LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Rastin e Metës do e çojmë në Hagë"/ Berisha: Të iniciojmë rezoluta të reja kundër narkoqeverisë, në të gjitha asambletë parlamentare

• Kryedemokrati Sali Berisha ka mbrojtur vendimin për shitjen e Hotel Dajtit, duke e cilësuar si një akt në favor të pensionistëve, që ai e konsideron të drejtë dhe të nevojshëm. • Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me grupin parlamentar, Berisha kritikoi qeverinë aktuale për shpërdorimin e pasurive publike dhe theksoi pabarazinë e madhe ekonomike në vend, veçanërisht ndaj pensionistëve, të cilët Berisha i cilësoi një shtyllë të shoqërisë shqiptare. • Berisha kritikoi ashpër planin e qeverisë, duke theksuar se shqiptarët do të paguajnë 1.3 miliardë euro për ndërtimin e portit të ri, ndërsa trojet e portit aktual, me vlerë miliarda euro, po jepen për projekte luksoze si apartamente dhe hotele. • Berisha deklaroi se do të kërkohet një Komision Hetimor Parlamentar për aferën e Portit të Durrësit, të cilën e cilësoi si një nga aktet më korruptive në historinë e vendit. • Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për përfshirje të drejtpërdrejtë dhe përpjekje për të përfshirë NATO-n në këtë projekt, e cila nuk ra në kurthin e tij. • Berisha deklaroi se Partia Demokratike do të çojë në gjykata dosjet e krimeve elektorale që SPAK-i ka mbyllur. • Berisha tha se PD-ja do të përdorë rrugën ligjore për të paditur autorët e krimeve dhe SPAK-un, duke kërkuar gjithashtu trajtimin e çështjeve në Strasburg. • Berisha propozoi iniciativën për të miratuar rezoluta të reja kundër qeverisë së Edi Ramës, duke theksuar se Shqipërinë e ka shndërruar në narkoshtet. • Berisha kërkoi që përfaqësuesit e PD-së në asambletë parlamentare ndërkombëtare, si NATO, OSBE dhe Bashkimi Perëndimor, të dorëzojnë rezolutat që dënojnë qeverinë dhe të iniciativë rezoluta të reja për të shqyrtuar dështimin e reformës së drejtësisë dhe masat kundër narkoshtetit. • Lideri demokrat, Sali Berisha përshëndeti nismën e Australisë për të shpallur Xhorxh Sorosin terrorist global, një iniciativë që sipas tij ka mbështetje të fortë, për shkak të krimeve që Soros ka kryer në dekadat e fundit ndaj popujve të ndryshëm, përfshirë Tajlandën, Indonezinë dhe disa vende të tjera. • Berisha kritikoi luksin e ministrave dhe drejtuesve të qeverisë shqiptare, duke i krahasuar ata me një incident të fundit në Kore të Jugut, ku u krijua një reagim i madh për çantën e shtrenjtë të Zonjës së Parë. • Ai thekson se në Shqipëri, ministrat dhe drejtuesit qeveritarë mbajnë çanta të markave të njohura si Hermes, Birkin, Louis Vuitton, me vlera që variojnë nga 200,000 deri në 500,000 euro. 

8 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"Koreja e Jugut desh mori flakë për një çantë Dior"/ Berisha: Këtu ministret mbajnë çanta deri në 500 mijë euro

"Rastin e Metës do e çojmë në Hagë"/
Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisw Demokratike Sali Berisha kritikoi luksin e ministrave dhe drejtuesve të qeverisë shqiptare, duke i krahasuar ata me një incident të fundit në Kore të Jugut, ku u krijua një reagim i madh për çantën e shtrenjtë të Zonjës së Parë. Ai thekson se në Shqipëri, ministrat dhe drejtuesit qeveritarë mbajnë çanta të markave të njohura si Hermes, Birkin, Louis Vuitton, me vlera që variojnë nga 200,000 deri në 500,000 euro. Berisha i ftoi mediat dhe qytetarët të fotografojnë këto objekte luksoze për të ngritur ndërgjegjësimin mbi këtë fenomen dhe për të ndihmuar në evidentimin e mungesës së përmbajtjes dhe të vlerave në politikën shqiptare.

"Dhe së fundmi, një vend partner, një vend demokratik, një vend me një shkallë zhvillimi nga më të lartat, të jemi realistë, Koreja e Jugut, të mos harrojnë qytetarët shqiptarë se desh mori flakë për një çantë. Për një çantë Christian Dior të Zonjës së Parë. Të cilën, për hir të së vërtetës e kishin denoncuar disa kohë më parë. Nuk jam në gjendje t’u them hollësira se mund të ketë edhe faktorë të tjerë, por presidenti tërhoqi ligjin e luftës që e shpalli pas 50 vitesh. Dhe këta që u zemëruan, ishte fjala për çantë, një çantë Christian Dior, por e vërteta është që çantat Christian Dior nuk janë më të kushtueshme. U them shqiptarëve unë, se çantat që hyjnë dhe dalin në parlament nga qeveritaret, Hermes, Birkin, Bottega Venetto, Louis Vuitton, vetëm shihni...

I ftoj mediat t’ua fotografojnë çantat ministreve... se ato nuk duken. Ato kushtojnë, u jap fjalën ju, nga 200 gjer në 500 mijë euro. Që i thotë Ulsiu banditit, e dua edhe një çantë Louis Vuitton, pastaj vjen e ndan me Altin Dumanin. Po, po, janë të vërteta këto. E thekson, Louis Vuitton e don, kurse ai i thotë për kë e don, e kuptoni vetë ju.... Pra, kjo është për qytetarët tanë. Koreanët kanë një nga standardet më të larta në botë dhe e vërteta është se pas problemeve që kanë pasur në vitet e pasluftës, janë një demokraci, kanë arritur në mënyrë evolutive të vendosen si një demokraci.

Dhe për çantën Christian Dior të Zonjës së Parë u krijua ajo që nuk kishte ndodhur kurrë. Po të jetë për çantën, ju garantoj se çantat e ministreve, për të mos thënë pastaj ca drejtoreshave, janë të paktën 3 herë më të kushtueshme se çanta e Zonjës së Parë të Koresë së Jugut. Prandaj duhet të fotografohen sa më shumë të gjitha objektet, se unë e kam theksuar se aty hyn si një sallon mode dhe jo si në parlament çka unë e ndjej veten jo mirë. Por dhe ju gazetarëve ju ftoj në emër të interesit publik të fotografoni sa më shumë çantat e tyre," tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Rastin e Ilir Metës do e çojmë në Hagë sepse ajo ishte torturë çnjerëzore publike

"Rastin e Metës do e çojmë në Hagë"/
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se, rastin e Ilir Metës do ta çojnë në Hagë, pasi është torturë ç’njerëzore. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha theksoi se për këtë dosje do të punojnë me Partinë e Lirisë që ta dërgojnë dosjen në Komisionin Antitorturë në Këshillin e Europës. 

"Nuk ka dyshim që është krejtësisht proces politik. Por tani është bërë botërisht e njohur që ky institucion dhe drejtësia është një armë politike në duart e diktaturës. E tillë është rasti yt, i tillë dhe shumë i rëndë është rasti ndaj Ervin Salianjit, rast të cilin ne do ta paraqesim në të gjitha instancat ndërkombëtare sepse ai është aty vetëm se guxoi të denoncojë mafien, të kryejë detyrën e tij, misionin e tij si deputet.

I tillë është rasti i kryetarit të Partisë së Lirisë. Ne duhet të përgatisim dosjen për në Hagë sepse është torturë çnjerëzore publike. Ne do punojmë me Partinë e Lirisë të dërgojmë dosjen në Komisionin Antitorturë në Këshillin e Europës dhe të ndjekim të gjitha instancat në OKB dhe kudo. Sepse ekzistojnë komisione antitorturë dhe ajo ishte një torturë publike, ishte një keqtrajtim çnjerëzor publik. Prandaj me juristët më të mirë, ai rast do të paraqitet në të gjitha instancat si një rast i ushtrimit për hakmarrje të torturës publike. Rast i pandodhur ndonjëherë," tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

"Ne e përshëndesim këtë nismë"/ Berisha: Australia po diskuton të shpallë terrorist global Xhorxh Sorosin

"Rastin e Metës do e çojmë në Hagë"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës se tij mbajtur në takimin me grupin parlamentar të Partisë Demokratike, përmendi një zhvillim të rëndësishëm ndërkombëtar lidhur me Xhorxh Sorosin. Ai theksoi se Australia po diskuton mundësinë e shpalljes së Sorosit si terrorist global, një nismë që u bë publike nga ish-presidenti Donald Trump.

"Dy gjëra së fundmi. Australia po diskuton të shpallë terrorist global Xhorxh Sorosin dhe këtë lajm e jep në Twitter-in e tij presidenti Donald Trump dhe ky është një lajm shumë i rëndësishëm. Duke përshëndetur me shumë mirënjohje këtë veprim të Australisë, uroj të finalizohet me sukses sepse në bindjen time më të thellë, ky person në 40 vitet e fundit ka kryer krime monstruoze kundër njerëzimit me kombet Tajlandë, Indonezi, me italianët, britanikët. Tjetër punë se janë goditur të varfrit dhe të pasurit nuk e kanë pasur kaq problem. Se ai duhet të ishte me kohë në Hagë. Sidoqoftë, nisma e një vendi që shkëlqen për demokracinë, siç është Australia, shkëlqen për shtetin ligjor është një nismë që e përshëndesim plotësisht si një nismë shumë të rëndësishme," tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Të iniciojmë rezoluta të reja kundër narkoqeverisë Rama, në të gjitha asambletë parlamentare ku bëjmë pjesë

"Rastin e Metës do e çojmë në Hagë"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratie Sali Berisha u bëri thirrje të gjithë përfaqësuesve të opozitës që bëjnë pjesë në asambletë e ndryshme parlamentare si në NATO, të OSBE-së, në Unionin interparlamentar të propozojnë rezoluta të reja kundër narkoqeverisë së Edi Ramës. Gjatë fjalës së mbajtur në grupin parlamentar të PD, Berisha theksoi se duhet të përdorin çdo mundësi për inicimin e rezolutave kundër narkoregjimit të Tiranës

"Së treti, rezolutat. Rezolutat e miratuara në CDI dhe PPE janë dokumentat themelore më të rëndësishme të miratuara ndonjëherë që nga Lufta e Dytë Botërore, pas atyre që ka miratuar OKB për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit të diktaturës së Enver Hoxhës, përsa i përket Shqipërisë. E kemi shprehur mirënjohjen tonë. U arrit tek këto rezoluta, sepse propaganda e Edi Ramës kishte mbuluar siç e mbulon këtu me 4 televizionet kombëtare që i kontrollon në çdo fjalë e fjali nga mëngjesi në darkë, dhe u paraqet shqiptarëve se problemet janë opozita, problemi i shqiptarëve janë opozita dhe jo ato që i plaçkisin ditë e natë dhe i largojnë nga Shqipëria, ai po këtë propagandë e paguan edhe jashtë vendit.

Edhe atje, shpenzon miliona për tu thënë të huajve, partnerëve, miqve se Shqipëria problem ka opozitën dhe bile siç e morët vesh, zotohet se do ta reformojë, po merret me reformimin e saj. Tani të gjithë përfaqësuesit tanë në asambletë parlamentare të institucioneve ndërkombëtare, në asamblenë e NATO-s, të OSBE-së, në Unionin interparlamentar, në unionin e bashkimit perëndimor, apo për Mesdheun, të gjitha asambletë parlamentare ku ne i kemi përfaqësuesit tanë, së pari duhet të marrin masa të dorëzojnë tek çdo anëtar i këtyre asambleje, rezolutat e miratuara.

Dhe të shqyrtojnë, të përdorin çdo mundësi për inicimin e rezolutave kundër narkoregjimit të Tiranës. Rezolutat janë një bazë fondamentale. Shpallin Shqipërinë narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Reformën e drejtësisë të dështuar, dhe të shndërruar në një armë kundër opozitës. Masivisht do të përdorni të dhënat e ëorld Justice Project, organizatë e cila është e barazvlefshme me Transparency International për korrupsionin, kjo është për drejtësinë. Ajo nxjerr në pah në mënyrë të vërtetë, dështimin e plotë të reformës së Xhorxh Sorosit. Kështu që këto rezoluta duhet të bëjmë gjithçka që të kenë jehonën më të madhe botërore, sepse njëra prej tyre është botërore ç’është e vërteta, se CDI është botërore dhe kjo tjetra, PPE është Europiane, dhe ne vazhdojmë këtë betejë," tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Dosjet e krimit elektoral që ka mbyllur SPAK do t’i çojmë në gjykatat e vendit dhe më pas edhe në Strasburg

"Rastin e Metës do e çojmë në Hagë"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij drejtuar grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ngriti një problem të rëndësishëm për opozitën, atë të mbylljes së dosjeve nga SPAK me urdhër të qeverisë. Berisha theksoi se Partia Demokratike nuk ka hequr dorë nga lufta për shtetin ligjor dhe se angazhimi i saj është për të sfiduar abuzimet e pushtetit, edhe kur ato i shërbejnë diktaturës. Berisha shtoi se mbyllja e dosjeve nga SPAK është një veprim i paligjshëm dhe që dëmton proceset e drejtësisë në Shqipëri.

"Tani, kemi një problem tjetër. Problemi i dosjeve që ne dorëzojmë në SPAK dhe mbylljes që u bën SPAK me urdhër të partisë, këtyre dosjeve. Ka mjaft që mendojnë se, pse i dërgojmë, pse ne i japim kredibilitet, pse ne i bëjmë. Të gjitha ne i themi, se çfarë është SPAK, çfarë përfaqëson të gjitha këto. Por ne kemi një arsye themelore, ne nuk jemi për një shoqëri parashtetërore. Ne jemi të vetëdijshëm që jemi në një diktaturë dhe mbi këtë vetëdije ndërtojmë luftën dhe betejën tonë. Jemi në diktaturë, dhe që është Skapi është vegël e diktaturës, për këtë nuk kemi asnjë lloj mëduyshje, por ne nuk dalim, nuk sillemi si në një shoqëri parashtetërore.

Ky është motivi kryesor se pse ne, se ne zbatojmë ligjin, jemi për shtetin ligjor. Ne jemi parti që, qëllimi ynë më kryesor është rivendosja e shtetit ligjor në Shqipëri. Por tani të gjitha dosjet që Skrapi i partisë i ka mbyllur, të gjitha dosjet i kanë tejkaluar afatet ligjore, do ti drejtojmë në gjykata, duke paditur autorët e krimit elektoral dhe Skrapin si bashkëpunëtor të tyre që mbyll dosjet. Nëpërmjet gjykatave ne ndjekim spiralin gjer në Strasburg. Strasburgu dosjet që nuk kalojnë në etapat gjyqësore të vendit nuk i pranon. Ne tani çdo dosje që ata i kanë mbyllur, ose në shkelje të ligjeve i kanë devijuar në prokurori tjetër, se ata shkelin ligjin. Se të dërgosh në Peshkopi dosjen e krimit elektoral do të lash duart me Uluziun.

Ndaj dhe ne këto dosje të gjitha do i përgatisë departamenti dhe sektori juridik i ynë, do të dorëzohen në gjykata dhe fillon padia ndaj tyre në gjykata, si bashkëautorë, ose si protektor e rënda elektorale dhe krimet e tjera që janë kryer. Po. po. Se ne jetojmë në kushtet e një regjimi që përfaqëson një sipërmarrje të përbashkët mes pushtetit dhe krimit dhe krimit dhe pushtetit," tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

SPAK e mori të pandehur, Asllan Dogjani: Ndjekje penale me urdhër të Ramës

"Rastin e Metës do e çojmë në Hagë"/
Asllan Dogjani

TIRANË-  Deputeti demokrat Asllan Dogjani ka deklaruar se është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shkak të denoncimeve që ka bërë kundër qeverisë Rama. Në fjalën para deputetëve të PD-së, Dogjani u shpreh se SPAK në vend që të hetojë vilat dhe hotelet e Ramës, merren me një apartament të tij që jeton që nga viti 2006. 

"Duke të falënderuar, desha të ndaj me kolegët edhe rastin tim ta bëj transparent edhe me ju. Lidhur me një ndjekje penale politike të ndjekur ndaj meje se kam denoncuar në mënyrë të vazhdueshme korrupsionin dhe krimin e kësaj qeverie. Shkuarja ime në SPAK është bërë për një shtëpi që unë jetoj me familjen time që prej vitit 2006. Pra shikojeni ku ka rënë niveli i SPAK. Në vend që të merret me hotelet, vilat e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, portin e Durrësit apo deputetët që kanë marrë prona publike, ndaj meje nisi një hetim dhe oburra ta çojmë në SPAK.

Kjo sepse kam denoncuar grabitjen e një prone publike para pallatit tonë. Shtëpia ime është me dokument para noterit dhe me një kontratë. Pas 20 vitesh se unë kam kërkuar interpelancë për këtë pronë, duke qenë se ka lidhje me një deputet të PS, kanë bërë dirigjim. Është sulm ndaj meje. Ne nuk jemi hajdutë. SPAK duhet të merret me ata që vjedhin. Ky nuk është sulm ndaj meje, por sulm publik ndaj çdo deputeti të opozitës që ngre zërin për korrupsion. Më motivon më shumë dhe do vazhdoj të denoncoj më shumë dhe nuk më frikësojnë dot. Do bëjë çdo gjë që SPAK të merret me ligjin dhe jo të dirigjohet”, tha Dogjani.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: I jam mirënjohës Bankës që e bleu Hotel Dajtin dhe i ruajti origjinalitetin, nuk do e merrnin oligarkët për kulla

"Rastin e Metës do e çojmë në Hagë"/
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i’u përgjigj akuzave të djeshmë në parlament, se ka shitur Hotel Dajtin për tu dhënë bonusin pensionistëve. Në nisje të fjalës së tij me grupin parlamentar të PD-së, Berisha tha se banka që e bleu Hotelin, i ruajti origjinalitetin. Berisha theksoi rëndësinë e disa amendamenteve që do të jenë pjesë e programit të qeverisjes së PD-së, dhe do të miratohen që në vitin e parë të mandatit.

"Edhe njëherë, ju lutem shumë, në të gjitha takimet me zgjedhësit, duhet t’ua bëni të qartë se do jenë alfa e programit tonë. Ato amendamente do votohen vitin e parë të qeverisjes sonë. Dhe ishte gjë shumë serioze, një përgatitje shumë serioze që u bë. Sigurisht që nuk do i pranonin dhe argumenti ishte se u kishim dhënë pensionistëve paratë e shitjes së Hotel Dajtit, po kjo na nderon.

Ua kishim dhënë armiqve. Ia shitëm Bankës, i jam mirënjohës Bankës që e bleu, pavarësisht se ata e arrestuan Fullanin në verbëri, pa asnjë fakt për atë blerje, që ishte e tëra ligjore. Po kullë aty nuk do ndërtohej. Nuk mund ta merrnin oligarkët atë. E mori Banka, e ka rikonstruktuar, i ka ruajtur origjinalitetin e vet dhe ajo është ndërtesë që trashëgohet, që tregon se Tirana edhe në vitet ‘40 të shekullit të kaluar ka pasur ndërtim të tillë, e nderon," tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Grupi parlamentar i PD mban një minutë heshtje për Arben Tafajn/ Berisha: Ishte përfaqësues dinjitoz i qytetarisë së Tiranës

"Rastin e Metës do e çojmë në Hagë"/
Grupi i PD

TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka mbajtur një minutë heshtje për nder të Arben Tafaj. Në fillim të mbledhjes së grupit demokrat, kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se Tafaj ishte përfaqësues dinjitoz i qytetarisë së Tiranës.

"Arben Tafaj ishte një qytetar shembullor, një përfaqësues dinjitoz i qytetarisë së Tiranës, i vlerave tradicionale të këtij qyteti të bekuar. Një drejtues i një shoqate shumë të nderuar, shoqata e Tiranës, një qeveritar vendor që për shumë vite drejtoi njërën nga minibashkitë e Tiranës dhe së fundmi përfaqësoi PD me dinjitet të veçantë në Këshillin Bashkiak. Të nderojmë veprën, kujtimin e një miku, e një bashkëpunëtori që u nda tragjikisht dhe para kohe nga jeta," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Rishfaqet Gledis Nano në Policinë e Shtetit pas shkarkimit

Rishfaqet Gledis Nano në Policinë e Shtetit pas shkarkimit

Berisha sfidon Ramën: Hajde të dalim në shesh të burrave dhe t’i themi njëri-tjetrit gjërat!

Berisha: Ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar!

34 vjetori i themelimit të PD/ Berisha nga Lezha: Donin të na linin si Kuba në brigjet e Adriatikut

"Çfarë nuk kanë fantazuar për shtëpinë time", Rama: Paraja nuk ka qenë tundim për mua!

Dosja Xibraka/ Rama paralajmëron masa ligjore: Do padis Gazment Bardhin për kallëzim të rremë

"Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove", Rama: Nuk kam kryer kurrë një krim!

"Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore", Rama: S'kisha si të mos akuzohesha për këtë

Dosja Xibraka/ Rama pas vendimit: Drejtësia foli me prova! Do dënoj Bardhin për kallëzim të rremë

"Fidel, të lus të ruash faturat se kështu si ka ardhur koha",Veliaj ankohet për SPAK në sy të Ramës

Me dhuratë me vete/ Sali Berisha në burgun e Fierit, viziton ish-deputetin demokrat Ervin Salianji

Lëvizja e makinave me grafik, Balluku: Athina e aplikon prej 35 vitesh, ka reduktuar lëvizjen me 50%

Fashë oraresh për automjetet e tonazhit të rëndë/ Balluku: Ka qenë në fuqi

Ulja e çmimit të energjisë/ Balluku: Vjen për shkak të performancës së sektorit energjetik

Ulet çmimi i energjisë elektrike/ Balluku: Ky është një vendim i cili hap një epokë të re

Ulja e çmimit të energjisë/ Rama: Rritje e ekonomisë, së shpejti do shkojmë në Abu Dabi

Rama: Shqipëria e para në rajon për energjinë diellore

Ulet çmimi i energjisë elektrike/ Rama: Arritje gjatë këtyre 35 viteve, e mirëmenduar dhe konsultuar

Berisha: Kemi një atmosferë jashtëzakonisht optimiste nga shqiptarët jashtë vendit

"Pandeli Majko është kriminel i madh elektoral"/ Berisha: U përgjua me vendim gjykate

Berisha: Ky është programi i emergjencës i PD, vendosje minimumi jetik, rritje pensionesh

Berisha: Rama e pranoi se ka përdorur SkyEcc, por tha të tjerë e kanë përdorur më shumë

Berisha: Shteti do marrë përsipër pagesën për fëmijën e tretë nga lindja deri 23-vjeç

Berisha: Karta e konsumatorit do rimbursojë TVSH-në e ushqimeve dhe produkteve bazë

Berisha premton: Do përgjysmojnë taksat për naftën!

Berisha: Çmimet stratosferike të naftës vijnë edhe për shkak të kontrabandës qeveritare

"Për 1 litër naftë paguajnë 1.1 euro taksa!" Berisha: Shqiptarëve po u bëhet plaçkitja më e madhe

"Tre prokurorë të SPAK në dosjen Toyota Yaris"/ Berisha: Taulant Balla garantoi arrestimin

"Kjo masë sigurie do të më shtojë votat!" Berisha: E kam fituar 100 përqind kauzën time

Berisha nxjerr përgjimet: Taulant Balla bëri arrestime me listë

Berisha: Gjeta aty Veliajn, po rrihej me kolegët sepse ju thërrisni Ajolën!

Berisha pas daljes nga SPAK: Kreu i Prokurorisë së Posaçme fle mbi dosje krimi

Berisha del nga SPAK: Iu kërkua gjykatësit kukull që të më rikthejnë në "arrest shtëpie"

Berisha mbërrin në SPAK, Kreu i PD-së hipën në makinë dhe përshëndet me dy gishta protestuesit

Gazetari i publikoi foton me Çapjan, Rama për bisedat e Sky ECC: Ka të tjerë "ku e ku" me atë person

"Po linçohet një udhëheqës i PS",Rama për hetimin e Veliajt: Nuk mund të marr qëndrime për një çorbë

Kush e ka hartuar listën e kandidatëve të deputetëve të PS në Durrës? Rama anashkalon përgjigjet

Gjykatat sekuestruan bazën detare të Limionit, Rama kapet mat duke komentuar vendimet e drejtësisë

"Ata merren me seksin e ëngjëjve" Rama për partitë e Opozitës: Lufta për vendin e dytë duket e fortë

Rama: Asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëj komente për Veliajn

Hetimi i SPAK për Veliajn/ Rama: Po i cënohet jeta familjare nga gjyqi publik

"Drejtësia jo në duart e pushtetit politik”, Rama: Reformën e propozuam që kur ishim në opozitë

Rama: Këtë vit ka pasur dy “spektakle”, rasti në Pogradec dhe ai i 14-vjeçarit

Untitled 15

"Beteja për qeverinë teknike vazhdon," Berisha: Mosbindja civile nuk ndalet deri ditën e zgjedhjeve!

Berisha: Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO

Rama: Po punojmë për të arritur marrëveshje binjakëzimi me spitalin SHIBA të Izraelit

Berisha: Unë jam këtu për të qëndruar kundër narkodiktaturës me gjithë potencialin tim

“TikTok do mbyllet”, Rama: Do na duhen 6-8 javë

Berisha: Thirrja ime është për SHBA, të marrin çdo masë për rikthimin e Erion Veliajt në Shqipëri