lejohet deputetëve t’i lejohet dikujt tjetër që s’ka lidhje fare? Si mundet që të jetë i preferuari i gardës?
Mua nuk më lejohet të sjell parfum me vete më kontrollohet çanta, ndërsa Beqaj hyn me kutinë e zezë të metalizuar në sallë, di unë çfarë kishte brenda? Kjo është skandaloze. Ju bëj thirrje ndaluni. Ai është një shtetas i thirrur për të dëshmuar dhe duhet të respektohen procedurat që u respektuan edhe për të gjithë dëshmitarët e tjerë. Po teprohet. Kam gjetur një sallë të mbushur me Beqajn që shëtiste dhe avokatin që përdorte të gjitha mjetet që janë në dispozicion. U kthye komisioni si stallë.
TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka mbërritur më parë në ambientet e Kuvendit teksa mbetet në pritej që të thirret në sallën ku zhvillohet mbledhja e Komisionit hetimor të Shëndetësisë për të dhënë dëshminë e tij. Në momentin e mbërritjes ditën e sotme, Beqaj është parë të dalë nga automjeti, i rrethuar nga shoqëruesit, me duar të prangosura, por të mbuluara nga lart me një xhup, teksa mbante dhe një çantë.
Beqaj pritet të japë dëshminë e tij lidhur me 2 koncesionet, atë të sterilizimit dhe të check up-it. Ai është nën hetim nga SPAK për dy dosje, të sterilizimit dhe një për abuzim me fondet e SASPAK. Ditën e hënë dëshmoi për 5 orë në komision biznesmeni Ilir Rrapaj i cili mbërriti me pranga në Kuvend. Rrapaj mohoi lidhjet miqësore me ish-drejtuesit Ilir Beqaj dhe ish-zv. ministrin Klodjan Rjepaj.
TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj momentalisht po pret në korridoret e Kuvendit për të hyrë në Komisionin hetimor të Shëndetësisë për të dëshmuar. Nga pamjet e siguara duket se Beqaj ka ardhur "i mobilizuar" këtë herë me foto të printuara dhe të zmadhuara me ngjyra. Kjo lëvizje vjen pasi ditën e djeshme opozita në Komision nuk pranoi që ai të dëshmonte duke paraqitur vizualisht në ekran foto apo video.
Beqaj pritet të japë dëshminë e tij lidhur me 2 koncesionet, atë të sterilizimit dhe të check up-it. Ai është nën hetim nga SPAK për dy dosje, të sterilizimit dhe një për abuzim me fondet e SASPAK. Ditën e hënë dëshmoi për 5 orë në komision biznesmeni Ilir Rrapaj i cili mbërriti me pranga në Kuvend. Rrapaj mohoi lidhjet miqësore me ish-drejtuesit Ilir Beqaj dhe ish-zv. ministrin Klodjan Rjepaj.
Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë iu dha kompanisë 'SaniService', një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij 'Investital LLC' është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit. Biznesmeni Ilir Rrapaj ndodhet në arrest me burg prej 16 gushtit 2024, ndërsa i arrestuar është edhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj.
TIRANA- Anëtarja e mazhorancës në Komisionin hetimor të Shëndetësisë, Edona Bilali tha në mbledhjen e sotme se nuk marrin porosi nga Surreli siç akuzon opozita. Ajo ironizoi duke thënë se socialistët nuk shkojnë si demokratët poshtë ballkonit "si Romeo-Zhulietës". Gjithashtu ajo kërkoi që të pranohet që ish-ministri i Shënetësisë Ilir Beqaj të dëshmojë me prezantim të vizualizuar në ekran, por kjo kërkes sërish u kundërshtua nga Kryetarja Albana Vokshi.
Pjesë nga diskutimet në Komision:
Bilali: Kur ju përmendi Surrelin dhe porositë që marrim atje. Nuk ka shkuar njeri në Surrel për të shkuar dhe për të marrë porositë për komisionet hetimore. Dhe nuk shkojmë si Romeo poshtë ballkonit për të marrë porosi. Enough is enough. E them në përgjegjësi të plotë. Jo vetëm që nuk na është dhënë porosi nga Surreli. S’na është vënë ndonjëherë ne ndonjë letër apo dokument për të lexuar. Komentet tuaja janë fyerje.
Shpresoja ato kohëra ti kishim lënë pas dhe rinia i lexon si pjesë e historisë. Disa syresh i sjellin në Kuvend. Në vitin 2024 shpenzuam dje 8 orë për një liri themelore, baza e PD-së, Liria e fjalës. E thënë kjo pas një debati 8 orë nga të dy palët, ku edhe pasi e ngrita për deklaratën e kontekstualizuar. Tani po mbërrijmë që materiali mund të jetë i printuar vizualisht në letër në hard copy por jo në ekran.
Vokshi: Në Surrel bëji këto Edon. Ta marri Power Point në Surrel.
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Sterilizimit dhe Check Up-it, Albana Vokshi ka ndërprerë punimet për 30 minuta. Kjo ka ndodhur pasi në komision, palët po debatonin në lidhje me aferën e sterilizimit dhe për të marrë dëshminë e sipërmarrëses Vilma Nushi dhe kryeministrit Edi Rama. Në mbledhjen e sotme pritet gjithashtu që të japë dëshminë dhe ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë iu dha kompanisë 'SaniService', një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij 'Investital LLC' është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit. Biznesmeni Ilir Rrapaj ndodhet në arrest me burg prej 16 gushtit 2024, ndërsa i arrestuar është edhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj.
TIRANA- Vijon me debate që në nisje mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë teksa deputeti i mazhorancës Petro Koçi në fjalën e tij u shpreh se kryetarja e këtij komisioni Vokshi është e gatshme të 'sakrifikohet' për kreun e partisë Sali Berishën. Vokshi iu kthye duke thënë se socialistët e kanë frikë Berishën dhe nuk lënë rast pa e përmendur. Ajo shtoi se sakrifikohet për të drejtat e pacientëve.
Pjesë nga debati në Komision:
Koçi: Je gati të flijohesh edhe biologjikisht për Sali Berishën.
Vokshi: Aq shumë e kini frikë. Është denoncuesi më i madhe i korrupsionit në shëndetësi. Ju thoni mos përgojoni Vilma Nushin. Ju thoni mbroni Vilma Nushin.
Koçi: Me Berishën jam gati të matem në çdo institucion të drejtësisë dhe çdo njeri të tij.
Vokshi: Sakrifikohem për të drejtat e atyre pacientëve.
Koçi: Ik vish bluzën.
Vokshi: Për këto sakrifikohem unë dhe të tjerët që nuk janë këtu. Për të demaskuar korrupsionin që ju e mbroni. Të siguroj ty Petro nënkryetari dhe Edi Ramës, nuk do gëzojë Rama as Vilma Nushi dhe kushdo që ka futur duart në paratë e shëndetësisë nuk do gëzojë asnjë qindarkë.
TIRANA- Kryetarja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Albana Vokshi tha në mbledhjen e sotme se mandati i Komisionit nuk do të përfundojë pa u marrë në pyetje kryeministri Edi Rama, biznesmenja Vilma Nushi dhe biznesmenët e tjerë. Vokshi shtoi se maxhoranca po bën shfaqje me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj pasi “po hidhet si limon i shtrydhur”, sipas saj, për të kaluar koha dhe për të mos i dhënë mundësi Komisionit të marrë dëshminë e Ramës dhe Vilma Nushit.
“Detyra e vetme që e keni është të mbroni Ramën dhe Vilma Nushin. Keni sytë e Ramës dhe i vetmi qëllim i juaj është të mos dëshmojë Rama dhe Vilma Nushi. E keni sjellë me pranga 2 ditë Ilir Beqaj, dy ditë show që ta hidhni si limon i shtrydhur, vetëm për të kaluar koha për të mos pasur kohë dhe për të mos i dhënë mundësi komisionit që të marrë dëshminë e Ramës, Vilma Nushit dhe të tjerëve. Nuk mbyllet ky Komision pa marrë dëshminë e tyre”, tha Vokshi.
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Sterilizimit dhe Check Up-it Albana Vokshi është përplasur me deputetin socialist Alban Xhelili në lidhje me fotot e mjeteve mjekësore me ndryshk, të publikuara nga Vokshi. Xhelili në komisionin e Sterilizimit ka deklaruar se fotot nuk janë nga materniteti Koço Glozheni. Ndërkohë që Vokshi ka sfiduar Xhelilin duke i kërkuar që të shkojnë dhe t'i verifikojnë bashkë.
Pjesë nga debati:
Xhelili: Fotot e paraqitura në komision, janë foto që nuk janë pranuar nga ajo strukturë spitalore që pretendoni se i keni marrë. E kam verifikuar personalisht. O Mondi, ti nuk i lyen vetullat, mos e dëgjo këtë pjesë. As ti mos dëgjo Saimir.
Vokshi: Kshu i kanë thënë, ia paskan dërguar dje në darkë. Xhelili ju sfidoj, shkojmë bashkë e verifikojmë. Unë kur dal këtu e kam të verifikuar nga të gjitha anët, hajde shkojmë bashkë në martenitet.
Xhelili: Kryetare ju lash të flisnit, edhe dje pa folur dëshmitari e ndërprisnit, sikur e dinit çfarë do thonit, e keni të përparuar këtë pjesë…
Vokshi: Ju e kishit mendjen të mbronit Nushin dhe Ramën.
Xhelili: Ato shenjat e ndryshkut që paraqisni te fotot, janë si vetullat e lyera dhe ju thotë dikush që ‘e keni surratin me baltë’, është shenja që le leokoplasti, mos i gënjeni njerëzit. Nëse do ishin veglat me ndryshk do ishin marrë infeksione në spitale.
Vokshi: Meqë ke marrë atë mesazhin, kur nuk keni qenë ju ia kam paraqitur drejtorit të spitalit dhe nuk e ka mohuar. E kam nga burime të brendshme. Shkojmë e verifikojmë, jo vetëm aty. Në Vlorë përdorej autoklava e vjetër, edhe në QSUT dhe Elbasan. Ku janë koncensionet? Mbroni hajdutërinë bravo ju qoftë se mendoni se Rama do ju bëjë deputet, por kjo vjedhje ka kosto të lartë. T’ju vijë turp, pse i mbroni? Ato pajisje të ndryshkura janë akoma, edhe pasi erdhi hirushja e kohës suaj.
TIRANA- Zv. kryetari i Komisionit hetimor të Shëndetësisë, Plarent Ndreca, tha në mbledhjen e sotme se opozita nuk është aty për të hetuar, por për axhendën e vet politike. Ndreca tha se anëtarë opozitar aty e kanë të paragjykuar Komisionin në fjalë. Ai shtoi se akuzat politike dhe baza partiake nuk kanë vend në parlament.
Pjesë nga fjala e Ndecës në Komsion:
Ju e keni tërësisht të paragjykuar këtë komision. Nuk keni ardhur për të hetuar por për axhendën tuaj politike. Në këtë pikë ku nuk kemi dalë në raport, 7 në 10 fjalë thoni hajdutëri. Nëse paska konkluzion ju paskeni ardhur kot. Përderisa ka folur gjykata. Pse e ngritëm? E ngritëm për të çuar para një agjendë politike të paracaktuar. E kam thënë nga dita e parë, nuk jemi këtu për të mbrojtur askënd dhe asgjë.
Akuza politike dhe baza partiake nuk kanë vend në parlament. Kemi harxhuar ditë orë dhe minuta për të ndërtuar proces. Konkluzionet i bën gjithsecili. Tentativa juaj për të bërë me turp deputetë është intimidim. Vetëm për të mos e parë me sytë e tyre por me sytë tuaj. Këto diskurse partiake ne nuk kemi bërë asnjë diskurs partiak.
TIRANA- Ka nisur rreth orës 11:00 mbledhja e Komisionit hetimor të Shëndetësisë nën drejtimin e Kryetares Albana Vokshi. Në nisje të kësaj mbledhjeje, deputeti demokrat Edmond Spaho përsëriti në hetimorin e Sterilizimit edhe një herë kërkesën e opozitës për dëshminë e Edi Ramës në Komision. Sipas Spahos, pa dëshminë e Ramës nuk duhet të mbyllet dëshmia në këtë komision.
"Pa dëshminë e Edi Ramës nuk duhet të mbyllet dëshmia. Mazhoranca nuk ka pse të jetë kokëfortë. Nuk janë paratë e mia, por të qytetarëve. Jemi në parlament për të administruar paratë e qytetarëve. Vjedhje e turpshme dhe duhet mbajtur përgjegjësi", tha Spaho.
TIRANË- Komisioni hetimor për Sterilizimin dhe Check Up-in ka nisur ditën e sotme për të vijuar me dëshminë e ish-Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Në nisje të komisionit, kryetarja Albana Vokshi ka lexuar përgjigjen që policia i ka sjell për tre shtetasit italianë që nuk janë paraqitur për të dhënë dëshminë e tyre. Sipas përgjigjes, të tre italianët ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë.
“Policia na ka kthyer një përgjigje ku thuhet se këta persona janë jashtë territorit të Shqipërisë, por gjykoj që për sa kohë që secili prej personave Umbro Stalccini dhe Elisabetta Anzanello, përveçse janë përfitues të kompanisë koncesionare kanë kompani të tjera të bazuara në legjislacionit shqiptar dhe përderisa janë përfitues të drejtpërdrejtë janë të detyruar të paraqiten në komision. Nëse vijojnë të refuzojnë, opozita ka mendimin dhe propozimin që të dërgojmë një shkesë drejt autoriteteve italiane për t’i informuar dhe kërkuar ndihmën që këto shtetas të zbatojnë legjislacionin shqiptar”, tha ajo.
TIRANË- Ish-Ministri i Shëndetësisë ka mbërritur sërish ditën e sotme në kryesinë e Kuvendit për të dëshmuar në Komisonin e Sterilizimit dhe Check Up-it. Pasi seanca e djeshme dështoi, Beqja pritet që të japë dëshminë e tij në lidhje më këtë aferë ditën e sotme.
Beqaj pritet të japë dëshminë e tij lidhur me 2 koncesionet, atë të sterilizimit dhe të check up-it. Ai është nën hetim nga SPAK për dy dosje, të sterilizimit dhe një për abuzim me fondet e SASPAK. Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë iu dha kompanisë 'SaniService', një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij 'Investital LLC' është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit. Biznesmeni Ilir Rrapaj ndodhet në arrest me burg prej 16 gushtit 2024, ndërsa i arrestuar është edhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj.
TIRANA- Anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor për Sterilizimin kanë paraqitur dokumentin ku kërkojnë këtë të mërkurë të dëshmojë Edi Rama në cilësinë e Kryeministrit i cili ka firmosur VKM-në për dhënien me konçension të këtyre shërbimeve duke mbështetur e promovusar publikisht këto konçensione edhe pas fillimit të çështjes penale nga organet e drejtësisë.
Në dokumentin e publikuar kërkohet thirrja si dëshmitare po këtë të mërkurë edhe e Vilma Nushit në cilësinë e pronares së dy kompanive e cila është pjesë e një prej koncesioneve objekt i veprimtarise hetimore të këtij Komisioni. Deputetët e opozitës kërkojnë paraqitjen e Nushit e cila, sipas tyre, është përfituese indirekte dhe direkte 1.5 mln eurove nga dividenti.
Refuzimi i përsëritur nga ana e anëtarëve të mazhorancës në këtë Komision, për të thirrur si dëshmitarë Ramën dhe Vilma Nushi, për anëtarët e opozitës, është tërësisht në kundërshtim me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i takon Ligjit për Komisionet Hetimore dhe ligjet në fuqi.
"Komisioni është i detyruar që të thërrasë për të dëshmuar para tij, jo vetëm Z. Edi Rama por të gjithë personat për të cilët anëtarët e opozitës, si inicues të këtij Komisioni, kanë kërkuar që të paraqiten e të dëshmojnë", thuhet në dokumentet e publikuara.
TIRANA- Ditën e sotme rreth orës 10:30 do të zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimorit të Shëndetësisë, ku pritet të dëshmojë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në fakt, ditën e djeshme, mbi 9 orë diskutime përfunduan me polemika dhe pa finalizim, ku dëshmia e Beqajt nuk u dha.
Që në nisje të mbledhjes, janë zhvilluar debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës. Shkak i debateve dhe dështimit të dëshmisë së Beqajt ishte dhe kërkesa e këtij të fundit për të bërë deklaratën e tij shoqëruar me një prezantim vizual. Opozita dhe kryetarja e komisionit, Albana Vokshi e kanë refuzuar kërkesën e tij duke deklaruar se kjo gjë nuk lejohet. Nga ana tjetër mazhoranca tha se nuk e pengon punën e komisionit nëse deklarata e ish-ministrit shoqërohet me prezantimin në Power Point.
Beqaj pritet të japë dëshminë e tij lidhur me 2 koncesionet, atë të sterilizimit dhe të check up-it. Ai është nën hetim nga SPAK për dy dosje, të sterilizimit dhe një për abuzim me fondet e SASPAK. Ditën e hënë dëshmoi për 5 orë në komision biznesmeni Ilir Rrapaj i cili mbërriti me pranga në Kuvend. Rrapaj mohoi lidhjet miqësore me ish-drejtuesit Ilir Beqaj dhe ish-zv. ministrin Klodjan Rjepaj.
Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë iu dha kompanisë 'SaniService', një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij 'Investital LLC' është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit. Biznesmeni Ilir Rrapaj ndodhet në arrest me burg prej 16 gushtit 2024, ndërsa i arrestuar është edhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj.