LIVE UPDATES
"PS është sot siç ishte PD në 1912", Rama prezanton kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës: 11 maji i lidhur drejtpërdrejtë me fatin europian të Shqipërisë
• Partia Socialiste ka prezantuar pasditen e sotme kandidatët për deputet në qarkun e Tiranës. • Kryeministri Edi Rama mori fjalën pasi drejtueset politike të PS të këtij qarku Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali prezantuan ekipin e kandidatëve. • Rama u shpreh se me këtë skuadër i kanë dhënë Tiranës dhe qytetarëve të saj mundësinë që të zgjedhin persona të cilën do t'i përfaqësojnë denjësisht në Kuvend.
• Kryesocialisti tha se kanë ndërtuar partinë më të re mes gjithë të tjerave, ndërsa shton se brenda saj ka dhe eksperiencën e viteve të qeverisjes. • Ai u shpreh se hedhja e votës kudo tjetër përveç se te PS do të thotë ta cosh votën dëm. • Rama u shpreh se në këto zgjedhje ka diçka më të rëndësishme se në zgjedhjet e tjera, i cili është fati europian i Shqipërisë. • Kreu i PS tha se për herë të parë Shqipëria ka një mundësi reale dhe aktuale që të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. • Rama shtoi se Europa po zgjerohet dhe në kuadër të saj vetëm Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen më shpejt. • Sipas tij Partia Socialiste sot është në vendin dhe kohën e duhur ashtu siç ishte Partia Demokratike në 1992, ndërsa shtoi se mbylljen e negociatave dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE e realizon vetëm PS. • Rama tha në prezantimin e ekipit të Tiranës se lista e mbyllur e Partisë Socialiste ka më shumë gra dhe vajza se lista e mbyllur e koalicionit "PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore". • Me skuadrën aktuale, Rama tha se jo vetëm që do të marrin mandatin e katërt, por kanë bërë edhe investim te PS 2030. • Kryesocialisti u shpreh më tej lista e mbyllur e PS është listë për opozitë dhe jo listë për qeverinë.
• Në listën e mbyllur të qarkut të Tiranës, bëjnë pjesë: Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali, Lindita Nikolla, Taulant Balla, Adea Pirdeni, Igli Hasanaj, Albana Koçiu, Delina Ibrahimaj, Ilva Gjuzi, Iris Luaras dhe Erion Malaj. • Ndërkohë në listën e hapur janë: Andi Seferaj, Anila Denaj, Antonela Dedej, Arben Pëllumbi, Blendi Goxhe, Blendi Sulaj, Blerina Gjylameti, Edlira Dyrmishaj, Eldi Qepeli, Endrit Brahimllari, Entela Ramosco, Erion Brace, Ermonela Felaj, Ervin Hoxha, Etilda Hoxha, Etjen Xhafaj, Fatmir Xhafaj, Florian Pullazi, Glixhjet Madhi, Halil Koloshi, Halit Valteri, Julinda Dhame, Kejsi Elezi, Klotilda Bushka, Mimi Kodheli, Mirgit Vata, Olta Xhaçka, Ornaldo Rapiki, Pandeli Majko, Persida Shkrepa, Plarent Ndreca, Roi Bashaj, Silda Çepe, Sofika Lleshi, Toni Gogu, Xhemal Qefalia dhe Ylli Shehu.
5 artikuj për këtë temë.