LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"PS kundër SPAK!" Rama: Qëndrimi ka ndryshuar dje! Veliaj: Prokurori pervers më pyeste për fustanet e gruas! Bushka: Ku hyj unë në këtë mes?!

• Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të tij të hënën nga SPAK me akuzat për krijimin e një skeme korruptive mes kompanive dhe OJF-ve të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, dhe një grupi biznesmenësh pranë tij, me vlerë transaksionesh prej më shumë se 1 milion euro.• Në një ndryshim të menjëhershëm të kursit ndaj veprimeve të organeve hetimore, Rama ka kaluar nga ‘no comment’ në akuza të drejtpërdrejta ndaj Prokurorisë së Posaçme, duke e konsideruar arrestimin e Veliajt si antikushtetues dhe akuzat ndaj tij si ‘roman policesk’.• I pyetur nga BIRN nëse do të ndiqte standardin e vendosur më parë, duke i shkarkuar nga detyra kryebashkiakët kur janë vënë nën akuzë, kryeministri tha se Veliaj ishte ndryshe. • Rama ka bërë një reagim pas disa minutash lidhur me titullin e artikullit të BIRN ku paqyrohet një prononcim i tij për çëshjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. • Artikulli mbart titullin "Edi Rama: SPAK ka dalë nga shinat, Veliaj nuk do të shkarkohet", ndërsa kryeministri thotë se është nxjerrë nga konteksti brutalisht përgjigja e zyrës së shtypit të tij.• Rama e cilëson titullin si të pavërtetë ndërsa thotë se kjo është bota çmendurake ku jetojmë. • Për Veliajn ai shton se nuk ka një çeshtje konkrete korrupsioni për të cilën ka një aktakuzë, por, sipas tij, jemi përpara një romani voluminoz mbi gërmimet e kryera në jetën e tij dhe bashkëshortes së tij. • Rama thotë se qëndrimi 5-vjeçar i Partisë Socialiste dhe i tij personalisht për të mos bërë asnjë koment në asnjë rast specifik, ka ndryshuar me heqjen e djeshme nga puna të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, për ta mbyllur pa gjyq në një qeli dhe duke kyçur ne shtëpi edhe bashkeshorten, nënë e një djali 6-vjeçar.• Deputeti i Partisë Socialiste Etjen Xhafaj ka reaguar në rrjetet sociale për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Xhafaj shkruan se ai është me Erionin.• Ai thotë gjithashtu se dikush që i ka ndryshuar fytyrën vendit për mirë, nuk mund të trajtohet si kriminel që do ndaluar. • Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka ka reaguar në lidhje me akuzat e SPAK, për të cilat ajo është marrë nën hetim. • Bushka shprehet se është 'pa fjalë' nga përfshirja e saj në hetime dhe se nuk e kupton lidhjen e saj me këtë çështje. • Deputetja socialiste gjithashtu thotë se është mike e Ajola Xoxës dhe Erion Veliajt, por kjo nuk duhet të jetë arsye për ta përfshirë në këtë proces. • Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar sërish ditën e sotme pas 24 orësh në qelinë e paraburgimit.• Me anë të një postimi në Facebook, Veliaj ka nisur një sulm ndaj prokurorit të çështjes Olsi Dado, ndërkohë që e ka quajtur atë individ pervers. • Në postimin e tij Veliaj ka theksuar se prokurori e ka pyetur atë për blerjet luksoze të gruas së tij, ndërkohë që ky i fundit nuk ka dëgjuar shpjegimet e tij. • Po ashtu Veliaj në postimin e tij, nuk la dhe ma ofenduar dhe sulmuar mediat, të cilat janë marrë me dosjen e tij.  

7 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Veliaj i arrestuar, Rama mbledh Asamblenë e PS për Tiranën, kryesocialisti: Po na godasin për arsye elektorale! Unë do të jem Kryetar Bashkie në distancë

"PS kundër SPAK!" Rama: Qëndrimi ka ndryshuar dje! Veliaj:
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur gjatë pasdites së sotme te Hotel Tirana Asamblenë e PS për Tiranën. Në podiumin e Asamblesë mungoi Erion Veliaj, i arrestuar ditën e djeshme me kërkesë të SPAK, por bëhet me dije se krah Ramës ishte Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manistirliu. 

Dosja.al mëson se kryesocialisti deklaroi gjatë fjalës së tij se do të jetë Kryetar Bashkie në distancë. Rama në Asamble deklaroi se po i godasin për arsye elektorale dhe se kjo është goditje e madhe për PS-në. Sipas tij, Nesti Angoni nuk ka asnjë shans të jetë një njeri i vetëm. Rama ka thënë se dëmi nga kjo goditje duket kompensuar.

"Po na godasin për arsye elektorale. Kjo është goditje e madhe për PS. Unë do të jem edhe kryetar bashkie në distancë. Do të takoj tani të gjithë drejtorët e përgjithshëm. Ka një dashakeqësi të madhe ndaj Erjonit.

Janë abuzive detajet e hedhura në publik. Veshjet e bizhutë janë blerë për shfaqjet kulturore. Jo për përdorim personal. Nesti Angoni nuk ka asnjë shans të jetë një njeri i vetëm.

Kam dyshimet e mia e do merrem edhe me këtë. S’ka njeri në republikë që mund të bëjë një hetim të tillë për gjithë jetën. Ju duhet të punoni më shumë. Duhet kompensuar dëmi nga kjo goditje", ka thënë Rama në një pjesë të fjalës së tij.

Këto lëvizje të Ramës vijnë teksa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në qeli me urdhër të SPAK, i cili e akuzon për korrupsion, fshehje të pasurisë si dhe pastrimit të parave. Bashkë me Veliajn është vënë në pranga dhe biznesmenin Elman Abule. 

Ndërkohë Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën.  Biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje nga SPAK. 

1 MUAJ ME PARE

"Mezi pres të dëgjohem nga ata që kanë futur emrin tim në një akt-hetimi"/ Rama reagon pas deklaratave të Bushkës: Nesër në orën 9:00 live!

"PS kundër SPAK!" Rama: Qëndrimi ka ndryshuar dje! Veliaj:
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas deklarateve të deputetes socialiste Klotilda Bushka e cila akuzohet si e përfshirë në veprime të paligjshme lidhur me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. 

Bushka në reagimin e saj në rrjete sociale, hedh poshtë akuzat duke thënë se ka kërkuar të dëgjohet nga grupi parlamentar. Ajo shkruan se me zor pret të dëgjohet nga ata që sipas saj i kanë futur emrin në një akt-hetimi pa e thirrur asnjëherë. 

Lidhur me këtë, kryeministri Edi Rama ka thënë se Bushka do të dëgjohet live nesër në orën 9:00.

Reagimi i Ramës:

1 MUAJ ME PARE

U arrestua dje nga SPAK, Veliaj: Prokurori pervers më pyeste për fustanet e gruas, blerjet online janë të gjitha të deklaruara

"PS kundër SPAK!" Rama: Qëndrimi ka ndryshuar dje! Veliaj:
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar sërish ditën e sotme pas 24 orësh në qelinë e paraburgimit. Me anë të një postimi në Facebook, Veliaj ka nisur një sulm ndaj prokurorit të çështjes Olsi Dado, ndërkohë që e ka quajtur atë individ pervers.  

Në postimin e tij Veliaj ka theksuar se prokurori e ka pyetur atë për blerjet luksoze të gruas së tij, ndërkohë që ky i fundit nuk ka dëgjuar shpjegimet e tij. Po ashtu Veliaj në postimin e tij, nuk la dhe ma ofenduar dhe sulmuar mediat, të cilat janë marrë me dosjen e tij.  

Postimi i Plotë:

Të dashur miq, Natën e parë në qeli, i marrë forcërisht larg familjes dhe me idenë që sot në mëngjes im bir nuk do të shkonte në shkollë as me mua, as me të ëmën, e kam kaluar pa gjumë në sy. I vetmi ngushëllim ishte që nuk mund të shihja dhe as dëgjoja qenërinë, që me siguri më është vërsulur mbrëmë në studiot e kafshimeve dhe jargëve televizive.

Ndjesë për çfarë ju kanë dëgjuar veshët dje deri vonë dhe sot që në sabah në ato kanale gjirizi. Por, dua të jini të sigurt se historia që po më tregon mua si një kriminel të korruptuar, i cili ka fshehur pasuri dhe pastruar para bashkë me të shoqen, është e sajuar nga një individ pervers, prokurori i çështjes tonë. Ai, për shembull, ka shkruar në akt-akuzën haluçinante se ime shoqe ka harxhuar mbi gjysëm milionë euro për blerje online fustanësh dhe bizhuterish. Ky pervers, që më pyeste mua për fustanet e gruas dhe më tregonte gjatë marrjes në pyetje se si shkonte kontrollonte gruan e tij në punë, nuk ka dashur t’ia dijë për shpjegimet e mia dhe të sime shoqeje. Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal.

Kur i thosha se kjo ishte e vërteta dhe kur në fakt, në shtëpinë tonë nuk ka gjetur as fustane mijëra eurosh, as bizhuteri me ndonjë vlerë të veçantë, ai zvarranik si i dalë nga qenefët e dikurshëm të Sigurimit të Shtetit zgërdhihej dhe më tregonte se si i binte violinës kur ishte i vogël. A ju duket rastësi që në të gjithë historinë e gojës së kërmës Sali, ky violinist i mbetur në tentativë është i vetmi individ që pasi e ka akuzuar si kriminel një ditë më parë, Saliu i ka kërkuar falje të nesërmen? Mua jo, se që të të kërkojë falje Saliu, do duhet realisht t’i bësh një shërbim të pamundur. Po kjo s’është akuzë, është vetëm një opinion. Kalofshi mirë sot miq dhe kujt më beson i jam falenderues, kujt s’më beson i jam mirëkuptues.

Pse u arrestua Erion Veliaj?

Kryebashkiaku Veliaj u arrestua mesditën e 10 shkurtit. Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së zbarkuan në Bashkinë e Tiranës dhe vunë në pranga Veliajn. Gjykata e Posaçme ka lëshuar 5 masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj Veliajt. Për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, GJKKO ka caktuar masën “arrest në shtëpi”. Ndërsa Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje.

1 MUAJ ME PARE

"Jam “pa fjalë” prej 24 orësh"/ Po hetohet nga SPAK, Klotilda Bushka: Jam shoqe me Ajola Xoxën nga fëmijëria por…

"PS kundër SPAK!" Rama: Qëndrimi ka ndryshuar dje! Veliaj:
Klotilda Bushka

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka ka reaguar në lidhje me akuzat e SPAK, për të cilat ajo është marrë nën hetim. Bushka përmes një postimi në Facebook shprehet se është 'pa fjalë' nga përfshirja e saj në hetime dhe se nuk e kupton lidhjen e saj me këtë çështje. Deputetja socialiste gjithashtu thotë se është mike e Ajola Xoxës dhe Erion Veliajt, por kjo nuk duhet të jetë arsye për ta përfshirë në këtë proces.

REAGIMI

Jam “pa fjalë” prej 24 orësh që figurokam edhe unë në listën e gjatë të emrave që ka grumbulluar SPAK-u për të lënë Tiranën pa kryetar bashkie, bazuar në dyshime të lidhura me njëra-tjetrën si në një film, për të cilat maksimumi i akuzave për Erjon Velinë dhe Ajola Xoxën, mund të ngrihej në gjendje të lirë. Por kjo është një temë tjetër.
Pyetja ime është ku hyj unë në këtë mes dhe pse duhet të më takonte sipas SPAK-ut balta që i shoqëron këto goditje të tij, për të cilat më shpejt vihen në dijeni disa gazetarë “specialë”, se sa kush përgojohet pa u pyetur fare?
A jam unë shoqe që nga fëmijëria me Ajola Xoxën?
Po, dhe s’kam për ta mohuar, as harruar kurrë.
A jam unë edhe shoqe me Erjonin?
Po, që në rininë e parë dhe jam krenare edhe për miqësinë me Erjonin dhe për gjithçka ai ka bërë për Tiranën.
A kam folur me Ajolën gjatë këtyre muajve të ferrit që ajo po kalon, duke u gjendur nën një presion të frikshëm mediatik, përveçse në një proces që për mua ka shumë pikëpyetje?
Po, kam folur dhe do flas sa herë të më kërkojë apo ta kërkoj. Por kurrë për të mbuluar të vërtetën, sepse halli s’ka qenë asnjëherë se si e vërteta që Ajola ka ndarë me mua të mbulohet. Halli ka qenë dhe sot është edhe më i madh, se si e vërteta e Ajolës të mos mbulohet.
Thënë sa më lart, kam kërkuar të dëgjohem nga grupi parlamentar. Kjo është vërtetë e tepërt dhe mezi pres të dëgjohem edhe nga ata që kanë futur edhe emrin tim në një akt-hetimi, pa më thirrur asnjëherë.

"PS kundër SPAK!" Rama: Qëndrimi ka ndryshuar dje! Veliaj:

1 MUAJ ME PARE

"Unë jam me Erionin!" Arrestimi i Veliajt, deputeti Etjen Xhafaj: Dikush që i ka ndryshuar fytyrën vendit për mirë, nuk mund të trajtohet si kriminel

"PS kundër SPAK!" Rama: Qëndrimi ka ndryshuar dje! Veliaj:
Etjen Xhafaj

TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste Etjen Xhafaj ka reaguar në rrjetet sociale për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Xhafaj shkruan se ai është me Erionin. Sipas tij, sulmet e këtyre ditëve janë shembulli që reforma ne drejtësi po jep efektin e saj në çdo nivel.

Ai thotë se sot, duhet të pyesim nëse këtë reformë që e deshëm kaq shumë, e duam për statistika e show, apo për të bëre punën e vet, që presupozon që çdo institucion të luajë rolin e vet, jo vetëm SPAK-u.

Xhafaj thotë se mbështet pa kushte Prokurorinë e Posaçme, por po ashtu edhe gjykatën për vendimet që merr. Ai thotë gjithashtu se dikush që i ka ndryshuar fytyrën vendit për mirë, nuk mund të trajtohet si kriminel që do ndaluar. 

POSTIMI:

Unë jam me #ERIONIN!

Sulmet e këtyre ditëve janë shembulli që reforma ne drejtësi po jep efektin e saj në çdo nivel, dhe me të jemi të gjithë. Nuk do kishte çuna me shkollë si unë në politikë pa këto. Por drejtësi e procedurë dhe hapa institucionale për të arritur ne një përfundim ligjor. Ndalimi i dikujt, pavarësisht përkatësise politike, nuk është kjo. Ndaj sot, duhet të pyesim nëse këtë reformë që e deshëm kaq shumë, e duam për statistika e show, apo për të bëre punën e vet, që presupozon që çdo institucion të luajë rolin e vet, jo vetem Spak-u.

Mbështes e mbështesim pa kushte prokurorinë e posaçme, por po ashtu edhe gjykatën për vendimet që merr. Dikush që i ka ndryshuar fytyrën vendit për mire, nuk mund të trajtohet si kriminel që do ndaluar. Ky është mendimi im e jeni të mirëpritur për ta sulmuar, por unë e ti, e ju e dimë, sa ka ndryshuar ky vend me Erionin. Dhe kjo nuk mund të mohohet! Të tjerat duhen provuar, këtë e kemi para syve përditë.

 

1 MUAJ ME PARE

"SPAK ka dalë nga shinat!" Rama për prononcimin e tij: Titull i pavërtetë, kjo është bota çmendurake ku jetojmë! Qëndrimi i PS-së ndaj SPAK ka ndryshuar dje

"PS kundër SPAK!" Rama: Qëndrimi ka ndryshuar dje! Veliaj:
Edi Rama dhe Erion Veliaj

TIRANA- Kryeminstri Edi Rama ka bërë një reagim lidhur me titullin e artikullit të BIRN ku paqyrohet një prononcim i tij për çëshjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Artikulli mbart titullin "Edi Rama: SPAK ka dalë nga shinat, Veliaj nuk do të shkarkohet", ndërsa kryeministri thotë se është nxjerrë nga konteksti brutalisht përgjigja e zyrës së shtypit të tij.

Rama e cilëson titullin si të pavërtetë ndërsa thotë se kjo është bota çmendurake ku jetojmë. Për Veliajn ai shton se nuk kemi një çeshtje konkrete korrupsioni për të cilën ka një aktakuzë, po jemi përpara një romani voluminoz mbi gërmimet e kryera në jetën e tij dhe bashkëshortes së tij.

Rama thotë se qëndrimi 5-vjeçar i Partisë Socialiste dhe i tij personalisht për të mos bërë asnjë koment në asnjë rast specifik, ka ndryshuar me heqjen e djeshme nga puna të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, për ta mbyllur pa gjyq në një qeli dhe duke kyçur ne shtëpi edhe bashkeshorten, nënë e një djali 6-vjeçar. 

REAGIMI:

Kjo frëngji është e një grupi që quhet Birn, i cili pretendon se lufton për të vërtetën dhe ndërkohë nxjerr nga konteksti brutalisht përgjigjen e zyrës së shtypit të kryeministrisë! Dhe tani ky titull i pavërtetë bëhet avaz kudo, e pastaj do thuhet se ai ka thënë që … Kjo më lart është bota çmendurake ku jetojmë. Ndërsa kjo më poshtë është deklarata e zyrës së shtypit në përgjigje të pyetjes së Birn se a do të shkarkohet Erjon Veliaj:

Mesa duket nuk e keni ndjekur adresimin qe kryeministri i beri arrestimit te kryetarit te bashkise se Tiranes, ku jemi ne kushte teresisht te ndryshme nga te gjitha rastet e meparshme. E para, sepse nuk kemi nje çeshtje konkrete korrupsioni per te cilen ka nje aktakuze, po jemi perpara nje romani voluminoz mbi germimet e kryera ne jeten e tij dhe bashkeshortes se tij.

Pra, ne thelb jemi perballe nje rasti qe krijon dyshimin e arsyeshem te nje hetimi jashte shinave kushtetuese dhe nje ndalimi ne shkelje te standarteve demokratike. Por eshte ende shume heret per te dale ne perfundime, prandaj rezervojme te drejten per te marre kohe.

E dyta, qendrimi pesevjecar i Partise Socialiste dhe kryeministrit per te mos bere asnje koment ne asnje rast specifik, ka ndryshuar me heqjen e djeshme nga puna te kryetarit te bashkise se kryeqytetit, per ta mbyllur pa gjyq ne nje qeli dhe duke kycur ne shtepi edhe bashkeshorten, nene e nje djali gjashtevjecar. Ky fakt tejet problematik per gjithe kryeqytetin, jo thjesht per kryebashkiakun si pale ne proces po edhe per ne si garante te Reformes ne Drejtesi dhe njekohesisht te kontratave me qytetaret ne nivel qendror e vendor, aq me teper per metropolin e Shqiperise, kerkon nje reflektim shume serioz.

Dhe e fundit, ne do t’ju ishim shume mirenjohes juve dhe cilesdo media qe ne vend se te beje thjesht leximin e romanit policor te akt-akuzes, te hedhe drite per provat qe e mbeshtesin ose jo fillin e atyre afro 400 faqeve. Si perfundim, pergjigja eshte qe jo vetem kryetari i Bashkise se Tiranes nuk do te shkarkohet nga detyra, po nga ndalimi i tij ka lindur per ne detyra qe te vazhdojme te jemi garante te palekundur te drejtesise, duke nxitur sa me shume transparence per te dale tek e verteta. Ciladoqofte ajo.

1 MUAJ ME PARE

"SPAK ka dalë nga shinat", Rama: Veliaj nuk do të shkarkohet, jemi në kushte të ndryshme nga të gjitha rastet e mëparshme

"PS kundër SPAK!" Rama: Qëndrimi ka ndryshuar dje! Veliaj:
rama, veliaj

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të tij të hënën nga SPAK me akuzat për krijimin e një skeme korruptive mes kompanive dhe OJF-ve të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, dhe një grupi biznesmenësh pranë tij, me vlerë transaksionesh prej më shumë se 1 milion euro.

Në një ndryshim të menjëhershëm të kursit ndaj veprimeve të organeve hetimore, Rama ka kaluar nga ‘no comment’ në akuza të drejtpërdrejta ndaj Prokurorisë së Posaçme, duke e konsideruar arrestimin e Veliajt si antikushtetues dhe akuzat ndaj tij si ‘roman policesk’.

I pyetur nga BIRN nëse do të ndiqte standardin e vendosur më parë, duke i shkarkuar nga detyra kryebashkiakët kur janë vënë nën akuzë, kryeministri tha se Veliaj ishte ndryshe.

“Jo vetëm kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk do të shkarkohet nga detyra, por nga ndalimi i tij ka lindur për ne detyra që të vazhdojmë të jemi garantë të palëkundur të drejtësisë, duke nxitur sa më shumë transparencë për të dalë tek e vërteta,” tha Rama për BIRN.

Erion Veliaj, një bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit, është ndër zyrtarët më të lartë të Partisë Socialiste në pushtet që arrestohet për vepra penale të korrupsionit, pastrimit të parave, deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë.

Më herët, kanë rënë në prangat e SPAK-ut me akuza për afera korruptive të inceneratorëve dhe koncesioneve në Shëndetësi ish-ministrat Lefter Koka dhe Ilir Beqja, ndërsa ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është në arrati.

Për asnjërin prej tyre, kryeministri Edi Rama nuk e ka sulmuar SPAK-un, duke ndjekur linjën ‘no comment’ ndaj vendimeve të drejtësisë. Por, sipas tij, me arrestimin e Erion Veliajt “jemi në kushte tërësisht të ndryshme nga të gjitha rastet e mëparshme.”

Ai pretendon se ‘nuk ka një çështje konkrete korrupsioni’ dhe e krahason dosjen hetimore me “një roman voluminoz mbi gërmimet e kryera në jetën e tij dhe të bashkëshortes së tij.”

“Pra, në thelb jemi përballë një rasti që krijon dyshimin e arsyeshëm të një hetimi jashtë shinave kushtetuese dhe një ndalimi në shkelje të standardeve demokratike,” – shton ai, edhe pse kërkon të drejtën për të marrë më shumë kohë para se të dalë në përfundime.

Kryeministri paralajmëron një epokë të re të marrëdhënieve të tij dhe të partisë në pushtet me sistemin e drejtësisë.

“Qëndrimi pesëvjeçar i Partisë Socialiste dhe i kryeministrit për të mos bërë asnjë koment në asnjë rast specifik ka ndryshuar me heqjen e djeshme nga puna të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, për ta mbyllur pa gjyq në një qeli dhe duke kyçur në shtëpi edhe bashkëshorten, nënë e një djali gjashtëvjeçar,” tha Rama.

Një qëndrim të ngjashëm ai mbajti edhe gjatë një bisede live në rrjete sociale me komentuesit, ku vuri në pikëpyetje standardet e funksionimit të drejtësisë dhe e cilësoi heshtjen ndaj punës së saj ‘të keqkuptuar’.

Sipas Ramës, qëndrimi i ri i mazhorancës do të jetë “kritikë konstruktive.”

Me iniciativën e tij, prej disa muajsh është ngritur një komision i posaçëm parlamentar me objektiv edhe forcimin e sundimit të ligjit, por ky mekanizëm është parë me mosbesim si një tentativë për kapjen e institucioneve të drejtësisë./Reporter.al 

spak partia socialiste erion veliaj

Sondazh

Poll

Pamje nga protesta në Velipojë,policia largon me dhunë banorët,shoqëron në komisariat disa prej tyre

Pamje nga protesta në Velipojë,policia largon me dhunë banorët,shoqëron në komisariat disa prej tyre

"Ne bëmë reformën në drejtësi!" Rama: Shpata e ndëshkimit, ishte në këtë zyrë!

"Kujdes me VPN falas, janë shumë e rrezikshme!" Rama: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar

Babai i Elsejd Hyses kerkesë Ramës: Duhet një mol ne liqenin e Shkodrës

Edi Rama

“S’ke pasur ku ta kapësh atë shoqen, gjete vendin këtu”, Rama batuta me të riun në Lezhë

“S’ke pasur ku ta kapësh atë shoqen, gjete vendin këtu”, Rama batuta me të riun në Lezhë

Plani ‘ambicioz’ i Ramës: Në fund të vitit 2007 mbyllim negociatat me BE-në

Rama në Lezhë me kandidatët e PS-së, batuta me Manjën: Thonë të tjerët se mos di ndonjë gjë Ulsiu

Konflikti në Kamëz,dy shoferë zihen me sende të forta

Janë paterica të Ramës",Berisha:Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që futën familjarët në lista

"Do vendosim arsimtarin në piedestal!", Berisha: Rrogat e mësuesve do shkojnë drejt dyfishimit

Berisha: Tokat e bregut i grabiti mafia, ne do ia nxjerrim nga kthetrat dhe do ua kthejmë banorëve

Berisha tregon politikanët që e kanë frymëzuar: Trump kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm

Berisha fton emigrantët për të votuar:Kush ka probleme, të drejtohet tek faqja e PD "Diaspora Voton"

Berisha: Mbështetje financiare për investime, strehim dhe garanci për punësimin e tyre

Berisha: Interesi më madhor kombëtar i PD është integrimi i Shqipërisë në BE bazuar në reforma

Berisha: Do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj

Berisha: Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria që nuk do njohë varfëri ekstreme

Berisha: Duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave të ditës të rinisë shqiptare!

Rama: Brezi i ri duhet të kuptojë se politika nuk është e keqja

Rama: Nuk është mirë të shohësh njerëz që i njeh prej kohësh të vihen në hetim

Rama: Që nga dalja prej diktaturës, për herë të parë shohim mundësi reale për tu bashkuar me BE

Rama

Mbyllja e TikTok/ Rama: Prindërit më shihnin si mundësi që t’i shpëtoja fëmijët nga ajo mortje!

"Gjeli detit ngeli pa parti!" Rama:Ndërtoi Dash Sula forcë politike në Peqin,shkuan ia prishën natën

Rama vijon komentet për drejtësinë: Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik

Rama për procesin e integrimit: Patronazhistët e PS nuk janë asgjë para atyre të BE-së

"Fusin baballarët dhe tezet në lista"/Rama vijon ironitë:Në11Maj populli do i jap një mesazh kënetës

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Tani është mundësia për të bërë histori! Na është hapur dritarja e BE-së

Ramës nuk i del e keqja me opozitën: PS është shanci i fundit për të dalë nga këneta!

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Mandati më i fortë për PS-në! Qielli do të jetë kufiri i fitores!

Liria individuale e shqiptarëve është e kërcënuar/Rama:Anëtarësimi në BE proces jetik për Shqipërinë

"Rama çoi Pojen te qelia e Veliajt"/ Berisha: Kamerat do të tregojnë shumë gjëra...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Redaktori është Rama, natën i ndërsen kundër Skapit, ditën i mbron

"Kishe pyt ku është Luli"/Rama ironizon Bashën:Na thave sytë o zotni! Jam tremb se ti do fitosh prap

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Berisha publikon përgjimet e ministrit Balla: Ja si i bën pazare Suel Çela me dosjet e SPAK-ut

Listat e PS-së/ Rama: Kemi një skuadër që përfshin të gjitha moshat!

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Mbyllja e TikTok/ I riu nga protesta: Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo një artist

“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi?

"Mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-s!" Romina:E kam nisur duke aspiruar për t'u bërë violiniste

"Je bërë edhe meme!" Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova

Rama: Kush e do pasaportën e BE-së të na japë mandatin

Thirrja e Berishës: Asnjë votë për patericat e Ramës

Berisha: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma