LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Primaret do të nisin shumë shpejt! Rritja e çmimit të energjisë u ka kushtuar shqiptarëve 900 mln euro!" Vota e diasporës/ Berisha: Do të miratojmë çdo kërkesë që i shërben transparencës

• Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në konferencë për shtyp se do të paraqiste qëndrimin e PD-së ndaj çmimit të energjisë. • Berisha tha se kryeministri Edi Rama la arbitrazhin, proces në të cilin, tha se kishin bindje absolute se e fitonim, dhe proces i cili do detyronte CEZ-in, të paktën ato me faturë, 630 milionë t’ia kthente shtetit shqiptar. • Ai shtoi se afera e Ramës me CEZ-in është një nga aferat më të mëdha në historinë e korrupsionit evropian. • Sipas tij, pas kësaj marrëveshje Rama rriti çmimin. • Berisha tha sot se nëse PD bjen në pushtet çmimet e energjisë do jenë 7 lekë për 300 kilovatët e parë, 100 lekë për 400 kilovatët e tjerë dhe 1 mijë lekë për të pasurit. • Berisha tha se në këtë mënyrë, biznesi do zbresë aty ku ka qenë, 60 lekë kilovati. Sipas tij, Shqipëria do qëndrojë me çmimet më të ulëta në Europë për energjinë dhe jo duke marrë ndikimin që pati gazi rus. • Berisha tha sot se nëse PD vjen në pushte do të kalojë në projektin e saj të mikro-hidrocentraleve me të cilat do lejojë çdo komunitet që burimin e tij të ujit, të vendosin turbinën, të prodhojnë energjinë pa lek për komunitetin. Berisha tha se kjo është një praktikë e ndjekur nga vendet që nuk kanë ujë dhe nuk kanë asnjë pikë ujë më shumë se Shqipëria. • Berisha tha sot se me uljen e humbjeve në rrjet, çmimi i energjisë duhej të ishte shumë më i ulët se tani.• Berisha tha sot se do të miratojnë çdo kërkesë që i shërben transparencës lidhur me votën e diasporës. • Ai u shpreh se kanë shpallur publikisht se kërkesat e arsyeshme që shkojnë në favor të transparencës dhe mundësisë së votës së diasporës do miratohen nga ne, qoftë edhe në rast se do duhen ndryshime të tjera ligjore. • Berisha ka theksuar se axhenda dhe vendi i takimeve të PD-së ende nuk janë përcaktuar, por ka shtuar se takimet vazhdojnë dhe janë zhvilluar një sërë takimesh në Greqi dhe Itali. • Ai ka theksuar se PD e bazon aktivitetin e saj në shumësi takimesh me shpenzime të ulëta. • Berisha ka deklaruar se procesi i takimeve do të fillojë shumë shpejt dhe se do të informojë mediat për datën e saktë të nisjes së tij.

6 artikuj për këtë temë.

2 JAVE ME PARE

"Primaret do të nisin shumë shpejt"/ Berisha: Kemi bërë takime të shumta me diasporën në Greqi dhe Itali

"Primaret do të nisin shumë shpejt! Rritja e çmimit
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka theksuar se axhenda dhe vendi i takimeve të PD-së ende nuk janë përcaktuar, por ka shtuar se takimet vazhdojnë dhe janë zhvilluar një sërë takimesh në Greqi dhe Itali. Ai ka theksuar se PD e bazon aktivitetin e saj në shumësi takimesh me shpenzime të ulëta. Berisha ka deklaruar se procesi i takimeve do të fillojë shumë shpejt dhe se do të informojë mediat për datën e saktë të nisjes së tij.

"Nuk kam përcaktuar akoma axhendën e takimit dhe as vendit. Por takimet po vazhdojnë. Ne në tërësi e bazojmë në shumësi takimesh. Për shembull janë zhvilluar një mori takimesh në Greqi, në Itali dhe ne në këtë formë do të shkojmë. Nuk kemi ne buxhet për të kontraktuar salla 25-30 mijë eurosh. As të çojë bashkitë në krim elektoral të verbër, siç të bëri me Subashin e tij që është një kriminel elektoral i pakorrigjueshëm. Por po përdorim takime të shumta me shpenzime sa më të pakta......Do të fillojë shumë shpejt, sapo të filloj do të ju njofton. Kjo është përgjigja më e saktë. Faleminderit," tha Berisha.

2 JAVE ME PARE

Vota e diasporës/ Berisha: Do të miratojmë çdo kërkesë që i shërben transparencës

"Primaret do të nisin shumë shpejt! Rritja e çmimit
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se do të miratojnë çdo kërkesë që i shërben transparencës lidhur me votën e diasporës. Berisha tha se po zhvillohen negociata. Ai u shpreh se kanë shpallur publikisht se kërkesat e arsyeshme që shkojnë në favor të transparencës dhe mundësisë së votës së diasporës do miratohen nga ne, qoftë edhe në rast se do duhen ndryshime të tjera ligjore. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Di që janë në negociata. Di që po zhvillohen negociata. Kemi shpallur publikisht se kërkesat e arsyeshme që shkojnë në favor të transparencës dhe mundësisë së votës së diasporës do miratohen nga ne, qoftë edhe në rast se do duhen ndryshime të tjera ligjore. Ne e kemi shprehur në cilin stad se janë këto ditë dhe po negociojnë.

2 JAVE ME PARE

Berisha: Me uljen e humbjeve në rrjet, çmimi i energjisë duhej të ishte shumë më i ulët se tani

"Primaret do të nisin shumë shpejt! Rritja e çmimit
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se me uljen e humbjeve në rrjet, çmimi i energjisë duhej të ishte shumë më i ulët se tani. Berisha akuzoi qeverinë se vjedhin në mënyrë të tmerrshme me një fjalë. Ai parashtroi dhe momentin e viti 2013 kur CEZ ishte i privatizuar dhe për këto dështime u prish kontrata me kompaninë sipas tij.

"U prish kontrata sepse CEZ-i shkeli nen për nen këtë kontratë.  Dhe ne ishim të sigurtë se CEZ-i duhej ti kthente. CEZ është kompani gjigante, është kompani Çeke, që me një peshë në atë kohë ka qenë e 5-ta në sistemin energjetik evropian. Kështu që CEZ duhet të na kthente ne 630 mln euro, i kishte borxh shtetit, dhe kontrata u prish, pikërisht se nuk zbatoi kontratën edhe për humbjet. Humbjet në mos gaboj i mori 22% dhe humbjet u rritën progresist me CEZ-in", tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të falënderoj për këtë që rikujtove. Në vitin 2013, çmimi ka qenë 77 lek për fashën 300 kilovat, ka qenë 60 lek për biznesin, pa kufi, të madh të vogël, të gjithë biznesin. Ka qenë 115 lek për fashën mbi 300 kilovat dhe humbjet në rrjet kanë qenë këto që thoni ju. Nëqoftëse jemi të drejtë dhe marrim këto humbje që shpall Edi Rama dhe Lubia, humbje gjysëm për gjysëm më pak, çmimi sot duhej të ishte të paktën 65 lek për fashën 300 kilovat, po themi biznesi të mbetej tek 60 lek se është konsumator gjigant dhe fashoja tjetër duhej të ishte tek 95 lek, fashoja mbi 300 kilovat, sepse humbjet janë zbritur nga 35.5 në 18.93, pra pothuajse 100 për qind më të ulëta, janë përgjysmuar.

Në këtë kontekst kjo duhej detyrimisht të pasqyrohej në çmimin në çmimin e energjisë. Pse nuk pasqyrohet kjo, sepse kanë punësuar me qindra militantë dhe paguajnë profesorët e Harvardit. Vjedhin në mënyrë të tmerrshme me një fjalë, por kjo forcon tezën që unë shtrova. Dhe një gjë. Po marrim tani dhe momentin e humbjes, s’kemi si mos e marrim. Në vitin 2013 ishte i privatizuar CEZ dhe për këto dështime u prish kontrata me CEZ-in.

U prish kontrata sepse CEZ-i shkeli nen për nen këtë kontratë.  Dhe ne ishim të sigurtë se CEZ-i duhej ti kthente. CEZ është kompani gjigante, është kompani Çeke, që me një peshë në atë kohë ka qenë e 5-ta në sistemin energjetik evropian. Kështu që CEZ duhet të na kthente ne 630 mln euro, i kishte borxh shtetit, dhe kontrata u prish, pikërisht se nuk zbatoi kontratën edhe për humbjet. Humbjet në mos gaboj i mori 22% dhe humbjet u rritën progresist me CEZ-in.

2 JAVE ME PARE

Mikro-hidrocentralet/ Berisha: Do lejojmë çdo komunitet që burimin e ujit ta përdorë për të prodhuar energji falas

"Primaret do të nisin shumë shpejt! Rritja e çmimit
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se nëse PD vjen në pushte do të kalojë në projektin e saj të mikro-hidrocentraleve me të cilat do lejojë çdo komunitet që burimin e tij të ujit, të vendosin turbinën, të prodhojnë energjinë pa lek për komunitetin. Berisha tha se kjo është një praktikë e ndjekur nga vendet që nuk kanë ujë dhe nuk kanë asnjë pikë ujë më shumë se Shqipëria.

Ai shtoi se ndërkohë që Shqipëria me TAP-in, projekt i qeverisë së PD, është në nyjën kryesore energjetike të rajonit, forca e tij politike do të punojë për realizimin e JAP, gazsjellësi për të cilin ka një marrëveshje të vitit 2012 me BE dhe vendet e rajonit, gazsjellës që sipas tij, do furnizohet me gaz nga TAP-i dhe burime të tjera dhe do furnizojë gadishullin mbi Shqipërinë me gaz.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Qeveria e PD do të kalojë në projektin e saj të mikro-hidrocentraleve me të cilat do lejojë çdo komunitet që burimin e tij të ujit, të vendosin turbinën, të prodhojnë energjinë pa lek për komunitetin. Praktikë kjo e ndjekur nga vendet që nuk kanë ujë dhe nuk kanë asnjë pikë ujë më shumë se Shqipëria. Dhe do e ndjekim edhe ne këtë praktikë.

Ndërkohë që Shqipëria me TAP-in, projekt i qeverisë së PD, është në nyjën kryesore energjetike të rajonit. Do punojë për realizimin e JAP, është gazsjellësi për të cilin ka një marrëveshje të vitit 2012 me BE dhe vendet e rajonit, gazsjellës që do furnizohet me gaz nga TAP-i dhe burime të tjera dhe do furnizojë gadishullin mbi Shqipërinë me gaz. Pra politika jonë energjetike ishte një politikë e suksesshme.

Njeriu që ka në shpirt vetëm vrima të zeza dhe shpella dhe tunele, ai nuk mund të mos lëshojë mufka në çdo fjalim dhe krahasim që bën. E thashë edhe njëherë, është e paimagjinueshme të dalë të thotë se unë vetëm për një vit. Do i kenë të ulëta në këto çmime dhe do vazhdojnë të ulen edhe më shumë sepse kostoja e prodhimit është shumë e ulët. Kaskada ka një kosto shumë të ulët të prodhimit dhe lejon edhe prodhimin me çmime edhe më të ulëta.

2 JAVE ME PARE

Plani i PD-së, Berisha: Çmimet e energjisë do jenë 7 lekë për 300 kilovatët e parë, 100 lekë për 400 kilovatët e tjerë dhe 1 mijë lekë për të pasurit

"Primaret do të nisin shumë shpejt! Rritja e çmimit
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se nëse PD bjen në pushtet çmimet e energjisë do jenë 7 lekë për 300 kilovatët e parë, 100 lekë për 400 kilovatët e tjerë dhe 1 mijë lekë për të pasurit. Berisha tha se në këtë mënyrë, biznesi do zbresë aty ku ka qenë, 60 lekë kilovati. Sipas tij, Shqipëria do qëndrojë me çmimet më të ulëta në Europë për energjinë dhe jo duke marrë ndikimin që pati gazi rus. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ndërmarrja publike është e detyruar ta ulë çmimin e energjisë në proporcion me pakësimin e humbjeve. Është e detyruar se energjia është çmim i rregulluar, nuk është çmim i lirë. Investove, ule humbjet, këto do pasqyrohen në çmim, do ulësh çmimin dhe do e shesësh më lirë. Këtu janë investuar miliarda, kështu që këta pretendojnë se humbjet janë reduktuar në mënyrë të ndjeshme dhe e uli për një vit. Se kjo është një ulje njëvjeçare. Ulje tipike elektorale. Një ulje absolutisht antiligjore, në shkelje të çdo kodi, në përpjekje për të grabitur vota.

Por, siç kisha paralajmëruar në mënyrë të përsëritur, PD ka planin e saj për çmimin e energjisë. Ky projekt konsiston së pari, çmimin fillimisht 7 lekë për kilovat/orë për 300 kilovat/orët e para. Çmimi i dytë 100 lekë për 400 kilovat/orët e tjera. Mbi to do ketë një shkrim të tretë për konsumatorët familjarë. Për ata që jetojnë në lukse, i kanë të florinjta edhe tualetet, ata do njohin një çmim të tretë të paktën 1 mijë lekë kilovati. Në këtë mënyrë, biznesi do zbresë aty ku ka qenë, 60 lekë kilovati.
Shqipëria do qëndrojë me çmimet më të ulëta në Europë për energjinë dhe jo duke marrë ndikimin që pati gazi rus. Ne nuk kemi të bëjmë me gazin fare. Asnjë kilovat/orë nuk prodhohet nga gazi.

Strategjia jonë e shndërrimit në superfuqi rajonale të energjisë së rinovueshme është realizuar sot pothuajse plotësisht.
Hidrocentralet prodhojnë tashmë jo siç gënjen dhe mashtron Edi Rama se ne nuk plotësojmë nevojat me energji, por ata prodhojnë disa miliardë më shumë se nevojat e vendit. Me këtë nuk përjashtoj ciklicitetin e motit, por në total prodhimi i energjisë nga hidrocentralet ka qenë 9 miliardë kilovat/orë, në një kohë kur konsumi është vetëm 7 miliardë kilovat/orë. Por Edi Rama servir vetëm mashtrime. Ajo strategji e bëri Shqipërinë jo vetëm të vetëmjaftueshme, por edhe një eksportues të energjisë së rinovueshme në rajon. Janë ndërtuar mbi 115 hidrocentrale, janë kontrata për ndërtimin e rreth 300 të tjerave.

2 JAVE ME PARE

"Afera e Ramës me CEZ-in, ndër më të mëdhatë në histori!" Berisha: Rritja e çmimit të energjisë u ka kushtuar shqiptarëve 900 milionë euro

"Primaret do të nisin shumë shpejt! Rritja e çmimit
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në konferencë për shtyp se do të paraqiste qëndrimin e PD-së ndaj çmimit të energjisë. Berisha tha se kryeministri  Edi Rama la arbitrazhin, proces në të cilin, tha se kishin bindje absolute se e fitonim, dhe proces i cili do detyronte CEZ-in, të paktën ato me faturë, 630 milionë t’ia kthente shtetit shqiptar.

Ai shtoi se afera e Ramës me CEZ-in është një nga aferat më të mëdha në historinë e korrupsionit evropian. Sipas tij, pas kësaj marrëveshje Rama rriti çmimin.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot jam këtu për t’u paraqitur shqiptarëve paketën apo qëndrimin tonë ndaj çmimit të energjisë. Siç është e njohur tashmë, në vitin 2013 ne kemi lënë 3 çmime për energjinë. Kemi lënë çmimin 77 lekë për 300 kilovatët e parë, çmim i cili mbulonte konsumin e mbi 78 përqind të familjeve shqiptare. Kemi lënë çmimin e dytë me 115 lekë kilovati, që mbulonte të tjerët që konsumonin më shumë. Për biznesin ne kemi pasur çmimin më të ulët në Europë, 60 lekë për kilovat/orë. Ky çmim ishte plotësisht i përballueshëm, përputhej me qëndrimin e qeverisë ndaj mbështetjes të fuqishme të sektorit të biznesit dhe ishte një nga atraksionet e rëndësishme të investitorëve vendas dhe të huaj në Shqipëri. Ndërkohë ne ndërmorëm projektin e shndërrimit të Shqipërisë në superfuqi të vogël rajonale të energjisë së rinovueshme, me të cilën PS u tall rëndom kushedi sa herë.

Edi Rama, pas marrëveshjes së tij korruptive me CEZ-in, kompani e cila fatura zyrtare të njohura nga auditi ndërkombëtar, kishte borxhe ndaj shqiptarëve 630 milionë euro. Dëme të krijuara indirekt ishin 3.2 miliardë euro. Edi Rama me famozin Fyle, iu kujtohet juve, la arbitrazhin, proces në të cilin ne kishim bindje absolute se e fitonim, dhe proces i cili do detyronte CEZ-in, të paktën ato me faturë, 630 milionë t’ia kthente shtetit shqiptar. Edi Rama jo vetëm i dorëzoi këto 630 milionë, por pagoi nga buxheti i shtetit edhe 100 milionë euro shtesë CEZ-it. Afera e Edi Ramës me CEZ-in është një nga aferat më të mëdha në historinë e korrupsionit evropian. Pas kësaj marrëveshje famëzezë, Edi Rama rriti çmimin. D.m.th fashon gjer në 300 euro e bëri 95 lekë, e rriti pra me rreth 20 e ca përqind dhe fashon tjetër e rriti me 118 lekë.

Me këtë rritje, Edi Rama plaçkiti shtresat në nevojë, që quhen ato që e merrnin me 77 lekë, me një shumë në vit prej 60 milionë eurosh dhe që në 10 vite bëhen 600 milionë euro. Nuk është vetëm kaq. Është shumë më tepër. Në vitin 2023, në mënyrë paradoksale, antiligjore, Edi Rama merr nga buxheti i shtetit, me akt normativ, 200 milionë euro mbështetje buxheti për KESH-in dhe 80 milionë hua. I jep pra 280 milionë euro nga buxheti i shtetit. Kështu që gjatë 10-vjeçarit, krahasuar me vitin 2013 e para, qytetarët shqiptarë paguan gjithsej rreth 900 milionë euro. Duhet të jesh ai që është ai vetë të thuash që nuk kam rritur çmimin e energjisë ndonjëherë. Duhet të flasësh me mendjen e Lubisë që të thuash se kjo është ulja e parë e çmimit të energjisë në histori. Të mendosh më keq se ata që besonin se shqiptarët hanin bar. Ti e more me 77 lekë, e ngrite në 95 dhe zbrite në 85. Kjo është zbritje? Pra, e ka 10 lekë më shtrenjtë se sa ishte në vitin 2013.

sali berisha

Sondazh

Poll

Zjarri në garazhin e pallatit te "Komuna e Parisit", momenti kur policia evakuon banorët

Zjarri në garazhin e pallatit te "Komuna e Parisit", momenti kur policia evakuon banorët

Programi i qeverisjes për shëndetësinë/ Berisha: Do dyfishohen rrogat për mjekët dhe infermierët

Berisha: Onkologjiku do të shkëputet nga QSUT dhe do të krijohet Instituti i Tumoreve

Berisha: GDP e shëndetësisë do bëhet 3 përqind që vitin e parë

Berisha: Në vend që të plotësohen të sëmurët me ilaçe, ndërtohen hotele tek spitalet

Berisha: Rama ka kryer krime ndaj njerëzimit në shëndetësi, duke nisur me onkologjikun

Rama: Askush s’ka pse i trembet këtij statusi të posaçëm të Selisë së Kryegjyshatës Botërore

Rama: Do t’i japim Selisë së Kryegjyshatës një status të ngjashëm me Vatikanin!

Ideja për krijimin e shtetit Bektashi, Rama: Nuk mund të më akuzojë njeri që po bëj diçka në favor

95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore në Shqipëri/ Rama: Bektashizmi duhet të mbrohet

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Janullatos/ Rama: Ngushëllime të gjithë bashkëpunëtorëve të tij

Sterilizmi dhe situata te Onkologjiku/ Berisha: Aferat më të mëdha në historinë e njerëzimit!

"Asgjë nuk e shpëton Olsin"/ Berisha: Rama ka përpara problemin e tmerrshëm të McGonigalit!

Rikthimi i Trump në pushtet, Berisha: Do të loboj për heqjen e "non-grata-s"

Berisha: Për drejtuesit politik të qarqeve do të vendosë Këshilli Kombëtar

Berisha: Sigurisht! Është jashtë çdo lloj mundësie ta pranojmë këtë!

"1 milion shqiptarë në diasporë do të mbeten pa votuar!" Berisha: Mosbindjen civile do e vazhdojmë

Berisha: Kemi kërkuar njohjen e çdo dokumenti biometrik të vendit ku jetojnë emigrantët!

Spitali Onkologjik partneritet me spitalin izraelit/ Rama: Kjo është aleancë!

Rama: Kemi 10-fishuar fondin për barnat që përdoren tek Onkologjiku

Rama: Plani i investimeve do të ketë një oponencë të vazhdueshme dhe do të jetë i asistuar

Rama: Një grup kriminelësh në Spitalin Onkologjik shkaktuan një situatë dramatike

Bardhi: Kuvendi gjatë 12 viteve ka dështuar të reflektojë rekomandimet e OSBE/ODIHR

Spiropali: Vota e diasporës një nga arritjet më të shënuara të legjislaturës!

Presidenti letër në Kuvend, Bardhi: Pse nuk e sollët kësaj here apo meqë nuk kishte protestë opozita

Berisha: Kontrabanda e naftës bëhet vetëm me pjesëmarrjen e qeverisë, tani vjen vetëm me anije

Berisha: Nuk kanë motive politike! Familjarët i shohin padrejtësitë që u bëhen

Berisha: Të votojnë të gjithë emigrantët pavarësisht kur i skadon dokumenti i lëshuar në Shqipëri

Vota e diasporës/ Berisha: Çdo dokument biometrik i shteteve ku ata ndodhen, duhet të konsiderohet

Berisha:Transparenca dhe parashtrimi i programit te shqiptarët,dy shtyllat kryesore tëPDnë parlament

Berisha: Taulant Balla dhe Lulzim Basha janë një binom i pandarë si tymi dhe bloza

Berisha prezanton programin për shëndetësinë: Do ndjekim modelin gjerman dhe do dyfishojmë buxhetin

"Fitorja e Trump"/ Berisha: Do të kërkoj rishikimin për vendimin që përbën një grusht shteti

Berisha: Qeveria jonë do garantojë çdo ilaç dhe pajisje për të sëmurët neoplazikë

Berisha: Shëndetësia është rikthyer në vitin 1960

"Qeveria amerikane kërkoi të hetohet organizatori!" Berisha: Rama pengoi hetimet e 21 janarit

Vrasja e Martin Canit/ Berisha: Hetimet u fshehën! Shoku thotë me futi thikën një person tjetër...

Berisha: Zaho Koka është dosja që ka ardhur këtu për Olsi Ramën dhe klanin Rama

Zbardhi pjesë nga dosja Toyota Yaris, Berisha: Do publikoj edhe kodin e Taulant Ballës

Berisha zbardh pjesë nga dosja Toyota Yaris: Taulant Balla dhe Astrit Vladi i kishin paratë bashkë

"E majta në 76 vende u ndëshkua!" Berisha para SPAK: Koha e Soros-it mori goditje fatale

Berisha pas daljes nga SPAK:I kishin dhënë urdhër OPGJ që në procesverbal të mos shënohet vërejtje

Berisha në SPAK/ Qytetarët mblidhen në protestë para Prokurorisë së Posaçme

Primaret/ Berisha: Ka një statut dhe unë do ta zbatoj, shumë shpejt do të hapet gara

Vendimi i Kushtetueses/ Berisha: Shpikën një çështje që nuk ekziston, janë repart i PS-së

Regjistrimi i diasporës/ Berisha: PS nuk pranon dokumentet biometrike të BE-së, kjo është absurde

Berisha: Dëmshpërblim të plotë për ish-të përndjekurit brenda mandatit të parë qeverisës

Ulja e çmimit të naftës/ Berisha: Zgjidhja vjen duke prerë me gërshërë kontrabandën

Berisha: Pollet janë mashtrim i madh! PD në muajt e fundit ka rritjen më të madhe

Berisha: Turizmi i Ramës është piramidë mashtrimi!