LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Meta: Kim i thashë që s'jam dakort me non-gratan e Berishës, fasha e energjisë të bëhet 1200 kw

• Presidenti Ilir Meta ka zbardhur bisedën që ka zhvilluar me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. Në një konferencë me gazetarët, Meta tha se ambasadores i ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë dakort me shpalljen non-grata të kryedemokratit Sali Berisha. • Kreu i PL-së tha se ambasadores Kim ia kishte bërë të qartë se kjo ishte një vepër e kryeministrit Edi Rama dhe e ish-kryedemokratit Lulzim Basha, por që kishte sjellë një efekv pozitiv për demokratët në Shqipëri, referuar mbështetjes që ka Berisha. Për këtë të fundit, Meta tha se i ka kërkuar Kim që ta informojë Uashingtonin zyrtar. • I pyetur për një zgjedhje të mundshme mes Berishës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Meta tha se marrëdhëniet e tij me të dyja palët janë të shkëlqyera. Ai tha se nuk bën zgjedhje mes Amerikës e kreu të PD-së. meta tha se mbështet çdo thirrje të Berishës për protesta, por që të dyja partitë janë të pavarura nga njëra-tjetra. • Meta akuzoi qeverinë e bashkinë e Tiranës se po zhvasin qytetarët me fashën prej 800 kë të energjisë elektrike. Ai sugjeroi që kjo të bëhej të paktën 1200 kë. Për ujin, Meta tha se ka dështuar në furnizimin 24 orë, siç edhe kishte premtuar. Sipas tij, dështimi i dytë është në menaxhimin e ujërave të zeza dhe kanalizimeve.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Berisha non-grata! Meta zbardh bisedën me Kim: Vepër e Ramës dhe Bashës, tregoji Uashingtonit efektin pozitiv

Meta: Kim i thashë që s'jam dakort me non-gratan e Berishës,
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zbardhur bisedën e zhvilluar me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Në një konferencë me gazetarët, Meta tha se në takimin me Kim që u zhvillua në zyrat e PL-së ishte biseduar edhe për shpalljen non-grata të kryedemokratit Sali Berisha. Kreu i PL-së tha se ambasadores Kim ia kishte bërë të qartë se kjo ishte një vepër e kryeministrit Edi Rama dhe e ish-kryedemokratit Lulzim Basha, por që kishte sjellë një efekv pozitiv për demokratët në Shqipëri, referuar mbështetjes që ka Berisha. Për këtë të fundit, Meta tha se i ka kërkuar Kim që ta informojë Uashingtonin zyrtar.

"Nuk mund të them se cilat ishin mesazhet e ambasadores sepse ata flasin vetë kur kanë diçka për të thënë. Mund tu them se çfarë i thashë unë zonjës ambasadore. Unë atë që them në takime të mbyllura e them edhe në takime të hapura. Thashë mendimin tim për çështjen e shpalljes non-grata të zotit Berisha, dhe që kjo është vepër e Bashës dhe Ramës në bashkëpunim. Të gjitha vendimet që ka marrë Basha për bojkotin e reformës në drejtësi, çështja e djegies së mandateve, çështja e faljes së të gjithë pushtetit vendor dhe mosregjistrimin në 13 tetor të PD-së, të gjitha këto vendime ia ka faturuar zotit Berisha dhe ky është një akt i SHBA-ve që nuk kemi pse ta diskutojmë. Njëkohësisht i thashë që të shkojë dhe të tregojë në Uashington që unë personalisht e vlerësoj efektin pozitiv të këtij vendimi që nuk kam qenë dakort, se pa një vendim të tillë do të kishim sërish Bashën kryetar të PD-së. Ky është realiteti,”- tha Meta.

Takimi mes tyre është zhvilluar paraditen e 23 shtatorit. Ka qënë kryetari i Partisë së Lirisë, ai i cili ka ndarë pamjet nga takimi i përbashkët, i cili u zhvillua në ambientet e partisë, nën shoqërinë e stafit të dy palëve.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.

Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij. Ai po zhvillon një gjyq në Francë kundër Blinken. Ky vendim solli dhe përçarje e përmbysje të situatës në PD. Ish-kryedemokrati Lulzim Basha përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar dhe bëri që ky i fundit të krijonte një lëvizje të re me emrin Rithemelimi. Shumë deputetë të selisë blu iu bashkuan Berishës deri në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit ku grupi i kryesuar prej tij fitoi Shkodrën. Ndërsa humbja e të gjitha bashkive nga ana e Bashës bëri që ky i fundit të dorëhiqej. Tashmë, me vendim gjykate, vula dhe selia blu janë në duart e Berishës, pavarësisht se ende ka zëra kundër tij.

1 VITE ME PARE

Kush e kërkoi takimin Meta-Kim? Kreu i PL: Marrëdhëniet me SHBA janë prioritare për mua

Meta: Kim i thashë që s'jam dakort me non-gratan e Berishës,
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar edhe njëherë se marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera. Në një konferencë me gazetarët, i pyetur për takimin me Kim, ai tha se marrëdhëniet me SHBA-të janë prioritare për të. 

"Unë nuk ju ndaloj ju të bini viktimë e koncepteve nga ana e Rilindjes. Rilindja këtë punë ka. Marrëdhëniet e theksoj edhe njëjherë, të miat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë të shkëlqyera. Kanë qenë dhe mbeten prioritare për mua,"_ tha Meta. 

Takimi mes tyre është zhvilluar paraditen e 23 shtatorit. Ka qënë kryetari i Partisë së Lirisë, ai i cili ka ndarë pamjet nga takimi i përbashkët, i cili u zhvillua në ambientet e partisë, nën shoqërinë e stafit të dy palëve.

1 VITE ME PARE

Takimi me Kim/ Meta: Unë nuk zgjedh mes Berishës e Amerikës, kam programin tim

Meta: Kim i thashë që s'jam dakort me non-gratan e Berishës,
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë nuk ka bërë asnjë zgjedhje kur është pyetur për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në një konferencë me gazetarët, Meta tha se marrëdhëniet me SHBA-të i ka të shkëlqyera. Ai shtoi se as marrëdhënien me Berishën nuk e vë në diskutim, por nuk ka pse të bëjë një zgjedhje mes të dyve. 

"Mund tu them se marrëdhëniet e mia me SHBA-të gjithmonë kanë qenë dhe janë të shkëlqyera. Sidomos në drejtim të forcimit të partneritetit tonë strategjik dhe marrëdheniet biletarale, në plotësimet e detyrimeve tona 100% si një vend anëtar i NATO-s, gjë që nuk mund të ndodhte pa mbështetjen e SHBA dhe sa i përket përshpejtimit të procesit të integrimit europian që është interes i SHBA. Kemi pasur një bisedë shumë të hapur, shumë konstruktive, shumë bashkëpunuese. Unë nuk kam përse të diskutoj marrëdhënien me Berishën që kam sot. Ajo që dua t'ju sqaroj unë është se unë nuk bëj zgjedhje mes Berishës e Amerikës. Ne kemi programin tonë si Partia e Lirisë, respektojmë vendimet që marrin anëtarët e simpatizantët, nuk ndërhyjmë në proceset e zgjedjeve të tyre. Por i qëndrojmë programit tonë,"- tha Meta ndër të tjera. 

1 VITE ME PARE

Meta: Rritjen e çmimit të energjisë e vuajnë qytetarët, Tirana ka dështuar me ujin e pijshëm dhe kanalizimet

Meta: Kim i thashë që s'jam dakort me non-gratan e Berishës,
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta akuzoi qeverinë se po vjedh qytetarët në mes të krizës që po përjeton e gjithë bota pas luftës së nisur në Ukrainë. Në një konferencë me gazetarët, Meta tha se kriza e energjisë elektrike po i shkatërron shqiptarët. Ai shtoi se limiti i konsumit të energjisë duhet të bëhet 1200 kw jo 800, sa është lënë nga qeveria. Sipas Metës, edhe Bashkia Tiranë ka dështuar me ujin dhe mirëmbajtjen e kanalizimeve.

"Pasojat më të mëdha me të cilat po ndeshen qytetarët nuk kanë të bëjnë thjesht me krizat jashtë nesh, nga të cilat dhe ne ndikohemi, por pasojat e vërteta dhe më të rëndat, përfshirë rritjen marramendëse të cmimit të energjisë, vijnë si rezultat i mungesës së plotë të përgjegjësisë së një artisti që ka 10 vjet që ka marrë lejen krijuese në fushën e vjedhjes dhe korrupsionit. Fasha duhet bërë 1200 kw. Akoma më e rëndë është situata në sistemin e kanalizimeve. Aferat e njohura janë kulmet e krijimtarisë së vjedhjes e korrupsionit. Asnjë justifikim nuk qendron. Asnjë justifikim nuk qëndron. Le të marrim në konsideratë situatën me menaxhimit e ujit të pijshëm, i cili ka edhe ai efektin e vet në këtë dështim të çështjes së energjisë. Dështimet e jashtëzakonshme në këtë sektor, pavarësisht se premtoi që do garantonte 24 orë ujë, është spektakolar. Uji për të cilin nuk merren të ardhurat është shumë i lartë, 67% e tij, humbet ose vidhet nga keqmenaxhimi,"- tha Meta ndër të tjera. 

sali berisha yuri kim ilir meta

Sondazh

Poll

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?