LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta e 6 dhjetorit, Berisha: Edi Rama nuk na ndalon dot, në orën 12.00 në Bulevard

•Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë të ditur se PD do protestojë më 6 dhjetor në orën 12:00 përballë kryeministrisë. •Pavarësisht se policia e shtetit nuk dha leje për protestë, sot, kryedemokrati tha në një dalje LIVE në rrjetet sociale, se vendimi i djeshëm është nul.  •Berisha deklaroi se Qeveria përdori fondet e tërmetit për të vjedhur votat. •Po ashtu, ai paralajmëroi se opozita do ta mbrojë portin e Durrësit me protesta, duke mos e lënë rrugën e hapur për të nisur projektin. •Berisha deklaroi se kur PD të vijë në pushtet do konfiskojë pronat e vjedhura, do heqë traun te Rruga e Kombit dhe do përfundojë legalizimet sa më shpejt.

14 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

'Bankat pjesë e e-albania'/ Berisha: Rama ka synim t'i shtrijë duart e zeza mbi kursimet e qytetarëve

Protesta e 6 dhjetorit, Berisha: Edi Rama nuk na ndalon dot, në orën
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu përgjigj sot pyetjeve të qytetarëve në rrjetet sociale. Në një dalje live, kreu i PD u pyet dhe për lajmet që dolën në media se bankat do të bëhen pjesë e sistemit e-albania. Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama ka për synim që t'i shtrijë duart në kursimet e qytetarëve. Duke falenderuar bankat që nuk iu nënshtruan këtij veprimi, Berisha tha se nëse do ndodhte, kursimet e shqiptarëve do përfundonin në duart e hajdutëve. 

Kjo kërkesë e Edi Ramës, ka vetëm një synim që të shtrinte duart e zeza mbi kursimet e qytetarëve. Unë përshëndes bankat, që i rezistuan kësaj kërkese absurde. Nëse bankat do t’i kishin nënshtruar, miliarda kursime të shqiptarëve do kishin përfunduar në kontot e hajdutëve”- tha Berisha.

1 VITE ME PARE

“Prite cunamin nëse…”/ Zgjedhjet vendore, Berisha thirrje Ramës: Mos i prek votat, kurrë s’do i gëzosh

Protesta e 6 dhjetorit, Berisha: Edi Rama nuk na ndalon dot, në orën
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama që të mos prekë votat në zgjedhjet vendore të maj. Gjatë daljes live në rrjetet sociale, Berisha iu drejtua kreut të qeverisë duke i thënë se “prite cunamin nëse bën cunam”, duke shtuar se “kurrë nuk do ta gëzojë”.

“Nuk dua të kem asnjë iluzion se Rama, siç e paralajmëroi në Peshkopi, e ka ndërmend të bëjë cunam. Do i them prite cunamin nëse bën cunam, të jetë i bindur se kurrë nuk do ta gëzojë”, u shpreh Berisha.

1 VITE ME PARE

Berisha: Do kërkojmë vendosjen e ligjit për votim të detyrueshëm, shmang blerjen e votës

Protesta e 6 dhjetorit, Berisha: Edi Rama nuk na ndalon dot, në orën
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë të ditur se do kërkojnë që të vendoset votimi me ligj të detyruar. Duke iu përgjigjur pyetjes së një qytetari i cili i bëri të ditur se vota po blihet, Berisha nënvizoi se kjo kërkesë që do bëjë PD, do shmangë qëndrimin e qytetarëve që qëndrojnë në shtëpi e që nuk votojnë.

Kreu i PD-së shtoi se vendet që e kanë zbatuar këtë ligj kanë pasur sukses në eleminimin e fenomenit.

'Do kërkojmë të vendoset votimi me ligj i detyrueshëm. Kjo do shmangë qëndrimin në shtëpi të atyre që nuk vijnë për të votuar.  Se një mekanizmat kryesorë që përdor Rama është blerja e votës për të mos u hedhur, ekzekutimi i saj pa u hedhur në kuti. 

Detyrimi për të marrë pjesë në votim është një detyrim pozitiv për të ushtruar një të drejtë themelore. Vendet që kanë pasur problem me blerjen e votës e kanë vendosur këtë ligj dhe ky ligj ka pasur sukses në eliminimin e këtij fenomeni,'- tha Berisha sot në një dalje live në rrjetet sociale.

1 VITE ME PARE

'Ç'do bëhet nëse nuk merr siglën e PD?'/ Berisha: Nuk e dorëzojmë flamurin, Rama i ka bërë llogaritë gabim

Protesta e 6 dhjetorit, Berisha: Edi Rama nuk na ndalon dot, në orën
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se PD nuk e dorëzon flamurin e saj. Gjatë video-live me qytetarët në Facebook, kreu i PD-së tha se Rama i ka bërë llogaritë gabim nëse mendon se do dorëzohet PD.

Pyetja: Cfarë do bëjmë nëse s'na japim siglën e PD?

Berisha: Edi Rama po bën gjithçka të konfiskojë flamurin e PD. PD nuk e dorëzon flamurin e saj. Edi Rama i ka bërë llogaritë gabim. Hakmarrës primitiv, ai kërkon të fshijë partinë që përmbysin pushtetin e etërve të tij, që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe shtroi rrugën e integrimit, që transformoi infrastrukturën e këtij vendi dhe realizoi projekte madhështore në Europë siç është TAP. Rama ka një armiqësi të pashuar ndaj kësaj partie. Nuk e harron ai kurrë 20 shkurtin. Kjo betejë vazhdon. Ai kujton se do hakmerret, por i ka llogaritë gabim.

1 VITE ME PARE

VIDEO- 'Je live apo e ke të inçizuar?'/ Berisha qesh: Jam llajv 100%, mos e ki hiç merak

Protesta e 6 dhjetorit, Berisha: Edi Rama nuk na ndalon dot, në orën
Sali Berisha

TIRANË- Një prej qytetarëve që i komentoi kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, kishte dyshime nëse video ishte duke u regjistruar në moment, apo ishte bërë më parë. Sapo dëgjoi pyetjen, Berisha shpërtheu në të qeshura. Ai e siguroi se video është live 100%. 

Pyetja: A jeni vërtetë LIVE apo e keni incizuar dhe e servirni sikur jeni live?

Berisha: Jam llajv 100%. Mos e ki hiç merak, të falenderoj shumë. 

Berisha ishte live në rrjetin social Facebook dhe Tik Tok në të njëjtën kohë. 

1 VITE ME PARE

3 HAPA/ Projekti i Portit të Durrësit, Berisha: Do e mbrojmë, qytetarët mos të joshen për të investuar aty

Protesta e 6 dhjetorit, Berisha: Edi Rama nuk na ndalon dot, në orën
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar për qytetarët 3 hapat që do marrë Partia për projektin e Portit të Durrësit. Në një lidhje live në 'Facebook', Berisha tha se PD ka dërguar çështjen e Portit në Gjykatë Kushtetuese, do krijojnë komision parlamentar dhe do të qëndrojnë në mosbindje civile. Berisha në fund i bëri thirrje qytetarëve që të mos joshen e të investojnë në ambientet e projektit.

Pyetja: Si do gjendet problemi me portin e Durrësit?

Berisha: Është problemi më madhor, ne do ndërmarrim këto hapa. Kemi dërguar në GJK, do krijojmë një komision parlamentar për këtë port, do qëndrojmë me mosbindje civile në mbrojtje të kësaj pasurie kombëtare. U bëj thirrje qytetarëve që t'i qëndrojnë larg këtij porti, asgjë nuk duhet t'i joshë për të investuar. 

1 VITE ME PARE

'Legalizimet do përfundojnë në kohë rekord'/ Berisha: Kur PD të vijë në pushtet do hiqet trau te 'Rruga e Kombit'

Protesta e 6 dhjetorit, Berisha: Edi Rama nuk na ndalon dot, në orën
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kur PD të vijë në pushtet do të heqë traun te 'Rruga e Kombit'. Në një video live me qytetarët në Facebook, Berisha tha se do të përfundojnë në kohë rekord legalizimet.

'Legalizimet do përfundojnë në kohë rekord, me 1 euro banesa

Trau do hiqet, ai që ka vendosur traun do bëhet përgjegjës si tradhtar, Rruga e Kombit nuk duhet të kishte kurrë asnjë pengesë.'- tha Berisha.

1 VITE ME PARE

'Pse nuk e përjashtoni Alibeajn dhe spiunët e PD?'/ Berisha: Do kemi durim, shqiptarët e shikojnë kush është i emëruar

Protesta e 6 dhjetorit, Berisha: Edi Rama nuk na ndalon dot, në orën
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet ditën e sotme se përse nuk e përjashton deputetin Enkelejd Alibeaj nga PD-ja. Berisha tha se e kanë hequr nenin e përjashtimit në statutin e PD-së. Më tej, Berisha shtoi se shqiptarët e dinë se kush punon me kë, e se kush është i emëruar.

Pyetja: Pse nuk e përjashtoni Alibeajn dhe spiunët e PD?

Sali Berisha: Pyetja është normale por ne hoqëm në statutin e PD, nenin e përjashtimit, me besimin më të madh se procesi në të cilin po kalonte PD, duhet të dominonin përpjekjet për bashkimin e të gjithë investitorëve politikë. Në këtë kontekts nuk kemi nenin e përjashtimit. Ne i ndjekim, i mirëkuptojmë. Ju i shikoni vetë zhvillimet, se çfarë dalin super skandalet e atij që besimin tonë për 8 vite e kishte varur në gozhdën e Ramës. Kishte vendosur që të pasurohej, në mënyrën më të paligjshme, në një seri aferash siç është ajo e Durrësit. Opozita e vërtetë pësoi një infeksion të rëndë, akti më makabër, më armiqësor, i Ramës, është grabitja e kreut të opozitës shqiptare në mënyrën më të rëndë, mafioze, më të paparanueshme. Le të tregojmë durim, shqiptarët e shohin se me kë punon secili, e se kush është i emëruar. Në fund të procesit ata do të marrin atë vend që u rezervon historia bukëshkalësve.

1 VITE ME PARE

Mbledhja e dy Kuvendeve, Berisha: Rama është një vasal i Vuçiçit

Protesta e 6 dhjetorit, Berisha: Edi Rama nuk na ndalon dot, në orën
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi ditën e sotme mbledhjen e dy Kuvendeve Shqipëri-Kosovë. Berisha deklaroi se Rama do preferonte më shumë që të mblidhej me parlamentin e Serbisë. 

'Mbledhja e dy kuvendeve, në çdo rrethanë tjetër përveç kësaj, do ishte e mirëpritur. Por Edi Rama do preferonte më shumë që parlamenti i Kosovës të mblidhej në parlamentin e Serbisë. Ky është një përvjetor dhe unë do i them fjalët e mia në aktivitetin e përbashkët. Me këtë rast i përshëndes deputetët e Kosovës. Rama është një vasal i Vuçiçit të tij. Nuk mund të paraqitet si patriot apo atdhetar, por një armik i vendosur i pavarësisë së Kosovës dhe ardhmërisë së saj në BE.'- tha Berisha.

1 VITE ME PARE

Me cilin ekip është në Botëror? Berisha: Me atë që fiton, me të gjithë përveç Serbisë

Protesta e 6 dhjetorit, Berisha: Edi Rama nuk na ndalon dot, në orën
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nuk i shpëtoi dot një pyetje që kishte të bënte me kampionatin e futbollit. Një prej qytetarëve, e kishte pyetur në rrjetin social 'Facebook', se me cilin ekip është tifoz në këtë botëror. Berisha tha se është me atë që fiton, gjithmonë përveç Serbisë.

Pyetja: Me cilin ekip jeni në Botëror?

Berisha: Që sot jam me ekipin që fiton përves Serbisë, me ekipe të tjera jam cili të fitojë. 

1 VITE ME PARE

PARALAJMËRIMI, Berisha: Do protestojmë edhe në Portin e Durrësit, nuk do dorëzojmë krenarinë kombëtare

Protesta e 6 dhjetorit, Berisha: Edi Rama nuk na ndalon dot, në orën
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë të ditur se opozita do protestojnë edhe për Portin e Durrësit. Gjatë bisedës live me qytetarët, Berisha pranoi se protesta për Portin do të jetë më e fuqishmja. Sipas tij, nuk mund të jepet krenaria kombëtare dhe të shndërrohet në një pronë private.

Pyetja: Pse të mos bëhet protestë në Durrës, të bllokohet porti.

Berisha: Ajo do ndodhë, do jetë protestë e fuqishme, Durrësi nuk do e dorëzojë kurrë arterien e tyre, krenarinë kombëtare. Ka qënë Porta me të cilën Shqipëria është lidhur me Ballkanin, ata që duan ta shndërrojnë në pronë private nuk do ta arrijnë kurrë. 

1 VITE ME PARE

'Premtimi'/ Berisha: Ligji i parë që do anuloj do jetë ai i investimeve strategjike, pronat e vjedhura do konfiskohen

Protesta e 6 dhjetorit, Berisha: Edi Rama nuk na ndalon dot, në orën
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë të ditur se me ardhjen në pushtet të PD-së, do të anulohet ligji i investimeve strategjike. Gjatë një bisede me qytetarët në rrjetin social 'Facebook', Berisha tha se pronat e vjedhura do të konfiskohen. 

'Zgjidhja është një proces jo i lehtë. Nga ligjet më të para që do anulohet është ai i investimeve strategjike, pronat e vjedhura do konfiskohen dhe do u kthehen pronarëve të vërtetë. Asnjë investitor strategjik të mos kërkojë në përputhje me këtë ligj të investojë në pronën e tjetrit. '- tha Berisha.

1 VITE ME PARE

Policia nuk i dha leje për protestën, Berisha: Vendimi i tyre është NUL, do mblidhemi me datë 6 dhjetor

Protesta e 6 dhjetorit, Berisha: Edi Rama nuk na ndalon dot, në orën
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se opozita do ta zhvillojë protestën e saj më datë 6 dhjetor. Në një video live, aty ku iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, Berisha tha se vendimi i policisë për t'i ndaluar është nul, e se asgjë nuk i ndalon dot që të protesojnë. 

Pyetja: Protestat po zhvillohen shumë larg, 1 herë në muaj. A do ketë protesta cdo ditë?

Berisha: Mendoj se në format e ndryshme të mosbindjes civile do bëhen. Po ne jemi në një proces paralel, primaret. Ato përbëjnë procesin në të cilin përcakton dhe vendos vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë. Ne do vazhdojmë betejën tonë të pandërprerë.

Pyetja: Policia njoftoi se nuk jep leje për protestën. A do e bëjmë?

Berisha: Policia njoftoi se nuk njeh kushtetutën dhe ligjet. I rikujtoj vasalëve të Ramës se Kushtetuta nuk njeh kufizime për protesta, ka një vendim të GJK në të cilën vendos se protestuesi nuk ka detyrim të njoftojë policinë. Ai refuzim është nul, tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi. Me datën 6 në orën 12:00, qytetarët do të mbushin Tiranën. 

1 VITE ME PARE

Tërmeti i 2019-ës, Berisha: Qeveria përdori fondet për të blerë vota, shpërndau 160 mln euro për fushatë

Protesta e 6 dhjetorit, Berisha: Edi Rama nuk na ndalon dot, në orën
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se Qeveria ka përdorur fondet e ardhura në vend për rindërtim, për të vjedhur vota. Në një dalje live në rrjetet sociale, Berisha deklaroi se Rama ka shpërndarë nga fondet e tërmetit në muajin prill të vitit 2021, 91 mln euro, kurse në 3 muajt e fushatës shpërndau 160 mln euro tërësisht.

'Sot është një ditë në të cilën 3 vite më parë një tërmet tronditi Shqipërinë dhe në qarqet e Lezhës, Krujës, Durrësit, Tiranës, ku 51 qytetarë mbetën në rrënojat. Të gjitha viktimat e Thumanës dhanë shpirt në banesat e pabanueshme, që u shpallën ashtu nga ekipet e kontrollit, babëzia nuk lejoi që ata të largoheshin. Sot, ppas tre vitesh janë problemi i fondeve të tërmetit është shndërruar në një nga megaaferat më të mëdha të korrupsionit. Jam mirënjohës për ndihmën bujare të qeverisë turke, qeveria i përdori ndihmat për të vjedhur. Cdo ndërtim i bërë me fonde ka kushtuar të paktën 5 herë më shumë. I përdori ato në mënyrë kriminale për të vjedhur vota, në muajin prill të vitit 2021 shpërndau 91 mln euro, kurse në 3 muajt e fushatës shpërndau 160 mln euro tërësisht.'- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?