LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Në 11 maj censura merr përgjigjen përfundimtare", Berisha: Diaspora do përcaktojë ndryshimin e madh! Kabineti ynë do ketë përfaqësim mbarëkombëtar të shqiptarëve

• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët ku u është përgjigjur disa komentuesve. • Berisha u shpreh se Edi Rama po refuzon të përballet në debat publik me të. • Ai tha se duke i shmangur përballjet direkte për të diskutuar për programet dhe sfidat që shqetësojnë qytetarët shqiptarë. • Berisha theksoi se refuzimi i Ramës për debat është një përpjekje për të fshehur veprimet dhe vendimet e tij nga publiku, duke nënvizuar se kjo është një praktikë e rrezikshme që rrezikon të çojë në një sistem autokratik. • Kryedemokrati e  cilësoi fushatën e tij si një moment entuziazmi dhe besimi të padiskutueshëm, ndërsa akuzoi kundërshtarët për një fushatë të detyruar, pa premtime të realizueshme dhe pa llogaridhënie për 12 vitet e qeverisjes. • Berisha u shpreh se administrata shtetërore po jeton në një terror real, e detyruar të marrë pjesë në takime të pa interesa të Edi Ramës për të mbrojtur vendin e punës. • Berisha gjatë fjalës së tij tha se punonjësit që punojnë në përputhje me ligjet dhe shërbejnë qytetarët do të mbështeten. • Ai theksoi se ndryshimi i pushtetit do të jetë pozitiv për ta, duke i lejuar të kryejnë detyrat e tyre pa presion. • Më tej Berisha  ka deklaruar se një nga prioritetet e qeverisë së ardhshme do të jetë ndihma për studentët dhe rinisë shqiptare. • Ai premtoi një seri masash që do të ndërmerren për të përmirësuar kushtet për studentët, duke filluar me heqjen e mesatares si kriter për pranimin në universitet. • Ish-kryeministri ka shprehur solidaritetin për pacientët që përballen me vështirësitë në Spitalin Onkologjik. • Berisha në bashkëbisedimin e tij me qytetarët, ka garantuar se situata tragjike që po ndodh aty do të marrë fund me urgjencë. • Berisha shtoi se edhe pse Rama kishte bërë deklarata të forta për situatën, nuk kishte marrë asnjë masë konkrete për të ndryshuar gjendjen, duke e cilësuar këtë si një krim ndaj njerëzimit. • Ai u shpreh se fëmijët me diagnozë autizmi do të përjashtohen nga detyrimi për t’u paraqitur çdo vit në KEMP. • Berisha theksoi se një diagnozë e tillë nuk duhet të jetë pengesë për fëmijët, duke i dhënë mundësinë për të ecur përpara, përfunduar shkollën dhe u integruar në shoqëri. • Një tjetër detaj nga plani që ndau Berisha ishte edhe mbështetja për strehimin e familjeve shqiptare. • Berisha tha se përveç projektit "Çdo çift, një çati", do të ofrohen grante prej 30 mijë eurosh për të mbuluar interesat e kredisë. • Më tej Berisha tha se kredia do të paguhet tërësisht nga shteti në rast se çifti ka fëmijën e tretë. • Ai theksoi se pjesë e programit është amnistia ndaj gjobave dhe kamatave abuzive. • Sipas tij kjo do të jetë një nga aktet e para të ekzekutivit të tij. • Berisha njoftoi se të gjitha gjobat e vendosura mbi qytetarët para datës 11 maj dhe deri në vitin 1992, përfshirë gjobat dhe kamatat e çdo lloji, do të falen dhe do të bëhen zero.

15 artikuj për këtë temë.

3 JAVE ME PARE

Berisha: Siguria në shkolla prioritet, orari në shkolla do të jetë 8 orë, që fëmijët të ushqehen dhe kryejnë detyrat

"Në 11 maj censura merr përgjigjen përfundimtare",
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha ngriti shqetësimin e tij për rritjen e dhunës në shkollat shqiptare, duke përmendur vrasje dhe plagosje të ndodhura gjatë muajve të fundit. Berisha kërkoi një qëndrim të fortë dhe pa tolerancë ndaj dhunës në shkolla. Ndërkohë që në fund, Berisha propozoi një sistem orari të ri që do t'u mundësojë fëmijëve të qëndrojnë në shkolla për 8 orë, ku do të ushqehen dhe bëjnë detyrat.

"Problem madhor dhe në rritje. Vetëm muajt e fundit ka patur vrasje e plagosje në shkollat tona. Disa jo një. Një qëndrim krejtësisht tjetër ndaj dhunës në shkolla do të mbahet. Toleranca do të jetë zero. Nga ana tjetër shkollat do të kenë si orar, jo orarin e mësimit, por 8 orë në mënyrë që fëmijët të qëndrojnë, të ushqehen dhe të bëjnë detyrat dhe mësimet në shkollë dhe familjarët të kryejnë detyrimet në punë që kanë. Çështja e dhunës në shkolla është madhore edhe e familjeve të cilat nuk duhet kurrë të pranojnë që fëmijët e tyre të shkojnë në shkolla të armatosur, por edhe të mos kenë asnjë motiv për ta bërë këtë," tha Berisha.

3 JAVE ME PARE

"Kodi aktual ndoshta është kodi më absurd i planetit"/ Berisha: Ne do e ndryshojmë atë dhe reformën territoriale

"Në 11 maj censura merr përgjigjen përfundimtare",
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka kritikuar ashpër kodin aktual zgjedhor, duke e cilësuar atë si "më absurdin e planetit" dhe ka premtuar se do të ndërmarrin një reformë për ta ndryshuar atë.Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha e ka konsideruar këtë kod si antikushtetues dhe ka theksuar se ai dëmton partitë e vogla, duke nxjerrë në pah se për këtë arsye ai kishte propozuar bashkimin e forcave politike për një ndryshim të këtij kodi.

"Njëherë, një përshëndetje të përzemërt Milaim. Keni shumë të drejtë. Kodi aktual ndoshta është kodi më absurd i planetit. Ndoshta, nuk them se i njoh të gjitha kodet, por ka elementë të qartë antikushtetues. Siç e dini, unë ftova të gjitha partitë të bashkoheshim pasi në të vërtetë ky kod ndëshkon partitë e quajtura të vogla. Pikërisht një nga shkaqet e aleancës së madhe me 25 forca politike ishte edhe ndryshimi i kodit. Por disa prej tyre refuzuan me pretekstin se ne nuk jemi për rotacionin.

Nuk janë për ndryshimin, pra janë për qëndrimin e Edi Ramës, pavarësisht se çfarë pasojash ka kodi mbi to. Por ne do e ndryshojmë kodin dhe reformën territoriale. Reforma territoriale për fat të keq ka ndëshkuar qytetarët shqiptarë ndoshta pas reformës në drejtësi më shumë se çdo reformë tjetër. U ka larguar shërbimet, u ka prerë investimet. Kudo që shkon nuk ka më investime. Kudo që shkon ka vetëm rrogëtarë që ushqehen me taksat e qytetarëve dhe nuk ofrojnë asgjë si shërbim," tha Berisha.

3 JAVE ME PARE

Berisha: Ju garantoj se situata që ekziston në Spitalin Onkologjik do të marrë fund me urgjencë

"Në 11 maj censura merr përgjigjen përfundimtare",
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD Sali Berisha, ka shprehur solidaritetin për pacientët që përballen me vështirësitë në Spitalin Onkologjik. Berisha në bashkëbisedimin e tij me qytetarët, ka garantuar se situata tragjike që po ndodh aty do të marrë fund me urgjencë. Berisha shtoi se edhe pse Rama kishte bërë deklarata të forta për situatën, nuk kishte marrë asnjë masë konkrete për të ndryshuar gjendjen, duke e cilësuar këtë si një krim ndaj njerëzimit.

"Zoti Shurdhi, së pari njëherë u shpreh solidaritetin tim më të madh. Dhe ju garantoj që situata që nuk ka të përshkruar në rrafshin njerëzor dhe rrafshin shkencor, që ekziston në Spitalin Onkologjik, do të marrë fund me urgjencë. Edi Rama katër muaj më parë, pasi u njoh se bëri se bëri sikur nuk e njihte situatën, deklaroi se ato janë krime kundër njerëzimit. Por fakti se edhe para 4 muajsh, Edi Rama që disponon buxhetin 8 miliardë euro, nuk mori asnjë masë për asnjë ndryshim, tregon se kryeautori i këtyre krimeve është vetë ai, se paratë për ju vidhen. Se vjedhja e parave të ilaçeve tuaja, ka zhdukur çdo ndjenjë njerëzore tek këta zyrtarë, të cilët hedhin valle mbi fatkeqësinë tuaj, të cilët pasurohen si shushunja me paratë e ilaçeve që vjedhin nga ju," tha Berisha.

3 JAVE ME PARE

Berisha për studentët: Do hiqet mesatarja, do vendoset bursa 200 euro dhe do përgjysmohet ose do hiqet tarifa

"Në 11 maj censura merr përgjigjen përfundimtare",
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se një nga prioritetet e qeverisë së ardhshme do të jetë ndihma për studentët dhe rinisë shqiptare. Berisha premtoi një seri masash që do të ndërmerren për të përmirësuar kushtet për studentët, duke filluar me heqjen e mesatares si kriter për pranimin në universitet.

"Për studentët, së pari hiqet mesatarja, e vendosur si Shpatë Demokleu mbi ta për të përjashtuar nga e drejta e universitetit të paktën 60 përqind të maturantëve. Së dyti, vendoset bursa 200 euro. Së treti, tarifa përgjysmohet ose hiqet sipas rastit në çdo fakultet. Së katërti, pas mbarimit, punësimi i të diplomuarve do të jetë përparësia më e madhe. Një vit do paguajë qeveria sigurimet shoqërore çdo punëmarrësi për një të ri. Grant për strehimin e çifteve prej 30 mijë euro. Grante dhe kredi të buta për të rinjtë që do fillojnë startupe dhe biznese të vogla. Për ne, objektivi më kryesor është që të rinjtë shqiptarë të vendosin të ndërtojnë në Shqipëri ëndrrën e tyre," tha Berisha.

3 JAVE ME PARE

"Do garantojmë të drejtën e procesit ligjor për shqiptarët!"/ Berisha premton reformë: Arben Rakipi është një mafioz që përdor Shkollën e Magjistraturës për bizneset e tij

"Në 11 maj censura merr përgjigjen përfundimtare",
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha, ka theksuar rëndësinë e çështjes së drejtësisë për shqiptarët, duke e cilësuar atë si një nga problemet më të mëdha që ka përjetuar ky popull. Berisha, ka denoncuar Arben Rakipin, duke e cilësuar atë si një individ që ka shfrytëzuar Shkollën e Magjistraturës për të përfituar përfitime personale dhe biznesesht të paligjshme

"I dashur Bedri, çështja e drejtësisë është çështja më themelore që kanë shqiptarët dhe që për fat të keq e kanë realizuar vetëm ata që kanë të bëjnë me drejtësi. Pra, shqiptarët kanë humbur tërësisht të drejtën themelore të një procesi ligjor të drejtë. Quhet proces ligjor i drejtë ai proces që zhvillohet në përputhje me ligjet dhe brenda një kohe të arsyeshme, Një proces ligjor në gjykata, që kërkon 15 vite, siç kërkon sot në Shqipëri, është një proces ligjor i vonuar, inekzistent. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Këtë përjetojnë sot të gjithë shqiptarët. Sot janë në sistemin e drejtësisë në të gjitha shkallët 230 mijë dosje. Ato duan të paktën 20 vite dhe po vijnë duke u rritur.

Është një situatë që tejkalon çdo lloj realiteti në një vend të botës. Nuk ekziston në asnjë vend përveçse në Shqipëri. Reforma e Xhorxh Sorosit kaq shumë e lavdëruar nga sorosizmi, ishte shkatërrimi përfundimtar, ose mohimi përfundimtar i të drejtës së shqiptarëve për të pasur një proces ligjor. Ne kemi shpallur dhe shpallim se rikthimi i kësaj të drejte, se garantimi i procesit ligjor për shqiptarët është një nga detyrimet tona më madhore.
Ne po bëjmë përgatitje, jemi në kontakt me personalitete të shquara botërore në fushën e të drejtës. Si qeveri do vendosim bashkëpunim të ngushtë me Komisionin e Venecias dhe t’u japim përgjigje më të shpejtë të mundshme të kësaj situate asgjësuese të një drejte themelore për shqiptarët, e drejta e procesit ligjor.

Me gjithë vështirësitë që paraqet, jam optimist. Janë mijëra shqiptarë që kanë studiuar në universitetet më të mira të Europës dhe botës për drejtësi, por i kanë dyert e mbyllura, nuk mund të hyjnë në sistemin e drejtësisë në Shqipërisë, sepse duhet të kalojnë shkollën e Rakipit. Arben Rakipi është një mafioz që përdor Shkollën e Magjistraturës për bizneset e tij. Këto do marrin fund pas 11 Majit," tha Berisha.

3 JAVE ME PARE

Berisha: Barra fiskale mbi çmimin e naftës do jetë njësoj si në Kosovë

"Në 11 maj censura merr përgjigjen përfundimtare",
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se barra fiskale mbi çmimin e naftës do të jetë njësoj si në Kosovë. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, Berisha ka theksuar se barra fiskale do të zbresë në nivelin e saj që ekziston në Maqedoni dhe Kosovë. 

"Në fakt pardje kanë qenë 107 lek litri në Maqedoni dhe keni shumë të drejtë. Asnjë diskutim nuk ka që barra fiskale mbi litrën e naftës, do të zbresë në nivelin e saj që ekziston në Maqedoni dhe Kosovë. Dhe në Shqipëri nuk do të shitet litër nafte +- 10% të çmimit që ka në Kosovë dhe Maqedoni," tha Berisha.

3 JAVE ME PARE

Berisha: Sistemi i ri fiskal mbi ndërtimet do të reflektohet edhe në uljen e çmimeve të qirave

"Në 11 maj censura merr përgjigjen përfundimtare",
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha, u shpreh se çmimet e larta të ndërtesave dhe qirave në Tiranë janë pasojë e ndikimeve të korrupsionit dhe trafikut të drogës. Berisha ka theksuar se këto faktorë kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme. Ai garantoi se, me implementimin e një sistemi të ri fiskal për ndërtimet dhe ndërtimet sociale, do të ketë një ulje të ndjeshme të çmimeve, si në blerje ashtu edhe në qira.

"Keni shumë të drejtë. Çmimet e ndërtesave në Tiranë dhe çmimet e qirave të ndërtesave.... çmimet e ndërtesave përcaktohen nga droga dhe korrupsionit, për rrjedhojë prej tyre rriten edhe çmimet e qirave. U garantoj se sistemi i ri fiskal mbi ndërtimet dhe ndërtimet sociale do japin një ulje të ndjeshme të këtyre çmimeve, qoftë në blerje, qoftë në qira," tha Berisha.

3 JAVE ME PARE

Berisha: Diaspora do përcaktojë ndryshimin e madh, po ndjekim me shqetësim, problemet e raportuara

"Në 11 maj censura merr përgjigjen përfundimtare",
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha tha se sektori i rilindjes po bën gjithçka për të mbajtur pushtetin, duke qenë të vetëdijshëm për urrejtjen e thellë që shqiptarët ndiejnë ndaj tij. Berisha theksoi se partia e tij është angazhuar fuqishëm për transparencën e procesit të votimit dhe se vitin 2025 do të jetë momenti i ndryshimit të madh, kur qytetarët do të përcaktojnë fatin e Shqipërisë.

"Sekti rilindja ka dëshirë të bëjë çdo gjë, mbasi e dinë se urrejtja e shqiptarëve ndaj tij është e pakufishme. Por ne po bëjmë gjithçka për transparencën e votës tuaj dhe unë kam bindjen se viti 2025 të dashur miq, do të jetë viti juaj, viti në të cilin ju me vullnetin tuaj, përcaktoni fatin e Shqipërisë, ndryshimin e madh. Ne po merremi me intensitet me këtë probleme. DHL është në reputacionin e postës më të sigurtë dhe prandaj është zgjedhur, por ne po ndjekim me shumë shqetësim që na vijnë nga diaspora dhe po merremi me to," tha Berisha.

3 JAVE ME PARE

Berisha: Amnistia ndaj gjobave absurde të gjobëvënësve do jetë një nga aktet më të para të qeverisë së ardhshme

"Në 11 maj censura merr përgjigjen përfundimtare",
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha, ka deklaruar se amnistia ndaj gjobave dhe kamatave abuzive do të jetë një nga aktet e para të ekzekutivit të tij. Berisha njoftoi se të gjitha gjobat e vendosura mbi qytetarët para datës 11 maj dhe deri në vitin 1992, përfshirë gjobat dhe kamatat e çdo lloji, do të falen dhe do të bëhen zero.

"Të gjitha gjobat mbi qytetarët, të vendosur para datës 11 maj dhe gjer në vitin 1992, gjoba dhe kamata të çfarëdo lloji, do falen dhe do jenë zero. Po kështu dhe gjobat e biznesit të vogël. U garantoj se amnistia për qytetarët, amnistia ndaj gjobave absurde të gjobëvënësve, do jetë një nga aktet më të para të qeverisë së ardhshme," tha Berisha.

3 JAVE ME PARE

Berisha: Ne do u ofrojmë shqiptarëve kudo që janë vendosjen e paneleve diellore me mbështetjen e qeverisë

"Në 11 maj censura merr përgjigjen përfundimtare",
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha tha se propozimi i opozitës për energjinë elektrike do të sjellë lehtësira të mëdha për qytetarët shqiptarë. Berisha tha se një tjetër hap i rëndësishëm do të jetë ofrimi i mundësisë për vendosjen e paneleve diellore për shqiptarët kudo që ata ndodhen, me mbështetjen e qeverisë.

"Propozimi ynë është ky: ne zbresim rrymën elektrike në 7 lekë kilovati, i cili është sot 8.5 lekë apo 9 lekë. Së dyti ne do u ofrojmë shqiptarëve kudo që janë vendosjen e paneleve diellore me mbështetjen e qeverisë, për të cilën ata do paguajnë 3 vite energjinë e prodhuar prej tyre si tarifë energjie. Pas tre vitesh do kenë falas energji falas në shtëpitë e tyre," tha Berisha.

3 JAVE ME PARE

Berisha: Kabineti ynë do jetë një kabinet me përfaqësim mbarëkombëtar të shqiptarëve në Shqipëri, diasporë dhe kudo që janë

"Në 11 maj censura merr përgjigjen përfundimtare",
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha theksoi se kabineti qeveritar o PD-së do të jetë një përfaqësim i mirë i shqiptarëve në vend. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Berisha tha se ministrat do të përfaqësojnë shqiptarët në vend dhe kudo në diasporë. 

"Fatmir, të përshëndes njëherë në radhë të parë. Kabineti do jetë një kabinet me përfaqësim mbarëkombëtar të shqiptarëve në Shqipëri, diasporë dhe kudo që janë. Natyrisht kabinet në hije në Europë paraqesin vetëm konservatorët britanikë, që janë edhe tradita më e vjetër konservatore në Europë. Kabineti ynë do shpallet pas fitores së 11 Maj," tha Berisha.

3 JAVE ME PARE

Berisha: Kjo fushatë po karakterizohet nga një besim i padiskutueshëm në programin e PD

"Në 11 maj censura merr përgjigjen përfundimtare",
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi ditën e sotme një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, ku foli për fushatën e PD-së dhe atë të Edi Ramës. Berisha e cilësoi fushatën e tij si një moment entuziazmi dhe besimi të padiskutueshëm, ndërsa akuzoi kundërshtarët për një fushatë të detyruar, pa premtime të realizueshme dhe pa llogaridhënie për 12 vitet e qeverisjes.

"Është një fushatë që karakterizohet nga një besim i padiskutueshëm në programin e PD, në entuziazëm dhe momente elektrizuese siç janë takimet. Vlerësim real për alternativën tonë, për kandidatët tanë. Në krahun tjetër ka një fushatë të detyruar me punonjës rrogëtarë të cilët merren me detyrim në takimet e Edi Ramës, të kërcënuar se përndryshe humbasin vendet e punës. Ka një fushatë pa fryt, pa asnjë lloj llogaridhënie për atë që është bërë në 12 vite dhe një fushatë pa asnjë lloj premtimi pasi premtimet 12-vjeçare janë provuar të gjitha kallp dhe të gënjeshtërta. Kësaj here Edi Rama ka zgjedhur banalitetin, ka zgjedhur të themi aspekte të Big Brother për të mashtruar sërish shqiptarët dhe për të mbuluar me to të gjitha dështimet e njëpasnjëshme, vjedhjet e mëdha që ka kryer në 12 vite dhe rrokullisjen e madhe të vendit," tha Berisha.

3 JAVE ME PARE

"Programi ynë është ‘çdo çift, një çati’! "/ Berisha: Do japim 30 mijë euro grant dhe do ulim të paktën 10 herë taksat mbi sipërfaqen e ndërtimit

"Në 11 maj censura merr përgjigjen përfundimtare",
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha, u shpreh se programi i partisë së tij do të bëhet realitet për çdo çift, duke ofruar mbështetje për strehimin e familjeve shqiptare. Berisha tha se përveç projektit "Çdo çift, një çati", do të ofrohen grante prej 30 mijë eurosh për të mbuluar interesat e kredisë. Më tej Berisha tha se kredia do të paguhet tërësisht nga shteti në rast se çifti ka fëmijën e tretë.

"E nderuar zonjushë, programi ynë është çdo çift, një çati. Dhe u siguroj se ne këtë program do e bëjmë realitet. Çmimet e sipërfaqeve të ndërtimit këtu janë stratosferike. Por ne do bëjmë sërish, përveç projektit që çdo çift, një çati, që nënkupton një grant prej 30 mijë eurosh për të mbuluar interesat e kredisë. Dhe në rast se çifti dëshiron të ketë fëmijën e tretë, kredia i paguhet tërësisht nga shteti. Por krahas kësaj, ne kemi edhe dy projekte të tjera për strehimin e shqiptarëve, për lehtësimin. Së pari, ulim me të paktën 10 herë taksat që merren sot mbi sipërfaqen e ndërtimit. Taksat llogariten me vlerën e shitjes, ato do llogariten me vlerën e projektit. Dhe në këtë kontekst, në qoftë se sot ndërtuesi paguan taksë 100 gjer në 300 euro për metër katrorë, do paguajë 2 deri në 8 euro për metër katror. Ky është zotimi ynë, çka do të reflektohet direkt në taksa. Së treti, ne do ndërtojmë ndërtesa sociale me qëllimin e vetëm dhe kryesor që t’u japim mundësi shqiptarëve të strehohen me çmime të arsyeshme," tha Berisha.

3 JAVE ME PARE

Berisha: Fëmijët autik përjashtohen nga detyrimi për tu paraqitur çdo vit në KEMP

"Në 11 maj censura merr përgjigjen përfundimtare",
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha, u shpreh se fëmijët me diagnozë autizmi do të përjashtohen nga detyrimi për t’u paraqitur çdo vit në KEMP. Në bashkëbisedimin e tij me qytetarët, Berisha theksoi se një diagnozë e tillë nuk duhet të jetë pengesë për fëmijët, duke i dhënë mundësinë për të ecur përpara, përfunduar shkollën dhe u integruar në shoqëri.

"Së pari, do ta ndaj pyetjen tuaj në dy përgjigje. Natyrisht një diagnozë e tillë, përjashton plotësisht detyrimin për tu paraqitur çdo vit në KEMP, në vlerësimin tim. Së dyti, ana tjetër pozitive është se me mbështetjen tuaj, të babait, nënës, familjarëve, dhe të shkollës, këta fëmijë ecin dhe arrijnë të përfundojnë shkollën, të sistemohen si të tjerët. Ka një kohë në të cilën vërtetë është i nevojshëm KEMP dhe mbështetja dhe një kohë tjetër, kur ju dhe ata do festoni normalitetin e tyre në raport me bashkëmoshatarët," tha Berisha.

3 JAVE ME PARE

Berisha: Garantoj çdo punonjës të administratës që punon në përputhje me ligjet e vendit se do konsiderohet një shërbëtor i çmuar i shtetit

"Në 11 maj censura merr përgjigjen përfundimtare",
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha u shpreh se administrata shtetërore po jeton në një terror real, e detyruar të marrë pjesë në takime të pa interesa të Edi Ramës për të mbrojtur vendin e punës. Berisha gjatë fjalës së tij tha se punonjësit që punojnë në përputhje me ligjet dhe shërbejnë qytetarët do të mbështeten. Në fund Berisha theksoi se ndryshimi i pushtetit do të jetë pozitiv për ta, duke i lejuar të kryejnë detyrat e tyre pa presion.

"Është e vërtetë që administrata shtetërore është vendosur në një terror real. Ajo është e detyruar për të mbrojtur vendin e punës të marrë pjesë në takime pa asnjë interes, bajate të Edi Ramës. Unë garantoj çdo punonjës të administratës që punon në përputhje me ligjet e vendit, që u shërben qytetarëve në përputhje me ligjet e vendit, se ai konsiderohet nga ne një shërbëtor i çmuar i shtetit shqiptar dhe se ndryshimi i pushtetit do të jetë një zhvillim pozitiv edhe për atë vet pasi do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij pa asnjë lloj presion tjetër përveçse të zbatimit të ligjit. Koha është që të gjithë këta punonjës të mos e japin votën për atë që i detyron të marrin pjesë në takimet e tij bajate, por të votojnë më 11 Maj për ndryshimin, të votojnë për rotacionin, të votojnë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

"A keni komunikuar me LaCivita në 72 orët e fundit?", Berisha: Po mjaftohem me falenderimet...

"A keni komunikuar me LaCivita në 72 orët e fundit?", Berisha: Po mjaftohem me falenderimet...

Berisha: Alimehmeti është luftëtar i çmuar i PD-së, nuk është vetëm parlamenti për përfaqësim

Berisha: Mediat kanë dhënë kontribut të çmuar në denoncimin e farsës elektorale

Vota e diasporës/ Berisha: Vota e tyre është e manipuluar si në Korenë e Veriut

Deputeti më i vjetër në kuvend, a do e drejtojë seancën e parë? Berisha: S'do lejojmë të ndodhë

Berisha: Në krye të amnistisë elektorale qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtori i Ulsi Manjës

Berisha publikon dokumentin e prokurës: Kjo vërteton që Irena me 5 mbiemra është dënuar

Berisha në SPAK: Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Dumanit përbën krim antikushtetues

Samiti Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Jared Kushner nuk vjen në Shqipëri por dërgon video-mesazh

"Zoti e shpëtoi Trump sepse ka një plan edhe për Europën", Rama: Një epokë e re mund të vijë

Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat me përgjegjësi të jashtëzakonshme!

Ritja e buxhetit për NATO-n, Rama: I kemi përmbushur detyrimet ndaj aleancës!

Macron në Tiranë: Rifillimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, i rëndësishëm për të gjithë

Macron: Përballë cinizmit të Putin, jam i sigurt që Trump do të reagojë

Macron uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve: Ky mandat i rëndësishëm dhe për ne!

Rama: Kemi diskutuar me Macron përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Rama konferencë me Macron: Marrëdhëniet e Francës me Shqipërinë kanë hyrë në një fazë të re

Frederiksen: Disa vende kanë bërë punë vërtet të mirë!

"Nuk jam socialiste", kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën gjatë konferencës për shtyp

Protesta e PD, demokratët u bëjnë presion gazetarëve: Do fakte ti? I ke brenda

Përfundon protesta e PD/ Këlliçi: Ky është akti i parë

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin "Zogu i Parë"

PAMJE nga protesta/ Qytetarët: Edi Rama o hajdut votat tona ku i ke fut

Merz në Tiranë: Duhet të bëjmë çdo përpjekje që amerikanët t’i kemi në anën tonë

Merz: Lufta në Ukrainë është e drejtuar ndaj të gjithë rendit dhe të gjithë kontinentit

Çfarë ka aty vallë? Kryeministri i Belgjikës vjen me valixhe në Samit

"Kenaqësi që jam kryeministri i parë që vi në Shqipëri"/ Starmer: Kemi shumë sfida si emigracioni

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Starmer: Kemi intensifikuar partneritetin me BE-në

Keir Starmer i përgjigjet Ramës për motin: Kur erdha dje ishte diell

Macron në Tiranë: Të ngrihet sekretariati i Komunitetit Politik Evropian

Meloni: Ajo që ndodhi dje tregoi se kush bën propagandë për paqe dhe kush e do vërtetë paqen

"Moti i keq ka ardhur nga delegacioni britanik"/ Batutat e Ramës: Kur le Evropën fillon qan

Meloni: Europën e re në një botë të re nuk mund ta bëjmë pa Ballkanin Perëndimor

Erdogan në Tiranë: Europa të shfaqë interesin e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gazë

Erdogan në Tiranë: Duhet të krijohet një arkitekturë e re dhe e drejtë e qeverisjes globale

Zelensky: Duhet të bashkëpunojmë me SHBA-në, mbështetja e saj thelbësore

Zelensky në Tiranë: Putin nuk ra dakord për asgjë, presioni duhet të rritet

Macron: Të ndërtojmë një koalicion shtetesh dhe organizatash për të luftuar krimin dhe trafikimin

Macron në Tiranë:Mbështesim armëpushimin në Ukrainë,duhet të këmbëngulim për një paqe të qëndrueshme

Antonio Costa në Tiranë: Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe

Antonio Costa në Tiranë: Nëse nuk sjellim siguri, autoriteti i BE-së do të jetë në rrezik

Rama: Përse të mos imagjinojmë një Aleancë Ndërkombëtare, përtej armatimit?

Rama: Po përballemi me forca që kërcënojnë themelet tona

Rama në Samit: Jeni rrethuar nga ëndrrat e fëmijëve shqiptarë për Evropën

Rama flet për zgjedhjet e 11 majit: Fushata u përqendrua te fjala Europë, fituam më shumë se 52%

Liderët e shteteve dhe organizatave europiane realizojnë foton familjare

Liderët perëndimore lënë "autografet" e tyre në "yllin europian" të Ramës

Negociatat për paqen Rusi-Ukrainë, Starmer në Tiranë: Putin nuk e do seriozisht paqen

Do ta vizitoni sot qendrën në Gjadër? Meloni në Tiranë: Nuk kam kohë, por atje puna vazhdon

Macron pritet nga kryeministri Rama, dy liderët ecin të kapur për dore drejt Pallatit të Operas