Rikthehet moti i keq në vend/ Shiu sjell rrëshqitje gurësh dhe përmbytje, dhjetëra fshatra në juglindje pa energji
Moti i keq në Korçë/ Rrugët e qytetit përmbyten nga uji, disa fshatra pa energji elektrike 25 Shtator, 11:35 ...
Moti i keq në Korçë/ Rrugët e qytetit përmbyten nga uji, disa fshatra pa energji elektrike 25 Shtator, 11:35 ...
Fitorja e PS-së në Kukës, Majko: Na ka futur në borxh, do ja shpërblejmë me vepra 25 Shtator, 11:18 ...
Tensionet në veri/ Sarrazin: E dënojmë fuqishëm sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës 25 Shtator, 12:10 ...
Vuçiç i prerë: Na vrisni të gjithëve po të doni, nuk do ta njohim Kosovën e pavarur 24 Shtator, 20:46 ...
• Partia Demokratike mbledh Grupin Parlamentar. • Gjatë mbledhjes kreu i PD-së Sali Berisha ka denoncuar disa shkelje të KQZ-së dhe KAS-it për bashkitë Rrogozhinë, Belsh dhe Kamëz. • Berisha sulmoi ish-bashkëpunëtorin e rij Ilir Rusmaili, duke thënë se me urdhër të Ramës, ka rrëmbyer mandatet e Rrogozhinës dhe Belshit. • Kreu i PD-së foli edhe për qendrën e votimit në burgun e Rrogozhinës, ku u shpreh se u hap nga Ulsi Manja, duke e quajtur atë një kriminel elektoral. • Arrestimin e Vangjush Dakos e quajti të merituar plotësisht. • Gjatë mbledhjes Berisha theksoi se zgjidhja e vetme janë protestat, kundër këtij regjimi. • Ndërsa dhunën ndaj gazetarëve dhe deputetëve gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së së vulës e quajti një skenar të Ramës.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi dhunën e ushtruar nga mbështetësit e Lulzim Bashës mbi gazetarët dhe deputetët në mbledhjen e kryesisë së PD-së së vulës. Berisha u shpreh se dhunë kanë ushtruar gangsterë dhe rrugaçë, të cilët kanë kërcënuar dhe fyer gazetarët dhe deputetët. Po ashtu Berisha u shpreh se ky ishte një skenar i Ramës.
“Dënoj me forcën më të madhe gangsterët që kanë kërcënuar gazetarët të cilët kanë ndjekur gjithë natën një takim ku ka pasur deputetë dhe jo deputetë dhe në vend që të falënderohen për sakrificën e tyre, gazetarët janë përballur me sharje, me kërcënime rrugaçësh për fajin e vetëm se po bënin me sakrifica të vërteta detyrën e tyre. Nuk jam që tu sugjeroj cilin lajm do të ndjekin, por ata në asnjë rrethanë as nuk mund të fyheshin, as nuk mund të kërcënoheshin. Ata që mendojnë se do mbyllin problemet duket fyer dhe kërcënuar gazetarët janë gangsterë, rrugaçë. Po kështu dënoj kërcënimet që u janë bërë deputetëve, akte këto të një politike dhune të turpshme që ka në origjinë skenarët e Edi Ramës”, tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dakos. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar Berisha tha për Dakon se shkoi si ai në vresht për kokë të Saimir Tahirit. Ndërkohë që e quajti atë një kriminel elektoral.
"Organet e drejtësisë janë në kontroll të plotë të qeverisë. E ka marrë vesh çdo shqiptar se në Shqipëri ka drejtësi me regji dhe regjisori i saj është Edi Rama. Çdo ditë fakton dështimin e plotë të reformës së Sorosit në Shqipëri. Lirohet pas kërcënimeve serioze që i bëri Edi Ramës, Saimir Tahiri. Arrestohet njësoj si në romanet e Markezit, Gjush Dako. Njoftohet arrestimi i tij 4 ditë përpara. E bënë këtë për t’ia dhënë mafies në Dubai, ata e dinë. Por një mandat që përflitet 4 ditë rresht, dëshmon se çdo gjë ka këtu, por drejtësi nuk ka. Megjithatë, Gjushit një fjalë do i them, shkove si ai në vresht për kokë të Tahirit. E meriton plotësisht se je kriminel elektoral i dosjes 339. Por nuk është dënuar për këtë ai, as për pallatet që kushtuan dhjetëra jetë njerëz, u zgjodh me lezet padia për falsifikim dhe shpërdorim detyre. Megjithatë është se shkove si ai në vresht për kokë të Saimir Tahirit dhe mirë ta bënë," tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se opozita do të kërkojë hetim parlamentar për manipulimin zgjedhor. Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se zgjidhja e vetme janë protestat, kundër këtij regjimi. Më këtë Berisha paralajmëroi edhe protesta të fuqishme në Shqipëri, por nuk dha asnjë datë.
"Sirenat e një revolte të vërtetë po bien në mbarë vendin. 500 mijë shqiptarë që votuan si idealistë dhe i rezistuan industrisë gjigante të blerjes së votës, nuk u mposhtën nga makineria gjigante e frikësimit të zgjedhësve, janë të gatshëm të mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës dhe të përballen me këtë regjim armik, antikushtetues dhe antikombëtar. Kurrë ndonjëherë ky komb nuk ka qenë në rrezik shkatërrimi se në këtë periudhë. Krahas kësaj, ne do intensifikojmë përpjekjet tona në parlament për të qenë zëri i qytetarëve. Do dorëzohet në parlament kërkesa për hetim parlamentar të këtyre zgjedhjeve. Kjo betejë do vazhdojë në parlament, në Strasburg, në të gjitha frontet.
I gjithë potenciali ynë është në mbrojtje të votës. Është e domosdoshme ta dorëzojmë sa më shpejt, sot ose nesër. Këto zgjedhje do hetohen, dhunimi i tyre ka filluar 5 muaj më parë. Strategjia e dhunimit të zgjedhjeve u shpalos nga 1 janari gjer sot në mënyrën më antiligjore. Hetimi parlamentar do u faktojë shqiptarëve të gjithë shkallën e manipulimit, do u faktojë monumentin e zi të blerjes së votës. Rritja me 310 përqind e partisë së Doshit është dëshmia më flagrante e këtij fenomeni, në një kohë që Doshi është të paktën 10 herë më pak i pasur se Rama. Rama është kryeblerësi i votave në Shqipëri, Doshin e përdor si dëshmi se ky po vepron, por kryeblerësi i votave është Edi Rama. Ndaj dhe duhet të bëhet lista e të gjithë kriminelëve elektoralë në mbarë vendin, t’i denoncojmë me emër dhe t’i turpërojmë. Ne jemi opozitë, ne nuk kemi më shumë në dorë se denoncimi," tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar ish-bashkëpunëtorin e tij, Ilir Rusmaili, i cili aktualisht anëtar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ. Berisha akuzoi sot Rusmalin se me urdhër të Edi Ramës, ka rrëmbyer mandatet e Rrogozhinës dhe Belshit për llogari të Edi Ramës.
"I njëjti skenar është përdorur nga krimineli elektoral Ilir Rusmali me urdhër të Edi Ramës, i cili ëndërron të bëhet Avokat Populli, është vepruar me Dumrenë. 40 vota, të gjitha në çdo kriter ligjor të pavlefshme, janë shpallur të pavlefshme nga krimineli elektoral Ilir Rusmali me urdhër të Edi Ramës, për t’i rrëmbyer mandatin Bedri Qypit. Ndërkohë 16 vota janë shpallur të pavlefshme pasi iu ishte vendosur vetëm një votë, kurse vota ku shkruhej me laps të kuq dhe bëheshin shënime, ato ishin për kriminelin elektoral Ilir Rusmali dhe Edi Ramën, të vlefshme. Natyrisht ne do ndjekim çdo procedurë ligjore, përfshi Strasburgun. Kjo ka vetëm një rrugë, protesta dhe vetëm protesta.
Përballë kemi një armik të egër të lirisë së shqiptarëve, i cili pasi shpalli Kodin Zgjedhor një kinezëri, ndërmori çdo hap për të rrëmbyer votën e shqiptarve. Ndaj dhe ne, duhet me këtë situatë të ndërmarrim një dialog të fuqishëm mediatik dhe direkt, në mënyrë që të ngremë në këmbë lëvizjen e fuqishme që presin shqiptarët nga ne. Kjo që ndodh në Shqipëri nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës. Nuk ndodh kurrë që kryeministri të caktojë kryetarin e koalicionit opozitar. Nuk ndodh kurrë që fondet elektorale t’u jepen kandidatëve të mazhorancës dhe asnjë qindarkë kandidatëve të opozitës. Nuk ndodh kurrë që qeveria të dërgojë zarfe me 50 mijë lekë për 683 mijë pensionistë në mes të fushatës elektorale. Nuk ndodh kurrë dhe nuk mund të ndodhë që administrata të shndërrohet në një polici politike të votës së shqiptarëve. Nuk ndodh kurrë që të shndërrohen në zgjedhës shëtitës 540 mijë shqiptarë," tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike, denoncoi vendimin e KAS-it me Rrogozhinën, duke e quajtur atë një skandal. Berisha tha se KAS-i i partisë ka dëshmuar të jetë një institucion i verbër, që ka humbur çdolloj norme dhe parimi dhe tashmë u vërsulet kundër kandidatëve fitimtarë. Po ashtu për qendrën e votimit në burgun e Rrogozhinës, Berisha u shpreh se u hap nga Ulsi Manja, duke e quajtur atë një kriminel elektoral.
"Përsëri ju informoj ju, opinionin publik se çdo ditë dalin në pah rrëmbime mandatesh, dalin në pah akte të tjera të shëmtuara të regjimit për të kontrolluar me çdo çmim, vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Këto dy-tre ditët e fundit, KAS-i i partisë është dëshmuar një institucion i verbër, një institucion që shkelmon të vërtetat elektorale, një institucion i cili kryesohet nga një person i shkarkuar për korrupsion, ish-bashkëpunëtor i afërt i imi. Dhe tani humbet çdo lloj norme e parimi dhe vërsulet kundër kandidatëve fitimtarë, se si e si t’i kthejë në të mundur, me meskinitetin, me qëndrimin e tij kriminal ndaj ligjit dhe të vërtetës. Ky person, me urdhër të Edi Ramës, legjitimoi në Rrogozhinë qendrën e ngritur në burg pa asnjë vendim dhe asnjë akt nënligjor të ndonjë institucioni për ngritjen e një qendre votimi. Ngritja e një qendre votimi në një vend të caktuar ka kushte dhe akte mbi të cilat bazohet. Qendra e votimit në burgun e Rrogozhinës është ngritur pa asnjë vendim, pa asnjë akt, pa asnjë procedurë. Është ngritur në një burg që kishte vetëm 2 vetë dhe u mbush me urgjencë nga krimineli elektoral Ulsi Manja vetëm e vetëm për të ndihmuar me vota kallp kandidatin e PS. Në burgun e Rrogozhinës u dërgua një Edmond i Drejtorisë së Burgjeve, ai do dërgohet në SKAP si kriminel elektoral, i cili kërcënoi të burgosurit se nëse nuk bind këta persona, me emër, do përfundosh në burgun e regjimit special. Në këtë mënyrë, të burgosurit, përveç vëzhguesit, u detyruan të firmosin votat e kërkuara. Por përsëri them këtu, që qendra e votimit nuk është ngritur mbi bazën e vendimeve ligjore, por është ngritur vetëm nga drejtori i burgut që e kishte dhëndër këtë kandidatin socialist, me Ulsi Manjën që është dhe krimineli elektoral në krye të drejtësisë shqiptare. Në këtë mënyrë, ata morën, siç kanë marrë me dhjetëra mandate të tjera, vazhdojnë të marrin mandate të opozitës," tha Berisha.