Izraeli dhe Hamasi arrijnë marrëveshjen e armëpushimit për t’i dhënë fund luftës në Gaza/ Trump: Pengjet do të lirohen së shpejti
Arrihet marrëveshja për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit 15 Janar, 18:28 Izraeli dhe Hamasi arrijnë mar...
Arrihet marrëveshja për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit 15 Janar, 18:28 Izraeli dhe Hamasi arrijnë mar...
Vdekja e 81-vjeçarit në Zall-Bastar, fëmijët e Xhemal Metës: Nuk kishte konflikte! Nuk ishim në dijeni për ...
26 vite nga masakra/ William Walker kryen homazhe në Reçak: Jam i mahnitur nga numri i njerëzve që vijnë këtu &c...
"Krenare për nismën", Meloni për marrëveshjen e energjisë me Shqipërinë: Çelësi për të ...
• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot në selinë blu një konferencë me gazetarët. • Berisha e nisi fjalën e tij me çështjen e Portit të ri të Durrësit. • Berisha tha se do t'ju kushtojë shqiptarëve 1.3 miliardë euro, sipas tij, shumë kjo e barabartë me rritjen 150 përqind të rrogave të shqiptarëve.• Kryedemokrati u shpreh më tej se do kërkohet me urgjencë krijimi i një komisioni parlamentar për "këtë aferë që tejkalon çdo lloj limiti." • Një tjetër e trajtuar në konferencën e liderit të opozitës ishte vrasja e ndodhur ditën e djeshme në një lokal në Ndroq, ku viktimë mbeti Alfred Dedja. • Ky i fundit, sipas Berishës, ishte personi dëshmitar i copëtimit të Jani Prengës. • Ekzekutimin e tij, ai e cilësoi si një "vepër shtetërore mafioze", ndërsa tha se ekzekutimi dëshmi e funksionimit si një sipërmarrje e përbashkët e shtetit me krimin. • Berisha i ka kërkuar kreut të SPAK, Altin Dumani që t’u tregojë qytetarëve se kush është ‘Olsi’ që del në përgjimet e dosjes së Çyrbjas. • Gjatë takimit më gazetarët, ai publikoi një faqe të dosjes ku Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbjes për lirimin e kunatit të tij, Julian Gjoshës. • Kryedemokrati deklaroi gjithashtu se mbështet protestën e thirrur nga kreu i PL-së, dhe që pritet të zhvillohet para Prokurorisë së Posaçme më 6 dhjetor. • Berisha tha se mbështet pa diskutim çdo protestë kundër asaj që ai e quan diktaturë, kudo që të thirret dhe kundër cilido. • Ndërkohë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për lirimin e tij nga arresti shtëpiak, kreu i PD-së do t'i rikthehet nesër edhe Kuvendit. • Ai deklaroi se me rikthimin e tij në parlament, do të vazhdojë beteja e tij deri në fitore. • I pyetur a do të dalë në takime me diasporën, Berisha tha se do të zhvillojë takime në Shqipëri dhe jashtë saj dhe sipas tij do të ketë një lëvizje të fuqishme. • Ai tha se mosbindja civile e opozitës mund të vazhdojë deri ditën e zgjedhjeve
10 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Partisw Demokratike Sali Berisha i ka kërkuar kreut të SPAK Altin Dumani që t’u tregojë qytetarëve se kush është ‘Olsi’ që del në përgjimet e dosjes së Çyrbjas. Gjatë takimit më gazetarët, Berisha ka publikuar një faqe të dosjes ku Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbjes për lirimin e kunatit të tij, Julian Gjoshës. Sipas kryedemokratit, vrasja e djeshme është dëshmi e funksionimi si një sipërmarrje e përbashkët e krimit dhe shtetit.
"Këto janë pjesë nga dosja e krimit ku një nga emrat më të lakuar është Olsi. Nuk ishte, pavarësisht se qytetari dixhital, por edhe portalet citonin Olsi Dadon. Olsi për të cilin bëhet fjalë në këtë dokument, e fsheh Altin Dumani atë. Por Olsi Dado nuk është. Imagjinoni ju, reagoi në mesnatë SPAK. U zgjua nga gjumi dhe bënë deklaratë, mirë bënë. Por t’u thonë shqiptarëve se cili është Olsi. Të mos fshehin Olsin, të mos fshehin kriminelin sepse qytetari dixhital, gazetarët me artikujt e tyre, dy Olsa ka në prokurori, Olsi Çela dhe Olsi Dado. Këta janë.
A mund të ishte Çela? A mund të ishte dikush tjetër? Përmendet dhe Taulant Balla. Ja ku e keni edhe ministrin.
Lexojeni aty. Pra, kur unë u kam thënë se Altin Dumani fle mbi dosjet e krimit, lexojeni pak e më thoni a nuk fle ai mbi dosjet e krimit apo nuk flen. Se dy kostume do ia bëjmë këtij Olsit, dy kostume të bukura, merrja masat, e porosit këtë Çyrbjen. Kush janë këta? Apo janë sekret se je i implikuar Altin Dumani. Ja ku e keni. Në këtë rast nuk është Dado. Po cili është Olsi, e di Dumani. E fsheh. Por si prokuror nuk ka qenë Olsi. A ka ndërhyrje të tjera a nuk ka, këtë e fshehin. Sidoqoftë një çështje që duhej zbardhur plotësisht pas një akti makabër që tronditi shoqërinë shqiptare siç ishte copëtimi në pjesë i një njeriu që nuk thoshte kush një fjalë, mbetet pa hetuar. Tani iku dëshmitari që dinte çdo gjë. Kishte qenë menaxher në lokalin e Altin Hajrit," tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha u pyet në konferencën e sotme lidhur me vendimin e presidentit të SHBA-së, Joe Biden për të falur djalin e tij dhe duke e liruar atë nga çdo akuzë për krime federale të ngritura ndaj tij. Berisha e cilësoi vendimin e Biden si shfrytëzim pushteti për qëllime familjare. Më tej ai tha se presidenti i SHBA u keqpërdor nga e majta amerikane, pasi sipas tij, nuk i përkiste asaj të majte, por përfaqësonte traditën e Partisë Demokrate. Berisha shtoi se Biden ka një karrierë 50-vjeçare politike dhe pa skandale, ndërsa u shpreh se gabimi i tij kryesor ishte se pranoi zgjedhjen e Kamala Harris si përfaqësuese demokrate në zgjedhje.
"E kam jo të lehtë të komentoj në këtë rast. Pse? Mendoj se e majta ekstremiste amerikane, marksiste-leniniste e keqpërdori në shkallë të pamëshirë presidentin Xho Bajden, i cili në bindjen time më të thellë, nuk i përkiste asaj të majte, por përfaqësonte traditën e Partisë Demokrate. Dhe, po flas haptas, mënyra se si e trajtuan ishte një cinizëm, pamëshirësi dhe që nuk i bënte nder kurrë atyre që e bënë atë.
Ai punonte në një mjedis, i rrethuar në të gjitha anët, me këshilltarë, me bashkëpunëtorë, dhe pasi bëri primaret në të gjithë vendin dhe mori 16 milionë vota në atë procedurë, i bënë një kurth me një debat dhe thanë tani ti nuk bën. Unë nuk hyj në vlerësime, por procedura ishte shumë e pafisshme. Nuk kish pse ia bëje ti atë. Dhe e zëvendësuan me një njeri, nuk e njoh, por një gjë kishte, një njeri që nuk guxoi të dalë njëherë në konferencë shtypi dhe kjo ishte gjëja më e tmerrshme. Se si kjo elitë e botës, servirnin një njeri që nuk bënte konferencë të hapur shtypi. E kuptoni ju?
Tani, në këtë kontekst sigurisht vendimi i tij është shfrytëzim pushteti për qëllime familjare. Nuk e justifikoj unë këtë, por ata e denigruan presidentin e SHBA. Ata u treguan, në vlerësimin tim, një elitë e shkëputur tërësisht nga qytetarët, nga realiteti.
Dhe në këtë shkallë, sepse ai ka një karrierë 50-vjeçare politike dhe pa skandale, por ai ka qenë një politikan që i ka shërbyër vendit e tij. Ata e denigruan. Në këtë mjedis që e katandisën, ai mori një veprim që nuk duhet ta merrte, por përsëri kompleksi i rrethanave ishte shumë i padenjë për ata që i krijuan. Dhe i krijoi të gjitha këto e majta marksiste-leniniste amerikane. Gabimi fatal i jetës së tij ishte kompromisi që bëri me ta duke pranuar përfaqësuesit e Sanders dhe Okazios si zëvendëspresidente, nuk duhej ta bënte, ishte partia e Ruzveltit, e Kenedit. Dhe e pagoi këtë vendim që bëri, këtë vendim që mori për të pranuar një marksist-leniniste si zëvendësoi, e pagoi. E pa mirë se çfarë përfaqësoi.", tha Berisha.
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se mosbindja civile e opozitës mund të vazhdojë deri ditën e zgjedhjeve. I pyetur a do të dalë në takime me diasporën, Berisha tha se do të zhvillojë takime në Shqipëri dhe jashtë saj dhe sipas tij do të ketë një lëvizje të fuqishme. Ai tha se kjo është një betejë për të përmbysur diktaturën dhe për të fituar.
"Mosbindja civile në emër të fitores, mund të vazhdojë gjer ditën e zgjedhjeve, ditën para zgjedhjeve. Të harrojë kush se ajo ndërpritet pa firmosur opozita, fitoren e merituar. Beteja është betejë. Nuk krijon Edi Rama qeverinë teknike, atëherë të përballet me mosbindjen civile. Le ti marrë ti emëroj këta banditë që ka, se këta që ka emëruar janë të gjithë ushtarë të bandave, por ti nxjerrë nga kthinat ku rrinë ata dhe ti sjellë nëpër komisariate. Forcë në botë që ndalon PD, nuk ka. Edi Rama është e shkuara, e shkuara e zezë e këtij vendi. E shkuara e zezë e këtij vendi.
E ai mendoi se duke më shpallur non grata, duke më privuar nga liria do mund të ja dilte. Nuk ja del dot kurrë, ka marrë fund. Ua them unë ju. A do të dal unë në diasporë, pa diskutim. Do të dal në diasporë, do të dal në Shqipëri, do të dal kudo dhe do të ketë një lëvizje të fuqishme, se kjo fitore do të jetë e të gjithë shqiptarëve. Nuk është fitore vetëm e PD, jo, është e shqiptarëve në radhë të parë. Nuk mund të durojnë ata, jetojnë në vende të lira, të pranojnë një narkotrafikant, një narkodiktator në vendin e tyre. Jo, kështu që të gjitha. Është betejë në kushtet e narkoshtetit. Betejë për të përmbysur diktaturën dhe për të fituar. Statuti i përcaktuar, do të zbatohet statuti. Të gjitha në funksion të betejës.", u shpreh Berisha.
KAVAJË- Makina e autorit të vrasjes së Alfred Dedjas dje në Ndroq në Tiranës është gjetur ditën e sotme. Mësohet se makina është gjetur nga policia paraditen e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Ndërkohë që targat e makinës ishin hequr dhe hedhur disa metra larg makinës.
Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme, më 1 dhjetor rreth orës 15;30 në një lokal në Ndroq. Në fillim u raportua për të shtëna ndërsa pak minuta më pas u raportua për një viktimë. Nga të shtënat mbeti viktimë Alfred Dedja ndërsa në lidhje me vrasjen është identifikuar autori 27-vjeçar Julian Gjoshi. Pas ngjarjes ai është arratisur me një "Benz" të zi. Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur pas një sherri në lokal. Autori është futur në lokal dhe është ulur përballë tavolinës së viktimës.
Më pas 50-vjeçari ka shkuar të flasë me të riun por situata ka agravuar dhe ata kanë debatuar. Gjatë debatit i riu ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar për vdekje. Gjoshi mësohet se është kunati i Altin Hajrit ndërsa në vitin 2021 ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje. 50-vjeçari më parë merrej me aktivitetin e lojërave të fatit dhe vite më parë ka punuar edhe te kompleksi i Altin Hajrit në Shijak. Gjithashtu bëhet me dije se viktima ishte me precedentë penalë për vjedhje dhe trafikim i lëndëve narkotike.
TIRANË- Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për lirimin e tij nga arresti shtëpiak, kreu i PD-së, Sali Berisha do t'i rikthehet nesër edhe Kuvendit. Berisha tha se me rikthimin e tij në parlament, do të vazhdojë beteja e tij deri në fitore. Ai u shpreh se PD është forcë politike e fitores dhe se asgjë nuk do ta ndalë misionin e saj.
"E para, lidhur me kthimin në parlament. Natyrisht ai ishte një akt puçist, antikushtetues ndaj pluralizmit dhe opozitës, i kryer nga Edi Rama, nga Linda e Parlamentit apo Zonja Vila, nga Dumani dhe mercenarë të tjerë të drejtësisë, Irena me 5 mbiemra e me radhë. Ky ishte një grusht shteti brenda shtetit, kur merret një pushtet, tentohet të merret një pushtet për t’ia marrë një pushteti tjetër, por siç jeni dëshmitarë ju, me persistim, u arrit që ajo dritare të shndërrohet në dritaren e ferrit për Edi Ramën. U arrit që ajo dritare të shndërrohet në dritaren e tmerrit për organizatën kriminale të qeverisë.
Ata me ethe përcillnin çdo natë fjalën time, unë në fakt atyre ia drejtoja. Ju jeni dëshmitarë se si dritarja zëvendësoi parlamentin dhe Edi Rama në fjalimet e tij shprehte vrerin e papërmbajtur ndaj dritares. Pra, u vartësova unë prej tij apo ai tek unë, doli shumë e qartë. Kështu që unë kthehem nesër në parlament në vazhdim të betejës sime gjer në fitore. Kjo është! PD është sot forcë politike e fitores dhe nuk ka gjë në botë që mund të ndalojë... Hapat janë të qartë, hapa të tjerë do vijnë. Edi Rama do marrë ata që meriton nga shqiptarët dhe nga komuniteti ndërkombëtar. Prapë në betejë jemi. Gjer tani, ai në fakt u bë dritaro-dipendent. Po, lexoni fjalimet. Mendoi se do shpëtonte. Ra nga prushi në flakë.", tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse e mbështet protestën e thirrur nga kreu i PL-së, Ilir Meta, që pritet të zhvillohet para Prokurorisë së Posaçme më 6 dhjetor.
Berisha tha se mbështet pa diskutim çdo protestë kundër asaj që ai e quan diktaturë, kudo që të thirret dhe kundër cilido. Sipas tij protestat para institucioneve që i shërbejnë "regjimit dhe diktaturës", janë elementë thelbësorë të betejës për përmbysjen e saj.
"Ka një çështje në themel të debatit. Çështja në themel e debatit është se, SPAK nuk ka pse të jetë axhendë e opozitës, se opozita nuk duhet të merret me SPAK, por duhet të merret me Edi Ramën. Është shumë e drejtë që opozita të merret dhe po merret çdo ditë me Edi Ramën, por do të ishte fatale sikur opozita të injoronte SPAK, aktualisht prokurorinë politike të Edi Ramës. Nëqoftëse opozita injoron SPAK, opozita harron që është shndërruar sot në njërin nga institucionet më themelore të narkodiktaturës.
Nëqoftëse i japim përgjigje pyetjes, është ky regjim një narkodiktarurë apo jo, përqendrimi i të gjitha pushteteve në duart e Edi Ramës, atëherë duhet të besosh se kjo nuk është, Pëllumbesha Spirogjoka një vegël e Edi Ramës. E ka ndërruar dhe emër e mbiemër Elisa, nuk quhet më Elisa kështu dhe ashtu, por quhet Pëllumbesha Spirogjoka. Duhet të besosh që haram Bega nuk është më një vegël e Edi Ramës, ata që mund të thonë se nuk është diktaturë. Duhet të besosh se Edi Rama nuk ka lidhje me djegësat e Tiranës, se Olsi Rama nuk ka lidhje me Xibrakën dhe se Altin Dumani nuk po mbyll dosjet e tij.
Por nëqoftëse nuk beson se këtu të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu, atëherë duhet të jesh politikisht i verbër, ose i korruptuar në shkallën më të lartë, të injorosh faktin se këtu jeton në një diktaturë e cila shkon gjer në atë shkallë sa zvarrit njerëz rrugëve, ish-president, ish-kryeministër, ish-kryetar parlamenti. Si? Si person në hetim, që në asnjë vend demokratik si të tillë nuk e arrestojnë dot, në asnjë vend demokratik, si person në hetim. Pra ata të cilët pretendojnë se nuk duhet marrë me Skapin opozita, ata duhet ti japin përgjigje një pyetje themelore; a është kjo një narkodiktaturë apo nuk është. Këtë përgjigje e dhanë 108 parti politike nga të gjithë kontinentet e botës. Përgjigja u dha në mënyrën më përfundimtare; Shqipëria është narkoshtet i parë dhe i vetëm në Europë. Askush nuk mund ta mohojë këtë. Shqipëria është narkoshtet i parë dhe i vetëm në Europë. Lexoni rezolutën e internacionales demokrate të qendrës.
Pra pa diskutim që do të mbështetet çdo protestë kundër diktaturës, kudo që të thirret dhe kundër cilido. Nuk ka diskutim. Ndaj të gjithëve. Si jo. Detyrimi, akti lidhet direkt me Altin Dumanin. Pse lidhet direkt? Ligji e detyron prokurorin të përcaktojë dhe të ndjekë procedurën ndaj personit që ka marrë nën hetim, apo të pandehur. Gjeti një rrugaç Edi Rama për të vënë ministër, ordiner. Dhe i them unë atij, se gradualisht shqiptarët do të mësojnë se çfarë përfaqësojnë ai. Gjeti një tjetër drejtor policie, që krijoi aktet më të papara ndonjëherë në historinë e Europës dhe botës. Ata çdo lloj proteste e meritojnë dhe stërmeritojnë. Protesta para organeve të diktaturës, institucionet e diktaturës janë të ligjshme, të një rëndësie jetike, janë elementë thelbësorë të betejës për përmbysjen e saj.", tha Berisha.
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha sot në konferencë se kryeministri Edi Rama ka përmbysur studimin e pronave në bregdet të bërë me kompani amerikane të certifikuara nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes. Kjo ka ndodhur sepse sipas tij, Rama i ka dhënë oligarkëve të vet të gjitha instalimet të përcaktuara si të domosdoshme për forcat detare të Shqipërisë. Berisha akuzoi sërish kreun e SPAK, Altin Dumanin se mbron shkeljet e kryera nga kryeministri.
"Edi Rama u përpoq me të gjitha format të implikojë NATO-n, ta ftojë dhe të mashtrojë, madje të deklarojë se ka interes NATO-ja. NATO zyrtarisht nuk ka shprehur asnjë interes. PD si parti pro-atlantike është e gatshme t’i ofrojë aleancës çdo lehtësi aeroportuale dhe territoriale, por e refuzon atë të përçmojë atë ofertat e Edi Ramës se janë oferta për ta implikuar në mega-afera të mëdha korruptive.
Edi Rama, studimin e pronave në bregdet, të bërë me kompani amerikane të certifikuara nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, e ka përmbysur tërësisht, duke u dhënë oligarkëve të vet të gjitha instalimet të përcaktuara si të domosdoshme për forcat detare të Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s. Nuk duheshin të gjitha portet, por duheshin portilet, domosdoshmërisht në pika të caktuara nga plani që disponohet nga Presidenti i Republikës dhe Shtabi i Përgjithshëm. Edi Rama ato i dha si bashkëaksioner 100 përqind oligarkëve në të katër anët, nga Saranda gjer në Shëngjin.
Pra, dënoj me ashpërsinë më të madhe. Porti i Durrësit është gur në qafë në radhë të parë i pensionistëve, por jo vetëm atyre.
I të gjithë atyre shqiptarëve që janë të kërcënuar nga varfëria dhe ata janë 46 përqind e popullatës shqiptare.
I të gjithë fermerëve shqiptarë që marrin nga ky buxhet 44 milionë euro dhe që japin mbi 20 përqind të prodhimit të brendshëm. Pensionistëve që parashikohet një 16 milionë euro për indeksim. Sigurisht është Altin Dumani që mbron këtë krim të shëmtuar ekonomik. Prokuror tjetër në botë nuk mund të mbronte, sikur të kishte minimumin e integritetit apo dinjitetit njerëzor, por edhe peng i krimit garanton Edi Ramën të vazhdojë vjedhjen e tij. Kjo ishte çështja e parë.", tha kreu i PD-së.
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka komentuar sot para gazetarëve vrasjen e ndodhur ditën e djeshme në një lokal në Ndroq ku viktimë mbeti Alfred Dedja. Ky i fundit, sipas Berishës, ishte personi dëshmitar i copëtimit të Jani Prengës.
Ekzekutimin e tij, ai e cilësoi si një "vepër shtetërore mafioze". Më tej shtoi se vrasja e djeshme është dëshmi e funksionimit si një sipërmarrje e përbashkët e shtetit me krimin.
"Çështja e dytë për të cilën jam sot para jush, dje mbasdite u ekzekutua publikisht në Ndroq dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës, njeriut që dinte të gjitha. Ai, Dedja, kishte qenë menaxher i lokalit të Altin Hajrit. Imagjinoni ju një moment, njeriu që e kishte liruar nga burgu këtë Julian Gjoshin, që kishte ngritur shtetin në këmbë për ta liruar, tani e urdhëron në një akt in-ekstremis, të vrasë në publik dëshmitarin e vetëm të mundshëm të copëtimit makabër të trupit të Jan Prengës.
E gjitha kjo një vepër shtetërore mafioze. Mafia me shtetin të bashkuar. E gjitha kjo për të mbyllur aferën, sepse ju e dini se për Jan Prengën u akuzuan kamerierët e Altin Hajrit, kurse Altini është i lirë, Altini tani pastron oborrin dhe u detyrua në fund të nisë kunatin e tij të kryejë vrasjen publike. Vrasja mafioze e djeshme është dëshmi e funksionimit si një sipërmarrje e përbashkët e shtetit me krimin, e mafies me shtetin.
Ndryshe, Dedja duhet të ishte një dëshmitar i mbrojtur, i çmuar, por nuk pati kurrë dëshirë për të zbardhur vrasjen e Jan Prengës. Edhe këto që shihni ju, dosjet që të gjitha vijnë nga jashtë, Dumani fle mbi to. Të gjitha janë nisma të prokurorive partnere, asnjë nismë e tij. Jo, aty i ka pasur të gjitha veprimet.", tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme me gazetarët ka folur lidhur me ndërtimin e Portit të ri të Durrësit. Berisha tha se porti do të kushtojë 1.3 miliardë euro, sipas tij, shumë kjo e barabartë me rritjen 150 përqind të rrogave të shqiptarëve. Kryedemokrati u shpreh më tej se do kërkohet me urgjencë krijimi i një komisioni parlamentar për "këtë aferë që tejkalon çdo lloj limiti."
"Sipas projektit të kompanisë holandeze, porti i ri do të kushtojë 1.3 miliardë euro. Kjo është gjoba më e madhe në histori ndaj shqiptarëve. Ky është një fond i barabartë me rritjen 150 përqind, mos më shumë, të rrogave të shqiptarëve. Ky është një fond i barabartë me rritjen 100 përqind të pensioneve të shqiptarëve.
Dhe të gjitha këto vetëm për parajsën e Edi Ramës. Ky është një krim që i tejkalon çdo proporcion. Tenderi i hapur, siç e dini, ishte rreth 400 milionë euro, në një kohë kur pensionistëve, me pensionet më të ulëtat në botë dhe me çmimet më të lartat, unë ftoj mediat t’u tregojnë të vërtetën e çmimeve shqiptarëve krahasuar me Greqinë, Italinë dhe Gjermaninë.
Sot në Greqi, çmimet e ushqimeve bazë janë deri 80 përiqnd më të ulëta se në Shqipëri.
Kështu janë në Itali, Gjermani. Ushqimet bazë dhe produktet bazë në Shqipëri janë 10 deri në 250 përqind më shtrenjtë se mesatarja e tyre në BE. Një pensionisti i mbahen nëpërmjet TVSH-së, sipas përllogaritjeve të TVSH, i mbahen në vit 450 mijë lekë. I mbahen të paktën tre pensione dhe Edi Rama përcakton për t’u vjedhur shqiptarëve 1.3 miliardë euro. Do krijohet një komision parlamentar me emergjencë për këtë aferë që tejkalon çdo lloj limiti, që vjen pas bunkerëve. U kushton pas bunkerëve të diktatorit Hoxha, më shumë se gjithçka tjetër taksapaguesve shqiptarë." u shpreh Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një konferencë për mediat në selinë blu. Berisha e ka nisur fjalën me çështjen e Portit të Durrësit, ku thotë se kjo aferë i plaçkit shqiptarët më shumë se kurrë përveç bunkerëve në historinë e tyre. Ai përshëndeti edhe kompanitë, që sipas tij, nuk u paraqitën në garën për tenderin e ndërtimit të portit.
"Afera e Portit të Durrësit përbën dënimin më të rëndë pas ndërtimit të bunkerëve nga Enver Hoxha për taksapaguesit shqiptarë. Ju të gjithë jeni dëshmitarë se kur Edi Rama informoi publikun se do ndërtonte Dubai Sitin në Portin e Durrësit, ai deklaroi në mënyrë të përsëritur se për portin tjetër, taksapaguesit shqiptarë nuk do shpenzojnë një qindarkë. Pra, sipas tij, portin tjetër do e ndërtonte privati.
E vërteta është se me Dubai Sitin e Durrësit, shqiptarët plaçkiten më shumë se kurrë përveç bunkerëve në historinë e tyre.
Territori tokësor dhe ujor i portit me mbi 1 milion e 400 mijë metër katrorë tokë, iu dhurua Alabarit dhe Edi Ramës, ndërkohë që vlera e tij është të paktën 3.8 miliardë euro. Ai territor u dhurua për ndërtimin e 12.500 apartamenteve dhe 6 hoteleve me 6 yje, ultraluksoze, dhe ndërtimin e marinës ndër më të mëdhatë në Mesdhe. Pra, de facto ndërtimin e një parajse që përveç familjeve të emirëve të Emirateve të Bashkuara apo ndonjë tjetër, askush nuk mund ta kishte.
Porti mijëvjeçar i Durrësit, për Edi Ramën, do ndërtohej në Porto Romano dhe në shkelje të çdo ligji, ndryshoi ligjin e prokurimeve me një kompani të njohur holandeze, përsëri në shkelje të ligjeve, porositi projektin prej 12 milionë eurosh.
Informoi publikun, hapi tenderin dhe tha se 5 kompani të mëdha botërore i kemi të listuara për ndërtimin e portit në Porto Romano. Por në ditën e mbylljes së tenderit, asnjë kompani nuk u paraqit për të marrë pjesë në këtë aferë monstruoze të Edi Ramës dhe unë i përshëndes ato.", tha Berisha.