LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Çmimi i naftës do ulet me 40%"/ Berisha sfidon përsëri Ramën: Hajde përballemi në debat

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar në Pogradec, listën fituese me kandidatët për deputet të qarkut të Korçës. • Gjatë fjalës së tij, Berisha ka bërë të ditur para mbështetësve programin ekonomik dhe social të opozitës, duke premtuar masa konkrete për të përmirësuar jetën e qytetarëve. • Ai njoftoi se një nga prioritetet kryesore të qeverisë së ardhshme demokratike do të jetë ulja me 40% e çmimit të naftës, si dhe dyfishimi i buxhetit për shëndetësinë, arsimin dhe bujqësinë. • Ai theksoi se PD synon të rikthejë dinjitetin e qytetarëve përmes rritjes së pagave, pensioneve, subvencioneve për fermerët dhe garantimit të një minimumi jetik. • Gjatë fjalës së tij, lideri i opzitiës Sali Berisha ka sfiduar sërish publikisht kryeministrin Edi Rama për një debat ballë për ballë, duke e ftuar ta përballet me fakte dhe shifra për ekonominë, pensionet dhe taksat e qytetarëve. • Në fjalimin e mbajtur para qytetarëve, Berisha deklaroi se programi i PD bazohet në rikthimin e parave të taksave tek qytetarët dhe akuzoi Ramën për abuzim me fondet publike. • Berisha gjatë fjalës së tij tha se më 11 maj qytetarët do t’i japin Ramës përgjigjen që meriton, ndërsa akuzoi drejtues lokalë dhe zyrtarë të qeverisë për pasurim të paligjshëm dhe vjedhje të taksave publike.

4 artikuj për këtë temë.

3 JAVE ME PARE

Berisha i drejtohet Ramës: 11 maji po vjen dhe do marrësh përgjigjen që meriton

"Çmimi i naftës do ulet me 40%"/ Berisha sfidon
Sali Berisha

POGRADEC- Kryedemokrati Sali Berisha ka lëshuar një tjetër mesazh të fortë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si "të tepërt në pushtet për çdo minutë që kalon". Berisha tha gjatë fjalës së tij se më 11 maj qytetarët do t’i japin Ramës përgjigjen që meriton. Ndërsa më tej, Berisha akuzoi drejtues lokalë dhe zyrtarë të qeverisë për pasurim të paligjshëm dhe vjedhje të taksave publike.

"Le të marrim drejtorët e bashkisë të ‘5D’. Djem të ri ata, që vidhnin qindra milionë taksa të qytetarëve të Tiranës dhe së bashku me qeveritarë ndërtonin hotele më të kushtueshme të Shqipërisë. Pra miq, nuk është e rëndësishme mosha, është e rëndësishme karakteri, nderi dhe dinjiteti i personit. Nuk ka më të rrezikshëm se ata të rinj që janë të çmendur mbas parasë, mbas pasurimit të paligjshëm, mbas përvetësimit të pasurive tuaja. Nuk ngopen kurrë ndaj dhe zgjedhjet janë për tu ndarë me ta. Por nga ana tjetër theksoj këtu se, politika nuk është si teknologjia. Teknologjia ndërron, ndaj dhe ndërrojnë dhe telefonat.

Politika është e vjetër, është mijëra vjeçare, është arti i ndikimit mbi njerëzit dhe i përmirësimit të jetës së tyre.
Njeriu është njeri. Ata që tentuan të krijojnë njeriun e ri, ata përfunduan në kalendat e historisë. Por në të gjitha kohërat, njeriu i qytetëruar që kur ka dalë nga primitivizmi ka mbetur njeri i virtyteve, njeri i integritetit dhe i dinjitetit njerëzor. Ndaj dhe sot i them Edi Ramës, e vërteta është se çdo minutë që kalon je i tepërt në pushtet, 11 maji po vjen dhe do marrësh përgjigjen që meriton. Unë e kuptoj që ai do të vjedhë prap, unë e kuptoj që ai nuk ngopet, por shqiptarët do i thonë me 11 maj, mjaft, është radha jonë, është radha jonë. Ndryshim, ndryshim, është radha jonë. Fitore, fitore," tha Berisha.

3 JAVE ME PARE

"Rama hyri në politikë në të 30-tat e tij"/ Berisha: Aq sa ka të gjatë trupin aq ka dhe dorën për të vjedhur

"Çmimi i naftës do ulet me 40%"/ Berisha sfidon
Sali Berisha

POGRADEC- Kryetari i PD-së, Sali Berisha foli sërish për akuzat e kundërshtarëve, se ai është i vjetër në moshë. Berisha hodhi akuza të tjera ndaj Edi Ramës, në fjalën e tij të mbajtur në Pogradec. Sipas tij, politikanët e rinj i kanë bërë më shumë dëme Shqipërisë, se sa politikanët e vjetër. 

"Miq! Nuk mund të vijë dot para jush se janë 130 mln euro të djegësit të Tiranës të zhdukura pa nam, pa nishan. Nuk mund të vijë dot para jush se janë 120 mln euro që i merr Beketi, vetëm e vetëm se burreci 2 metra nuk duronte dot kritikat e televizionit tij, e tani i paguajmë ne. Nuk vjen dot para jush se janë 225 mijë metër katrorë tokë në buzë detin e Gjipesë që i ka marrë pa asnjë dokument kadastral, pa asnjë dokument konfiskimi, i ka përvetësuar për vete dhe familjen e tij. Nuk del dot, nuk del dot se sikur të ishte sheik, na shkon dhe ulet me bileta 30 mijë euro në ndeshje futbolli, hap shishe vere 33 mijë euro. A e dini o miq, se vetëm djegësi i Tiranës kushton 812 mijë pensione. Ja pra pse ai nuk del dot, nuk ja mban. Jo vetëm kaq, por i ndalon përfaqësuesit e tij të dalin e ballafaqohen me përfaqësuesit tanë të shkëlqyer, që janë krenaria e qarkut të Korçës, krenaria e Shqipërisë.

Miqtë e mi! Ju e shifni se çfarë fushate bën. Ju keni një kryeministër që kalon nga takimi në takim dhe të gjitha fjalët e tij janë 5 fjalë; bufi, këneta, zhapiu, hardhuca, autiku, budallai etj. Megjithë këtë ai përpiqet të banalizojë fushatën elektorale. Porosit lakejtë e tij, që debatin ta përqendrojnë tek mosha e Sali Berishës. Tani miq, ju lutem, ju lutem do të më dëgjoni. Kur i thanë njëherë Ronald Reganit për moshën, Regani tha se, unë nuk dua ta përdor moshën time si privilegj ndaj kundërshtarit. Unë s’po e them këtë, por prap i them, meqenëse i nxit për moshën, hajde këtu të provohemi në të gjithë fushat të shohim korçare dhe pogradecar, se çfarë dijesh ke, dhe cila ëhstë memorja jote që shkruan në dorë për gjëra që si mban mend. Hajde këtu. Por miqtë mi, unë dua të theksoj sot se politikanët gjykohen për atë që bëjnë dhe jo për moshën. Në botë, në Shqipëri, ka patur politikanë të mirë dhe politikanë të këqinj, të të gjitha moshave. Ka patur politikanë që kanë ndryshuar kombe, madje kanë ndryshuar dhe botë. Sot në botë ka 80-vjeçar që janë politikanë të mirë dhe u shërbejnë qytetarëve të vet.

Por ka dhe 30-vjeçar që janë diktatorë dhe vrasës. Nuk është ndonjë ligësi, por e vërteta është se Shqipërisë dëmet më të mëdha i kanë ardhur nga politikanët e rinj në moshë. Ata që erdhën pas lufte ishin 20-30 vjeçar, ata u treguan xhelatë dhe bandit ndaj shqiptarëve. Por edhe Edi Rama erdhi në politikë në të 30-tat e tij, por u lidh menjëherë me krimin, me trafikantët nga të cilët nuk u nda kurrë. Dhe aq sa ka të gjatë trupin aq ka dhe dorën për të vjedhur," the Berisha.

3 JAVE ME PARE

"Ka porositur lakejtë të përqendrohen te mosha ime"/ Berisha sfidë Ramës: Eja përballemi në çdo fushë

"Çmimi i naftës do ulet me 40%"/ Berisha sfidon
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha ka sfiduar sërish publikisht kryeministrin Edi Rama për një debat ballë për ballë. Nga Pogradeci, Berisha ka ftuuar Ramën të përballet me fakte dhe shifra për ekonominë, pensionet dhe taksat e qytetarëve.

Berisha gjatë takimit me qytetarët në Pogradec u shpreh se kryeministri Edi Rama i shmanget përballjes në debat për të diskutuar për problemet reale të vendit. Në fjalimin e mbajtur para qytetarëve, Berisha deklaroi se programi i PD bazohet në rikthimin e parave të taksave tek qytetarët dhe akuzoi Ramën për abuzim me fondet publike.

“Miq, secili nga ju që më dëgjon sot, se do të dyfishojmë buxhetin për arsimin, bujqësinë, shëndetësinë, se do vendosim minimumin jetik, se do vendosim rrogën minimale 500 euro, me të drejtë pyet, nga dalin, ku i marrim këto para? Të dashur miq, këto para që të gjitha janë taksat tuaja. Janë tuajat dhe taksat tuaja. Nuk bëjmë asgjë tjetër, vetëm ua kthejmë ato ju. Pra programi ynë bazohet në rikthimin e parave tek qytetarët shqiptarë. Ju lutem, vetëm një moment. Janarin që kaloi Edi Rama erdhi në parlament, duke rrahur gjoksin me një buxhet 8 miliardë euro. Qindarkë për qindarkë, ai është i përbërë nga taksat tuaja. Taksat e biznesve, taksat që secili prej jush paguan në çdo kafshatë ushqim, ilaç dhe çdo gjë që blen. Çfarë bëri? 16 milionë euro ndau për 760 mijë shqiptarë në pension. A ka qëndrim më cinik se ky, a ka qëndrim më të pashpirt se ky, dhe kur i thamë ne, të vendosim minimumin jetik, kjo tha do të thotë në greminë.

Qytetarë të mençur, qytetar të mençur, do më falni, ju lutem: detyrimi për ti kthyer qytetarëve paratë është detyrim, kushtetues, ligjor dhe moral. Në vitin 2013, pensionisti në Mal të zi, merret 138 mijë lek pension mesatar. Në Shqipëri merrte 143 mijë lek. Sot pensionisti i Malit të zi, merr 450 mijë lek pensionin mesatar. Shqiptari merr 172 mijë lek. Pse ndodhi kjo, si ndodhi? Qeveria e Malit të Zi, u ktheu paratë e taksave qytetarëve. Qeveria e Shqipërisë vodhi paratë që duhej tu kthente qytetarëve. Në vitin 2013, rroga minimale në Shqipëri, sipas statistikave zyrtare ishte 220 mijë lekë, ose 220 euro. Rroga minimale në Rumani ishte 830 lej, apo 164 euro. Sot rroga minimale në Rumani është 3300 lej, është 2.2 herë se në Shqipëri. Po pse? Sepse qeveria e Rumanisë u kthen paratë qytetarëve, kurse qeveria e Shqipërisë vjedh paratë e qytetarëve. Miq!

Unë e kam ftuar Edi Ramën të vijë këtu dhe prap e ftoj, të dalim ballë për ballë. Ai të marrë suflerë unë vetëm tek. Ai le ti rreshtojë suflerët mbrapa, unë vetëm. Të dalim tu themi shqiptarëve njëherë, pogradecarëve; po si ndodhi që malazezi e trefishoi pensionin, kurse shqiptari mbeti nga 143 mijë shkoi në 172 mijë. Por është edhe më keq, është shumë më keq akoma. Se çmimet në Shqipëri u rritën 250%. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që pensionisti në Pogradec, në Tiranë për të blerë aq sa blinte në vitin 2013 me 143 mijë lekë, duhet të shpenzojë sot 390 mijë lek. Urdhëro zoti Rama, urdhëro hajde këtu, me statistika të institutit tënd, të faktojmë, të faktojmë se kush i çove paratë e shqiptarëve. Por nuk del dot, nuk ja mban. Sepse ka vjedhur, ka vjedhur dhe vetëm ka vjedhur” tha Berisha.

3 JAVE ME PARE

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Do dyfishojmë buxhetin për arsimin e shëndetësinë, çmimi i naftës do ulet me 40%

"Çmimi i naftës do ulet me 40%"/ Berisha sfidon
Sali Berisha

POGRADEC- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë të ditur para mbështetësve programin ekonomik dhe social të opozitës, duke premtuar masa konkrete për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Në fjalën e tij, Berisha njoftoi se një nga prioritetet kryesore të qeverisë së ardhshme demokratike do të jetë ulja me 40% e çmimit të naftës. Ndërkohë që theksoi se do të bëhet dyfishimi i buxhetit për shëndetësinë, arsimin si dhe bujqësinë.

"Të dashur miq! Udhëtimi drejt Pogradecit është udhëtimi drejt madhështisë. Zoti dhe natyra e ka bërë këtë qytet, me bukuritë më mahnitëse, me gjolin e papërsëritshëm në rajon, në liqenin nga më të bukurit në Europë dhe botë. Pogradeci është djepi i lirikës më të bukur shqiptare, është djepi i tregimit më të bukur shqiptar, është qyteti i Lasgushit dhe Kutelit, qyteti i piktorëve, artistëve dhe skulptorëve të talentuar. Por mbi të gjitha Pogradeci është qyteti i burrave dhe grave, punëtor, bujar, të qytetëruar, mikëpritës. Pra Pogradeci është frymëzim për të gjithë ata që jetojnë, për të gjithë ata që e njohin. Por sot përsëri, Pogradeci është qyteti dhe rrethi nga i cili largohen fëmijët, bijtë dhe bijat e saj. Pogradeci është qyteti në të cilin burrat dhe gratë e moshuar, mezi mbyllin muajin dhe jo rrallë numërojnë kafshatën dhe jo rrallë nuk arrijnë të marrin ilaçet, presin ndihmën e familjarëve të vet. Pogradeci është qyteti dhe rrethi në të cilin, shërbimet, arsimi, shëndetësia janë në degradim të plotë. Pogradeci është qyteti në të cilin njëlloj si në gjithë Shqipërinë, çmimet u rritën në mënyrë të pamëshirë, kurse rrogat dhe pensionet nuk i ndoqën ato.

Pra miq, nuk mund të jetë Pogradeci Madhështor si Pogradec që braktiset, si Pogradec i njerëzve që vuajnë nga varfëria dhe skamja, i fëmijëve që nuk ushqehen, i sëmundjeve që nuk mjekohen. Prandaj jam sot para jush për të paraqitur para çdo qytetari të këtij qyteti, çdo banori të këtij rrethi, projektin tonë me të cilin ne rikthejmë madhështinë qytetarëve të këtij qyteti. Projekti me të cilin ne, zhdukim brenda 100 varfërinë ekstreme dhe mjerimin nga Pogradeci. Vendosim minimumin jetik 200 euro, për çdo pensionist me pension të plotë apo të pjesshëm që merr, ndën 200 euro. Dhe këta janë mbi 560 mijë burra dhe gra. Vendosim minimumin jetik për të gjithë shqiptarët në ndihmë ekonomike, për të gjithë ata që nuk kanë marrë kurrë në jetën e tyre pension, për të gjithë shqiptarët e papunë, për të gjithë studentët me bursë, për të gjithë fëmijët e familjeve me një prind.
Pra në radhë të parë, ne me zemër në dorë ju kthejmë paratë shqiptarëve. Vendosim rrogën minimale 500 euro.
Vendosim kartën e konsumatorit me të cilën, çdo rrogëultë, çdo pensionist, çdo qytetar me minimumin jetik, do të marrë ushqimet dhe gjërat bazë, me çmim 20% më lirë se qytetarët e tjerë.

Vendosim listën e rimbursimit 100% të barnave, identike, një për një me listën që ka sot Republika Italiane. Vendosim në 100 ditët e para që në Shqipëri nuk do mund të shitet kurrë, litra e naftës më shumë se +-10% e çmimit të saj në Maqedoni apo në Kosovë, pra një naftë 40% më lirë. Vendosim mbrojtjen e plotë të prodhimeve bujqësore në sezon. I garantoj fermerët e Pogradecit se prodhimet e tyre do të mbrohen plotësisht dhe se ata do të subvencionohen do të marrin për çdo fidan të mbjellë, për çdo kokë bagëti të mbarshtruar, për çdo njësi prodhimi 5-fishin e saj që marrin sot si subvencion. Do marrin aq sa marrin fermerët në Maqedoni, Mal të zi dhe Serbi. Do kenë linja krediti të butë, do kenë mbulim të plotë të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, qoftë dhe nga mbiprodhimi. Kullimi, vaditja, mirëmbajtja dhe ruajtja e tokës, do të marrin investime të mëdha. Pra do të dyfishohet buxheti për bujqësinë, do dyfishohet buxheti për shëndetësinë, do dyfishohet buxheti për arsimin," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

"A keni komunikuar me LaCivita në 72 orët e fundit?", Berisha: Po mjaftohem me falenderimet...

"A keni komunikuar me LaCivita në 72 orët e fundit?", Berisha: Po mjaftohem me falenderimet...

Berisha: Alimehmeti është luftëtar i çmuar i PD-së, nuk është vetëm parlamenti për përfaqësim

Berisha: Mediat kanë dhënë kontribut të çmuar në denoncimin e farsës elektorale

Vota e diasporës/ Berisha: Vota e tyre është e manipuluar si në Korenë e Veriut

Deputeti më i vjetër në kuvend, a do e drejtojë seancën e parë? Berisha: S'do lejojmë të ndodhë

Berisha: Në krye të amnistisë elektorale qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtori i Ulsi Manjës

Berisha publikon dokumentin e prokurës: Kjo vërteton që Irena me 5 mbiemra është dënuar

Berisha në SPAK: Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Dumanit përbën krim antikushtetues

Samiti Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Jared Kushner nuk vjen në Shqipëri por dërgon video-mesazh

"Zoti e shpëtoi Trump sepse ka një plan edhe për Europën", Rama: Një epokë e re mund të vijë

Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat me përgjegjësi të jashtëzakonshme!

Ritja e buxhetit për NATO-n, Rama: I kemi përmbushur detyrimet ndaj aleancës!

Macron në Tiranë: Rifillimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, i rëndësishëm për të gjithë

Macron: Përballë cinizmit të Putin, jam i sigurt që Trump do të reagojë

Macron uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve: Ky mandat i rëndësishëm dhe për ne!

Rama: Kemi diskutuar me Macron përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Rama konferencë me Macron: Marrëdhëniet e Francës me Shqipërinë kanë hyrë në një fazë të re

Frederiksen: Disa vende kanë bërë punë vërtet të mirë!

"Nuk jam socialiste", kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën gjatë konferencës për shtyp

Protesta e PD, demokratët u bëjnë presion gazetarëve: Do fakte ti? I ke brenda

Përfundon protesta e PD/ Këlliçi: Ky është akti i parë

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin "Zogu i Parë"

PAMJE nga protesta/ Qytetarët: Edi Rama o hajdut votat tona ku i ke fut

Merz në Tiranë: Duhet të bëjmë çdo përpjekje që amerikanët t’i kemi në anën tonë

Merz: Lufta në Ukrainë është e drejtuar ndaj të gjithë rendit dhe të gjithë kontinentit

Çfarë ka aty vallë? Kryeministri i Belgjikës vjen me valixhe në Samit

"Kenaqësi që jam kryeministri i parë që vi në Shqipëri"/ Starmer: Kemi shumë sfida si emigracioni

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Starmer: Kemi intensifikuar partneritetin me BE-në

Keir Starmer i përgjigjet Ramës për motin: Kur erdha dje ishte diell

Macron në Tiranë: Të ngrihet sekretariati i Komunitetit Politik Evropian

Meloni: Ajo që ndodhi dje tregoi se kush bën propagandë për paqe dhe kush e do vërtetë paqen

"Moti i keq ka ardhur nga delegacioni britanik"/ Batutat e Ramës: Kur le Evropën fillon qan

Meloni: Europën e re në një botë të re nuk mund ta bëjmë pa Ballkanin Perëndimor

Erdogan në Tiranë: Europa të shfaqë interesin e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gazë

Erdogan në Tiranë: Duhet të krijohet një arkitekturë e re dhe e drejtë e qeverisjes globale

Zelensky: Duhet të bashkëpunojmë me SHBA-në, mbështetja e saj thelbësore

Zelensky në Tiranë: Putin nuk ra dakord për asgjë, presioni duhet të rritet

Macron: Të ndërtojmë një koalicion shtetesh dhe organizatash për të luftuar krimin dhe trafikimin

Macron në Tiranë:Mbështesim armëpushimin në Ukrainë,duhet të këmbëngulim për një paqe të qëndrueshme

Antonio Costa në Tiranë: Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe

Antonio Costa në Tiranë: Nëse nuk sjellim siguri, autoriteti i BE-së do të jetë në rrezik

Rama: Përse të mos imagjinojmë një Aleancë Ndërkombëtare, përtej armatimit?

Rama: Po përballemi me forca që kërcënojnë themelet tona

Rama në Samit: Jeni rrethuar nga ëndrrat e fëmijëve shqiptarë për Evropën

Rama flet për zgjedhjet e 11 majit: Fushata u përqendrua te fjala Europë, fituam më shumë se 52%

Liderët e shteteve dhe organizatave europiane realizojnë foton familjare

Liderët perëndimore lënë "autografet" e tyre në "yllin europian" të Ramës

Negociatat për paqen Rusi-Ukrainë, Starmer në Tiranë: Putin nuk e do seriozisht paqen

Do ta vizitoni sot qendrën në Gjadër? Meloni në Tiranë: Nuk kam kohë, por atje puna vazhdon

Macron pritet nga kryeministri Rama, dy liderët ecin të kapur për dore drejt Pallatit të Operas