LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet situata, përdoren edhe armë zjarri, dhjetra të plagosur. Vuçiç me ushtrinë shkojnë në kufi

•Përshkallzohen tensionet në veri të Kosovës. • Të shtëna me armë janë raportuar ditën e sotme gjatë protestës së serbëve në komunat në veri. •Trupat e KFOR-it janë përplasur me protestuesit serbë. • Ka dhjetra të plagosur, ushtarë të KFOR-it por edhe qytetarë serbë. • Një është qëlluar me armë zjarri dhe po lufton për jetën. • 41 Ushtarët e KFOR janë plagosur gjatë ndërhyrjes për të shpërndarë protestuesit serbë në Zveçan.• 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë. • Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka bërë me dije se ka njoftuar NATO-n për situatën, ndërsa edhe vetë do të shkojë në kufi për të kaluar natën atje me ushtrinë. • NATO dhe OSBE kanë dënuar dhunën dhe sulmet, duke kërkuar që palët të ndalen menjëherë. • Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka akuzuar Vuçiç për destabilizimin e veriut të Kosovës, ndërsa kryeministri Albin Kurti nga ana e tij, ka dënuar sulmin. • Ndërkohë pre e sulmeve kanë përfunduar dhe gazetarët që po raportojnë nga terreni. • Edhe ndërkombëtarët që qëndrojnë në Kosovë kanë reaguar. • Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier ka zhvilluar sot takime me kryetarët e komunave dhe më pas me presidenten Osmani. • Po ashtu edhe ambasadorët e QUINT-it kanë shkuar në zyrën e Kurtit. • Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon shprehu gjithashtu shqetësimin për tensionet në rritje në veri të vendit, ndërsa krtikoi qeverinë se po bën manovra të rrezikshme. • Josep Borrell ka kritikuar qeverinë e Kosovës që të mos marrë hapa të njëanshëm destabilizues.

62 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

Tensionet në Veri/ Christopher Hill kërkon që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Christopher Hill,

SERBI- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd Christopher Hill, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i kthehen tryezë së bisedimeve. Kështu, Hill kërkoi që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga veprimet të cilat çojnë në dhunë.

Në një deklaratë me shkrim për agjencinë e lajmeve serbe, Tanjug, Hill ka shtuar se për këtë duhet urgjentisht të fokusohen liderët e të dyja palëve. Siç ka treguar Hill ka pasur kontakte me presidentin serb, Aleksnadër Vuçiç, ku temë diskutimi ka qenë situata e tensionuar në Veriun e Kosovës.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

Situata në veri të Kosovës, Basha: Dënoj dhunën ndaj KFOR, Vuçiç i interesuar për destabilizim

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Lulzim Basha

TIRANË- Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për situatën në veri të Kosovës. Me anë të një postimi të bërë në rrjetet e tij sociale, deputeti i Partisë Demokratike Lulzim Basha dënon sulmin ndaj KFOR, ndërsa thotë se është e qartë që Aleksandër Vuçiç është i interesuar për destabilizim.

“Thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Dënoj me forcë dhunën e paprovokuar ndaj trupave të KFOR, Policisë së Kosovës dhe mediave. Për këdo është e qartë se kush është i interesuar për dhunë dhe destabilizim. Autoritetet e Kosovës duhet të tregojnë maturi në këtë situatë të tensionuar dhe të veprojnë në koordinim të pandarë me aleatët tanë, SHBA, BE dhe NATO. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE dhe i mbështetur nga SHBA me rezultat njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja rruga për paqe dhe stabilitet dhe për një jetë më të mirë për shqiptarët dhe serbët në Kosovë,”- shkruan Basha.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

Tensionet në veri të Kosovës, tre orë të ngujuar në një kafene, gazetarët largohen nga Zveçani me ndihmën e një serbi

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Foto ilustruese

PRISHTINË- Gazetari Xhemajl Rexha pas tensioneve në veri të Kosovës, shkruan se ishin ngujuar në një ndërtesë afër komunës së Zveçanit. Ai thotë se qëndruan për 3 orë të ngujuar dhe kanë arritur të dalin nga Zveçani me ndihmën e pronarit serb të kafenesë ku ishin mbyllur. 

“Pas 3 orësh ngujim afër ndërtesës së komunës, me gjuajtje të vazhdueshme të mjeteve të ndryshme jashtë, më në fund të gjithë gazetarët kanë arritur të largohen nga Zveçani dhe jemi të sigurt. E kjo u bë e mundur vetëm falë pronarit serb të kafenesë që u sigurua të na përcjellë të gjithëve deri te veturat tona, afër stacionit të Policisë."

Madje dhe ka ndarë foto nga momenti kur janë larguar...

POSTIMI I PLOTË:

9 MUAJ ME PARE

Kurti pas takimit me ambasadorët e QUINT-it: Protestuesit turma ekstremistësh te dirigjuar nga Beogradi

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Takimi

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se protestat në veri të vendit nuk janë paqësore, por janë turma ekstremistësh të dirigjuara nga Beogradi. Në një njoftim për shtyp pas takimit me ambasadoret e QUINT-it, zyra e shtypit të kryeministrit Kurti thekson se të gjitha aktet e dhunshme duhet të dënohen.

”Shkas dhe temë kryesore e takimit ishin zhvillimet e fundit në veri të vendit, sidomos veprimet e dhunshme dhe kriminale të protestuesve ekstremistë ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe pjesëtarëve të medieve. Edhe pse në këto grumbullime sot ka edhe protestues paqësorë, kryeministri vlerësoi se këto nuk janë protesta paqësore, por turma ekstremistësh të dirigjuara nga Beogradi zyrtar”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeminsitrit.

Më pas përmenden simbolet nacionaliste shoviniste të përdorura nga protestuesit.

”Grafitet nacionaliste shoviniste serbe dhe aso pro-kremlinit me ekstremistë të maskuar, që targetojnë, vandalizojnë dhe sulmojnë çdo gjë jo-serbe, është treguesi kryesor i motiveve prapa veprimeve të dhunshme, e të cilat duhet të dënohen ashpër nga të gjithë. Duke i informuar për gjendjen në veri dhe zhvillimet e sotme atje, kryeministri theksoi rëndësinë dhe nevojën për de-eskalimin e situatës, si dhe shprehu gatishmërinë për të punuar me shtetet e QUINT-in drejt këtij qëllimi. Ata u dakorduan që të mbajnë komunikim të dendur orëve dhe ditëve në vijim”, thuhet në njoftim.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

Përshkallëzimi i situatës në Veri, politika në Kosovë: Të kordinohemi me ndërkombëtarët, ambasadat të dënojnë veprimet e Vuçiç

9 MUAJ ME PARE

“Na ka qortuar pak” / Kryetari i Zubin Potokut tregon çfarë i tha ambasadori amerikan

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Izmir Zeqiri

PRISHTINË- Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka treguar se çfarë është folur sot në takimin me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier. Ai tregon në emisionin "Pressing" se atij i është sugjeruar që të mos shkojë në zyrë dhe që i ka qortuar për atë se çfarë ndodhi të premten.

“Ishte shqetësimi i ambasadorit amerikan dhe drejtorit të zyrës së BE këtu dhe përfaqësues së PE. Ishte shqetësimi i ambasadorit në situatën e tërësishme në komunat në veri. Jo, unë sot meqenëse iu përgjigja ftesës së ambasadorit, zgjodha të takoj ambasadorin amerikan. Po na ka sugjeruar dhe paraprakisht na ka qortuar pak,”- shtoi Zeqiri.

9 MUAJ ME PARE

THIRRJA nga Ministria e Jashtme gjermane pas tensioneve në Veri: Ndaloni urgjentisht dhunën!

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Foto ilustruese

PRISHTINË- Ministria e Jashtme gjermane ka reaguar përmes një postimi në Twitter duke bërë thirrje për të ndaluar dhunën në veri të Kosovës. Në njoftimin e vendosur në faqen zyrtare të Ambasadës gjermane shkruhej se ata dënojnë sulmet e papranueshme ndaj ushtarëve të KFOR-it, ndërsa theksojnë se nevojitet urgjentisht de-përshkallëzimi i situatës.

DEKLARATA E PLOTË:

Dënojmë me shprehjet më të forta sulmet e dhunshme të papranueshme në veri të Kosovës pasditen e sotme, duke shkaktuar të lënduar dhjetëra ushtarë të KFOR/ NATO-s dhe disa civilë. Mendimet tona janë me të lënduarit, të cilëve u urojmë shërim të shpejtë. Ne bëjmë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të çdo dhune dhe të çdo veprimi që ndez tensionet. De-përshkallëzimi tani nevojitet urgjentisht. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në bisedime për këtë qëllim pa ndonjë vonesë të mëtejshme dhe të vazhdojnë të punojnë në zbatimin e Marrëveshjes për normalizim, të arritur në shkurt dhe mars, duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ne mbështesim plotësisht Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajčák në përpjekjet e tij për të ulur tensionet.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

Tensionet në Veri/ Reagon Konjufca: Thirrje ambasadave të dënojnë dhunën kriminale të mbështetur nga Vuçiç

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Glauk Konjufca

KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, lidhur me situatën në veri të Kosovës. Në postimin e tij Konjufca i i bëri thirrje organeve kompetente të drejtësisë që të nisin hetimet ndaj atyre që i bënë këto akte të dhunshme ndaj trupave të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve të terrenit.

"Dënoj ashpër dhunën e bandave të organizuara kriminale serbe ndaj trupave të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve në terren! Shpreh solidaritetin tim personal dhe institucional për 25 ushtarët e plagosur të misionit paqeruajtës dhe uroj shërim sa më të shpejtë!

Pjesëmarrja e njerëzve të maskuar në atë që u prezantua si protestë, shpërfaqja e simbole të luftërave gjenocidale serbe dhe pushtimit rus në Ukrainë, sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave, përdorimi i mjeteve dhe dhunës së rëndë ndaj trupave të ruajtjes së rendit, tregojnë atë që tashmë dihej: synimin për ta mbajtur të shkëputur pjesën veriore të vendit tonë nga çdo prekje e ligjit dhe rendit që disponon Republika e Kosovës.

Ndërkohë, shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje ambasadave të vendeve mike ta dënojnë ashpër dhunën e strukturave kriminale, të cilat haptazi janë të mbështetura nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe që synojnë destabilizimin e vendit tonë! Gjithashtu, i bëj thirrje organeve kompetente të drejtësisë që të nisin hetimet ndaj atyre që i bënë këto akte të dhunshme ndaj trupave të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve të terrenit! Është koha që dhunës t’i përgjigjemi me një zë të përbashkët. Ajo nuk mund të tolerohet!”-shkruan Glauk Konjufca.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

Përplasjet në Veri/ Plumba mbi makinat e mediave shqiptare në veri të Kosovës (FOTO)

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Pamje nga ngjarja

KOSOVË- Gjatë protestës në komunën Zveçan, kanë ndodhur disa sulme të rënda ndaj gazetarëve makinave të mediave të ndryshme shqiptare në veri të Kosovës.

Makina e Syri Vizion nga Gjakova është goditur nga një plumb. Në pamjet e siguruara shihet se makina është qëlluar në pjesën e pasme të saj, por plumbi ka depërtuar deri brenda saj.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

Përplasjet në Veri të Kosovës, Edi Rama mes reshtave: Kurti t'u bindet SHBA dhe BE

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Pamje nga Kosova

TIRANË-Kryeministri Edi Rama pas situatës në veri të Kosovës, ku ka pasur përplasje mes KFOR dhe protestuesve serbë. Përmes një postimi në Tëitter, Rama ndër reshta shkruan që homologu i tij Albin Kurti ti bindet ndërkombëtarëve që të mos futen më thellë në këtë shteg të rrezikshëm. Kjo sepse sipas Ramës në këtë situatë të krijuar është Kosova ajo që po dëmtohet ndërkombëtarisht, por po lëndohen edhe ushtarët e KFOR.

"Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtëpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova! Nga ky udhëkryq ku konflikti kthehet e rikthehet çdo vit si produkt i të shkuarës, me Serbinë që ekspozon trupat në kufirin ku fuqia e saj është e barabartë me zero dhe Kosovën që ekspozon ngurrimin e saj për të finalizuar dialogun, dilet vetëm me dialog e me aleatë të fuqishëm! Thirrja ime për t’i dëgjuar me vëmendje ata aleatë e për të mos u futur më thellë në shtegun jo vetëm të rrezikshëm, po edhe të kotë ku Kosova po lëndohet ndërkombëtarisht bashkë me ushtarët e KFOR-it që po lëndohen fizikisht, s’është thirrje ndërkombëtare po nevojë kombëtare!,"-shkruan Rama ndër të tjera. 

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

Ish-ambasadori Kirby për VOA: Antagonizmi i BE-së dhe SHBA-ve mund të ketë pasoja afatgjata për Prishtinën dhe Beogradin

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Michael Kirby

Antagonizimi politik i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian mund të ketë pasja afatgjata për Prishtinën dhe Beogradin, thotë ish-ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby. Në një intervistë për Zërin e Amerikës mbi tensionet në veri të Kosovës, Kirby tha se nuk është i befasuar nga kriza në komunat veriore të Kosovës. Ai tha se për shkak të angazhimit të tyre në konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk kanë durim institucional për t’u marrë pafundësisht me manovrat e pasinqerta të Prishtinës dhe Beogradit.

Zëri i Amerikës: Si e komentoni krizën në veri të Kosovës?

Michael Kirby: Me keqardhje them se nuk jam i befasuar nga kriza. Kur partitë serbe vendosën të bojkotonin zgjedhjet e fundit, ishte e qartë se disa njerëz do të votonin. Në të vërtetë, më pak se 4% e elektoratit votuan. Ata pak njerëz që votuan u dhanë një fitore politikanëve shqiptarë. Ky është rreziku i bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët. Partitë shqiptare morën shumicën e votave, por nuk morën as për së afërmi mbështetjen e shumicës së popullit. Kurti vendosi të sillet sikur të kishte avantazh në këtë proces.

Zëri i Amerikës: Çfarë e shihni si arsye kryesore për këtë?

Michael Kirby: Në dukje, Kurti qëndron pas nxitjes së tensioneve. Ai duket i painteresuar për të bërë ndonjë lëshim qoftë ndaj pakicës serbe brenda Kosovës, qoftë ndaj qeverisë së Vuçiç në Beograd. Linja e ashpër e Kurti është mirëpritur nga mbështetësit e tij; përballja me Beogradin nxit përkrahje në Kosovë.

Por Vuçiç nuk është i pakënaqur kur sheh veprimet e Kurti. Kundërshtimi i qeverisë në Prishtinë gjithmonë nxit përkrahjen e mbështetësve të Vuçiç brenda Serbisë. Vuçiç ka nevojë për ndihmë pikërisht tani. Pas vrasjeve masive të njëpasnjëshme në Serbi, Vuçiç është nën presion të madh të brendshëm pasi me dhjetëra mijëra serbë në mbarë vendin kanë dalë në rrugë duke kërkuar veprim kundër bandave dhe banditëve që kanë pllakosur Serbinë për vite me radhë.

Shumë prej këtyre banditëve, përveç aktivitetit të tyre kriminal, i kanë dhënë Vuçiç përkrahje për të frikësuar armiqtë. Demonstruesit kanë kërkuar gjithashtu t'i jepet fund mbulimit me lavdi të kriminelëve në televizionin privat serb, “TV Pink” dhe media të tjera të kontrolluara nga Vuçiç. Prandaj, veprimet e Kurti i kanë ofruar Vuçiç një mundësi të artë për t'i larguar njerëzit nga hallet e tij të brendshme duke u mbështetur tek serbët në Kosovë dhe shqiptarëve të pabesë në veri të Kosovës dhe në Prishtinë.

Ta dini mirë, mirëqenia e popullatës së zonave me shumicë serbe në veri të Kosovës nuk është faktor kryesor në të menduarit e as të Kurti dhe as të Vuçiç.

Zëri i Amerikës: Si e komentoni qëndrimin e qeverisë së Kosovës dhe faktin që dy kryetarë komunash nga partia e Kurtit nuk morën pjesë në takimin me ambasadorin amerikan?

Michael Kirby: Kurti është nën presion të madh për të arritur një marrëveshje me Beogradin. Unë besoj se ai dëshiron t'i tregojë Uashingtonit dhe Brukselit se gëzon mbështetje të fortë të brendshme për mosndryshimin e qëndrimeve të tij. Bojkoti i kryetarëve të komunave duhet parë në këtë këndvështrim.

Zëri i Amerikës: Si do të ndikojnë këto tensione në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë?

Michael Kirby: Kjo do të ngadalësojë dialogun. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve që po shkaktojnë tensione mes Kosovës dhe Serbisë do t'i mundësonte Serbisë të ecte përpara në qëllimin e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Serbia dhe Kosova duhet të bëjnë ndryshime të brendshme, të cilat janë të nevojshme për procesin e anëtarësimit e tyre në Bashkimit Evropian. Reformat do të krijonin kushtet për rritje ekonomike dhe begati për qytetarët e të dyja vendeve.

Themelimi i një Asociacioni të Komunave Serbe tani është çështje kyçe në procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE. Duke e zhvendosur fokusin nga asociacioni tek kryetarët e komunave, Kurti shpreson të shtyjë ditën kur ai duhet të merret me çështjen e asociacionit. Ai mund të jetë i suksesshëm në aspektin afatshkurtër. Por antagonizmi njëkohësisht i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara mund të ketë pasoja afatgjata. Kosova ka nevojë për ndihmën zhvillimore që i ofron Amerika dhe Evropa. Duke patur parasysh atë që po ndodh në Ukrainë, as Bashkimi Evropian dhe as Shtetet e Bashkuara nuk kanë durim institucional për t’u marrë pafundësisht me manovrat e pasinqerta të Prishtinës dhe Beogradit. Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të krizës amerikane të tavanit të borxhit. Mbështetja për t'i dhënë gjithnjë e më shumë para Kosovës mund të zbehet, nëse Kurti e tepron me veprimet e tij. Njerëzit e tij (populli i Kosovës) kanë nevojë për ndihmën tonë.

Zëri i Amerikës: Sipas mendimit tuaj, cila duhet të jetë zgjidhja e këtij problemi?

Michael Kirby: Si Serbia ashtu edhe Kosova duhet të ecin përpara me themelimin e asociacionit. Jam i sigurt se Bashkimi Evropian ka shembuj të mjaftueshëm të asociacioneve të një lloji të ngjashëm për pakicat brenda një shteti anëtar, që mund të përdoren për ta themeluar asociacionin e komunave me shumicë serbe. Gjithashtu duhet gjetur një mjet ligjor për të patur kryetarë komunash në komunat me shumicë serbe, të cilët gëzojnë mbështetjen e një segmenti të madh të popullatës lokale./VOA

9 MUAJ ME PARE

Deputetja britanike: Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen nga Beogradi

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Alicia Kearns

ANGLI- Alicia Kearns, kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit. Me anë të një postimi në Twitter, Kearns ka thënë Serbia i paguan grupet kriminale të serbëve në veri, si dhe i ka sugjeruar të gjithë që të lexojnë një artikull të New York Times të publikuar ditë më parë lidhur me këtë çështje.

“Inkurajoni këdo që ndjek ngjarjet në Kosovë të lexojë këtë artikull të NYT për Vuçiç, dhe lidhjet e tij me grupet e krimit të organizuar dhe përdorimin e bandave për t’i realizuar dhe siguruar interesat e tij. Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi”, ka shkruar Kearns.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

SHPJEGIMI- Çfarë po ndodh në Veri të Kosovës? PAMJET e tmerrshme të dhunës, KFOR përplasjet me serbët, Kurti 'i qetë'

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Pamje nga Kosova

TIRANË- Çfarë po ndodh në Veri të Kosovës? Dosja.al ka bërë një përmbledhje të shkurtër të situatës që po përshkallëzohet dhe ka marrë vëmendjen e ndërkombëtarëve. Madje dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, reagoi ashpër, duke i kërkuar Kosovës t'i ndalë “masat e dhunshme”. Ai tha se veprimet e tilla do të rezultojnë me pasoja në raportet mes Uashingtonit dhe Prishtinës. Por duket se fjalët e tij kanë shkuar në "vesh të shurdhët".

PËRMBLEDHJA E NGJARJEVE: 

• Tensione, plagosje dhe përplasje. • Kjo është situata në Veri të Kosovës. • Mëngjesi i 29 majit zbardhi me grupe të serbëve lokalë që dolën para ndërtesave komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit. • Arsyet: Ndalimi i kryetarëve të rinj shqiptarë të hyjnë në ndërtesat komunale dhe që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu i banuar me shumicë serbe. • Kjo ishte protesta e dytë në katër ditët e fundit që serbët kanë mbajtur, pasi më 26 maj, kryetarët e rinj hynë në ndërtesa komunale, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës. • Ushtarët e KFOR-it sot në mëngjes janë në Zubin Potok, Leposaviq, Severna Mitrovicë dhe Zveçan me pajisje për të prishur demonstratat. Forcat e forta të të ashtuquajturve të Policisë së Kosovës. • Serbët e mbledhur në Zveçan kërkuan që policia speciale të tërhiqej. • Ata bërtisnin "ikni, ikni" dhe "Këtu është Serbi". • Në përpjekje për të shpërndarë protestën u përdor gaz lotësjellës, aty situata përshkallëzoi në përplasje të dhunshme. • Presidenti serb Aleksandër Vuçiç doli në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp para se të nisej për në kufi bashkë me ushtrinë serbe. Por edhe dha një mesazh. • Vuçiç: Serbët nuk u mërzitën nga KFOR-i, por nga forcat speciale të Kurtit dhe kryetarët fals! 52 serbë dhe 41 ushtarë të KFOR-it u plagosën. I bëj thirrje serbëve që të mos hyjnë në konflikt me NATO-n, jo pse unë apo dikush tjetër kemi frikë, por sepse këtë e dëshiron më së shumti Albin Kurti. Ata nuk do të pranojnë pushtimin. I ftoj të protestojnë në mënyrë paqësore, si sot, sepse atëherë askush nuk mund t'ju mposhtë. • Por si erdhi situata deri këtu? erdhi deri këtu? • Gjithçka nisi në nëntor të vitit të kaluar, kur kryetarët e katër komunave në veri (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok) nga Lista Serbe, partia që ka mbështetjen e Beogradi zyrtar, dhanë dorëheqje, në kuadër të dorëheqjeve kolektive të serbëve nga veriu, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave në targa RKS – Republika e Kosovës. • Zgjedhjet e jashtëzakonshme fillimisht u caktuan për në dhjetor, por incidenteve të armatosura dhe vendosjes së barrikadave nga serbët lokalë në veri, ato u shtynë për 23 prill të këtij viti. • Në këto zgjedhje, Lista Serbe nuk mori pjesë, e popullsia serbe e bojkotoi procesin zgjedhor. • Ata që dolën në zgjedhje, zgjodhën katër kryetarë shqiptarë: Erden Atiç (Mitrovicë e Veriut), Izmir Zeqiri (Zubin Potok), Ilir Peci (Zveçan) dhe Lulzim Hetemi (Leposaviç). • Pse po kundërshtohen kryetarët e rinj? • Përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, dhe ata në Beograd, kanë deklaruar se nuk i njohin kryetarët e rinj, të cilët, sipas tyre, kanë fituar “2-3 për qind” të votave. • Retorika u ashpërsua më 19 maj, kur në ndërtesën komunale të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, bëri betimin dhe nisi mandatin. • Lista Serbe i dha ultimatum Qeverisë së Kosovës që deri më 1 qershor, për të ndaluar, siç tha, "represionin, shpronësimin, arrestimin, persekutimin dhe sulmet ndaj serbëve". • Por, më 25 maj, tre kryetarët e tjerë të rinj të veriut bënë betimin në ndërtesa të tjera publike, për shkaqe sigurie. • Një ditë më pas, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, ata shkuan në zyra. Ky veprim u kundërshtua nga serbët lokalë, të cilët u përleshën me Policinë. Autoritetet bënë të ditur se pesë policë u lënduan dhe u dogjën disa makina. • Që nga 26 maji, Policia e Kosovës ka ruajtur ndërtesat e Komunave. • Fundjava e 27 dhe 28 majit kaloi e qetë dhe pa incidente, ndërkaq më 29 maj, në veri, pas paralajmërimeve për protesta, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, shtoi prezencën. • Sot, protesta nisi dhe shkaktoi e pasoja. • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po kritikohet nga ndërkombëtarët, por gishti i tij për fajtorin që shkaktoi tensionet u drejtua sërish nga SERBIA.

 

9 MUAJ ME PARE

Tensionet në Veri të Kosovës/ Qetësohet situata në Zveçan

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet

KOSOVË- Pas përshkallëzimit të tensioneve në komunën Zveçan, raportohet se tashmë situata është e qetë,shkruan Kosova Online. 

Automjetet e njësive speciale të Policisë së Kosovës, të cilët më parë ishin të vendosur para komunës janë zhvendosur pas ndërtesës së komunës, ndërsa pjesëtarët e policisë së Kosovës janë ende në objekt. Pjesëtarët e KFOR-it ndodhen para komunës, në të njëjtën pozitë si sot në mëngjes.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

Tensionet në Veri, Olta Xhaçka: Të ndalen sulmet e paprovokuara

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Olta Xhaçka

TIRANË- Ministrja e Jashtme në vend Olta Xhaçka ka komentuar tensionet e përshkallëzuara në veri të Kosovës. Me anë të një postimi në Twitter, Xhaçka shkruan se sulmet e dhunshme ndaj KFOR-it dhe gazetarëve janë të papranueshme dhe se duhet çtensionim i situatës. Po ashtu Xhaçka ka shkruar se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është e nevojshme për stabilitet në rajon.  

Postimi i Plotë:

Sulmet e dhunshme të paprovokuara kundër forcave të KFOR-it dhe shtypit janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë. Shprehim mbështetjen tonë të plotë për KFOR-in dhe urojmë shërim të shpejtë për ushtarët e lënduar. Çtensionimi i situatës së krijuar është kyç në këtë moment. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohjes reciproke që do të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

Përplasja në Veri të Kosovës/ E kanë qëlluar me armë zjarri në legen, një person në gjendje të rëndë, mjeku: Po lufton me vdekjen!

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Foto ilustruese

KOSOVË- Dr.Zlatan Elek, drejtor i spitalit të Mitrovicës në Kosovës ka bërë me dije gjendjen shëndetësore të një pacienti që ka mbërritur me urgjencë dhe është futur në sallën e operimit. Në një prononcim për “Novosti”, ai bëri me dije se në spital kanë shkuar më shumë se 50 persona me lëndime të ndryshime, disa me gjendje më të mirë, por ka edhe një që lufton me jetën.

Personi që aktualisht po operohet, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, ka një plagë me armë zjarri në legen. Por gjithashtu nuk dihet as kush e ka qëlluar.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

Tensionet në Veri, Giorgia Meloni: Dënojmë sulmin ndaj KFOR, të ndalen veprimet e njëanshme nga autoritetet e Kosovës

 

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Giorgia Meloni

ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka komentuar përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës. Me anë të një postimi në Twitter, Meloni u ka shprehur ngushëllime ushtarëve italian të plagosur, ndërkohë që ka dënuar me forcë sulmet që i janë bërë KFOR-it. Po ashtu Meloni shkruan se duhet që të shmangen veprimet e mëtejshme dhe të njëanshme nga autoritetet e Kosovës.     

Postimi i Plotë:

Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë shpreh ndjenjat e mia më të sinqerta të afërsisë me ushtarët italianë të plagosur gjatë trazirave në Kosovë. Shpreh gjithashtu dënimin tim më të fortë për sulmin që u bë kundër misionit të KFOR-it, ku përfshiheshin edhe ushtarë nga kombet e tjera. Kjo që po ndodh është absolutisht e papranueshme dhe e papërgjegjshme. Ne nuk do të tolerojmë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it. Është thelbësore të shmangen veprimet e mëtejshme të njëanshme nga autoritetet kosovare dhe që të gjitha palët e përfshira të bëjnë menjëherë një hap prapa, duke kontribuar në zbutjen e tensioneve. Angazhimi i qeverisë italiane për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është maksimal dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë. Konfirmoj afërsinë time me ushtrinë italiane dhe mirënjohjen e fortë të qeverisë për profesionalizmin e jashtëzakonshëm dhe shpirtin e lavdërueshëm të shërbimit që ata tregojnë në të gjitha rrethanat.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

Policia e Kosovës: 5 të arrestuar pas përplasjeve në veri

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
veriu i Kosovës

KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se pesë protestues janë arrestuar në veri të vendit. Gjithashtu në deklaratë thuhet se persona të maskuar kanë penguar dhe rrezikuar disa gazetarë të mediave të ndryshme, duke u dëmtuar mjetet dhe duke shkruar mbishkrime nacionaliste serbe. 

Në vazhdim thuhet se si pasojë e dhunës, kanë mbetur të plagosur disa ushtarë të KFOR-it dhe dy prej protestuesëve serbë.

Deklarata e plotë e Policisë së Kosovës:

Ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, zbatimi i ligjit në mënyrë profesionale, efektive dhe efikase, si dhe ofrimi i sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim, mbetet detyrë dhe përkushtim i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës (PK). Policia e Kosovës po vazhdon angazhimet e saja në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave, të cilat po vazhdojnë pranë tri komunave në veri të vendit Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan.

Në Zveçan protestuesit kanë vazhduar të jenë jo paqësor dhe në vazhdimësi kanë provokuar situatën, kanë shfaqur dhunë, kanë gjuajtur sende të ndryshme në drejtim të zyrtarëve policorë, kanë vendosur e shkruar mbishkrime provokuese me simbole serbe e ruse në automjetet policore e të KFOR-it, si dhe kanë dëmtuar gomat dhe pjesë të tjera të automjeteve.

Nga protestues të maskuar, janë penguar dhe rrezikuar edhe gazetarë të mediave të ndryshme të cilëve iu janë dëmtuar automjetet e tyre, prej tyre një veturë e kanë djegur, e po ashtu iu janë shkruar mbishkrime nacionaliste serbe. PK-ja sipas mundësive iu ka ofruar siguri mediave/gazetarëve duke i zhvendosur në perimetër të sigurisë.
Sirenat/alarmet janë lëshuar në vazhdimësi në komunat veriore me qëllim të ri-mobilizimit të tyre, deri më tani edhe në Leposaviq protestuesit kanë gjuajtur gjësende të ndryshme dhe fishekzjarre/mjete piroteknike ndaj zyrtarëve dhe mjeteve policore.

Policia e Kosovës është treguar profesionale dhe e vetëpërmbajtur, duke i shmangur provokimet në vazhdimësi, si dhe ka kërkuar nga protestuesit që të protestojnë në mënyrë të qetë, të mos sulmojnë dhe rrezikojnë jetën e zyrtarëve policorë, të lirojnë rrugën dhe mjetet zyrtare për qarkullim, si dhe të mos dëmtojnë mjetet policore e të qytetarëve, me qëllim të mos tensionimit të situatës. Një kërkesë të tillë ndaj protestuesve e kanë bërë në vazhdimësi edhe zyrtarët e KFOR- it që kanë qenë prezent, por situata ka vazhduar të jetë e njëjtë.

Policia e Kosovës në vazhdimësi ka qenë e koordinuar me KFOR-in për të menaxhuar situatën. KFOR-i janë detyruar të veprojnë pasi nga dhuna e protestuesve është vënë në rrezik jeta e zyrtarëve, janë vënë në rrezik dëmtimi i automjeteve dhe prona publike. Protestuesit në Zveçan nuk kanë zbatuar urdhrat zyrtar për largim, por kanë rezistuar dhe kanë filluar të hedhin mjete të ndryshme, koktej molotovi, shok bombë, mjete eksplozive si dhe janë dëgjuar gjuajtje me armë zjarri. Si pasojë e dhunës së shfrenuar deri më tani janë lënduar/plagosur disa zyrtarë të KFOR-it, si dhe deri më tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar të cilët kanë përdorur sulme e dhunë ndaj tyre. Po ashtu një veture zyrtare të PK-së i është vënë zjarri si dhe janë dëmtuar edhe vetura tjera.

Policia e Kosovës vazhdon në menaxhimin e situatës në koordinim me KFOR-in dhe ka filluar hetimet intensive, lidhur me dhunën dhe sulmet e shkaktuara ndaj mediave, pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë. Protesta është ende duke vazhduar, situata vazhdon të jetë e tensionuar sidomos në Zveqan, pasi aty dhe në komuna tjera po qarkullojnë persona/grupe kriminale të armatosur, të veshur në rroba të zeza e të maskuar. Duke parë rrethanat dhe situatën e tensionuar të krijuar nga grupet kriminale në veri të vendit, Policia e Kosovës fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e provokimeve të çfarëdo natyre qofshin ato.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

ÇFARË PO NDODH? Vuçiç niset me ushtrinë në kufi të Kosovës, presidenti: Jemi vendosur aty ku duhet, nëse shqiptarët qëllojnë…

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë një lajmërim të rëndësishëm lidhur me tensionet që sa vjen edhe po përshkallëzohen në Veri të Kosovës. Pasi të mbajë konferencën urgjente për shtyp, do të niset për në kufi ku edhe do të qëndrojë gjatë gjithë natës me ushtrinë. Sipas mediave serbe, Vuçiç dëshiron që ta  monitorojë vetë situatën nga afër. 

Gjatë një konference për shtyp, presidenti serb bëri thirrje që qytetarët serb të mos konfliktohen me NATO-n, por nga ana tjetër ai tha se në rast se shqiptarët qëllojnë, gjërat do të  jenë ndryshe dhe për këtë është lajmëruar edhe NATO.

“52 serbë që kërkuan ndihmë në Mitrovicën e Kosovës janë lënduar. Tre prej tyre u plagosën rëndë. Katër serbë janë arrestuar, ne jemi duke negociuar për t’i liruar.  U plagosën 41 pjesëtarë të KFOR-it, kryesisht nga Italia dhe Hungaria, të gjithë e dinë, këto janë pasoja të rënda të vendimeve të Kurtit. Ushtria jonë është vendosur aty ku duhet."

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

Tensionet në Veri, Vuçiç: Fajtori i vetëm është Kurti, do që të nxis luftë mes NATO-së dhe serbëve

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, iu drejtua qytetarëve për situatën në Kosovë, pas ngjarjeve të sotme në Zveçan. Vuçiç tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron të nxis konflikt mes serbëve dhe NATO-s. Sipas mediave serbe, pas adresimit të tij në Beograd, ai do të shkojë për vizitë te kufiri me Kosovën, ku është vendosur edhe armata serbe.

“Edhe pse ne e kemi thënë qe disa muaj që Kurti ka vetëm një dëshirë, që të shkaktojë konflikt në Kosovë, pak njerëz deshën ta dëgjojnë të vërtetën. Në tre ditët e fundit, secili mund ta kuptojë se çfarë është përgatitur për sot. Gjithçka është organizuar nga Albin Kurti që të nxitet një konflikt mes serbëve dhe NATO-s, dhe ai është përgjegjësi i vetëm. Ai dëshiron që t’i lajë duart e tij dhe të thotë që kjo situatë s’ka të bëjë asgjë me të”,tha Vuçiç.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

Përplasjet në veri të Kosovës/ Reagon OSBE: Dënojmë dhunën ndaj KFOR, të vendoset qetësia

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
foto ilustruese

KOSOVË- Në regimin e tij, Misioni i OSBE-së ka dënuar sulmet që janë bërë ndaj ushtarëve të KFOR-it, ekipeve të EULEX-ut, si dhe gazetarëve në komunat në veri të Kosovës.

“Ripërsërisim thirrjen e bërë të premten nga Kryetari i OSBE-së, Bujar Osmani, për zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës. Dënojmë sulmet e fundit ndaj ekipeve të EULEX-it dhe mediave dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna dhe të krijojnë hapësirë për kthimin në procesin e dialogut si çështje urgjente. Ne gjithashtu dënojmë fuqishëm sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it. Dhuna kundër paqeruajtësve është e papranueshme. Qetësia duhet të rivendoset menjëherë”,- shkruhet në reagimin e OSBE-së.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

NATO dënon sulmet në veri të Kosovës: Janë të papranueshme, dhuna të ndalet menjëherë

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet

KOSOVË- NATO ka dënuar fuqishëm sulmet e paprovokuara kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilën kanë çuar në plagosjen një numri të madh të tyre.

"Sulme të tilla janë krejtësisht të papranueshme. Dhuna duhet të ndalet menjëherë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet që nxisin më tej tensionet dhe të angazhohen në dialog. KFOR-i do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.’- thuhet në reagim e NATO-s.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

Tensionet në veri, ambasadori i BE-së në Kosovë: Dënojmë sulmin ndaj KFOR, të ulen tensionet

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Tomaš Szunyog

KOSOVË- Shefi i BE-së në Kosovë, ambasadori Tomaš Szunyog ka dënuar veprimet e dhunshme të protestuesve serb në veri. Me anë të një postimi në Twitter, Szunyog ka përsëritur thirrjen për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe uljen e tensioneve.

“Bashkimi Evropian në Kosovë dënon fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, duke përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër paqeruajtësve ndërkombëtarë të NATO-s, trupat që ruajnë paqen. Ne përsërisim thirrjen tonë për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe uljen e tensioneve”, ka shkruar në Twiter Szunyog.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

Ushtarë të shtrirë në tokë, flakë dhe shtëllunga tymi/ Pamje tronditëse nga përplasja e dhunshme në veri të Kosovës

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
pamje nga veriu i Kosovës

KOSOVË- Pamjet tronditëse nga përplasja e protestuesve me trupat e KFOR, tregojnë ushtarë të lënduar të shtrirë në rrugët e Zveçanit. Radio Evropa e Lirë sjell pamje tronditëse nga përplasja e dhunshme, ku gazi lotsjellës, zjarri dhe shtëllunga tymi kanë përfshirë zonën, ndërkohë që dëgjohen edhe sirena dhe shpërthime.

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ndërhyri pasi paraprakisht i paralajmëroi, por ata nuk u bindën.

9 MUAJ ME PARE

Përplasjet në veri të Kosovës/ Plagosen 41 ushtarë të KFOR

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
ushtar i KFOR

KOSOVË- 41 ushtarë të KFOR janë plagosur, si pasojë e përplasjes me protestuesit serbë në veri të Kosovës.  Mes ushtarëve të plagosur ndodhen 11 italianë, nga të cilët tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.

KFOR-i ndërhyri për të shpërndarë demonstruesit serbë të cilët po demonstronin para bashkisë lokale për të protestuar kundër inaugurimit të kryetarit të ri të komunës. Ushtria përdori granata trullosëse, ndërsa demonstruesit hodhën gurë, shishe dhe objekte të tjera ndaj trupave të NATO-s.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

Tensionet në Kosovë / Reagon Berisha: Vuçiç në bashkëpunim me Kremlinin, kërkon destabilizimin e Kosovës

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Sali Berisha

KOSOVË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka akuzuar presidentin e Serbisë për situatën në veri të Kosovës, duke u shprehur se Vuçiç po bashkëpunon me Kremlinin.

Reagimi:

Serbomadhi Vuçiç në bashkëpunim me Kremlinin, kërkon destabilizimin e Kosovës. 

Të dashur miq, Presidenti i serbomadhisë ka angazhuar fallangat e tij kriminale të dërguara nga Beogradi dhe bandat serbe lokale, në veprime të dhunshme kundër ushtarëve të KFOR-it, gazetarëve dhe policisë së Kosovës që po mbajnë rendin dhe sigurinë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Gjatë shpërndarjes së protestuesve serbë në këto komuna, ushtarët e KFOR-it janë sulmuar nga kriminelë me maska, me dhjetëra shok-bomba, mjete të forta dhe lëndë të tjera djegëse, shishe molotov, janë dëgjuar dhe të shtëna me armë.

Gazetarët e Radios “Evropa e Lirë” kanë njoftuar se janë parë disa ushtarë të plagosur të KFOR-it dhe një veturë e këtyre njësive duke u djegur nga mjetet shpërthyese që janë hedhur. Ndërkaq, gazetarët në Zveçan raportojnë se një pjesë e madhe e protestuesve serbë janë shpërndarë pas ndërhyrjes së KFOR-it.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë skenar të bashkrenduar të Beogradit me Kremlinin, sulmet kriminale të fallangave të gangsterëve serb kundër KFOR-it, ushtarëve të tij, gazetarëve dhe policisë së Kosovës.

9 MUAJ ME PARE

Tajani: 11 nga ushtarët e plagosur në Kosovë janë italianë, 3 prej tyre në gjendje të rëndë

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet

KOSOVË-Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani tha se 11 nga ushtarët e plagosur në  veri të Kosovës janë  italianë dhe 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Me anë të një postimi në Twitter ka shprehur solidarizimin e tij me ushtarët e misionit të KFOR të cilët u plagosën në veri të Kosovës gjatë përleshjeve mes protestuesve serbë dhe policisë kosovare.

“Dua të shpreh solidarizimin me ushtarët e misionit të KFOR-it të cilët u plagosën në Kosovë gjatë përleshjeve mes protestuesve serbë dhe policisë kosovare. Mes tyre 11 italianë, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën”,-shkruan ministri i jashtëm italian Antonio Tajani.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

Tensionet në Kosovë / Osmani ngre akuza: Veriu i vendit u destabilizua me urdhër të Vuçiçit

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Vjosa Osmani

KOSOVË- Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani dënoi dhunën në veri, teksa akuzoi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për destabilizimin e veriut të Kosovës.

“Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiçit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, -shkruan Osmani në Twitter.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

Abdixhiku takim me Von Cramon: Koordinimi i veprimeve me aleatët ndërkombëtar, i domosdoshëm

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim eurodeputeten, Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian. Abdixhiku ka theksuar qëndrimin e LDK-së lidhur me domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve me aleatët ndërkombëtar.

“Abdixhiku e njoftoi znj.Von Cramon për qëndrimet e LDK-së lidhur me proceset e ndryshme në vend. Në veçanti u diskutua për gjendjen në katër komunat e veriut. Kryetari Abdixhiku përsëriti qëndrimin e LDK-së lidhur me domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve me aleatët tanë ndërkombëtar”, ka bërë të ditur LDK përmes një komunikate për media.

Po ashtu Abdixhiku e falënderoi Von Cramon për mbështetjen e dhënë në procesin e liberalizimit të vizave si dhe proceset tjera integruese.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

Bislimi: Kryetarët mund të punojnë vetëm nga ndërtesat e komunës

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Besnik Bislimi

KOSOVË- Zëvëndës kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se kryetarët e zgjedhur në 4 komunat veriore mund të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre vetëm nga ndërtesat e komunës. Komentet për situatën në veri Bislimi i ka bërë gjatë një takimi me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, shkruan REL.

Bislimi ka theksuar se është e rëndësishme që kryetarët në veri të fillojnë sa më parë ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

“Si kryetarë të komunave, ata mund të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre vetëm nga ndёrtesat e komunёs, nga ku dhe shërbejnë për interesat e secilit qytetar pa dallim”, ka thënë Bislimi.

Ndërkohë nga ana tjetër ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, i cili mori pjesë në takim, tha se “ka një marrëveshje se shtensionimi i situatës duhet të ndodhë, por nuk e di se si do të ndodhë”. Sipas tij nuk është e nevojshme që kryetarët e zgjedhur [të komunave në veri] të punojnë çdo ditë në ndërtesat komunale.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

Tensionet në veri/ Dy protestuesë serb të plagosur pas përplasjes me KFOR-in, një në gjendje të rëndë

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
veriu i Kosovës

KOSOVË- Pas përplasjes së KFOR me protestuesit në Zeçan, dy persona kanë mbetur të lënduar. Kurir.rs raporton se si pasojë e përplasjeve mes protestuesve dhe KFOR, kanë mbetur të plagosur 2 serbë, një prej të cilëve raportohet të jetë plagosur me armë zjarri.

Gjithashtu raportohet se të lënduar kanë mbetur edhe ushtarë të forcave të NATO-s. Disa autoambulanca janë parkuar në qendër të qytetit dhe mjekët u japin ndihmën e parë të lënduarve nga gazi lotsjellës.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

Protestuesit dëmtojnë automjetet/ ​Analistja serbe: Me “Z” në makina të KFOR-it treguam se e përkrahim fashizmin rus

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
makinat e dëmtuara

KOSOVË- Situata në veri të Kosovës ngelet e tensionuar, ku këtë herë përpos djegieve të automjeteve kanë dëmtuar makina e KFOR-it. Natalija Grbiç, nga shoqëria civile në Serbi pas këtij gjesti ka kritikuar protestuesit serbë në veri të Kosovës se po e përkrahin fashizmin rus.

"Serbët e Kosovës kanë shkruar shkronjën ‘Z’ në veturën e ShBA-ve. Përsëri në botë kemi dërguar fotografi se po e përkrahim fashizmin rus”, ka shkruar Grbiç.

Nga protestues serbë të komunave veriore, sot janë dëmtuar disa automjete të Policisë së Kosovës, e disa janë ngjyrosur me ngjyrë duke shënuar në to katër “C”, ndërsa në disa vetura të KFOR-it është shënuar shkronja “Z”,  simbol i ushtrisë pushtuese ruse në Ukrainë.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

TENSIONET në Kosovë/ Kryetarët e dy komunave thirrje: Duam të qeverisim lirshëm, dhuna e patolerueshme!

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci

KOSOVË- Nëpërmjet një deklarate për media kryetarët e dy komunave, kanë thënë se janë të gatshëm t’u shërbejnë qytetarëve dhe të nisin sa më parë nga puna.

“Dhuna ka qenë dhe mbetet e patolerueshme në proceset demokratike”, -janë shprehur ata.

Ata gjithashtu janë shprehur se tensionet e krijuara nuk i pëlqejnë askujt dhe se nuk i shërbejnë asnjë pale, ndërsa bëjnë thirrje për qetësi.

“Jemi zgjedhur nga qytetarët në një proces të lirë dhe demokratik, ndaj, edhe kushtet duhet të krijohen që të qeverisim lirshëm dhe në bashkëpunim me ta. Andaj, ne kërkojmë që sa më parë të kthehet normaliteti, në mënyrë që edhe puna jonë të ketë kuptim”, thuhet në deklaratën e Zeqirit dhe Pecit.

9 MUAJ ME PARE

Tensionet në veri të Kosovës, Majko: Konflikti shqiptaro-serb është një hap larg

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Pandeli Majko

TIRANË- Deputeti socialist Pandeli Majko ka komentuar situatën e përshkallzuar të tensioneve në veri të Kosovës. Me anë të një postimi në Tëitter, Majko shkruan se konflikti shqiptaro-serb është një hap larg dhe se shërbimet ruse po punojnë për ta shfrytëzuar situatën. Po ashtu Majko ka shtuar se këmbngulja për të bërë gjënë e duhur, në politikë, shpesh herë bëhet justifikim për rezultatin e gabuar.

“Konflikti shqiptaro-serb është një hap larg! Shërbimet ruse po punojnë nën “alibinë” e krijuar!Këmbëngulja për të bërë gjënë e duhur, në politikë, bëhet shpesh justifikim për rezultatin e gabuar!”, ka shkruar Majko.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve. 

9 MUAJ ME PARE

Pëshkallëzohet situata në veri/ KFOR përplaset me protestuesit, raportohet për të lënduar në Zeçan(VIDEO)

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet

KOSOVË- Situata është përshkallëzuar në komunën Zeçan, ku së fundmi janë dëgjuar krisma dhe është hedhur gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit. Mësohet se nga vendi i ngjarjes, ka pasur përplasje mes ushtarëve të KFOR-it dhe protestuesve. Janë parë edhe disa ushtarë të lënduar të KFOR-it gjatë përplasjeve.

Radio Evropa e Lirë raportoi më herët së KFOR-i ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan. 

“Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

FOTO/ Media serbe: Ka snajper në godina, serbët në shënjestër

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet

KOSOVË- Situata vazhdon të përshkallëzohet në veri të Kosovës. Media serbe Kurir.rs kanë publikuar foto nga godina e komunës në Zubin Potokut, ku është zbuluar se në dritaren e ndërtesës ndodhet një snajper i  forcave speciale të Kosovës.

Në shkrim media serbe shprehet se snajperi, i përket forcave speciale të Kosovës dhe ka në shënjestër protestuesit serbë.

'Në Leposaviç kanë shtrirë telat me gjemba rreth ndërtesës së komunës, ndërsa në komunën e Zubin Potokut në veri të Kosovës dhe Metohisë është zbuluar se në dritaren e ndërtesës komunale ka pasur një snajper të forcave speciale të Kosovës, që ka për qëllim serbët! Pamja ka shqetësuar të gjithë serbët në veri të Kosovës,"-shkruhet në artikull.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

Përshkallëzohet situata në Zeçan, të shtëna me armë dhe gaz lotësjellës

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Zeçan

KOSOVË- Përshkallëzohet situata në Zeçan, të shtëna me armë dhe gaz lotësjellës. Mësohet se ka pasur të shtëna me armë, janë hedhur granata nga serbët, ndërsa policia ka tentuar të shpërndarë turmën me gaz lotsjellës.

Pas tensionimit të situatës, është dashur ndërhyrja e forcave të KFOR, që ka shpërndarë protestuesit.

<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkossevportal%2Fvideos%2F977709426918130%2F&show_text=0&width=560" width="560" height="322" style="border:none;overflow:hidden" scrolling="no" frameborder="0" allowfullscreen="true" allow="autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share" allowFullScreen="true"></iframe>

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

Me maskë, kapuç e syze/ Ky është autori i sulmit ndaj ekipit të Top Channel (FOTO)

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Sulmohet makina e Top Channel

KOSOVË- I maskuar me kapuç dhe maskë, ky është autori i sulmit ndaj automjetit të ekipit të Top Channel, teksa po ndiqnin live ngjarjen. Autori ka bërë disa mbishkrime në makinë dhe më pas i ka hequr targën automjetit duke e hedhur në tokë.

Ai është larguar me shpejtësi nga vendi ku ishte parkuar makina, por gazetarët kanë arritur ta fotografojnë. Lidhur me rastin, ekipi i Top Channel ka bërë denoncim zyrtar në Policinë e Kosovës. 

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Autori

Lidhur me incidentin ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) i cili ka dënuar aktin nga protestuesit dhe i ka bërë thirrje policisë dhe ndërkombëtarëve që të ofrojnë siguri për gazetarët. 

9 MUAJ ME PARE

Ambasadori amerikan planifikoi sot takim me 4 kryetarët e komunave në veri, 2 prej tyre munguan, arsyet nuk dihen

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Takimi me kryetarët e komunave

KOSOVË- Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier kishte planifikuar që sot të zhvillonte një takim me 4 kryetarët e komunave në veri të Kosovës, mes tensioneve në rritje dhe protestave të dhunshme që janë zhvilluar paraditen e sotme. Mediat kosovare raportojnë se në takim morën pjesë vetëm 2 nga kryetarët e sapozgjedhur, më konkretisht kryetari i Zveçanit, Ilir Peci dhe atë të Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri.

Ndërkohë dy të tjerët i Leposaviçit, Lulzim Hetemi dhe i Mitrovicës së Jugut, Erden Atiç, nuk kanë shkuar në takim. Atiç ka deklaruar gjatë ditës së sotme se me ambasadorin amerikan do të takohen së shpejti, por nuk dha një asrye konkrete të mungesës së tij në takimin e planifikuar për sot.  Sakaq,  kryetari i Leposaviçit Lulzim Hetemi nuk ka qenë i disponueshëm në telefon. 

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve. 

9 MUAJ ME PARE

Kurti bisedë telefonike me ministrin e Italisë: Të zbatohet Marrëveshja Themelore e të qetësohet situata në veri

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Italisë, Antonio Tajani për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kurti theksoi se biseda në thelb kishte qetësimin e situatës në veri dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazë me Serbinë.

"Pata një bisedë telefonike me ZëvendësKryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani sot më herët. Që të dy u pajtuam se është koha e duhur për zbatim të Marrëveshjes Bazë dhe situata të jetë e qetësuar", -shkroi Albin Kurti.

9 MUAJ ME PARE

Tensionet në Veri/ Lavrov: Situata në Kosovë është alarmante

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Sergei Lavrov

RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar të krijuar në veri të Kosovës. Mediat e huaja raportojnë se tensionet mes kosovarëve dhe serbëve mund të çojnë në një “shpërthim të madh” në qendër të Evropës, sipas ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov.

"Një shpërthim i madh mund të ndodhë në qendër të Europës... Situata është alarmante. Pikërisht në vendin ku në vitin 1999 NATO kreu agresion ndaj Jugosllavisë, duke shkelur të gjitha parimet e imagjinueshme të Aktit Final të Helsinkit dhe dokumenteve të OSBE-së, e cila edhe një herë thekson se ajo që po ndodh sot në botë është e natyrës gjeopolitike" -u tha Lavrov gazetarëve gjatë vizitës së tij në Kenia.

Ndër të tjera ai ka theksuar se kur flitet për Europën, është e nevojshme të sigurohet siguri e “barabartë dhe e pandashme” për të gjitha vendet, që do të thotë se asnjë bllok dhe, siç tha ai, as NATO, nuk ka të drejtë të pretendojë dominim në atë pjesë.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve. 

9 MUAJ ME PARE

Protestat në veri/ Stoltenberg bisedë telefonike me Borrell, KRITIKA ndaj Kosovës: Duhet të mos ndërmarrë hapa destabilizues

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me përfaqësuesin e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Europian, Josep Borrell. Në fokus të bisedimeve ishte situata në veri të Kosovës dhe përshkallëzimi i protestave nga serbët. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Twitter, Stoltenberg shpreh shqetësimin për rikthimin e tensioneve mes vendeve, teksa kritikon qeverinë e Kosovës që të mos marrë hapa të njëanshëm destabilizues. 

“Bisedova me përfaqësuesin e lartë, Josep Borrell, lidhur me Kosovën. Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen tani në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, si rruga e vetme drejt paqes dhe normalizimit. Prishtina duhet të shtensionojë situatën dhe mos të ndërmarrë hapa të njëanshëm, hapa destabilizues. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR do të vazhdojë të ofrojë mjedis të sigurt”, shkroi Stolteberg në Twitter. 

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar institucionet shtetërore ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

Tensionet në veri/ Brnabiç: Situata në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e rëndë se kaq! Reagimi i KFOR i vonuar

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Ana Brnabiç

SERBI- Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka reaguar lidhur me protestat në veri. Ajo deklaron se situata në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e vështirë. Sipas saj, KFOR-i nuk ka reaguar në kohë dhe situata mes palëve ka dalë jashtë kontrollit, shkruajnë mediat vendase.  

Ishte i vonshëm reagimi i KFOR-it, detyra e të cilit është mbrojtja e interesave dhe paqes së popullit të Kosovës, mbrojtja e uzurpatorëve. Paqja është gjëja më e rëndësishme që kemi, duke ruajtur paqen ruajmë mbijetesën e popullit serb në Kosovë", tha ajo.

Po ashtu, kryeministrja serbe ka theksuar se situata po monitorohet dhe se publiku do të informohet më vonë lidhur me vendimet e Serbisë në këtë pikë të tensioneve. 

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar institucionet shtetërore ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

Po raportonin LIVE nga protesta në veri të Kosovës/ Serbët nuk kursejnë as ekipin e mediave, mes tyre edhe Top Channel, Asosacioni i Gazetarëve: Të merren masa!

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Sulmohet ekipi i Top Channel

KOSOVË- Pavarësisht forcave të shtuara të KFOR dhe policisë në 4 komunat në veri, protestuesit serbë kanë arritur të sulmojnë ekipet e mediave, mes të cilëve edhe gazetarët e Top Channel të cilët po ndiqnin drejtpërdrejt ngjarjen. 

Ata kanë sulmuar makinën e tyre, duke vizatuar mbi të simbolin e motos jozyrtare të serbëve “Samo sloga Srbina spasava” (Vetëm uniteti i shpëton serbët) dhe kanë hequr targën. Protestuesit serbë kanë hedhur edhe bojë të zezë mbi xhamin e përparëm të automjetit. 

Po ashtu gjatë paradites së sotme është sulmuar edhe ekipi mediatik i Kosovës RTK Dukagjini. Serbët kanë vizatuar mbi mjetin e tyre simbolin nacionalist serb dhe kanë çarë gomat. Lidhur me inicidentet ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK). AGK ka dënuar aktin nga protestuesit dhe i ka bërë thirrje policisë dhe ndërkombëtarëve që të ofrojnë siguri për gazetarët. 

“AGK-ja, e dënon këtë akt të protestuesve, njëherësh u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurtë dhe të papenguar të ekipeve mediale”, thuhet në reagim. 

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
sulmi në veri

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar institucionet shtetërore ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

 

9 MUAJ ME PARE

FOTO- Sulmohet makina e 'Top Channel' në veri të Kosovës, serbët i heqin targat, shkruajnë simbole nacionaliste

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Makina

KOSOVË- Gazetarët po sulmohen në veri të Kosovës. Mjeti i ekipit të Top Channel që raporton nga veriu i Kosovës, u sulmua nga serbët, duke u shkruar në to simbole nacionaliste serbe e madje iu janë hequr edhe targat.

Protestuesit serbë kanë hedhur edhe bojë të zezë mbi xhamin e përparëm të automjetit.

Megjithëse KFOR dhe forcat e policisë janë të pranishme në zonë, kjo nuk i ka ndaluar ata të kryejnë akte sulmuese mbi automjetet pranë komunave apo të tentojnë të hyjnë me forcë brenda në institucione.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar institucionet shtetërore ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Sulmi ndaj ekipeve të mediave në veri/ Reagon Asosacioni i Gazetarëve: Policia dhe ndërkombëtarët të marrin menjëherë masa

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
sulm ndaj gazetarëve në veri të Kosovës

KOSOVË-  Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar lidhur me sulmin ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, gjatë protestës së thirrur ditën e sotme nga serbët. Disa qytetarë serbë kanë vizatuar simbolin e motos jozyrtare të serbëve “Samo sloga Srbina spasava” (Vetëm uniteti i shpëton serbët) dhe më pas kanë çarë gaomat e makinave të ekipit mediatik RTK Dukagjini. Në reagimin për mediat, AGK ka dënuar aktin nga protestuesit dhe i ka bërë thirrje policisë dhe ndërkombëtarëve që të ofrojnë siguri për gazetarët.

“AGK-ja, e dënon këtë akt të protestuesve, njëherësh u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurtë dhe të papenguar të ekipeve mediale”, thuhet në reagim. 

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar institucionet shtetërore ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

Tensionet në veri/ Sulmohet ekipi i gazetarëve në Leposaviç, vizatojnë simbole në makinat e tyre dhe më pas i çajnë gomat

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Tensione në veri të Kosovës

KOSOVË - Protestuesit serbë kanë sulmuar ekipin e “RTV Dukagjini” në veri teksa ishte duke raportuar për zhvillimet në Leposaviç. Ata kanë vizatuar në makinat e tyre simbole provokuese dhe më pas kanë çarë gomat. 

Situata në veri vazhdon të mbetet e tensionuar.  Ekipet e gazetarëve janë sulmuar edhe ditë më parë në veri, lidhur me këto sulme ka reaguar edhe AGK-ja, e cila ka theksuar se gazetarët janë të rrezikuar.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar institucionet shtetërore ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

'Situata e paqëndrueshme'/ Viola von Cramon kritikon Kosovën: Po rrezikojnë shumë me manovrat në veri

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Viola von Cramon

KOSOVË- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon ka mbajtur sot një konferencë për mediat ku ka folur për situatën në veri të vendit dhe vizitën e saj në 4 komunat të dielën. Cramon shprehu shqetësimin për tensionet në rritje në veri të vendit, ndërsa krtikoi qeverinë se po bën manovra të rrezikshme. Ajo shtoi se askush nuk mund të qeverisë me një apo dy për qind të votave. 

Unë e vizitona veriun dhe jam e brengosur se është situatë e tensionuar, atje gjenden shumë pjesëtarët të Njësisë së Forcave Speciale. Kryetarët janë zgjedhur në mënyrë legjitime, por kjo nuk nënkupton që ata kanë fuqi legjitime që të hyjnë në objekte dhe që këtë qasje ta sigurojnë më forcë. Askush nuk mund të qeverisë me një ose dy për qind të votave. Situata nuk është e qëndrueshme”, tha ajo në një konferencë për media.

Deklaratat e zyrtares evropiane vijnë në ditën kur serbët lokalë në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok po protestojnë për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale. 

9 MUAJ ME PARE

Nuk ndalen provokimet, Serbët në veri shkruajnë simbolin e luftës së Putinit në automjetin e KFOR-it

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Simboli

KOSOVË- Protestuesit serbë në veri kanë vijuar me provokimet, duke përshkallëzuar tensionet. Ata kanë shkruar shkronjën “Z” në një automjet të KFOR-it amerikan.  Ky simbol që është shndërruar në simbolin e luftës së Rusisë në Ukrainë ka kohë që shkruhet nëpër mure në veri të vendit. Protestuesit kanë bërë rezistencë duke bllokuar rrugën drejt selive të komunave veriore. Disa prej tyre shfaqen të maskuar. 

Simboli “Z” së u pa në tanket që ishin nisur drejt kufirit të Ukrainës, disa ditë para se presidenti rus, Vladimir Putin, të urdhëronte pushtimin e shtetit fqinj. Ky simbol u shndërrua shumë shpejt në simbol për mbështetjen e luftës së Putinit në Ukrainë dhe është parë e vizatuar edhe në ndërtesa të ndryshme në Komunën e Mitrovicës së Veriut, të banuar me shumicë serbe, në protestat në mbështetje të Putinit në Beograd, e në vende të tjera.

9 MUAJ ME PARE

Takimi me Osmanin dhe krerët e komunave/ Ambasadori Hovenier: Kryetarët të kryejnë detyrat, por jo të hyjnë me forcë

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Jeffrey Hovenier

KOSOVË- Ka përfunduar takimi i ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier dhe presidentes së Kosovës Vjosa Osmani. Në një deklaratë për mediat, Hovenier bëri me dije se sot ka takuar edhe 2 nga krerët e komunave në veri, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE-së, Szynyog. Ai tha se qeveria e SHBA-së por edhe vendet e QUINT-it kanë theksuar se është e rëndësishme që zyrtarët të hyjnë në institucionet shtetërore pa përdorimin e forcës. 

“Kisha takim me presidenten Vjosa Osmani me kërkesë të saj. I keni parë reagimet tona. Janë shumë të qarta. Jemi shumë të shqetësuar për situatën në veri. Ky mbetet ende qëndrimi ynë. Edhe me kryetarët e diskutuam se si mund ta kryejnë detyrën e tyre dhe t’u shërbejnë qytetarëve, sidomos pa pasur nevojë për forcë që të hyjnë në institucione”, tha ai.  

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar institucionet shtetërore ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

 

9 MUAJ ME PARE

'TRADHTAR'/ Del jashtë kontrollit situata në veri të Kosovës, serbët godasin me shishe në kokë edhe kryetarin e Listës Serbe

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Goran Rakiç

KOSOVË- Përshkallëzohen tensionet në veri të Kosovës. Burime nga Radio Evropa e Lirë bëjnë me dije se kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç është sulmuar me shishe nga protestuesit serbë, pasi u kërkoi këtyre të fundit që të largohen nga selia e komunës në Zveçan. Protestuesit nuk e kanë pritur mirë thirrjen e Rakiç dhe kanë qëlluar drejt tij me shishe duke thirrur 'tradhti'. 

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve. 

9 MUAJ ME PARE

Protesta në veri të Kosovës/ Lista Serbe vendos dy kushte për tërheqjen e serbëve nga komunat

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Igor Simic

KOSOVË- Dy janë kërkesat që kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç u ka drejtuar përfaqësuesve të KFOR-it në Kosovë, në mënyrë që protestuesit serbe të tërhiqen nga selitë komunale në veri të vendit. 

“Kërkesat tona janë që sherifët – siç e quajnë veten – të paligjshëm, të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe t’i udhëheqin të afërmit e tyre. Dhe, të gjitha njësitë speciale në ndërtesën e komunës, përreth komunës, të tërhiqen në jug, sepse ky nuk është stacion policie, është bashki e qytetit”, tha Rakiç, duke folur nga Zveçani. 

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve. 

9 MUAJ ME PARE

Përshkallëzohen tensionet në veri/ Ushtarët e KFOR krijojnë kordon, “blindohet” objekti i Komunës së Zveçanit (VIDEO)

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Tensione në veri të Kosovës

KOSOVË- Forcat e ushtrisë së KFOR kanë krijuar një kordon sigurie përballë komunës në Zveçan, teksa qytetarët janë përpjekur të afrohen drejt ndërtesës shtetërore. 

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat shtetërore ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve. 

9 MUAJ ME PARE

Vijonë tensionet në veri të Kosovës/ Ushtari amerikan-nënkryetarit të Listës Serbe: Nuk jam këtu për negociata

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Ushtarët

KOSOVË- Vijon protesta e qytetarëve serbë pranë komunave në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok. Për të ofruar siguri, KFOR-i amerikan ka vendosur një perimetër për të mos i lënë protestuesit që t’i ofrohen objektit të komunës. 

Të pranishëm në protestë janë edhe nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiç dhe ish-kryetari i Leposaviçit, Zoran Todiç. Një nga ushtarët amerikanë është shprehur se detyra e tyre është të ruajnë rendin e sigurinë e jo të negociojnë, si përgjigje për deklaratat e Simiç dhe Todiç.

Jemi këtu për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë. Nuk jam këtu për të negociuar. Unë i zbatoj udhrat”, dëgjohet ai duke i thënë ai atyre.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

9 MUAJ ME PARE

Daçiç për tensionet në veri: KFOR duhet të ndalojë veprimet e njëanshme të Kosovës

 

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Ivica Daçiç

 

SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar lidhur me situatën e tensioneve në veri të Kosovës. Ai shprehet se KFOR-i duhet të ndalojë veprimet e njëanshme të Kosovës. 

“Tani po i ruajnë kryetarët me pretekstin e ruajtjes së paqes. Duket se po i ruajnë nga pronarët e objekteve, serbët, nga ata që punojnë atje, që janë të punësuar atje. Nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe, ku serbët nuk i kanë zgjedhur”, tha Daçiç për Radio-Televizionin e Serbisë.

Daçiç shtoi se forcat e armatosura të Serbisë janë në gjendje gatishmërie. 

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve. 

9 MUAJ ME PARE

Tensionet në veri/ Vuçiç 'i frikësuar': E di që serbët nuk mund të durojnë më

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se në Kosovë do të ndodhë diçka që “nuk e kemi parë më parë”, ndërsa situatën aktuale e vlerësoi si më të vështirën deri më tani.

“Kam frikë nga destabiliteti, madje edhe nga konfliktet e mëdha, sepse e di që serbët nuk mund të durojnë më, derisa ky [kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ëndërron të jetë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy”, tha Vuçiç për televizionin Pink të Serbisë.

Deklarata e tij vjen pasi Policia e Kosovës u ndihmoi kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës: Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, të futen në zyrat e tyre komunale, më 26 maj. Ky veprim u kundërshtua ashpër nga popullata vendase serbe, e cila u përlesh me policinë.

“Sonte kam marrë lajme nga zyrtarët evropianë se janë të shqetësuar për ngjarjet e mundshme nesër, sepse serbët patjetër do të protestojnë dhe do të kërkojnë kthimin e objekteve të tyre të uzurpuara”, tha Vuçiç.

Bashkësia ndërkombëtare e dënoi vendimin e Qeverisë së Kosovës që kryetarët e komunave të hyjnë me forcë në ndërtesat komunale dhe u bëri thirrje autoriteteve që të ushtrojnë përmbajtje dhe të tërhiqen.

Aleanca ushtarake e NATO-s, gjithashtu, u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që menjëherë ta ç’tensionojnë situatën në veriun e banuar me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se i kupton shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë, por shtoi se çdo opsion tjetër do të ishte “mospërmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë ndaj kryetarëve të rinj”. Këta kryetarë dolën nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, të cilat u bojkotuan nga komuniteti serb. /REL

9 MUAJ ME PARE

Tensionet në veri/ Policia del me njoftim zyrtar: Protestuesit shfaqën dhunë dhe hodhën gaz lotsjellës

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Policia e Kosovës


KOSOVË- Vijojnë protestat e serbëve lokalë në veri  të Kosovës. Policia ka dalë me një njoftim për shtyp, ku bën me dije seprotestuesit në forma të organizuara janë tubuar para objekteve të komunave të veriut; në Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan. Poashtu policia njofton se, para objektit të komunës së Zveçanit, protestuesit kanë tentuar të kalojnë me dhunë kordonët e sigurisë për tu futur me dhunë në objektin e komunës.

“Policia është detyruar të përdorë mjetet e ligjshme si sprej-in, për të ndaluar protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontrollë. Angazhimet policore në zbatimin e rendit dhe sigurisë publike, ofrimi sigurisë ndaj qytetarëve, liria e lëvizjes së lirë si dhe ndërmarrja e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në veri të vendit, do të vazhdojnë të mbesin ndër objektivat dhe detyrat primare të Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës është duke menaxhuar situatën, njëkohësisht fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjeve të protestave, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”, thuhet në njoftim.

Në Zubin Potok, aty ku sot do të nisë punën kryetari kosovar Izmir Zeqiri. Tashmë kanë nisur të mblidhen protestuesit serbë për të kundërshtuar udhëheqjen e tij në këtë komunë. Të gjitha rrugët rreth objektit komunal si dhe përgjatë magjistrales janë siguruar nga forcat e KFOR-it, kurse policia e Kosovës ndodhet në hyrje të objektit të komunës

9 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Policia i largon me spray, momenti kur serbët tentojnë të hyjnë në objektin e Komunës në Zveçan

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Policia

KOSOVË- Vijon protesta në veri të Kosovës. Disa serbë kanë tentuar që të futen me forcë në objektin e komunës së Zveçanit. Policia ka ndërhyrë duke u pozicionuar tek hyrja e objektit. Siç shihet edhe nga pamjet, policia ka përdorur sprej lotsjellës për të zmbrapsur sulmin e serbëve.

Në Zubin Potok, aty ku sot do të nisë punën kryetari kosovar Izmir Zeqiri. Tashmë kanë nisur të mblidhen protestuesit serbë për të kundërshtuar udhëheqjen e tij në këtë komunë. Të gjitha rrugët rreth objektit komunal si dhe përgjatë magjistrales janë siguruar nga forcat e KFOR-it, kurse policia e Kosovës ndodhet në hyrje të objektit të komunës

9 MUAJ ME PARE

Tensionet në veri/ Ambasadori amerikan thërret në takim 4 kryetarët e rinj të komunave

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Jeffrey Hovenier

KOSOVË- Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka ftuar në takim kryetarët e rinj të 4 komunave veriore, pas zhvillimeve të fundit dhe rindezjes së tensioneve. Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci i cili ka  treguar se takimi do të mbahet në Prishtinë nga ora 09:00.

Në takim do të jenë edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it.  Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, së bashku me Zyrën e Bashkimit Evropian, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke shprehur shqetësimet e tyre dhe duke ripërsëritur deklaratën e para dy ditëve për të dënuar ashpër hyrjen me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës.

Po ashtu, në këtë deklaratë të përbashkët  Qeveria e Kosovës paralajmërohet që të mos ndërmarrë asnjë masë të re për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. 

9 MUAJ ME PARE

Tensionet në veri/ Rakiç shkon në Zveçan, i kërkon KFOR-it që Ilir Peci, të mos hyjë në komunë

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Goran Rakiç

KOSOVË- Forcat e KFOR po patrullojnë para objekteve të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviçit, Zveçanit e Zubin-Potokut. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka shkruar në Zveçan ku ka biseduar me pjesëtarë të misionit paqeruajtës. 

Sipas raportimeve mediat kosovare, Rakiq serbët kërkojnë që kryetari i ri i kësaj komune, Ilir Peci, të mos hyjë në objektin komunal. Ai, po ashtu, kërkoi nga KFOR-i që Policia e Kosovës të tërheqë njësitet speciale nga kjo zonë.

9 MUAJ ME PARE

Sërish tensione në veri të Kosovës/ Serbët protestojnë në Zveçan, Policia hedh gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Protesta në veri të Kosovës

KOSOVË- Kanë nisur sërish tensionet në veri të Kosovës, mëngjesin e kësaj të hëne. Raportohet se serbët lokalë kanë nisur protestën në Zveçan. Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të neutralizuar situatën dhe për të shpërndarë turmën e protestuesve. 

Sakaq, në komunën e Zubin Potok KFOR po patrullon para objektit. Grupe qytetarësh serbë u mblodhën edhe para ndërtesës së komunës në Leposaviç për të kundërshtuar marrjen e pushtetit lokal nga kryetari i ri shqiptar, Lulzim Hetemi. Ndërkohë, në Zubin Potok raportohet për forca të shtuara të KFOR-it para objektit komunal. 

9 MUAJ ME PARE

Frikë për tensione në veri/ KFOR dhe policia e Kosovës rrethojnë komunën e Zveçanit

Përplasja në veri të Kosovës! Përshkallëzohet
Policia

KOSOVË- Situata në veri të Kosovës duket se është më e tensionuar se kurrë më parë. Pas një qetësia ditën e djeshme, sot pritet që qytetarët serbë të dalin sërish në protestë. Policia ushtarake e KFOR dhe policia e Kosovës kanë rrethuar ndërtesën e komunës.

KFOR qëndron në rreshtin e parë, ndërsa policia e Kosovës të ndërtesa e komunës dhe pika kontrolli përreth.

Ditën e premte situata doli jashtë kontrollit. Protesta, hedhje gurësh, shok-bomba e gaz lotsjellës, e përfunduar ditën e djeshme të gjatë me 5 zyrtarë policorë të lënduar, e me dëmtime të veturave të policisë.

Grupet lokale u mblodhën gjatë mesditës nëpër oborre të tri komunave për të penguar hyrjen e tre kryetarëve që kishin dhënë betimet e tyre një ditë më parë. Kryetarit të ri Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqirit, iu ndalua hyrja në objektin e komunës, ndërsa pak momente më vonë në qytet u dëgjua alarmi, që në raste të tillë në komunat verirore është njoftim dhe ftesë për mobilizim të komunitetit serb.

Me pengesa për të hyrë në objekt të komunës u prit edhe kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Para zyrave të reja të tij, ishin vendosur makineri të rënda. Ato ishin të ngjashme me makineri të cilat janë përdorur më herët për të barrikaduar rrugët në 4 komunat e veriut. Edhe objekti i komunës së Zveçanit ishte rrethuar me makineri të rënda.

Për shkak të veprimeve policore për të larguar protestuesit dhe lejuar qasjen në objekt për kreytarin e ri, kishte pasur një përlasje mes palëve./Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën