Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se kriteret për zgjedhjet të lira dhe të ndershme janë shkelur. Ai tha para mediave se ka patur ndërjyrje nga bandat. Kryedemokrati shtoi se strukturat e PD-së pavarësisht nga çdo gjë, është në detyrimin të numërojnë çdo votë.
"Unë jam këtu për t’u bërë thirrje qytetarëve që të numërojnë çdo votë. Ne të tregojmë përgjegjësi para atyre që kanë votuar duke numëruar çdo votë. Ky është qëndrimi ynë...
...Edhe njëherë, asnjë njeri para këtij procesi nuk mund të bëjë automatin, nuk mund të bëjë sikur këto nuk kanë ndodhur. Ju jeni dëshmitarë se këto që thashë unë, katër prej tyre janë me vendime zyrtare qeverie, janë publike, nuk janë private. Ka kritere për zgjedhjet. Janë shkelur në mënyrën më të pamëshirë.
Përveç të tjerash, Xhabaftët, Poja, Suel Çela, nuk ka asgjë këtu të fshehtë. Në këto kushte nuk ka njeri që mund të vërë në dyshim këto që themi ne. Por unë jam këtu sot për të kërkuar nga strukturat e PD, pavarësisht nga çdo gjë, është në detyrimin tonë të numërojmë çdo votë", tha Berisha.