LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Operacioni antidrogë në Tiranë/ Arrestohen 27 persona, 7 shpallen në kërkim, sekuestrohen mbi 15 kg lëndë narkotike! Dalin pamjet e aksionit policor

• Një operacion antidrogë është zhvilluar në kryeqytet. • Ditën e sotme është finalizuar operacioni i koduar policor "Blic 34", hetimet e të cilit kanë nisur në fillim të këtij viti. • Si rezultat i operacionit janë arrestuar 27 persona dhe janë shpallur në kërkim 7 të tjerë, pasi gjatë operacionit nuk u gjetën në banesë. • Lidhur me këtë operacion janë arrestuar më parë dhe shtatë persona të tjerë.• Bëhet gjithashtu me dije se janë sekuestruar 3.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 150 doza lëndë e dyshuar narkotike Heroinë, 500 doza ekstazi, 12 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 26 telefona celular të markave të ndryshme dhe 10 automjete të markave të ndryshme.



5 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Shisnin drogë në lokale dhe pranë shkollave në Tiranë, zbardhen emrat e personave të arrestuar dhe të shpallur në kërkim

Operacioni antidrogë në Tiranë/ Arrestohen 27 persona, 7 shpallen
arrestimet

TIRANË- Janë zbardhur identitetet e 27 personave të arrestuar dhe 7 të tjerëve të shpallur në kërkim lidhur me operacionin antidrogë në Tiranë. 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta persona shpërndanin lëndën narkotike në lagje, lokale e në afërsi të shkollave në qytetin e Tiranës.

Të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim:

Bosian Lamaj
Alsid Nekaj
Edmond Gjinarari
Irakel Gjini
Armans Thanasaj
Amarildo Kola
Bjorn Mazniku
Armando Katroshi
Aurel Lila
Erdi Hyka
Mateo Uka
Kleo Lika
Erdi Dibra
Klajdi Hysa
Aldo Faja
Erald Alikaj
Fabjol Tahiri
Andi Grori
Elvis Shehaj
Gjergj (Gkergk) Polena
Panajot Brahimaj
Marjo Pojaku
Euxhenjo Manushi
Sadik Rama
Klejvis Taku
Mario Cerra
Arjel Cinaj
Klaudio Serjani
Ergis Noka
Drin Vjerdha
Kristofor Pandelejmoni
Myslym Balliu
Kristian Buci
Xhejson Mukaj

Lidhur me këtë operacion janë arrestuar më parë dhe shtatë persona të tjerë.

Të arrestuar më parë

Klaudio Serjani
Ergis Noka
Drin Vjerdha
Kristofor Pandelejmoni
Myslym Balliu
Kristian Buci
Xhejson Mukaj

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 3.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 150 doza lëndë e dyshuar narkotike Heroinë, 500 doza ekstazi, 12 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 26 telefona celular të markave të ndryshme dhe 10 automjete të markave të ndryshme.

 

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ 27 persona të arrestuar dhe 7 në kërkim, dalin pamjet e operacionit antidrogë në kryeqytet

Operacioni antidrogë në Tiranë/ Arrestohen 27 persona, 7 shpallen
pamje nga operacioni

TIRANË- Janë publikuar pamjet e operacionit antidrogë të finalizuar sot në Tiranë dhe hetimet e të cilit kishin nisur në fillim të këtij viti.  Si rezultat i operacionit janë arrestuar 27 persona dhe janë shpallur në kërkim 7 të tjerë, pasi gjatë operacionit nuk u gjetën në banesë.

 


Lidhur me këtë operacion janë arrestuar më parë dhe shtatë persona të tjerë. Bëhet gjithashtu me dije se janë sekuestruar 3.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 150 doza lëndë e dyshuar narkotike Heroinë, 500 doza ekstazi, 12 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 26 telefona celular të markave të ndryshme dhe 10 automjete të markave të ndryshme.

 

 

 

 

1 MUAJ ME PARE

Operacioni antidrogë në Tiranë/ Vihen në pranga 27 persona, 7 shpallen në kërkim! U sekuestruan mbi 15 kg lëndë narkotike dhe 10 automjete

Operacioni antidrogë në Tiranë/ Arrestohen 27 persona, 7 shpallen
konferenca

TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi përmes një konference për media ka dhënë detaje nga operacioni antidrogë i zhvilluar në kryeqytet.  Ai ka bërë me dije se është finalizuar operacioni i koduar policor "Blic 34", hetimet e të cilit kanë nisur në fillim të këtij viti. Si rezultat i operacionit janë arrestuar 27 persona dhe janë shpallur në kërkim 7 të tjerë, pasi gjatë operacionit nuk u gjetën në banesë.

Lidhur me këtë operacion janë arrestuar më parë dhe shtatë persona të tjerë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta persona shpërndanin lëndën narkotike në lagje, lokale e në afërsi të shkollave në qytetin e Tiranës.

Bëhet gjithashtu me dije se janë sekuestruar 3.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 150 doza lëndë e dyshuar narkotike Heroinë, 500 doza ekstazi, 12 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 26 telefona celular të markave të ndryshme dhe 10 automjete të markave të ndryshme.

 

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË :

Faleminderit për praninë tuaj sot në këtë konferencë. Jam këtu së bashku me Zvdrejtorin për Hetimin e Krimit, Shefin e Sektorit për Narkotikët dhe Trafiqet e Paligjshme si dhe me shefin e Seksionit të Narkotikëve për të bërë prezent rezultatin e një pune të mirëorganizuar, hetimore dhe profesionale nga Strukturat e Hetimit të Narkotikëve në DVP Tiranë, të nisur prej fillimit të këtij viti për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
 
Në vijim të disa godtjeve të realizuara gjatë dy muajve të parë të këtij viti dhe si rezultat i punës gjurmuese dhe hetimore të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është finalizuar operacioni policor i koduar  “Blic 34”.
 
Në kuadër të këtij operacioni është bërë ekzekutimi i masave të sigurisë personale “Arrest me Burg”, urdhëruar nga Prokuroria e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, e cila ka nxjerrë 34 masa sigurie “Arrest me burg” si te dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal, për një grup personash të cilët merreshin me aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike Kokainë, Heroinë, Ekstazi dhe Cannabis Sativa, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.
 
Hetimet kanë zgjatur prej fillimit të vitit 2025 ku janë aplikuar metoda speciale të hetimit dhe është dokumentuar veprimtaria kriminale e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.
 
Gjatë operacionit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest me burg” për 27 shtetas, ndërsa për 7 të tjerë vijon puna për kapjen e tyre pasi gjatë operacionit nuk u gjetën në banesë.
 
U bë ndalimi i shtetasve:

B. L., 28 vjeç, A. N., 27 vjeç, E. Gj., 20 vjeç, I. Gj., 37 vjeç, A. Th., 33 vjeç, A. K., 34 vjeç, B. M., 25 vjeç, A. K., 30 vjeç, A. L., 28 vjeç, E. H, 25 vjeç, M. U., 21 vjeç, K. Xh 30 vjeç, E. D., 21 vjeç, K. H ., 21 vjeç, A. F., 34 vjeç, E. A., 22 vjeç, F. T., 19 vjeç, A. G., 36 vjeç, E. Sh., 42 vjeç, Gj(G). P., 47 vjeç, P. B., 26 vjeç, M. P., 25 vjeç, E. M., 21 vjeç, M. C, 25 vjeç, S. R , 24 vjeç, K. T. 27 vjeç dhe A. C., 21 vjeç.

Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

F. B., 43 vjeç, E. S., 28 vjeç, G. G., 27 vjeç, D. G ., 19 vjeç, K. H., 24 vjeç, M. B., 25 vjeç dhe E. L., 30 vjeç.

Po kështu në funksion të këtj procedimi penal janë arrestuar më parë dhe shtatë shtetas konkretisht:

K. S., 26 vjeç, E. N., 19 vjeç, D. V., 19 vjeç, K. P., 20 vjeç, M. B ., 31 vjeç, K. B., 23 vjeç dhe Xh. M., 19 vjeç .

  

Gjatë këtij procedimi, në faza të ndryshme janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

* 3.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë.
* 150 doza lëndë e dyshuar narkotike Heroinë.
* 500 doza ekstazi.
* 12 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
* 26 telefona celular të markave të ndryshme.
* 10 automjete të markave të ndryshme.

 

Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas shpërndanin lëndën narkotike në lagje, lokale e në afërsi të shkollave në qytetin e Tiranës.

Këta shtetas vepronin individualisht dhe të shpërndarë në të gjithë territorin e Tiranës. Gjatë operacionit me metoda speciale të hetimit u bë e mundur sigurimi i provave dhe dokumentimi ligjor i veprimtarisë kriminale të kryer nga këta shtetas.

 
Nga ana jonë kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të ”Prodhim dhe shitje narkotikësh”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/2 të Kodi Penal. 
 
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë angazhuar maksimalisht për ta parandaluar dhe goditur këtë veprimtari kriminale që cënon drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e të rinjëve.
 
Njëkohësisht, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë fokusuar në përmbushjen e prioritetit kryesor atë të rritjes së parametrave të rendit e sigurisë dhe në këtë kuadër përgjatë tre javëve të muajit shkurt janë sekuestruar 8 armë zjarri(7 pistoletë dhe një automatik model 56), 6 armë gjahu dhe 3 armë sportive .
 
Gjithashtu, prioritare në punën e strukturave të Drejtorisë Vendore të Polcisië Tiranë  është ndjekja në dinamikë të problematikave të adresuara dhe konflikteve me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të tyre.
 
Ftoj qytetarët që të mbështesin akoma më shumë policinë, të denoncojnë cdo paligjshmëri duke ju garantuar reagim të menjëhershëm e profesional.
 
Siguria është kontribut i të gjithëve, na besoni dhe bashkëpunoni akoma më shumë për të bërë më të mirën duke krijuar një ambient sa më të sigurt.

1 MUAJ ME PARE

Aksioni i policisë në Tiranë, raportohet për 22 persona të arrestuar

Operacioni antidrogë në Tiranë/ Arrestohen 27 persona, 7 shpallen
Foto ilustruese

TIRANA- Një aksion policor anti-drogë është zhvilluar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Sipas Balkanweb, 22 persona janë arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë të zhvilluar në kryeqytet.

Bëhet me dije se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar sasi me lëndë narkotike.

1 MUAJ ME PARE

Policia, aksion në Tiranë, arrestohen disa persona, sekuestrohen lëndë narkotike

Operacioni antidrogë në Tiranë/ Arrestohen 27 persona, 7 shpallen
Foto ilustruese


TIRANA- Një aksion policor anti-drogë është zhvilluar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Mësohet se në kuadër të aksionit janë arrestuar disa persona, si edhe janë sekuestruar sasi me lëndë narkotike.

Momentalisht nuk ka informacion lidhur me të arrestuarit dhe sasinë e sekuestruar të lëdëve narkotike, por paraprakisht bëhet me dije se janë lëshuar 34 masa sigurie.

policia tirane

Sondazh

Poll

Pamje nga protesta në Velipojë,policia largon me dhunë banorët,shoqëron në komisariat disa prej tyre

Pamje nga protesta në Velipojë,policia largon me dhunë banorët,shoqëron në komisariat disa prej tyre

"Ne bëmë reformën në drejtësi!" Rama: Shpata e ndëshkimit, ishte në këtë zyrë!

"Kujdes me VPN falas, janë shumë e rrezikshme!" Rama: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar

Babai i Elsejd Hyses kerkesë Ramës: Duhet një mol ne liqenin e Shkodrës

Edi Rama

“S’ke pasur ku ta kapësh atë shoqen, gjete vendin këtu”, Rama batuta me të riun në Lezhë

“S’ke pasur ku ta kapësh atë shoqen, gjete vendin këtu”, Rama batuta me të riun në Lezhë

Plani ‘ambicioz’ i Ramës: Në fund të vitit 2007 mbyllim negociatat me BE-në

Rama në Lezhë me kandidatët e PS-së, batuta me Manjën: Thonë të tjerët se mos di ndonjë gjë Ulsiu

Konflikti në Kamëz,dy shoferë zihen me sende të forta

Janë paterica të Ramës",Berisha:Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që futën familjarët në lista

"Do vendosim arsimtarin në piedestal!", Berisha: Rrogat e mësuesve do shkojnë drejt dyfishimit

Berisha: Tokat e bregut i grabiti mafia, ne do ia nxjerrim nga kthetrat dhe do ua kthejmë banorëve

Berisha tregon politikanët që e kanë frymëzuar: Trump kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm

Berisha fton emigrantët për të votuar:Kush ka probleme, të drejtohet tek faqja e PD "Diaspora Voton"

Berisha: Mbështetje financiare për investime, strehim dhe garanci për punësimin e tyre

Berisha: Interesi më madhor kombëtar i PD është integrimi i Shqipërisë në BE bazuar në reforma

Berisha: Do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj

Berisha: Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria që nuk do njohë varfëri ekstreme

Berisha: Duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave të ditës të rinisë shqiptare!

Rama: Brezi i ri duhet të kuptojë se politika nuk është e keqja

Rama: Nuk është mirë të shohësh njerëz që i njeh prej kohësh të vihen në hetim

Rama: Që nga dalja prej diktaturës, për herë të parë shohim mundësi reale për tu bashkuar me BE

Rama

Mbyllja e TikTok/ Rama: Prindërit më shihnin si mundësi që t’i shpëtoja fëmijët nga ajo mortje!

"Gjeli detit ngeli pa parti!" Rama:Ndërtoi Dash Sula forcë politike në Peqin,shkuan ia prishën natën

Rama vijon komentet për drejtësinë: Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik

Rama për procesin e integrimit: Patronazhistët e PS nuk janë asgjë para atyre të BE-së

"Fusin baballarët dhe tezet në lista"/Rama vijon ironitë:Në11Maj populli do i jap një mesazh kënetës

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Tani është mundësia për të bërë histori! Na është hapur dritarja e BE-së

Ramës nuk i del e keqja me opozitën: PS është shanci i fundit për të dalë nga këneta!

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Mandati më i fortë për PS-në! Qielli do të jetë kufiri i fitores!

Liria individuale e shqiptarëve është e kërcënuar/Rama:Anëtarësimi në BE proces jetik për Shqipërinë

"Rama çoi Pojen te qelia e Veliajt"/ Berisha: Kamerat do të tregojnë shumë gjëra...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Redaktori është Rama, natën i ndërsen kundër Skapit, ditën i mbron

"Kishe pyt ku është Luli"/Rama ironizon Bashën:Na thave sytë o zotni! Jam tremb se ti do fitosh prap

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Berisha publikon përgjimet e ministrit Balla: Ja si i bën pazare Suel Çela me dosjet e SPAK-ut

Listat e PS-së/ Rama: Kemi një skuadër që përfshin të gjitha moshat!

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Mbyllja e TikTok/ I riu nga protesta: Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo një artist

“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi?

"Mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-s!" Romina:E kam nisur duke aspiruar për t'u bërë violiniste

"Je bërë edhe meme!" Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova

Rama: Kush e do pasaportën e BE-së të na japë mandatin

Thirrja e Berishës: Asnjë votë për patericat e Ramës

Berisha: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma