LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama bën rolin e 'ndërmjetësit'/ Dorëzimi i draftit për Asosacionin tek Macron dhe Scholz, reagon KOSOVA

•Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë përsipër të trajtojë çështje që i takojnë qeverisë së Kosovës. •Ai njoftoi sot se ka përgatitur një draft për Asociacionin e Komunave serbe në Veri të vendit, duke pretenduar se përmes këtij drafti propozon një zgjidhje për krizën në Kosovë. •Drafti është hartuar pa marrë dakordësinë më parë të kryeministrit Albin Kurtit. Ky vendim nga ana e kreut të qeverisë ka shkaktuar reagime nga deputetë e figura politike në Kosovë. •Në seancën e sotme të Kuvendit, kryeministri Albin Kurti tha se për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka propozuar vetëm një draft-vizion. •Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se statutin e Asociacionit si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë mund ta bëjë vetëm Qeveria e Kosovës, dhe askush tjetër. •Ndryshe ishte reagimi i ish ministrit të Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj i cili tha se e mbështet qëndrimin e Ramës, për krizën në veri të Kosovës. 

9 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Kreu i LDK refuzon propozimin e Ramës: Nuk ka asnjë vlerë pa vulën e Qeverisë së Kosovës

Rama bën rolin e 'ndërmjetësit'/ Dorëzimi i
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka reaguar lidhur me propozimin e draftit të Kryeministrit Edi Rama tek kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron, për Asosacionin e komunave me shumicë serbe. Ai tha se propozimi është i pavlefshëm pasi nuk ka autorësinë e institucioneve të Kosovës. 

”Ne nuk e dimë motivin e Shqipërisë zyrtare pse ka dalë me një qëndrim të tillë. Atë që duhet ta them është që as një propozim që nuk ka autorësi të institucioneve të Kosovës, nuk ka vlerë për Kosovën”, tha fillimisht Abdixhiku në Pressing të T7.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përgatitur draft për Asociacionin e Komunave serbe në Veri të Kosovës. Drafti për zgjidhjen e krizës në Kosovë është hartuar pa marrë dakordësinë më parë të kryeministrit Albin Kurtit. Rama pretendon se draftin që ka përpiluar vetë me ekspertë amerikane, ua ka dorëzuar Gjermanisë e Francës, më saktë presidentit Emmanuel Macron e kancelarit Olaf Scholz.

1 VITE ME PARE

Draft-propozimi i Ramës për asociacionin e komunave me shumicë serbe, VOA: E paqartë nëse e ka hartuar Qeveria shqiptare

Rama bën rolin e 'ndërmjetësit'/ Dorëzimi i
Edi Rama

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama njoftoi sot se i ka dorëzuar presidentit frncez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz një draft për krijimin e asociacionit të komunave serbe, i hartuar siç tha, nga ekspertë të nivelit më të lartë europian dhe amerikan. Kryeministri Rama deklaroi se bëhet fjalë për një dokument konfidencial, i cili merr në merr në konsideratë që asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës duke adresuar të gjithë rekomandimet apo konkluzionet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, që janë dy kumbarët e propozimit franko-gjerman një draft të asociacionit, për të cilën kam vënë në dijeni edhe Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, si dhe palën amerikane”, deklaroi kryeministri Rama, duke bërë të ditur se dokumenti është hartuar "nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikan dhe europian prej kohësh", pa shpjeguar se kur ka ndodhur, por duke theksuar se: “është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë, kjo ditë kur palët dhe në këtë rast, për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë që e përsëris, bën atë që ka bërë dhe herë të tjera, palët nuk po merren dot vesh as se kush duhet ta shkruajë këtë tekst e jo më të merret vesh se çfarë duhet të ketë teksti”.

Mbetet po ashtu e paqartë nëse ka qenë qeveria shqiptare e cila ka kërkuar hartimin e këtij dokumenti, apo ai i është ofruar asaj. Rama tha se ekspertët kanë dhënë një kontribut dhe se ai thjesht ka bërë që ky kontribut të kthehet në një mundësi për dialog duke theksuar se nuk ka dalë vullnetar për të bërë asnjë marrëveshje, “unë thjesht kam marrë përsipër të kontribuoj për tryezën e dialogut nëpërmjet kumbarëve të procesit, që janë presidenti i Francës dhe kancelari i Gjermanisë. I takon atyre të bëjnë atë që dëshirojnë me këtë kontribut sepse tani ishte gati për tu bërë dhe tani janë kushtet për tu bërë, duke parë që në vend se të ulen në tryezë njëri çon policinë në godina bosh, tjetri çon ushtrinë për të kënduar këngë në kufij me Kosovën”.

Javën e shkuar kryeministri Rama pati një takim të veçantë me presidenti francez Macron, gjatë Konferencës së sigurisë në Bratislavë, ku zoti Macron foli me tone të ashpra ndaj autoriteteve të Kosovës duke i konsideruar ato përgjegjëse për situatën e krijuar në veri.

Një situatë që sipas kryeministri Rama “po merr përmasat e një tragjedie politike për Republikën e Kosovës” e cila shtoi ai, “si kurrë më pare, po fajësohet botërisht nga të gjithë aleatët strategjikë të kombit shqiptar”, të cilët i cilësoi si “zotët e shtëpisë në Kosovë”.

Ndërsa e cilësoi dokumentin e ofruar prej tij si konfidencial e për të cilin nuk është konsultuar me kryeministrin Albin Kurti, zoti Rama u mjaftua të shpjegojë se “unë mendoj që një asociacion që është brenda kornizës kushtetuese të Kosovës , që është në sinkron me të gjithë pritshmëritë e komunitetit demokratik, që i jep vetë administrim, vetë menaxhim, quheni si te doni, atyre që e përbëjnë, pa e venë në pikëpyetje asnjëherë autoritetin e insitucioneve të Republikës së Kosovës; që i jep mundësi t’i bëjnë ato që duhet të bëjnë për arsimin dhe për shëndetësinë dhe që patjetër gjen miratimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është gjëja që i duhet sot Kosovës”, nënvizoi ai./Marre nga VOA

1 VITE ME PARE

Nicholas Abbott flet për planin “Rama”: Në këtë kohë të vështirë Kosova të dëgjojë këshillën që vjen prej Shqipërisë

Rama bën rolin e 'ndërmjetësit'/ Dorëzimi i
Nicholas Abbott

TIRANË- Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, është shprehur se nuk e ka lexuar ende draft-statutin që qeveria shqiptare i parashtroi Macron dhe Scholz, megjithatë propozimet për shtensionimin e situatës mbeten të mirëpritura. Ai tha se nuk është e nevojshme për kryebashkiakët që të punojnë nën mbikqyrjen policore, dhe që njësitë speciale të Kosovës të sillen si roje për ndërtesat komunare.

“Një pyetje shumë e mirë, por kam frikë se nuk kam pasur kohë ta lexojë atë akoma. Ne mbetemi të shqetësuar si gjithë Kosova për zhvillimet në Veri. Ne po vijojmë në mënyrë të vazhdueshme të kërkojmë për shtensionimin e situatës. Nuk mendojmë se është e nevojshme për kryebashkiakët që të punojnë nën mbikqyrjen policore. Ne gjithashtu nuk besojmë se është e nevojshme që njësitë speciale të Kosovës të sillen si roje për ndërtesat komunare. Ata kanë punë më të rëndësishme për të bërë. Kështu që unë shpresoj se në ditët që vijnë, do të shohim një ndryshim, propozime dhe më shumë bashkëpunime midis agjensive të sigurisë. Si ambasador unë aktualisht jam duke folur me shumë njerëz, në përpjekje për të kuptuar se cila është rruga më e mirë për të ecur para”, tha Abbott.

I pyetur nëse Kosova e ka të nevojshme ndihmën e Shqipërisë për draft-statutin, ambasadori amerikan në Kosovë tha se gjithmonë është e mirëpritur një këshillë që vjen nga miqtë e partnerët. Ai vendosi pikat mbi “i”, ku theksoi se Shqipëria është një vend shumë i afërt me Kosovën.

“Këto janë kohë të vështira dhe mendoj se është e rëndësishme për Kosovën që të dëgjojë një këshillë që vjen prej miqve dhe partnerëve të saj. Shqipëria është një vend shumë i afërt me Kosovën”, përfundoi ai.

Kryeministri Rama deklaroi sot se i ka dërguar presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz një dokument konfidencial për draft-statutin e asociacionit. Rama tha se “krijimi i asociacionit të komunave serbe në Kosovë është çelësi për të hapur përfundimisht derën e afrimimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, e njohjes së saj nga të gjithë, e uljes së saj në Kombet e Bashkuara dhe të gjithë forumet ndërkombëtare dhe e njohjes së ndërsjelltë me Serbinë”.

1 VITE ME PARE

Propozimi i Ramës për Asosacionin/ Deputeti i LVV: Nuk ishte e nevojshme! Kosova ka mjaft njerëz që kujdesen dhe shqetësohen për të

Rama bën rolin e 'ndërmjetësit'/ Dorëzimi i
Dimal Basha

KOSOVË- Deputeti i Vetëvendosjes Dimal Basha ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës, se ka dërguar një draft për asociacionin e komunave ku jetojnë serbë në Kosovë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Basha shkruan se ndërhyrja e kryeministrit në çështjet e Kosovës është e pavend. 

“Qenka shqetësu Kryeministri Edi Rama për shqetësimin e mikut të tij, e që është Asociacioni. Bile e paska marrë mundin me draftu një statut! Z. Rama, a keni dërguar tek bashkësia ndërkombëtare ndonjë statut për ndonjë Asociacion për shqiptarët e Luginës? I dashur Kryeministër Rama, e di që në të kaluarën politikanë tanë në Kosovë të kanë ngarkuar me shqetësime të ndryshme, mirëpo kanë ndërruar kohërat dhe personalisht të liroj nga ky shqetësim, sepse Kosova tani ka mjaft njerëz që kujdesen dhe shqetësohen për Kosovën”, shkruan deputeti në një postim në facebook.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përgatitur draft për Asociacionin e Komunave serbe në Veri të Kosovës. Drafti për zgjidhjen e krizës në Kosovë është hartuar pa marrë dakordësinë më parë të kryeministrit Albin Kurtit. Rama pretendon se draftin që ka përpiluar vetë me ekspertë amerikane, ua ka dorëzuar Gjermanisë e Francës, më saktë presidentit Emmanuel Macron e kancelarit Olaf Scholz.

1 VITE ME PARE

Rama draft për Kosovën/ Kryetarja e LVV: Duhet ta kishte sjellë në Kosovë në fillim! S’kemi nevojë për Ramën që të na ofrojë draft-statutin

Rama bën rolin e 'ndërmjetësit'/ Dorëzimi i
Mimoza Kusari Lila

KOSOVË- Kryetarja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila ka reagur pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili njoftoi se i ka dorëzuar një draft-statut presidentit francez Emanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Mimoza Kusari Lila konfirmioi se Rama nuk është konsultuar me qeverinë e Kosovës dhe u shpreh se nuk kanë nevojë për 'shpëtimtarë'.

“Ne skemi si ta shohim për shkak se nuk e kemi parë atë draft-statut. Siç ka thënë edhe vetë kryeministri Rama, ai nuk është konsultuar me ne. Mendoj që specifikat dhe rrethanat e këtij procesi në Kosovë, janë të tilla që duhet pasur në konsideratë të gjithë historinë e këtij procesi dhe natyrisht edhe rëndësinë e rrjedhës përpara bazuar në parime. Kryeministri Kurti e përmendi edhe në seancë që pret që më tutje të elaborohet në vizionin apor edhe parimet e draft-statutit dhe jo në kapërcimin e menjëhershëm, ku çështja e draft-statutit të asociacionit kthehet në një çështje pazaresh: një version para të thata dhe versioni tjetër bazuar në parimet e Republikës së Kosovës dhe të gjitha parimet e tjera për të cilat ka dhënë garancë bashkësia ndërkombëtare dhe SHBA me Bashkimin Evropian. Ne nuk duhet të hyjmë në një proces në të cilin duhet të ndryshojmë versione të draft-statutit, për të përfunduar në një format që të një shteti në të cilin jetojnë komunitete të tjera jo shumicë”- tha Kusari-Lila.

E pyetur nëse ka interes qeveria e Kosovës për të parë draft-statutin, Kusari Lila tha se ata s’kanë nevojë për shpëtimtarë të vetëofruar, por për një draft që do të ketë në fokus drejtimin e shtetit dhe të drejtat e komuniteteve në Kosovë.

“Interes qeveria e Kosovës ka që të diskutojë mbi vizionin dhe parimet, ne kemi parë draft-statut megjithëse jo nga Shqipëria. Kemi parë një që u bë nga ekipi menaxhues i mandatit të shkuar. Ne nuk kemi nevojë për një shpëtimtar që të na ofrojë draft-statutin. Ne kemi nevojë për pronësi dhe elaborim të parimeve në fokus me drejtimin e shtetit dhe të drejtat e komuniteteve në Kosovë, me pronësi dhe qartësi për të ardhmen e vendit tonë”- tha Lila.

1 VITE ME PARE

Gashi i përgjigjet propozimit të Ramës: Statutin e Asociacionit mund ta propozojë vetëm Qeveria e Kosovës

Rama bën rolin e 'ndërmjetësit'/ Dorëzimi i
Arben Gashi

KOSOVË- Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili sot tha se i ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz. Në një postim në Facebook, Gashi ka thënë se statutin e Asociacionit si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë mund ta bëjë vetëm Qeveria e Kosovës, dhe askush tjetër. 

“Të jemi të qartë e të saktë; kompetent për propozimin e statutit të asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër”, ka shkruar shefi i deputetëve të LDK-së.

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për media lidhur me situatën në veri ka thënë se drafti i Asociacionit është punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë.

1 VITE ME PARE

Deklarata e Ramës për draftin/ Reagon "ashpër" ish-ministrja Haradinaj: Kryeministri shqiptar në shërbim të ndarjes së Kosovës

Rama bën rolin e 'ndërmjetësit'/ Dorëzimi i
Meliza Haradinaj

KOSOVË- Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama bëri të ditur se i ka dorëzuar kancelarit gjerman dhe presidentit francez një version të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Haradinaj shkruan se agjentët e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive. 

"Pra tani "agjentët" e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Qëllimi mbetet i njejtë: ndarja e Kosovës!!,"-shkruan Haradianj në Facebook.

1 VITE ME PARE

Rama s'e kunsultoi me të draftin për Asosacionin! Kurti i përgjigjet nga Kuvendi: Unë kam prezantuar draft-vizionin për Asociacionin

Rama bën rolin e 'ndërmjetësit'/ Dorëzimi i
Albin Kurti

KOSOVË- Në seancën e sotme të Kuvendit, kryeministri Albin Kurti foli për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, tha se ka propozuar një draft-vizion. Ai theksoi se fillimisht duhet pajtim nga pala tjetër që më pas të arrihet marrëveshja. 

“Unë kam propozuar një draft-vizion për të zbatuar nenin 7 të marrëveshjes bazike e në lidhje edhe me nenin 10, për të cilin nuk kam pranuar së pari aprovimin e palës tjetër që s’e pranoi fare dokumentin e më pas edhe të Brukselit zyrtar që vazhdon ta konsiderojë këtë çështje të hapur. Për informacionin tuaj, përbërja e ekipit menaxhues është ndryshuar tri herë nga Qeveritë respektive të asaj kohe”, tha ai. 

Kjo deklaratë vjen pak orë pas asaj të kryeministrit Rama, i cili zbuloi se u ka propozuar Gjermanisë dhe Francës një draft për Asociacionin e Kosovës, pa u konsultuar aspak me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Tensionet në veri të Kosovës

Situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

1 VITE ME PARE

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës: E kam parë draftin e Ramës për Asociacionin

Rama bën rolin e 'ndërmjetësit'/ Dorëzimi i
Enver Hoxhaj

KOSOVË- Ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj thotë se e ka parë draftin e kryeministrit Edi Rama për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri. Hoxhaj me anë të një postimi në Twitter deklaroi se e mbështet qëndrimin e Ramës, për krizën në veri të Kosovës.

“Unë mbështes qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për krizën në veri të Kosovës. Është thelbësore që Kosova të punojë së bashku me aleatët tanë strategjikë në mënyrë që të adresojmë me përgjegjësi dialogun Kosovë-Serbi dhe qasja më e qëndrueshme është përmes një marrëveshjeje të plotë të njohjes reciproke”, shkroi ai në Twitter.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se i ka dorëzuar një draft propozim, presidentit francez, Emannuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Rama: Trishtim për vëllezërit e Maqedonisë së Veriut, ndyshuan dhe emrin

Rama: Trishtim për vëllezërit e Maqedonisë së Veriut, ndyshuan dhe emrin

Ministri i jashtëm hungarez flet për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, Kosovën nuk e përmend

Integrimi i Shqipërisë/ Ministri hungarez: Në dhjetor mund të hapet një tjetër kapitull me BE-në

“Si do të futet Shqipëria në BE brenda 2030?”,Rama: E kemi një plan por dhe mbështetje nga partnerët

Rama: Nuk duam që Shqipëria të marrë çantat e të vijë në Bruksel, duam të ndërtojmë BE te ne

Ministri hungarez: Vendet që e përmendim unanimitetin si pengesë të zgjerimit, kërkojnë justifikime

Marrëveshja me Italinë për emigrantët/ Rama: Na është kërkuar nga vende të tjera dhe u kemi thënë jo

Hapja e negociatave me BE-në, Varhelyi: Pa zgjerimin Europa nuk mund të bëhet më e fortë

"BE është treguar e padrejtë"/ Rama: Por ne nuk kemi plan B, zgjidhja është anëtarësimi në union

Drejtësia/ Rama në Lunksenburg: Sot ka funksionarë dhe politikanë në burg

"Jam me dy hungarezë"/ Rama: Faleminderit Hungarisë dhe Varhelyit për hapjen e negociatave

Ministri i Jashtëm hungarez: Na duhet energjia, kjo do të vijë nga hapësira e Ballkanit Perëndimor

Berisha: Nuk më vjen mirë që Turqia forcon një ushtri që përbën rrezik për rajonin!

Berisha: Mosbindjen civile opozita e ka full time! Unë nuk lëkundem nga ky pozicion

Berisha: Ftesa ime për mbarë qytetarët, t’i japim fund kësaj vjedhje që po zhyt shqiptarët në mjerim

Berisha: Rama do vjedhë deri në 90 përqind të buxhetit prej 8 miliardë euro!

Berisha: Buxheti i vitit 2025 do jetë buxheti i vjedhjeve më të mëdha nga narkoqeveritarët

"A ka gjë më të turpshme se kjo?" Berisha: Presidenti i kërkoi mikut turk t’i ndërtojë zyra për vete

Berisha: Thirrja ime për KMSh është të hidhni poshtë përpjekjen e Ramës për përçarjen tuaj

Berisha-Ramës: Nëse guxon dhe prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti

Berisha: Nesër në ora 11:00, të gjithë tek bashkia për të kapur për zverku Erion Veliajn

Berisha: Përshëndes guximtarët e 7 tetorit që po përballen me terrorin policor të Ramës

Xhamia e Namazgjasë , Rama: Kryemyftiu i Tiranës Bilal Teqja do të jetë kujdestari i këtij tempulli

Inagurohet xhamia e Namasgjasë, pritet shiriti nga Erdogan dhe Rama

“Kemi përgjegjësi ndaj myslimanëve”, Erdogan thirrje ndërkombëtarëve nga Tirana: Të kemi një qëndrim

"Xhami ekziston në qendër të civilizimit", Erdogan: Kemi dhënë një shembull me ndërtimin e spitalit

Erdogan: E kemi projektuar si strukturë që në brendësinë e saj mbart vlera që nga lashtësia

Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë, Erdogan: Jam me fat sot që ndodhem në këtë ambient të shenjtë

Inagurohet xhamia e Namasgjasë, Rama: Erdhi dita e çeljes së këtij tempulli

"Unë kisha vërejtje"/ Rama për xhaminë e Namasgjasë: Erdogan do ta inagurojmë bashkë

Rama: Pas kësaj vizite Erdogan niset për në Serbi, por është miku i padiskutueshëm i Kosovës

"Shqipëria është për armëpushim"/ Rama: Hamasi duhet të ndalohet

Turqia i dhuron Shqipërisë dronë kamikazë, Rama: Fuqizojmë industrinë ushtarake

"Ejvallah Erdogan"/ Rama: Marrëveshjet tregtare me Turqinë duhet të arrijmë në 2 miliardë eurove

Lufta në Lindjen e Mesme, Erdogan:Gjenocidi në Gazë është turpi i njerëzimit,Izraeli duhet të ndalet

Erdogan: Xhamia e Namasgjasë është dhuratë e Turqisë për shqiptarët

Erdogan: Me Ramën diskutuam dhe luftën kundër organizatave terroriste FETO

Erdogan: Thelluam bashkëpunimet mes dy vendeve, do ofrojmë mbështetje për Forcat e Armatosura

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Kryeministri, takim kokë më kokë me Ramën

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Presidencë, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj

Mbërrin në aeroportin e Rinasit presidenti turk, Erdogan

Erion Braçe futet në mbledhjen e Komisionit Hetimor,Vokshi i kthehet, deputeti socialist:Hec er dreq

Incident në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, Xhelal Mziu shtyn Milva Ekonomin

Nesër Erdogan zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë

"Nëse doni të bëni rrugaçin…"/ Debate dhe përplasje në Komisionin për Shëndetësinë

Deputetet e opozitës-mazhorancës: Vendosët Gardën te dera mos të futemi brenda

"Te legalizimet duhet shumë fokus", Rama-kryebashkiakëve: Shijaku është bashkia model

"Ka bashki këtu që nuk kanë bërë një projekt dhe nuk kanë çarë kokën", Rama: Po me ça merreni ju