LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Në thellësi ka sasi vajrash e lëndësh djegëse!" Zjarri në fushën e mbetjeve të inceneratorit në Elbasan, autoritetet: Dyshohet se flakët kanë rënë nga një shkëndijë e krijuar nga përbërja

• Fusha e mbetjeve tek inceneratori i Elbasanit është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Raportohet se flakët janë përhapur në një pjesë të madhe të territorit në fjalë. • Gjithashtu bëhet me dije se shtëllunga gjigande e tymit dhe era e keqe e shkaktuar nga djegia e mbeturinave është përhapur në të gjithë lagjen periferike të qytetit të Elbasanit duke u kthyer në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve. • Mësohet se 20 efektivë dhe 5 mjete të zjarrfikëses së Elbasanit po përpiqen të izolojnë vatrën, ndërsa në ndihmë janë nisur edhe zjarrfikëse të Cërrikut. • Po ashtu bëhet me dije se vatra të tilla zjarri mund të ketë sërish pasi në thellësi të masivit gjigant të mbetjeve të grumbulluara në landfillin e Elbasanit ka sasi vajrash e lëndësh djegëse që përbëjnë rrezik. • Policia ka reaguar pas zjarrit në fushën e mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit. • Gjithashtu autoritetet bëjnë të ditur se shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve që përfshinë mbetjet mëngjesin e sotëm. • Sipas policisë dyshimet janë se zjarri ka rënë nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e përbërjes së mbetjeve. • Ndërkohë grupi hetimor vijon të punën për të përcaktuar shkakun e saktë të rënies së zjarrit.

5 artikuj për këtë temë.

3 JAVE ME PARE

Zjarri në fushën e mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit/ Autoritetet: Flakët janë shuar!

"Në thellësi ka sasi vajrash e lëndësh
pamje nga zjarri

ELBASAN- Policia ka reaguar pas zjarrit në fushën e mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit. Gjithashtu autoritetet bëjnë të ditur se shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve që përfshinë mbetjet mëngjesin e sotëm.

Sipas policisë dyshimet janë se zjarri ka rënë nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e përbërjes së mbetjeve. Ndërkohë grupi hetimor vijon të punën për të përcaktuar shkakun e saktë të rënies së zjarrit.

Njoftimi i Policisë:

Mëngjesin e sotëm, ka rënë zjarr në pikën për grumbullimin e mbetjeve, në fshatin Katund i Ri. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ndërkohë që shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e përbërjes së mbetjeve. Grupi hetimor vijon të punën për të përcaktuar shkakun e saktë të rënies së zjarrit.

3 JAVE ME PARE

Zjarri në fushën e mbetjeve të inceneratorit, kreu i degës së PD-së në Elbasan: SPAK të hetojë, flakët u vendosën me urdhër të kryebashkiakut

"Në thellësi ka sasi vajrash e lëndësh
Bledi Himçi

ELBASAN- Kreu i degës së PD-së në Elbasan, Bledi Himçi, deputeti i zonës, Qani Xhafa, dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak kanë folur para mediave lidhur me situatën e krijuar në fusha e mbetjeve nga zjarri. Himçi akuzoi drejtpërdrejtë kryebashkiakun e Elbasanit Gledjan Llatja si autor dhe urdhërues të zjarrvënies, me qëllim siç tha ai, mbulimin e vjedhjeve. Ai i kërkoi SPAK-ut që të hetojë edhe gjendjen e inceneratorit dhe zyrtarët vendorë, duke hedhur dyshime se makineria është e amortizuar dhe nuk është blerë e re, pasi punoi vetëm për 3 muaj. 

Po ashtu ai solli në vëmendje dhe shpenzimet apo paratë që harxhohen nga taksat e qytetarëve, duke kërkuar ndërhyrje dhe hetim të të gjithë përgjegjësve. Himçi ngriti edhe shqetësimin se inceneratori nuk ishte blerë i ri, teksa kujtoi se edhe banorët nuk dalin të protestojnë dhe ankohen, pasi është krijuar neodiktaturë dhe kanë frikë.

“Kjo zjarrvënie është e qëllimshme, e vendosur nga vetë Bashkia Elbasan. Padiskutim është vendosur ditë të shtune, kur institucionet janë pushim, mediat janë pushim në përgjithësi, që të kishte sensibilizim sa më të pakët. U vendos në mes të natës, ku temperaturat janë më të ulëta sesa gjatë ditës, jemi në periudhë vjeshte, ku s’ka temperatura të larta. Pra jemi para një zjarrvënie të qëllimshme. Kjo zjarrvënie është caktuar me urdhër të posaçëm të kryetarit të Bashkisë Elbasan, por edhe nga instanca të tjera. Dhe që duan të mbulojnë vjedhjen që ndodh çdo ditë në incenerator, inceneratori ka punuar vetëm 3 muaj, e gjatë gjithë kohës që ne flasim kjo fushë është kthyer në venddepozitim, pra në landfill të mirëfilltë. Mali me plehra ka marrë përmasa dhe për të ulur sasinë e mbetjeve i vihet flaka.

Sot i gjithë Elbasani është gdhirë nën ajrin toksik të këtyre mbetjeve. Askush s’ia ka për borxh, kur qytetarët elbasanas paguajnë 25 euro për ton dhe e paguajnë për incenerim, kurse këtu ka vetëm landfillim (grumbullim). Kjo është vjedhje e hapur, ku shkojnë gjithë ato lekë, ndaj digjen sot këto plehra, për të justifikuar bashkëpunimin që bëhet gjoja në emër të një inceneratori që s’punoi kurrë, inceneratori fantazëm. Sigurisht ka shumë çështje penale në SPAK për inceneratorin, por vjedhja vazhdon akoma më shumë dhe nuk është më në nivelin e vjedhjes së ministrit të atëhershëm, sot vjedhja është maksimale, ku janë përfshirë shumë e shumë njerëz. I bëj thirrje SPAK-ut të nisi një hetim kryesisht, pikërisht për këtë gjë. Situata këtu është skandaloze, jemi para një krimi mjedisor, vjedhjeje të madhe, megavjedhje që i ndodh jo vetëm bashkisë së Elbasanit, por edhe të tjerave, që edhe ato paguajnë 25 euro për tonë për incenerim, kur incenerim nuk ka.

Ne këtë çështje e kemi ngritur në çdo mbldhje të Këshillit Bashkiak, por gjithmonë ka kaluar me shmangie, me batuta nga ana e kryetarit të bashkisë, se do vihet sot, do vihet nesër në ndezje inceneratori, ka ndodhur një problem teknik. Ai duhet të ishte brenda garancive, duhet të kishte minimalisht 5 vite garanci, por prishet pikërisht 3 muaj pasi nis incenerimi. A jemi para një inceneratori të amortizuar dhe nuk është blerë i ri? Dhe kjo nuk është sqaruar as nga SPAK, as nga kryeministri Rama, a është blerë i ri ky incenerator? U ble i ri, apo i përdorur dhe u vendos këtu si një gërmadhe e madhe gjoja për incenerim, por ku ka vetëm landfillim dhe vjedhjet ndodhin dhe janë duke ndodhur. Këtu nuk ka as punonjës të bashkisë dhe as banorë të zonës, nuk i shikojmë. Aq shumë ia kanë fut frikën qytetarëve sa nuk dalin të kërkojnë të drejtat e tyre, jemi para një neodiktature”, tha Himçi.

3 JAVE ME PARE

"Në thellësi të masivit të mbetjeve ka sasi vajrash e lëndësh djegëse!" Zjarri në Elbasan, 20 efektivë dhe 5 mjete të zjarrfikëses përpiqen të izolojnë vatrën

"Në thellësi ka sasi vajrash e lëndësh
Foto nga vendi i ngjarjes

ELBASAN- Situata e krijuar nga zjarri në fushën e grumbullimit të mbetjeve tek inceneratori i Elbasanit është cilësuar kritike për shkak të përmasave të mëdha. Mësohet se 20 efektivë dhe 5 mjete të zjarrfikëses së Elbasanit po përpiqen të izolojnë vatrën, ndërsa në ndihmë janë nisur edhe zjarrfikëse të Cërrikut.

Po ashtu bëhet me dije se vatra të tilla zjarri mund të ketë sërish pasi në thellësi të masivit gjigant të mbetjeve të grumbulluara në landfillin e Elbasanit ka sasi vajrash e lëndësh djegëse që përbëjnë rrezik.

3 JAVE ME PARE

"Katastrofë mjedisore në Elbasan!" Zjarri në fushën e mbetjeve të inceneratorit, deputeti Sula: Nuk mjaftojnë kompanitë private që kanë bërë me nam Shqipërinë për mbetjet

"Në thellësi ka sasi vajrash e lëndësh
Foto nga vendi i ngjarjes

ELBASAN- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me situatën e shkaktuar nga zjarri në fushën e mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit që në orët e para të mëngjesit. Sula shkuan se kjo është katastrofë mjedisore.

Ai shton se malit me plera i është vendosur sërish zjarri në Elbasan. Sipas tij, nuk mjaftojnë kompanitë private që kanë bërë me nam Shqipërinë për mbetjet për të bërë edhe ndërkombëtarisht, "por 2 herë në vit në vend ku rrisin inceneratorin 33 milionë euro digjent duke ndotur në mënyrë të parikuperueshme të gjithëve".

POSTIMI:

Katastrofë mjedisore në Elbasan!

Malit me plera i është vendosur sërish zjarri në Elbasan dukë kështu një katastrofë mjedisore. Nuk mjaftojnë kompanitë private që kanë bërë me nam Shqipërinë për mbetiet për të bërë edhe ndërkombëtarisht, por 2 herë në vit në vend ku rrisin inceneratorin 33 milionë euro digjent duke ndotur në mënyrë të parikuperueshme të gjithëve.

Kjo është kriminale! I marr lekët për ti mbytur me tim kancerogjen.

3 JAVE ME PARE

Zjarr dhe tym masiv në fushën e mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit, dyshohet për akt të qëllimshëm, situata problematike për banorët

"Në thellësi ka sasi vajrash e lëndësh
Foto nga vendi i ngjarjes

ELBASAN- Fusha e mbetjeve tek inceneratori i Elbasanit është përfshirë nga flakët që prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm. Raportohet se flakët janë përhapur në një pjesë të madhe të territorit në fjalë.

Momentalisht nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, por dyshimet janë për zjarrvënie edhe pse siguria në të gjithë zonën ku ndodhet inceneratori është e shkallës së lartë.

Gjithashtu bëhet me dije se shtëllunga gjigande e tymit dhe era e keqe e shkaktuar nga djegia e mbeturinave është përhapur në të gjithë lagjen periferike të qytetit të Elbasanit duke u kthyer në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve.

Po ashtu mëshohet se po punohet nga ana e zjarrfikësve për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, gjatë dy viteve të fundit, është raportuar se landfilli i Elbasanit është përfshirë nga flakët disa herë. 

zjarri ne fushen e mbetjeve ne elbasan

Sondazh

Poll

Ramadan Likaj kërkon me ngulm fjalën nga foltorja, Spiropalin e kap e qeshura: Doni fjalën

Ramadan Likaj kërkon me ngulm fjalën nga foltorja, Spiropalin e kap e qeshura: Doni fjalën

Spiropali-Likaj

"Suel Çela është i lidhur me ju?"/ Akuzat e Bardhit në 2021, Berisha: Deklaratat politike

Bazat detare për oligarkët/ Berisha:Çfarë është objekt në planin e përhapjes së ushtrisë do i mbetet

"Mezi qëndrova në foltore nga aromat e parfumeve të luksit", Berisha:Lënë shuma përrallore në kazino

Thirret ezani në xhaminë e Namasgjasë, Berisha ndërpret fjalën: Do ta presim nëse hoxha është brenda

“Keqardhje se si përdoret Parlamenti”, Balluku: Energjia elektrike do të ulet

"Koha e Berishës ka mbaruar"/Noka i përgjigjet Shalsit:I ke mbjellë tre herë flokët, por s'të mbijnë

Berisha: Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro

Berisha: Miratoni një buxhet pa asnjë qindarkë për të rinjtë dhe pensionistët

"E shoh çehren që ju ka rënë"/ Berisha i drejtohet maxhorancës: Unë erdha, ju e dini vetë

Berisha kërkon një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Sami Repishtit

Pas 11 muajsh rikthehet në seancë plenare/ Kreu i PD-së para hyrjes në Kuvend: Berisha futet

Protestë para kryeministrisë, aktivistët kundër marrëveshjes me Italinë për pritjen e emigrantëve

Kryemadhi ankimon sekuestrimin e dy vilave, flet para mediave: Në protestën nuk do marr pjesë

Vrasja e Alfred Dedjas/ Berisha nxjerr përgjimet: SPAK tu thotë shqiptarëve se kush është Olsi

Berisha: Shfrytëzim pushteti! E majta ekstreme e keqpërdori pa mëshirë presidentin amerikan

"Është betejë për të përmbysur diktaturën", Berisha: Do të dal në takime në diasporë

Nesër rikthehet në Kuvend, Berisha: Do vazhdoj betejën time deri në fitore

Protesta e6dhjetorit tek SPAK/Berisha: Mbështesim çdo protestë kundër diktaturës, kudo që të thirret

Berisha: Rama rrëzoi për oligarkët e tij studimin e pronave në bregdet të certifikuar nga DAM

Vrasja e Alfred Dedjas, Berisha: Dje u ekzekutua publikisht dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës

Porti i ri i Durrësit/ Berisha: Rama do u vjedhë shqiptarëve 1.3 miliardë euro me këtë projekt

Berisha: Me aferën e Portit të Durrësit shqiptarët plaçkiten më shumë se kurrë përveç bunkerëve

Pas ceremonisë së Ngritjes së Flamurit, Rama dhe Kurti takojnë nipin e Ismail Qemalit

Lirimi e bën të ndryshojë mendimin për SPAK? Berisha: Falenderova gjykatëse për vendimin

Berisha: Edi Rama, krijo qeverinë teknike, mos e zvarrit kot narkopushtetin tënd!

Berisha: Unë u arrestova se mbrojta interesin kombëtar, se isha antikorrupsioni i shqiptarëve

"Kemi shtruar rrugën drejt fitores!" Berisha: Sot kemi mbështetjen më të madhe ndërkombëtare

"Tani veprimi do të jetë kryefjala e Sali Berishës"/ Berisha: Falënderoj gjykatësen që nderoi ligjin

U lirua nga arresti shtëpiak, Berisha nga selia blu: U krye dhe kjo punë

U lirua nga arresti shtëpiak, Berisha nga selia blu: U krye dhe kjo punë

Kreu i PD-së Sali Berisha mbërrin në selinë blu, pritet me brohoritje

Komisioni i Posaçëm Anti-Korrupsion, Rama: Parlamenti, epiqendra e ndërveprimit intensiv

Berisha lirohet nga masa "arrest në shtëpi", avokati Gjokutaj: Gjykata konstatoi...

"Banditët me uniformë kërkojnë të intimidojnë dhe kërcënojnë", Noka: Askush nuk e ndalon mosbindjen

Policia shpërndan potestuesit me gazlotsjellës te "Sheshi Willson"

Deputetët e PD dhe qytetarët bllokojnë lëvizjen e autobotit te "Sheshi Willson"

Xhixho ulet këmbëkryq krah pensionistëve te "Sheshi Willson", dëgjon shqetësimet e tyre

Bylykbashi përplaset me efektivin civil: Mos guxoni të shoqëroni protestues!

Policia hedh ujë me lëndë djegëse drejt protestuesve te bashkia e Tiranës

Nis me tensione protesta e opozitës, përplasje mes policisë dhe protestuesve te Rruga e Elbasanit

Babai i Martin Canit i pranishëm në protestën para Ministrisë së Arsimit

Berisha: PD nuk është për një lëvizje guerile kundër diktaturës, por për mosbindje civile!

Berisha: Nuk prisja vendim tjetër nga Gjykata Kushtetuese! Ata shkelmuan një të drejtë jetike

Arrestimet e gazetarëve/ Berisha: Kërkoj heqjen e menjëhershme të masave ndaj gazetarit Qyno

Berisha: Organizatat kriminale dhe narkoshteti po bëjnë gjithçka kundër...

Berisha: Përshëndes sot të gjitha ata qindra shqiptarë, ata dhjetëra guerrilas të demokracisë

Rama apel emigrantëve të kthehen: Hajdeni në Shqipëri, investoni shtëpinë e vjetër në fshat!

Vrasja e Martin Canit, Rama në Londër: E kthyen viktimën në mish për topat e politikës