LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Rikthimi i presidentit Trump mbështetje për shqiptarët!" Berisha: Kam kërkuar hetim ndërkombëtar për 21 Janarin! Mbështes çdo hetim për ngjarjen

•Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka përshëndetur ditën e sotme inaugurimin e Presidentit të SHBA, Donald Trump. •Berisha ka deklaruar se sipas tij rikthimi i Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, është një mbështetje e çmuar për shqiptarët. •Sipas Berishës kthimi i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë shënon fundin e përdorimit të parave të taksapaguesve amerikanë dhe fuqisë së tyre kundër opozitave konservatore në botë. •Berisha u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me protestën e 21 janarit të vitit 2011, ku në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë, mbetën të vrarë katër qytetarë civilë. •Lidhur me ngjarjen Berisha, i cili asokohe ka qenë kryeministër, u shpreh se që natën e protestës, ka kërkuar hetim ndërkombëtar. • Sipas Berishës ngjarja po përdoret për qëllime politike dhe për të fshehur organizatorët e saj, që sipas tij, sollën njerëz në protestën më të dhunshme që ka patur politika në këto 32 vite. •I pyetur nëse do të paraqitej në SPAK në merrte një fletëthirrje për tu pyetur në lidhje me 21 janarin, Berisha u shpreh se mbështet çdo lloj hetimi të kësaj ngjarje.

3 artikuj për këtë temë.

2 JAVE ME PARE

"A do paraqiteshit në SPAK nëse merrni fletëthirrje për 21 Janarin"? Berisha: Mbështes çdo lloj hetimi të kësaj ngjarje

"Rikthimi i presidentit Trump mbështetje për
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD, Sali Berisha gjatë një deklarate për mediat të dhënë mesditën e sotme u pyet edhe për ngjarjen e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 protestues. I pyetur nëse do të paraqitej në SPAK në merrte një fletëthirrje për tu pyetur në lidhje me 21 janarin, Berisha u shpreh se mbështet çdo lloj hetimi të kësaj ngjarje.

Pyetje: Sot shënon data 21 janar, dhe 14 vite më parë ju shikuat nga dritarja e kryeministrisë të vriten 4 protestues. Sot pas 14 vitesh, për ju personalisht a ka një moment pendese, apo reflektimi dhe nëse do të ktheheshit pas në kohë, a do të vepronit ndryshe. Hetimet e SPAK për këtë çështje kanë hyrë në faza intensive, në rast se merrni një fletë thirrje nga SPAK, a do të paraqiteshit dhe pyeteshit për 21 janarin.

Berisha: Jam shprehur, shprehem dhe do të shprehem, mbështes çdo lloj hetimi të kësaj ngjarje, por gjithashtu deklaroj se nuk ka asgjë tjetër, vetëm për të shpëtuar përgjegjësitë e atij që organizoi protestën më të dhunshme për qëllime të pushtetit të tij, Edi Ramës.

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestues. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm.

Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg.

2 JAVE ME PARE

21 Janari/ Berisha: Kam kërkuar hetim ndërkombëtar! Institucionet janë shprehur se ajo protestë e dhunshme kishte axhendë politike

"Rikthimi i presidentit Trump mbështetje për
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat u pyet nga gazetarët në lidhje me protestën e 21 janarit të vitit 2011, ku në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë, mbetën të vrarë katër qytetarë civilë. Lidhur me ngjarjen Berisha, i cili asokohe ka qenë kryeministër, u shpreh se që natën e protestës, ka kërkuar hetim ndërkombëtar.  Sipas Berishës ngjarja po përdoret për qëllime politike dhe për të fshehur organizatorët e saj, që sipas tij, sollën njerëz në protestën më të dhunshme që ka patur politika në këto 32 vite.

Pjesë nga fjala e Berishës

Së pari, keqardhjen time e kam shprehur për viktimat jo pas 14 viteve, siç pretendoni ju, apo ata që mendojnë si ju, por e kam shprehur fiks në ora 7 të darkës të asaj nate.
Pra me datën 21 janar të vitit 2011 dhe në mënyrë të përsëritur.
Së dyti, po atë natë dhe të nesërmen, të pasnesërmen, kam kërkuar një hetim ndërkombëtar.
Kam kërkuar jo hetim, por hetim ndërkombëtar të çështjes.
Institucionet më serioze ndërkombëtare janë shprehur se ajo protestë e dhunshme kishte axhendë politike.
Së treti, edhe njëherë ka një deklaratë të qeverisë së SHBA, në të cilën kërkohet hetimi që nga polici tek organizatori që publikisht dhe botërisht është Edi Rama.
Së katërti, ata që nuk duan të mashtrojnë veten dhe nuk duhet t’i përdorin fatkeqësitë e të tjerëve për ushqim politik, duhet ta dinë se në këto 14 vite, prokuroria ka qenë tërësisht nën kontrollin e Edi Ramës. Ishte Ina Rama prokurore, që unë e akuzova për puçiste, që refuzoi prokurorin ndërkombëtar.
Dhe pas vitit 2013, njëri pas tjetrit prokurorë nga Arta Marku, Olsi Çela etj, njeri tjetër përveç Edi Ramës nuk i ka penguar ata të hetojnë në çdo aspekt.
Por përdorimi politik i kësaj ngjarje tragjike, ku u sollën për qëllime të mirëfillta politike, për të pushtuar kryeministrinë Edi Rama, se donte sipas shumë gjasave të mbante edhe një fjalim, është totalisht dëshmi e keqpërdorimit total të kësaj ngjarje kryekëput për qëllime politike dhe për të fshehur përgjegjësinë e organizatorëve që sollën njerëz në një protestë, më të dhunshmen që ka pasur Shqipëria në 32 vite.

2 JAVE ME PARE

Rikthimi i presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë/ Berisha: Mbështetje e çmuar për shqiptarët! Udhëheqja e tij do ta bëjë botën më të sigurt

"Rikthimi i presidentit Trump mbështetje për
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur ditën e sotme inaugurimin e Presidentit të SHBA, Donald Trump. Në një deklaratë për mediat, Berisha ka deklaruar se sipas tij rikthimi i Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, është një mbështetje e çmuar për shqiptarët.

Berisha shprehet se  nën udhëheqjen e presidentit Trump, fuqia e SHBA, do të bëjë këtë vend, por edhe mbarë botën, më të lirë dhe më të sigurt. Sipas Berishës kthimi i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë shënon fundin e përdorimit të parave të taksapaguesve amerikanë dhe fuqisë së tyre kundër opozitave konservatore në botë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Rikthimi i Donald Trump si presidenti i 47 i SHBA është rikthimi me votën e lirë, më i fuqishëm, më i jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit.
Rikthimi i presidentit Donald Trump ishte një mrekulli e vërtetë për kombin e madh amerikan, por edhe për mbarë botën.
Zoti i shpëtoi jetën Donald Trump dhe kombi i tij i madh e zgjodhi president për të shptuar SHBA, lirinë, paqen dhe sigurinë në botë.
Nga sot, nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump, fuqia e pakrahasueshme e SHBA, do të bëjë këtë vend, por edhe mbarë botën, më të lirë dhe më të sigurt.
Rikthimi i presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë është shpëtimi i SHBA, dhe jo vetëm i tyre, nga vërshimi politik, kulturor, social në politikën zyrtare të administratës amerikane i ekstremit të majtë marksist-leninist, dhe përtej marksist-sorosian, që me flamurin e censurës uoke kulture, dhe sulmin ndaj familjes dhe identitetit gjinor njerëzor, përbën një rrezik madhor për qytetërimin perëndimor dhe njerëzimin në tërësi.
Nga sot, me presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, liria e fjalës dhe mendimit janë më të garantuara.
Trashëgimia dhe kultura tradicionale e kombeve, familja dhe identiteti njerëzor janë më të mbrojtura dhe më të sigurta se ndonjëherë më parë.
Kthimi i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë shënon fundin e përdorimit të parave të taksapaguesve amerikanë dhe fuqisë së tyre kundër opozitave konservatore në botë.
Shënon fundin e shndërrimit të fondacioneve të superspekulantit, kryekorrupturit dhe kryecensorit të planetit, Soros, de facto në ambasadën në hijie të SHBA, së bashku me diplomacinë zyrtare mbështetën axhendën e ekstremit të majtë, përfshi këtu shndërrimin e sistemit të drejtësisë në degë të ekzekutivit të qeverive të majta, përdorimin e tij njëlloj si në SHBA për persekutimin, arrestimin dhe burgosjen e kundërshtarëve politikë konservatorë.
Mbështetën politikën e pajtimit me krimin, drogën dhe në rastin konkret ndërtimin në Shqipëri të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.
PD u përball këto vite me përpjekjet korruptive të Edi Ramës dhe Xhorxh Soros kundër saj, me angazhimin direkt të diplomacisë së ndikuar nga Sorosi në persekutimin e udhëheqjes politike të kësaj partie, përpjekjen për shndërrimin e saj në fasadë-opozitë dhe asgjësimin e saj.
Por, me gjithë këto, PD qëndroi dhe është sot e vendosur të bashkpëunojë ngushtë me Partinë Republikane, administratën e presidentit Donald Trump për marrëdhëniet me të ngushta miqësore midis dy vendeve dhe dy kombeve tona.
PD është shumë e inkurajuar nga zotimi i presidentit Donald Trump për të shpallur grupe terroriste të karteleve të drogës. Ky zotim është një mbështetje tejet e çmuar për qytetarët shqiptarë, që përjetojnë narkodiktaturën e Edi Ramës dhe klaneve rajonale e ndërkombëtare të drogës, me të cilat ai ndan pushtetin.
Duke përfunduar, PD si një partnere dhe mike e vërtetë e Partisë Republikane dhe SHBA që nga themelimi i saj, i dërgon sot presidentit të 47 të SHBA, Donald Trump, urimet më të përzemërta për sukseset më të mëdha në udhëheqjen e vendosur e vizionare të SHBA në interesin më të mirë të vendit, udhëheqës të botës së lirë, miqve dhe aleatëve të tij në mbarë botën.

Sondazh

Poll

"Pse Dumani nuk heton Veliajn?"/ Meta: Në prag të çdo zgjedhjeje Rama premton mashtrime të reja

"Pse Dumani nuk heton Veliajn?"/ Meta: Në prag të çdo zgjedhjeje Rama premton mashtrime të reja

"U vendosa në arrest me urdhër të Ramës"/ Berisha: Krimin, prokurorinë e gjykatat i kemi kundër

Berisha bën ftesë për bashkim: Ju garantoj se PD po bën gjithçka për frontin më të gjerë opozitar

Berisha: Trump ia preu kokën gjarprit të Sorosit! Nuk fiton kush më shumë nga kjo se ne shqiptarët

Berisha: Pas 11 majit, çdo pensionist do marrë të paktën 200 euro. Rroga mesatare do jetë 1200 euro

“Pas zgjedhjeve do ta paketojmë te McGonigal!" Berisha në protestë: Ramën e ka tmerruar programi ynë

Berisha: Ahmetaj u tha shqiptarëve se kryeministri dhe qeveria funksionojnë si organizatë kriminale

"Në Gjermani mezi po presin fitoren e PD!" Berisha: Menduan se do na trembnin, por gabuan rëndë

Berisha në protestë: Ne kthyem në hi ëndrrën e Ramës dhe Soros për një Shqipëri pa opozitë

"Një vit më parë kam folur në protestë si i burgosur politik",Berisha:Në pak kohë,ne kemi bërë shumë

Flet në protestë/ Meta nga burgu: Ahmetaj tregoi aferat e Ramës, bujqësinë e ka futur në humnerë

"Dhurojnë toka të bregdet për të bërë resorte luksi"/ Duka:Kjo qeveri mbulon abuzimet me propagandë!

"Sot qeveria tallet me pensione qesharake!" Mediu në protestë: Ne nuk jemi këtu për pushtet

Garo: Jemi këtu për t’i dalë zot Shqipërisë, për të treguar se ka ardhur koha e ndryshimit të madh

Berisha lë selinë blu, i bashkohet qytetarëve në protestën para kryeministrisë

Berisha: Një dëshmi si e Ahmetajt do kishte rrëzuar çdo regjim në 3 ditë

Berisha: Të bëjmë gjithçka për regjistrimin e diasporës që të votojnë për të shkulur këtë të keqe

Berisha: Një kryeministër që pi një shishe vere 33 mijë euro duhet nxjerrë me lecka

Berisha: Rama është bir shpirtëror i Sorosit, bashkë me Lindën zbatuan doktrinën e tij çnjerëzore

Berisha: Ftoj çdo parti që ndihet opozitare të na bashkohet në këtë front kundër së keqes

Rama: Shqipëria është zgjedhur të organizojë Kongresin Botëror të Ligjit 2027

Rama batuta me bankierët: Ky është një rast i artë që të pretendoni një biletë për në parajsë

Rama: Patëm zhvillim artistik në 95-96, që prodhoi katastrofën e 1997

Rama: Paketa e Maleve do të sjellë kërkesë të rritur për agroturizmin!

Rama: Kemi vendosur një objektiv! Në Shqipërinë 2030 eksportet bujqësore të arrijnë 1 miliard euro

Rama: Është krijuar një industri këtu në këtë Somalinë tonë që sjell 4.5 mld të ardhura

Rama u përgjigjet komentuesve për çmimet e larta: Ajo që ne bëjmë është të rrisim fuqinë blerëse

Do të largohet nga pushteti? Rama: S’kam ndërmend ta lë këtë punë

Protestat kundër Veliajt/ Rama vijon ironitë me opozitën: Janë bërë si hudhër te Bashkia e Tiranës!

Rruga e Arbrit/ Rama-komentuesve: Mos më kërkoni datë, ai tunel më ka bërë supersticioz

"Për ata që thonë nuk ka bukë, shkoni pyesni!" Rama-komentuesve: Biznesi i vogël ka 0 taksë

Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Rama: Sajesë që mori rrugën nga kua, kua-të e kënetës!

Ideja për krijimin e shtetit Bektashi, Rama: Do të themelohet aty tek ai territori i vetëm që ka

"Unë e mas pulsin e shqiptarëve çdo muaj"/ Ramës nuk i del e keqja me opozitën

Zgjedhjet parlamentare/Rama thirrje Diasporës: Regjistrohuni për të votuar, procesi është i thjeshtë

"Është ëmbëlsira e të gjithëve"/ Rama thumbon Lulzim Bashën: Ku je o Lul se sa herë të kujtoj ty

"Turizmi, industri që prodhon 4.5 mld të ardhura"/ Rama flet me shifra: Shqiptarët që 'nuk kanë bukë

Samiti "Pact of free cities" në Tiranë, Rama: Kjo aleancë është e dosmosdoshme

A do tërhiqet nëse ia kërkojnë ambasadorët e SHBA?/ Berisha: Këto eksperimente janë bërë

Si mund ta mbrojë PD votën e diasporës?Berisha:Po i ndjekim të gjitha përpjekjet e tyre për të blerë

Berisha i përgjigjet Ramës: Do t’i rrisim pensionet nonstop kur të jemi në pushtet!

"Negociata me PL vazhdojnë"/ Berisha: Fitorja e PD vjen nga vota e shqiptarëve!

Berisha: I thashë Donald Lu se paratë e amerikanëve po përdoreshin kundër PD-së

Vota e diasporës/ Berisha i prerë: Nuk lejojmë asnjë ndryshim nëse nuk pranohet amendamenti ynë

Protesta e 8 shkurtit/ Berisha: Kjo do jetë protesta e fitores! Opozita nuk ndalet më

Berisha: Kanë sjellë me urgjencë ligjin për Delina Ficon tani që sekretari Rubio pezulloi fondet

Berisha: Kur të plotësohet administrata e re, do nis lobimin për heqjen e non-gratës!

"Rama do të mbyllë Tik Tok-un se nuk duron kritikat!" Berisha: Media vizive marrin lista me emra

Berisha: Falënderoj kancelarin e ardhshëm për ftesën, mbështetja e CDU është nxitje për fitoren e PD

Berisha: Me PD-në në pushtet nuk do ketë emigrantë që të përdorin territorin e Shqipërisë