Gazment Bardhi
TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka folur për mediat pas mbedhjes në kryesinë e Kuvendit.
Bardhi ka thënë se diskutimi i mbledhjes ishte dërgimi i kërkesës në Kushtetues për anullimin e marrëveshjes së refugjatëve, e cila sipas Bardhit do të ndodhë ditën nesërme. Nga ana tjetër ai tha se ka pasur një unanimitet nga deputetët për këtë çështje.
Bardhi: Sot si grup parlamentar kemi marrë vendimin për një kërkesë ndaj Kushtetuese për marrëveshjen e Italisë, të cilën do ta depozitojmë nesër. Kërkojmë një përgjigje të shpejt nga Kushtetuesja. Së dyti u diskutua për situatën në Kuvend dhe për vijimin në një aksion opozitar. Nesër do të rimblidhet grupi parlamentar i PD-së. Nuk heqim dorë nga ajo që të kthejmë rrugën e normalitetit të parlamentit. Për të dyja cështjet ka pasur unanimitet.
Brenda grupit secili është i lirë, por për të dyja cështjet ka patur dhe ka dakordësi të plotë për çështjen e refugjatëve. Së pari duhet të sqarojmë se aq kanë në dorë dhe aq do të bëjnë ata për të përjashtuar deputetët e opozitës. Edhe këto janë shenja ndaj një regjimi, tani ai po i bën shërbimin më të keq ndaj institucioneve të drejtësisë. Kam pritur nga drejtësia një reagim. Ai është vendosur atje për lidhjet krim mafia dhe pushtet. Nuk na intimidojnë dot. Së pari çdo anëtar i grupit parlamentar është në aksion. E rëndësishme është që secili deputetë dhe të gjithë ata që e ndjejnë veten në opozitë. Absolutisht që ka nevojë për qytetarët, kur qeveria mundohet të mbyll cdo rrugë të opozitës. Jemi para një regjimi në tiparet e tij.