LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Takimi i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri/ PD voton kundër rezolutës së përbashkët, Bardhi: Shkak, refuzimi nga mazhoranca i çdo propozimi nga ne

• Sot në Tiranë zhvillohet dita e dytë e takimit të 18-të të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.• Në fokus të këtyre takimeve të dyja delegacionet diskutojnë dhe ndajnë mendime mbi tema si: sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, liria e medias dhe zgjedhjet, zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi si dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal. • Pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), dialogu politik ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së zhvillohet në kuadër të Këshillit të Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe strukturave të tjera të përbashkëta (të komitetit dhe nënkomisioneve). • Ndërkohë, Këshilli i Stabilizim Asociimit mblidhet një herë në vit për të kryer një vlerësim të përgjithshëm të zbatimit të MSA-së dhe shqyrton çdo çështje të rëndësishme që lind. • Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj po merr pjesë në ditën e dytë të takimit të eurodeputetëve të Parlamentit Europian që ndodhen në Tiranë për takimin e 18-të të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE. • Në këtë takim, Gjekmarkaj solli rastin e ish-deputeti Ervin Salianji duke thënë se ai është i burgosur politik. • Gjekmarkaj shtoi se ky rast rëndon ndërgjegjen e institucioneve dhe shoqërisë sonë.• Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të votojë kundër rezolutës së propozuar në mbledhjen e Komitetit për të diskutuar mbi MSA-në. •Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka sqaruar se vota kundër vjen për shkak të refuzimit nga mazhoranca të çdo propozimi nga opozita. •Ai shton se propozimet kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

4 artikuj për këtë temë.

1 JAVE ME PARE

Takimi i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri/ PD: Ky është një proces që i përket të gjithëve, nuk është pronë private e askujt

Takimi i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri/
Foto nga takimi

TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka ndalë me një deklaratë të përbashkët në lidhje me zhvillimin e mbledjes së Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri dhe qëndrimet e tyre të mbajtura atje. PD thotë se qëndron krah aspiratave të qytetarëve shqiptar në procesin e integrimit europian.

Në deklaratë thuhet se ky proces është aspirata e çdo shqiptari, një rrugë që duhet të ecë përpara përmes dialogut të hapur dhe vendimmarrjes gjithëpërfshirëse. Po ashtu në deklaratë shtohet se në momentin kur mazhoranca ngre kartonin kundër këtij dialogu dhe zgjidh monologun si mënyrë komunikimi, krijohen pikëpyetje të mëdha për të ardhmen e procesit.

Grupi i PD-së shton se ky është një proces që i përket të gjithëve dhe nuk është pronë private e askujt. Gjithashtu PD shton se duke patur në konsideratë nevojën për bashkëpunim gjithëpërfshirës në këtë proces, paraqiti disa amendamente dhe sugjerime mbi Rezolutën në Komitetin Parlamentar për Stabilizin Asocimin, të ndërtuara mbi katër shtylla të forta: sundimi i ligjit, liria ekonomike, lufta kundër korrupsionit, dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme, por mazhoranca ka refuzuar me votë.

DEKLARATË E ANËTARËVE TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD NË KOMITETIN E PËRBASHKËT BE- SHQIPËRI:

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike qëndron krah aspiratave të qytetarëve shqiptar ne procesin e integrimit europian. Ky proces është aspirata e çdo shqiptari, një rrugë që duhet të ecë përpara përmes dialogut të hapur dhe vendimmarrjes gjithëpërfshirëse. Por, në momentin kur mazhoranca ngre kartonin kundër këtij dialogu dhe zgjidh monologun si mënyrë komunikimi, krijohen pikëpyetje të mëdha për të ardhmen e procesit.

Ky është një proces që i përket të gjithëve – nuk është pronë private e askujt. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike duke patur në konsideratë nevojën për bashkëpunim gjithëpërfshirës në këtë proces, paraqiti disa amendamente dhe sugjerime mbi Rezolutën në Komitetin Parlamentar për Stabilizin Asocimin, të ndërtuara mbi katër shtylla të forta: sundimi i ligjit, liria ekonomike, lufta kundër korrupsionit, dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Ky është vizioni ynë për një Shqipëri të përfshirë, të drejtë dhe të gatshme për Europën. Por, me keqardhje, mazhoranca ka refuzuar me votë, duke preferuar barrikadat politike të përçarjes dhe të luftës partiake edhe në procesin e integrimit. Kjo nuk i shërben aspiratave europiane të Shqipërisë. Ne ende besojmë se integrimi europian është dhe duhet të mbetet një proces gjithëpërfshirës. Ai u përket shqiptarëve, jo vetëm një mazhorance kalimtare. Ky duhet të jetë një proces që duhet të bazohet në meritë dhe vërtetësi.

Koha ka ardhur të dalim nga barrikadat partiake, një ngjyrshe, sepse Shqipëria ka nevojë të respektoi vendimet e gjykatave, që lufton korrupsionin, dhe që ndërmerr reformat e duhura në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR.

1 JAVE ME PARE

Mbledhja e Komitetit për të diskutuar mbi MSA, opozita voton kundër rezolutës së propozuar, Bardhi: Shkak, refuzimi nga mazhoranca i çdo propozimi nga ne

Takimi i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri/
Foto nga takimi

TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike votoi kundër rezolutës së propozuar në mbledhjen e Komitetit për të diskutuar mbi MSA-në. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka sqaruar se vota kundër vjen për shkak të refuzimit nga mazhoranca të çdo propozimi nga opozita.

Ai shton se propozimet kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

"Grupi Parlamentar i PD-së do te votojë kundër rezolutes. Kjo jo se opozita është kundër procesit të integrimit por për shkak se mazhoranca refuzon çdo propozim tonin. Propozimet kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korruosionit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme", thotë Bardhi.

Pjesë nga diskutimet, gjatë takimit të 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri:

Kryesuesi i delegacionit të PE: Kolegë, nëse nuk votoni tekstin përfundimtar të rezolutës. Do të jetë sinjal negativ për Këshillin dhe do të ketë impakt negativ për negociatat e ardhshme. Nëse dini të ndihmoni anëtarësimin në BE, unë mendoj se dihte të votoni pro, pavarësisht se respektoj mendimin kundër.

Bardhi: Faleminderit shumë. E kemi publik dhe me votë, mbështetjen ndaj procesit të integrimit, por nuk mund të votojmë pro një rezolute ku nuk pasqyrohet asnjë prej amendamenteve të opozitës, që në këndvështrimin tonë japin pasqyrë reale të situatës në vend. Në këtë kuptim, detyrohemi të votojmë kundër, por nuk do të thotë se nuk mbështesim procesin e integrimit. Por rezoluta e përbashkët, nëse do të jetë, duhej të pasqyroheshin në atë tekst shqetësimet e opozitës

Eurodeputeti italian: Dua tu them kolegëve shqiptarë që ne kemi patur një shkëmbim të dobishëm me ju dhe kemi parë që ka dallime në mendime. Por jemi te pika ku duhet të bëjmë një përmbledhje dhe ti çojnë në Bruksel dhe Strasburg. Nëse PD voton kundër dhe rezoluta nuk miratohet do të conte mesazh negativ. A mund tu kërkoj ju lutem të bëni abstenim. Kjo do të tregonte se ka dallime të ndryshme.

Tabaku: I dëgjova me interes përfaqësuesit e PE. Do të doja që kjo thirrje të ishte dhe për mazhorancën për amendamentet tona. Mund të kishim gjetur dakordësi, por ajo jepet nga ata që menaxhojnë pushtetin. Vota jonë vjen si rezultat i hedhjes poshtë të amendamenteve të opozitës nga mazhoranca.

1 JAVE ME PARE

Takimi i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri/ Gjekmarkaj: Salianji në burg politik, rëndon ndërgjegjen e institucioneve dhe shoqërisë sonë

Takimi i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri/
Foto nga takimi

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj po merr pjesë në ditën e dytë të takimit të eurodeputetëve të Parlamentit Europian që ndodhen në Tiranë për takimin e 18-të të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE. Në këtë takim, Gjekmarkaj solli rastin e ish-deputeti Ervin Salianji duke thënë se ai është i burgosur politik. Gjekmarkaj shtoi se ky rast rëndon ndërgjegjen e institucioneve dhe shoqërisë sonë.

“Mburrja e Kryeministrit për veprimet ligjore kundër gazetarëve për akuza shpifjeje, si në rastin e deputetit Salianji, nxjerr në pah një prirje shqetësuese drejt masave ndëshkuese ndaj medias. Ervin Salianji nën kryetar i grupit te PD person qe nuk ka patur kurrë pushtet, që nuk ka ushtruar kurrë asnjë forme korrupsioni, që ka bërë shërbime publike, gjithashtu prej dy muajsh është në burgun politik duke e rëndur ndërgjegjen e institucioneve dhe shoqërisë sonë”, tha Gjekmarkaj.

1 JAVE ME PARE

Sot dita e dytë e takimeve të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, në fokus lufta kundër krimit dhe korrupsionit

Takimi i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri/
Tryeza e punimeve


TIRANA- Sot në Tiranë do të zhvillohet dita e dytë e takimit të 18-të të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Ditën e djeshme është mbajtur takimi i parë i Stabilizim-Asocimit mes parlamentit shqiptar dhe atij europian.

Në fokus të këtyre takimeve të dyja delegacionet do të diskutojnë dhe ndajnë mendime mbi tema si: sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, liria e medias dhe zgjedhjet, zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi si dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.

Pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), dialogu politik ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së zhvillohet në kuadër të Këshillit të Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe strukturave të tjera të përbashkëta (të komitetit dhe nënkomisioneve).

Ndërkohë, Këshilli i Stabilizim Asociimit mblidhet një herë në vit për të kryer një vlerësim të përgjithshëm të zbatimit të MSA-së dhe shqyrton çdo çështje të rëndësishme që lind.

takimi i komisionit parlamentar të stabilizim-asociimit be-shqipëri

Sondazh

Poll

Vala migratore/ Orban: Jam i vetmi kryeministër që ka mbijetuar, duhet të mbrojmë kufijtë tanë

Vala migratore/ Orban: Jam i vetmi kryeministër që ka mbijetuar, duhet të mbrojmë kufijtë tanë

"Shqipja është gjuhë parajse"/ Rama batuta me Orban: Duhet përjetësi për ta mësuar

Ku do e vendosni Putin, pro luftës apo paqes? Orban: Nuk është detyra ime kjo

A e hapët shampanjën për Trump/ Orban: E kam mbajtur këtë premtim, rezultat fantastik

Rama në konferencë më Viktor Orban: Jam optimist, vendi i Shqipërisë në Evropë

Një ditë pas fitores së Trump/ Orban: Nuk mund të presim që amerikanët të na mbrojnë

Debatet për buxhetin faktik 2023, Noka: Derrat e majmë zhgërryhen në 80 mijë euro në muaj!

Diskutimi për buxhetin/ Ministri Malaj: Parashikohen investime kapitale dhe fonde sociale

“Bëni tender që të burgosurit të vishen me Hugo Boss!" Momenti kur Sula i dorëzon veshjen ministrit

Nallbati: Shqetësohuni kur ngrini dorën për të kaluar miliona për koncesione

"Puna jonë është t'iu kontrollojmë ju",Bylykbashi: Miratimi i rregullores ishte kampi i përqendrimit

"Duam emrat e gjithë policëve", Xhixho për arrestimin e Metës: Sot është data finale

Shehaj: Ministri i Brendshëm të na sqarojë për mbetjet toksike? Hoxha: Urdhri po ekzekutohet

"Të vazhdojmë me diskutimin!" Majko ironizon opozitën: Më kujtoni veten kur isha student

Bardhi: Ushtari i bandave detyroi policinë të referojë në Prokurori opozitën! Hoxha: Je gënjeshtar

"E kemi humbur respektin për presidentin", Bardhi: Mos të shitet për dy leje ndërtimi

Vasili: Hetoni pse sekretariati i rregullores nuk mblidhet për kërkesat e opozitës

"Na i faturuat karriget e djegura nga 2 mln lekë i gjetëm të vjetra", Nallbati: Edhe këto i vodhët?

"Shoku President bën fushatë!" Korreshi: A ka përgjegjësi ky njeriu? Spiropali: Trego respekt për të

“Ju kemi mundur në 30 vite e do ju mundim sërish!” Klosi-opozitës: Ju dënon ligji dhe Rregullorja

Baçi-ministrit Hoxha: Kanë qenë me armë dhe duhet të mbani përgjegjësi

“Ke marrë rolin e Nafijes te Gjuetia e fundit”/ Spiropali replikë Nokës: Na kishe munguar

"Jemi këtu për betejë, jo për diskutime me ju", Noka: Mllefin tuaj ndaj opozitës e rrëzoi dhe SPAK

“Nuk arrini dot të ndizni zjarr idesh dhe ndizni karriget”, Gogu: Thërritini arsyes

Spaho për përjashtimin e 24 deputetëve: A ju vret ndërgjegja sot?A nuk mund ti thoni më fal opozitës

"Turp të keni!" Sula në Kuvend: Po përdorni vendimin e Kushtetueses për letër higjenike

Peleshi-opozitës: Duhet të ndajmë mendjen se çfarë qëndrimi do të mbajmë për vendimet e gjykatave

"Përjashtuat 24 deputetë të opozitës se iu donte qejfi", Zhupa: Mbani në komisione Plarent Ndrecën

"Vazhdoni duke e shkelur rregulloren", Dogjani-Spiropalit: Nikolla nuk ishte e sëmurë!

Vendimi i Gjykatës Administrative për deputetët e opozitës, Balla: Ka ulur masën

"Bllokuat deputetët e opozitës për 30 ditë pa ligj", Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen

Kuvendi nis mes tensionesh, Garda futet në sallën e seancës plenare

"Do bëjmë së bashku gjëra që duken të pamundura!" Rama mbyll takimin me shqiptarët në Selanik

“Kjo do të kërkojë kohë e vet!" Rama: Së shpejti, program për fëmijët për mësimin e gjuhës shqipe

Diaspora/ Rama në Selanik: Votimi do të bëhet me postë, fleta do të vijë me zarf

Reforma në drejtësi nga Amerika? Rama në Selanik: SHBA është në çdo vendet të rajonit

Rama në Selanik: Më nxjerrin një listë me fotografi e emra ku unë duhet të ndihem përgjegjës

Rama në Selanik: Për herë të parë politikanët i janë nënshtruar forcës së ligjit

"Pagat reale në sektorin privat në Shqipëri, konkurruese me rajonin!" Rama: Kthehuni në tokën tuaj

Rama kërkon votën nga shqiptarët të Selanikut: Ta ngremë flamurin e Skënderbeut në Bruksel

"Shqiptarët dhe Selaniku, histori dashurie!" Rama: Fatkeqësia e shekullit XX, është treguar harraqe

Rama: Ka qenë një shqiptar që e ka shpëtuar Selanikun nga një kob historik

“Termi Vorio Epir ka vdekur!” Protesta e nacionalistëve grekë/ Rama: Janë fosile për gjynah!

Protesta e nacionalistëve grekë/ Rama nga Selaniku: Një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës

Ndalimi i gazetarëve shqiptarë në kufirin grek, Rama në Selanik: Absurd, arsyet nuk i njohim

Rama në Selanik, prezanton atje mësueset e gjuhës shqipe: Janë këtu 8 nga 15 arsimtarët e parë

"Më thanë ‘a është Enkelejdi ky që ka automatik'!" Qefalia replikë me Alibeajn: Isha në SPAK

Mbetjet toksike në Durrës/ Braçe: Nuk ia futëm dot Taljlandës tani do helmokemi popullin shqiptar

Açka: Do të asgjësohen në det, merrni masa! Kumbaro: Të hedhësh plumba në ajër është e dëmshme

“Janë kontejnerë, jo kuti kartoni që t’i fshehim”, Hoxha: Po krijojmë infrastrukturën