LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Moti i keq përfshin Shqipërinë, IGJEUM paralajmëron përmbytje, shembet ura në Theth

• Instituti i Gjeoshkencave si dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka dhënë alarmin për përfshirjen e Shqipërisë nga moti i keq. Në një njoftim zyrtar ka paralajmëruar se java e fundit e muajit shtator do të karakterizohet nga reshje shiu, të cilat do të jenë me intensitet shumë të lartë në Qarkun e Shkodrës dhe intensive deri në nivelin mesatar në Qarqet Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër. • Si pasojë e rreshjeve mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë, përmbytje dhe rrëshqitje të dherave. Sipas njoftimit, problematika mund të ketë edhe në zonat urbane, në këto qarqe ku mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara. • Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme edhe qytetin e Vlorës. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit është ndaluar. Ndalimi vlen për datat 26-27 shtator, ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht. • Orët e para të ditës së sotme do të jenë nën dominimi e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore. Por pritet që në orët e mesditës dhe pasdites të ketë shtim të vranësirave të cilat do të gjenerojnë reshje shiu si fillim në zonat Veriperëndimore. Parashikohet që gjatë mbrëmjes dhe natës vranësirat të zhvillohen në të gjithë vendin duke gjeneruar reshje shiu. • Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë mesatare me shpejtësi 60 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

7 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Moti i keq në Shkodër, prurjet e lumenjve dëmtojnë urën që lidh 2 fshatrat

Moti i keq përfshin Shqipërinë, IGJEUM paralajmëron
Foto ilustruese

SHKODËR- Reshjet e orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në zonën e Dukagjinit të Shkodrës. Si pasojë e prurjeve të përrenjve është dëmtuar ura që lidh fshatin Theth me fshatin e Nderlysaj.

Shkak për këtë situatë është bërë fryrja e lumit të Thethit, ndaj dhe aktualisht është i pamundur lëvizja e banorëve nga Thethi në Nderlysë.

2 MUAJ ME PARE

Paralajmërimi i IGJEUM për reshje intensive në Shkodër, UKSH nis pastrimin e kanalizimeve

Moti i keq përfshin Shqipërinë, IGJEUM paralajmëron
Punonjësi i Ujësjellësit duke folur për mediat

SHKODËR- Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë ditën e sotme ka shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit. Një nga këto dhe në Shkodër ku ka pasur probleme në disa zona. Ishte IGJEUM ajo që paralajmëroi një ditë më parë se vendi do të përfshihej nga reshje shiu dhe përmbytje në disa zona.

Kështu për të parandaluar përmbytjen e rrugëve dhe problemet në qarkullim Ujësjellës Kanalizime Shkodër ka vijuar gjatë gjithë ditës së sotme ndërhyrjet në akset kryesore të qytetit si dhe në kanalizimet e ujërave të bardha në mënyrë që nëse do të ketë përmbytje ato të mos përzihen me ujërat e zeza.

Një ditë më parë Instituti i Gjeoshkencave si dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëroi se java e fundit e muajit shtator do të karakterizohet nga reshje shiu, të cilat do të jenë me intensitet shumë të lartë në Qarkun e Shkodrës dhe intensive deri në nivelin mesatar në Qarqet Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër. Si pasojë e rreshjeve mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Sipas njoftimit, problematika mund të ketë edhe në zonat urbane, në këto qarqe ku mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara.

2 MUAJ ME PARE

Moti i keq/ Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët: Priten reshje të dendura shiu, ka rrezik përmbytjesh dhe rrëshqitjesh

Moti i keq përfshin Shqipërinë, IGJEUM paralajmëron
Foto ilustruese

LEZHË- Bashkia e Lezhës ka paralajmëruar qytetarët që të bëjnë kujdes pasi sipas parashikimeve të motit, priten reshje të dendura në gjithë territorin e bashkisë, të cilat mund të krijojnë probleme, deri me rreziqe përmbytjesh dhe rrëshqitjesh.

"Sipas parashikimeve të motit parashikohen reshje të dendura në territorin e Bashkisë Lezhë, të cilat mund të krijojnë probleme të ndryshme deri me rreziqe përmbytjesh dhe rrëshqitje. Ju bëjmë me dije se grupi i emergjencave pranë Bashkisë Lezhë ka siguruar te gjitha mjetet e nevojshme dhe ndodhet në gatishmëri të plotë 24h. Për çdo nevojë jeni të lutur të telefononi në numrin e telefonit: 0683312049" njofton bashkia e Lezhës.

Një ditë më parë Instituti i Gjeoshkencave si dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëroi se java e fundit e muajit shtator do të karakterizohet nga reshje shiu, të cilat do të jenë me intensitet shumë të lartë në Qarkun e Shkodrës dhe intensive deri në nivelin mesatar në Qarqet Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër. Si pasojë e rreshjeve mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Sipas njoftimit, problematika mund të ketë edhe në zonat urbane, në këto qarqe ku mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara.

2 MUAJ ME PARE

PARALAJMËRIMI- Drejtoria Detare: Pritet përkeqësim i motit, stuhi shiu me erëra dhe dallgë

Moti i keq përfshin Shqipërinë, IGJEUM paralajmëron
Reshje

TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme Detare ka paralajmëruar se pritet përkeqësim i motit në detin Adriatik dhe Jon. Drejtoria e Përgjithshme Detare përmes një deklarate bën të ditur se si rezultat i ererave të forta me drejtim jugperëndim dhe juglindje, sot dhe nesër moti do të jetë i përkeqësuar.

Këto zona do të përfshihen nga erëra me forcë 6-8 Bft me shpejtësi 15-20 m/s, lartësi dallge 1.8 - 3,5 metër. Vendi ynë do të përfshihet nga erera të forta dhe shi në formë rrebeshi me intensitet të lartë.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike Drejtoria e Përgjitshme Detare kërkon bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Përmirësimi i situatës meteorologjike do të jetë mbas datës 27 shtator 2022.

Moti i keq përfshin Shqipërinë, IGJEUM paralajmëron

Moti i keq përfshin Shqipërinë, IGJEUM paralajmëron

2 MUAJ ME PARE

Moti i keq në vend! Ndalohet lundrimi në gjirin e Vlorës, njoftimi: Mjetet e vogla të mos dalin në det sot dhe nesër

Moti i keq përfshin Shqipërinë, IGJEUM paralajmëron
Vlorë

VLORË- Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme edhe qytetin e Vlorës. Në njoftim bëhet me dije se lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit është ndaluar. Ndalimi vlen për datat 26-27 shtator, ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht.

Njoftimi i plotë:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për daten 26-27 shtator 2022 nga ora 01:00 deri ne oren 24:00 në drejtimin Jug-JugPerëndim dhe Jug-Lindje në forcën 5-6bft, 1.20-1.80m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra.

1. ESHTE NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

2. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3. Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 26-27 shtator 2022.

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht.

5. Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 27 shtator 2022 ora 08:00.

Një ditë më parë Instituti i Gjeoshkencave si dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëroi se java e fundit e muajit shtator do të karakterizohet nga reshje shiu, të cilat do të jenë me intensitet shumë të lartë në Qarkun e Shkodrës dhe intensive deri në nivelin mesatar në Qarqet Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër. Si pasojë e rreshjeve mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Sipas njoftimit, problematika mund të ketë edhe në zonat urbane, në këto qarqe ku mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara.

2 MUAJ ME PARE

Mjegull në Llogara, ARRSH paralajmëron drejtuesit: Bëni kujdes, ulni shpejtësinë

Moti i keq përfshin Shqipërinë, IGJEUM paralajmëron
Mjegull në Llogara

HIMARË- Rruga në Llogara është kthyer në një aks të rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve për shkak të përkeqësimit të motit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka paralajmëruar drejtuesit e mjeteve që të jenë të kujdesshëm në momentin që udhëtojnë në këtë aks. ARRSH njofton se drejtuesit se duhet të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

“Në Llogara ka rënë mjegull e dendur mëngjesin e sotëm dhe kalimi në të bëhet me vështirësi. Drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë rrugë të bëjnë kujdes, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën,”- thuhet në njoftim.

Një ditë më parë Instituti i Gjeoshkencave si dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëroi se java e fundit e muajit shtator do të karakterizohet nga reshje shiu, të cilat do të jenë me intensitet shumë të lartë në Qarkun e Shkodrës dhe intensive deri në nivelin mesatar në Qarqet Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër. Si pasojë e rreshjeve mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Sipas njoftimit, problematika mund të ketë edhe në zonat urbane, në këto qarqe ku mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara.

2 MUAJ ME PARE

Përkeqësohet moti! Mos harroni çadrën, pasditja sjell shi, parashikimi për ditën e sotme

Moti i keq përfshin Shqipërinë, IGJEUM paralajmëron
Moti

TIRANË- Java nis me mot me reshje. Orët e para të ditës do të jenë nën dominimi e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore. Por pritet që në orët e mesditës dhe pasdites të ketë shtim të vranësirave të cilat do të gjenerojnë reshje shiu si_fillim në zonat Veriperëndimore. Parashikohet që gjatë mbrëmjes dhe natës vranësirat të zhvillohen në të gjithë vendin duke gjeneruar reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë mesatare me shpejtësi 60 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

VIDEO- Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, ja si u dëmtua biznesi i gruas

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Me pistoleta dhe kallashnikovë në Range Rover/ Arrestohen 4 "të fortët" në Tiranë

Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Te ndjek hija e avokatit Ravik Gurra

VIDEO E SHERRIT/ Berisha akuzon Ballen per vrasjen e avokatit Ravik Gurra

PA KOMENT- Shkodra 'nën ujë', ja si duket qyteti

Protesta kundër traut në Divjakë, një betoniere brenda parkut

EKSKLUZIVE- Lulzim Basha takohet me Ben Blushin ne Panairin e Librit, merr me vete edhe vajzën

Balla: Berishës iu dogjën tre marrëveshje tek Porti i Durrësit, koncensionarët po i kërkojnë lekët

Balla-Spahos: Do shkosh tek Porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri, s'keni zgjidhje tjetër

Ndërtimi i rrugëve/Balla 'shigjeton' Partinë e Lirisë:Mondi bëj kallëzime, kishin ministritë në 2017

Balla 'lëshon' gojën: Saliut i rri mendja tek vëllezërit Kariç, na vjen dhe zor t'i përmendim...

Elisa Spiropali realizon "ëndrrën" e fëmijërisë me Berishën, del LIVE me të, tregon 2 gishta

Perplasje mes banoreve dhe Policise ne Divjake

Berisha 'shënjestron' Ulsi Manjën: Vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd

Berisha bllokon foltoren dhe del në Facebook: Jam live në gjithë botën, mos ma qani hallin mua!

Berisha: Parlamentin e komandojne grupet kriminale

Dëshmia e Orges Xhelilit para avokatëve: Policët bashkiakë më goditën

ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!

Protesta e opozitës, pamjet nga Bulevadi, mijëra qytetarë të mbledhur

Sherri i plotë i Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj!

Balla: Kokoneshi jashtë rrezikut për jetën

Veliaj takon Papa Françeskun: Jemi takuar në Tiranë...e aprovuam ndërtimin e bustit të Nënë Terezës

Droge mes karameleve ne Tirane

Grida Duma lë mandatin, kolegët e saj në lot, Açka dhe Gjekmarkaj të përlotur

Grida Duma lë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike

Masakra e Lushnjes, babai i Leart Haxhiut: Djali im është i pafajshëm, se di ku është

Përdhunues serial, MOMENTI i arrestimit të Spartak Dyrmishit

Nga një armë në çdo raft rrobash, çfarë gjeti Policia gjatë aksionit në Shkodër

Dalin PAMJET nga megaaksioni në Korçë

Qeni i prish mitingun Ramës, të gjithë meken, kryeministri: Po lëre në punën e vetë...

Ibrahim Lici mesazh audio nga Turqia: Jetoj i lirë, nuk jam arrestuar

Arrestohet Agim Gjata, qelloi mbi RENEA

Meta: O Edi, o lepurush, do të shporrim me poezinë ‘liri a vdekje’ të Havzi Nelës

Pakti PD PL, Meta: Kryetari i Keshillit super politikan

Paloka 'korrekt' me orarin, takohet me Bardhin në një lokal para parlamentit

Alibeaj-Majkos: Je kokrra e komunistit! Deputeti socialist: Budalla! Dosjet s'mund të hapen për...

Flet avokati i vellezerve Mollaj: Tina genjen, e shantazhojne

Durrësi zgjohet nën ujë

Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në shenjë rebelimi, rreshtohen në shesh

Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: E mirëpres. S'tërhiqem nga Primaret

Demokrati emocionet për 'doktorin'! I bie telefoni kur po fliste me Berishën,e përplas në tokë

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE