LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mandati i Xhaçkës, PS do kohë: S’kemi lexuar shkresat. Alibeaj: Të vijë ministrja

• Këshilli i Mandateve u mblodh dot për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. PD e akuzon se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj që ka marrë statusin si investitor strategjik. • Partia Socialiste kërkoi më shumë kohë, Klotilda Bushka tha se nuk i kishin lexuar dokumentet pasi nuk kishin qenë në Tiranë. • Enkelejd Alibeaj propozoi që mbledhja të vazhdojë, por që të merrte pjesë edhe Xhaçka. • Maxhoranca nuk ra dakord dhe u vendos shtyrja e mbledhjes. Këshilli i Mandateve në fund do të dalë me një raport që më pas i kalohet senacës plenare, ku do të votohet nëse çështja do të shkojë në gjykatë kushtetuese apo jo. • Olta Xhaçka është shprehur se bashkëshorti i saj nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga shteti dhe se është një biznesmen që e ka nisur si emigrant.

2 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

VD-PD kërkon heqjen e mandatit të Xhaçkës, Bushka: S'kemi pasur kohë të lexojmë shkresat, s'ishim në Tiranë

Mandati i Xhaçkës, PS do kohë: S’kemi lexuar shkresat.
Mbledhja në Komision

TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar më shumë kohë për tu njohur me kërkesën e Partisë Demokratike për të hequr mandatin e deputetes të ministres Olta Xhaçka. Të pranishëm në mbledhje, Klotilda Bushka dhe Taulant Balla thanë se mbledhja duhet shtyrë. Bushka tha se nuk kanë qenë në Tiranë dhe nuk janë njohur me shkresat. 

"Duam më shumë kohë që deputetët të njihemi me kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e imunitetit të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Nuk kemi pasur kohë të njihemi me shkresat. Ishim jashtë Shqipërisë. Do të ishte në seriozitet të punës së këtij këshilli që të gjithë kolegët të lexojnë materialet para fillimit të prezantimit të kërkesës. Kërkesa ka ardhur në datën 20 kohë kur ne nuk kemi qenë në Tiranë, ndaj do kërkoja që ta shtyjmë në mbledhjen tjetër prezantimin dhe diskutim për këtë çështje, që edhe kolegët ta lexojnë siç duhet,"- tha Bushka.

Ndërsa Taulant Balla tha se të gjithë duhet të njihen me dokumentacionin e duhur. 

"Ky institucion nuk merr vendim, vetëm seanca plenare. Të gjithë këtë dokumentacion ne e verifikojmë, a i plotëson kriteret kushtetuese dhe këtë gjë duhet ta bëjmë seriozitet. Do ulem bashkë me kolegët  e mi gjatë gjithë ditës së sotme, ti shohim, ti lexojmë që kur të vijmë këtu të jemi seriozë. Alibeaj kursejani kolegëve këtë që bëni shpesh herë. Kemi detyrë që këtë dokumentacion ta shohim. Lexojeni rregulloren. Kërkesë në parim, kryetarja  e kuvendit është e detyruar që mbledhja të ndërpritet që anëtarët të njihen me dokumentacionin,"- tha Balla.

1 MUAJ ME PARE

VD-Nis me debate komisioni për mandatin e Xhaçkës, Alibeaj: Të vinte këtu të jepte shpjegime

Mandati i Xhaçkës, PS do kohë: S’kemi lexuar shkresat.
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që e pranishme në Komision të jetë edhe vetë ministrja Olta Xhaçka për të shprehur arsyet e argumentet e saj. I pranishëm në Komision, Alibeaj tha se socialistët duhet të ishin njohur me dokumentacionin e dorëzuar prej tyre pasi është depozituar prej kohësh. 

"Ne nuk kërkojmë që një çështje kaq serioze të mund të bëhet pa seriozitet. Kërkesa i ka të gjitha elementët dhe provat. Këtu duhet të ishte zonja Xhaçka. Zoti Balla ju lutem se po kërkoj diçka që s’e kuptuat. Edhe zonjës Xhaçka duhet t’i jepet koha për të dhënë shpjegimet e saj. Në momentin që thoni se nuk jemi njohur me dokumentacionin, do të thotë se s’na keni marrë parasysh. Është një gjë e depozituar prej kohësh. Dje, i madh dhe i vogël që kanë ndjekur Kuvendin e kanë kuptuar. Sot të ecim me prezantimin e kërkesës dhe më pas nëse ju i qëndroni kërkesës që doni të njiheni me dokumentacionin e plotë, e diskutojmë. Të ecim, bëhet prezantimi dhe më pas flasim,"- tha Alibeaj.

enkelejd alibeaj komisioni per mandatet olta xhacka taulant balla

Sondazh

Poll

U plagos për disa ullinj, vdes 55-vjeçari tek Trauma, nuk i mbijetoi dot plumbave

U plagos për disa ullinj, vdes 55-vjeçari tek Trauma, nuk i mbijetoi dot plumbave

Policia aksion në call Centre

Zjarr në Berat, rrufeja godet shtyllën e tensionit, banorët mbeten pa energji elektrike

I këputi varësen nga qafa qytetares në Golem, arrestohet gjysmë i zhveshur 30-vjeçari

Zjarr në qendren e përpunimit të plehrave në Gjirokastër, policia nuk lejon gazetarët: Mos filmoni

Bllokimi i mjeteve lundruese pas tragjedisë në Himarë, protestë para Policisë së Shtetit

Inceneratorët, PL paraqet fakte të reja: Qeveria ka lënë peng në banka pronat publike

Banda e “skifterëve” i vë armën në kokë 23-vjeçarit për t’i grabitur paratë dhe biçikletën

Zjarr në“Malin e Bardhë”,banorët nisin aksionin para zjarrfikësve,shuajnë flakët me mjete rrethanore

Digjen pyjet në Mat! Aktivizohet një tjetër vatër zjarri, në Ulëz dhe Baz

Rreth 1 ton drogë në tre skafe, ja SKEMA që përdorën trafikantët për të 'mashtruar' radarët

Megaoperacioni antidrogë në Vlorë, policia jep detaje: U kap në ujërat italiane, kapëm 992kg kanabis

Turizmi në Shqipëri, Berisha konferencë urgjente: Kam 2 propozime, fokus tek transporti

E RËNDË! Përplasen dy makina pranë Kallmetit, 7 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

Tragjedia e Himarës, Policia aksion në bregdet, në 'shënjestër' dhjetëra 'Jet ski', gomone dhe skafe

Përfshihet nga flakët “Golfi” tek “Zogu i Zi”, shkak problemet teknike

Kulla e vrojtimit bosh...në Potam mungon roja bregdetare, pushuesit në mëshirë të fatit

Dita e tretë e protestave në Vlorë/ Pronarët e skafeve dhe gomoneve: Na lini të lundrojmë

8 kg kanabis, në makinë iu gjet edhe një kallashnikov! Arrestohen 3 të rinj në Tropojë

Bllokohen dy turistë gjermanë në Tropojë, përfundojnë në spital

Aktivizohet një vatër zjarri në Sarandë, digjet ullishtja

Sali Berisha: Ilir Meta është opozitar i vërtetë, do të bashkërendojmë aksionin

Çuçi pranon shoqatën e velierave: E kam krijuar me miq pasionantë, s'kam biznes

Bosh plazhi i Livadhit në Himarë, sezoni i verës dështim në Shqipëri

PARALAJMËRIMI/ Berisha-Ramës: Bëj ç’të duash, e ke kohën e numëruar!

Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Mos bini pre, mos blini apartamente

Tragjedia në Himarë/ Berisha: Janë zhdukur kamerat që kanë filmuar skenën e aksidentit

Meta: Do vendosë sovrani, do shikoni pastaj politikanët do bëjnë më si të fortë?

Meta i bën premtimin Ramës: Do përfundosh nën këmbët e popullit të lirisë!

Meta i del në krah Berishës: PD është një dhe vetëm një, koha e përgjumjes ka mbaruar

Begaj s'ka reaguar për tragjedinë e Himarës/ Meta: Nuk është etike ta komentoj, Çuçi të ketë turp

Ilir Meta: Iniciative ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e pagave

Vrasja e 7-vjeçares në Potam, Arjan Tase mbërrin në Gjykatë, mbahet i fshehur nga kamerat

Tragjedia në Himarë, Berisha: Vogëlushja u vra nga një skafist qeveritar, duhet dorëheqje

A do kishte pasur dorëheqje po të ishte Basha ministër?Ja si i përgjigjet Berisha pyetjes pikante

Protesta para Kryeministrisë/ Bashkohet Ilir Meta dhe Sali Berisha

Incidenti/ Qytetari në protestë: Largohuni nga politika ju pleqtë! Berisha: Lëre mos e luaj!

Vrasja e 7-vjeçares, agravohet protesta, qytetarët përplasen me policinë

Manovra e rrezikshme në Shëngjin, Policia reagon pas videos me jet-ski: S'është aktuale

Fusnin mallra kontrabandë, arrestohen 4 persona

Protesta e sotme, Meta: Çdo qytetar duhet të jetë i pranishëm

Meta ngushëllime në familjen Avdia:Vrasje e paralajmëruar, tallje të thuash se kemi siguri në plazhe

E konfirmon! Berisha: Sot do jem në protestë si qytetar

Aksidenti me një viktimë në Elbasan, kamioni e bën COPË 'Benzin', autori qëndron ende në timon

Berisha te familja e 7-vjeçares: Krim horror, akt i kryer nga një njeri i qeverisë

Berisha del i përlotur nga familja Avdia

Tragjedia në Himarë/ Berisha shkon për ngushëllim në familjen Avdia

Tragjedia/ Nano vizitë te familja Avdia: S'dua të keqinterpretohet ardhja ime, jam këtu si prind

Zjarr i madh në Vaun e Dejës, mali i Zefjanës përfshihet nga flakët

Operacioni 'Streha' në Tiranë, i shpallur në kërkim për prostitucion, në pranga Klodian Lila