Rikthehet moti i keq në vend/ Shiu sjell rrëshqitje gurësh dhe përmbytje, dhjetëra fshatra në juglindje pa energji
Moti i keq në Korçë/ Rrugët e qytetit përmbyten nga uji, disa fshatra pa energji elektrike 25 Shtator, 11:35 ...
Moti i keq në Korçë/ Rrugët e qytetit përmbyten nga uji, disa fshatra pa energji elektrike 25 Shtator, 11:35 ...
Fitorja e PS-së në Kukës, Majko: Na ka futur në borxh, do ja shpërblejmë me vepra 25 Shtator, 11:18 ...
Tensionet në veri/ Sarrazin: E dënojmë fuqishëm sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës 25 Shtator, 12:10 ...
Vuçiç i prerë: Na vrisni të gjithëve po të doni, nuk do ta njohim Kosovën e pavarur 24 Shtator, 20:46 ...
• Përshkallëzimet në veri të Kosovës kanë sjellë reagime të shumta nga qeveroia dhe opozita në Kosovë. • Kryeministri Albin Kurti gjatë takimit me ambasadorët e QUINT-it ka dënuar sulmet e sërbëve ndaj KFOR-it dhe mediave. • Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka akuzuar Vuçiç për destabilizimin e veriut të Kosovës. • Zëvëndëskryeministri besnik Bislimi teksa ka komentuar përshkallëzimin e situatës, ka theksuar se kryetarët e zgjedhur duhet që të punojnë nga zyrat e tyre në komunë. • Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca u ka bërë thirrje ambasadave që të dënojnë dhunën kriminale të mbështetur nga Vuçiç. • Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka theksuar se duhet një kordinim të menjëhershëm mes autoriteteve të Kosovës dhe aleatëve ndërkombëtarë.
7 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se protestat në veri të vendit nuk janë paqësore, por janë turma ekstremistësh të dirigjuara nga Beogradi. Në një njoftim për shtyp pas takimit me ambasadoret e QUINT-it, zyra e shtypit të kryeministrit Kurti thekson se të gjitha aktet e dhunshme duhet të dënohen.
”Shkas dhe temë kryesore e takimit ishin zhvillimet e fundit në veri të vendit, sidomos veprimet e dhunshme dhe kriminale të protestuesve ekstremistë ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe pjesëtarëve të medieve. Edhe pse në këto grumbullime sot ka edhe protestues paqësorë, kryeministri vlerësoi se këto nuk janë protesta paqësore, por turma ekstremistësh të dirigjuara nga Beogradi zyrtar”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeminsitrit.
Më pas përmenden simbolet nacionaliste shoviniste të përdorura nga protestuesit.
”Grafitet nacionaliste shoviniste serbe dhe aso pro-kremlinit me ekstremistë të maskuar, që targetojnë, vandalizojnë dhe sulmojnë çdo gjë jo-serbe, është treguesi kryesor i motiveve prapa veprimeve të dhunshme, e të cilat duhet të dënohen ashpër nga të gjithë. Duke i informuar për gjendjen në veri dhe zhvillimet e sotme atje, kryeministri theksoi rëndësinë dhe nevojën për de-eskalimin e situatës, si dhe shprehu gatishmërinë për të punuar me shtetet e QUINT-in drejt këtij qëllimi. Ata u dakorduan që të mbajnë komunikim të dendur orëve dhe ditëve në vijim”, thuhet në njoftim.
Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?
Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.
PRISHTINË- Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka treguar se çfarë është folur sot në takimin me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier. Ai tregon në emisionin "Pressing" se atij i është sugjeruar që të mos shkojë në zyrë dhe që i ka qortuar për atë se çfarë ndodhi të premten.
“Ishte shqetësimi i ambasadorit amerikan dhe drejtorit të zyrës së BE këtu dhe përfaqësues së PE. Ishte shqetësimi i ambasadorit në situatën e tërësishme në komunat në veri. Jo, unë sot meqenëse iu përgjigja ftesës së ambasadorit, zgjodha të takoj ambasadorin amerikan. Po na ka sugjeruar dhe paraprakisht na ka qortuar pak,”- shtoi Zeqiri.
KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, lidhur me situatën në veri të Kosovës. Në postimin e tij Konjufca i i bëri thirrje organeve kompetente të drejtësisë që të nisin hetimet ndaj atyre që i bënë këto akte të dhunshme ndaj trupave të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve të terrenit.
"Dënoj ashpër dhunën e bandave të organizuara kriminale serbe ndaj trupave të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve në terren! Shpreh solidaritetin tim personal dhe institucional për 25 ushtarët e plagosur të misionit paqeruajtës dhe uroj shërim sa më të shpejtë!
Pjesëmarrja e njerëzve të maskuar në atë që u prezantua si protestë, shpërfaqja e simbole të luftërave gjenocidale serbe dhe pushtimit rus në Ukrainë, sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave, përdorimi i mjeteve dhe dhunës së rëndë ndaj trupave të ruajtjes së rendit, tregojnë atë që tashmë dihej: synimin për ta mbajtur të shkëputur pjesën veriore të vendit tonë nga çdo prekje e ligjit dhe rendit që disponon Republika e Kosovës.
Ndërkohë, shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje ambasadave të vendeve mike ta dënojnë ashpër dhunën e strukturave kriminale, të cilat haptazi janë të mbështetura nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe që synojnë destabilizimin e vendit tonë! Gjithashtu, i bëj thirrje organeve kompetente të drejtësisë që të nisin hetimet ndaj atyre që i bënë këto akte të dhunshme ndaj trupave të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve të terrenit! Është koha që dhunës t’i përgjigjemi me një zë të përbashkët. Ajo nuk mund të tolerohet!”-shkruan Glauk Konjufca.
Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?
Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar për takimin që sot e ka pasur me ambasadorët e QUIN’it si dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë. Kurti ka shkruar se ndan shqetësimet me ambasadorët për sulmet ndaj KFOR’it, sot në Veriun e Kosovës. Ai sulmet i ka cilësuar si ultranacionalsite.
”Sot pata një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe ambasadorin ????????. Unë ndaj shqetësimin për dhunën dhe dënoj sulmet kundër KFORI-it, policisë dhe gazetarëve. Mbishkrimet ultra-nacionaliste serbe mbi automjetet e NATO-s janë një kujtesë e errët në Kosovë. Ne mbrojmë paqen dhe sigurinë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Had a meeting with the QUINT ambassadors &???????? ambassador today. I share the concern about the violence & condemn attacks against @Kosovo_Police, @NATO_KFOR & journalists. Ultra-nationalistic Serb graffiti on NATO vehicles is a dark reminder in ????????. We stand for peace & security.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 29, 2023
Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?
Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.
KOSOVË- Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani dënoi dhunën në veri, teksa akuzoi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për destabilizimin e veriut të Kosovës.
“Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiçit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, -shkruan Osmani në Twitter.
Serb illegal structures turned into criminal gangs have attacked Kosovo police, KFOR officers & journalists.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 29, 2023
These unacceptable acts of violence should be condemned by all. Those who carry out Vucic's orders to destabilise the north of Kosovo, must face justice.
Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?
Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.
KOSOVË- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim eurodeputeten, Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian. Abdixhiku ka theksuar qëndrimin e LDK-së lidhur me domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve me aleatët ndërkombëtar.
“Abdixhiku e njoftoi znj.Von Cramon për qëndrimet e LDK-së lidhur me proceset e ndryshme në vend. Në veçanti u diskutua për gjendjen në katër komunat e veriut. Kryetari Abdixhiku përsëriti qëndrimin e LDK-së lidhur me domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve me aleatët tanë ndërkombëtar”, ka bërë të ditur LDK përmes një komunikate për media.
Po ashtu Abdixhiku e falënderoi Von Cramon për mbështetjen e dhënë në procesin e liberalizimit të vizave si dhe proceset tjera integruese.
Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?
Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.
KOSOVË- Nëpërmjet një deklarate për media kryetarët e dy komunave, kanë thënë se janë të gatshëm t’u shërbejnë qytetarëve dhe të nisin sa më parë nga puna.
“Dhuna ka qenë dhe mbetet e patolerueshme në proceset demokratike”, -janë shprehur ata.
Ata gjithashtu janë shprehur se tensionet e krijuara nuk i pëlqejnë askujt dhe se nuk i shërbejnë asnjë pale, ndërsa bëjnë thirrje për qetësi.
“Jemi zgjedhur nga qytetarët në një proces të lirë dhe demokratik, ndaj, edhe kushtet duhet të krijohen që të qeverisim lirshëm dhe në bashkëpunim me ta. Andaj, ne kërkojmë që sa më parë të kthehet normaliteti, në mënyrë që edhe puna jonë të ketë kuptim”, thuhet në deklaratën e Zeqirit dhe Pecit.