LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Raportet paraprake të ndërkombëtarëve i kanë rrëzuar zgjedhjet", Berisha: Faktet e farsës elektorale do t'i çojmë në kancelaritë europian dhe Kongresin e SHBA

• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për mediat duke folur mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare. • Berisha u shpreh se opozita po përgatit luftën e fuqishme për të mbrojtur votën e shqiptarëve, ndërsa gjithashtu theksoi se çdo orë po sjell fakte nga masakra elektorale që ka ndodhur në zgjedhjet e 11 majit. • Ndër të tjera ai shprehu mirënjohjen për komisionerët e PD-së që po kryejnë detyrën e tyre. • Berisha foli edhe lidhur me raportet paraprake të ndërkombëtarëve ku theksoi se i kanë rrëzuar përtokë zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kryedemokrati gjithashtu dënoj aktet kriminale që kanë terrorizuar demokrate e demokratë, që kanë dorëzuar filmime, dokumente mbi dhunimin masiv të këtyre zgjedhjeve. • Po ashtu ai ftoi demokratët të vazhdojnë misionin për rikthimin e votës së lirë. • Berisha gjithashtu theksoi se do dërgohen dokumente të pakundërshtueshme për vjedhjen e këtyre zgjedhjeve në kancelaritë e Europës dhe Senatin dhe Kongresin e SHBA-së. • Duke folur në konferencë për shtyp, kryedemokrati tha se vëzhguesit ndërkombëtar të OSBE-ODIHR arritën në një vlerësim paraprak dhe në tërësi real. • Berisha theksoi se betejën për denoncimin e farsës zgjedhore e kanë nisur që para zgjedhjeve me rezolutën e PPE në Valencia. • Ndër të tjera ai theksoi se rezoluta e Partisë Popullore Europiane në Valencia, shkruan se Edi Rama po blen vota me lek dhe drogë. • Duke folur mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se ai e mbajti Ilir Metën në burg për të fituar, terror politik. • Pas publikimit të rezultateve ku Ilir Meta mbeti pa asnjë mandat, Berisha theksoi se atij po i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjëherë ndonjë njeriu nga armiku i votës së lirë.

6 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"Këto janë zgjedhje të grabitura"/ Berisha: Rama është i gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg që të marrë mbështetje ndërkombëtare

"Raportet paraprake të ndërkombëtarëve i kanë
sali berisha

TIRANË- Kreu demokrat Sali Berisha tha gjate një konference shtypi duke denoncuar krimet zgjedhore të rilindjes se kryeministri Edi Rama është i gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg që të marrë mbështetje ndërkombëtare. Ai theksoi se qëndrimi ndaj zgjedhjeve për çdo njeri, cili do qoftë ai, është qëndrim i ndërgjegjes së tij ndaj vlerave të lirisë. Berisha gjithashtu tha se do ketë një dialog intensiv shumë të opozitës me kancelaritë e vendeve të lira, ndërkohë theksoi se nuk kalohet duke shkelmuar votën e shqiptarëve. 

"Ju po flisni për 2001, për fitore. Unë po them se kjo është e grabitur, nuk ka fitore këtu. Nëse flisni për fitore në 2025, pastaj bëhesh palë me Edi Ramën. Nuk është fitore kjo. Kjo është grabitje e zgjedhjeve. Dhe këtu nuk ka shqiptar që nuk e pa me sy këtë grabitje. Atëherë plaçka e vjedhur duhet të kthehet, ky ëstë rregulli. Zgjedhjet janë grabitur. Dhe cilido që i pa me sy vjedhjen e zgjedhjeve dhe shprehet për fitore të Edi Ramës, përdor fjalorin e tij. Të lutem. Këto janë evidente. Kush ishte ai që nuk pa shpërndarjen e 100 eurove për pensionistë, në një kohë kur pensionistët përbëjnë 48% të elektoratit. Qëndrimi ndaj zgjedhjeve për çdo njeri, cili do qoftë ai, është qëndrim i ndërgjegjes së tij ndaj vlerave të lirisë. Merr këto 100, më jep 48% të zgjedhësve. Kaq janë ata që votuan. Cili nuk i pa, faljen e 200 mln gjobave 2 ditë para zgjedhjeve.

Cili nuk e mori vesh mbjelljen e milionave rrënjë kanabis në të 4-anët e vendit me licenca. Mos harroni 1 bimë, 1 mijë euro e ka prodhimin. Cili nuk i pa këto, kush nuk i pa Xhabaftët në Vorë, kush nuk ka Pojën në Durrës. Kolegët tuaj ishin më të saktit që përshkruan gjithçka për ta. Suel Çelën në Elbasan, të tjerët në Shkodër, e me radhë e me radhë. Këtu nuk ka ndërgjegje njerëzore që mund të mohojë grabitjen e zgjedhjeve. Këto janë zgjedhje të grabitura, të plaçkitura. Thashë dhe njëherë, e kemi parë dhe në 2001 këto urime, përveç të tjerave se, ka interesa për burgje, se ky është i gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburgun e gjithë kontinentit për të marrë mbështetje për zgjedhjet. Por dhe kjo nuk ecën. Nuk ecën se janë vende të lira ato. Do ketë një dialog intensiv shumë të opozitës me kancelaritë e vendeve të lira. Nuk kalohet duke shkelmuar votën e shqiptarëve, kërkund," tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Betejën për denoncimin e farsës zgjedhore e kemi nisur që para zgjedhjeve me rezolutën e PPE në Valencia

"Raportet paraprake të ndërkombëtarëve i kanë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp theksoi se betejën për denoncimin e farsës zgjedhore e kanë nisur që para zgjedhjeve me rezolutën e PPE në Valencia. Kryedemokrati theksoi se beteja për të mbrojtur votën e lirë është nisur dhe do përfundojë me sukses. Ndër të tjera ai theksoi se rezoluta e Partisë Popullore Europiane në Valencia, shkruan se Edi Rama po blen vota me lek dhe drogë. 

"Ajo betejë ka nisur që para zgjedhjeve dhe ka nisur dhe me sukses. Po të kemi parasysh që rezoluta e Partisë Popullore Europiane në Valencia, shkruan se Edi Rama po blen vota me lek, po blen vota me drogë, me kanabis, me prokurorime, me punësime. Këto janë të gjitha para ditës së votimit. Takimin që kemi patur, një seri takimesh që kemi patur me ambasadorin Zannieri dhe përfaqësuesit e tij, takimin e fundit që patëm me të gjithë delegacionet, u quajt një aleancë e delegacioneve që u krijua, dhe ato siç e shifni ju, zgjedhjet janë rrëzuar. Zgjedhjet kanë mbetur vetëm skeleti. Ua thashë edhe njëherë, ndërgjegjien e njeriut të lirë nuk mundet kurrë të mposhtet me mashtrime. Një njeri i lirë, ka respekt për votën e lirë. E kemi nisur këtë betejë dhe do e bëjmë ketë betejë dhe me sukses. Mbajeni mend. Është e vërteta ajo që na garanton suksesin," tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

" E vërteta është si diamanti"/ Berisha: Kemi shumë fakte që do i denoncojmë tek ndërkombëtarët

"Raportet paraprake të ndërkombëtarëve i kanë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një konferencë me gazetarët, mesditën e sotme në selinë blu. Berisha u theksoi edhe një herë se zgjedhjet e 11 majit, janë të grabitura nga Edi Rama. Më tej Berisha tha se PD ka fakte të bollshme për t’i dërguar nga kancelaritë e Europës, si dhe në Senatin dhe Kongresin e SHBA-së.

"Ndodhi edhe në 2001 kjo. Miq, në qoftë se ka dy gjëra që ngjasin njëra eterike, tjetra materiale njëri me tjetrin është e vërteta dhe diamanti, për nga forca e tyre. Sado të përpiqen ta nxijnë diamantin, diamanti mbetet diamant, pastrohet dhe shndërrit. E vërteta është eterike, por është njëlloj me diamantin. Ndaj dhe këtë situatë, nuk them se është situatë e pëlqyer, e lumtur.

Por ama kur ne kemi shkuar në 2001, kemi dëshmuar me fakte që sot i kemi aq të panumërta, sa kemi vështirësi të zgjedhim, çfarë të paraqesim përpara, atëherë nuk mundet kush. Mos harroni, ne kemi kaluar periudha dhe kemi fituar, dhe do fitojmë. Unë u them demokratëve se nuk ka mision më të shenjtë se sa ti dalim zot të drejtës themelore të shenjtë të qytetarëve shqiptarëve për të votuar të lirë," tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Faktet dhe dokumentet e farsës elektroale do i çojmë në kancelaritë Europiane dhe Senatin dhe Kongresin e SHBA

"Raportet paraprake të ndërkombëtarëve i kanë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi se do dërgohen dokumente të pakundërshtueshme për vjedhjen e këtyre zgjedhjeve në kancelaritë e Europës dhe Senatin dhe Kongresin e SHBA-së. Duke folur në konferencë për shtyp Kryedemokrati vëzhguesit ndërkombëtar të OSBE-ODIHR arritën në një vlerësim paraprak dhe në tërësi real. Ndër të tjera ai tha se narkoregjimi i Tiranës nuk mundet kurrë të përfitojë për kohë të gjatë nga kjo masakër zgjedhore që kreu. 

"Më shumë se kurrë kemi fakte dhe dokumente, më shumë se kurrë. Por fakti është se vëzhguesit ndërkombëtar të OSBE-ODIHR për çka unë përgëzoj misionin e ambasadorit Zannieri, i cili në kushte jo të lehta, arriti në një vlerësim paraprak, në tërësi do të thosha, real. Por natyrisht me ODIHR dhe OSBE, sikundër me të gjitha kancelaritë europiane, me senatin, kongresin dhe administratën e SHBA, ne në mbrojtje të votës së qytetarëve shqiptarë, do të kemi paraqitje dhe shkëmbime intensive mendimesh, dokumentesh dhe faktesh të pakundërshtueshme. Narkoregjimi i Tiranës nuk mundet kurrë të përfitojë për kohë të gjatë nga kjo masakër zgjedhore që kreu," tha Berisha.

 

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Raportet paraprake ndërkombëtare i kanë rrëzuar përtokë këto zgjedhje

"Raportet paraprake të ndërkombëtarëve i kanë
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp theksoi se raportet paraprake i kanë rrëzuar përtokë zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kryedemokrati gjithashtu dënoj aktet kriminale që kanë terrorizuar demokrate e demokratë, që kanë dorëzuar filmime, dokumente mbi dhunimin masiv të këtyre zgjedhjeve. Berisha theksoi se asgjë në botë dhe asnjë fuqi politike nuk do mund të fshehë të vërtetat e shëmtuara të grabitjes së zgjedhjeve nga narkoregjimi i Tiranës. Po ashtu ai ftoi demokratët të vazhdojnë misionin për rikthimin e votës së lirë.

"Unë këtu shpreh vlerësimin tim për raportet paraprake, të cilat defakto në parimin më themelor ndërkombëtar dhe kombëtar të zgjedhjeve, atë të barazisë së palëve, i kanë rrëzuar përtokë zgjedhjet. Por natyrisht jo vetëm në këtë parim, ka patur probleme të tjera po kaq të rënda, edhe më të rënda. Zgjedhje të kapura nga organizata kriminale më të fuqishme të Shqipërisë dhe rajonit, të cilat disponojnë në kontot e tyre të nëndheshme, miliarda euro dhe që luftojnë këto zgjedhje për lëkurën e tyre, sepse siç e dini, i kisha garantuar dhe vazhdoj ti garantoj se ato me PD në pushtet, do të shpallen organizata terroriste, ç’ka do të thotë ligji do të jetë i tmerrshëm për to. Mos të kenë iluzion sepse ato janë bërë pengmarrës të demokracisë së një shteti dhe një kombi, me Edi Ramën. Në këtë kuadër dënoj me forcën më të madhe terrorin policesk, ndaj numëruesve dhe komisionerëve tanë.

Kërkoj lirimin e menjëhershëm të vëzhguesit Luan Tollozhina. E gjithë ngjarja është një kurth policesk i organizuar kundër tij. Ai mbahet në burg vetëm si qëndrestar dhe mbrojtës i votës. Dënoj akte të tjera të falangave të krimit që kanë terrorizuar demokrate e demokratë, opozitarë dhe opozitare që kanë dorëzuar filmime, dokumente mbi dhunimin masiv të këtyre zgjedhjeve. Pra, ftoj demokratët dhe demokratet e mbarë opozitarët të vazhdojmë këtë mision, si misioni i të gjitha misioneve të një opozite, mbrojtjen, rikthimin e votës së lirë. Asgjë në botë, asnjë fuqi politike nuk do mund të fshehë të vërtetat e shëmtuara të grabitjes së zgjedhjeve nga narkoregjimi i Tiranës. Ata të cilët injorojnë se këto zgjedhje u grabitën, u plaçkitën në mënyrat më kriminale dhe antidemokratike, do të zhgënjehen më vonë, kur ne të kemi faktuar para çdo shqiptari dhe në çdo kryeqytet të Europës dhe botës, shëmtinë e kësaj farse elektorale," tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

"Çdo orë po sjellim fakte nga masakra elektorale"/ Berisha: PD dhe Opozita po përgatit luftën e fuqishme

"Raportet paraprake të ndërkombëtarëve i kanë
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për mediat duke folur mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare. Berisha u shpreh se opozita po përgatit luftën e fuqishme për të mbrojtur votën e shqiptarëve. Kryedemokrati gjithashtu theksoi se çdo orë po sjell fakte nga masakra elektorale që ka ndodhur në zgjedhjet e 11 majit. Ndër të tjera ai shprehu mirënjohjen për komisionerët e PD-së që po kryejnë detyrën e tyre. 

"Mirëdita! Çdo orë që kalon, nxjerr fakte, dokumente shkatërrimtare për farsën elektorale të 11 majit të organizuar nga Toto Rina i Tiranës, Edi Rama. Por unë jam këtu para së gjithash, për të shprehur vlerësimin tim, për të gjithë ata komisionerë dhe numërues, vëzhgues të opozitës që në kushtet e një presioni të gjithëanshëm, në kufijtë e një terrorizmi shtetëror, por kryejnë detyrën e tyre dhe i ftoj ata ta kryejnë gjer në fund. Kjo është rruga më e mire për të mbrojtur votën e shqiptarëve, në kuptimin që ne jemi të detyruar, ligjërisht dhe me kushtetutë, të mbrojmë çdo votë të hedhur nga qytetarët shqiptarë. Por kjo është rruga gjithashtu për të faktuar para shqiptarëve dhe botës, farsën e paprecedentë që po kundërmon në të 4-anët, farsën elektorale që organizoi narkoregjimi i Tiranës me datën 11 maj të vitit 2025. Në këtë kuadër, Partia Demokratike dhe opozita po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës së shqiptarëve.," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

"PS po shkon në Kishën e Laçit, luten që PD të vazhdojë kështu!" Sula i drejtohet opozitës në Kuvend

"PS po shkon në Kishën e Laçit, luten që PD të vazhdojë kështu!" Sula i drejtohet opozitës në Kuvend

Sula në Kuvend: Deri në qershor duhet të dalin të gjitha vendimet dhe rezolutat

Tabaku: Parlamenti ka nevojë që të ketë debat për raportin mbi zgjedhjet

Noka-Spiropalit: Turet tuaja turistike për të bërë selfie, nuk mund të bllokojnë axhendën e Kuvendit

Peleshi-opozitës:Me ju apo pa ju ne do ta mbyllim me shumë sukses Kuvendin për të filluar në shtator

"Kështu vepruat edhe për gjenocidin në Kosovë!" Shehu në Kuvend: Sillni projektligjet t'i miratojmë

"Më vjen mirë që më ndjek," Spiropali i përgjigjet Bardhit: Seanca u shty se kishte mungesa

Bardhi-Spiropalit: Nuk ishit në Ukrainë, por duke ngrënë drekë në Greqi

Spiropali, replikë me Vokshin: Ndoshta ju jeni një nga arsyet kryesore që PD ka marrë këtë rezultat

Rama i rikthehet "Sy m'Sy:Po presim lajmin për hapjen e një tjetër grupkapitulli në negociatat me BE

Brunilda Laboviti pas debatit me Valbona Treska merr Policinë në telefon: Nuk më lirojnë zyrën

Berisha: Misioni im historik është rikthimi i votës së lirë për shqiptarët

"Është vetëm fillimi"/ Berisha: Këta kriminelë elektorale do ta paguajnë atë që u bënë shqiptarëve

Berisha: Kush e shtron sot problemin se ku është narkoshteti, është ushtar i Pojës

Berisha denoncon blerjen e votave në Tiranë: Ky është momenti kriminal i ndarjes së parave

Berisha: Këto fakte të pakundërshtueshme delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet

Tensione në Kuvend, Spiropali përjashton Nokën nga seanca: Nuk lejoj këtu zaptim të foltores!

Zhupa: PS i mbushi listat e kandidatëve me emra që s’dinin se si të fillonin dhe mbaronin një fjali

Spiropali i përgjigjet Vokshit: As kam takuar dhe as njoh njerëz me precedentë penalë

Gogu: Zoti ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë gati ta djegin se nuk e qeverisin dot

Gjekmarkaj: Në të vërtetë keni humbur, jeni bërë viktima të urdhrit të nënshtrimit!

Bardhi: Nuk e tha opozita se zgjedhjet u morën peng, e ka thënë shefi i delegacionit të PE!

Balla-opozitës: Zgjedhjet kanë përfunduar, gjeni vetë votat tuaja ku kanë shkuar

Noka-mazhorancës: Themelet e pushtetit tuaj qëndrojnë mbi votën e blerë

Bardhi dhe Noka i drejtohen Spiropalit: Nuk niset mbledhja e Kuvendit pa kuorumin e nevojshëm

Goditet grupi kriminal në Finlandë/ Dumani: Merreshin me drogërave sintetike

Operacioni antidrogë/ Për ekzekutimin e 11 masave të sigurisë u angazhuan 110 policë

Prokurori Shehu jep detaje: Aksioni antidrogë në orët e para të mëngjesit! 11 urdhër arreste

Grupi kriminal i drogës në Finlandë/Kraja: Përfshirje nga Shqipëria dhe Spanja drejt Finlandës

Prokurori finlandez: Droga trafikohej nga Spanja, aktiviteti kriminal drejtohet nga shqiptarë

Operacioni i përbashkët me autoritetet finlandeze, Dumani: Janë goditur disa grupe kriminale

Maska me fytyrë njeriu, uniforma policie...Publikohen pamjet e operacionit ku u arrestuan 4 persona!

Zhupa: Ministrja e Arsimit duhet të vijë të japë llogari për çështjen e Gramshit!

Dogjani përplaset me Bushkën në Komisionin e Ligjeve: Zgjedhjet u manipuluan

Korrupsioni me fondet e IPARD/Berisha: Dosjen e mban të bllokuar Altin Dumani me urdhër të Edi Ramës

Berisha: Licencat e kanabisit i kanë marrë njerëzit e lidhur me Edi Ramën dhe partinë e krimit!

Finalja e Champions League/ Berisha: Rama me çarter dhe me bileta 30-40 mijë euro ndoqi ndeshjen!

Berisha: Rama bleu qindra mijëra vota duke kanabizuar tërësisht farsën elektorale

Berisha: Rama dha leje për mbi 29 mijë hektarë kanabis me vlerë 10 mld euro në vitin elektoral

"Kanë edhe një bos në hije"/ Berisha: Klani Troplini u transformua në kartel droge këto vite

Berisha: Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, Olsi Çela dhe Ulsiu

Berisha: Vetorët e Edi Ramës pranuan një dokument të falsifikuar të Irenës me 5 mbiemra

Berisha del nga ambientet e SPAK: Altin Dumani do quhet Altin Troplini

Berisha: Lulzim Basha nuk vrapoi pas denoncimit të farsës elektorale, por vrapoi pas karriges së tij

Berisha: Ne nuk bllokojmë asnjë kandidat që të bëjë transparencë, nuk e kemi standardin e Edi Ramës

Farsa elektorale/ Berisha: Raportin final do e kemi gati nga data 10 qershor

Berisha: Votimet në Tiranë u dominuan nga bandat më të fuqishme, te segmente të bandës së Shullazit

Berisha: Ja zyrat paralele me qendrat e votimit të PS ku drejtohet operacioni i "trenit bullgar"

Seanca plenare në Kuvend/ Berisha: Farsa zgjedhore u krye me paratë e krimit

"Do kemi disa seanca intensive!" Peleshi në seancë plenare: Jemi në Parlament, jo në cirk!